Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Figurat letrare

ALEGORI
Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi,
nëpërmjet figurave të gjalla e
konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla.

ALITERACION
Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në
vargje për ta rritur fuqinë shprehëse të tingëllimit të tyre.

ANTITEZË
Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, mendimeve a figurave të
kundërta, që përdoret si mjet
stilistik për t'i dhënë shprehjes forcë e qartësi.

APOSTROFË
Figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar
me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar.

APOSTROFIM
Veprimi sipas kuptimit të foljes apostrofoj

APOSTROFOJ
I drejtohem me një apostrofë, i bëj thirrje.

ARGUMENT
Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një vepre letrare.

ARITMIK
Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon ritmi.

ASONANCË
Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret
e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore.
BALADË
Poemë e vogël ose vjershë, në vargje të rregullta, me karakter tregimtar,
zakonisht me frymë popullore e lirike, që jep një ngjarje historike,
legjendare a heroike.

DAKTIL
Në poezinë greke e latine: këmbë trerrokëshe, në të cilat rrokja e parë
është e gjatë, ndërsa dy të tjerat janë të shkurtra; në poezinë e sotme:
këmbë trerrokëshe, në të cilën theksi tonik bie në rrokjen e parë (p.sh.
Vijnë vashat valle-valle, gushë-e-gji stolisura).

DAKTILIK
Që përbëhet prej daktilësh; që ka daktilë; rrëshqitës. Varg daktilik.

DIALOG
Pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet
personazheve ose fjalët që shkëmbejnë ata; vepër letrare e shkruar në
formë bashkëbisedimi. Arti (mjeshtëria) e dialogut.

DISONANCË
Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, asonancë.

DITAR
Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla.

DITIRAMB
Vjershë lirike madhështore, që lavdëron e himnizon dikë dhe që është e
ngjashme me odën. Shkroi ditirambe.

DIVAN
Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të renditura sipas llojeve e
formave të tyre. Shkruante divane.

DRAMATIK
Që ka të bëjë me dramën, që i përket dramës, i dramës; që është shkruar
si dramë; që luan drama ose që vë drama në skenë. Gjini dramatike gjini e
letërsisë që përfshin veprat e shkruara për t'u luajtur në skenë. Vepër
(pjesë) dramatike.
DRAMATIZËM
Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e
bën dramatike një vepër.
Dramatizmi i veprës. Plot (pa) dramatizëm.

DRAMATIZOJ
1.Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t'u vënë në skenë një vepër
tregimtare (një roman, një novelë etj.), e kthej në dramë. Dramatizoi
romanin «Njeriu me top».
2. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. Karakter dramatik, e paraqit me të
rëndë e me prekëse nga ç'është në të vërtetë; zmadhoj karakterin
shqetësues të diçkaje, e bëj dramatike diçka. E dramatizonte gjendjen.

DRAMATURGJI
Tërësia e parimeve teorike dhe mjeshtëria e hartimit të veprave dramatike,
teoria e dramës; artidramatik; gjinia e dramës. Bazat (parimet) e
dramaturgjisë. Kërkesat (problemet, detyrat) e dramaturgjisë. Në fushën e
dramaturgjisë.

DRAMË
Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të
personazheve dhe të
dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra
të tilla me karakter serioz
(ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga tragjedia); vepër letrare
e këtij lloji, zakonisht në prozë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama
shqiptare. Dramë realiste. Dramë lirike (baritore).

DYKËMBËSH
Që ka dy këmbë (për vargje). Varg dykëmbësh.

DYMBËDHJETËRROKËSH
Që ka dymbëdhjetë rrokje. Varg dymbëdhjetërrokësh.

DYSTROFËSH
Që përbëhet nga dy strofa. Vjershë dystrofëshe.

DYSH
Strofë dyshe, strofë me dy vargje, dyvargësh.
DYVARGËSH
Strofë e thjeshtë me dy vargje zakonisht me rime të puthur e me intonacion
të njëjtë.

DHJETËVARGËSH
Që përbëhet nga dhjetë vargje, që ka dhjetë vargje. Strofë dhjetëvargëshe.

EKSPRESIONIST
Që krijon sipas ekspresionizmit; që mbështetet në ekspresionizëm. Art
ekspresionist. Letërsi ekspresioniste. Shkrimtar ekspresionist. Pikturë
(muzikë) ekspresioniste.

EKSPRESIONIZËM
Drejtim dekadent e formalist në letërsinë e në artin borgjez të shekullit XX,
sipas të cilit qëllimi kryesor i artit dhe i letërsisë duhet të jetë shprehja e
botës së brendshme subjektive të krijuesit.

ELEGJI
Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar, të përvajshme e
plot dhembje shpirtërore. Elegji politike. Elegjitë e Çajupit (e Nolit).

EMFAZË
Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a në të shkruar, që arrihet me
mjete të ndryshme retorike dhe me anë të intonacionit. Emfazë retorike.
Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë.

EPIGRAF
Citat i shkurtër a një fjalë e urtë popullore, që një autor e vë në krye të
veprës ose në fillim të një kapitulli, për të treguar frymën a idenë themelore
që përshkon veprën. Epigraf i goditur. Vë një epigraf.

EPIGRAM
Vjershë e shkurtër, zakonisht satirike, që përmban një mendim të mprehtë
e thumbues. Shkruaj një epigram.

EPIK
Që ka të bëjë me epikën, që i përket epikës; që shkruan vepra tregimtare.
Gjini (poezi) epike. Vepër (poemë) epike. Figurë epike. Varg (stil) epik.
Poet epik.
EPIKË
Njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare që paraqet në formë
tregimi, në vargje ose në prozë, ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të
një populli ose të një njeriu; tërësia e veprave të këtij lloji. Epika historike.
Epika legjendare. Epika shqiptare. Epika botërore (ballkanike).

EPIKO-LIRIK
Që ka të bëjë me epikën dhe me lirikën, që ka karakter epik dhe lirik. Poezi
epiko-lirike. Krijime epiko-lirike.

EPILOG
Kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër letrare, ku jepet
zgjidhja e veprës a përfundimi i ngjarjeve që shtjellohen në të ose flitet për
fatin e mëtejshëm të personazheve pasi ka kaluar një farë kohe që nga
ngjarjet e treguara.

EPISOD
1. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare me karakter
tregimtar e që kanë një farë mëvetësie brenda kësaj vepre. Episod
dramatik (tragjik, komik).
2. Veprim i shkurtër a i pjesshëm që jepej në dramat e grekëve të vjetër
ndërmjet koreve.

EPITET
Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, të një sendi etj. për ta
cilësuar e për të vënë në dukje një tipar karakteristik të tij ose për t'i
dhënë ligjërimit forcë shprehëse e bukuri artistike; emër që i ngjitet dikujt
për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i goditur, i zgjedhur). Epitet
fyes (përbuzës).

You might also like