Professional Documents
Culture Documents
Historia e Kalasë Rozafa
Historia e Kalasë Rozafa
Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe
brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të
kishte vdekur si të gjitha të tjerat – e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë,
për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim:
Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri
të qëndrojë.
A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, don
të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti
ndërton mbi këtë humbje?… Dhe kjo ndodh krejt natyrshëm në kohën e
Rozafës, gruas që u muros për të dhënë jetë. Ajo u muros se thoshte orakulli, u
martirizua për hir të zakonit, dhe kjo përbën forcën filozofike të vetë
legjendës: flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.
Por a janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë,
po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën
tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç’ndodhi me Rozafën.
Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u
bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e
Shkodrës.
Gjekë Marinaj
RRËFIMI I ROZAFËS
Nën iluzionin
se një grua vlen më pak se një burrë,
Më murosën mua.
Nën idenë
se u ushqye me gjakun tim,
Kalaja gjeti forca të mbahet në këmbë.
Nën sikletin
se mund të thirrej dëshmitar,
Drini vazhdoi udhën.
Nën emblemën
e vet-sakrificës njerëzore,
Më kthyen në legjendë.
Nën pretekstin
se të gjithë patën të drejtë,
Edhe unë murosa brenda vetes fjalën “vrasje”.
ROZAFA
( është një gojëdhënë (legjendë), e përcjellur brez pas brezi )
“Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e
Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet.
Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj
mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej
ardianët, që ishin fise të forta ilire.
Kalaja Rozafa
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë
kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet: – A jeni të martuem, trima? A i keni
ju të tri varzat e jueja? – Të martuem jemi – i thonë ata. – Edhe të tre i kemi
varzat tona. Na thuej pra ç’të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë? – Në daçi
m’e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos
kuvendoni për fjalët që do t’ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë
nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës.
Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot. Tha
kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s’u pa.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël: – Moj nuse e vogël… Nusja e vogël
brof në kambë: – Urdhno, nanë! – Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin
me venë. – Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me
pi e kjan. – Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s’ta lamë me kja – i thonë të
kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin
në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet
vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi. – Puna mbarë, o
mjeshtër! Po ç’asht njikështu? Çekanët ndalen e s’shkapeten, po zemrat rrahin
fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore,
mallkon gurin e murin.
E shoqja i thotë: – Ç’ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i
madh: – Ti paske lindë n’e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë
me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
– Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t’ju la nji porosi: kur të më muroni në mur,
synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e
djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të
vogël. Kur të nisë të kjajë – me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta
ledhatoj, me njanën kambë t’i tund djepin e me njanin gji t’i jap me pi. Gjini
m’u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e
mbretnoftë!
***
Ben Andoni
“Ku merret vesh këtu” – më thotë. Ky 35 vjeçar bën përditë një gjë, për të cilën
qytetarët e tij të mbushur me aq mllefe dhe me pak histori pak e dinë… Në
08.00 duhet të jetë këtu dhe të merret me krijesat e tij, të cilat e presin me
padurim. U sjell kallamoq, bukë, bar… dhe gjithë ditën ujë. E shikoj angazhimin
e tij, teksa merr e jep me një pëllumb, që nuk i bindet dhe që i qëndron kryeneç
sipër rrjetit… Falë tij, pëllumbat në këtë vend, e kanë kaluar qindshen dhe kjo
koloni e tërë shpendësh paqësore, i bën shoqëri oborri i Kryezonjës Rozafë…
Kalaja, si dikur
Pak gjëra kanë ndryshuar në Kalanë e Rozafës. Por, ndërsa kam përshkruar
oborrin e parë, në një nga muret, është fshirë një gjë që mungon dhe që i
grishte aq shumë vizitorët në të shkuarën. Pas një hapësirë të pamatë, shumë
shpejt afër derës tashmë nuk e shoh më parrullën, që dikur më ka bërë aq
shumë për vete: “Shkodër, nuk të harroj kurrë”. Nuk e gjej më. Agronin, që e
pyes, nuk di gjë, edhe njësoj, një bari që kullot delet aty edhe ai nuk di të më
thotë asgjë. Vetëm më tall me shikimin e tij dhe me mirëqënien, që e shfaq me
një bark të frikshëm. Të tillë bari nuk e kemi parë kurrë. Hulumtoj, atë që mund
të ketë ndryshuar në këtë vend. Në fakt asgjë. Eshtë njësoj. Sërisht, e gjithë
sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me tip portash mes
tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të
lartë të kodrës. Jam konsultuar shpesh më literaturë për këtë vend.
Bash luftë për të. “E po, ku merr vesh këtu i pari të dytin“ – ma kthen bariu, që
është afruar vetë. Muslimanët me krishterët dhe argumentime nga më të
sofistikuarat, më qarkullojnë në kokë, teksa më vjen ndërmend problemi. E si
ndodh rëndom, do ishte Kumbarja e lekëve (Znj. Ris) për restaurimin e objektit,
ambasadorja e shtetit amerikan, që do u kujtonte shkodranëve sherrxhinj, se
Objekti mbi të gjitha i vlen turizmit të vendit. Duket se strumbullari i daljes në
siperfaqe të përplasjes mes dy komuniteteve fetare kanë qenë lekët e një
projekti për rinovimin e këtij objekti kulti, i cili u përzgjodh në muajin gusht të
këtij viti nga Departamenti i Shtetit për Fondin e Ambasadorit për Ruajtjen e
Trashëgimisë Kulturore. Granti prej 30 mijë dollarë do të zbatohej nga vetë
ambasada e SHBA në Tiranë.
“Ku di gja unë”, më thotë Agroni. Po merremi bashkë me pëllumbat dhe japim
me një “këmblesh”, pastaj një balli, që nuk bindet. Kapim, e marrim, na ikën
dhe e kapim sërish sëbashku… ”Eshtë sëmurë”, më thotë i hidhëruar. “Nuk ka
ngrënë fare”. Shqipëria ishte një nga 76 vendet e përzgjedhura për të marrë një
financim të veçantë dhe kjo ishte hera e tretë për Shqipërinë, pas fondeve të
akorduara për rinovimin e pjesshëm të kështjellës së Lezhës në vitin 2002 dhe
fondit për ruajtjen e kishës së shën Nikollës në Voskopojë.
I kujtoj Agronit, që ka qenë dhe Gjon Pali II, që ka meshuar këtu në vitin e
largët 1993, por kjo ka pak gjasa… t’i bëj përshtypje për të kujtuar. Kjo qoftë
tek bariu, por edhe tek djali qytetar, që ndalon pasi e ka kapur të sëmurin dhe
“e bind me dhunë” të kthehet në kafaz. Tashmë i qeshur më bën një përshkrim
të familjes së tij, ku mungon vetëm stema heraldike.
Nëpër kala
Përveç hyrjes kryesore, kalaja ka edhe disa hyrje të vogla që shërbenin për
manovrimin e forcave në raste rrethimi apo si dalje sekrete. Njëra prej tyre, e
ndodhur në rrëzë të paramurit lindor, ruhet akoma dhe ka një thellësi rreth 4
metra. Venecianët kanë kryer punime të veshjes së kullave dhe nën këto veshje
ka ndërtime që i përkasin periudhës kur sundonin Balshajt. Gjatë riparimeve,
anës së jashtme të mureve, iu është dhënë pjerrësi në formë skarpati që arrin
deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Nga ana perëndimore e kalasë, sipërfaqe të
pjerrëta të kodrës shkëmbore janë veshur me gurë të skuadruar. Aty ku veshja
e mureve nuk është bërë, dallohen teknikat e vjetra me vendosje copa tullash
mes gurëve, ndërsa harqet e dritareve dhe frëngjive janë punuar me tulla të
rrethuara me bordurë.
Kullat kanë forma rrethore dhe katërkëndëshe, në një lartësi 12-16 metra. Ato
janë më të larta në anën e jashtme dhe përbëhen nga një kat i mbuluar me
qemer dhe tarraca me parapet të dhëmbëzuar. Hyrja në ambientet e kullave
bëhej përmes një porte të hapur në murin e tyre të prapmë, ndërsa lidhja me
tarracën bëhej përmes shkallësh të brendshme, që përfundonin në tarracë
nëpër një baxho katrore me mur anash, ose me shkallë të jashtme guri”. Kjo
përkryerje arkitektonike është e kuptueshme që ka qenë një kafshatë për të
gjithë ata që e kanë provuar, që të hynë këtu. Jo më kot ajo mbrojti këtë vend
nga dy rrethimet e egra turke, ajo e vitit 1474 dhe më pas ajo e vitit 1478-’79.
Kalaja e Shkodrës është kthyer në një simbol të qytetit të lashtë, i pranishëm
në piktura, gdhendje, kartolina, stema etj. Por, kalaja ka qenë një vend grishje i
madh për këdo që ka dashur të vizitojë Shkodrën. “Nuk ka ndryshu kurrgja nga
koha e Enverit”, më thotë dikush, që më sjell ndërmend udhëtarët e pakët të
huaj që vinin dikur këtu.
“Mos u tallnin me varfërinë – thotë në një nga këto udhëtime artisti dhe
dramaturgu i madh, Peter Ustinov për Shqipërinë e vitit 1966. Ambasadori i
shquar i UNESCO-s dhe UNICEF-it është i mahnitur me Kalanë e Shkodrës në
atë vit, por mbetet i zhgënyer me mbulimin e vuajtjes, që bëjnë shqiptarët e
viteve ‘60.
Pak historik
Ndërtimi
Ndërkaq, edhe Agroni jep shenjat e para të besdisjes. Më mbush kokën me fjalë
dhe me teknologjinë e mbajtjes së pëllumbave, ndërsa më tregon se ky është
profesioni i ri i tij dhe i vetëm me të cilin jeton. “Kjo është hera e parë që kam
mbajtur pëllumba në jetën time”, më thotë. Largohemi me të. Tashmë muzgu
është varur mbi kala. Dalëngadalë janë fshirë në horizontin e këmbëve të saj
konturet e lumenjve, Drin e Buna, ndërsa nuk kontrollohet më fusha bregdetare
përreth hyrjen në Liqenin e Shkodrës. Kështu zhduken dhe gjurmët e Balshajve
që sunduan në Shkodër deri në vitin 1396, dhe pak nga pak e gjithë të tjerëve.
E gjithë sipërfaqa prej 9 ha tashmë fle. Si në një kaleidoskop gjigand ngjarjet
përplasen me njëra-tjetrën, por kujtoj vetëm, kohën kur Esat Pasha ua dorëzoi
malazezëve Rozafën, që në ekstazë përkëdhelnin gurët e saj.
“Dorëzimi u krye në agun e 25 prillit dhe, vetëm pasi u largua edhe luftëtari i
fundit shqiptar, malazezët ngritën flamurin e tyre në kalanë e Rozafës”. 25 Prilli
ishte dita e 183 e rrethimit këtë herë për Rozafën. Kaq kishte mjaftuar të
mbilleshin mbi 3500 viktima, disa mijëra të plagosur dhe të shkatërrohej i gjithë
qyteti. Kaq kishte mjaftuar që Kalaja e Shkodrës të zgjaste përjetësinë e saj në
kronikat moderne.
Ky rrëfim që ia bëj bashkëbiseduesit të fundit, nuk mjafton që të mbushë
interesin e lodhur të aziatikut, që tashti i duhet që të përballet edhe me
qësëndinë e bariut, që është në oborrin e dytë të Kalasë. Ky i fundit vazhdon e
kullot i qetë bagëtinë e tij, ndërsa jep e merr me derëtarin, që këtë herë duket
açik se është i njohuri i tij. E ka lënë të kullosë në kala- e qeshin ndërsa flasin
me një gegnishte tepër arkaike, që u sjell pa fund kënaqësi, ngaqë nuk
kuptojmë asgjë. Aziatikut i janë tejhapur sytë e mbyllura dhe kqyr. Ndërsa
Agroni befas e ka gjetur një shfajsim për të na hequr qafe. E thërret një djalë
nga klubi afër. Kuptohet se i braktis dhe pëllumbat, që ndihen më të qetë
vetëm. Si në kohën e Ustinovit përsëri vendin e rëndon heshtja dhe boshnaja e
vizitave…
Eshtë dimër. Kronikat e vitit 1913 tregojnë se ushtria malazeze hyri në Shkodër
24 orë pasi qenë larguar trupat e Esat Pashës. Të gjithë i mbanin sytë mbi kala.
I dehte pa masë flamuri mbi Fortesën e dikurshme të Balshajve. Të gjithë e
kishin ëndërruar që të flinin një natë me Rozafën, që nuk bëhej kurrë e askujt…
Ikim dhe ne. Rozafa fillon përgatitjen e kahmotshme për të flejtur. Largohemi të
përcjellë shëmtuar nga derëtari, kurse aziatiku ecën i lumtur teposhtë. Edhe një
sy i fundit pastaj mbi Rozafë: