Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Pune praktike

Tema:burimete eshkruara
greke e romake per ilirine
Klasa:Xib

Lenda:histori
Metoda:hulumtim,krim dhe
diskutim
Te mesuarit ne bashkepunim
Pune ne grupe te vogla
Punoi:Laibah Cela
Burimet e shkruara greke dhe romake
per Ilirine
Lajmet e para mbi fiset Ilire dhe vendin e tyre i gjejmë që në monumentet më
tëhershme të letërsisë helene, që në poemat e Homerit e të Hesiodit.Në poemat e
Homerit gjejmë edhe disa që kanë për subjekt historinë e Ilirisë, p.sh.poema mbi
pjesëmarrjen e paioneve në luften e Trojes , për lokalizimin e vendbanimevetë tyre,
për pjellorin e tokës së thespoteve (Epirit), etj. Duke folur për pjesëmarrjen eilirëve
paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyreushtarakë,
që vinin nga
“Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Në një vend të poemës
“Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i
cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në
atdhe,përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij
tregimimitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga
pallatet më tëpasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u
shërbenin.

Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të
cilit,Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta
ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u
paraqitëntek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky
molosas duhet tëketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të
pretendonte për të lidhurkrushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj
kohe, siç ishte Klistheni.

Këto dromca janë lajmet e shkruara më të vjetra që kemi për historinë e


Ilirisë.Interesi i shkrimtarëve grekë për trevat e Ilirisë dhe ilirët u shtua sidomos në
shek. VI-Vpara e.sonë, kur në brigjet lindore të Adriatikut u themeluan kolonitë e
para helene siDyrrahu, Apollonia, Buthroti, etj. Lidhjet e ngushta që mbanin këto
qytete memetropolet, si edhe ardhjet e shpeshta të udhëtarëve e tregtarëve grekë
për t'u njohur etregtuar me vendet e pasura me minerale si edhe me prodhime
blegtorale e bujqësore tëIlirisë, bënë që në këtë kohë bota greke të merrte njohuri
më të plota e të sakta për ilirëte Ilirinë. Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike
dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe,ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me
bujqësi dhe me blegtori.Jo rastësisht,krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe
Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore,
d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi,shkrimtar grek i shek. VIII-
VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellorefushën e Helopisë, ndërsa
sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë),në Iliri kishte krahina
që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, dukepërsëritur në vargjet e tij
Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me
lërimin e tokës. Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj
dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe
rrushi e ulliri. “
I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe
gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot
meullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka
është fare e
ashpër.

Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore
ajopërbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë
si njëfushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me
tufa deleshdhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V
p.e.sonë, këtëkrahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu
bën fjalë për kullotatë pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për
bagëtinë e saj me pjellshmëritë lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të
tjerët, që përsërisnin më vonë këtonjoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me
hollësira fantastike.
Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin
dhedyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj
pijeje tëngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë.

Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i
Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis
këtyredy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me
këtë
produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa,
- thotë Aristoteli, - u duhetatyre për kafshët, të cil
ave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”.

Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u


dhanëmundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto
burimeujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë
liqenitPrasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk.

Në veprat e gjeografëve dhe historianëve të mirënjohur grekë të shek. VI-V para


e.sonësi Hekateu, Herodoti dhe në mënyrë të veçantë Thukididi, ne gjejmë të
dhëna,megjithëse nganjëherë të shkurtëra e të shpërndara, shumë të rëndësishme
me karakterhistoriko-gjeografik, etnografik dhe ekonomik për Ilirinë në periudhën
e formimit tëshoqërisë së hershme me klasa dhe të lindjes së formacioneve të para
shtetërore. Nukështë, pra, aspak e rastit që pikërisht në këtë kohë (shek. IV-II para
e.sonë) të shtohennë mënyrë të ndjeshme të dhënat burimore mbi historinë e Ilirisë.

Për fat të keq një pjesë e madhe e veprave, që përmbanin këto të dhëna kanë
humbur. Tëtilla janë p.sh. veprat e Theopompit, Agatharhidit, historitë e fushatave
të Filipit II dhe Aleksandrit të Maqedonisë kundër ilirëve, Historia e Pompe
Trogut, "Historia e Epirit" eProksenit, bashkëkohës i Pirros etj. Vlerën e madhe që
do të kishin këto vepra si burimetë dorës së parë për historinë e ilirëve në epokën e
lulëzimit më të madh të tyreekonomiko-shoqëror e politik-kulturor e tregojnë më
së miri veprat e shkrimtarëve tëmëvonshëm si Diodori i Siqelisë, Kurt Rufi,
Plutarhu, Arriani, Atheneu, Justini, etj., tëcilët kanë shfrytëzuar këta autorë më të
lashtë dhe na kanë kumtuar pjesë të shkëputura,shpesh herë shumë të shkurtuara e
të gjymtuara, nga shkrimet e tyre. Për fat të keq nuk janë të pakta edhe ato raste kur
nga veprat historike të ruajtura kanë humbur pikërishtato libra e kapituj që trajtonin
kryesisht ngjarje të zhvilluara në trevën e Ilirisë në këtëkohë.Në mes të veprave të
historianëve dhe gjeografëve grekë të kohës helenistike të arrituratek ne në formë
të plotë ose të pjesshme, siç janë ato të Aristotelit, Demostenit eSkylaksit, dallohet
vepra e shquar historike e Polibit qe na jep të dhëna të rëndësishme

e të sakta mbi historinë e mbretërisë ardiane.Ndër shkrimtarët e vonë, ai që u


interesua seriozisht për historinë e shekujve tëmëparshëm dhe në veprën e të cilit
ne gjejmë të dhëna me vlerë për qëndresën e ilirëvekundër pushtimit romak në
kohën e Augustit, është Dion Kasi, i cili megjithëse nukshkëlqen nga fryma kritike,
mbetet gjithmonë një gjurmues i mirë.Një burim tjetër që flet për historinë e
rezistencës kundër pushtimit romak është edheHistoria e Velei Paterkulit,
dëshmitar i disa prej këtyre ngjarjeve, i cili me ngjyra tëgjalla pikturon tablonë e
kësaj epoke historike të luftës së ilirëve kundër pushtuesveromakë.Mjaft
interesante eshte vepra gjeografiko-historike e Strabonit e cila si burim përnjohjen
e krahinave ilire, ka jo vetëm shfrytëzimin e gjerë nga ana e tij e disa
gjeografëvemë të vjetër por edhe në vetë përshtypjet e tij personale që ai
grumbulloi në udhëtimet etij të gjate. Për periudhën fill mbas pushtimit romak
rëndësi të madhe kanë edhefjalimet e letrat e oratorit romak Ciceronit, si dhe
komentarët e Jul Cezarit, veçanërishtkomentari mbi "Luftën civile", një pjesë e së
cilës u zhvillua në Iliri.

Në mes të shkrimtarëve që na kanë lënë të dhëna për Ilirinë e kësaj kohe, janë
gjithashtugjeografët Pompon Mela e Klaud Ptolemeu. Vepra e këtij të fundit është
më erëndësishmja për epokën romake dhe njëra nga më të rëndësishmet e kohës
antike.Megjithëse në veprën e tij ka shumë pika të errëta dhe pasaktësira, numri i
madh iemrave të fiseve dhe vendbanimeve që na i kumton Ptolemeu, duke i
shoqëruar këtoedhe me kordinatat përkatëse gjeografike, përbën një bazë të
rëndësishme për studimine Ilirisë në shek. I-II të e. sonë.

You might also like