Ligjet e Njutonit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Ligjet e Njutonit janë ligje fizike të cilat japin marrëdhëniet e forcave që veprojnë mbi

një objekt dhe lëvizjes së objektit. Ato u formuluan për herë të parë nga Isak Njutoni në veprën e tij
kryesore Parimet Matematikore të Filozofisë Natyrale (Philosophiae Naturalis Principia
Mathematica) , e publikuar për here të parë në 5 korrik, 1687.[1] Ligjet përbëjnë bazën e mekanikes
klasike dhe Njutoni i përdori ato për të shpjeguar shume fenomene të cilat studiojnë lëvizjen e
objekteve fizike.[2] Në volumin e trete të veprës, Njutoni tregoi se si ligjet e lëvizjes, të kombinuara
me ligjin e përgjithshëm të gravitacionit, shpien në formulimin e ligjeve të Keplerit për lëvizjen e
planeteve.

Ligji i parë i Njutonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Çdo trup mbetet në vend apo në lëvizje të pandryshuar në vijë të drejtë përderisa mbi të nuk vepron
ndonjë forcë.
Ky ligj pohon se nëse forca rezultante (shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi një trup)
është zero , atëhere shpejtësia e trupit është konstante. Duhet sqaruar se zor se mund të ketë
ndonjë trup në Gjithësi që s'i ushtrohet qoftë edhe një forcë e vetme kështu që fjala "forcë" në ligjin e
parë duhet konsideruar si referencë ndaj forcës rezultante. Si rrjedhojë e kësaj del se:

 Një trup që nuk lëviz do të rrijë në këtë gjendje derisa mbi të të veprojë një forcë e
pabaraspeshuar.
 Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të lëvizë në një trajektore drejtvizore të
njëtrajtshme derisa mbi të të veprojë një forcë e pabaraspeshuar.
Çdo trup ndodhet ose në gjendje prehjeje ose në gjendje lëvizje të njëtrajtshme deri në çastin kur
mbi të vepron një forcë e pabalancuar. Kjo do të thotë se në mungesën e një force rezultante jo-
zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të
njëtrajtshme. Ky ligj zakonisht referohet gjithashtu si Ligji i inercisë.
Në thelb kjo tregon se trupat kanë një tendencë natyrale për të ruajtur gjendjen e tyre të lëvizjes.
Çdo trup i reziston ndryshimit të gjendjes së tanishme. Në kushte të zakonshme ky ligj merr
parasysh një mjedis të ngjashëm me mjedisin ndër-yjor ku kemi mungesë të plotë të forcave të
fërkimit.
Një koncept tjetër që duhet theksuar është fakti se ky ligj është i vlefshëm vetëm në sistemet
inerciale të referimit.
Ligji i parë i Njutonit është një ri-frazim i ligjit të inercisë i përshkruar nga Galileo, një gjë që vetë
Njutoni e pohoi në veprën e tij.Shkruesi:DEV LEGJENDA

Ligji i dytë i Njutonit

You might also like