Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Planifikimi metodik I projektit

Titulli i Ndryshimet e materialeve


Kohëzgjatja e projektit 2 orë Dituri natyre

Lënda: Dituri natyre


Mësuesi:Anila Duka

Lëndët e tjera që do të përfshihen: Arti pamor

Klasa: e dytë

Ideja e projektit Fëmijët i përdorin në jetën e tyre të përditshme ndryshimet e materialeve dhe argëtohen
me to. Në këtë projekt, nxënësit përdorin aftësitë eksperimentuese e zbuluese për të provuar ndryshimet e materialeve
dhe argëtimin me anë të tyre. Nxënësit përdorin libra enciklopedikë ose internetin, për të mësuar më shumë rreth
përdorimit të këtyre ndryshimeve që pësojnë materialet.

Ngjarjet hyrëse Kurioziteti i nxënësve për ndryshimet e materialeve shfrytëzohet si një nxitje që frymëzon kërkimin dhe
angazhimin e tyre për që frymëzojnë zotërimin e disa kompetencave. Nxitje për këtë mund të jetë edhe një ngjarje që
lidhet me këto ndryshime. kërkimin dhe angazhimin e nxënësve

Temat e njohurive do të rimerren kryesore lëndore të cilat në sajë të projektit

Ndryshimet e materialeve

Rezultatet e të nxënit

Në fund të orëve të projektit, nxënësi:

Mbledh informacion, planifikon punën dhe mban shënime;

Shfrytëzon burime të ndryshme informacioni për përgatitjen e materialit;

Shfaq opinionet dhe mendimet e tij në një diskutim në grup;

Shfaq bashkëpunim me shokët dhe shoqet e klasës;

Përcjell ide dhe përjetime rreth botës reale;

Demonstron besim në forcat e veta, respekt e tolerancë brenda grupit;

Prezanton duke e shoqëruar me mjete pamore, si: postera, foto, maket;

Përshkruan dhe krahason ndryshimet që ndodhin te materialet, si rezultat i përkuljes, përdredhjes,zgjatje, ngjeshjes;

Eksploron dhe përshkruan mënyrën se si ndryshojnë materialet kur nxehen dhe kur ftohen, si p.sh. akulli, ushqimet,
qiriu etj;

Eksperimenton dhe përshkruan aftësinë tretëse të trupave;

Nxjerr përfundimet e duhura nga kërkimi shkencor në lidhje me ndryshimin që pësojnë materiale të ndryshme;

Tregon kuriozitet duke bërë pyetje, duke eksploruar për ndryshimet që pësojnë materialet.
Metodologjia : (Individuale,në grup ose e gjithë klasa) Prezantim në grup Eksperiment Hulumtim Lojëra
Burimet e nevojshme Njerëzit e përfshirë Mësuesi, nxënësit, prindërit
Mjetet: Tabakë të bardhë ose me ngjyra, lapustila, material të ndryshme
Materiale dhe Libri enciklopedik, material të ndryshme, foto kafshësh të vogla të rritura dhe CD burime
Pyetja kërkimore Çfarë dua të di më shumë për ndryshimet e materialeve?
Përmbledhja I kam udhëzuar nxënësit të marrin informacione për ndryshimet e materialeve të ndryshme, si i
shfrytëzon njeriu në jetën e e çështjeve,përditshme dhe në teknologji të ndryshme këto ndryshime.investigimi,
Ora 1. Dituri natyre
Kërkimi dhe zgjidhja e problemit Nxënësit gjatë kësaj ore zgjedhin materiale të ndryshme me të cilat do të
duan të eksplorojnë, provojnë apo eksperimentojnë.
.Ndahen nxënësit në grupe dhe bëjnë parashikimet e tyre për ndryshimet që do të pësojnë këto materiale.
Nxënësit në secilin grup bëjnë listën e ndryshimeve që do të pësojnë këto materiale, pasi kanë përcaktuar
mënyrat me të cilat do të bëjnë këto ndryshime.
Ora 2. Dituri natyre
Nxënësit sipas grupeve zhvillojnë provat e tyre.
Grupi i parë provon ndryshimet që ndodhin te materialet, si rezultat i përkuljes, përdredhjes, zgjatje, ngjeshjes.
Grupi i dytë provon ndryshimet që pësojnë materialet kur nxehen dhe kur ftohen, si p.sh., akulli, ushqimet, qiriu
etj.
Grupi i tretë provon aftësinë tretëse të trupave
Secili grup nxjerr përfundimet e duhura nga kërkimi shkencor në lidhje me ndryshimin e materialeve.
Secili nga grupet shfrytëzon këto ndryshime për të realizuar një lojë sipas dëshirës
Vendi dhe pjesëmarrësit e prezantimit Klasa 2-B Shkolla “Marigo Posio”

Vlerësimet(Gjatë projektit) Vlerësimet formuese Formulimi i pyetjeve Bashkëpunimi në grup


Përgatitja e materialit Fotot apo vizatimet Prezantimi
Vlerësime përmbledhëse (Në fund të projektit)Lojë Vlerësim i prindërve

Buxheti Buxheti i detajuar Në bashkëpunim me prindërit mund të shpenzohet një fond


për blerjen e materialeve të ndryshme dhe letrave, tabakëve dhe lapustilave me ngjyra.

You might also like