Rezistenca Elektrike

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Rezistenca elektrike

84 languages
 Artikulli
 Diskutim
 Lexo
 Redakto
 Redakto nëpërmjet kodit
 Shihni historikun

Mjete












Rezistenca elektrike është kundërshtimi i lëvizjes së elektroneve të lira përbrenda një
përcjellësi. Madhësia e anasjelltë quhet përcjellshmëri elektrike, që mat lehtësinë me
të cilën rryma kalon. Koncepti i rezistencës ka ngjashmëri me fërkimin në mekanikë.
Njësia SI e rezistencës elektrike është ohmi (Ω), ndërsa përcjellshmëria matet me
siemens (S) (dikur shënohej me ℧).
Rezistenca e një objekti varet shumë prej materialit/eve që e përbën/jnë. Objektet që
përbëhen nga izolues elektrikë si goma kanë rezistencë shumë të lartë dhe
përcjellshmëri të ulët, ndërkohë objektet që përbëhen nga përcjellës elektrikë si metalet,
kanë rezistencë shumë të vogël dhe përcjellshmëri të lartë. Natyra e materialit nuk
është i vetmi faktor që ndikon në rezistencën ose përcjellshmërinë e tij, sepse ato varen
dhe nga përmasat dhe forma e objektit. Psh rezistenca e një teli është më e vogël nëse
është i gjatë dhe i hollë se sa rasti kur është i shkurtër dhe i trashë. Të gjitha objektet i
paraqesin kundërshti rrymës elektrike, përveç superpërcjellësve, të cilët kanë rezistencë
0.
Rezistenca (R) e një objekti përkufizohet si raporti i voltazhit V përgjatë tij ndaj
rrymës I përmes tij, ndërkohë që për përcjellshmërinë formula është e anasjellta:
Për një gamë të gjerë materialesh dhe rrethanash, V dhe I janë të përpjesshme ndaj
njëra tjetrës kështu që R,G janë konstante (megjithëse prapë varen nga përmasat dhe
forma, materiali dhe të tjerë faktorë si temperatura dhe përdredhja). Kjo përpjesshmëri
thirret edhe si ligji i Ohmit, dhe materialet që i binden këtij ligji quhen materiale ohmike.
Në rastet e tjera si një transformator, diodë ose bateri, V dhe I nuk janë të përpjesshme
linearisht. Në këto raste paraqitet më e volitshme të përdoret formula për derivatin dhe
madhësia quhet rezistencë diferenciale.

Ligji i Ohmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Për shumë materiale, rryma I përgjatë një materiali është në përpjestim të drejtë me
diferencën e potencialit V të zbatuar përgjatë tij:
për një diapazon të gjerë rrymash dhe potencialesh. Prandaj rezistenca dhe
përcjellshmëria e objekteve ose elementëve elektronikë të bërë nga këto materiale
qëndron konstante. Shembuj të këtyre elementëve janë rezistorët dhe telat. Grafiku
rrymë-voltazh i një pajisje ohmike paraqitet me një drejtëz që kalon në origjinë me
pjerrësi këndore pozitive.

Karakteristia volt-ampere e katër pajisjeve: dy rezistorë (i pari me rezistencë të lartë, i


dyti me të ulët), një diodë dhe një bateri. Boshti horizontal është voltazhi kurse ai
vertikal rryma. Ligji i Ohmit është rasti kur grafiku është një vijë e drejtë nëpër origjinë.
Prandaj dy rezistorët janë ohmikë ndërsa dioda dhe bateria janë joohmikë.

Të tjerë elementë dhe materiale të përdorura në elektronikë nuk i binden ligjit të Ohmit;
rryma nuk është në përpjestim me voltazhin prandaj rezistenca varion me ndryshimin e
voltazhit dhe rrymës që rrjedh përmes tyre. Këta elemetë quhen jolinearë ose joohmikë.
Shembuj të tillë janë diodat dhe llambat fluoreshente. Grafiku rrymë-voltazh i tyre është
një vijë e pjerrët.

Rezistenca negative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Koncepti i rezistencës negative edhe pse në duke të parë është jo-intuitiv ekziston. Ajo
thjesht do të thotë se kur tension në një element rritet rryma elektrike në po atë element
zvogëlohet. Ky fenomen vërehet tek diodat e Gunnit.Njesia matese per rezistence
elektrike eshte 1 Ohm.

Llojet e rezistencave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


 Rezistencat e Përcaktuara (Fikse)
 Rezistencat e Vdekura
 Rezistencat e Shkallëzuara
 Rezistencat e Ndryshueshme
 Reostati
 Potenciometri
Rezistorët
105 languages
 Artikulli
 Diskutim
 Lexo
 Redakto
 Redakto nëpërmjet kodit
 Shihni historikun

Mjete











Simboli i rezistorit
Rezistorët janë elementet më të thjeshta të qarqeve elektronike. Funksioni i tyre në
qarqet është që të kontrollojnë intensitetin e rrymës që rrjedh në qark. Në qarqet
elektronike më shpesh hasim në rezistojë prej grafiti në formë cilindrash të vegjël, pastaj
edhe rezezistorë miniaturale që paraqiten në qarqet elektronike bashkëkohore me
elemente të montuara në sipërfaqe (ang: SMD- Surface Mounted Devices), por
ekzistojnë edhe rezistojë prej metalesh apo legurash të ndryshme, që kanë përmasa të
mëdha, fuqi të madhe dhe mund të përçojnë rryma të mëdha.

Potenciametret dhe parametri i rezistorëve[Redakto | Redakto


nëpërmjet kodit]
Rezistorët me rezistencë të ndryshueshme quhen potenciometra. Ata janë shumë të
përdorshëm në zbatime ku duhet mundësuar ndërrimin e ndonjë madhësie apo
funksioni me anë të ndërrimit të rezistencës, si p.sh. ndërrimin e ndriçimit
të ekranit të kompjuterit, ndërrimin e vëllimit të zërit të altoparlantit ose ndërrimin e
frekuencave të radiomarrësit. Potenciometrat mund të jenë të rrumbullakët apo të
drejtë. Parametri kryesor teknik i çdo rezistori është rezistenca e shprehur në Om,
mirëpo kanë rëndësi edhe rryma maksimale dhe tensioni maksimal që mund t’i
përballojë rezistori. Prodhuesit e rezistorëve gjithnjë tregojnë për fuqinë maksimale
Pmax ( të shprehur në vat (W) që mund të përballojë rezistori. Pra, kur zgjedhim një
rezistor për ta përdorur në ndonjë qark elektronik, duhet të verifikojmë se mos tejkalohet
fuqia maksimale që mund të përballojë rezistori. Fuqia që zhvillohet në rezistor P, kur
në skajet e tij vepron tensioni V dhe nëpër të rrjedh rryma I, llogaritet sipas formulës:
P = V*I
Nëse P < Pmax rezistori i zgjedhur ka fuqi të mjaftueshme dhe mund të përdoret, por
nëse P > Pmax, atëherë duhet të zgjedhim ndonjë rezistor tjetër me fuqi më të madhe
Pmax. Fuqitë standarde të rezistorëve për përdorim në qarqet elektronike janë 1W,
1/2W, 1/4W, 1/8W ose 1/16W, ndërsa fuqia e rezistorëve në qarqet e integruara është
edhe më e vogël. Ekzistojnë edhe rezistojë me fuqi të mëdha të rendit kilovat kW, siç
janë nxehëset elektrike, furrat elektrike, por edhe llambat inkandeshente me fuqi prej
disa dhjetra deri qindra vat.

Shënimi i vlerës së rezistonit me ngjyra[Redakto | Redakto


nëpërmjet kodit]
Mënyra e shënimit të vlerës së rezistencës mbështetet mbi parimin si vijon: Shifra e
parë dhe e dytë (që janë sipas standardit E12 ose E24) janë dy shifra të vlerës së
rezistencës, ndërsa shifra e tretë tregon numrin e zerove që duhet shtuar pas dy
shifrave të para. P.sh nëse në ndonjë rezistor shënon numri 334, vlera përkatëse e tij
është 330000, pra 330 kilom, ose 222 ka vlerën 2200, pra 2.2 kilom.
"334" = 33 × 10,000 om = 330 kilom
"222" = 22 × 100 om = 2.2 kilom
"473" = 47 × 1,000 om = 47 kilohm
"105" = 10 × 100,000 om = 1 megaom

1st 2nd 3rd 4th (toleranca e Koeficienti i


Ngjyra
band band (Shumëzimi) vlerës) temperaturës

E zezë 0 0 ×100

E kaftë 1 1 ×101 ±1% (F) 100 ppm


E kuqe 2 2 ×102 ±2% (G) 50 ppm

Portokalli 3 3 ×103 15 ppm

E verdhë 4 4 ×104 25 ppm

E gjelbërt 5 5 ×105 ±0.5% (D)

Blu 6 6 ×106 ±0.25% (C)

Vjollce 7 7 ×107 ±0.1% (B)

E
8 8 ×108 ±0.05% (A)
përhirtë

E bardhë 9 9 ×109

Ari ×10−1 ±5% (J)

Argjendi ×10−2 ±10% (K)

Asnjë ±20% (M)

Pra, në këtë mënyrë, çdo vlerë standarde e rezistencës mund të përcaktohet me vetëm
tre numra dhe kjo mënyrë e të shënuarit të vlerës është shumë praktike. Kur kemi të
bëjmë me rezistenca më precize, kur kërkohet saktësi më e madhe e vlerës së shënuar
përdoren seritë e tjera dhe sistemi me katër shifra, ku tri shifrat e para tregojnë vlerën,
ndërsa shifra e fundit tregon numrin e zerove që duhet shtuar tri shifrave të para. Për
shkak të formës së tyre cilindrike, shtypja e numrave në trupin e rezistonit paraqet një
vështirësi grafike, andaj për shënimin e vlerës së rezistorëve zakonisht përdoren rrathët
me ngjyra të ndryshme, ku secila ngjyrë kanë një vlerë numerike prej 0 deri në 9.
Rezistencat prodhohen me saktësi të ndryshme të vlerës së vet. Për seritë E13 dhe
E24, përveç tri ngjyrave, që paraqesin tre shifrat e vlerës së rezistonit, shënohen me një
ngjyrë që tregon saktësinë e vlerës, apo tolerancën e vlerës të shprehur në përqindje të
gabimit ose të shmangies maksimale nga vlera e saktë.
Lidhja e rezistorit në qarkun elektrik[Redakto | Redakto nëpërmjet
kodit]
Rezistori lidhet në qark në dy mënyra: në mënyrë paralele dhe seri:

Në më nyrë paralele është i lidhur në formë të dy drejtzave "||" (si në gjeometri)


me ekuacion të thjeshtë. Pë dy rezistorë
Forma serike është e paraqitur kështu

Mund të ketë edhe ty lidhje të kombinuara paralele-serike ose serike-


paralele

You might also like