Sop Tuberculosis

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova Kodi: P01

Verzioni: 1
Departamenti i Mikrobiologjisë
Department of Microbiology I vlefshëm nga:
Laboratori nacional referent i Tuberkulozes
National reference laboratory of Tuberculosis Të revidohet me:

Faqe: 1 nga 6
PSO për mbledhjen e mostrave , transportimin e tyre dhe
manipulimin

1.Objektiva dhe qëllimi

Të përshkruhen instruksionet e grumbullimit të mostrave,transporti në laboratorin e TB dhe


trajtimi pauses i mostrave nga tekniku I laboratorit për kulture të M.Tuberculosis.Ky document
përmban procedurat për mostrat klinike të cilat përmbajnë M.Tuberculosis të njeriut për
përpunim në LRN.

2.Definicionet dhe shkurtesat

Sputumi :ekspektorati i mukozës i fituar nga mushkëritë.

Mostra :Fluid ose substance trupore ,si është sputum që përdoret për ekzaminim medicinal.

3.Procedura:

Një mostër adekuate është themelore për sukses të një culture të M.Tuberculosis.Mostrat
duhet të grumbullohen me kujdesin maksimal dhe të transportohen me përpikmëri në
laborator.Meqenëse,M.Tuberculosis ka aftësi të shkaktojë sëmundje në secilin organ të
trupit,me shumë se 85 % të sëmundjeve tuberkulare në shtetet me prevalence të madhe është
ajo pulmonare.Prandaj ,sputum është mostra e zgjedhjes në hulumtimin e tuberkulozit dhe
duhet të grumbullohet gjithmonë.Nëse dyshohet për ndonjë sëmundje ekstra-
pulmonare,sputum duhet të grumullohet si shtesë të cdo mostre ekstra-pulmonare.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova Kodi: P01

Verzioni: 1
Departamenti i Mikrobiologjisë
Department of Microbiology I vlefshëm nga:
Laboratori nacional referent i Tuberkulozes
National reference laboratory of Tuberculosis Të revidohet me:

Faqe: 2 nga 6
PSO për mbledhjen e mostrave , transportimin e tyre dhe
manipulimin

3.1.Kërkesa

3.1.1.Ena (kontejneri )I grumbullimit të mostrës

Kutia duhet me qenë e forte që të evitohet shkatërrimi në transit dhe duhet te posedoje ne
maje grykë të gjerë sikur spirale që mbyllet forte ashtu që të paradalohet rrjedhja dhe
kontaminimi.

1.Ena me grykë të gjerë(se paku 35mm në diameter) ashtu që pacienti mundet lehtë të
ekspektorojë brenda pa e kontaminuar nga jashtë.

2.Kapaciteti I vëllimit 50 ml për tubat ‘’ falcon” për një përdorim dhe 28 ml për enët standard
universal.

3.Të punuara nga materiali i tejdukshëm ashtu që mund të vështrohet vëllimi dhe kualiteti i
mostrës pa e hapur kutinë.

4.Të punuar për një përdorim,nga materiali I djegshëm që të lehtësohet asgjasimi.

5.E siguruar me kapak me mbyllje spirale e cila siguron mbylljen e depërtimit të ajrit dhe
rrezikun nga rrjedhja gjatë transportit.

6.Ena duhet me qenë sterile.

7.Muret me etiketë që të mundëson identifikimin e përhershëm.

Një enë tjetër alternative është shishja universale 28 ml (Mc Cartney shishe) ecila është qelq I
rëndë ,me qafë të gjerë dhe mbyllet me kapak me mbyllje spirale.Kjo enë (gotë) mund të
përdoret prapë pas pastrimit dhe sterilizimit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova Kodi: P01

Verzioni: 1
Departamenti i Mikrobiologjisë
Department of Microbiology I vlefshëm nga:
Laboratori nacional referent i Tuberkulozes
National reference laboratory of Tuberculosis Të revidohet me:

Faqe: 3 nga 6
PSO për mbledhjen e mostrave , transportimin e tyre dhe
manipulimin

3.1.2 Kutia për transport

Mostra duhet të paketohet ashtu që të rezistojë rrjedhjen e përmbajtjes,goditjen,ndryshimin e


presionit dhe kushtet tjera.Transporti ajror dhe postal duhet të bëhet në kutia primare të
aprovuara,të forta,rezistente ndaj rrjedhjes të cilat paketohen në kutinë sekondare të punuar
nga metali,druri apo karton i forte me mjaft materjal absorbues ashtu që në rast se dëmtohet
apo rrjedh fluidi do të absorbohet.

3.1.2.Mostra e sputumit

Një mostër e mire nga sputum përbëhet nga:

1.Materjal i freskët i nxjerrë nga trungu bronkial,me sasi minimale të materjalit nga goja dhe
hunda.

2. Kualiteti i kënaqshëm nënkupton prezencën e materjalit mukoid apo mucopurulent dhe


është tregues më i madh se vëllimi.

3.Në mënyrë ideale, mostra e sputumit duhet të ketë vëllim prej 3-5 ml,ndonëse kuantiteti më i
vogël është i pranueshëm nëse kualiteti është i kënaqshëm.

4.Eshtë më së miri nëse sputum sigurohet në mëngjes heret para se pacienti të konsumojë
dicka prej ushqimit apo barnave.

5.Ndonëse një mostër e sputumit është e mjaftueshme,preferohet të kemi dy.Disa pacientë


hedhin mykobakteren në mënyrë jo-të rregulltë dhe në numër të vogël,për këta pacientë
mundësia për të fituar një rezultat kulturë positive do të rritet nëse mbjellen më shumë mostra
në kulturë.

Mbledhja e mostrës së mire të sputumit kërkon që pacientit t’i jepen instruksionet të qarta.
3.1.4. Mostrat e tjera

Për arsye se M.tuberculosis mund të infektojë pothuajse cdo organ në trup,laboratori duhet me
qenë i gatshëm të pranoj mostra të ndryshme ekstra-ulmonare.psh.likuide,inde ,qelb dhe
urine.Këto mostra mund tëto mostra mund të ndahen në dy grupe dmth:

- mostra të grumbulluara në kushte aseptike,zakonisht pa presence të


mikroorganizmave tjerë

- mostra të njohura me kontaminant me florë normale apo mostra të grumbulluara


në kushte jo aseptike.

3.1.4.1. Fluidet e grumbulluara në kushte aseptike

Lëngjet trupore(spinale,pleurale,perikardiale,sinoviale,asciti,gjaku,qelbi,palca e eshtrave) duhet


të grumbullohen në kushte aseptike në enë sterile nga mjeku apo motra duke përdorur
teknikëën e aspirimit apo procedurat kirurgjike.Për lëngjet të cilat mund të koagulohen duhet
të shtohet kalium oksalati(0.01-0.02 ml të oksalatit neutral për ml të lëngut) apo heparin (0.2 ml
për ml).Motrat duhet të transportohen në laborator sa më shpejt që është e mundur.

3.1.4.2. Indet e grumbulluara në kushte aseptike

Mostrat e indeve në kushte aseptike duhet të vendosen në enë sterile pa fiksues dhe
konservans.Nëse mostra duhet të dërgohet me postë duhet të mbrohet nga tharja duke shtuar
tretje fiziologjike dhe e paketuar me akull apo me temperature 4-15C.Mostra duhet të
transportohet në laborator sa më shpejt që është e mundur.

3.1.4.3. Mostra e cila supozohet që është kontaminuar

Urina është ajo të cilën zakonisht e ndeshim si mostër ekstra-pulmonare e cila kërkon të
përpunohet para kulturës.Që të minimizohet kontaminimi i tepruar I urines,gjenitalet e jashtme
duhet të lahen para se të merret mostra dhe urina duhet menjëherë të vendoset në
frigorifer.Tre mëngjese heret,duhet të merren mostrat e pjesës së mesme të rrjedhjes së urines.

3.2. Transporti i mostrës në LNR

Mostrat duhet të transportohen në laborator sa më shpejt që është e mundur,pas


mbledhjes.Nëse vonesa është e pamundur të evitohet,mostra duhet të vendoset në frigorifer të
pengoj rritjen e mikroorganizmave të padëshirueshëm.Nëse mostrat e sputumit mund të
mbahen në frigorifer ato duhet të dërgohen në lab një here në javë;mostrat ekstra-
pulmonare,megjithatë,duhet të dërgohen në lab sa më shpejt që është e mundur pas
grumbullimit.

Nëse mostra duhet të transportohet në temperature të ambientit,mund të përdoren


konservans kimik.Metoda si më poshtë siguron rezultate të pranueshme:

Përzierja e mostrës së freskët me një vëllim të barabartë të 1% cetyl pyridinium chloride në 2%


natrium klorid.Bacili TB do të mbijetojë deri në një javë,ndërsa mikrororganizmat e padëshiruar
do të eleminohen.

Sidoqoftë,transporti i shpejtë është themelor për rezultate të mira.

Formularët duhen të vendosen të ndara nga enët e mostrës.Me cdo kuti transporti lista
shoqëruese duhet të përgatitet e cila e identifikon mostrën dhe pacientin prej të cilit është
grumbulluar mostra.Para se të dërgohet nga qendra mjekësore duhet të verifikohet si në vijim:

1. Që numri i kutiave të mostrës në paketim korenspondon me atë të shkresës përcjellëse.


2. Që numri identifikues i cdo kutie të mostrës korrenspondon me numrin identifikues të
shkresës përcjellëse.
3. Shkresa përcjellëse përmban të dhënat e domosdoshme për cdo pacient
4. Të dhënat e dërgesës dhe raporti i hollësishëm nga qendra mjekësore janë në shkresën
përcjellëse.

3.3. Trajtimi i mostrës

3.3.1.Pranimi i mostrës

Mostra duhet të pranohet në zonën administrative të lab,preferohet në recepcion shpërndarës


të ndarë.Kutitë shpërndarese duhet të hapen në kabinetin të biosigurisë dhe duhet të aplikohet
procedura me sa vijon:

1.Vendosi dorëzat kur pranohet dhe inspektohet mostra në pranim.

2.Kontrollo kutinë për shenjat e rrjedhjes.Nëse është evidente se ka rrjedhje të madhe hudhet
kutia,autokllavohet apo digjet.

3.Dezinfekto kutinë transportuese përjashta rreth kutisë me pambuk thithës apo peshqir letre
të njomura me dezinfektant përkatës(psh. 5% phenol apo 70% alkool)
4. Hape kutinë shpërndarëse me kujdes dhe kontrollo për enë të dëmtuara apo të thyera të
mostrës.Autokllavo dhe djegi këto mostra dhe kërko për mostra të tjera.

5.Kontrollo që mostrat të janë të etiketuara në mënyrë adekuate me numër identifikimi dhe që


ajo korrenspondon me numrin e shkresës së bashkangjitur.

6.Dezinfenkto brendinë e kutisë shpërndarëse,asgjaso dorëzat dhe lahen duart pas trajtimit të
enës së mostrës.

4.Kushtet e sigurisë

Kur pacienti prodhon mostrën e sputumit mund të krijohen aerosole të cilat përmbajnë bacile
të tuberkulozit.Pacienti atëherë duhet të jap mostrën jashtë në ambient apo larg nga njerëzit e
tjerë dhe jo në ambiente të mbyllura sic është toaleti,lab,dhoma e pritjes apo dhoma e
pranimit.Tekniku i lab duhet të njoh mënyrën korrekte të grumbullimit të sputumit& udhëzimit
të pacientit.

4.1.Politikat(rregullat) e refuzimit të mostrës

Mostra që detyrimisht refuzohen për kulturë & TNB nëse:

1.Mostra është pa etiketë apo me etiketë të gabuar

2.Mostra pa formularë kërkesë për laborator

3.Emri i mostrës dhe kërkesa e lab nuk përputhen

4.Ena është e mbushur plotë deri në kapak,për shkak të grumbullimit të mostrave.

5.Dëmtimi apo rrjedhja e mostrave

6.Mostrat nuk janë grumbulluar në mënyrë korrekte

Mostra nuk duhet të refuzohet pa ndonjë arsye të duhur.

5.Dokumentacioni:

Formularët për regjistrimin e mostrave janë sikur në aneksin e PKKT

You might also like