Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Log In

) Sali Berisha's post

Sali Berisha ! #
22 Dec 2020!"

Fjalimi i jetes time!


Ylli ynë polar – çështja kombëtare.

Mbajtur si sot 30 vjet me pare ne mitingun e


legalizimit te Partise Demokratike ne Sheshin
Demokracia te Qytetit Studenti.

Mund ta lexoni sipas desherise! sb

Fjala, që Dr. Sali Berisha, anëtar i Komisionit


Nismëtar të Partisë Demokratike, mbajti në
mitingun e Qytetit të Studentëve

(botuar ne gazeten RD, me 5 janar 1991)

Motra dhe vëllezër, qytetarë të Tiranës.


Jemi mbledhur në këtë miting të lirë për të festuar
legalizimin e Partisë Demokratike, pra të
pluralizmit politik në Shqipëri. Në të vërtetë,
dimensionet e kësaj feste janë tejet të mëdha. Së
bashku me ne, sot, festojnë vëllezërit tanë në
Kosovën martire, që sakrifikuan aq shumë për
nënën Shqipëri. Gëzon e feston sot, diaspora
shqiptare shumëmilionëshe që, për tempull të
përjetshë ka Shqipërinë dhe symbol të saj –
flamurin e Skëndërbeut. Me ne janë të pranishëm
dhe po gëzojnë të gjithë korifejtë e mendimit
demokratik të kombit, duke filluar nga
humanitarët shqiptarë të Rilindjes europiane,
rilindasit tanë të ndritur, artikektë të ’24-ës dhe
demokratët e ditëve të sotme. Por sot janë zgjuar
e po na shohin e dëgjojnë mijëra e qindar mijëra
bij e bija të kombit shqiptar që prehen në altarin e
lirisë e të demokracisë. Të gjithë ata u flijuan që
Shqipëria të jetë e lirë dhe demokratike, dhe
shqiptari të jetë ashtu siç i ka hije: zot i vërtetë i
vetvetes dhe vendit të tij. Prandaj, për të shprehur
nderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë ndaj tyre,
le të brohorasim të gjithë së bashku: Nder e lavdi
të gjithë atyre dëshmorëve të lirisë e të
demokracisë! Rroftë Nëna Shqipëri!
Por sot, me ne, gëzon edhe mbarë Europa
demokratike, opinion demokratik ndërkombëtar,
miqtë dhe dashamirësit e vërtetë të kombit
shqiptar. Prandaj, si mirënjohje, ju ftoj të
brohorasim: Edhe ne si gjithë Europa!. Ne sot kemi
edhe një gëzim tjetër. Në vendosjen e pluralizmit
politik në Shqipëri, padyshim, fuqishëm dhe
pozitivisht kanë ndikuar një sërë faktorësh, ndër të
cilët më madhorë janë fryma e Helsinkit dhe lufta
e vëllezërve tanë kosovarë për liri, demokraci e të
drejta njerëzore; faktori Gorbaçov dhe ndryshimet
e botës Lindore. Por, e vërteta është de këtë fitore
të madhe historike shqiptarët e arritën pa
ndërhyrjen e kurkujt, të mbështetur në traditën e
tyre të lashtë, kuvendin, dialogun, që për yll polar
gjithnomë ka pasur çështjen kombëtare. Le të na
prijë gjithmonë kjo çështje për zgjidhjen e të gjitha
problemeve të mëdha që kemi përpara. Partia
Demokratike, zotohet sot para jush, se do të
luftojë pa lëkundje për realizimin e idealeve dhe
aspiratave demokratike të mbarë kombit shqiptar.
Ajo do të luftojë që shqiptari, si njëri ndër më të
vjetrit banorë të Europës së qytetëruar, të gëzojë
në realitet të gjitha liritë dhe të drejtat e garantuara
nga Kushtetuta e shtetit shqiptar, Karta e KB-së
dhe aktet e KSBE-së. Ajo do të luftojë t’i rikthejë
Shqipërisë lidhjet e saj të natyrshme me
demokracitë e vërteta, aleatët e saj natyralë. Ajo
do të luftojë për një Shqipëri të lirë, të përparuar
dhe demokratike, të integruar plotësisht në
proceset europiane, që të ulet si zonjë dinjitoze në
Kuvendin e familjes së vendeve të tjera të
Europës. Partia Demokratike do të luftojë pa u
lëkundur që, vëllezërit tanë në Kosovë, të gëzojnë
të gjitha liritë dhe të drejtat demokratike, përfshirë
atë të vetvendosjes, që janë të sanksionuara në
Kushtetutën jugosllave, Kartën e OKB-së dhe aktet
e Helsinikit. Partia demokratike nuk mund të
pranojë si të përjetshme, ndarjen e kombit
shqiptar. Prandaj, dhe do të luftojë me mjete
paqësore dhe në kuadrin e proceseve integruese
Europiane, të realizohen të drejtat e tyre për
përparim dhe bashkim kombëtar. Partia
Demokratike do t’ju sigurojë minoriteteve që
jetojnë në Shqipëri të gjitha të drejtat
konstitucionale dhe ato që rrjedhin prej akteve dhe
marrëveshjeve ndërkombëtare. Por, duhet të kemi
të gjithë të qartë se rruga e demokracisë, nuk
është një autostradë pa pengesa. Lula çeli në
dimër – tha Kadareja. Prandaj, detyrë e parë e
secilit është që ta mbrojë sa të vijë pranvera, se
pastaj ajo, gjithë vendin do ta lulëzoje.

Në emër të Partisë Demokratike kam nderin të


parashtroj para jush kërkesat që vijojnë:
Së pari, me qëllim që në Shqipëri të realizohen
zgjedhje të lira, pluraliste, në përputhje me
standartin ndërkombëtar, të shtyhen për në fillim
të muajit maj zgjedhjet për në Kuvendin Popullor
dhe të ndryshohet ligji për zgjedhjet, të ndryshohet
Komisioni i Hartimit të Kushtetutës dhe
Komisionin Qendror i Votimeve, mbasi janë të
ndërtuara nga partia që është në pushtet ddhe nuk
i përshtaten realitetit të sotëm pluralist.

Së dyti, Partia Demokratike ju bën thirrje forcave


demokratike të Shqipërisë, që ta mbrojnë
demokracinë e re nga rreziqet e mëdha që po i
kanosen, ndër të cilët kryesori është burokracia
shqiptare.
Burokratët, shumë prej tyre të krimbur prej
privilegjeve dhe në verbësi të plotë politike, janë të
gatshëm që lirinë dhe pavarësinë e vendit ta lidhin
Burokratët, shumë prej tyre të krimbur prej
privilegjeve dhe në verbësi të plotë politike, janë të
gatshëm që lirinë dhe pavarësinë e vendit ta lidhin
me kolltukun e tyre. Ata tani po montojnë
strategjinë e tensionit, po shpifin, po hartojnë
plane të zeza dhe kurthe djallëzore.
Proceset demokratike në Shqipëri nuk janë çështje
të një grupi njerëzish; ato në të vërtetë janë shpirti i
një kombi mijëravjeçarë, me të cilin dogmat
bolshevike dhe të tjera janë të qëndrueshme sa
byrma para diellit. Këto procese janë mbarë
popullore, mbarë europiane; mjerë ai që ngrihet
kundër tyre.

Por, vëllezër dhe motra, një armik tjetër i madh dhe


jo më pak i rrezikshëm për demokracinë në
Shqipëri, është edhe zgjimi i demonit të
hakmarrjes dhe urrejtjes, të cilin e nxisin dhe e
dëshirojnë armitë e kombit dhe të demokracisë.
Megjithatë, unë kam bindje të plotë se, edhe
planet e projektet e tyre, do të dështojnë. Historia
jonë tregon se shqiptarët janë kombi i pajtimit, se
kur është fjala për çështjen kombëtare ata lidhin
besën dhe mbyllin çdo plagë dhe dinë që,
fermentin shkatërrimtar të hakmarrjes, urrejtjes
dhe vëllavrasjes, ta Historia jonë tregon se
shqiptarët janë kombi i pajtimit, se kur është fjala
për çështjen kombëtare ata lidhin besën dhe
mbyllin çdo plagë dhe dinë që, fermentin
shkatërrimtar të hakmarrjes, urrejtjes dhe
vëllavrasjes, ta shndërrojnë në virtytin e pajtimit,
urtësi dhe unitet kombëtar.

Çdo shqiptar duhet të mos harrojë se, në historinë


tonë të vështirë e të dhimbshme, vuajtjen e
dhimbjen më të madhe i pati nëna shqiptare. Le të
na pajtojë pra, dhimbja e saj, lotët e saj, hatri i saj,
qumështi i saj. Rroftë nëna shqipëtare!

Prandaj, Partia Demokratike dhe mbarë opinioni


demokratik shqiptar e konsiderojnë të
domosdoshme hartimin dhe zbatimin e një
politike të pajtimit kombëtar, bazuar në dialogun
ndërmjet forcave politike të interesuara dhe në
përputhje me normat juridike të njohura.

Rroftë Demokracia!
Rroftë Partia Demokratike!

Vali Jamiles and 3.7K others

$ 3k % 218 & 60

' Show previous comments

Melisa Arusha
Jemi krenar me ty o legjenda e kombit ,
njerzit si ty jan te rrall , pac jeten e gjate

3 yrs

Juljan Tafili
E ndrite ti o doktor..leri te tjeret te
qeverisin e te bejn politik e bejn sikur
zihen ne parlament e darken e han te
gjith bashk. Njeri me keq se tjetri jeni.
me pak fjal sipas vendit behet kuvendi.
vk shqiperi hesapi.
3 yrs

" Top fan


Tahir Xhema Vakaj
Sali Berisha asht dhe dotë jet njeriu ma
komëtar i netëgjitho trojet shqipetare
leta quejn spihunat komunist sate don
por ay burr asht ipa zevend sueshim
3 yrs

Shyqyri Alijaj
E vertet fjalimi me i bukur por populli
eshte shum i zhgenjyer tash 30 vjet por
nuk mendoj kush per popullin qe e
rrezoj at sistem por menduan te gjith
politikanet per veti dha bajn jet luksi
turp per keta politikan vetem rrejne per
zhdo fushat
3 yrs

Ylber Suçi
JEPI O BAC VETEM TI MUND TE
ARRISH DHE TA BESH RRALITET KET
PAJTIM KOMTAR .
JENI LIDERI QE JU NDJEKIN TE GJITH
LLOJE E MOSHAVE JENI LIDERI QE I
PERSHTATENI CDO BREZI.
3 yrs

Ermal Mali
Po cbere more aman cbere i ardhi koha
ja u more kauzen rinise e u vure ne krye
me demek te demokracise,ke 30 viet
dhe mendon akoma se je i drejt me
1000 te zeza ne krye,bere firmat
piramidale deshe te beheshe dictator
bere 97 vrave e ndoqe rinine qe per fajin
tend jan akoma brenda dhe faji i tyre se
nuk pranuan dictaturen qe deshe te
beje,bere kerdecin bere 21 janarin ,fusje
policine neper bilardo e me dru ne dore i
ke rrahaur ,cfar mallkimi paska pas ky
kombi jone qe ne krye te tij gjithmom ve
gjak pirsa ,30 vjet populli vuan e lengon
kurse pasuria e pushtetarev... see more

3 yrs 1

Ndue Laskaj
METE VERTET BURR SHTETI SE
ESHKATRROVE SHIPERIN PER 15
VJET QFAR ISH NERTU PER50
FUTEVLLAVRASJEN
SHKATRROVEFABRIKAT ARMATIMIN
EQOVE SERBIS
VEQ HI
3 yrs

Fotini Çapi Kollari


Respekte kollos i demokracise

3 yrs 1

Albi Albi
Lideri Hitorik qe u hapi syt Shqipetarve
ku i kish fundos rregjimi i Gjelatit me
famekeq ne Bot.
3 yrs

Albano Kau
Albi Albi
Ku e ke lexuar këtë histori
3 yrs

Bajron Lina
BERE NJE KATRAURE TE PAPARE NE
SHQIPERI.

3 yrs 2

Beci Viktor
FIGURA E KOMBIT SHQIPETAR
3 yrs

" Top fan


Besim Muli
Respekt për Legjende e Gjallë të Kombit
Shqiptar

3 yrs 2

Bruno Gjika
Me fjalimin tat Jane impresionu dhe
Fiset Huci e Tuci
3 yrs

Arlinda Muja
Eshte nje fjalim po aq aktual edhe per
situaten qe po kalon sot Kombi yne!

3 yrs 1

Ilir Bukaci
Bere me shume se askush tjeter Bravo
dr Berisha ,Lavdi perjetsisht,hero i
gjalle!

3 yrs 1

Fadil Muqaj
Ishte momete Historeke me rrzue
komonizmen po gjithe sdentet me krye
Azeme Hajdarene edhe popllin ju
bashangjet po edhe Ramize Alija jae
lshoje mire pa trazira mure jehone
Amerika Evropa per te mire ndegjojshen
emren qdo kune bote eshte mrekolle po
kure rrzune Socjalistet me krye Fatose
Nanen eshte katastrofe tmerre Shepnise
ate nuke pranoj se Evropa na qunte
rrebela Albenaja ajo eshte e thimshte
per popllin edhe sode vujne Demokrcija
ushte punojshe e Zhvellojshe shteten jo
ta shkarrojshe gjdo gje vetme shtet
Africane Mexico Kolbija Vez... see more
3 yrs

Mirash Vokrri
Nuke di po naften ja bet ati veni tu fillu
ke enveri me sali me fatos me ilir me
ram e tj,

3 yrs 3

Liri Bana Haziri


Nje Fjalim shume i gjetur dhe per keto
kohera te sotme . Dr Berisha
3 yrs

Gentian Nushi
Fal Zotit erdhe ti se do ishim katandisur
me keq se Gjermania!

3 yrs 1

Gjergji Dinella
E ke hequr ate pjesen ku thoje
falenderoj shokun Ramiz qe na solli
demokracine.

3 yrs 2

Lucian Laci
Hallall ta boft zoti per ate qe ke bo per
shqiperin e shqiptarve po per legenat qe
nuk e dun shqiperin le te thojne cfare te
duan me i fjal tomthat i dalshin

3 yrs 1

Lek Prenga
A nigjut mram Sali Berishen po
nuk fitoj opozita. Ta bejem si me 20
shkuret pra lufet rrezim me dhun e jo
vot
Po ja tham qaret Sali Berishes se
zgjedhjet do behen te qeta nuk do ket
vjedhje ne at shkall sa te kontestojen
zgjedhjet
Apo shifni qa po ben Trampi ne amerik
si Sala nuk pranon zgjedhjet
Por sala ta dije ska ma 20 shkuret
populli ska vak me shku ne lufet me
shkatrru edhe nje her dhe me djeg
shqiprin
... see more
3 yrs

Lulezim Bajrami
Ik mor komuniste i regjur të besonin në
fillimet e demokracis por tan jooo
kurrrrr

3 yrs 2

Dervish Divi
Kur u takove me Pr.Bush ne 91,si te
tha?"Gjeneralet e verteten te
demokracise Jane at qe vuajten
burgjeve per politike"dhe ti u
pergjigje"Une do behem ushtari I tyre"
dhe 95-esen I nxorre me Dru NGA greva
e urise Ku ishin futur ne seline e tyre
bashkuar me ta dhe Azem Hajdari..dhe
Ku ishte qe s'rate dakort..?te pika e
rihapjes dhe gjykimin e Nexhmies dhe
anetareve te tjere byrose politike
implikuar ne krime kunder popullit.Te
gjithe ata ti I mbrojte atehere..e rrojti
Nexhmia Deri vjet..

3 yrs 2

View previous 5 replies

Osmon Kaceli
Muhamet Omari Shume
falemnderit per saktesimin!
3 yrs

Miri Pemaj
Un nuk mund te noj komliment sepse
po te doje ti do te ishim shum me mire
dhe nuk do ta linje ne dore te kumuniste
3 yrs

Afrim Mulaj
je krenaria e gjith shqipfolësve ku folet
shqip.

3 yrs 1

View previous reply

Afrim Mulaj
Malvin Julio

Tenor

3 yrs

Nazmi Ajazi
Ky eshte fjalimi me sublim qe eshte
ndjekur nga miliona shqiptare brenda
jashte. Padyshim eshte kthesa me e
madhe pas pavaresise se Shqiperise.
Fitorja e revolucionit demokratik dhe
permbysja e diktatures me te eger ne
Europe. Sali Berisha qendron nje nga
udheheqesit vizionar , te guximshem
dhe etalon i qendrimeve demokratike.
Pa frike mund te cilesohet nje
marathonomak i pavdekshem!

3 yrs 4

Isuf Xhaferri
Dr Berisha.Mendja dhe Zemra Juaj ,
kane menduar dhe rrahur per çeshtjen
Kombetare.Ne takimin Tuaj me Bushin-
Ju sensibilizuat Presidentin e SHBA-se
per te çliruar Kosov.Tani ju mbetet
bashkimi i Kombit.Burra si Juve i duhen
Kombit.Respekt pa fund per Juve.

3 yrs 1

Pipis Naco
Isuf Xhaferri korigjo
shkrimin!Kosova u çliru kur ishte
presidente Klinton.Apo shkruajme
sa per te thene!
3 yrs

Adriana Papapavllo
IKONA e DEMOKRACISE do te mbetesh
le gjenda e DEMOKRACISE krenaria e
KOMBIT SHQIPTAR

Tenor

3 yrs

" Top fan


Eduart Shehaj
Besoj qe je i vetmi qe mund ta rrezosh
ket qeveri duhet te rikthehesh edhe nje
her ne krye te PD

3 yrs 1

View previous reply

" Top fan


Eduart Shehaj
Mikel Risto mendimi jot kurse une
mendoj te kunderten ne momentit
qe u largua u shperbe PD dhe eshe
ne ket gjendje te mjerushme

3 yrs 2

Recent posts
Sali Berisha ! #
3h!"

Arrin në 2000 numri i viktimave në Afganistan.

Të dashur miq, tërmeti mbi 6 ballë që g...see more

Shabaj Durim and 789 others

$ 790 % 50 & 21

Anila Aliaj
Zoti qofte ne familjet e tyre

Sali Berisha was live. #


10h!"

• Kërkojmë të votohet rezoluta jonë për Kosovën,


që dënon Serbinë. Lulzim Basha lexon vetëm
fletushkat e Taulant Ballës...see more

Bobizi Zibio and 514 others

$ 515 % 124 & 36

Shkelzen Rame Zeqaj

Sali Berisha was live. #


11h!"

• Protesta/ PD, Lili Sula: Studentë, pedagogë të


universiteteve dhe gjimnazistë, të solidarizohemi
me studentët e Mjekësisë...see more

Tîmî Krãśñîqî and 177 others

$ 178 % 36 & 15

Petrit Doda
po ikni se esht turp tju degjoj kush per
protest ne mbeshtetje te studentave
te mjeksise te ikin dhe te studjojn ja...

Related Pages

Lulzim Basha Edi Rama Partia Dem

( Follow ( Follow

You might also like