Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

OPOZITARIZIMI NE VITET 1990-2020

Dhjetori i vitit 2020 shënon 30 vjetorin e vendosjes së sistemit shumëpartiak në


Shqipëri dhe fundin e sistemit komunist. Prej vitit 1990 Shqipëria ka kaluar në një
proces të gjatë dhe kompleks transformimi dhe reformash, në përpjekje për të
ndërtuar sistemin e ri të bazuar në shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë,
integrimin euroatlantik dhe demokracinë funksionale.
Debati mbi tranzicionin, fundin dhe natyrën e tij është i lidhur pazgjidhshmërisht
me debatin mbi bilancin e tranzicionit, si dhe me debatin mbi raportet midis
pritshmërive të viteve ’90, kapaciteteve e mjeteve në dispozicion si dhe
rezultateve e reflektimeve në përmbyllje të tri dekadave të deritanishme. Për
studiuesit shqiptarë tranzicioni është një periudhë më shumë e jetuar dhe e
komentuar, sesa e studiuar në thellësinë dhe kompleksitetin e tij. Për pjesën
tjetër të botës perceptimi dhe informacioni profesional mbi 30 vitet e zhvillimeve
post komuniste në Shqipëri është shumë më sipërfaqësor. Në dy rastet botimet
profesionale mbi tranzicionin janë të pakta dhe, edhe si të tillë, nuk kanë arritur
ende të mbushin nevojën e madhe të brezave të rinj dhe publikut të interesuar
brenda e jashtë Shqipërisë për njohjen e vlerësimin mbi baza profesionale të kësaj
periudhe. Lëvizja Studentore e Dhjetorit të vitit 1990 nga Tirana u përhap në një
kohë të shkurtër në të gjithë vendin. Një nga arritjet e para të saj ishte detyrimi
për rregjimin e atëhershëm komunist që të pranonte pluralizmin politik, si një
instrument thelbësor për demokracinë. Më 12 dhjetor 1990 në një tabum të
jashtëzakonshëm u njoftua vendimi për krijimin e Partisë Demokratike si partia e
parë alternative opozitare pas afër gjysëm shekulli diktaturë komuniste. Më pas
spektri politik në Shqipëri u pasurua dhe me formacione të tjera partiake të
djathta, të majta. Ishte një dekadë e cila u harxhua kot në tensione dhe përplasje,
në burgosje të kundërshtarëve politikë, apo dhe ngjarje të rënda, si ajo e vitit
1997. Të cilat reflektonin kulturën e mangët, nivelin e ulët intelektual, një vetëdije
mjaft të dyshimtë nga ata që drejtonin partitë politike, ose nga ata që përbënin
forumet drejtuese të këtyre partive. Shkurt, si një inerci e sistemit komunist, i cili i
la të gjitha elementët negativë në pluralizmin shqiptar.

You might also like