Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Rëndësia dhe fusha e zbatimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligjet e Njutonit janë verifikuar nga eksperimentet për më shumë se 200 vjet, ato janë përafrime të
shkëlqyera për shpejtësitë dhe shkallat e aplikmit në jetën e përditshme. Ligjet e lëvizjes të Njutonit,
së bashkë me ligjin e tij të gravitacionit universal dhe teknikave të analizës matematike, dhanë për
herë të parë një shpjegim kuantitativ të unifikuar për një fushë të gjerë fenomenesh.
Këto tre ligje përshkruajnë shumë mirë objektet makroskopike në konditat e përditshme. Megjithatë,
ligjet e Njutonit (të kombinuara me ligjin e gravitacionit universal dhe elektrodinamikën klasike) nuk
mund të përdoren në disa raste të caktuara, si për fenomene që ndodhin në shkalla shumë të vogla,
shpejtësi shume të mëdha (në relativitetin special, faktori i Lorencit duhet të përfshihet në shprehjen
për impulsin së bashku me masën e prehjes dhe shpejtësinë) ose për fusha shumë të forta
gravitacionale. Pra, këto ligje nuk mund të përdoren për të shpjeguar dukuri si përçimi i rrymës në
një gjysëmperçues, vetitë optike të substancave, gabimet jo-relativistike në sistemet GPS si
dhe superpërcjellshmërinë. Shpjegimi i këtyre fenomeneve kërkon teori fizike më të komplikuara, që
perfshinë relativitetin e përgjithshëm dhe mekanikën kuantike relativiste.
Në mekanikën kuantike koncepte si forca, vrulli, dhe pozicioni janë të përcaktuara nga operatorë që
veprojnë mbi gjëndjet kuantike; në shpejtësi që janë shumë më të vogla në krahasim me atë të
dritës, ligjet e Njutonit janë po aq të sakta për këto operatorë siç janë edhe për objektet klasike. Në
shpejtësi të krahasueshme me ato të dritës, ligji i dytë i përmbahet formës origjinale F = dp/dt, e cila
thotë se forca është rrjedhë e lëvizjes së objektit në lidhje me kohën, por disa nga versionet e reja të
ligjit të dyte (si ai i përafrimit të masës konstante më lart) nuk janë të vërteta për shpejtësitë
relativiste.

You might also like