Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

PROJEKTI “EU4YOUTH - EUROPEAN WEEK OF SPORT BEYOND BORDERS IN THE


ËESTERN BALKANS” (JAVA EVROPIANE E SPORTIT PËRTEJ KUFIJVE NË
BALLKANIN PERËNDIMOR)

MATERIAL UDHËZUES
Mbi organizimin e Javës Evropiane të Sportit “Beactive” 23- 30 Shtator 2023,
Program i Komisionit Evropian

Java Evropiane e Sportit “Beactive”, organizimi i së cilës është përfshirë edhe në Udhëzimin e
përbashkët nr. 15, datë 24.07.2023 “Për vitin shkollor 2023-2024 në sistemin arsimor
parauniversitar”, neni 17 “Veprimtari plotësuese dhe jashtëshkollore”, pika ç) “Java Evropiane e
Sportit”, është një prej iniciativave kryesore të Komisionit Evropian në fushën e sportit, nëpërmjet
të cilës organizatat sportive, institucione të ndryshme, ekspertë nga vende të ndryshme të Bashkimit
Evropian, mbështeten në zhvillimin e strategjive për rritjen e pjesëmarrjes në veprimtari fizike e
sportive (dhe të lidhura me to), për të konsideruar sportin si veprimtari që bashkon komunitetet në
mënyrë argëtuese e festive. Në kuadër të kësaj iniciative vjen dhe programi i BE “European Week
of Sport beyond Borders in the Western Balkan”, i cili i kushtohet tërësisht vendeve të Ballkanit
perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit të tyre në BE.
Institucioni organizator/koordinator i këtij projekti për Shqipërinë është Ministria e Arsimit, Sportit
dhe Rinisë. Qëllimi kryesor i tij është:
T’ju japi qytetarëve pa dallim moshe, përkatësie gjinore, etnie, aftësie, mundësinë për t’u
përfshirë në veprimtari të ndryshme fizike e sportive, si dhe të informojë
komunitetin/shoqërinë rreth rëndësisë së të ushtruarit të rregullt me veprimtari fizike.
Fokusi kryesor i JES për vitin 2023 janë fëmijët dhe mesazhi “Beactive” (të jesh aktiv) të përcillet
jo vetëm për gjatë një jave, por përgjatë gjithë vitit. Në fokus të të gjitha veprimtarive të
planifikuara në kuadër të këtij mesazhi janë, promovimi modeleve të shëndetshme të të jetuarit dhe
përfitimet nga veprimtaria fizike e sportive, në arritjen e mirëqenies fizike e psikologjike.
Një nga partnerët kryesorë në realizimin e kësaj iniciative janë edhe Institucionet arsimore të
sistemit parauniversitar, të cilat të koordinuara nga drejtoritë respektive rajonale të arsimit
parauniversitar dhe zyrat vendore, do të organizojnë për gjatë një jave veprimtari fizike e sportive
rekreative e argëtuese, jo vetëm duke përfshirë nxënësit e shkollave, por edhe komunitetin e
prindërve e më gjerë.
- Në nivel shkolle, veprimtaritë për gjatë një jave do të drejtohen nga mësuesit e
departamentit të lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet,
- Në organizimin e tyre sugjerohet përfshirja e të gjithë stafit mësimor-edukativ.
- Mësuesit e këtij departamenti do të hartojnë një plan veprimtarish të dakodësuara dhe
miratuara nga Drejtuesit e shkollës, të cilin duhet ta përcjellin tek koordinatori i caktuar për
këtë projekt pranë Zyrës Vendore Arsimore.
- Për të gjitha veprimtaritë që do të organizohen në nivel shkolle, por edhe në nivel ZVA, do
të bëhen foto dhe video, të cilat do të përmblidhen në një CD për t’u dorëzuar pranë ZVA
përkatëse.
- Fotot ose videot të shoqërohen me informacionin e mëposhtëm:
Emri i shkollës
Titulli i veprimtarisë
Mësuesi organizator/koordinator i veprimtarisë
Numri i nxënësve të përfshirë

Modele të sugjeruara të veprimtarive:

1. Lojëra lëvizore e tradicionale;


2. Gara atletikore;
3. Ndeshje sportive midis nxënësve, nxënësve dhe stafit të mësuesve, nxënësve dhe prindërve
të tyre, dhe midis vetë mësuesve;
4. Vrapime dhe marshime në natyrë;
5. Veprimtari sportive e rekreative në përshtatje me traditën e shkollës dhe mundësive që ofron
natyra/mjedisi ku ndodhet shkolla (not, ski, tenis, pingpong, etj.);
6. Shëtitje me biçikleta;
7. Demonstrime të arteve marciale;
8. Demonstrime të valleve popullore apo kërcimeve të rrymave muzikore bashkëkohore;
9. Veprimtari arobie;
10. Orë mësimi mbi edukimin shëndetësor (përfitimet nga veprimtaria fizike, të ushqyerit e
shëndetshëm, sporti dhe komunitetit, sporti dhe mjedisi, etj.);
11. Ekspozita pikture me tematikë nga veprimtari fizike e sportive;
12. Etj.
Në pamundësi për të pasqyruar të gjithë volumin e materialeve që do të përcillet nga çdo shkollë
(foto/video dhe informacioni shoqërues i tyre), grupi koordinator do të përzgjedhë materialet nga
veprimtaritë më të spikatura, për t’i pasqyruar në:
Facebook: https://www.facebook.com/BeActive-Albania-354691778856904/
Istagram: https://instagram.com/beactive_albania?igshid=1pdt1bgkousi9
Twitter: https://twitter.com/BeactiveA
të krijuara nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, për promovimin e projektit në fjalë, të cilat ndiqen
rregullisht nga drejtuesit e projektit pranë Komisionin Evropian në Bruksel.

Çdo shkollë ka të drejtën e publikimit të materialeve në rrjetet e tyre sociale.


Koordinatorë të projektit në nivel kombëtar janë:
ELVIRA BAZE, Përgjegjëse e Sektorit të Sportit Shkollor dhe Universitar në MAS
EDLIR TERPO, Specialist për Inspektimin dhe Vlerësimin e Cilësisë, DPAP

You might also like