Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

 BALLINA POLITIKË EKONOMI KULTURË SPORT BOTA DHE RAJONI  SHOSHITJE RETRO SHËNDET SHKENCË & JETË INTERVISTA

SHKENCË & JETË INTERVISTA INDIVIDUALITET

Nga Gerti GJYZELI: Protestat, detaje të një nekropolitike


Nga TE SHESHI — 15/12/2020 në Opinione Reading Time: 3 mins read AA

13     
SHPËRNDARJE

Prej pak ditësh, shumë kush prej nesh ka qenë i angazhuar me ndjekjen (nga larg) të disa protestave të cilat janë mbajtur rrishtas ditë
pas ditë që pas vrasjes tragjike nga një efektiv policie i një të riu pranë shtëpisë së këtij të fundit.

Situata që pasoi pas kësaj ngjarjeje ishte pak konfuze, me policinë e cila e gjendur ngushtë nuk po gjente dot deklaratën e duhur, duke
e ndërruar atë disa herë, por dhe me opozitën e cila tek dhimbja kërkon të gjejë forcë, por jo forcën për ta përballuar dhimbjen, forcën
për të manipuluar me të.

Pas kësaj ngjarjeje, qendra e Tiranës dhe perimetri rreth saj u kthyen në një vend kaosi ku grupe të rinjsh me maska (jo prej virusit) por
dhe jo vetëm, filluan të prishnin e të shkatërronin ç’të gjenin përpara prej pronës publike.

Protestues me lloj-lloj pankartash në duar ku më e çuditshmja (dhe qesharakja) ishte padyshim ajo në të cilën shkruhej “Poshtë
diktatura”, endeshin nëpër rrugë duke mos patur aspak merakun e shumë qytetarëve të Tiranës të cilët padyshim nuk e mbështesnin
:
aspak atë lloj reagimi shkatërrues.

Përveç rrugës, filluan dhe shumë studio televizive protestën e tyre deri diku shkatërruese dhe ajo, duke mos shkatëruar studiot e tyre
padyshim, por duke u përpjekur të përligjnin këto protesta si diçka të shumëpritur, si diçka që vlonte prej kohësh, si diçka që nëse del
prej kontrolli, të gjej vend ku të futet filani apo fisteku, etj.

Duke parë gazetarët, opinionistët dhe politikanët në këto studio, më erdhi ndërmend një ngjarje tjetër e ndodhur pak ditë para se të
ndodhte kjo vrasje, dhe pikërisht më erdhi ndërmend një vdekje tjetër, vdekja e pronarit të një grupi mediatik shqiptar. Në studiot
televizive që i kushtuan hapësirë kësaj vdekjeje nuk mund të mos binte në sy përgjigja të cilët gazetarët dhe politikanët e ftuar jepnin
pasi pyeteshin se çfarë bisedonin zakonisht me këtë person që kish ndërruar jete në takimet dhe bisedat me të, dhe përgjigja ishte
pothuaj e njëjtë tek të gjithë: ata bisedonin për fjalën e lirë!

Më shumë se fjala e lirë, e cila njëkohësisht duhet të jetë dhe e përgjegjshme, këta përvuajtur për të vërtetën ngatërronin lirinë për t’u
shprehur me lirinë për të folur ç’të duash, dhe kur kjo e fundit mund të jetë shumë herë si benzinë për të mbajtur ndezur zjarrin e të
marrëve.

Në këto protesta nuk mund të hiqje dot nga vëmendja as efektivët e policisë të cilët u përballën me këto turma. Të gjendur
pameritueshëm me shpatulla pas murit për shkak të bëmës të kolegut të tyre, ato dhe këtë rradhë si në çdo protestë të zhvilluar në
Shqipërinë paskomuniste, janë trajtuar si armiku publik (dhe politik), por jo i atij publiku qytetar që i respekton ato për shkak të
detyrës të vështirë që kanë në këtë vend me një shkallë të lartë krimi të organizuar, publik ky i cili është dhe pjesa dërmuese.

Policia e shpagoi gjakun duke dorëzuar njeriun e saj kyç, ministrin e këtij organizmi, i cili po të krahasohet me paraadhësit e tij në këtë
dikaster duhet të ndjehet i qetë, pasi edhe nëse nuk ka ndrritur diçka, të paktën nuk është i përfolur për vrasje protestuesish, apo për
lidhje më grupet e krimit dhe të kanabisit, apo për favorizim kriminelësh të rrethit të ngushtë familjar, etj.

Pas këtyre ditëve tejet të ndezura dhe ngjarjeve të cilat e shoqëruan, më në fund siç po shihet protesta po zbehet dhe protestuesit po
kthehen në minikazermat e tyre shtëpiake në pritje të kushtrimit të rradhës dhe, deri atëherë ndoshta shumë prej tyre do jenë të
angazhuar me ndjekjen e karrierës të Stresit apo me bërjen “like” të postimeve të Doktorit dixhital. /tesheshi.com/
:
:
Të ngjashmeLajme

OPINIONE KRYESORE OPINIONE

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm? Nga Ilir Metaj*: Jeto!
fundit në Kosovë  25/09/2023  23/09/2023

 29/09/2023

TË FUNDIT

Nobeli po afron: do ketë apo jo çmim paqeje këtë vit?

Video që qarkullon në rrjetet sociale: rusët rrëzuan avionin e tyre?

Të mbijetosh mrekullisht kur vdekja po të merr

Albin Kurti: E dini si Ylloi lufta në Sarajevë…

NA NDIQNI!

  

KRYESORE KRYESORE

Çfarë ka mbetur nga klani maYoz Cosa Nostra?


:
Kurti: Të vërtetat që duhet të përsërisim për Serbinë

Ironia: kurdi që po shndërron Suedinë në ferr krimi

Rama: Për proYlet publike dhe fallco të Prishtinës…

SHOSHITJE OPINIONE

 Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

 Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

 Nga Ilir Metaj*: Jeto!

 Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

 Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

Ballina / Politikë / Ekonomi / Kulturë / Sport / Bota dhe Rajoni / Shoshitje / Retro / Shëndet / Shkencë & Jetë / Intervista / Individualitet

Na ndiqni

  
:

You might also like