Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

KONTRATË INDIVIDUALE E PUNËS

Krijimi i raporteve individuale të punës mbështetet në kreun e V-të Ligjit Nr.7961, dt.12/07/1995
“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” ndryshuar me Ligjin Nr.8085, datë 13.03.1996 dhe Nr.9125
dt.29.07.2003.

Kjo kontratë pune lidhet sot më dt._28.05.2019_ në ndërmarrjen (ose institucionin)


WAN TIRANA shpk , ndërmjët punëdhënësit Z.VALTER TOMASSI dhe punëmarrësit Z/Znj.MEGI
VRAPI.

Kushte të përgjithshme

Të drejtat dhe detyrimet lidhur me marrëdhënien e punës rregullohen me përparësi edhe nga kontrata
kolektive e punës.
Kontrata individuale e punës mbështetet në Kodin e Punës dhe në Kontratën Kolektive të punës.
Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet
e punës dhe përmabn të drejtat dhe detyrimet e palëve.
Në këtë kontratë punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet, për një periudhë të caktuar
apo të pacaktuar kohe, në kuader të organizimit të urdherave të punëdhënësit, i cili merr përsipër të paguajë
një shpërblim për punën e kryer.

Lidhja e kontratës individuale të punës është e detyrueshme. Mos hartimi i këtij dokumenti me shkrim nuk
cënon vlefshmërine e kontratës, por sjell vetëm përgjegjësine e punëdhënësit sipas nenit 202 të Kodit të
Punës.

Detyrimet e përgjithshme të punëmarrësit

 Respekton urdhërat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të vecanta të punëdhënësit, me përjashtim të


rasteve kur ndryshojnë kushtet e kontratës si dhe të rasteve kur këto urdhëra rrezikojnë jetën dhe
shëndetin e tij. Ndryshimi i kontratës bëhet me marrëveshje ndërmjet palëve.
 E kryen me kujdes punën që i ngarkohet, duke përdorur sipas rregullave mjetet e punës, pajisjet si dhe
aparaturat në dispozicion të tij
 I jep llogari punëdhënësit për gjithcka të përfituar gjatë punës në emër të punëdhënësit.
 Ruan me besnikëri interesat e ligjshme të punëdhënësit si dhe sekretin e fabrikimit që ka pasur në dijëni
kur ka qënë në shërbim të punëdhënësit.
 Nuk ka të drejtë t`i bëjë konkurrencë punëdhënësit, pas përfundimit të marrëdhënieve të punës. (neni
28-31 i Kodit të Punës).
 Zbaton me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë.

Detyrime të përgjithshme të punëdhënësit

 Punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.


 Punëdhënësi për parandalimin e aksidenteve në punë duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit
teknik.
 Punëdhënësi detyrohet të kujdeset për higjenën e vendeve të punës dhe të marrë të gjitha masat mbrojtes
kundër rreziqeve që paraqesin lëndët helmuese, zhurmat e dridhjet, makineritë e pajisjet, peshat e
rënda , etj, veçanërisht në degë të tilla të ekonomisë si : ndërtim, miniera, industri kimike, transport etj.
 Punëdhënësi duhet para dhe gjatë marrjes në punë të organizojë vizita periodike mjeksore për
punemarrësit që do të punojnë në vende pune me rrezikshmëri.
 Punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësin mbi rreziqet që lidhen me punën dhe duhet t`i kualifikojë
ato për respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe higjienës si dhe të kërkoje zbatimin
e masave të sigurimit teknik dhe të higjienës.
 Punëdhënësi detyrohet të zbatojë VKM, të cilat përcaktojnë kufijtë e lejueshëm për mbrojtjen nga ndotja
e ajrit, lëndët kimike e radioaktive, zhurmat dhe dridhjet në vendin e punës.
 Në rast dërgimi në sherbim, punëdhënësi detyrohet t`i paguajë punëmarrësit dieta për ushqim, fjetje dhe
transport (sipas përcaktimeve të bëra në kontratën kolektive dhe në rast se nuk ka një të tillë,
percaktohet në këtë kontratë).

Përshkrimi i punës

I punësuari pranon të punojë në profesionin ____Shitese__. Puna që do të kryejë punëmarrësi do të


jetë :Promovimi dhe shitja e produkteve te ofruara nga shoqeria kryesisht ne ambjentet e punes
Kohëzgjatja e kontratës

Kjo kontratë lidhet për një periudhë kohe prej _1 (nje) viti nga data e lidhjes se kontrates.
Që nga periudha që kjo kontratë hyn në fuqi, çdo kontratë tjetër e mëparëshme bëhet e pavlefshme.
Bisedimet ndërmjet palëve që do të lidhen me kontratë pune individuale duhet të fillojnë dy muaj para
përfundimit të kontratës egzistuese (nëse ka një të tillë).
Në rastin kur palet bien dakort të zgjasin afatin e kontratës së punës, duhet të bëjnë një aneks kontrate të
nënshkruar nga të dy palët, ku mund të parashikohen edhe kushte të reja.

Pranimi në punë

Punëmarresi që do të merret në punë, është i detyruar të paraqesë dokumentat e mëposhtëme:


1) Dokumentin e identitetit;
2) Librezën e punës (nëse ka);
3) Librezën e sigurimit shoqëror e shëndetësor ( nëse ka);
4) Dëftesen ose diplomën (e noterizuar);
5) Vërtetim mjeksor për aftësinë;
6) Adresën e vendbanimit, ose ndonjë dokument tjetër të nevojshëm sipas specifikës së vendit të
punës.

Punonjësit do të merren në punë pas një kohe prove prej ______3 Muaj_______( jo më të madhe se tre
muaj (Neni 142). Kjo kohë njihet si vjetërsi në punë dhe si e tillë paguhet.

Koha normale e punës

Koha javore normale e punës do të jetë _____40_____ orë (jo më shumë se 40 orë/neni 83). Koha ditore e
punës do të jetë ___5_deri_6____orë (Kohëzgjatja ditore normale e punës është 8 orë ; ajo mund të jetë më
e madhe ose më e vogël brenda limiteve të kohës javore maksimale të punës/Neni 78/2)
Puna në turnin e dytë nga ora 19.00-22.00 do të paguhet me një shtese mbi pagë prej ____20_____% ndaj
turnit të parë (jo më pak se 20%, Neni 81/1), dhe në turnin e tretë nga ora 22.00-06..00 do të paguhet me
një shtesë mbi pagë prej _______50____% (jo më pak se 50%, neni 81/2).

Ditët e pushimit dhe të festave

Punonjësi ka të drejtën e __1 ose 2_ dite pushim në javë dhe të pushimeve në ditet e festave zyrtare. Nëse
punonjësi punon në ditët e pushimeve javore, të festave zyrtare, atëherë ai gëzon të drejtën e pagesës me
një shtesë prej _____25 %_____ mbi pagën bazë (por jo më pak se 25%) ose një pushim të barabartë me
kohën e punës + një pushim shtesë jo më pak se 25% të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para
ose pas kryerjes së saj (Neni 87).

Pushimet vjetore

Punonjësi ka të drejtën e pushimeve vjetore të cilat janë _4__ javë (jo më pak se 4 javë kalendarike gjatë
vitit të punës në vazhdim).
Pushimet vjetore jepen gjatë vitit të punës, ose gjatë tremujorit të parë të vitit pasardhës, në marreveshje me
të punësuarin, por asnjëherë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.
Ditët e pushimeve vjetore i njoftohen të punësuarit të paktën 30 ditë përpara fillimit të tyre. Në rastet kur
marrëdhëniet e punës përfundojnë dhe i punësuari nuk i ka marrë pushimet vjetore, atëherë ai ka të drejtën
e një shpërblimi teë barabartë me pagën e këtyre pushimeve.
Paga për pushimet vjetore i jepet të punësuarit në momentin e marrjes së tyre.

Pagat

Pagesa e punëmarresit do të behët ___1 (nje)__ herë në muaj, në datat _1 deri 5 te muajit pasardhes .Paga
do të jetë _____22000_____ lekë në muaj (jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, referuar VKM-ve
për caktimin e pagës minimale). Paga ndryshohet sipas ndryshimit të inflacionit. Çdo punëmarrës ka të
drejtë të dijë për vlerën e të ardhurave që u mbahet për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
dhe çdo ndalesë tjetër që mund t`u mbahet për arsye të ndryshme.

Sigurimet shoqërore
Punëdhënësi në bazë të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërise” detyrohet të derdhë
kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo punëmarrës.

Kushtet e punës

Punëdhënësi ka për detyrë t`i sigurojë punëmarrësit kushte të favorshme për punë për sigurimin dhe
mbrojtjen në punë, sgurimin e kushteve higjeno-sanitare, normat e sigurimit teknik, mjetet mbrojtëse dhe të
gjitha kushtet e tjera të punës që përcaktohen në Kodin e Punës se Republikës së Shqipërisë (në përputhje
me nenet nga 39-75).

Largimi nga puna

Punëdhënësi mund të largojë punëmarrësin nga puna për këto arsye :


 I ka lindur e drejta për pension të plotë pleqërie ;
 Paraqet paaftesi profesionale për punën e përshkruar e këtë kontratë ;
 Kur i provohet fajësia për ndonjë vepër penale në ngarkim të tij dhe dënohet me vendim të formës
së prerë të Gjykatës për më tepër se dy muaj ;
 Kur nuk zbaton rregulloren e brendëshme të funksionimit të ndërmarrjes apo institucionit ku
punon dhe shkel në mënyrë të përsëritur disiplinën e punës ;
 Kur provohet se shpërdoron pasurinë e ndërmarrjes ku punon ;
 Kur nxjerr sekretin teknologjik të ndërmarrjes;
 Kur i punësuari thirret për të kryer shërbimin ushtarak.

Procedura për zgjidhjen e Kontratës së Punës

Në rast se njëra nga palet, punëdhënësi ose punëmarrësi, kërkon të zgjidhë kontratën e punës, atëherë ai
duhet të njoftojë palën tjetër me shkrim të paktën _____1(nje) muaj______ përpara ndërprerjes së
marrëdhënies së punës dhe 1 (nje ) jave gjate periudhes se proves. (Neni 143).
Në rastet e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, në librezën e punës së punëmarrësit shënohet shkaku i
largimit nga puna si dhe dispozitat në të cilat mbështetet kjo zgjidhje.
Në rastet kur punëmarrësi është me leje vjetore, plotesuese, shëndetësore, punëdhënësi nuk mund ta largojë
atë nga puna.
(Për shkaqe të arsyeshme apo të paarsyeshme të largimit nga puna të punëmarrësit, në kontratë mund të
vendosen disa nga sanksionet e Kodit të Punës sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese, në përputhje me
nenet 153-158 të Kodit të Punës).

Për të gjitha çështjet e paparashikuara në këtë kontratë, zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.

PUNËDHENËSI PUNËMARRËSI
AMOS MANCINELLI DANJELA DRAZHI

You might also like