Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Aktiviteti fizik që kryhet në një duet klasik është një nga ndërveprimet më të

njohura, por më pak të hulumtuara, që përfshin dy njerëz që lëvizin nëpër


hapësirë dhe kohë. Ndërveprimi në duet mund të jetë verbal ose joverbal, si
prekja trupore ose një gjest i perceptuar. Nje shembull të partneritetit të
jashtëzakonshëm, janë veprat e krijuara nga artistë të mëdhenj të baletit
klasik si Margot Fontein dhe Rudolf Nurejev.

Që kur mu dha mundësia të studioja në Shkollën e Baletit dhe deri tani, me


kalimin e kohës dueti më është bërë forma e kercimit për të cilën jam më i
apasionuar dhe vazhdimisht kurioz. Unë e kuptoj atë si një marrëdhënie
njerëzore që u mundëson individëve të komunikojnë në nivele fizike,
emocionale, intelektuale, madje edhe shpirtërore.

Kur u njoha për herë të parë me duetin si lëndë, kuptova se kisha një kujdes të
natyrshëm për partneren time, një kujdes që e bëri atë të ndihej rehat dhe më
e qetë gjatë punës me mua. Si shumica prej jush, unë fillova të ushtrohem në
balet që në moshën dhjetë vjecare e mësimet e para të duetit i mora në shkollë
të mesme. Mësova shumë shpejt se duhej shumë punë për të qenë në gjendje
të parashikoja reagimin e një personi tjetër për të arritur lirinë si dhe sigurinë
në mënyrë që të lëviznim së bashku. Ishte gjithashtu e rëndësishme të
pranohej se çdo trup ishte unik dhe kishte përmasa e karakteristika të
ndryshme, kështu që ajo mënyrë ekzekutimi e një padjeshke që ishte e
suksesshme me një partnere, jo domosdoshmërisht ishte e suksesshme me një
tjetër. Gjatë viteve të rinise sime, kuptova se gjëja më e vështire në duet është
zhvillimi i aftësise për të dëgjuar partneren përmes prekjes, diçka që do ta
zbuloja vetëm më vonë në jetën time.

Përvojat e mia si kërcimtar dhe partner me nxisin ne punën time, si artistike,


ashtu dhe edukuese. Gjatë viteve të fundit jam fokusuar veçanërisht në atë, si
të hartoj dhe si të zbatoj më së miri një kurs që t eksplorojë aspekte të
ndryshme të duetit klasik. Mendoj se dueti dhe format e shumta të njohurive
që ai ka ne kërcim, duhet të jenë pjesë e trajnimit të çdo studenti në arsimin e
lartë për t'i përgatitur ata më tej për një karrierë të mundshme profesionale.

Në këtë shkrim, unë do të mundohem të jap një përmbledhje të strategjive që


do të përdorim duke përshkruar bazat e nevojshme për një partneritet të
suksesshëm në duet. Më pas, unë do të përshkruaj një qasje me në qendër
studentin që mund të përmirësojë të mësuarit e teknikave të duetit. Një
partneritet i sukseshmem mund të kuptohet si një sjellje sociale e rrënjosur
thellë dhe e ndërtuar mbi atributet e ndjeshmërisë, komunikimit dhe besimit.
Empatia ose aftësia që dikush të kuptojë përvojën e tjetrit është bazë për
historinë evolucionare njerëzore. Me ndjeshmëri duhet të kuptojme
ndërveprimin e individëve me njëri tjetrin për të krijuar një lidhje, një parim
thelbësor për nje partneritet të suksesshem në duet. Ky lloj ndërveprimi
mund të jetë po aq i thjeshtë sa bërja e kontaktit me sy dhe mund të ekzistojë
vetëm për një moment të shkurtër në kohë. Biseda mund ta bëjë momentin
më intim, duke e zhvilluar më tej partneritetin. Prekja në çdo formë, si
shtrëngimi i duarve, mbështetja tek njëri tjetri, ose një përqafim i dashur, ka
shumë të ngjarë që t'i rrisë edhe më thellë lidhjet mes njerëzve. Sipas
mendimit tim, këto tre dukuri të ndërlidhura (kontakti me sy, biseda dhe
prekja) qëndrojnë në themel të përvojave të nje partneriteti dhe janë faktorë
thelbësorë në zhvillimin e një marrëdhënieje të thellë midis partnereve, në të
cilën besimi, empatia dhe komunikimi janë më të dukshme.

Komunikimi mund të kuptohet si procesi i shkëmbimit të fakteve, ideve,


opinioneve, si dhe një mënyrë që individët të ndajnë kuptimin dhe
mirëkuptimin me njëri tjetrin. Këto ndërveprime mund të intensifikohen
përmes partnerëve në duet, i cili bazohet në komunikimin me prekje dhe pa
prekje. Në të vërtetë, ndërveprimet prekëse të çdo lloji shpesh interpretohen
shumë më shpejt se të folurit. Trupi i njeriut i percepton më shpejt stimujt
fizikë sesa është në gjendje të perceptoje stimujt dëgjimor. Nëpërmjet
kontaktit fizik zhvillohet dhe shprehet një lloj tjetër njohurie. Në përvojën
time jam në gjendje të parashikoj se si partnerja ime mund të lëvizë përpara
se të ndodhë ndonjë shkëmbim verbal.

Nëpërmjet ndjeshmërisë kinestetike, partnerët mund të arrijnë në një nivel


më të thellë ndijor kur punojnë ngushtë së bashku. Kjo është një tjetër cilësi e
rëndësishme dhe e nevojshme e një partneriteti. Brenda këtij lloji të
komunikimit dhe mirëkuptimit joverbal, njeriu mund të gjejë një "frekuencë të
të kuptuarit", një term që e përdor për t'iu referuar dridhjeve të veçanta të
energjisë të secilit person që mund të ndihet brenda vetes ose nga një tjetër.
Të gjitha gjërat dridhen në amplituda dhe frekuenca unike. Për të arritur të
përdorim këtë informacion, duhet të rritet ndjeshmëria ndaj këtyre mënyrave
joverbale të komunikimit.

Një atribut tjetër kritik për partneritetin është besimi. Fjala besim ka disa
kuptime dhe është e lidhur ngushtë me sinonime të tilla si: siguri, mbështetje,
vetëbesim ose bindje. Pa besim nuk mund te kete nje partneritet efektiv në
kërcim dhe ai nuk mund të ekzistoje. Besimi pasqyron një përkushtim
empatik ndaj marrëdhënies. Të dy partnerët duhet të bien dakord që të
investojnë në këtë proces, i cili është thelbësor për zhvillimin e tyre artistik si
kërcimtarë. Në një partneritet, karakteristikat e lartpërmendura të besimit,
ndjeshmërisë dhe komunikimit duhet të jenë te shkrira në një simbiozë si vetë
partneriteti për të lejuar një marrëdhënie të suksesshme midis kërcimtarëve.
Ë shtë e dukshme qe në prova se këto tre karakteristika ekzistojnë midis dy
kërcimtarëve, por dhe duhet të punohet shumë fort për arritjen e tyre në një
shkallë sa më të lartë interpretimi. Ky proces nuk vjen lehtë. Duhet shumë
punë dhe vite vetë-zbulim dhe mirëkuptim për të qenë në gjendje të
eksplorohen këto karakteristika me ndershmëri dhe besim tek një partner në
duet.

Në zhvillimin e pedagogjisë sime, kam kuptuar se qasjet konstruktiviste i


lejojnë studentët të zhvillojnë rrugën e tyre të të mësuarit. Cilësitë e këtij lloji
të së qasure zbatohen më së shumti për një klasë dueti ku përfshihet barazia,
të mësuarit nga nxënësi me nxënësin, hapa ndaj ideve të reja dhe respektimi I
të gjitha opinioneve të dhëna.
Unë mendoj se nje partneritet i mire eshtë më shumë se thjesht
përshtatshmëria fizike e dy kërcimtarëve. Ka disa njerëz me të cilët kërceni
dhe ku të dy e dini se çfarë po bëni, por ka diçka që gjerat nuk ju vijnë ashtu si
dëshironi. Duke provuar me partnerë te tjere, ju zbuloni se sinkronizoheni
mirë me dikë pa ndonjë arsye të dukshme apo të qartë. Kjo eshtë vetëm një
nga ato gjërat e çuditshme që nuk shpjegohen dot.

Si ta kuptojme që një bashkepunim partnerësh nuk po funksionon? Si mund ta


bëjme një partneritet të zhvillohet si një punë ekipore?

Në mënyrë që të komunikojnë dhe të kuptojnë qartë qëllimet e një partneri,


studentët duhet të kenë aftësinë për ta përpunuar informacionin, për t'u
përgjigjur në mënyrë autentike dhe për të ndërtuar njohuri që janë
personalisht të rëndësishme dhe kuptimplota, të cilat janë gjithashtu parime
të qasjeve të të mësuarit konstruktiv.

Në filozofinë time personale të mësimdhënies, korniza që drejton modelin tim


mësimor është në shërbim të akomodimit sa më te mirë të studentëve, në
mënyrë që ata të përdorin ekuilibrin e tyre individual të inteligjencës për të
mësuar dhe zbuluar mundësi të reja.

You might also like