Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Master shkencor

Viti I Letërsi
Punim:Teori dhe praktikë e analizës së tekstit

Tema:Poezia e Agollit para dhe pas viteve 90’

Pranoi: Pranoi:
Prof.Dr.Dhurata Shehri Prof.Asoc.Doc.Edlira Macaj-Tonuzi
Punoi:Desela Nuredini
“Poezia e Agollit para dhe pas viteve 90’ “
“Ndonjëherë ne poetët gabojmë kur mendojmë se populli e do poezinë të thjeshtësuar .Ai e do të
thjeshtë dhe komplekse,por asnjëherë të thjeshtësuar.”1

Dritëro Agolli në citimin e mësipërm ka përmbledhur gjithë filozofinë e poezisë së tij,një poezi
që nuk ishte as e kalkuluar dhe as matematikore,por një përzierje e ndjenjave të trazuara të
brendësisë së shpirtit të tij .Poezia e Agollit frymoi në tabanin e popullit,kulturës dhe mendësisë
me të cilën u ushqye dhe u rrit.

Agolli është poeti që jetoi dy periudha të rëndësishme në jetën politike e kulturore të Shqipërisë e
shqiptarëve.Të dyja periudhat kanë gjurmët e tyre dhe ndryshimet në poezinë e autorit si për të
vërtetuar fjalët e thëna prej tij:”

“Unë vetë do të bija në konflikt me poetin Dritëro të viteve 50’për vargun e poezinë.”Kjo pasi
poeti sipas tij do të duhet të ndryshojë vetveten e se poezia nuk ka “gjumë”, sepse në të kundërt
poeti vonohet.”

Ndër karakteristikat thelbësore të poezisë së para viteve 90’do të listonim:

 Shkëputjen jo të natyrshme të letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu
jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist
 Letërsia e pasqyronte jetën me vërtetësi dhe në zhvillimin e saj revolucionar;
 Veprat letrare e Agollit u përshkrua nga partishmëria proletare, fryma optimiste; realiteti
përshkruhej bardh e zi;komunisti,partizani, komisari, “njeriu i ri” të trajtoheshin si
personazhe pozitive, ndërsa tregtarë, kulakë, zogistë,nacionalistë, ballistë sipersonazhe
negative.
Në poezinë e pas viteve 90’ do të dallonim
Poezia e Agollit ka ndikime të drejtpërdrejta prej poezisë popullore, prej artit poetik të Naim
Frashërit e Lasgush Poradecit, prej Robert Bërnsit, Uollt Uitmanit e autorëve rusë të fillimit të
shekullit të XX.
Krijimtaria poetike e Agollit në thelbin e saj është liriko-epike dhe përshkohet nga kulti i
vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, familjes, i prindit. Ajo sundohet nga bota e gjallë.

1
Agolli,Dritëro “Jeta në Letërsi”,Tiranë 1987 fq 259
Heroi lirik i Agollit është intelektuali me origjinë fshatare, me pasione të forta, që dashuron dhe
urren, që ngrihet kundër padrejtësisë, një poet luftëtar që mbron të renë kundër së vjetrës.Agolli
është një poet-piktor në vizatimin e pejzazhit dhe portretit.Poezia e Agollit mbështetet gjerësisht
në folklor; në shfrytëzimin e mjeteve të formës, në figuracionin poetik, në përdorimin e këngëve
apo vargjeve origjinale të folklorit,
Si poet Agolli është poeti i qartësisë, harmonisë, i thjeshtësisë dhe brendisë emocionale.
“…Shumë kritikë të poezisë duke parë anën e jashtme të saj,por pa hyrë në brendësisë shpesh
nuk mendojnë dialektikisht.Gjejnë nje poezi e cila flet për patat e egra dhe thonë se poeti ka
“kapur temën e gjahut”,shohin një poezi për grurin dhe pohojnë me kompetencë të plotë se poeti
trajton me lirizëm temën e fshatit,por dihet se për poetin
objektet,gurët,toka,hekuri,betoni,zogu,livadhi,kallëza janë trampoline për të shprehur mendimet
për kohën dhe njerinë.”2

Pavarësisht se poezia e Agollit i përmban të gjithë leksikun e mësipër nuk shërben citimi si një
lloj shfajësimi i tij për kritikën apo llojin e poezisë që krijoi,por është ky një motiv për të nxitur
lexuesit të mos jenë sipërfaqësorë në gjykim e për të kuptuar se poezia e tij I ka rrënjët në
Menkulas të Devollit nga krahina e cila ai vjen,në poezinë popullore me të cilën ai nuk u mësua,
por jetoi.I rritur me këngën popullore,pjesëmarres në dasma të shumta të zonës së Menkulasit
huazoi prej saj motivet,por filloi të shkruante “si populli”,por huazoi stilin e Naimit,Cajupit e
Asdrenit të cilët poezinë e tyre e kishin të lidhur me vendlindjen,kulturën dhe traditën .”Nuk ka
qumësht më të shendetshëm për poetin se sa qumështi i poezisë popullore” 3faqe 267

Robert Bërns ,ka qenë një ndër frymëzuesit e tij të viteve të para të krijimtarisë,kjo pasi sipas
poetit edhe ai ishte “fshatar” njësoj si Agolli e poezinë të dy e shkruanin arrave.Agolli u përpoq
të nxirrte në pah unin e tij poetic

Për sa i përket metrikës duke mbajtur parimin “ populli e ka qejf rimën dhe muzikalitetin e
vargut”,Agolli në poezinë e para viteve 90’ u përpoq “të perqafonte” atë që populli
dëshironte,qëllimi i tij ishte “të bëhej një poet popullor” të kuptohej nga të gjitha masat e
popullit.Ai përdor vargun ametrik ritmik me rimë e asonanca,vargun jambik të pasur me
figuracion për të krijuar tek lexuesi ndjesinë e imazhit .

2
Agolli,Dritëro ,”Jeta në Letërsi” ,Tiranë 1987,fq 259
3
Agolli,Dritëro,”Jeta në letërsi”,Tiranë 1987,fq 267
Për të patur një panoramë të qartë të poezisë së autorit si dhe për të vërtetuar idenë e tij se poeti
Agolli nuk ka “gjumë” e se duhet të ndryshojë vetveten do të ndalem në disa elementë të formës
e të përmbajtjes të vëlimeve “Në rrugë dolla” “Hapat e mia mbi asfalt” dhe “Lypësi i kohës” për
të vertetuar në këtë mënyrë se Agolli dhe poezia e tij morën trajtëfomën e viteve dhe të
ndryshimeve kulturore e historike të jetës.

Nëse në vëllimin “Në rrugë dolla” poeti kërkon të afirmohet prej lexuesit,tek “Hapat e mia mbi
asfalt” ai tashmë e ka rigjetur veten në mesin e poetëve dhe i sjell lexuesit përmes poezisë
imazhin e pamjeve që i përcjellin sytë,e këto imazhe mund t’i arrijë me këmbë përmes
rrugëtimit,por e dhe me mendje përmes problematikave të shoqërisë,përmendim këtu poezinë
“Kurbatka “ përmes saj njihemi me dramën e ciganes për të sakrifikuar jetën në emër të një jete
më të mirë për të birin.Tek “Lypësi i kohës” Agolli këndon vujtjes dhe unit personal për largimin
nga kjo botë,plakjes por edhe vetmisë,kjo poezi është autoriale e personale pasi në të gjallojnë
personazhe konkrete si bashkëshortja,mbesa Ana,por edhe miqtë me të cilët ngjason e ndahet në
stil,si Moikom Zeqo.Kurbatkës së vëllimit “Hapat e mia mbi asfalt” tashmë tek “Lypësi i kohës”
i ka ndërruar fokusi, si tek poezia “Prostituta” përmes së cilës autori rrefen një të vërtetë të
hidhur ndikimin e huaj edhe mbi cështjen e zgjedhjeve.

Guri e këmbana janë në thelb të “Lypësit të kohës” përmes simbolikës së gurit autori i rrëfen
lexuesit se vazhdon të mbetet ende tek tabani e shkuara historike dhe të kapet fort pas
saj,ndërkohë që simbolika e këmbanës lidhet me tepër me tingullin e emetuar herë -herë i
dhimbshëm e herë-herë festiv si poezia e Agollit .
Sic e përmenda edhe më lart përmbajtja e poezisë së Agollit ndryshoi pas viteve 90’ Tematikat e
trajtuara në këtë poezi sidomos në vëllimin “Lypësi i kohës” janë ato të një shoqërie në zhvillim
e kërkim për të shuar etjen për një demokraci e liri të së drejtës e të fjalës,e në të hasim më pak
problematika sociale e më shumë dëshirë për të gjetur vetveten në shoqërinë e
transformuar,brenda së cilës ai gjen antivlerat,përhumbet dhe kërkon unin personal dhe
traditën .Poezinë e pas viteve 90’ do të mund ta quaja “rritje” poetike ,e cila vjen si rezultat i
ndikimeve por edhe i proceseve demokratike të ndodhura.Kështu nëse në vëllimin “Në rrugë
dolla” në parathënien e saj ndërtuar prej vargjesh poeti do të shkruante;

“Unë rri në prag me librin tim,

dera hapet,mbyllet e troket…

por të hyj atje nuk kam guxim jam fshatar i jugut s’jam poet…e përligj metaforikisht për një
pallat pjesë e së cilës do të donte të ishte,por kishte mëdyshjen e meritokracisë,të ngjall në
vetvete ndjesinë e ngjashmërisë me veprën e Dante Aligerit “Komedia hyjnore” dhe udhëtimin e
tij nëpër ferr-parajsë,për shkak të aludimit të një pallati pjesë e së cilës Agolli donte të ishte.Në
vëllimin “Lypësi i kohës” poezia “Me Shën Pjetrin” (sipas Sollogubit) nxjerr në pah ndikimin e
autorit nga letërsia e huaj në mënyrë më të qartë dhe eksplicite,por në të njëjtën kohë na rrëfen
për një Agoll të ndërgjegjshëm për vlerën e poezisë së tij në vargjet:

“C’kërkon këtu dhe cili qënke ti

Me kaq guxim e krenari e shpresë?”

Përgjigja e poetit është tashmë e vendosur dhe pa druajtje :Jam poet kam ardhur tek ky prag” dhe
vendi i tij tashmë është Parajsa:”Dhe unë do hyj i falur në Parajsë..”

Problematikat e vëllimit “Në rrugë dolla” apo “Hapat e mia mbi asfalt” iu përshtatën kohës,e
Agolli duke qenë poet i galerisë së shoqërisë i jep lexuesit tek vëllimi “Lypësi i kohës personazhe
të cilat gjallojnë brenda saj.Kështu pronarët ,bujqit ,punëtorët e thjeshtë të vëllimit “Në rrugë
dolla” janë zëvendësuar tashmë me prostitutat,parlamentarët,demokracinë,por në to përligjet
edhe termi “diktaturë” si mohim i të paturit atë që dëshiron në poezinë me motive erotike “Në
diktaturë” në të cilën Agolli përmes vargjeve:
”Mes vajzave mos bëhesh burrë

mos prekësh perlat nën këmishë

vërtet kjo është diktaturë…

po diktaturë e bukurisë…”

Arrin të përcjellë konceptin e erotikes e të së bukurës,por tashmë në një kohë që i jep lirinë e
mendimit dhe të fjalës e për të cilën më parë do të ishte dënuar .Përmes ironisë autori arrin të
nxjerrë nga brenda vetes atë që për një kohë të gjatë e ka mbajtur si pjesë të unit personal
“ndjenjën e ndrydhur “ për shkak të sistemit.

Ndryshe shfaqet poeti tek poezia “Sorkadhja” në vëllimin poetik “Hapat e mia mbi asfalt” Ai flet
për një dashuri në konteksin romantik e cila mbijeton mes shikimesh në kontekstin e një
romanticiteti të shkrirë me natyrën .

Poezia e cila më ka tërhequr vëmendjen në vëllimin poetik “Lypësi i kohës” titullohet “Qen
stani”.Poeti shpesh e përmend figurën e qenit edhe në vëllimet e tjera poetike por tek “Lypësi i
kohës” ai është i gatshëm përmes simbolikës së qenit të mbrojë me cdo kusht atë që shkruan
gjurmën e tij përmes veprës poetike.

Unë jam një qen stani

Në stanin e librave të mi.

Ham!...Ham!...

Mos m’i ngani

Ju shqyej

Ju grij !...

Melankolik dhe pesimist shfaqet në poezinë“Qeni im i plakur “ të vëllimit poetik “Në rrugë
dolla”

Autori duket sikur ravijëzon një paralele mes tij dhe qenit .Ajo që i bashkon të dy ështe ,humbja
e bukurisë fizike për shkak të plakjes “Ti u plake,qeni im,u plake!
Bukuria jote shkoi e vate

Dhe guximi yt tani nuk dihet

Edhe një herë qeni dhe Agolli përngjasojnë të dy e duan lirinë lëndinat dhe korrijet .Më e qartë
ideja e një lidhjeje të përbashkët një simbioze mes kafshës dhe autorit del në vargun :

Ti kujton lëndinat dhe korijet,

Ti kujton… e dukesh se derdh lot .

Këtu kafsha ,humanizohet duke i lënë hapësirë lexuesit të mendojë se liria,malli dhe koha e
shkuar që s’kthehet pas është në fakt e poetit .

Përsëritje e së njëjtës fjalë e cila mbart edhe peshën kuptimore “ti je plakur” në vargun e parë
stofën e fundit i rikujton edhe një herë vitet e humbura dhe një proces të patjetërsueshëm për
njerine e kafshën megjithatë poeti nuk dorëzohet dhe në fund të vargjeve i zbulon lexuesit se
pavarësisht viteve eshtë ende në gjendje të dashurojë përmes vargjeve

“ dhe ngre kokën,dhe dëgjon tej pragut ..

Kur zë leh një konkë në Zabel!... “

këtë ide në aspektin grafik e plotëson edhe reticensa .

Në poezinë e parë për të bërë të qartë qëllimin autori përdor vargun e thyer dhe të shkurtër duke i
mëshuar mesazhit .

Në aspektin metrik do të shohim se ai vazhdon të mbajë në poezi të njëjtën rimë të kryqëzuar AB


AB anembanë/tanë ;retë-qetë,herë-herë vargun e thyer.Ajo që të bie në sy në vëllimin “Lypësi i
kohës” është se autori shënon poshtë poezive edhe ndikimin apo frymëzimin për ta shkruar.

Si përfundim,mund të themi se Agolli i përhumbur mes pseudooazit socialist,personazheve


partizane,bujqve,blektorëve apo meditimit në natyrë,duket se në vëllimin “Lypësi i kohës” i është
përkushtuar vetes,të gjeturit e unit personal,bashkëshortes,pore dhe ndryshimeve politike e
kulturore duke i mbajtur rrënjët tek tradita,por duke ndryshuar ligjërimin për kohën

You might also like