E Ardhmja e Ukrainës Është Në Unionin Tonë

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Kanë vazhduar përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për ndryshimet Kushtetuese.

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se ndryshimet Kushtetuese janë për vazhdimin e
rrugës evropiane dhe do të sigurojnë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve
të tij, ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, mohojnë zërat që deputetë të caktuar
të kësaj partie i janë nënshtruar përpjekjes së pushtetit dhe kanë pranuar të
mbështesin ndryshimet Kushtetuese. Nga ana tjetër, Presidentja e Komisionit
Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën, ka deklaruar se ardhmja e Ballkanit
Perëndimor është në familjen evropiane, por për Maqedoninë e Veriut, ndryshimi i
Kushtetutës ende mbetet kusht i domosdoshëm për të vazhduar përpara procesin e
negociatave me Bashkimin Evropian.

Shkruan Enis Shaqiri

“E ardhmja e Ukrainës është në unionin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
E ardhmja e Moldavisë është në BE. Dhe, e di se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane
edhe për shumë njerëz në Gjeorgji”.

Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të
mërkurën (13 shtator), gjatë një fjalimi vjetor për gjendjen e BE-së para deputetëve të
Parlamentit Evropian në Strasburg. Von der Leyen gjithashtu tha se unioni “nuk mund t’i
lërë vetëm bashkëkombësit tanë”.

Ndryshe, vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej


vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është
anëtarësuar në BE, në vitin 2013.

Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të
vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Bosnjë e Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar,


ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-në.

Maqedonia e Veriut që nga Pavarsia në vitin 1991 ka për orientim strategjik integrimin në
BE, njëjtë si atë në NATO, i përmbushur në vitin 2020 pas arritjes së Marrëveshjes së
Prespës me Greqinë me të cilën u mbyll problem i dypalësh për emrin.

Tani, për të mbyllur problemi me Bullgarinë, që prek historinë e maqedonasve etnik,


nevojiten ndryshime Kushtetuese me qëllim edhe bullgarët etnik të përfshihen në
Kushtetutë, në përputhje me Propozimin Francez të vitit të kaluar i cili buron nga Traktati i
Miqësisë së Mirë, i nënshkruar nga kryeministrat e të dyja vendeve në vitin 2017.
RADEV: Kërkesat evropiane tregojnë qartë se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë
Kushtetutën

Presidenti bullgar Rumen Radev beson se zgjidhja e problemeve në marrëdhëniet me


Maqedoninë e Veriut qëndron në zbatimin e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE
dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se Bullgaria ka qenë gjithmonë shtytëse e integrimit evropian të vendeve të


Ballkanit Perëndimor.

Radev për agjencinë shtetërore greke të lajmeve “ANA-MPA” tha se “nuk ka më nevojë të
flitet për veto bullgare, sepse ka një përfundim të qartë të Këshillit Evropian nga korriku i
kaluar dhe një kornizë negociuese për të cilën është rënë dakord”.

“Këto kërkesa evropiane, jo bullgare, tregojnë qartë se RMV duhet të ndryshojë Kushtetutën e
saj për t’u dhënë bullgarëve mundësinë të kenë mbrojtje kushtetuese dhe të drejta të
barabarta duke u përfshirë në baza të barabarta me kombet e tjera shtetformuese në këtë
vend”, theksoi ai.

Radev edhe njëherë bëri thirrje që të largohet gjuha e urrejtjes dhe sulmi mbi bullgarët të
cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

E për këto deklarata, ka reaguar edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili
siç thotë se “kërkesat evropiane janë që të respektohen vendimet evropiane të Gjykatës së të
Drejtave të Njeriut në Strasburg”. Sipas tij, nëse gjithçka zbret në kriteret e Kopenhagës,
atëherë “zotërinjtë duhet të tregojnë vlera evropiane dhe të respektojnë pakicën maqedonase
në Bullgari për të treguar se janë fqinjë të mirë, kështu që pas kësaj do të flasim”, tha
Mickoski, duke iu përgjigjur presidentit bullgar Rumen Radev.

Kujtojmë se pas hapjes së negociatave në Bruksel, më 19 korrik ku edhe u mbajt


konferenca e parë ndërqeveritare, me BE-në, Shkupi zyrtar nisi edhe zyrtarisht bisedimet
për anëtarësimin në BE, por që bisedimet për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndodhur
ndryshimet Kushtetuese, që nënkupton përfshirjen e pakicës bullgare në të.

Momentalisht, ende mbetet e pa qartë se cila do të jetë strategjia e Qeverisë për ta siguruar
shumicën prej 2/3 –tave të votave për ndryshim të Kushtetutës, pasi VMRO-DPMNE-ja
mohon zërat që deputetë të caktuar të saj i janë nënshtruar përpjekjes së pushtetit dhe
kanë pranuar të mbështesin ndryshimet Kushtetuese.

VMRO DPMNE: Asnjë deputet i joni s’voton ndryshimet kushtetuese


Nga partia e Mickoskit ditë më parë thanë se vazhdimi i seancës për ndryshimet
kushtetuese, do ta vërtetonte këtë.

“Vetëm spekulime, blerje kohe dhe mbjellje të dyshimeve në opinion dhe asgjë më shumë. Që
sot le ta caktojnë seancën të cilën e ndërprenë në kundërshtim me Rregulloren më 18 gusht
dhe do të përballen me realitetin, a kanë ose jo deputetë për ndryshim të Kushtetutës me
diktat bullgar”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

LSDM: Ndryshimet kushtetuese janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit

Ndërsa nga partia në pushtet, LSDM, thonë se Ndryshimet kushtetuese janë për vazhdimin
e rrugës evropiane dhe do të sigurojnë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve të
tij,

“Rëndësia e momentit historik me të cilin po përballet vendi është thelbësore dhe duhet të
bëjë një hap përpara në procesin e integrimit evropian.Dyert e BE-së janë të hapura,
mbështetja e partnerëve strategjikë është e fortë dhe e qartë. VMRO-DPMNE nuk ka
argumente për të bllokuar miratimin e amendamenteve kushtetuese, të gjitha gënjeshtrat
deri në një janë fundosur. Së pari shpërndanë frikë dhe panik për asimilimin dhe
bullgarizimin dhe gjuhën maqedonase si dialekt bullgar. Jo vetëm që nuk ka asimilim apo
bullgarizim, por kemi gjuhën dhe identitetin maqedonas të mbrojtur”, thuhet në kumtesën e
sotme të LSDM-së.

Nga ana tjetër, analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriu, në
deklarata të mëparshme për kdp.mk, kanë theksuar se në qoftë se humbet momentumi i
ndryshimeve kushtetuese vendi do të ngulfatet në shumë dimensione. Sipas tyre, faktori
ndërkombëtar, me shumë gjasë do të bëjë trysni në forma të ndryshme për ripozicionim
ndaj ndryshimeve kushtetuese, dhe votimin e të njëjtave.

Ish-ambasadori Enver Abdullahi, për kdp.mk, muaj më parë, ka thënë se faktori


ndërkombëtar do të bëjë trysni në forma të ndryshme për ripozicionim ndaj ndryshimeve
kushtetuese, dhe votimin e të njëjtave. Sipas Abdullahit, opozita maqedonase është duke
bërë gabim të madh strategjik me kalkulimet politiko-ditore, me shpresën se do të ketë
ndonjë përfitim.

“Opozita maqedonase në Maqedoninë e Veriut është duke bërë gabim të madh strategjik me
kalkulimet politiko-ditore, me shpresën se do të ketë ndonjë përfitim apo zgjedhje të
parakohshme duke e vendosur vendin në rrugë pa dalje. Sidoqoftë, unë ndaj mendimin se
mospasja e kapacitetit për reformim dhe për të qenë opozitë funksionale që kontribuon me
konsensus të gjerë për evrointegrime. Situata aktuale rajonale, por edhe gjeostrategjike
evropiane, kërkon një qasje më serioze, dhe besoj se faktori ndërkombëtar do të bëjë trysni në
forma të ndryshme për ripozicionim ndaj amendamenteve kushtetuese dhe votimit të të
njëjtave“, ka theksuar Abdullahi.

Abdullahi ka shtuar se edhe “brenda në partinë opozitare VMRO-DPMNE, ka zëra


proevropianë që e kuptojnë rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe do të arrijnë të
tejkalojnë pozicionimet e kushtëzimeve që çojnë në izolim ndërkombëtar vetë partinë në fjalë,
dhe vendin në përgjithësi.”

Kujtojmë se seanca për ndryshimet kushtetuese ka filluar më 18 gusht kurse vazhdimi i saj
nuk është caktuar akoma. Për momentin, të sigurt që do ta mbështesin nismën në këtë fazë
janë rreth 70 deputetë kurse pushteti është në përpjekje të sigurojë 80 vota.

You might also like