Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

_____________________________________________________________________________________

Nr__ Prot Datë __/__/2022

KONTRATË QIRAJE
(AUTOMJETI)

Në Tiranë sot më datë __/__2022, nënshkruhet kjo kontratë Qiradhënije Automjeti pranë zyrave
të shoqërisë [....], me adresë [....], midis palëve si më poshtë:

- Shoqëria [....] shpk, me seli kryesore në Tiranë [....] regjistruar prane Qendrës Kombëtare të
Biznesit (QKB) me datë [....], me Numër unik identifikimi (Nipt-i) [....], përfaqësuar nga Z. [....],
lindur me [....]në [....] dhe banuese ne [....], madhorë dhe me zotësi të plotë juridike për të
vepruar, mbajtëse i Letërnjoftimit me Nr. Personal [....], më poshtë refuar si‘’Qiradhënësi’’

Dhe

- Z. [....] , shtetas shqiptar, i datëlindjes [....], lindur në [....] dhe banues në [....], madhor dhe me
zotësi të plotë për të vepruar, mbajtës i Letërnjoftimit me Nr.Personal [....] dhe numër kontakti:
[....], më poshtë referuar si ‘’Qiramarrësi”

TË DHËNA PARAPRAKE:

Shoqëria [....] ka në pronësi:


- Automjet, vit prodhimi [....], marka [....], me numër identifikimi [....], me targë [....], sa
më sipër vërtetohet nga Çertifikata e pronësisë së mjetit rrugorë Nr. [....] datë [....],
lëshuar nga (DPSHTRR), Tiranë.
- Shoqëria deklaron se automjeti është i pajisur me Çertifikatën e kontrollit teknik, policin
e sigurimit, taksën e regjistrimit dhe është në gjëndje të rregullt teknike të gatshme për
qarkullim dhe nuk është e rënduar me barrë apo kufizime të tjera të çdo lloji.

____________________________________________________________________________________
Faqe 1
_____________________________________________________________________________________

Neni 1
Objekti
Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e automjetit të Markës [....], tip [....] ngjyrë [....], me
targë [....] në pronësi të shoqërisë [....] kundrejt Qiramarrësit për arsye [....].

Neni 2
Kohëzgjatja e Kontratës

2.1 Kjo Kontratë Qiraje lidhet duke filluar nga data [....], ora [....], deri në datën [....], ora [....].
2.2 Zgjatja e kohëzgjatjes të qirasë, si dhe të gjitha ndryshimet e tjera në lidhje me qiranë, duhet
të bëhen në formë të shkruar.
2.3 Çdo veprim në kundërshtim me dispozitën 2.2 të këtij nenin do të konsiderohet si posedim i
paligjshëm i automjetit dhe Qiradhënësit i lind e drejta të kërkoje kthimin e automjetit pranë
organeve kompetente.

Neni 3
Çmimi i Qirasë

3.1 Qiramarrrësi bie dakort t’i paguajë Qiradhënësit çmimin prej [....] Euro/ Lek për ditë, për
përdorimin e automjetit të sipërpërmendur.
3.2 Qiraja nuk përfshin:
a) Karburantin
b) Gjobat gjatë kohëzgjatjes së përdorimit të automjetit
c) Kartoni i Gjelbër për jashtë Shqipërisë
d) Fatura të parkimit

Neni 4
Detyrimet e Qiramarrësit

4.1 Qiramarrësi është i detyruar të dorëzoje automjetin në vendin e marrjes në dorëzim si dhe
kohen e rënë dakord dhe në gjendjen në të cilën është marrë.

____________________________________________________________________________________
Faqe 2
_____________________________________________________________________________________

4.2 Qiramarrësi nuk do përdori automjetin për trajnimin e shoferëve të rinj, transportimin ose
tërheqjen e automjeteve ose rimorkiove të tjera, për transferimin e udhëtarëve për një
përfitim monetar, për garat, testimin e qëndrueshmërisë, testimin e shpejtësisë ose për
veprime të paligjshme;
4.3 Automjeti do të përdoret vetëm nga shoferi ose shoferët shtesë të deklaruar në kontratë,
vetëm për përdorim personal, në përputhje me përdorimin e parashikuar të automjetit dhe
se automjeti nuk do të vihet në dispozicion për përdoruesit e paautorizuar dhe palëve të
treta.
4.4 Qiramarrësi gjatë kohëzgjatjes së Qirasë duhet të respektoje të gjitha ligjet dhe rregulloret e
trafikut dhe nuk duhet të përdori automjetin nën ndikimin e alkoolit ose drograve të
ndryshme.
4.5 Qiramarrësi duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e rregullt të automjetit, duke kontrolluar
rregullisht kontrollin e nivelit të ftohësit, nivelit të vajit, lëngjeve të tjera, presionit të
gomave etj.
4.6 Nëse në çdo moment paneli instrumental sinjalizon nevojën për mirëmbajtje ose nëse vetë
përdoruesi arrin në përfundimin se automjeti ka nevojë për mirëmbajtje, ai duhet të njoftojë
Qiradhënësin. Në rast të dëmtimit të automjetit të shkaktuar nga mosrespektimi i këtyre
kushteve, përdoruesi është i detyruar të kompensojë të gjitha këto dëmtime dhe humbje
eventuale të të ardhurave, për shkak të pamundësisë së Qiradhënësit për të ndërmarrë masat
e nevojshme, për shkak të neglizhencës së Qiramarrësit.
4.7 Qiramarrësi nuk do të përdori automjetin për të transportuar më shumë pasagjerë ose mallra
nga shuma maksimale e lejueshme e specifikuar e automjetit.
4.8 Qiramarrësi nuk do të përdori automjetin jashtë kufijve të Shqipërisë, përveçse kur ka një
miratim paraprak me shkrim nga Qiradhënësi.
4.9 Në rast aksidenti, dëmtimi të automjeteve, vjedhja, prishja e motorit ose rrethana të tjera të
ngjashme, përdoruesit i kërkohet:

a) Të sigurojë parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme të automjetit me qira deri në marrjen


në dorëzim nga qiradhënësi;
b) Shënoni emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe pjesëmarrësve;

____________________________________________________________________________________
Faqe 3
_____________________________________________________________________________________

c) Thirrni policinë dhe siguroni një regjistër të ngjarjeve, me përjashtim të rasteve të avarive
motorike;
d) Informoni zyrën më të afërt të Qiradhënësit;

Neni 5
Kundravajtjet dhe Sigurimi

5.1 Qiramarrësi do të zhdëmtojë vlerën e plotë të demit, nëse në rast aksidenti, nuk ruan dhe
dorëzon një kopje të raportit të policisë për ngjarjen.
5.2 Qiramarrësi do të zhdëmtojë vlerën e plotë të dëmeve që nuk mbulohen nga
policat/kompanitë e sigurimit ku përfshihen: dëmtimi apo çarja e gomave, dëmtimi i
disqeve të rrotave, dëmtimi ose humbja e tasave mbulues të rrotave, dëmtimi i motorrit, i
pompës së naftës ose benzinës si pasojë e përdorimit të karburantit të keq, dëmtimi i
shasisë, kamia, freksioni, dëmtimet e qëllimshme të shkaktuara përmes shpërthimeve,
zjarrvënies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerisë së brendshme të makinës, dëmtimet
e shkaktuara nga shoferë të paautorizuar me shkrim.
5.3 Qiramarrësi do të paguajë vlerën e gjobave të marra gjatë periudhës së qiramarrjes dhe 20
Euro shtesë mbi këtë vlerë kur ai nuk i ka shlyer vetë ato, dhe 4 (katërfishin) e vlerës së
gjobave, në rast fshehje të tyre.
5.4 Qiramarrësi do të paguajë 5 euro për çdo orë vonesë, deri në vlerën e një dite të plotë
qiramarrje të automjetit të sipërpërmendur.
5.5 Qiramarrësi do të paguajë 5 euro, nëse automjeti dorëzohet i papastruar brenda dhe jashtë.
5.6 Kur automjeti drejtohet nën efektin e alkolit ose substancave ilegale qiramarresi mban
pergjegjesi ligjore sipas procedurave te ligjit ne Republiken e Shqipërisë.
5.7 Kur automjeti ngelet i bllokuar për fajin e qiramarrësit ky i fundit do të paguaje dyfishin e
qirasë ditore për cdo dite bllokimi deri sa mjeti t’i kthehet qiradhënësit.
5.8 Nese Qiramarresi kallëzohet në komisariat nga Qiradhënësi për marrjen e gjobave,
demtimëve të makines apo dhe kthimit me vonese pa miratimin e Qiradhenesit,
Qiramarrësi do t’i paguaje Qiradhënësit një shume prej 200 Euro kosto operative.
5.9 Qiramarrësi është plotësisht përgjegjes për mallrat që mund të gjënden në apo të jenë lënë
në automjet gjatë apo në përfundim të periudhës së qiramarrjes.

____________________________________________________________________________________
Faqe 4
_____________________________________________________________________________________

5.10 Pasojat ligjore qe burojne nga veprimet apo mosveprimet e kryera prej Qiramarrësit me
automjetin e ‘’…..’’ janë përgjegjësi civile ose penale e Qiramarrësit.

Neni 6
Depozita e Sigurisë

6.1 Qiramarrësit do t'i kërkohet të sigurojë një depozitë sigurie për Qiradhënësin në shumën
prej [….] Euro/Lekë ("Depozita e Sigurisë"), për t'u përdorur në rast të humbjes ose
dëmtimit të automjetit me qira gjatë afatit të kësaj kontrate.
6.2 Në rast dëmtimi të automjetit me qira, Qiradhënësi do të aplikojë këtë depozitë sigurie
për të përballuar kostot e riparimeve ose zëvendësimeve të nevojshme. Nëse kostoja për
riparimin ose zëvendësimin e dëmtimit të automjetit me qira tejkalon shumën e depozitës
së sigurisë, Qiramarrësi do të jetë përgjegjës për pagesën ndaj Qiradhënësit të diferencave
përkatëse.

Neni 7
Njoftimet
7.1 Të gjitha njoftimet, korrespondencat, kërkesat dhe komunikimet e tjera që do të merren
ose jepen nën këtë kontratë do të jenë me shkrim ose elektronikisht në gjuhën Shqipe.
7.2 Në rast ndryshimi të adresës së deklaruar në këte dispozite duhet njoftuar pala tjetër
brenda pëse ditësh nga ky ndryshim. Në rast mosnjoftimi pala që ka ndryshuar adrësen
nuk ka te drejtë të kundershtojë njoftimet e bera në adresën e mëparshme.

Për Qiradhënësin: Për Qiramarrësin:

Adresa: Adresa:

Email: Email:

Neni 8
Forca Madhore

____________________________________________________________________________________
Faqe 5
_____________________________________________________________________________________

Asnjë nga palët nuk do të mbaje përgjegjësi për mos përmbyshjen e detyrimeve të përcaktuara në
këtë kontratë për shkak të forcave madhore.

Neni 9
Juridiksioni

Për këtë kontratë, zbatohen dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Në rast të
ndonjë mosmarrëveshjeje që mund të lindë për shkak të interpretimit, zbatimit ose ndonjë
çështjeje tjetër lidhur me këtë kontratë, ajo do të zgjidhet nga Palët me mirëkuptim. Në rast të
kundërt kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve është Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Tiranë.

Neni 10
Dispozita të fundit

Kjo Kontratë Qiraje e shkruar përbën marrëveshjen e plotë midis palëve dhe është e vlefshme me
hartimin e 2 (dy) kopjeve të firmosura respektivisht nga personat e autorizuar nga të dy palët.
Çdo ndryshim apo modifikim i kushteve të kësaj kontrate do të jetë i vlefshëm pasi të jetë bërë
me shkrim dhe të jetë nënshkruar nga të dyja palët.

PALËT

QIRADHËNËSI QIRAMARRËSI

____________________________________________________________________________________
Faqe 6

You might also like