Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 102

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Teksti dhe gjuha Situata e të nxënit: Tekste të ndrysme

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: Tekste, pasive, aktive
-shpreh mendimin e tij rreth komunikimit dhe rëndësisë së tij Gjuha e figurshme, gjuha teknike,
- ndan tekstet e komunikimit sipas llojit të tyre letërsia, objektiviteti, subjektiviteti
- shkruan kontekstin historik, shoqëror ose letrar
-klasifikon tekste sipas funksionit gjuhësor
- klasifikon vepra sipas gjinisë përkatëse

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 9, Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, INSERT, punë e pavarur
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Diskutim

Zhvillon me nxënësit një diskutim rreth mjeteve të komunikimit dhe rëndësisë që kanë ato në shoqëri.Bëj pyetjet: Pse është
i rëndësishëm komunikimi në jetën tonë?
Si realizohet ai?

Ndërtimi i njohurive të reja: INSERT


Nxënësit dëgjojnë një sekretari telefonike, në të cilën del qartë mesazhi i saj (ose mund të nxirren para klasës dy nxënës, që
të shkruajnë mesazhe me celularët e tyre ose të flasin në telefon). Gjatë dëgjimit, nxënësit rikujtojnë elementet bazë të
komunikimit: dërguesin, marrësin, mesazhin, referentin dhe kodin. Udhëzohen nxënësit që të marrin informacionin në tekst
dhe të vendosin shenjat e INSERT-it:

(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Diskutohen së bashku elementet e komunikimit. Shpjegohen paqartësitë dhe ndërtohet kllasteri.Diskutojmë me nxënësit
rreth llojeve të teksteve, në varësi të informacionit që paraqesin dhe mënyrës se si e paraqesin informacionin.
letrar (proza, poezia, drama) Teksti joletrar (rrëfimtar joletrar, argumentues,
përshkrues, udhëzues
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, mendo puno në dyshe
Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5 të tekstit.

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për klasifikimin e teksteve sipas funksionit gjuhësor, për klasifikimin e teksteve sipas
gjinisë përkatëse
Detyrat dhe puna e pavarur: Identifikoni veçoritë gjuhësore të dy teksteve të dhëna
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Mitologji shqiptare Situata e të nxënit: Fiset ilire

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
-përmbledh me 4-5 fjali fiset ilire. Fise ilire, mitologji shqiptare,
- gjen pikëtakimet e mitit me historinë Kadmi, Harmonia
-dallon emrat e hyjnive me emrat e trashëgimtarëve të hyjnive

Burimet: Teksti “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi ,bisedë, punë e pavarur, diskutim, kllaster
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Bisedë, stuhi mendimi

Pyes nxënsit:
Çfarë dini ju për figurat mitologjike shqiptare?
-Më përmendni disa prej tyre?
-A ka elemente fantastike në mitologjinë shqiptare?
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e pavarur, diskutim
Mitologjia shqiptare dokumentohet paralelisht me mitologjinë greke – romake, që përbën bazat më të hershme të
qytetërimit të sotëm evropian.
Lexohet gojëdhëna në tekst që lidhet me prejardhjen e shqiptarëve për Kadmin dhe birin e tij , Ilirin.
Pas leximit punohen ushtrimet 1 – 3 në tekst
Ushtrimi 1 plotësohet nga nxënsit se çfarë dinë për fiset ilire?
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar bashkësitë fisnore ilire. Në përgjithësi ata
kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku
më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin
ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët,
vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Fiset me te përmendura ilire
janë taulantet, ardiante, dardanet, dalmatet, albanet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet,
Duke u nisur edhe nga njohuritë që kanë nxënësit nga Historia gjejnë pikëtakimet e mitit me historinë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: kllaster


Janë të pasura me elemente fantastike
krijime popullore gojëdhënat

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për gjetjen e pikëtakimit të mitit me historinë, për informacionin rreth mitologjisë
shqiptare
Detyrat dhe puna e pavarur: Sillni në klasë materiale që flasin për simbolet e gjarprit dhe të dragoit
Data: 19.9.2018

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Klasat e fjalëve Situata e të nxënit: Xha Gorioi, Honore de Balzak

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: klasë fjalësh, emër, e ndryshueshme,
-dallon klasat e fjalëve të dhëna e pandryshueshme
-klasifikon fjalët në fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme
-ndan në bazë të veçorive leksikore fjalët

Burimet: teksti i nxënësit, përvoja të nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë dyshe, mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë e pavarur

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Punë dyshe

Nxënësit punojnë me fragmentin e dhënë në tekst, duke dalluar klasat e fjalëve që janë paraqitur me të njëjtën ngjyrë.

Ndërtimi i njohurive të reja: Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Bazuar në fragmentin e dhënë në tekst, klasifikojmë fjalët në grupe në bazë të klasës së tyre, gjë që çon në formimin e 10
klasave të fjalëve në gjuhën shqipe. Vendoset tabela e klasave të fjalëve para nxënësve dhe diskutohet përmes shembujve
për ndarjen e saj në dy grupe: fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. (Sqarohen nxënësit për kriterin mbi të cilin
bëhet kjo ndarje.)
*Në bazë të veçorive leksikore fjalët ndhen në tri grupe: Fjalët kuptimplota
Fjalët jokuptimplota

Fjalët thirrmore
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur
Punohen ushtrimet 1 dhe 2 në mënyrë individuale
Punohen ushtrimet 3, 4 në grupe dyshe
Ushtrimi 5 punohet në libër
Vlerësimi :vlerësohen nxënësit për dallimin e klasave të fjalëve, për klasifikimin e tyre në fjalë të ndryshueshme dhe të
pandryshueshme
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data: 20.9.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Narcisi Situata e të nxënit: Punë me tekstin
(ora e pare + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: mite dhe legjenda, metamorfoza,
Ora e parë Narcizi.
-lexon tekstin për të dalluar mitet dhe hyjnitë
-tregon bukur mitin bazuar në tekst
-bën dallimin mes miteve, hyjnive dhe njerëzve
Ora e dytë
-analizon efektin e figurave letrare të epitetit dhe të metamorfozës në mite

Burimet: Teksti “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në Lidhja me fushat e tjera ose me
ndihmë të temës mësimore, fjalori mitologjik. temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, pema e mendimit, lexim zinxhir, harta semantike e personazhit, rrjeti i diskutimit.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
Rikujton njohuritë për mitin. Mësuesja shkruan në qendër të tabelës me shkumës me ngjyrë: MITET dhe së bashku me
nxënësit ribën pemën e mendimit. Pas kësaj veprimtarie nxënësit (dy –tre) lexojnë detyrën e shtëpisë. Nxënësit bëjnë
vlerësime për punët e shokëve. Afërdita - e bija e Zeusit dhe e Dionës, por është i përhapur edhe miti që ka lindur nga
shkuma e detit. Orët (stinët) e veshën dhe ua paraqitën zotave të Olimpit. Mbahet si perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë,
por edhe e jetës në përgjithësi dhe e pjellshmërisë. Narcisi – djalë i perëndisë lumore Cefis dhe i nimfës Liriopa. Sipas mitit,
pak pasi lindi, e ëma e tij pyeti falltarin Tirezia për jetëgjatësinë e të birit. Falltari iu përgjigj se do të rronte gjatë në qoftë se
nuk do të shikonte vetveten. Narcisi ishte një djalosh me bukuri të jashtëzakonshme, që kishte refuzuar dashurinë e të gjitha
nimfave. Ai u ndëshkua nga Nemesi, që i nxiti një dashuri të çmendur ndaj vetvetes. U dashura me imazhin e vet që
reflektohej në ujin e burimit Ramnusia. U mbyt në ujë (ra apo e shtynë perënditë) dhe u shndërrua në lulen që mban emrin e
tij. Nimfa Jehonë (Ekoja)- njëra nga nimfat e maleve, bijë e Arias dhe e Gjeas. U dashurua më kot me Narcisin që e refuzoi.
E drobitur nga dhimbja, nimfa u fsheh në pyll ku vazhdoi të tretej derisa i mbeti vetëm zëri.

Ndërtimi i njohurive të reja: Pema e mendimit, lexim zinxhir,mendo – diskutonë grup


Shkruaj në tabelë titullin e mësimit të ri: “Narcisi”dhe përzgjedh nxënësit që do të lexojnë. Me këtë metodë ai/ajo u jep
mundësinë nxënësve të lexojnë të gjithë dhe të kontrollohet leximi. Gjatë leximit nxënësit do të nënvizojnë epitetet dhe
shprehjet frazeologjik. Edhe në këtë temë, nxënësit njihen me një mit për zotat dhe heronjtë. Një nga veçoritë e miteve është
se perënditë sillen njësoj si njerëzit. - Gjeni në mit rastet kur personazhet: o dashurojnë (Jehona mbeti e mahnitur nga
bukuria e djalit...) o qajnë (Vajtuan në pyll nimfat e reja...) o vuajnë (Jehona vuante atje nga dashuria për Narcisin....) o
dënojnë (Perëndesha e dashurisë Afërdita e ndëshkoi Narcisin...) o hakmerren (Dëshira e nimfës u përmbush...) o vdesin
(Narcisi vdiq...) Përgjigjet i ilustroni me pjesë nga teksti.

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesësh,mendo – diskutonë grup, harta semantike e personazhit

Ushtrimi 2. Ndaluni në ngjashmëritë ndërmjet hyjnive dhe dukurive natyrore: Nimfa Jehonë - dukuria e jehonës; kthimi i
zërit mbrapsht. Afërdita - dashuria njerëzore kërkon përkushtim, sakrificë dhe respekt ndaj atij që dashuron, sepse gjithkujt
mund t’i ndodhë që të vuajë nga mospërgjigjja e dashurisë (siç i ndodhi Narcisit). Narcisi - lulja e vdekjes. Të dashuruarit e
vetvetes dhe mohimi i tjetrit të çon në vuajtje të madhe deri në shkatërrim.
Në këtë veprimtari nxënësit do të ndalen te veçoritë e rrëfimit mitologjik. Nxënësit do të ndahen në grupe dhe do të flasin
duke ilustruar. Grupi I. Flisni për rrëfimin e veprimeve, p.sh.: po gjuante, hodhi sytë përqark, thirri me të madhe, vështroi
përqark etj. Grupi II. Dialogu: Hej, kush është këtu? Këtu! Shpejt, eja këtu tek unë! Grupi III. Përshkrimi i mjedisit: pyll i
dendur, nuk dukej asnjeri, burim me ujë të ftohtë. Grupi IV. Ushtrimi 5. Përshkrimi i liqenit, ku sheh veten të pasqyruar,
përshkruhet si mjedis i virgjër. Cilat janë ato detaje që e shprehin këtë? Deri në atë ditë në ujët e këtij burimi nuk kishte
vënë buzët asnjë bari apo ndonjë dhi mali, mbi ujët e tij nuk kishte... ishte i kulluar
Veçoritë e rrëfimit mitologjik: rrëfimi i veprimeve, përshkrimi i mjedisit, dialogu
Ushtrimi 3. Nxënësit do të përqendrohen te personazhet Narcisi dhe Jehona. U kërkohet të gjejnë epitetet në tekst dhe t’iu
shtojnë edhe të tjera për të cilësuar personazhet. Ky ushtrim punohet me hartën semantike të personazheve.

Narcisi ë raport me vetveten vetveten → i bukur, i dashuruar.


mjedisin → i çuditur.
nimfat → i zemëruar, kryelartë.
perëndeshën Afërditë → zemërgur.
Jehona në raport me vetveten → e dënuar, fatzezë.
mjedisin → e heshtur.
Narcisin → e hutuar, e mahnitur, e përbuzur.
Ushtrimi 7. Nxënësit do të punojnë me ditarin dypjesësh.
Detajet artistike Komenti im
Narcisi harroi gjithçka: - nuk largohej dot nga burimi
- nuk ia shqiste sytë pamjes së vet
- as nuk hante, as nuk pinte, as nuk flinte - kulmi i
dëshpërimit
- po tretej si vesë
- i rraskapitur
- me zë të shuar

Ushtrimi 10.Cila është metamorfoza që ndodh në këtë mit? Nxënësit do të ilustrojnë mendimin me pjesë nga teksti. - Pse
Narcisi quhet sot Lulja e Vdekjes? Gjeni fjalinë në tekst dhe argumentoni.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Rrjeti i diskutimit. Mësuesja shkruan në tabelë për të diskutuar. Çdo
mendim nxënësit duhet ta argumentojnë. Po Mendoni se dënimi që i dha Afërdita Narcisit ishte Jo shumë i rëndë? Pse?
Ndahen nxënësit në pro dhe kundër duke sjellë argumentet e tyre. Shkruan pyetjen: - Si do të vepronit ju, po të ishit në
vend të personazhit apo perëndisë? Me këtë veprimtari, mësuesja synon të nxisë nxënësit drejt një qëndrimi kritik.

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për analizën dhe fektin e figurave letrare të epitetit dhe të metamorfozës në mite

Detyrat dhe puna e pavarur: Zbërtheni me fjalët tuaja simbolizmin e njërës prej figurave mitologjike
Planifikimi ditor Data: 25.9.2018

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: E Bukurza e Dheut Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( Ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: përrallë, e Bukurza, rrëfim
Ora e parë
-përkufizon përrallën si lloj letrar i rrëfimit
-lexon pjesën për të nxjerrë veçoritë e përrallës Ora e dytë
-përgjigjet për pyetje rreth të kuptuarit të përrallës përrallë, E Bukurza e Dheut, peshku,
-interpreton bukur mesazhin që përcjell përralla molla, numra, stil
-komenton thënie, shprehje dhe sjellje të personazheve
Ora e dytë
-analizon nga ana strukturore përrallën
-komenton domethënien e veprimeve të personazheve në përrallë
-shpjegon domethënien e numrave në përrallë
-analizon raportet e dialogut, përshkrimit dhe rrëfimit në përrallë

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare Identiteti
kombëtar dhe njohja e kulturave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, pema e mendimit, diskutim, lexim i pjesës, pyetje-përgjigje, ditarët e të nxënit.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi, pema e mendimit

Nxënësit kanë njohuri për përrallën, ndaj dhe risjellin përmes pemës së mendimit njohuritë që kanë rreth saj, duke listuar dhe
përrallat më të njohura shqiptare e botërore dhe autorët më të njohur
Autorë të njohur në botë; Andërsen, Vëllezërit Grim. Përralla të njohura; princesha bizele, Rrobat e reja të mbretit etj.
Përrallat Hyrje dhe mbyllje klishe
Rrëfime popullore
Elemente të njohura; numri tri, i vogli, njeriu fiton mbi fuqitë e
mbinatyrshme dhe forcat negative

Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim i pjesës dhe rrëfim i pjesës, pyetje-përgjigje, ditaret e të nxënit

Leximi i pjesës bëhet nga nxënësit në heshtje dhe pas disa minutash kërkohet të interpretojnë përrallën me fjalët e tyre, duke
treguar kujdes në leximin e fjalëve të personazheve në dialektin gegë, në të cilin është shkruar pjesa. Mund të dëgjohen dy
rrëfime dhe nxënësit vlerësojnë rrëfimtarin më të mirë. Nëse ka shprehje dhe fjalë që i kanë hasur në tekst dhe nuk u dinë
kuptimin, bëhet shpjegimi i tyre nisur nga konteksti. Nxënësve u kërkohet të ndërtojnë nga dy a tri pyetje lidhur me përrallën.
Ndërkohë, pyetjet të cilat duhet të marrin përgjigje pas leximit të përrallës, lidhen me: motivin; mesazhin; personazhet;
veprimet e tyre.
Ushtrimi 3 Në pjesën më të madhe të përrallave, personazhi i vajzës është me bukuri të jashtëzakonshme, karakter të fortë
dhe martesa me të është e vështirë. Zakonisht këto përralla kanë fund të lumtur dhe ndryshimi në mbylljen e kësaj përralle
tregon për origjinalitetin e përrallave shqiptare, ndonëse kanë ngjashmëri në motive dhe mesazhe. Përralla të tjera që kanë Të
Bukurën e Dheut protagoniste, janë: ⋅ E bukura e dheut; ⋅ Princi dhe e Bukura e Dheut Djali; ⋅ E Bukura dhe
zhgaboja. Në një pjesë të përrallave, E bukura e Dheut ndihmon trimat, me të cilët bie në dashuri, ndonëse atë janë të varfër,
dhe në fund të përrallave martohet me ta.
Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: Ditaret e të nxënit

Ushtrimi 4 Me ditarët e të nxënit, nxënësit komentojnë bisedat dhe takimin e djalit me kafshët. Në çdo bisedë me kafshët,
ndonëse i varfër, si ndodh në përgjithësi në përralla, djali përfaqëson njeriun me virtyte, zemërmirë dhe që të mirën e sheh si
diçka të natyrshme, si ndaj njerëzve, ashtu dhe ndaj kafshëve. Secila nga kafshët përfaqëson një tipar. Peshku përfaqëson
diçka të lirë e të pastër, një element i njohur në përralla për misterin dhe elementin magjik, të cilin “autori” e përdor për të
bërë të mundur të pamundurën për njeriun e zakonshëm. Shqiponja, simbolikë e origjinës së përrallës, simbolizon lirinë, por
dhe forcën e besnikërinë, të drejtën dhe të virtytshmen. Dhelpra njihet si simbol i dinakërisë dhe kjo del në fund, kur djalin e
fsheh aty ku nuk mund të gjendej më dhe, ndryshe nga një fund i lumtur dhe i pritshëm për përrallën, kemi një fund të trishtë,
duke nxjerrë në pah dinakërinë e saj. Realizoi dëshirën e djalit sipas fjalës së dhënë, por nuk e beri atë të lumtur.
Ushtrimi 5 Nxënësit sjellin shembuj përrallash me personazhe dhelprat, duke shpjeguar simbolikën e tyre. Molla është
simbol i çelësit të lumturisë, fsheh misterin dhe përgjithësisht ka konotacion pozitiv në përralla.
Pikë 6 Një nga elementet karakteristike të përrallave është që e mira triumfon mbi të keqen dhe ajo kryesisht përfaqësohet
nga njerëz ose qenie të thjeshta, të varfra, por me botë të pasur shpirtërore.
Ushtrimi 7 Nxënësit analizojnë elementet e strukturës në përrallë: ⋅hyrje (pika e lidhjes); ⋅zhvillimi ( konflikti, pika
kulminante); ⋅ mbyllja (zgjidhja e konfliktit). Në secilin element të strukturës, nxënësit nxjerrin veçoritë e përrallës dhe
klishetë.
Ushtrimi 8 Nxënësit vëzhgojnë hapësirat e dialogëve, të përshkrimit dhe të rrëfimit dhe diskutojnë rreth tyre. Dialogët janë të
shkurtër, shkëmbehen një a dy fjali mes personazheve, sa për të dhënë raportin që ekziston apo që krijohet mes
personazheve. Një pjesë të konsiderueshme e zë rrëfimi i autorit, kombinuar me dialogët dhe përshkrimin. Asnjë nga
elementet nuk mbizotëron në raport me të tjerët. Përshkrimi dhe rrëfimi shkrihen në një.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim


Një sërë elementesh karakteristike të përrallës janë: numrat, klishetë, personazhet kafshë e njerëz, që hasen më së shumti,
bashkë me simbolikën e tyre. Numri tre përshkon gjithë përrallën: tre kafshë, i treti përcakton fundin etj.

Vlerësimi : vlerësim me notë, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën,
shprehitë dhe leksikun e pasur
Detyrat dhe puna e pavarur: Ritregojeni këtë përrallë me fjalët tuaja, por kujdes, mos ndryshoni: numrat simbolikë,
objektet simbolike dhe radhën e veprimeve
Data: 26.9.2018

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Muji dhe Halili Situata e të nxënit: Informacione për Eposin e kreshnikëve dhe
epikën popullore
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-lexon për të identifikuar llojin e legjendës në letërsinë gojore Muji, Halili, zana, rapsodë, Jutbinë
-përmbledh legjendën në pak fjali dhe i vendos një titull
-dallon dhe interpreton figurën e hiperbolës, si karakteristikë e këtij lloji
-dallon elementin fantastik nga ai real
-gjen shprehje me forcë të madhe shprehëse dhe shpjegon rolin e tyre

Burimet: “Gjuha shqipe 9”,përvoja të nxënësve, informacion Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, punë e drejtuar, punë në çift, diskutim, stuhi mendimi, kllaster
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
I njoh nxënësit me titullin e ri të mësimit, me llojin e tekstit letrar dhe zhvilloj me nxënësit një stuhi mendimesh për
legjendat.
Ndërtimi i njohurive të reja:
Lexohet fragmentin “Muji dhe Halili” duke ruajtur gjatë leximit karakteristikat e gegërishtes. Nxënësit do të nënvizojnë
hiperbolën dhe elementin fantastic. Ushtrimi 2. Përgjigje të mundshme: Të dy kreshnikët largohen nga vendi, futen nën dhè,
sepse na s’kemi shka ba mbi ftyrë të tokës. Tragjikja qëndron në largimin e tyre nga jeta mbi tokë; tërheqja e tyre jo prej
luftërave, por prej një sendi: pushkës, plumbitUshtrimi 3. Përgjigje. Ilustrimi: Muji e shtrëngoi aq fort çelikun, sa e shtypi si
të ishte prej dylli. Forca e një vendi matet nga fuqia e banorëve të tij. Ushtrimi 4. kërkon nga nxënësit të thonë tituj
gojëdhënash, përzgjedh dhe shkruan në tabelë titujt më të përshtatshëm. Ushtrimi 5 Pikat e përbashkëta që lidhin dy
gojëdhënat. Vendi: nëpër male Personazhet: Muji, Halili, bariu Mesazhi: Zhvillimi i shoqërisë, largimi prej skenës së
luftërave dhe jetës shqiptare të Mujit dhe Halilit. Diskutim i lirë Ushtrimi 6. Shprehja: “Jo fort larg prej këtyre kohëve tona”,
gojëdhëna e dytë rrëfen për një kohë të papërcaktuar, që qëndron shumë larg kohëve të lashta dhe më pranë kohës së
luftërave me armë baruti. Ushtrimi 7. Do të punohet me tabelën e figurave.

Fjalia Lloji I figutës Interpretimi im


Mos ia shtje dorën, se t’a kputë hiperbolë Imazhi që përftohet është i madhështisë fizike. Njerëz me fizik të
madh, që jetojnë nëpër malet e Shqipërisë, ashtu siç është dhe vetë
natyra shqiptare
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:
Shprehja Interpretimi
E shpon anë m’anë Mbi ftyrë të tokës Asht ende gjallë ndër Përdorimi i shprehjes anë m’anë në kuptimin që përftojnë
shpella sot, tregon për lashtësinë e gjuhës dhe legjendës. Plaga që
lë pushka ndihet në çdo pjesë të trupit

Vlerësimi : Vlerësoj nxënësit për dallimin dhe interpretimin e figurës së hiperbolës, për gjetjen e fjalëve me forcë të madhe
shprehëse
Detyrat dhe puna e pavarur: Detyrë
Data: 27.9.2018

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Emërzimi i mbiemrit Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Ushtrime pë emërzimin e mbiemrit


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë mbiemër i emërzuar, i qëndrueshëm,
-dallon mbiemrat e emërzuar nga mbiemrat e zakonshëm kontekstual, veçori gramatikore
-përcakton veçoritë e mbiemrave të nënvizuar

Ora e dytë
-gjen format e gabuara të mbiemrave të emërzuar
-përcakton çfarë tregojnë mbiemrat e emërzuar
-ndërton mbiemra të emërzuar në fjali e tekste

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT, punë e pavarur, mendo diskuto në dyshe – grup, shkrim i lirë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

-Ç’është mbiemri?
- Thoni veçoritë e tij gramatikore dhe jepni shembuj të përshtatjes me emrin

Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT.


Grupet e emrave me mbiemra që sollën si shembuj, nxënësit i përdorin në fjali dhe i shkruajnë në tabelë. Në secilin rast,
grupin e dhënë e zëvendësojnë me një emër të prejardhur prej mbiemrit duke emërzuar atë. Vazhdohet me përcaktimin e
veçorive gramatikore të tyre duke nxjerrë vetë nxënësit përfundime se si e përfaqësojnë emrin në gjini, numër e rasë.
Nxënësit rikthehen në tekst për të punuar me shenjat e tabelës INSERT, duke u ndalur kryesisht në njohuritë reja

(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Ndalemi në shpjegimin e koncepteve emërzim i qëndrueshëm dhe kontekstual. Në emërzimin e qëndrueshëm mbiemrat
përdoren rëndom si emra dhe pa praninë e tyre në tekst. Fjalët e urta kanë kryesish emërzime të qëndrueshme. Emërzimet
kontekstuale janë ato që ndodhin në kontekste të caktuara dhe janë të lidhura me një emër të përdorur më parë në tekst dhe
nuk përdoren si të tillë gjithmonë në çdo situatë. Këta mbiemra, pasi emërzohen, bëjnë pjesë në klasën e emrave duke marrë
sipas rastit të përdorimit, mbaresat e gjinisë mashkullore e femërore dhe nga mbiemrat e nyjshëm ruajnë nyjën e tyre.

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja:Mendo diskuto në dyshe – grup. Punë e pavarur
Ushtrimi 1. E drejta, e vogla, i mbyturi, të dehurit; të zotit, e zeza, i çmenduri, e reja, e madhja, të shtrembrën. Ushtrimi 2. I
ardhur, i shtypur, besnik, i ditur, i njohur, të ftohtë. Ushtrimi 3. të mira - rasa kallëzore, gjinia femërore, numri shumës, trajta
e pashquar. të së mirës, së keqes (në rastin e së keqes mungon nyja e rasës gjinore por nënkuptohet si homogjene me të së
mirës) - rasa gjinore, gjinia femërore, numri njëjës. të mirën - rasa kallëzore, e keqja - rasa emërore, të mirën - rasa kallëzore,
e mira, e keqja - r. emërore
Ushtrimi 4 Në bazë të së vërtetës, Të së mirës dhe së keqes, Midis së shkuarës dhe së ardhmes Asaj të bukure, Së dashurës
Ushtrimi 5, 6, 7 sipas kërkesës
Ushtrimi 5 nxënësit do të ndërtojnë fjali ku fjalët të përdoren si mbiemra të emërzuar
Ushtrimi 6 nxënësit do ndërtojnë fjali ku fjalët e dhëna të përdoren si mbiemra
Ushtrimi 7 nxënësit do të plotësojnë fjalët e urta
Ushtrimi 8 I ftohtë, të shkuarën, të ngrohtët, e drejta - abstrakt. Të holla - vetëm në shumës. Barkngopurit, të marrë -
frymorë.
Ushtrimi 9 e çuditshme, e vështira, e tashme, ngastër të kaluar, ngastër të ardhme, e përjetshme - mbiemra, analizohen si të
tillë e tashmja, të tashmen, një e tashme, e së ardhmes, e ardhmja, së ardhmes - mbiemra të emërzuar, analizohen përmes
mbaresave si emra, në trajtë, në gjini, numër e rasë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: shkrim i lirë

Përshkruani shokun/ shoqen e bankës duke pëdorur sa më shumë mbiemra

Vlerësimi : vlërësohen nxënësit për gjetjen e formave të gabuara të mbiemrave të emërzuar, për përcaktimin e veçorive të
mbiemrave, për ndërtimin e fjalive
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 10
Data:_____________________

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Përemri i pacaktuar Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Ushtrime për përemrin e pacaktuar
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: përemër i pacaktuar, veçori
-identifikon përemrin e pacaktuar nga përemrat e tjerë gramatikore
-përcakton veçoritë gramatikore të tyre
-shkruan saktë sipas rregullave përemrat e përngjitur
-përdor përemrat e pacaktuar në situata të ndryshme krijues

Ora e dytë
-lidh secilin përemër të pacaktuar me veçoritë përkatëse
-gjen përemrat dhe thotë llojin e secilit
-gjen përemrat e pacaktuar që përjashtojnë një frymor ose send të pacaktuar

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, shkrim i lirë, punë e drejtuar, analizë rasti, punë e pavarur, INSERT, mendo diskuto në grup

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: shkrim i lirë, stuhi mendimi

Nxënësit kanë njohuri për përemrat dhe u kërkohet të bëjnë një shkrim të shkurtër me temë, “Pushimet e mia”, ku të përdorin
sa më shumë përemra të llojeve të ndryshme dhe t’i nënvizojnë ato. Pasi lexohen disa shkrime, nxënësit listojnë llojet e
përemrave që kanë përdorur duke ndërtuar pemën e mendimit, ku të jepet përkufizimi i tyre dhe veçoritë gramatikore

e pacaktuar vetorë

Përemrat

dëftorë pronorë

lidhorë
vetvetorë pyetës

Ndërtimi i njohurive të reja: INSERT, punë e drejtuar, analizë rasti, punë e pavarur
INSERT. Lexojmë pjesën në tekst dhe ndalemi te përemrat e pacaktuar e me të zeza. Nxënësve u kërkojmë të përcaktojnë:
Çfarë tregojnë këta përemra? Çfarë veçorish gramatikore kanë? Përfundimet shkruhen në tabelë.
Nxënësit rikthehen në tekst dhe punojnë në të me shenjat e tabelës INSERT
(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Diskutohen njohuritë e reja dhe vazhdohet me ushtrimet. Vetë mësuesi mund të shtojë informacion se përemrat e pacaktuar
të përngjitur si: kurrkush, gjithkush, e të tjera shkruhen pa ë pasi zanorja ë te gjithë e kurrë bie gjatë përngjitjes
Ushtrimi 1: sipas kërkesës, mund dhe të kalohet si i përfunduar në fazën e ndërtimit të njohurive. Ushtrimi 2: grupi i fundit,
janë përemra të ngurtë që nuk kanë kategorinë e gjinisë, numrit e të rasës. Ushtrimi 3:

Përemra të pacaktuar për frymorë, sende Përemra të pacaktuar për frymorë e sende të një lloji

ndonjë strehë, të gjithë atë kohë, dikush, ndokënd, mbarë tërë thjeshtësinë, të gjithë spektatorët
vendin, asgjë

Ushtrimi 4 Teksti i plotësuar me përemrat e pacaktuar. Në gjithë atë diell të nxehtë qershori fëmija ishte veshur shumë
trashë. b) Ata kishin respekt të veçantë dhe për një copë herë të dy i hapën rrugë me mirësjellje njëri-tjetrit. c) Ndonjëri
mund ta bënte fare mirë projektin dhe vetëm, sepse nuk ishte i vështirë. ç) Ju falënderoj shumë, por tani për tani nuk kam
nevojë për asnjërin. d) Djali pyeti me shaka se cila ishte e rruga më e mirë për të shkuar pa rënë në ndonjë greminë. dh)
Dhoma e madhe e ngrënies ishte e mbushur me gjithfarë orendish dhe pajisjesh. e) Për një kohë nuk foli më me askënd dhe
ndërronte rrugë për të mos u ndeshur me ndonjërin.
Ushtrimi 5 sipas kërkesës
Ora e dytë

Ndërtimi i njohurive të reja:Punë e pavarur, mendo diskuto në grup


Ushtrimi 1,2,3 sipas kërkesës në libër
Ushtrimi 4 nxënësit nënvizojnë me një vijë kur është numëror dhe me dy vija kur është përemër i pacaktuar.
Ushtrimi 5Nxënësit gjejnë përemrat në fragmentin e dhënë
Ne—përemër vetor
Grupi I, ushtrimi 6
Grupi II , ushtrimi 7
Grupi III, ushtrimi 8

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Analizë rasti


Përemri I pacaktuar I ngurtë gjinia numri rasa
çdo + - - -

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 9

Data: 3.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Eposi i kreshnikëve Situata e të nxënit: Deka e Omerit Martesa e Halilit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: epos, kreshnik, elegji, Omeri, Ajkuna,
-identifikon veçoritë e eposit të kreshnikëve Muji, Halili
-dëgjon për qëllime të caktuara pjesë nga eposi i kreshnikëve
-dallon figuracionin artistik të përdorur në këto krijime

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, diskutim, punë në çift.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

U kërkohet nxënësve që të shprehin mendimin e tyre rreth pyetjes: Ç’ju kujtojnë emrat: Gjergj Elez Alia, Muji, Halili, zanë,
orë, bjeshkë, kreshnik? U jepet nxënësve një afat kohor për t’iu përgjigjur pyetjes. Përgjigjet e nxënësve mund të jenë:
⋅personazhe të Ciklit të Kreshnikëve; ⋅jetonin në Bjeshkë; ⋅ishin trima, të fortë, të fuqishëm; ⋅luftonin kundër pushtuesve
sllavë; ⋅e donin shumë familjen, atdheun dhe e mbronin atë me jetë (Kujtohet beteja e Gjergj Elez Alisë kundër Bajlozit për
të mbrojtur nderin e familjes); ⋅Zanat, hyjneshat e natyrës së virgjër, që e ndihmuan Mujin të bëhet i fuqishëm; ⋅Orët, hyjnitë
e familjes, mbrojnë familjen nga e keqja.
Në këtë hap mësuesja u përgjigjet këtyre pyetjeve
⋅Ç’është Eposi i kreshnikëve?
⋅Cilat janë personazhet më të njohura të këtyre këngëve?
⋅Përse luftojnë kreshnikët dhe kundër kujt?⋅Ç’karakteristika kanë këto këngë? ⋅Ku këndohen këto këngë dhe me ç’vegël
shoqërohen?
Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim
Para se të lexohen pjesët e përzgjedhura nga Cikli i Kreshnikëve, udhëzohen nxënësit të dëgjojnë me vëmendje dhe të kenë
parasysh këto këshilla:
Këshilla për të dëgjuar
* Mbani në dorë laps ose stilolaps për të mbajtur shënime gjatë të lexuarit.
* Dëgjojeni tekstin me kujdes dhe dalloni notat emocionale që përshkojnë të dyja këngët.
* Dalloni momentet më të rëndësishme nga ato më pak të rëndësishme, personazhet që marrin pjesë, ngjarjen që ndodh, si
dhe figuracionin artistik që përdor autori popull në këto këngë.
Pas dëgjimit të këngëve, nxënësit punojnë me fjalorin dhe diskutojnë rreth çështjeve të shtruara më lart

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë në çift, diskutim


Punohen në fund të faqes 25 dy ushtrimet plotësuese për të dyja këngët. Nxënësit punojnë në çift për realizimin e detyrës.
Diskutohen përgjigjet e dhëna me të gjithë klasën
Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për dëgjimin e kujdesshëm, pjesëmarrjen në diskutime për çështjet e shtruara, si dhe për
plotësimin e ushtrimeve në libër.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 4.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Rozafati Situata e të nxënit: Punë me tekstin Pjesë nga filmi “Muri i gjallë”.
( ora e parë + ora e dytë) https://ëëë.youtube.com/ ëatch?v=USKGIpZëGyë
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: baladë, Rozafa, motiv, tematika
Ora e parë
-liston veçoritë e baladave
-lexon pjesën për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit
-fjalë e shprehje nga teksti që janë në dialekt
përcakton elementet folklorike në tekst
-dallon temën dhe motivin qendror të baladës
Ora e dytë
-analizon psikologjinë dhe karakterin e personazheve, nisur nga veprimet e tyre
-veçon elemente stilistikore që i japin ritëm dhe muzikalitet baladës balada, Rozafa, murim, strukturë, stil
-përcakton raportin mes rrëfimit dhe dialogut dhe përcakton efektin që sjell ky
raport
-shpjegon rolin e thirrorit në baladë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve, pjesë nga filmi Lidhja me fushat e tjera ose me
“Muri i gjallë”. temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, pema e mendimit, vëzhgim i materialeve filmike, stuhi mendimi, lexim teksti, analizë teksti, ditarët e të nxënit,
diskutim
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: stuhi mendimi, pema e mendimit

Nxënësit kanë njohuri për baladat dhe vendin e tyre në folklor. Plotësojnë organizuesin grafik për baladën, duke u ndalur në
veçoritë që e dallojnë nga të tjera krijime letrare të folklorit
Balada: Karakterizohet nga elemente epike (rrëfimi) dhe dramatike (fund i trishtë për heroin kryesor) ndërthurur me
elemente lirike, Tematika më e njohur ajo e vetëflijimit dhe në veçanti e murimit, që i kapërcen kufijtë vendas e shtrihet në
gjithë Ballkanin; murimi në kala, në ura etj. Bazohet në një motiv kryesor, si: besa, nderi apo fjala e dhënë.
Tematika më e njohur ajo e vetëflijimit dhe në veçanti e murimit, që i kapërcen kufijtë vendas e shtrihet në gjithë Ballkanin;
murimi në kala, në ura etj.
Baladat më të njohura shqiptare: Rozafa, Kostandini dhe Doruntina, Ago Ymeri etj.
Karakterizohet nga tragjikja individuale, kapërcimet e mëdha në rrëfim dhe me situata themelore të zhvillimeve psikologjike
Ndërtimi i njohurive të reja: vëzhgim materiali filmik, lexim i pjesës, diskutim.
U vendosim nxënësve një fragment nga filmi “Muri i gjallë” dhe nxënësit diskutojnë rreth njohurive që kanë për këtë
baladë. Lexohet balada me zë , duke u kujdesur për intonacionin, dialektin dhe rimën e përdorur. Ndalemi në shpjegimin e
fjalëve dhe shprehjeve të reja, që nxënësit nuk i kuptojnë nga konteksti. Përmbledhin dhe një herë shkurtazi subjektin e
baladës, duke vënë theksin në momentet kyç, renditjen kronologjike të veprimeve dhe ruajtjen e intonacionit shprehës
( USHTRIMI 1 dhe 2)
USHTRIMI 3 Këtu bëhet fjalë për temën e qëndresës, murimit të gjallë dhe motivi themelor (kodi moral) që e përshkon
është besa e dhënë.
USHTRIMI 4 Këtu hyn në veprim elementi karakteristik i folklorit: numri tre dhe vëllai i vogël, më i drejti dhe më pozitivi,
që e ruan besën, ndryshe nga dy të mëdhenjtë, besa e të cilit e çon të shoqen drejt flijimit për qëndresën e kalasë

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: diskutim, ditarët e të nxënit, analizë teksti
USHTRIMI 4-5 Nxënësit analizojnë veprimet e vëllezërve dhe nuseve të tyre. Duke u ndalur në veprimet e vëllezërve, vjen
mesazhi që besa është diçka e shenjtë, por dhe kërkon sakrifica për ta mbajtur, është një lloj sprove për karakterin dhe
qëndresën e personazheve. Vetëm vëllai i vogël sakrifikon në emër të besës dhe fjalës së dhënë, rrjedhimisht dhe të
qëndresës së kalasë. Personazhi i Gjelinës përshkohet nga një sprovë e fortë psikologjike. Mëmësia dhe dashuria për jetën
qëndrojnë nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër qëndron përgjegjësia për plotësimi i detyrës përmes flijimit. Ajo përpiqet të
gjejë një zgjidhje të ndërmjetme, e cila i jep mundësinë edhe të kryejë ritin e flijimit, edhe të mbajë lidhjen me të birin.
Gjithsesi, ajo e pranon sakrifikimin, duke qenë se ai është për një interes më të përgjithshëm.
USHTRIMI 6 Tragjikja në baladë përfaqësohet nga Gjelina, vëllai i vogël dhe foshnja e tyre. Me murosjen e Gjelinës,
familja humbet gruan, bashkëshorten dhe nënën, ndërsa Gjelina humbet mëmësinë, këtë ndjesi të provuar rishtazi që e
çmonte shumë. Fakti që gjysma e trupit qëndron jashtë, tregon se ajo përpiqet të realizojë të dyja detyrimet.
USHTRIMI 7 Nxënësit identifikojnë elementin e jashtëzakonshëm në baladë. Lënia e trupit jashtë për të mëkuar të birin
edhe pas murimit, njëlloj si të qe gjallë, përbën të jashtëzakonshmen në forma të ndryshme. Ky element e afron atë me
përrallën dhe është një element që haset në të gjitha baladat.
USHTRIMI 8 Nxënësit gjejnë në tekst ato elemente që i japin muzikalitet poemës, si: o inversioni- e treta Gjelinë; o
përsëritjet –fjala nanë, (epanalepsa); o zhurma e çekiçëve; o Rimat fundore të puthura, të shoqëruara me anaforë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Analizë teksti


Nxënësit gjejnë në tekst vargjet rrëfyese, dialoguese dhe ato medituese, të cilat shpesh herë gjenden të ndërthurura me njëra-
tjetrën. Në dialogë mbizotëron koha e tashme, në vargjet rrëfyese koha e kryer e thjeshtë, ndërsa në vargjet meditative
përdoret mënyra lidhore në kontekstin e së ardhmes.

Vlerësimi : vlerësim me notë për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën,
shprehitë dhe leksikun e pasur
Detyrat dhe puna e pavarur: Kthejeni baladën në prozë

Data: 9.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Numërori Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Ushtrime për numërorin


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: numërori, llojet e numërorëve,
Ora e parë numërorët sipas ndërtimit
-identifikon numërorët
-përcakton llojet e numërorëve
-analizon veçoritë e numërorëve
-drejtshkruan saktë numërorët sipas ndërtimit
Ora e dytë

-përcakton veçoritë dhe llojet e numërorëve numërorët, llojet, drejtshkrimi i


-drejtshkruan numërorët sipas ndërtimit numërorëve
-përdor shumëllojshmëri numërorësh në situata të ndryshme
Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, analizë rasti, grupet e ekspertëve, punë e drejtuar, punë e pavarur,diktim
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: stuhi mendimi

Nxënësve u lexohet fragmenti i Umberto Eco-s dhe u kërkohet të mbajnë shënim numërorët që dëgjojnë. Nxënësit kanë
njohuri dhe thonë ato që dinë në lidhje me numërorin. • Çfarë shënon? • Llojet e numërorëve. • Drejtshkrimi i
tyre.

Ndërtimi i njohurive të reja: Grupet e ekspertëve, punë e drejtuar, punë e pavarur


Ndajmë klasën në grupe dhe çdo dy grupe flasin për një nga konceptet e numërorit. 2 grupe - numërorët, llojet e tij 2 grupe
- përdorimi i numërorëve 2 grupe - numërorët thyesorë 2 grupe - ndërtimi i numërorëve Në çdo grup njohuritë do të
shoqërohen me shembuj. Shënohen në tabelë të gjitha konceptet kryesore për numërorin, si emërzimi i numërorëve.
Për ushtrimet 1 dhe 5 duhen pasur parasysh rregullat:
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme: a) numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë b) ata që tregojnë
dhjetëshe, qindëshe, si dhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre: njëmbëdhjetë,
dymbëdhjetë, trembëdhjetë. nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë etj. njëqind, treqind, katërqind
etj. (i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë), (i, e) tridhjetenëntë, (i, e) dyqindedytë, (i, e) njëmijekatërqindepesëdheteshtatë,
(i, e) njëmilionepesëqindmijekatërqindeshtatëdhjetë etj.
Shkruhen ndaras: numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe pjesët përbërëse të
një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e: një mijë, dy mijë, dhjetë mijë, pesëmbëdhjetë mijë, një milion, dy milion e
një miliard etj. njëzet e një, tridhjetë e dy, dyzet e katër, treqind e pesëdhjetëve katër, një milion e pesëqind mijë e dyqind e
dymbëdhjetë etj. Ushtrimi 2, 3, 4 dhe 6 sipas kërkesës. Për ushtrimin 6 kihet parasysh që tre përdoret në gjininë mashkullore
dhe tri në gjininë femërore.
Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: punë e pavarur, diskutim
Ushtrimi 1 Përemrat e fjalisë së dytë dhe të tretë, të parafundit dhe të fundit shënojnë sasi. Të tjerët shënojnë numër abstrakt.
Ushtrimi 2 Shtatë, tre, pesë, tetë, gjashtë, tridhjetë, njëzet, njëqind, një, dhjetë, nëntë, dy, zero etj.
Ushtrimi 3 Të parmë - dy, një Të përngjitur - 14 Të përbërë - 100, 30 Shprehje - 25, 45, 7999, 3999
Ushtrimi 4 sipas kërkesës dhe ushtrimi 5 mund të jepet si detyrë dosjeje.
Ushtrimi 6 a. - ndajfolje b. - përemër c. - përemër ç. - numëror d. - përemër dh. - numëror e. - përemër
Ushtrimi 7. Numërorët me nyjë me veçori si mbiemrat janë numërorë rreshtorë.
Ushtrimi 8. Janë përdorime të figurshme në shprehje frazeologjike.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diktim


U jap nxënësve numërorët dhe kërkoj nga ata t’i drejtshkruajnë ato
15, 32, 30, 203, 74, 21

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për përcaktimin e veçorive dhe llojeve të rrethanorëve, për drejtshkrimin saktë të
numërorëve
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 9

Data: ____________________

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Foljet kalimtare dhe Situata e të nxënit: Punë me tekstin
jokalimtare.Forma veprore dhe joveprore e
foljeve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: folje kalimtare e jokalimtare, formë
-klasifikon foljet në kalimtare e jokalimtare veprore e joveprore
-dallon përdorimin e foljeve sipas kontekstit në kalimtare e jokalimtare
-dallon formën veprore nga ajo joveprore e foljeve

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT, punë e pavarur.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Nxënësit japin njohuritë që kanë rreth foljes duke plotësuar pemën e mendimit për veçoritë dhe kategoritë gramatikore që
kanë
folja tregon veprim ose gjendje

Ndërtimi i njohurive të reja:Diskutim, analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT.


Nxënësit lexojnë tekstin e dhënë dhe përcaktojnë nëse foljet me të zeza mund të marrin ose jo kundrinorë të drejtë. Praninë
ose jo të kundrinorit nxënësit e argumentojnë sipas formës përfaqësuese dhe sipas kontekstit. Përcaktohet kushti që foljet të
kenë karakter kalimtar ose jokalimtar. Kështu folja shkrij mund të jetë kalimtare në formën përfaqësuese por në rastin e
fjalisë do të shkrinte dëbora është përdorur si jokalimtare. Nxënësit kujtojnë kuptimin e formës veprore e joveprore të foljes
duke dhënë dhe mënyrat e realizimit të saj. Për foljet që marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë kemi të bëjmë me folje
kalimtare të zhdrejta. Vazhdohet me shenjat e tabelës INSERT në tekst dhe diskutohen njohuritë e reja në lidhje me foljen
dhe formën e saj.

(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur.


Ushtrimi 1 sipas kërkesës. Për të parë ndryshimet bëhet qarkimi i elementeve dalluese në formimin e formës joveprore.
Ushtrimi 2 a. JK b. K c. JK ç. K d. K dh. JK e. JK ë. K

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për klasifikimin e foljeve në kalimtare e jokalimtare, për dallimin e formës veprore dhe
joveprore
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 3

Data: 11.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Muri i gjallë Situata e të nxënit: Filmi “Muri i gjallë”

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
-flet rreth veçorive të skenarit të filmit “Muri i gjallë” skenar, monolog, dialog, interpretim
-liston ngjashmëritë dhe dallimet midis tij dhe veprës letrare, poemës “Rozafati”
-kupton, merr mesazhe, diferencon, krahason situata, tekste, si dhe personazhe që
shfaqen gjatë sekuencave
-dallon monologët dhe dialoged
-mëson pjesë përmendësh dhe i interpreton

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, Filmi “Muri i gjallë”, balada e murosjes, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me
nxënësit, informacione nga internet. temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, Diagrami i Venit, punë në çift, hulumtim, lojë me role.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Suhi mendimi, Diagrami i Venit, punë në çift

Vendosim pjesë nga filmi “Muri i gjallë”. Ua shfaq ato nxënësve për t’i parë, pa u treguar se cili film është. Pasi e shohin,
mësuesja u kërkon nxënësve të flasin rreth skenarit të filmit, duke i nxitur me pyetjet: Cili është titulli i këtij filmi?; Cilët
janë personazhet që marrin pjesë?; A ju ka pëlqyer ky film? Pse?; Ku është mbështetur skenari i këtij filmi?; A ka ndryshime
midis filmit të realizuar dhe veprës letrare?. Përgjigjen e pyetjes së fundit mund ta realizojnë nëpërmjet Diagramit të Venit.
Për plotësimin e tij, nxënësit punojnë në çift. U jepet si detyrë: Gjeni ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet skenarit dhe
baladës te e cila ajo mbështetet. Në përfundim të detyrës diskutohen përgjigjet e nxënësve
Ndërtimi i njohurive të reja: Hulumtim, diskutim
Mësuesja prezanton skedën e filmit “Muri i gjallë”, nëpërmjet së cilës nxënësit marrin një informacion më të plotë rreth
filmit.
Pas kësaj veprimtarie, nxënësit lexojnë një pjesë të skenarit të dhënë në faqet 28-29. Bëhet leximi i fragmentit me role.
Nxënësit zgjidhen me kujdes nga mësuesja, mbështetur në aftësitë e tyre interpretuese.
Muri i gjallë Arkivi i filmit
Titulli shqip Muri i gjallë Vendi i prodhimit Shqipëri Viti i prodhimit 1989 Ekipi realizues Regjia Muharrem Fejzo Skenari
Natasha Lako Muzika Zef Çoba Aktorë kryesorë Luiza Xhuvani Ilir Sulejmani Elvira Diamanti Gëzim Rudi Rajmonda
Bulku Edmond Budina Aktorët e tjerë Vangjel Toçe Lec Bushati Stavri Shkurti Ilir Borodani

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Lojë me role


Pas leximit, nxënësit dallojnë monologët dhe dialogët, si dhe sqarimet e skenaristes. U thuhet nxënësve se këtë pjesë do ta
interpretojnë me role. Përzgjidhen nxënësit që do të marrin pjesë, duke caktuar edhe rolet e tyre: - Regjisori -Kompozitori -
Skenografi -Kostumografi -Aktorët: Gjetoja, plaku mjekërbardhë, Gjelina, Tuta, Fata.
Vlerësimi : Do të vlerësohen nxënësit për: intonacionin e përdorur, gjestet, mimikën, komunikimin me njëri-tjetrin,
kostumografinë dhe për skenografinë e përdorur.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 11.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Lirika popullore Situata e të nxënit: Lirikat e dhëna në libër

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: lirikë popullore, këngë pune, këngë
-dallon llojet e lirikës popullore (këngët e punës, këngët e dasmës, ninullat dasme, këngë vaji, ninulla ose këngë
-shpjegon veçorinë e ndërtimit të këngëve të punës, mbështetur te përmbajtja dhe djepi, ritmi, theksi, rima
forma, duke u ndalur te: rima, theksi, ritmi i brendshëm
-dallon ndryshimet në intonacion të lirikave të llojeve të ndryshme (këngë pune,
dasme, mërgimi dhe ninulla).

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, materiale folklorike, njohuritë e nxënësit, Lidhja me fushat e tjera ose me
informacione nga interneti. temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, punë e drejtuar, diskutim, lojë me role.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Bisedë
Mësuesja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë duke ritheksuar se lirika popullore
është pjesë e letërsisë gojore. Rikujton nëpërmjet skemës së mëposhtme dy nga gjinitë kryesore të folklorit dhe krijimet që
bëjnë pjesë në to. Folklori Epika këngët heroike, këngët historike, përralla, legjenda, miti
Lirika këngët e dashurisë, ninullat (këngët e djepit), vajet, këngët e
dasmës, këngët e punës, këngët e mërgimit
Ndërtimi i njohurive të reja: Lojë me role, punë e drejtuar, diskutim
Mësuesja nis me prezantimin e këngës së parë, si një këngë e vjetër dhe e mirëfilltë pune, që lidhet drejtpërdrejt me një
proces pune. Këto këngë i kanë shoqëruar njerëzit gjatë punës në bujqësi, blegtori, zejtari etj. li,- ri m, bot. bimë barishtore
njëvjeçare, me gjethe të holla, të gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra, nga kërcelli i së cilës nxirren fije për të bërë
pëlhurë, thasë, litarë etj. Nga farat nxirret vaj. Fijet nxirren duke rrahur kërcellin e kësaj bime.U tërheq vëmendjen e
nxënësve, duke thënë se kjo këngë e vjetër pune fillimisht do të recitohet me ritëm nga tri nxënëse, ku secila do të paraqesë
një proces pune.Nxënësit ndalen te ritmi dhe melodia.
Sa rrokësh është vargu i kësaj kënge? 8-rrokësh Ku bien theksat në këtë këngë? Në rrokjet 1,2,5,7. Mësuesja
shton: Kjo këngë, me ritmin që ka, priret ndaj recitativit. Këndohet thuajse duke u recituar nga grupi i vajzave e grave që po
tjerrin, endin a lajnë lirin. Ritmi shërben për të nxitur fuqinë fizike të atyre që janë duke punuar, si dhe për të krijuar një
ndjenjë të gëzuar e çlodhëse. Nxënësit drejtohen që të lexojnë informacionin për ritmin dhe theksin në faqen 30 të tekstit të
tyre. Kjo këngë ka karakter të theksuar didaktik dhe se realizon dy funksione:
Së pari, shoqëron një proces pune në mjeshtërinë e përdorimit të lirit, ku të gjitha proceset e punës numërohen me radhë,
saqë nuk lihen mënjanë dhe veprime të dorës së dytë, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me procesin, si p.sh.: thurja e gardhit,
ruajtja e arës.
Së dyti, mund të jetë përdorur edhe si këngë didaktike për fëmijët. Nëpërmjet saj fëmija mëson një zinxhir të tërë me procese
pune, forcon kujtesën dhe pasuron fjalorin. Fëmijës i kumtohet mesazhi se këto tesha prej liri, që ti i vesh aq lehtë, janë bërë
me një mije mundime, ndaj ruaji, mos i gris e mos i ndot. Nga notat e ritmit të punës kalohet te notat e gëzimit në këngën e
dasmës. Këngët lirike të dasmës janë shumë të bukura. Ato këndohen gjatë dasmës në kohë të ndryshme: kur fillon dasma
(siç është kënga “Këndon bilbili, këndon”), kur përgatitet nusja apo dhëndri, kur shkohet për të marrë nusen etj. Ninullat ose
këngët e djepit janë këngë të krijuara nga nënat. Ato i këndojnë fëmijës kur e vënë në gjumë. Në këto këngë nëna e
përshkruan me dashuri e krenari bukurinë e fëmijës dhe e uron atë që të rritet i shëndetshëm, i zgjuar, i dashur që të shquhet
në shoqëri.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim
Punohen ushtrimet e rubrikës “Diskutoni” në fund të faqes 31
Vlerësimi : Vlerësimi do të kryhet për përgjigjet e dhëna nga nxënësit gjatë gjithë orës.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 16.10.2018

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Rinë – Katerinëza Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë rrëfenjë, Rinë-Katerinëza, tregimi
lexon për të përcaktuar llojin e rrëfimit rrëfenja
-dallon elementet fantastike në rrëfim mes vendit dhe personazheve
-përshkruan dy personazhet kryesorë me pesë fjali

Ora e dytë
-komenton ndjesitë e kundërta të personazheve
-argumenton zgjedhjen e alternativës së tij
-krahason përrallën me rrëfimin si lloje të prozës

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në ndihmë Lidhja me fushat e tjera ose me
të temës mësimore temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Pema e mendimit, DRTA, ditari dypjesësh, vështrim krahasues, mendo puno në dyshe
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Pema e mendimit
Rikujtoj njohuritë e marra për autorin Mitrush Kuteli, si dhe për rrëfenjat: “Vendosa të shkoj në mërgim” dhe“Gjonomadhë e
Gjatollinj”.për këtë ndihmohen nxënësit edhe me anë të pyetjeve: - Kush është Mitrush Kuteli? - Ç’dini për të? - Ç’vepra
të tij keni lexuar? - Cili është ndryshimi i këtij prozatori nga prozatorët e tjerë?

Dhimitër Pasko (emri i vërtetë i Kutelit


rrëfen rrëfenjën për ngjarje
Mitrush Kuteli

fjalë të gjuhës popullore shprehje frazeologjike

bashkëjetesë të dy tipave të shkrimit

ruan tiparet e prozës popullore


Ndërtimi i njohurive të reja:DRTA.
Mësuesja do të lexojë me ndalesa, të cilat janë përgatitur më parë. Nxënësit do të sqarojnë, së bashku me mësuesen, fjalët
dialektore apo fjalët e vjetra (arkaizmat).
Paragrafi I. Hëna... deri te ... qivur të Kirolloit. Mësuesja drejton pyetjet:
- Ku zhvillohet ky rrëfim? (vendi) - Kur zhvillohet? (koha, si kohë e ditës, është natë)
- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse? - Çfarë parashikoni se do të ndodhë? - Cilat janë detajet që ju bindin për
parashikimin tuaj?
Paragrafi II. U hoq... deri te ... Katerinëza i foli.
Mësuesja nuk komenton rreth parashikimit të bërë nga nxënësit. Përgjigjen, nëse ishte i saktë apo jo ky parashikim, ata e
marrin gjatë leximit. Mësuesja drejton pyetjet: - Mbështetet ky tregim në rrëfimet fantastike popullore? - Për ç’element
fantastik bëhet fjalë? - Cilat janë mjetet sugjestionuese që mbizotërojnë? - Si e përfytyroni Rinë Katerinëzën? Përshkruajeni
atë duke përdorur detaje nga teksti. - Si mund ta përshkruani Kirolloin?
Paragrafi III. Sa i tretur je o im Zot... deri te ... e mejtuar.
- Përse M. Kuteli zgjedh pikërisht varrezat për të zhvilluar rrëfimin e tij:
a) Për të treguar fatalitetin e vdekjes apo b) forcën e dashurisë? Argumentoni zgjedhjen e alternativës së dytë. - Cili është
mesazhi që merrni? o Vdekja e trimit na njeh si lexues edhe me një temë tjetër që ka ndikuar në historinë e vendit tonë, në
jetën sociale e kulturore të popullit shqiptar. - Mendoni se është një zgjidhje e rastësishme apo autori e ka sjellë për të
karakterizuar personazhin Kirillo?
Kjo e dhënë na ndihmon për të përcaktuar kohën e rrëfenjës? o Po aq e rëndësishme në jetë, sa lidhja e dy të dashuruarve,
është edhe lidhja e nënës me fëmijën e saj. Ku shprehet kjo në tregim?
Paragrafi IV. Vështronte... deri te ... së Rinë Katerinëzës. - Në ç’dilema i vendos autori personazhet? Ndaluni në ndjesitë
e kundërta.

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja:Vështrim krahasues, ditari dypjesësh

Paragrafi Komenti im

Fragmenti nga tregimi (rrëfenja) Ç’ndjenja e mendime ju shkaktojnë Ç’tipare të karakterit dalin nga këto
këto fjalë? fjalë?

Flisni për veçoritë e përbashkëta të kësaj rrëfenje (tregimi) me përrallën. Çdo tipar do të plotësohet me të dhëna nga
fragmenti i tregimit nëpërmjet fjalive dhe fjalëve kyç.

Përralla rrëfenja

a. Komunikimi “i fshehtë” i rrëfyesit me lexuesin. E askush s’duhej të dinte besën e martesës së tyre...
b. Elementi fantastik. Trak-trak, kërcitnë ca drrasa që thyheshin; drrasat e qivurit të Kirollojit.
c. Dialogu i pasur me shprehje popullore. - O im-zoti Kirollo As unj veshin më dëgjo As zgjat krahun më shpëto...
d. Gjuha dialektore. Ndenjnë në një tjatër varr... e. Dëshira për shndërrim (metamorfoza). - Ç’do deshe të bëhej ti, o im-zot?
- Qiparis, o vasha ime. - Edhe unë dhriz’ e bardhë...

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Mendo puno në dyshe


Pas kësaj merret për krahasim një përrallë dhe mësuesi së bashku me nxënësit ndalet në pikat e mësipërme: a. Kujtoni si
komunikon autori i përrallës me lexuesin (hyrja, mbyllja, gjatë rrëfimit etj.) b. Jofrymorët shpirtëzohen. c. Gjuha e përrallës
është e mbushur me shprehje popullore e arkaizma. ç. Murosja e të gjallëve ose sjellja e tyre prapë në jetë; shndërrimi i
princit në bretkosë, i vajzës në zog etj.

Vlerësimi : vlerësohen nxënsit për dallimin e elementeve fantastike, për krahasimin e përralës me rrëfenjën, për përshkrimin
e personazheve
Detyrat dhe puna e pavarur: Zgjidhni një nga alternativat e detyrës në f. 28.

Data:__________________________

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Projekt Situata e të nxënit:Tema e projektit
Zgjedhja e temës së projektit
Ora I

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
Projekt
-diskuton rreth temave që i intereson Tema e projektit
-liston disa tema duke pasur parasysh interest e tij
-përzgjedh temën e projektit

Burimet:teksti “ Gjuha shqipe 9” , interneti Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bisedë, mendo diskuto në grup, shkrim i lirë

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Bisedë


Zhvilloj një bisedë me nxënësit rreth temave që nxënësit do të përzgjedhin për projektin lëndor.
Listohen disa tema në tabelë. Vetë nxënësit argumentojnë se cila prej këtyre temave është më e përshtatshme për
moshën e tyre.

Ndërtimi i njohurive të reja: mendo diskuto në grup

Mbasi nxënësit kanë përzgjedhur temën e projektit , jap detyrat për çdo grup si edhe brenda secilit grup.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: shkrim i lirë


Pse mendoni se tema që përzgjodhët është më e përshtatshme për moshën tuaj.
Jap udhëzime për orën tjetër të projektit
Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur: Nxënësit marrin detyrat brenda secilit grup nga lideri i grupit

Data: __________________
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për foljet Situata e të nxënit: Punë me tekstin
kalimtare dhe jokalimtare dhe për formën
veprore dhe joveprore të foljeve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: folje kalimtare e jokalimtare, forma
përcakton veçoritë e foljes veprore e joveprore
-dallon foljet kalimtare e jokalimtare
-dallon formën e foljes
-jep formën e kundërt të foljes; ⋅ përshtat foljet sipas kërkesës në fjali
-përdor të njëjtat folje herë si kalimtare e herë si jokalimtare në fjali
-bën shkrime të thjeshta duke përdorur folje në forma të ndryshme

Burimet: : Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e pavarur, diskutim, mendo diskuto në dyshe
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
Rikujtojmë veçoritë e foljeve si: •dallimin nga kalimtare në jokalimtar•formën e foljeve •mënyrën e formimit të formës
joveprore
Ndërtimi i njohurive të reja: Mendo diskuto në dyshe, punë e pavarur
Ushtrimi 1 dëgjohemi - dëftore, e tashme, veta I, shumës, joveprore të flitej - lidhore, e pakryer, veta III, njëjës, joveprore do
të merreshin - kushtore, e tashme, veta III, shumës, joveprore qoftë rritur - dëshirore, e kryer, veta III, njëjës, joveprore u
regjistrova - dëftore, e kryer e thjeshtë, veta I, njëjës, joveprore qenkeni matur - habitore, e kryer, veta II, shumës, joveprore
freskohu - urdhëroreUshtrimi 2 sipas kërkesës. Ushtrimi 3 •Ndieja veten • të kënaqemi duke parë një qengj të bardhë
•e kupton jetën •lau të bijënUshtrimi 4 •më takon - kalimtare e zhdrejtë. (foljet që marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë
janë kalimtare të zhdrejta) •marr meritat - kalimtare •dritonin e takova - kalimtare • moti ka marrë - jokalimtare • e
ke qarë - kalimtare •qan - jokalimtare • syzet i humba - kalimtare •ai humbi - jokalimtare • nuk po shoh mirë -
jokalimtare Ushtrimi 5 • do të krihte • mërzitkan • kishit takuar • rregulloj • kthefshin • do të vononin • pastë gabuar • të
kishit dëgjuar. Ushtrimi 7
Kalimtare Jokalimtare
Pushoj rrëfimin Pushoj në jug
Thërras djalin Thërras fort
Humb mendjen, kuletën Humb në mendime
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim
Folja Mënyra Koha Veta Numri Forma Kal/jokalimtare
Të epohej lidhore pakryer III njënjës joveprore
Lindin Dëftore tashme III shumës veprore Përdoret si kalimtare

Vlerësimi : Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të
reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 10

Data: 18.10.2018

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Foljet njëvetore dhe Situata e të nxënit: Punë me tekstin
pavetore
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: folje vetore, njëvetore, pavetore
-dallon foljet njëvetore dhe pavetore
-përdor në shkrime të ndryshme folje njëvetore e pavetore
-transformon fjalitë me folje nga vetore në pavetore ose njëvetore.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e drejtuar, INSERT, punë e pavarur, diskutim.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?


Si përshtaten kryefjala dhe kallëzuesi?
A ka fjali pa kryefjalë?
Në ç’raste ndodh kjo?
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar, INSERT
Një nxënës lexon bukur vargjet nga “Cikli i kreshnikëve” dhe pasi dallojnë foljet, gjejnë kryefjalën e tyre. Për çdo rast
nxënësit përcaktojnë nëse këto folje marrin kryefjalë në çdo vetë, vetëm në vetën e tretë apo nuk marrin kryefjalë në asnjë
nga vetat. Vazhdohet me punën në tekst me shenjat e tabelës INSERT dhe diskutohen njohuritë e reja në lidhje me
emërtimin folje njëvetore dhe folje pavetore. Ndalemi në rastet e përdorimit të foljeve pavetore si modale e folje jokalimtare.
(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, diskutim


Ushtrim1 sipas kërkesës.
Ushtrimi 2. Foljet pavetore janë: Rastis, dihet, bihet, shkreptinte, më besohet, iket, bën ftohtë, duhet vajtur, të lënë të futesh
Ushtrimi 3 Matet shtatë herë e pritet një herë. Nuk bëhet shuuu pa pasur pula Nuk mbahet shtëpia me miell hua Sipas vendit
bëhet kuvendi Dardha që ka kokrra qëllohet me gurë Puna e sotme nuk lihet për nesër Hekuri rrihet së është i nxehtë Nuk
bëhen petulla me ujë. Kryesisht janë folje që kanë vetëm vetën e tretë dhe kanë kaluar në formën joveprore .
Ushtrimi 4 sipas kërkesës.
Ushtrimi 5 • flitet - pavetore, (kalimtare e zhdrejtë) • duket - pavetore • u ngrys - pavetore • bën ftohtë -
pavetore • gjëmon - pavetore • durohej - pavetore • zbardh - njëvetore

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për dallimin e foljeve njëvetore dhe pavetore, për përdorimin e tyre në shkrime të ndryshme

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data: 23.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Sfinksi Situata e të nxënit: Punë me tekstin
(ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: sfinksi, mik, kolerë
Ora e parë
-lexon tekstin për të përcaktuar llojin e tekstit
-përgjigjet rreth pyetjeve të të kuptuarit të tekstit dhe të kontekstit
-shpjegon titullin e pjesës në fillim dhe në fund të leximit
-përshkruan gjendjen e personazhit nisur nga rrëfimi i tij.
Ora e dytë
-diskuton gjendjet e personazheve dhe këndvështrimet e tyre ndaj realitetit
-jep përshkrimin dhe vizatimin e tij për “Sfinksin” sipas pjesës sfinksi, personazh, qenie, kolerë,
-ilustron mendimin dhe përshkrimin e tij në lidhje me insektin dhe personazhet insekt
-diskuton raportin mes përshkrimit, meditimit dhe elementeve fantastike
-shpjegon me mënyrën e rrëfimit dhe stilin e autorit

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja e nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, lexim i pjesës, pyetje-përgjigje rreth të kuptuarit, diskutim, diskutim, punë e pavarur me shkrim, vizatim
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Nxënësve u përmendim titullin e pjesës dhe kërkojmë të përgjigjen për gjithçka që dinë rreth Sfinksit si figurë mitologjike.
Pas shpjegimit të fjalës nga këndvështrimi mitologjik, ku mbizotëron një qenie me trup luani dhe kokë njeriu, (në Egjipt me
trup luani e kokë faroni), apo interpretime të tjera mitologjike, kalojmë në leximin e pjesës.

Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim i pjesës, pyetje-përgjigje, diskutim


Bëhet leximi i pjesës nga nxënësit me aftësi shprehëse për të pasur intonacionin e duhur. Nëse ka fjalë e shprehje që duhet të
shpjegohen, bëhet interpretimi i tyre nga konteksti. U kërkojmë nxënësve të përcaktojnë nëse është kuptimi i termit “sfinks”
është i njëjtë me atë që dhanë në fillim. Jepet koncepti i ri i fjalës, nisur nga tregimi duke dhënë edhe lidhjen që ekziston mes
dy kuptimeve. Ushtrimi 1 Një qenie e papërcaktuar qartë në sytë e personazhit, aspak unike dhe e ngjashme me një qenie të
vetme, që të ngjall mister, frikë dhe ndjesinë e së panjohurës. Nxënësit përcaktojnë llojin e tregimit si tregim psikologjik dhe
mistik, tipik për stilin e Posë.
Ushtrimi 2 Në lidhje me tregimin mund të sqarojmë se imagjinata e autorit shkon përtej reales, por gjendja në të cilën ai
ndodhet justifikon çdo interpretim të vegimeve të tij. Këtu autori ecën me idenë e perspektivës, që nënkupton se sfinksi
realisht është një insekt që ecën në një fije merimange, por shpjegimi dhe vegimi i personazhit është sipas gjendjes së tij,
paralajmërimit të tij dhe, në njëfarë mënyre, i krizës së frikës mbi vdekjen, kur gjithkund pati rënë kolera dhe tmerri e frika e
sëmundjes vdekjeprurëse kishte pushtuar gjithkënd. Edhe leximet në bibliotekën e mikut të tij rreth pamjes që ai shihte, ia
zhvilluan imagjinatën, duke rritur ndjenjën e së panjohurës, të ankthit e të frikës. Ushtrimi 3. Përgjigja e saktë është: 3. si
simptomë e një krize marrëzie
Ora e dytë

Ndërtimi i njohurive të reja:Rrjeti i diskutimit.


Nxënësit japin mendimin e tyre, duke diskutuar e argumentuar alternativën e përzgjedhur. Megjithatë pika a.) nuk krijon
largësi emocionale e psikologjike do ishte përgjigja më e saktë, sepse i gjithë përshkrimi i personazhit për insektin,
halucinacionet në lidhje me të, interpretimi që i bën lëvizjeve, pamjeve të insektit dëshmojnë për tmerrin psikologjik që ai
përjeton dhe gjurmët që ka lënë murtaja dhe vdekja në mendjen e tij, pavarësisht se ai përpiqet t’u largohet fizikisht.
Ushtrimi 5 Miku i personazhit kryesor fillimisht nuk sheh asgjë dhe nuk i beson mysafirit të tij, pastaj krijesa/insekti i duket
shumë e vogël. Asnjëri prej personazheve nuk e shikon objektin në mënyrë realiste, gjë që na bën të kuptojmë që të dy
mund të jenë të ndikuar nga situata që i rrethon, pavarësisht se në mënyra të ndryshme.
Ushtrimi 6 Në tekst mbizotërojnë më tepër fjalitë me natyrë përshkruese, ku dallojnë përshkrimet që i bëjnë dy personazhet
insektit, si dhe fragmenti i lexuar nga një tekst shkollor, ku jepen të dhëna të detajuara për këtë insekt sipas shkencës së
botanikës. Ushtrimi 7 Kjo lidhet me temperamentin e personazheve, por dhe me gjendjen psikologjike të secilit. Miku i
personazhit ka natyrë më objektive dhe është i lidhur me shkencën, filozofinë dhe dukurinë e shpjegon shkencërisht, ndërsa
personazhi që rrëfen është një natyrë më meditative dhe dukurinë e shpjegon subjektivisht. Ushtrimi 8 Nxënësit diskutojnë
duke dhënë mendimin e tyre. Një variant do ishte fakti që personazhi, i tmerruar nga frika e vdekjes nga murtaja, përfaqëson
shumë të tjerë që po përpiqen t’i iknin murtajës dhe vdekjes prej saj, por që frika e tmerri i shoqëron vazhdimisht.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur me shkrim, vizatim


Ushtrimi 9. Këtu nxënësit bëjnë vetë një vizatim, sipas përshkrimeve të dhëna në tekst dhe bëjnë krahasimin me fotografinë
e dhënë në figurë.

Vlerësimi : vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive
të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 24.10.2018

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Foljet e parregullta Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
-dallon foljet e parregullta nga foljet e rregullta
-përcakton kriteret e dallimit të foljeve të rregullta nga foljet e parregullta
-klasifikon foljet e parregullta sipas ndryshimeve që pësojnë
-përcakton rolin e foljeve të parregullta në formimin e kohëve të mënyrës habitore e
dëshirore

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e drejtuar, analizë rasti, INSERT, diskutim, punë e pavarur.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Nxënësit japin disa njohuri për foljen duke kujtuar veçoritë dhe kategoritë gramatikore të foljes. • folja tregon veprim ose
gjendje • kohë • Të thjeshta e të përbëra • 8 kohë • mënyrë dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore, habitore, urdhërore
• numër njëjës e shumës • formë veprore / joveprore • zgjedhimi I, II, III, • veta I, II, III. • kalimtare/jokalimtare

Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë rasti, punë e drejtuar, diskutim, INSERT. U japim fillimisht nxënësve të lexojnë dhe
të analizojnë tekstin hyrës për foljet me të zeza duke pasur parasysh këto kritere. • Si e bëjnë kohën e kryer të thjeshtë? • Si e
bëjnë pjesoren (a i ruajnë format fillestare të foljes plotësisht, pjesërisht apo fare)? • Në cilin zgjedhim mund t’i klasifikojmë
për nga mbaresat që marrin? Nxjerrim së bashku konkluzionet se këto folje nuk i përkasin asnjë zgjedhimi dhe ndryshojnë
plotësisht ose pjesërisht formë në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore. Nxënësve u bëhet e qartë se njohja saktë e foljeve të
parregullta bën të mos gabojnë në ndërtimin e kohëve të mënyrës habitore e dëshirore që ndërtohen përmes pjesores. Me
shenjat e tabelës INSERT, nxënësit punojnë në tekst dhe nxjerrin ato njohuri që kanë nevojë për sqarim të mëtejshëm.

(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, ushtrime.


Ushtrimi 1 •u dashka • erdhi • dhënë • rënë • ngrënë •dashkan •ndenjur
Ushtrimi 2 dhe 4 Grupi I, vajta e parregullt - foljet e tjera janë zgjedhimi I Grupi II, shoh e parregullt - foljet e tjera janë
zgjedhimi I Grupi III, ha e parregullt - foljet e tjera janë zgjedhimi III Grupi IV bie/ rashë e parregullt, (them është e
parregullt jo supletive, pra që nuk ndryshon plotësisht formën, ndërsa ato që ndryshojnë plotësisht formë në pjesore e të
kryer të thjeshtë quhen josupletive) foljet e tjera të këtij grupi janë zgjedhimi III Ushtrimi 3 Thoshte, kishte rënë, ishte, doja,
pata, ishte, kishte qenë, të jetë, kanë rënë. Ushtrimi 5 sipas kërkesës

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe
aktivizimin në ushtrime.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data: 25.10.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Kështjella Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë kështjella, Ismail Kadare, roman
-flet për jetën dhe veprimtarinë e Kadaresë si shkrimtar historik
-lexon fragmentin nga libri për t’u përgjigjur pyetjeve rreth të kuptuarit
-përshkruan me fjalët e tij gjendjen e kështjellarëve
-përmbledh ngjarjen duke dhënë një fund të logjikshëm për të.
Ora e dytë
-gjykon mbi veprimet e personazheve
-komenton fragmente nga teksti me ditarët e të nxënit kështjella, Kadare, ushtria, kampi
-identifikon kohën historike dhe kohën e brendshme armik, personazhe, figura letrare,
-analizon raportin e rrëfimit me dialoged koment
-shpjegon kuptimin e shprehjeve dhe figurave letrare në tekst
-dallon personazhet reale nga ato të trilluara

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare Histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, DRTA, diskutim, lexim dhe analizë teksti, ditaret e të nxënit, kllaster
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Nxënësit njohin jetën dhe veprimtarinë letrare të Kadaresë. Nxënësve u është dhënë më parë detyrë të hulumtojnë për jetën
dhe aktivitetin letrar të Kadaresë, kështu që ata kanë sjellë informacione rreth tij për: jetën, vendlindjen, aktivitetit letrar,
veprat më të njohura dhe marrëdhënien e tij me Shqipërinë dhe Europën.

Ndërtimi i njohurive të reja: DRT A,Diskutim, pyetje-përgjigje


Nxënësve u kërkohet të ndjekin në lexim fillimisht mësuesin dhe më pas nxënësit e tjerë dhe të përgjigjen për pyetjet duke
parashikuar vijueshmërinë e ngjarjeve.
Ndalesa 1... të lumit. ⋅ Kur zhvillohen ku dhe janë vendosur ngjarjet? ⋅ Cilët janë protagonistët kryesorë të ngjarjes? ⋅
Çfarë roli luan kali, nisur nga fragmenti?
Ndalesa 2.... dhe rënkimit. ⋅ Cilët janë personazhet në dialog? ⋅ Për se shërben kali në ngjarje? ⋅ Cili është misioni i
tij? ⋅ Çfarë ndodh me të?
Ndalesa 3... Thirri Tursun Pashai. ⋅Çfarë ndodhi me kalin? ⋅A e gjen ujin e kështjellarëve ai? ⋅ Çdo të ndodhë me burimin
e ujit të kështjellës? ⋅A do të bjerë kështjella pas ndërprerjes së burimit? ⋅ Cili do të ishte shpëtimtari i saj? Pas përgjigjeve të
pyetjeve, bëhet dhe një shpjegim i fjalëve dhe shprehjeve që nuk u dihet kuptimi.

Ushtrimi 1 Ushtarët dynden rreth gardhit pikërisht për të parë këtë gardh të sapongritur ndërmjet kështjellës dhe kampit të
ushtrisë turke. Fillimisht ata nuk e kuptojnë arsyen e ndërtimit të tij, por, më pas, me ardhjen e komandantit dhe të vetë
Pashait, e kuptojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme. Kur dëgjojnë hingëllimat e kalit, e kuptojnë se kali, i etur
nga ngrënia e elbit dhe e kripës i ndihmuar dhe nga vapa e mesditës, është sjellë për të gjetur ujësjellësin që furnizonte
kështjellën e shqiptarëve me ujë.
Ushtrimi 2 ⋅ Hingëllimë ⋅ U sul përtej gardhit ⋅ Vrapoi ⋅ Qëndroi ⋅ Shkrofëtiu ⋅ Goditi tokën
⋅Ngriti kokën ⋅ Shkrofëtiu ⋅ Vrapoi drejt lumit
Ushtrimi 3 Ushtarëve u dhimbset kali i etur dhe komentojnë të prekur vuajtjet e tij, pavarësisht se ai po përdorej si strategji
lufte për t’u dhënë mundësi pushtuesve turq të merrnin kështjellën nëpërmjet ndalimit të ujit të pijshëm.
Ushtrimi 4 Rrëfimi bëhet nga dy nxënës duke pasuar njëri-tjetrin dhe duke perifrazuar ligjëratën e drejtë.
Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja:Diskutim, ditaret e të nxënit

Ushtrimi 6 Gjetja e ujësjellësit për Tursun Pashën do të thoshte nënshtrim i kështjellarëve, gjë që deri tani me luftë dhe
mënyra të tjera kishte qenë e pamundur. Për kështjellarët, ndërprerja e ujit, i burimit të jetës, do të thoshte rrezik për humbjen
e luftës, pavarësisht se ata vazhdojnë të bëjnë qëndresë dhe të mos i dorëzohen armikut.
Ushtrimi 7 Nxënësit duhet të përdorin sa më shumë emra abstraktë për të përshkruar ndjesitë e tyre.
Ushtrimi 8 Punohet me ditarët e të nxënit. Në çdo vështirësi, në çdo moment që kështjellarët ishin të pashpresë, figura e
Skënderbeut ishte shpresëdhënëse. Pavarësisht se ngjarjet paraqiten nga këndvështrimi i kampit armik, figura e Skënderbeut,
Heroit Kombëtar, është e pranishme në të gjithë veprën, si nëpërmjet shpresës që u jep kështjellarëve, ashtu edhe nëpërmjet
frikës që u kall armiqve.
Ushtrimi 9. Shpjegohet koncepti i kohës së brendshme e të jashtme në romanin historik. Koha e jashtme – Periudha e
Skënderbeut, lufta kundër pushtimit osman Koha e brendshme – koha në të cilën veprojnë personazhet. Rrëfimi bëhet nga dy
këndvështrime: 1. Në pjesën e parë në vetën e tretë shumës, ku rrëfen rrëfimtari i gjithëdijshëm dhe përshkruan si një
vëzhgues i gjithçkaje, i veprimeve, i ndjesive, i anktheve të ushtarëve. 2. Në pjesën e dytë në vetën e parë shumës, ku
rrëfehet ngjarja nga këndvështrimi i kështjellarëve. Në pjesën e dytë rrëfimi i ngjan më tepër një kronike lufte. Ushtrimi 10.
Në pjesën e parë dialogët ndërtohen si ndërmjet personazheve të panjohura nga turma, si dhe nga personazhe realë historikë,
siç ishte Pashai dhe funksionari i lartë. Në pjesën e dytë mungon dialogu dhe rrëfimi është më shumë në trajtën e
përshkrimit.
Ushtrimi 11 Në këndvështrimin e parë, ku rrëfehen ngjarjet sipas kampit armik, personazhet përqendrohen m shumë te
vuajtja e kalit, ndërsa në këndvështrimin e dytë vëmendja përqendrohet më shumë në ankthin e kështjellarëve, pa u
përqendruar te vuajtjet e kështjellarëve.
Ushtrimi 12 Shkrofëtiu, gulçoi, goditi, u rrotullua, uli turirin, zhgërreu baltën, goditi, u rrëzua.
Ushtrimi13 si një mallkim....- krahasim i zgjeruar (similitudë) Gjak të ngrirë, - epitet Mbyllnim sytë me tmerr, - metaforë
Si hienat - krahasim Kampi përpëlitet e gulçon, - metaforë Si furi e papërmbajtshme – krahasim + epitet Përmes tyre jepet
gjendja e kështjellarëve, të dëshpëruar, të mbushur me urrejtje ndaj kampit armik, por me shpresë për mbijetesë.
Ushtrimi 14 Epiteti kalë i bardhë përmendet disa herë për të treguar “pafajësinë” e tij, si një kafshë që po shfrytëzohet për një
qëllim të lig, por që vetë është i pafajshëm.
Ushtrimi 15 Gjergj Kastrioti Skënderbeu Tursun Pasha.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Kllaster


Grupi I përshkruan Skënderbeun
Grupi II përshkruan Tursun Pashën

Vlerësimi : vlerësim me notë për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën,
shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5 sipas kërkesës

Data:
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për foljet e Situata e të nxënit: Punë me tekstin
parregullta
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: foljet e rregullta e të parregullta, foljet
-dallon foljet e rregullta nga të parregullta njëvetore e pavetore
-identifikon foljet njëvetore e pavetore
-analizon foljet për veçoritë e tyre gramatikore
-vendos në fjali e tekste foljet sipas kërkesës së dhënë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e pavarur, diskutim, mendo diskuto në dyshe

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Rifreskojmë njohuritë në lidhje me veçoritë e foljeve të parregullta, foljeve njëvetore e pavetore duke dhënë dhe shembuj.

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e pavarur, mendo diskuto në dyshe


Ushtrimi 1 GI, vajtkeni - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta
GII, lashë - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta
GIII, lënçim - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta
GIV, shitur - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta Ushtrimi 2 dukej - pavetore punohet - pavetore
shkohet - pavetore iu qepën, kërcyen, gërricnin. . . - njëvetore rrihej - pavetore erdhi keq - pavetore jetohet - pavetore erret -
pavetore Ushtrimi 3 kisha - kohë e pakryer, VI, njëjës, dëftore. erdhi - kryer e thjeshtë, VIII, mënyrë dëftore, njëjës dha -
kryer e thjeshtë, VIII, mënyrë dëftore, njëjës ishte - kohë e pakryer, VIII, njëjës, dëftore. kishte prurë - më se e kryer, V III,
njëjës, dëftore. Ushtrimi 4 dhe 5 plotësohen sipas kërkesës. Ushtrimi 6 • të kishe • ngrënkësh • dha • ndenjkeni
•shihnim •do të thoshe •dua • lënçin Ushtrimi 7, , bie, ngrënë, lë, rri, dua, shoh, vete, desha, thënë, bie, desha, dha, vë etj.
Ushtrimi 8 sipas kërkesës

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Mendo diskuto në dyshe


Ushtrimi 9 Do të doja, të vije, duke parë, rrinë, ramë, vajtëm, pamë. Ushtrimi 10 ngrihem - bie; hesht - them; ngjallem -
vdes; iki - vij marr - bie; shkoj - vij.

Vlerësimi : Vlerësim me notë për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe
aktivizimin në ushtrime.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 10

Data:
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Dallimi i parafjalëve nga Situata e të nxënit: Punë me tekstin Ndërtim fjalish me fjalë që
emrat dhe ndajfoljet me të njëjtën formë përdoren si emra, si ndajfolje e si parafjalë njëkohësisht.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-dallon të njëjtën fjalë përdorur si emër, ndajfolje e parafjalë parafjalë, ndajfolje, emër
-përdor të njëjtën fjalë si emër ndajfolje e parafjalë në fjali e tekste
-drejtshkruan sipas përdorimit fjalët që përdoren në klasa të ndryshme

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, shkrim i lirë, INSERT, punë e drejtuar, punë e pavarur, diskutim.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Nxënësit rikujtojnë njohuritë për klasat e fjalëve, ndarjen dhe përkufizimin e tyre si të mëvetësishme e të pamëvetësishme, të
ndryshueshme e të pandryshueshme, funksionin e tyre.
Ndërtimi i njohurive të reja: Shkrim i lirë, diskutim, punë e drejtuar, INSERT.
U japim nxënësve fjalët e mëposhtme: rreth, buzë, rrafsh, rrotull, faqe. Nxënësit të bëjnë një shkrim të shkurtër ku t’i
përdorin këto fjalë një herë si emra por nëse është e mundur edhe si mbiemra e ndajfolje, duke dhënë një ide rreth
problemeve që ka mjedisi sot. Shkëpusim rastet më tipike ku fjalët e mësipërme janë përdorur si emra, ndajfolje e parafjalë
dhe diskutohet rreth tyre. Çështjet që mund të diskutohen janë: • Në cilat raste fjalët ndryshojnë formë, pra, janë klasë e
ndryshueshme, emra? • Në cilat raste të përdorimit si klasë e pandryshueshme mund të lëvizin lirshëm në fjali dhe në cilin
rast janë të lidhur pas një emri? • Me cilën gjymtyrë janë të lidhur dhe varen kuptimisht? Përpiqemi që nxënësit të
arrijnë në këto përfundime: Kur fjala është e përdorur si e ndryshueshme, pra, merr rasë e ndryshon formë sipas numrit, ajo
është përdorur si emër. Kur lidhet me emrin dhe nuk shkëputet prej tij në fjali, është përdorur si parafjalë. Kur është e
pandryshueshme dhe lëviz lirshëm në fjali, është ndajfolje. Kalohet në tekst me shenjat e tabelës INSERT dhe shpjegohen
njohuritë që për nxënësit nuk janë të qarta.

(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, diskutim, ushtrime.


Ushtrimi 1 dhe 2 sipas kërkesës. Ushtrimi 3 • vjen anës - ndajfolje • anës krevatit - parafjalë • anës teorike -
emër • rrotullës së djathit - emër • rrotull shtëpisë - parafjalë • erdhi rrotull - ndajfolje. Ushtrimi 4 natën - nga
rasa kallëzore e emrit natë vjet - nga rasa kallëzore natën - nga rasa kallëzore sheshit - nga rasa rrjedhore rrafsh - nga rasa
kallëzore ose emërore rrotull - nga rasa emërore rresht - nga rasa emërore ose kallëzore.
Ushtrimi 5 Rreth dhe anës Ushtrimi 6 sipas kërkesës.
Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit pë përdorimin e së njëjtës fjalë në klasa të ndryshme si edhe për drejtshkrimin e fjalëve që
përdoren në klasa të ndryshme
Detyrat dhe puna e pavarur: Të formohen fjali me raste të ndryshme nga ushtrimi 5.

Data:
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për dallimin e Situata e të nxënit: Punë me tekstin
parafjalëve nga emrat dhe ndajfoljet me të
njëjtën formë
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-përcakton klasën e fjalëve për të njëjtën fjalë në përdorime të ndryshme ndajfolje, parafjalë, emër
-përcakton origjinën e disa ndajfoljeve e parafjalëve që përdoren dhe si emra
-përdor të njëjtën fjalë në fjali si klasë ligjërate emër, ndajfolje e parafjalë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim, punë e pavarur.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: stuhi mendimi

Rifreskojmë njohuritë në lidhje me përdorimet e ndryshme të së njëjtës fjalë si ndajfolje, përemër dhe origjinës së disa prej
tyre për t’u përdorur në funksione të ndryshme

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar, diskutim, punë e pavarur

Ushtrimi 1 sipas kërkesës Ushtrimi 2 • kur moti i verës - emër •i ka fillesat moti - emër • moti vazhdon - emër •
mot kampionati - ndajfolje • moti i vrenjtur - emër • mot në këtë kohë - ndajfolje • mot të bëjmë - ndajfolje
Ushtrimi 3 • këtë moti - ndajfolje • rreth - emër • anash - ndajfolje • rreth putrave - parafjalë • përreth -
ndajfolje • rreth sheshit - parafjalë • faqet - emër • faqe të ngjeshura - emër • copë rrugë - emër
Ushtrimi 4 prapa, për, krahas, rrotull, matanë, brenda, buzë, pranë, në, përballë.

Ushtrimi 5 buzë, ballë, faqe, majë, mes, rrëzë, anës. Ushtrimi 6 Afër, drejt, gjatë, jashtë, larg, matanë, para, pas, përmes,
pranë, sipër, veç.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur
Grupi I, ushtrimi 7 sipas kërkesës
Grupi II, ushtrimi 8 sipas kërkesës

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit pë përdorimin e së njëjtës fjalë në klasa të ndryshme si edhe për drejtshkrimin e fjalëve që
përdoren në klasa të ndryshme
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 9

Data:
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Kumbulla përtej murit Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-lexon tregimin duke respektuar gjuhën e përdorur nga autori Lec Gurrmolla, kumbulla, kopshti,
-pasuron fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja muri
-ritregon me fjalët e tij ngjarjen
-analizon elementet e përshkrimit të kopshtit
Ora e dytë
-përcakton rolin e shqisave që marrin pjesë në përshkrim
- krahason dy kopshtet me kalimin e viteve Përshkrim,gegërishte, figura letrare
-shpjegon kutimin e fjalëve nga gegërishtja
-komenton gjykime e mendime të autorit në tregim

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në ndihmë Lidhja me fushat e tjera ose me
të temës mësimore temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikim me terma paraprakë,diskutim, DRTA, ditarët e të nxënit, shkrim i lirë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Parashikim me terma paraprakë

Shkruaj në dërrasë titullin e fragmentit: “Kumbulla përtej murit”. U drejton nxënësve pyetjen: Si mendoni, çfarë tregon ky
titull? Nxënësit japin disa mendime, të cilat mësuesi nuk i kundërshton, por kërkon prej tyre të arsyetojnë për opinionet e
dhëna. Iu tërhiqet vëmendja nxënësve te tabloja e Idromenos “Kopsht shtëpie në Shkodër”, me qëllim që nxënësi më pas të
bëjë përqasjen ndërmjet saj dhe përshkrimit të Koliqit
Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim, DRTA
Informoj nxënësit se ky fragment është marrë nga tregimi me të njëjtin titull. Shkruan në tabelë: Autori përshkruan ndjesitë e
personazhit nëpërmjet kujtimeve të së shkruarës, të fëmijërisë. Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin. I
drejtojnë pyetje mësuesit, nëse u lindin gjatë leximit të informacionit. Mësuesja e lexon fragmentin me qëllim që nxënësit të
shijojnë përshkrimin në dialektin geg. Gjatë leximit nxënësit mund të kërkojnë shpjegim për ndonjë fjalë që nuk e kuptojnë,
të cilën e shpjegon mësuesja.
Rilexohet fragmenti i ndarë në paragrafë, për të cilët nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve.
Paragrafi 1: Kjo i ndodhi ... deri te ... fminisë së largët.
- Si fillon tregimi? (A është një fillim skematik?)
- Cila pyetje lind menjëherë në mendjen tuaj?
- Cili është personazhi?
- Sa kohë kishte larg vendlindjes?
- Në ç’moshë është? - Përse qe larguar?
- Në ç’stinë zhvillohet ngjarja? - Çfarë veprimesh bëri? - Me fjalën skutë, kuptoni skutat e kopshtit apo ato të nënvetëdijes
së personazhit?
Paragrafi 2: Kopshti ... deri te ... përtej murit.
- Si përshkruhet kopshti? - Çfarë insektesh ka aty?
- Ç’ngjyra zotërojnë në kopsht? - Çfarë muzike dëgjohet në kopsht? Cilët janë tingujt? (onomatopetë) - Çfarë shijesh e
aromash të kujton leximi i paragrafit? Komento. - Si do ta interpretonit dëshirën e Lecit: “i tërhequn prej nji fuqie shortare
kërkuen nji kumbull përtej muri
botën e ndaluar?
Muri simbolizon
frenimin individual të njeriut të përgjegjshëm?

konservatorizmin e shoqërisë së kohës përkundër idesë së lirisë së individit?

Paragrafi 3: Ishin 10 vjet ... deri te ... e shije të harrueme.


Përgjigje: jaseminë e bardhë – harmoni e pafajësisë, me tërheqjen, kureshtjen e vet ngushëllonte pleqësinë...(vazhdimësi e
jetës).
- Përse në sytë e Lecit ka adhurim për kumbullën që zgjatej përtej murit? Nxënësi: Kumbulla e ka më të lehtë të kapërcyejë
murin e vjetër. Muri i vjetër: norma prangosëse që duhen kapërcyer. - Për çfarë ëndërronte Leci? Nxënësi: Sikur të kthehej
përsëri fëmijëria e pastër.
Paragrafi 4: Përmbante kopshti ... deri te ... këthente?
- Çfarë të dhënash mësojmë në këtë paragraf?
- Cila është dëshira që i flakoi në shpirt Lec Gurrmollës? - Cili është shkaku që nji dëshir e falisur i flakoi në shpirt. Ilustroje
me fjali nga teksti. Nxënësi: Ndjeu dëshirën, nevojën e çuditshme për të kërkuar ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e
dyllit, të kumbullës përtej murit. - Në grupin e fjalëve: ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e dyllit (pse jo e verdha e
diellit). Është simbol, metaforë apo alegori? Nxënësi: metaforë.

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesësh, diskutim
Fjalia Komenti im
At ditë princesha e mërtisun në degërmija andrre ishte
Fmijnija. Kishte ikë përgjithmonë, apo do të këthente?

Ushtrimi 8.Nxënësit nënvizojnë dhe shpjegojnë fjalët nga gegërishtja

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Shkrim i lirë


Përshkruani imazhin, ngjyrat që përftoni në vetëdijen tuaj, kur përfytyroni një kopsht që ka kohë që nuk është punuar, me
bimësi të dendur, të rritur spontanisht, me pak dritë, si vendi i princeshave të zhdukura, nën këmbët e të cilave gjendet një
tokë e virgjër, hali përrallash shpalisë nën kâmbët...

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për analizimin e elementeve të kopshtit, për krahasimin e dy kopshteve , për shpjegimin e
fjalëve nga gegërishtja dhe për komentin e figurave letrare
Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra për gjetjen e fjalëve kyç për përshkrimin e bimëve

Data: 6.11.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Jesminë Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-lexon për të identifikuar llojin e novelës sociale Jesminë, bletë, qytet, qytetërim,
-lexon për të dalluar përshkrimin e vendlindjes, brengën e Jesminës dhe të mësuesit insekt i shenjtë

Ora e dytë
-jep gjykimet e tij rreth sjelljes së personazheve
-diskuton rreth rolit të njeriut në qytetërimin e një vendi Qytetërim, objektivitet i rrëfimit,
-gjen fjalët kyç që përdor autori për të përshkruar vendlindjen paralelizmi figurativ
-komenton dhe ilustron me tekstin paralelizmin figurativ

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, lexim zinxhir, punë me grupe, tabela e personazheve, ditari dypjesësh,kllaster
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: kllaster

Nxënësit kanë mbledhur informacion për M.Camaj. Plotësohet kllasteri me mendimet e nxënësve
Lindi në Dukagjin Në vitin 1962 në Universitetin e Mynihut
Martin Camaj
Nji fyell ndër male
Njeriu me vete e me tjerë Në prozë: Rrathë, Djella, Dranja

Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim zinxhir, punë me grupe, tabela e personazheve

Përzgjidhen 2 – 3 nxënës për të lexuar fragmentin “Jesminë”, ndërsa nxënësit e tjerë të ndarë në grupe do të nënvizojnë.
Grupi I - Nënvizoni të dhënat dhe detajet që përdor autori për përshkrimin e vendlindjes së mësuesit.
Grupi II - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e Jesminës.
Grupi III - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e mësuesit. Përfaqësuesit e grupeve lexojnë paragrafin.
Mësuesja shënon në tabelë.
Tema: “Jesminë”
Vendi ku zhvillohet ngjarja.
Personazhet dhe kë përfaqësojnë. Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.

Personazhi Cfraë thonë Cfarë mendon Si ndihet


Mësuesi Rrëfen për vendlindjen Nëse kthehem një ditë atje.. Ndihet i trishtuar, pesimist
çka do të mbesë prej atij
dheu...
Jesmina
Babai
Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja:Ditari dypjesësh, punë e drejtuar
Bisedë: Duke u përqendruar në thënien: “Ai s’është qytet, por katund”, cili është roli i njeriut në qytetërimin e një vendi

Fragmenti Komenti
Megjithëse kur e kujtoj atë kohë më duket si me pasë kalue
një shekull e s’mund ta harroj vendin…

Ushtrimi 7 nxënësit komentojnë paragrafin marrë bga fillimi i novelës.


Fragmenti Komenti
Mbi këtë vend nuk due të flas asgja të keqe edhe për shkak
se unë atje
Ushtrimi 8 nxënësit gjejnë fjalët kyç me të cilat autori përshkruan vendlindjen: edhe një palë maje, vende të vështira, të egra,
shkambij

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e drejtuar


Shpjegohet paralelizmi figurative, nxënësit ilustrojnë me tekstin paralelizmin figurative që shpreh luftën për ekzistencë të
bletëve dhe luftën për ekzistencë të njerëzve

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për identifikimin e llloojit të novelës, për gjykimet e dhëna rreth personazheve, për
komentet e bëra
Detyrat dhe puna e pavarur: Përfytyrojeni Jesminën të rritur, të diplomuar në vende të Evropës, që kthehet në vendlindjen
e saj për të bërë ndryshime, cfarë mendoni se do të bëjë ajo?

Data: 7.11.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Dallimi i lidhëzave nga Situata e të nxënit: Punë me tekstin Shkrimi i lirë rreth përdorimit
përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët me formë të lidhëzave, ndajfoljeve dhe parafjalëve
të njëjtë
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-identifikon sipas përdorimit klasën e së njëjtës fjalë ndajfolje, parafjalë, lidhëz
-argumenton klasën së cilës i përket sipas përdorimit
-përdor saktë në fjali e tekste të njëjtën fjalë si lidhëz, ndajfolje dhe parafjalë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, shkrim i lirë, punë e drejtuar, punë e pavarur, grupet e ekspertëve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Cilat janë klasat e fjalëve që kanë më shumë përdorime dhe si klasa të tjera fjalësh.
Jepni shembuj të tyre dhe nga dallojnë gjatë këtyre përdorimeve.

Ndërtimi i njohurive të reja: Shkrim i lirë, analizë rasti, punë e drejtuar, diskutim, grupet e ekspertëve, punë e pavarur.
Nxënësve u jepet për të punuar një shkrim i lirë me temë “Atdheu im” ku të përdorin fjalët: nga, që, veç, si ndajfolje, lidhëz
e parafjalë. Shembujt nga tekstet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe nëse nuk janë të plotësuara për të gjitha rastet ndërtohen
së bashku. Në secilin rast nxënësit tregojnë rolin që kanë fjalët në fjali, si lidhëz, si parafjalë e si ndajfolje. Në cilat raste
qëndrojnë si të pavarura kuptimisht dhe në përdorim, kur si fjalë shërbyese për të lidhur fjali e kur para emrit.
Vazhdohet me grupet e ekspertëve ku pasi ndahet klasa në grupe, një grup ose dy përmes shembujve tregojnë:
•Ngjashmëritë e lidhëzave me përemrat lidhorë për të përcaktuar funksionin e lidhëzave në fjali.
•Krahasimin e ndajfoljeve me lidhëzat
•Krahasimin e lidhëzave me parafjalët Të gjitha shpjegimet shoqërohen me shembuj.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: punë e pavarur, diskutim. Ushtrime


Ushtrimi 1 sapo - ndajfolje tek e motra - parafjalë veç nesh - parafjalë si - përemër - pyetës që - përemër lidhor tek - lidhëz si
e kreu detyrën - ndajfolje sapo - lidhëz në - lidhëz
Ushtrimi 3 kudo - ndajfolje se - lidhëzqë - përemër lidhor kudo - ndajfolje që shkonte - lidhëz këtu - ndajfolje përse - lidhëz
dhe - lidhëz si - lidhëz prapë - ndajfolje

Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:


Data: 8.11.2018

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Nën qarr po rrinte vasha Situata e të nxënit: punë me tekstin
(ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: qarr, vashë, Dila, rrëfim, Zanë.
Ora e parë
lexon tekstin në mënyrë shprehëse dhe kuptimplotë
-respekton dialektin dhe intonacionin gjatë leximit
-shkëput nga teksti histori për të krijuar lidhje mes tyre
-përgjigjet për pyetjet që lidhen me të kuptuarit të tekstit
-vazhdon historinë e Dilës, sipas fantazisë së tij
-shpjegon fjalët në dialekt, nisur nga konteksti
Ora e dytë
dallon elementet reale nga ato fantastike në tekst
-komenton me ditarët e të nxënit shprehje e thënie nga teksti
-harton një fjalor me fjalë e shprehje dialektore
-diskuton mbi analogjinë e emrave dhe të histories
-shpjegon përdorimin e figurave tingullore
qarr, vashë, Dila

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikim me terma paraprakë, lexim i pjesës, formulim pyetje-përgjigje, diskutim
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Parashikim me terma paraprakë

Nxënësve u japim fjalët dragua, zanë, dashuri, fejuar në djep, rrëmbeu, që të krijojnë ose ritregojnë një tregim. Pasi
shkruajnë rrëfimet e shkurtra, i tregojnë ato dhe bëhet një krahasim mes tyre dhe krijimeve popullore që njohin me këto
personazhe

Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim teksti, pyetje - përgjigje


Nxënësve u jepet për të lexuar pjesa dhe u kërkohet që leximi të jetë shprehës dhe me intonacionin që kërkon një rrëfenjë.
Ndalen në fjalët dhe në shprehjet që nuk kuptojnë dhe bëhet shpjegimi i tyre përmes kontekstit. U kërkojmë nxënësve të
nxjerrin rrëfenjat popullore nga rrëfimi i autorit, duke treguar rolin e saj brenda rrëfimit.

Nxënësit hartojnë pyetje në lidhje me tekstin, rreth të kuptuarit dhe u përgjigjen atyre. Disa nga pyetjet që mund të bëjnë
nxënësit, janë: • Kush është Dila? • Çfarë i ka ndodhur asaj? • Ku ndodhet dhe pse? • Çfarë ëndërron dhe me
çfarë lidhen ëndrrat e saj? • Çfarë i ndodh Dilës? A është në ëndërr a në zhgjëndërr gjatë rrëmbimit të saj?
Punohet Ushtrimi 1, që lidhet me çështjen e mësipërme. Dila ëndërron që të rrëmbehet prej dashurisë, ashtu si Zana prej
Dragoit. Dila ndodhet mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës dhe përjetimet e saj janë mes realitetit dhe kllapisë (gjendjes të së
fikëtit, që i shkakton infeksioni në këmbë, plaga e këmbës ther, sikurse plaga e saj e zemrës).
Ora e dytë

Ndërtimi i njohurive të reja:pyetje –përgjigje, diskutim


Ushtrimi 3 Shprehja është e lidhur me rrëfimin e gjyshes e të nanës së Dilës për Dragoin e Zanën, që u dashuruan dhe i
dhanë fjalën njëri-tjetrit te ai qarr. Nëna dhe gjyshja druheshin se historia e Zanës do të përsëritej te Dila, e qarri ishte
vendi i magjisë së dashurisë, ku vasha mund të rrëmbehej nga trimi.Ushtrimi 4 Ndërthurja e elementeve reale me ato
fantastike bëhet në disa aspekte: ‒ personazhet; ‒ koha; ‒ hapësira. Kështu, personazhet e Zanës e Dragoit
paralelizohen me Dilën dhe Delinë. Koha reale është ajo në të cilën autori vendos ngjarjet e personazheve, ndërsa koha
joreale, ajo e Zanës dhe e Dragoit, është e motmotit. Hapësira është bjeshka, qarri nën të cilin pushonte Dila dhe që
identifikohet me vendin ku lidhën besën Zana dhe Dragoi.
Ushtrimi 6 Autori i rimerr emrat disa herë gjatë rrëfimit, sikurse rimerr historinë e Zanës. Këto elemente e ndihmojnë në
krijimin e një spiraleje rrëfimi, e cila, nëpërmjet gjërave që përsëriten, ndërthur historinë e legjendës me historinë e
rrëfimit. Mësuesja u shpjegon nxënësve se rimarrja e krijimeve folklorike nuk është e panjohur në letërsinë shqipe,
mjafton të kujtojmë Rinë-Katertinzën dhe tregime të tjera të Kutelit.
Ushtrimi 7 Mënyra e strukturimit të historisë është ndryshe nga ajo tradicionale. Nuk ka një rrëfim klasik, me hyrje,
zhvillim e mbyllje. Po ashtu, shikojmë që paragrafët ndryshojnë dhe nga madhësia. Ka nënndarje që përbëhen me vetëm
një fjalë, që është zgjedhje e qëllimshme e autorit dhe bëhet për qëllime stilistikore. Ky fragmentarizim, i ndarë ashtu siç
ndahen kapitujt e një romani, shërben për të ndarë ngjarjet që zhvillohen në kohë të ndryshme, pra ndan historinë e Zanës
dhe të Dragoit me historinë e Dilës dhe të Delisë; gjithashtu ndan dhe ngjarjet që i përkasin së njëjtës kohë, por që
zhvillohen në vende të ndryshme, siç janë rrëfimi për Dilën që qëndron nën qarr, me ngjarjet që ndodhin në kafenenë e
vogël të katundit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Ditaret e të nxënit


Figurat Formimi Roli
Shushurimë aliteracion (përsëritja e sjell një imazh të qartë të zhurmës dhe
bashkëtingëlloreve brenda fjalës e jetës së natyrës
fjalisë) (tingullimitim)
Murmurima aliteracion (përsëritja e sjell një imazh të qartë të zhurmës dhe
bashkëtingëlloreve brenda fjalës e jetës së natyrës
fjalisë) (tingullimitim)
therra në thembër e therrte Aliteracion e asonancë (përsëritja e Sjell përfytyrimin e dhimbjes
bashkëtingëlloreve dhe zanoreve
brenda fjalës e fjalisë )
Dredha-dredha Aliteracion e asonancë (përsëritja e sjell përfytyrimin e rrugës ku kalonte
bashkëtingëlloreve dhe zanoreve vasha
brenda fjalës)
Tojë e zjarrtë, tojë rrufeje u rrek Aliteracion e asonancë (përsëritja e sjell një imazh të qartë të zhurmës dhe
bashkëtingëlloreve dhe zanoreve jetës së natyrës
brenda fjalës)
Vlerësimi : Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e
njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 5

Data: 13.11.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për dallimin e Situata e të nxënit: Punë me tekstin
lidhëzave nga përemrat, ndajfoljet dhe
parafjalët me formë të njëjtë
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-identifikon sipas përdorimit klasën e së njëjtës fjalë ndajfolje, parafjalë, lidhëz
-argumenton klasën së cilës i përket sipas përdorimit
-përdor saktë në fjali e tekste të njëjtën fjalë si lidhëz, ndajfolje dhe parafjalë

Burimet: Teksti “ Gjuha shqipe 9” përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim, punë e pavarur.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Rifreskojmë njohuritë në lidhje me përdorimet e ndryshme të së njëjtës fjalë si ndajfolje, përemër dhe origjinës së disa prej
tyre për t’u përdorur në funksione të ndryshme

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar, diskutim, punë e pavarur


Ushtrimi 1 sipas kërkesës
Ushtrimi 2 nxënësit do të përcaktojnë klasën e fjalëve me shkronja të zeza. Anës detit – parafjalë, rrëza – emër
Ushtrimi 3, 4 punë në çift.
Ushtrimi 5 nxënësit punojnë në libër për gjetjen e fjalëve në skemën e dhënë: rrëzë – parafjalë, tek - parafjalë, lidhëz
Drejt qiellit – parafjalë, për Romën – parafjalë
Ushtrimi 6 nga korridori – parafjalë, para – ndajfolje
Ushtrimi 7 sapo – ndajfolje, sa - lidhëz

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: punë e pavarur, punë me grupe


Nxënësit do të formojnë nga 2 fjali ku e njëjta fjalë të përdoret:
Grupi 1- si parafjalë dhe si lidhëz
Grupi 2- si përemër dhe si lidhëz
Grupi 3 – si ndajfolje dhe si lidhëz

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit pë përdorimin e së njëjtës fjalë në klasa të ndryshme si edhe për drejtshkrimin e fjalëve që
përdoren në klasa të ndryshme
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 9
Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Tingullimitimet Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: tingullimitimet, familje fjalësh
-përkufizon tingullimitimet si kategori e veçantë fjalësh
-përcakton mënyrat e realizimit të tingullimitimeve
-jep familje fjalësh të realizuara nga tingullimitimet

Burimet: : Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Shkrim i lirë, analizë rasti, diskutim, INSERT, punë e pavarur
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Analizë rasti

U japim nxënësve një fragment nga “Gjahu i malësorëve” dhe u kërkojmë të përcaktojnë kuptimin e fjalëve që imitojnë
zhurma dhe të diskutojnë rreth tyre. • Nxënësit të japin mjetin ose qenien që imitohet • Intonacionin e përdorur “Ty, ty, ty!
Ty, ty, ty! (bie trumbet’ e bririt). Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! (ndërsejnë qentë). Kam kum, kam kum, kam kum!
(lehin qentë). Taf tuf! Taf tuf! Taf tuf! (kërcasin pushkët). - Prite, o Mark! - Prite, o Gjergj! - prite, o Gjon!
Taf tuf! Ha, ha, ha! Ty, ty, ty! ”
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e pavarur, diskutim
Nxënësit e rishkruajnë tekstin ose e riprodhojnë atë duke hequr imitimet e zhurmave dhe duke e zëvendësuar me të treguarit
e tyre pa këto fjalë. Nxënësit diskutojnë ndryshimet mes dy teksteve duke përcaktuar rolin dhe vlerën e përdorimit të
tingullimitimeve në një tekst.
INSERT Nxënësit rikthehen në tekst dhe përcaktojnë njohuritë që janë të reja për ta. Këtu ndalemi në termin që ekziston për
këto lloj fjalësh: tingullimitime, onomatope, si dhe klasat e reja të fjalëve që krijohen nga këto lloj fjalësh si, folje dhe emra.

(e dija) + (e mësova) -(e dija ndryshe) ? (dua të di)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur


Ushtrimi 1 krrau - krrau, sorra hi - hi, të qeshurit ty - ty, bori ku - ku, kukuvajkë ga - ga, pata ki - ki, gjeli hapçëu - teshtimë.
Ushtrimi 2 ha - ha, hi - hi ka - ka - ka, ki - ki - ki ham - ham, hum - hum. bëlldum - bëllduq Ushtrimi 3 dhe 4 sipas kërkesës.
Ushtrimi 5 Bëllduq, gëk, ku, Bëlldum, plluq, ha, muu etj.

Vlerësimi : Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të
reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6
Data: Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Projekt ora II Situata e të nxënit: Skënderbeu
Heroi Ynë Kombëtar, përkujtohet nga ne

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
-lexon një tekst letrar për ta kuptuar përmbajtjen e tij Skënderbeu, Kështjella, Tursun
-shkruan saktë shqipen standarde Pasha, analizë teksti, ese, dramatizim
-përzgjedh fjalë të pasurisë amtare e të huazuara leksikore
-analizon veçoritë e tekstit tregimtar sipas elementeve të strukturës së
rrëfimit
-mbështet me detaje nga teksti çdo analizë që bën
-analizon gjuhën e tekstit tregimtar
-përshkruan dhe analizon personazhe
-krijon një tregim , ese
-gjykon mbi vlerat e librit

Burimet: Teksti “ GJuha shqipe 9”, romani “ Kështjella”, libri “ Historia e Lidhja me fushat e tjera ose me
Skëndërbeut” legjenda, poezi temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi,Punë hulumtuese në grup, diskutim, punë e pavarur
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: stuhi mendimi
Bisedoj me nxënësit për cilësite e Skënderbeut. Ndërtohet kllasteri me mendimet e nxënësve.
toleranca mençuria
Skënderbeu
vetëbesimi dhe besimi te të tjerët
trimëria

kontributi për të tjerët dhe për atdheun autoriteti

Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, diskutim


Në këtë orë nxënësit analizojnë dhe përmbledhin gjetjet nga kërkimet që kanë realizuar në internet,libra e revista
si dhe vlerësojnë paraprakisht kryerjen e detyrave për çdo grup bazuar në ndarjen e bërë në orën e parë.Të ndarë
sipas grupeve dhe me ndihmën e mesueses ata përcaktojnë çështjet që kanë nevojë për rishqyrtim dhe për plotësim
të mëtejshëm. Shikohet puna e nxënësve, e cila do bëhet gati për prezantim në orën e ardhshme të projektit.
Secili grup do të bëjë një paraqitje të detajuar sipas kërkesave

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur


Nxënësit punojnë të pavarur në grup për të renditur materialet. Pasi i kanë renditur materialet, ata i redaktojnë si nga
përmbajtja dhe nga ana gjuhësore.
Vlerësimi : vlerësoj aftësitë e nxënësve për bashkëpunimin në grup, informacionet dhe materialet e sjella

Detyrat dhe puna e pavarur:


Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ngjarje pa lëvizje Situata e të nxënit:Punë me tekstin https://ëëë.youtube.com/ ëatch?
( ora e parë + ora e dytë) v=9i7BYsHRAJI
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: kalë, ngjarje pa lëvizje, luftë për
Ora e parë ekzistencë
-dëgjon një dokumentar për Migjenin për të diskutuar mbi jetën dhe veprën e tij
-lexon pjesën për të kuptuar ekzistencializmin
-përshkruan gjendjen dyfish të mjerueshme, duke identifikuar fjalët kyç
-krahason shpjegimet e titullit para dhe pas leximit të pjesës
-komenton përmes ditarëve të të nxënit fragmente nga teksti për ta shpjeguar atë

Ora e dytë kalë, ngjarje, lëvizje, ekzistencë


-komenton shprehje nga teksti për të dhënë nëntekstin e pjesës
-interpreton në mënyrë të kuptimshme dhe shprehëse tekstin
-analizon tekstin nga ana stilistikore
-ndërton një fjalor me fjalë dialektore.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me
https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=9i7BYsHRAJI temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar, dëgjim i materialeve në librin digjital, diskutim rreth tyre, lexim, pyetje-përgjigje, analizë teksti, ditarët
e të nxënit
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Imagjinatë e drejtuar

U japim nxënësve termin “ngjarje pa lëvizje”, dhe u kërkojmë që të mund të shprehin idetë e tyre se çdo të thotë një ngjarje
pa lëvizje. Pasi dëgjohen disa nga fantazitë e nxënësve, kalohet në ndërtimin e njohurive

Ndërtimi i njohurive të reja: Dëgjim i materialeve, pyetje-përgjigje, diskutim .


Nxënësve u vendosim një dokumentar të shkurtër për Migjenin, duke u ndalur në momentet kyç të jetës dhe veprës së tij.
Lexohet teksti nga nxënësit dhe nxirren fjalë që nuk u njihet kuptimi për t’i shpjeguar sipas kontekstit. Nxënësit bëjnë
dallimin mes konceptit që kishin në fillim për titullin dhe të atij që sugjeron pjesa. Përmblidhet shkurtimisht kuptimi dhe
nënteksti i pjesës, duke u përqendruar në temën ekzistenciale.
Ushtrimi 2. Gjendja e mundimit dhe e dhembjes jepet në paragrafin: “fshikullonte kamxhiku nëpër ajr”.... deri.... “se barra
ishte tepër e randë”. Mjetet artistike, përmes së cilave përçohet mundimi dhe dhimbja, janë: - retiçenca - por më kot....Kali
s’ec; - epiteti - trupi i djersitun; - krahasimi - si lamsh dejesh; - kontrasti (veprim – mosreagim) - kali s’ec...kamxhiku
fshikullonte n’ajr; - enumeracionit shkallëzues - fshikullonte, binte dhe u njitte pa pra.
Ushtrimi 3. Punohet me ditarët e të nxënit. Kontrasti mes lëvizjes së kamxhikut që fishkullon dhe kalit që nuk lëviz, na
krijon imazhin e së keqes vepruese dhe mbizotëruese, kundrejt një mjerimi të pafuqishëm për të lëvizur. Po ashtu, kjo
mungesë lëvizjeje krijon paralelizëm dhe me titullin e tregimit, “Ngjarje pa lëvizje”, duke lënë të kuptohet që ngjarjen në
këtë tregim e përbën vetë mjerimi. Disa nga figurat letrare me të cilat jepet kontrasti fshikullim/moslëvizje, janë: retiçenca:
por më kot....; litota: ...përgjysmë ma i vogël; Metafora: u njihte për trup të kalit; Enumeracioni: fshikullonte, binte dhe u
njitte pa pra

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: ditarët e të nxënit, punë në grupe
Ushtrimi 4 “Fragment rruge” do të thotë që kjo është jeta e njeriut, e dukshmja me të cilën përplaset çdo ditë, ajo që
përfaqëson jo një individ, po një shoqëri. Kjo është jeta e zakonshme për shumicën e shoqërisë, e cila vuan prej mjerimit.
Fjala “fragment” po ashtu të lë të kuptosh që kjo është vetëm një pjesë e tablosë së përgjithshme të mjerimit të shoqërisë
shqiptare, kështu që kjo rrugë është e mbushur me ngjarje të kësaj natyre.
Ushtrimi 5 Momenti kur njeriu nga fajtor kthehet në i ndëshkuar jepet me pjesën: ... edhe ky njeri ka kamxhikun e vet që
fishkllon dhe e rreh ndër ndjenja, asht kamxhiku i pamëshirë i jetës; ti harron se ky njeri mundet me pasë te shpija katër-pesë
palë duer të vogla që nuk dijnë asgja tjetër, veç bukë me lypë. Nga ky fragment kuptojmë që i dhunuari dhunon, pra njeriu,
dhunën psikike dhe shpirtërore që i sillte mjerimi, e përçonte si dhunë fizike te kafsha e punës. Pra, njeriu, edhe pse qenie
me ndërgjegje, nuk i shpëton dot reagimeve të pavetëdijshme.
- Punë në grupe Ushtrimi 6 Ndiqet kërkesa për leximin e pjesës. Grupi I Ritmi i brendshëm në tekst krijohet përmes: -
përsëritjes së pasthirrmave: hyjo, hyjo, - përsëritjes së parafjalëve, foljeve: pa ngjyrë, pa lëvizje, pa jetë; flitshin..., flitshin -
pyetjes retorike: ...a meriton t’i hidhen në shpinë të gjithë ata gurë, që janë barra e kalit të mjerë?
Grupi II Në paragrafin e parë, përshkrimi me epitete e krahasime i kalit: trupi i djersitun; u ba si lamsh dejesh; kryet në
vuajtje; i shtrimun përpara etj. Paragrafi i tretë: një kufomë e gjallë; që si fantomë i rri kundruall; kali, bota e mjerueme; e
fundit kufomë etj. Paragrafi i fundit, gjendje mundimi e dhimbjeje të jashtëzakonshme. Përmes këtyre imazheve pasqyrohet
bota, shoqëria njerëzore, vuajtja, kamxhiku dhe njeriu, lufta e njeriut për mbijetesë në një shoqëri të vuajtur e të pashpresë.
Grupi III Fillimisht kujtojmë tiparet e prozës poetike: formë poetike e shkruar në prozë që del jashtë rregullave që lidhen me
ecurinë e një proze, kryesisht në lidhje me gjuhën e imazheve dhe me ndikimin emocional dhe që nga ana tjetër nuk
respekton rigorozisht tiparet klasike (kërkesat strukturore) të poezisë tradicionale (rima, ritmi, metrika, asonancat,
aliteracionet etj). Kështu, tiparet e prozës poetike i gjemë në përshkrimin e imazheve të rrugës, të gjendjes së kalit, të
gjendjes së shpërfytyruar të njeriut, në ritmin e brendshëm (veçori e poezisë, që u përmend më lart), të krijuar përmes
përsëritjeve e pyetjeve retorike.
Ushtrimi 7 Shprehjet popullore, si pasthirrmat “Hyjo”, mallkimi “Të marroftë Zoti!” apo urimi “Ta pasha hajrin!” shprehin
gjendjen shpirtërore të njeriut, i cili, i pazoti për të vënë në punë kalin, “kërkon ndihmë” prej urimeve dhe mallkimeve.
Mjete të tjera, me të cilat autori shpreh gjendjen e mjerueshme, trishtimin dhe melankolinë, janë imazhet e forta poetike që
krijohen përmes përshkrimeve të detajuara, dialogu i zhdërvjellët mes personazhit që rrëfen dhe mikut të tij.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim


Ushtrimi 8 Gjendje - ngjante, dridheshin vrimat e hundës, ishte bamë përgjysëm, s’pikoshin, barra ishte e randë, ngjajnë, një
kufomë i rri kundruall, zu të qelbet, dhimbsej, ndiente si unë, meriton, flitshin, e rreh ndër ndjenja, harron, me pasë,
shikojshe njerin, nuk dijshe. Lëvizje - ngasi kalin, fshikullonte, binte, rraheshin, përkuleshin, dridheshin. Mbizotërojnë foljet
e gjendjes, kjo lidhet dhe me veçoritë e prozës poetike që u thanë, dhe që autori nuk ka qëllim të rrëfejë një ngjarje, por të
pasqyrojë një gjendje të shoqërisë.

Vlerësimi : Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive
të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 9

Data: 20.11.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për njohuri të Situata e të nxënit: Punë me tekstin
përgjithshme morfologjike
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-identifikon klasat e fjalëve
-i klasifikon ato në kuptimplota dhe jokuptimplota klasë fjalësh, kuptimplota e
-përcakton veçoritë e mbiemrave të emërzuar jokuptimplota, emër, mbiemër i
-analizon përemrat e pacaktuar emërzuar, folje, ndajfolje, përemër i
-bën analizën e foljeve sipas kërkesave pacaktuar, numëror, lidhëz, parafjalë
-dallon foljet e parregullta dhe ato njëvetore e pavetore
-veçon në fjali përdorimin e së njëjtës fjalë si emër, ndajfolje, përemër, parafjalë e
lidhëz
-përdor në shkrime të ndryshme klasat e fjalëve në forma të ndryshme

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim punë e pavarur
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Për të kujtuar dhe një herë klasat e fjalëve u kërkojmë nxënësve të paraqesin një hartë mendimi për klasifikimin e klasave të
fjalëve
Klasat e fjalëve

Kuptimplota thirrmore jokuptimplota

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar, diskutim punë e pavarur

Fjala Klasa e fjalës kuptimplota jokuptimplota thirrmore


mendoi folje +
edhe lidhëz +

Ushtrimi 2 e vërteta - gjinia femërore, njëjës, rasa emërore, e shquar të bërat - gjinia femërore, shumës, rasa emërore, e shquar të
ligave - gjinia femërore, shumës, gjinore, e shquar të penguar - gjinia mashkullore, njëjës, kallëzore, e pashquar
Ushtrimi 3 ⋅ gjithçka - sende, i pashoqëruar, i ngurtësuar ⋅ çdo - sende, i shoqëruar, i ngurtësuar ⋅ asgjë - sende, i
pashoqëruar, i ngurtësuar
Ushtrimi 4 plotësohet sipas kërkesës.
Ushtrimi 5 ⋅ u ul – joveprore, u, e kryer e thjeshtë, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi II ⋅ ishte vonuar - joveprore, jam,
koha e kryer, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi I ⋅ u futën - joveprore, u, e kryer e thjeshtë, dëftore, veta III, shumës,
zgjedhimi II ⋅ thoshte - joveprore, mb. te, pakryer, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi II ⋅ merrej - pakryer, mb. -ej, veta
III, njëjës, dëftore, zgjedhimi II ⋅ ishte shqetësuar - joveprore, më se e kryer, njëjës, veta III, zgjedhimi I
Ushtrimi 6 ⋅ gjelbëron - njëvetore ⋅ fryn erë - njëvetore ⋅ hingëllinte - njëvetore ⋅ dukej - njëvetore ⋅ thonë -
pavetore ⋅ këndon - njëvetore
Ushtrimi 7 ⋅ kishte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III ⋅ ishte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III ⋅ kishte qenë -
më se e kryer, dëftore, veta III, njëjës ⋅ vinte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III ⋅ rrinte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta
III ⋅ isha - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I ⋅ doja - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I ⋅ thosha - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I
Ushtrimi 8 afër - ndajfolje mes gurit - parafjalë drejt kishës - parafjalë rreth poetësh - emër sipër - ndajfolje poshtë - ndajfolje
përballë pallatit - parafjalë afër dritare - parafjalë buzë - emër
Ushtrimi 9 ⋅ që do të bëja - lidhëz ⋅ tek fliste - lidhëz ⋅ kur - lidhëz ⋅ uleshim tek - ndajfolje ⋅ kur - lidhëz ⋅ tek e
mora - parafjalë ⋅ që do ta shtojë - përemër lidhor

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:punë e pavarur


Ndërto fjali ku e njëjta fjalë të përdoret në klasa të ndryshme; që

Vlerësimi : Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja,
saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 10

Data: 20.11.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Përdorimi i apostrofit te Situata e të nxënit: Fragmente nga tekste të ndryshme, që kanë të
trajtat e shkurtra të përemrit vetor bëjnë me drejtshkrimin e apostrofit te trajtat e shkurtra
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-liston rastet e njohura të përdorimit të apostrofit
-dallon trajtat e shkurtra që shkruhen me apostrof Trajta të shkurtra, apostrof, drejtshkrim.
-përcakton rregullat e drejtshkrimit të trajtave të shkurtra me apostrof
-shkruan saktë të gjitha rastet e trajtave të shkurtra më apostrof

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, tekste të ndryshme me trajta të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkurtra me apostrof, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve. ndërkurrikulare

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi, punë e pavarur, INSERT, diskutim, punë e drejtuar.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Listoni rastet që njihni të fjalëve që shkruhen me apostrof. Apostrofi është shenja që vihet sipër rreshtit, në vend të një zanoreje a
të një rrokjeje që ka rënë dhe pas pjesëzës mohuese s. Për të shënuar rënien e -ë-së fundore, apostrofi përdoret në këto raste: a) te
trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra i, u, ia, iu, ja, jua, ua ose pjesëza u e trajtave
joveprore të foljeve. P.sh.: m’i dha, t’i dha, t’i shkruash shokut, t’i zbatosh porositë, të m’u bësh të fala, të m’ia numërosh një nga
një etj.; b) te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhme të dëftores, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra i, u, trajtat e shkurtra
të bashkuara ose pjesëza u e trajtave joveprore të foljeve.: t’i kërkoja, t’u kërkoja, do t’i tregoja; do t’u them, do t’jua kujtoj, do
t’ua kisha sjellë etj. c) te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të
përemrave vetorë i, u, trajtat e shkurtra të bashkuara ia, iu, ju, jua, ua: për t’i pasur parasysh, për t’ua sqaruar, për t’u dhënë librat,
me t’i thënë, me t’jua sjellë veglat, me t’iu afruar etj.
Mbani mend! Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma, ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje dy zanoresh
(më + e = ma; të + e = ta): ma dha librin; s’ma thotë; ma thotë; jepma; për të ma treguar; duke ma treguar; me të na
treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuar etj.
Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë teksti, punë e drejtuar, INSERT, diskutim.
E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend
shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte. - T’ia japim zonja mëmë, - thoshte ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në
zemër. - Konstandin biri im, çfarë po thua kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për
gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se në e daça për helm, për helm nuk do ta kem. - Të jap besën zonja mëmë, se kur ta duash ti
Doruntinën, qoftë për gaz, qoftë për helm, vete unë e ta sjell!. Nxënësit evidentojnë rastet e përdorimit të apostrofit dhe ndalen në
ato të trajtave të shkurtra, duke u munduar të arsyetojnë arsyen e përdorimit. Punojnë me shenjat e tabelës INSERT dhe analizojnë
të gjitha rastet e përdorimit të apostrofit te trajtat e shkurtra.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: ;Ushtrime.


Ushtrimi 1 faqe 219 M’i , me t’ia, me t’ua, t’u, do t’u, ma, në m’u, ta.
Ushtrimi 2 Ç’t’u desh të shkoje..... Atëherë vendosa t’ua thosh atë gjithëve....
Nuk di si t’ua mbush mendjen.... M’u mbush zemra ... ... që t’ua përcillnin kolegëve dhe t’ua zbukuronin...
Ushtrimi 3 Do t’i telefonoj motrës. Mendoj të ta jap dhe ty adresën e bibliotekës elektronike. Ju lutem, na shkruani emrat si në
kartën e identitetit. Duhet t’i korrigjoni. Do të shkojmë nesër për ta parë shfaqen e re teatrore? Përpiqu t’u gjesh bileta të gjithëve.
Pse nuk duhet t’u themi të gjithëve. Duhet t’i sqarojmë më parë mes nesh.
Ushtrimi 4 ....se do t’u thoshte atyre që ta shtynin pak orarin... .....ia kishte ndryshuar ngjyrat natyrës. Po të na kishte njoftuar...
s’do të na e kishin kaluar... ...se do ta kishin zgjatur aq shumë... ...t’ua punoje të tjerëve ...për t’ia dalë të mësonte..
Vlerësimi : vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e përgjigjeve

Detyrat dhe puna e pavarur: Bëni një shkrim të shkurtër me temë “Autori im i preferuar”, ku të rrëfeni duke përdorur sa më
shumë trajta të shkurtra me apostrof

Data: 21.11.2018

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Drejtshkrimi i pjesëzave Situata e të nxënit: Punë me tekstin
dhe i parafjalëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: Drejtshkrim, pjesëza, parafjalë
-dallon pjesëzat e parafjalët në tekst
-përcakton rregullat e drejtshkrimit të tyre
-jep përjashtimet për drejtshkrimin e pjesëzave e parafjalëve
-përdor si duhet në shkrime pjesëzat e parafjalët

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, përvoja të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve. ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e pavarur, dua të di, mësova, diskutim, punë e drejtuar.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve në lidhje me klasat e fjalëve pjesëza e parafjalë. • Ç’janë pjesëzat? •Ç’janë parafjalët? •Si
klasifikohen për nga ndërtimi? •Si shkruhen këto klasa fjalësh, kur janë të përngjitura?

Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë teksti, punë e drejtuar, DI, DUA TË DI, MËSOVA, diskutim.
Ndalemi në poezinë e Naim Frashërit dhe nxënësit gjejnë pjesëzat e formave të ndryshme foljore dhe parafjalët. Ndalen në
përcaktimin e përdorimit të tyre në gjymtyrët homogjene, duke dhënë mendimin e tyre në lidhje me përsëritjen e tyre. Kalojnë
në tekst me teknikën DI, DUA TË DI, MËSOVA, për njohuritë mbi përdorimin e pjesëzave e parafjalëve para gjymtyrëve
homogjene. Shtojmë si informacion se mospërdorimi i parafjalëve para gjymtyrëve homogjene mund të mos bëhet për arsye
stilistike. Shembull: Ne duhet të ndihemi krenarë për kombin e atdheun

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: punë e pavarur, ushtrime


Ushtrimi 1 Të matesha - pjesëz e lidhores T’i (Të) ç’ngjitja- pjesëz e lidhores Do të shënonte - formë foljore e së ardhmes së
shkuar. Nuk kishte - pjesëz mohuese Të prishej - pjesëz e lidhores Do të pasonte, do të ndodhte - formë foljore e së ardhmes
së shkuar. Për t’u përmbajtur - formë e pashtjelluar foljore Do të ishte zhdukur - formë foljore e së ardhmes së shkuar.
Ushtrimi2 Parafjala në e përsëritur sipas drejtshkrimit para gjymtyrëve homogjene. Ushtrimi 3 A të ta përgatitë motra........ –
duhet të vendoset të-ja e lidhores ...nuk do të linte pa shkaktuar.......- pjesëza do të shkruhet e plotë para formave foljore. ... pa
u vënë re ose pa nxitur ... – pjesëza pa duhet vënë para gjymtyrëve homogjene. ....më të vegjlit të përfshiheshim në atë
atmosferë... .... perëndonte pa shpresë, pa synime të reja, kuptohej .... pjesëza pa duhet vënë para gjymtyrëve homogjene.
Ushtrimi 5 sipas kërkesës

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për dallimin e pjesëzave dhe të parafjalëve, për përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të
tyre
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6.

Data:22.11.2018
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: VIII a+b
Tema mësimore: Plaku dhe deti .Bisedë letrare Situata e të nxënit : https://ëëë.youtube.com/ëatch?
( Ora e parë + ora e dytë) v=HJpGizLfN3k
Libri “ Plaku dhe deti”
Hemingëay
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-jep informacion shkurtimisht për librin dhe autorin e tij
-përmbledh shkurt ngjarjet e librit duke u bazuar në elementet e strukturës dhe të
subjektit
-ndërton pyetje, enigma rreth librit për shokët Shkrimtar i brezit të
-u përgjigjet pyetjeve që lidhen me të kuptuarit dhe interpretimin e librit humbur ,Santjago, Manoli, peshk,
-përshkruan personazhet duke përdorur teknika të ndryshme. peshkaqen,personazh, vend, kohë,
pjesa më e bukur, përdorime të
Ora e dytë figurshme të fjalës etj
-bën analizën gjuhësore e stilistikore të librit
-evidenton pjesët më të bukura nga libri duke argumentuar pse
-komenton me ditarët e të nxënit pjesë e shprehje të spikatura nga libri shprehje,
fragmente, personazhe
-Ilustron me vizatime ngjarje e personazhe nga libri
-lidhe jetën, ngjarjet e personazheve me jetën e tij.

Burimet: teksti i përzgjedhur, përvoja të nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me


temat ndërkurrikulare Biologji,
Gjeografi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë e pavarur, diskutim tabela e Koncepteve të personazhit, kllaster, ditarët e të nxënësit, ditarët e të nxënësit, analiza të
ndryshme gjuhësore, shkrime të lira, shkrime esesh, karrige e nxehtë, rrjeti i diskutimit,

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Pyetje stuhi


E lexuat të gjithë librin? Ju pëlqeu? Pse?
Patët problem gjatë leximit të tij? A ishin ngjarjet njëra pas tjetrës siç i parashikuat gjatë leximit?
Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim,tabela e Koncepteve të personazhit, kllaster, ditarët e të nxënësit, analiza të
ndryshme gjuhësore
•Jep informacion shkurtimisht për librin dhe autorin e tij. Nxënësit japin titullin, temën e tij dhe shkurtimisht flasin për
biografinë e autorit. •Përmbledh shkurt ngjarjet e librit duke u bazuar në elementet e strukturës dhe të subjektit. rruga që
ndjekim mund të jetë sipas gjykimit tonë ku mund të punojmë me hartën e tregimit duke evidentuar elemente të subjektit,
si; hyrja, zhvillimi dhe mbyllja. Mund të shihet si një përmbledhje e shkurtër. •Ndërton pyetje, gjëza e enigma rreth librit
për shokët Për të nxitur të menduarit kritik e për t’ia bërë nxënësit më tërheqës librin, sugjerohet që pyetjet rreth të kuptuarit
dhe interpretimit të ndërtohen nga vetë ata. Kjo fazë mund të bëhet dhe pas analizës së personazheve duke përfshirë dhe ata
në pyetje.
•U përgjigjet pyetjeve që lidhen me të kuptuarit dhe interpretimin e librit. Lidhet me pikën e mësipërme. •Përshkruan
personazhet duke përdorur teknika të ndryshme
Plaku dhe peshkaqenët janë dy kampet e kundërta në luftën për ekzistencë, ndërkohë peshku është trofeu i mbijetesës,
ndërsa peshkaqeni armiku i pashmangshëm, kundrejt të cilit duhet luftuar për të mbijetuar dhe ruajtur trofeun e mbijetesës
Santiago tashmë në këtë fazë të jetës nuk është më një peshkatar i çfarëdoshëm, ai mund të quhet mjeshtër i peshkimit dhe,
së fundmi, forca e tij nuk mjafton për ta mposhtur detin, ai me domosdo duhet të përdorë eksperiencën, hiletë, mjeshtërinë
që ka fituar, por, mbi të gjitha, arsyeja e fitores është guximi që e ka shoqëruar gjithmonë, që është dhe çelësi i mbijetesës
së tij.
Ditarët e të nxënit. Të dyja justifikimet janë pjesë e luftës dhe të dialogut të brendshëm të Santiagos, e pavetëdijshmja, që
shprehet përmes vrasjes së peshkut për ta përdorur si ushqim për të mbijetuar dhe vetëdijshmja, që e bën të ndihet mëkatar
për vrasjen e peshkut, sepse, siç mendon Santiago, ai nuk e ka vrarë vetëm nga nevoja për mbijetesë, por dhe nga
kryelartësia. Të dyja arsyetimet janë të vërteta dhe qëndrojnë.

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: Empatia,diskutim, shkrime të lira, shkrime esesh
Nxënësit bëjnë analizën gjuhësore e stilistikore të librit, ndalet në përdorimet e figurshme të fjalës, leksiku, fjalori me fjalët
e reja, llojet e fjalive, raportet e përshkrimeve me dialogët, •evidenton pjesët më të bukura nga libri dhe i përzgjedh për t’i
analizuar, duke argumentuar pse. dhe i rendit ato sipas preferencës, •komenton me anë të ditarëve të të nxënit pjesë e
shprehje të spikatura nga libri, fragmente, personazhe etj. •shkruan ese (tekste vlerësuese) rreth vlerave të librit. •Formulon
idetë dhe mesazhet që transmeton libri dhe autori përmes tij. • ilustron me vizatime ngjarje e personazhe nga libri. brenda
mundësive dhe mund të lihet si detyrë për nxënës që kanë talent dhe fantazi në pikturë. • lidh jetën, ngjarjet e personazheve
me jetën e tij. etj përmes empatisë ose karriges së nxehtë nxënësit vë veten në rolin e personazhit ose gjykon se si do sillej
ai vetë në të njëjtat situata.
Dhe vetë vepra “Plaku dhe deti” ka në qendër luftën e vazhdueshme të njeriut për mbijetesë. Plaku është në fund të jetës së
tij dhe, megjithatë, lufton me jetën (detin plot dallgë e të pafund) dhe me të papriturat e saj (peshkaqenin). Dhe, ndonëse i
ka mbetur pak fuqi në këtë agoni të jetës, plaku Santiago fiton.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Shkrim i lirë
Personazhi im i preferuar. Nxënësit shkruajnë për personazhin e tyre të preferuar. Ç’u pëlqeu nga ky personazh?

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit me gojë për përgjigjet e sakta, ndërtimin e pyetjeve, përmbajtjen , personazhet, gjykimet
rreth tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 27.11.2018

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Drita është si uji Situata e të nxënit: Punë me tekstin
(ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-diskuton për marrëdhëniet e tij me prindërit
-lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth pyetjeve të të kuptuarit dritë, ujë, elemente reale dhe jorelae.
-parashikon ngjarjet nisur nga situata e dhënë
-identifikon elementet reale dhe të trilluara në tekst
Ora e dytë
-përcakton rolin e ndërthurjes së elementeve reale me ato fantastike
-analizon anën gjuhësore në tekst në funksion të stilit dritë, ujë, personazh, fantazi
-komenton thënie e shprehje nga teksti
-jep përmbledhje ne pjesës bazuar në fjalët kyç.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar, analizë teksti, punë e drejtuar, punë e pavarur, diskutim, punë e pavarur me shkrim.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Imagjinatë e drejtuar

Nxënësve u kërkohet të shkruajnë disa minuta një tekst në lidhje me ndonjë ëndërr të cilën e kanë përjetuar edhe si realitet.
Këtu nxënësit japin përshtypjet e tyre në lidhje me këtë fakt, si e kanë përjetuar në realitet dhe si në ëndërr. Nxënësit japin
shembuj se ç’qëndrim mbajnë prindërit për dëshirat dhe fantazitë e tyre, duke treguar sa mbështetje gjejnë tek ta për
përmbushjen e tyre.
Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë teksti, pyetje-përgjigje, diskutm
Lexohet pjesa nga një nxënës dhe, nëse ka fjalë e shprehje të paqarta, shpjegohen përmes kontekstit ose përmes fjalorit. Në
fund të leximit u kërkojmë nxënësve të japin thelbin e ngjarjes, duke identifikuar personazhet, ngjarjen dhe vendin ku
zhvillohet ngjarja. Nxënësit dallojnë cila pjesë i përket realitetit në tekst dhe cila ëndrrës
Bëhet identifikimi i ngjarjeve sipas pyetjeve në tekst. Ushtrimi 1. Në këtë tregim bëhet fjalë për imagjinatën e shfrenuar të
fëmijëve. Ilustrimet... të mërkurën që erdhi.....deri.....në fund. Ushtrimi 2. Madridi për familjen është një vend ku nuk mund të
bëheshin aktivitete detare, sepse nga Vertagena de India, ku e kishin shtëpinë në mol, në Madrid jetonin në një apartament në
kat të pestë. Ushtrimi 3. Këto detaje tregojnë se fantazia e fëmijëve dhe pritshmëria e prindërve ishin larg njëra-tjetrës.
Megjithatë, prindërit pak nga dëshira që t’u japin fëmijëve gjithçka, pak nga fakti që kishin marrë një çmim ua realizuan
ëndrrën e tyre për një barkë, duke vënë në punë fantazinë e fëmijëve. Marrëdhënia ideale mes tyre do të ishte që të merrnin
pjesë dhe prindërit në festimet, ëndrrat, realitetin e tyre fëmijëror, në mënyrë që të njihnin më mirë botën e tyre. Nxënësit
mund të japin interpretime të ndryshme.

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim, ditarët e të nxënit.
Nxënësit vazhdojnë me aparatin pedagogjik për të nxjerrë në pah mjeshtërinë e Markezit në ndërthurjen e realitetit me
fantazinë. Kështu, gjatë tregimit vetëm elementi i lundrimit në dritë ndan realitetin nga fantazia dhe kjo shkrirje është
mjeshtëri që fut dhe lexuesin në botën tregimit magjik për ta përjetuar si të tillë.
Nxënësit punojnë për nxjerrjen e pikave të tregimit sipas planit të pavarur dhe, në bazë të tyre, rishkruajnë përmbledhjen e
pjesës, pasi kanë nxjerrë dhe fjalët kyç të tekstit.
Nxënësit rikthen në tekst dhe dallojnë në të pjesët rrëfyese, përshkruese dhe dialogët, duke treguar raportin e përdorimit mes
tyre, por edhe rëndësinë që ka ndërthurja e tyre në ndërtimin tregimit. Pjesa më e madhe e rrëfimeve përshkruese i përket
fantazisë dhe një pjesë e tyre i përket përshkrimit të qytetit ose të jetës së prindërve larg fëmijëve.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Ditarët e të nxënit


Nxënësit me ditarët e të nxënit komentojnë domethënien e paragrafit të fundit, për të arritur në konkluzionin se fantazia e tyre
prej gjenish të vegjël vazhdonte
Vlerësimi : vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të
reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrat dhe puna e pavarur: Rishkruani përmbledhtas tregimin me fjalët tuaja.

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Manuali i djaloshit Situata e të nxënit: Unë kujdesem për mjedisin që më rrethon
ambientalist
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: mjedis, ambientalist
-dallon si lloj tregimin social me temë ekologjike
-risjell subjektin në paralelizëm me jetën e përditshme
-ndërton një fjalor me terma nga fusha e mjedisit
-përcjell mesazhe në lidhje me dëmin ekologjik që ekziston sot.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare Biologji
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, turi i galerisë, ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: diskutim

Mësuesja në bashkëpunim me disa nxënës ka krijuar një montazh me pamje nga natyra shqiptare, flora dhe fauna. Ky
montazh paraqitet me videoprojektor. Në vazhdimësi të filmit ka dhe pamje ku mjedisi paraqitet i ndotur. Mesazhi i këtij
filmi është: “Të njohësh natyrën do të thotë ta duash atë, ta duash natyrën do të thotë ta mbrosh atë, të kujdesesh për të”. Kam
porositur nxënësit më parë që të përgatisin objekte me materiale të riciklueshme, të cilat nxënësit i kanë vendosur në tavolinë
para klasës. - Cili është mesazhi që do të jepnit?“Të mendojmë globalisht, të veprojmë lokalisht”
Ndërtimi i njohurive të reja: Organizuesi grafik, lexim zinxhir, diskutim
Mësuesja i njeh nxënësit me titullin e temës së orës së mësimit. Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe veprën. Dy
deri në tre nxënës lexojnë zinxhir fragmentin.
Ushtrimi 1. - Për ç’arsye Nikola e këshillon shokun e tij Leonardon? Punohen edhe ushtrimet 2, 3 dhe 4.
Ushtrimi 5. Mësuesja shkruan në tabelë se çfarë na del si detyrë: 1.Të marrim informacion, 2.Të japim informacion, 3.Të
veprojmë për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja
Është veprimi, ai që jep më së miri mesazhin për mbrojtjen e mjedisit. Ushtrimi 6. Mësuesi punon në tabelë. Nxënësit do të
plotësojnë dy rubrikat “Këshillat që dija” dhe “Këshillat që mësova
Ndikimi mjedisor Detaje nga tregimi Detaje që i referohen ekologjisë
a) nëpërmjet të dhënave të etiketës b) a) produkt ngjyrues
me dialog c) nëpërmjet shkrimit
këshillues
Ushtrimi 8. Punë në çift. Për këtë ushtrim do të punojnë në çifte. Do të rendisin terma që i referohen ekologjisë dhe fushës së
mjedisit. a) Terma që i referohen ekologjisë: ambientalist, dekompozim, toksik. b) Terma që i referohen fushës së mjedisit, si:
erë e keqe, tym i zi, shkumë e ndotjeve
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Organizues grafik

Mesazhi ---- Manual i djaloshit ambientalist-- - tregimi social me temë ekologjike


Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për dallimin e tregimit social me temë ekologjike, mbi përcjelljen e mesazheve, përgjigjet e
dhëna rreth tekstit
Detyrat dhe puna e pavarur: Nxënësve u lihet për detyrë të krijojnë postera me temë: “Të duam natyrën!”. Nxënësit do të
shkruajnë mendimet dhe vlerësimet e njëri-tjetrit në çdo poster.

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Lamtumirë , universi plak Situata e të nxënit: Punë me tekstin. https://ëëë.youtube.com/ ëatch?
( ora e parë) v=IjStTS4J7Ag
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-lexon për të identifikuar letërsinë fantastikoshkencore
-dallon në tregim elemente të mjedisit fantastikoshkencor tregim fantastiko-shkencor, mjedisi
-zbërthen nga ana kuptimore fjalët e gjykatësit
-përshkruan personazhet e tregimit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lexim, parashikim me terma paraprakë, diskutim, pema e mendimit, organizuesi grafik
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Parashikim me terma paraprakë

Mësuesja shkruan në tabelë termat: universi plak, një hekurishte, Gjykatësi i Apelit, duhej të zhdukej, përtej kohës e hapësirës
sonë, universe të tjera. Nxënësit shkruajnë një tregim, të cilit i vendosin një titull. Kjo veprimtari zgjat deri në 7 minuta. Edhe
për këtë veprimtari nuk bëhet nga mësuesi asnjë vlerësim.

Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim, pema e mendimit


Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin dhe fragmentin e lexojnë zinxhir. Gjatë leximit atyre u jepet si detyrë të
nënvizojnë ato detaje që dallojnë mjedisin fantastiko-shkencor. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve se ky tregim është
fantastiko-shkencor. Nxënësit lexojnë informacionin mbi termin fantastiko-shkencor dhe plotësojnë në tabelë me mësuesin
organizuesin grafik
ka mesazh Detaje fantastike
Tregimi fantastiko - shkencor gjithçkagnrirësi

Detaje shkencore
Është i shkurtër personazhe realë dhe jorealë Universi, kozmosi, dielli

Ushtrimi 1. - Cilat janë karakteristikat e universeve “model i fundit”? - funksionon më thjesht - tërësisht i kompjuterizuar - të
plotësuar me aksesorë modernë - mundësitë janë të pafundme. Ushtrimi 2. - Cilat janë ato sjellje të papajtueshme në
këndvështrimin e Gjykatësit? - protestuan për formën e tavolinës - secili qahej për fqinjin - vendosën të “ngriheshin në
protesta”. Dalloni notat e ironisë së Gjykatës “Jeni të sigurt se nuk keni bërë ndonjë gabim duke e klasifikuar si inteligjente
këtë formë jetese të quajtur qenie njerëzore?” Ushtrimi 3. - Cili është morali i fshehur në këtë fragment? Përgjigjja: Qenia
njerëzore e këtij universi është përgjegjëse për shkatërrimin e kushteve natyrore, përgjegjëse për mosangazhimin e mbrojtjes së
universit plak, vlerave që janë krijuar me kohë. - Cili është mesazhi që jep shkrimtari? Përgjigjja: Ta duam universin, të
ndihmojmë në mbrojtjen e tij nga shkatërrimi. Mesazhin dhe moralin mësuesi/ja e shkruan në tabelë. Ushtrimi 4. Nxënësit
plotësojnë skemën e ushtrimit duke ilustruar me pjesë nga teksti: a) Fredi është Shefi Shfarosës, pra merret me shfarosjen e
universeve. b) Gjykatësi i Apelit është gjykatës dhe detyra e tij është të hynte në lidhje me universin, të intervistonte dhe të
shpallte vendimin. c) Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është kryetari i Organizatës të të gjitha shteteve
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: organizuesi grafik
Personazhe realë Çfarë thonë? Si ndihen?
- Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të protestuan - kërkuan të bënin një të indinjuar - të dëshpëruar
Bashkuara - kryetarë shtetesh - njerëz, konferencë mbi konferencë - larg duart
të rinj - protestues nga Bumbledori - shfajësime -
propozime të rastit

Vlerësimi : Vlerësohen për dallimin e elementeve reale dhe fantastike, për pëgjigjet e dhëna rreth tekstit
Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani përmbledhjen me 5 fjali

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Lamtumirë , universi plak Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: universi, hapësira, kozmosi
-dallon fjalët kyç që vendosin raportin tokë-hapësirë
-bën dallimin mes së vërtetës shkencore dhe elementeve fantastike
-analizon ironinë dhe figuracionin në përgjithësi në funksion të mesazhi
-jep në forma të ndryshme: me vizatim, shkrim, maket idetë e tij për kozmosin
Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndihmë të temës mësimore ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Pema e mendimit, diskutim, vështrim krahasues, punë në grupe, organizuesi grafik
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Organizuesi grafik

Mësuesja krijon organizuesin grafik në tabelë për të përforcuar njohuritë e marra për tregimin fantastikoshkencor.
“Lamtumirë universi plak” t regimi fantastiko-shkencor.

Ndërtimi i njohurive të reja:


Ushtrimi 5. Dy dimensionet që rregullojnë jetën tonë: a) hapësira b) koha Shkruani në fletore sa më shumë fjalë, që u referohen
këtyre dy dimensioneve (fusha leksikore).
Ushtrimi 6. Ky ushtrim shkathtëson nxënësit të zgjidhin termin e saktë në një kohë të shkurtër. Mësuesja i udhëzon nxënësit të
bëjnë një zgjedhje pa iu rikthyer leximit. Zgjedhja e fjalës në çiftet e dhëna përcakton dhe nivelin e të kuptuarit.
Nxënësit lexojnë individualisht informacionin e librit në faqen 73, “Fantastiko-shkencorja në art”. Nxënësit në këtë veprimtari
duhet të gjejnë ngjashmëritë dhe lidhjen ndërmjet faktit shkencor dhe fantazisë në fragmentin “Lamtumirë, universi plak”. Në
faktet shkencore kemi të dhënat mbi universin dhe ekzistencën e universeve. Në fakte të imagjinuara në fantazinë e njeriut: -
pjesëmarrja e personazheve - konflikti që zhvillohet ndërmjet qenies njerëzore dhe të dërguarit - Federata e Universeve -
rregullat - procedura e apelimit etj

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:


Grupi I – grupi i biologjisë Grupi II – i historisë Grupi III – i pikturës Çdo grup do të punojë me materialet e nevojshme, duke
sjellë komentin e tyre në postera. Do të krijohet turi i galerisë. Nxënësit komentojnë idetë e paraqitura me poster. Në fund të
orës së mësimit mësuesi vlerëson disa nxënës për njohuritë e përvetësuara dhe për pjesëmarrjen aktive.

Vlerësimi : Vlerësohen për dallimin e elementeve reale dhe fantastike, për pëgjigjet e dhëna rreth tekstit, për analizimin e
ironisë dhe figuracionin në përgjithësi
Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Drejtshkrimi i fjalëve që Situata e të nxënit: Punë me tekstin
kanë grupet ua, ue , ye
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-liston dallimet fonetike mes dialekteve
-përcakton rregullat e përdorimit të grupeve të zanoreve ua, ue, ye
-shkruan saktë grupet e zanoreve ua, ue, ye në fjalë të parme e të prejardhura prej dialekte, gegërisht, toskërisht, grupe
tyre zanoresh ua, ue, ye
-dallon përdorimin e grupeve në tekste të ndryshme në dialekt.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, përvoja të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e pavarur, INSERT, diskutim, punë e drejtuar.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
Nxënësit kanë njohuri për dialektet, ndaj u kërkojmë të listojnë dallimet fonetike kryesore mes tyre: à-ja hundore në gegërisht
‒ ë-ja e theksuar në toskërisht; n-ja në gegërisht ‒ r-ja në toskërisht (rana- rëra, rotacizmi); grupi ue në gegërisht ‒ grupi ua në
toskërisht (krue-krua).
Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë teksti, punë e drejtuar, INSERT, diskutim.
U japim nxënësve këtë material përmes librit digjital, video-projektorit ose në fletë format dhe rastet e dhëna në libër i
studiojnë në grupe ose në çift. Evidentojnë dhe përcaktojnë sipas cilit rast janë përdorur grupet e zanoreve në shembujt e
dhënë. Në përfundim të punës së pavarur në grup a në çift, nxënësit diskutojnë dhe krahasojnë përfundimet me ato të
rregullave në tekst, duke plotësuar me njohuritë nga shpjegimi tabelën e INSERT-it.
Grupi i zanoreve YE • shkruhen me ye fjalët e parme arsye, pyes, fyej, lyej, shkëlqej, kryeneç, dhe fjalët e prejardhura prej
tyre: i arsyeshëm, pyetje, fyerje, i lyer, i shkëlqyeshëm etj.
Grupi i zanoreve UA • shkruhen me ua: dragua, duaj, huazim, i huaj, muaj (por mujor-e, - emrat dhe mbiemrat, si: tremujor-i),
i përmuajshëm, thua etj.; - foljet me temë më -ua, si: dua - duam, duam, duaje, duajeni etj.; druaj - druan, (jam) druajtur etj.;
kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj., - shumësi i së kryerës së thjeshtë: quajtëm, ruajtëm ..., - habitorja dhe pjesorja e
foljeve me temë më -o: mësuakam, punuakam; mësuar, punuar, sulmuar, treguar etj.
Grupi i zanoreve UE • shkruhen me ue: - emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me
temë më -o / -ua, si edhe fjalët e formuara prej tyre: botues-e, dëgjues-e etj.; i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i
paharrueshëm etj, (mëso/ mësuar; puno/punuar; gëzo/gëzuar) Kujdes! Trajtat foljeve të tipit kryej, bluaj etj., duhen shkruar me
togjet ye, ua, ndonëse në trajtat joveprore nuk kanë grup zanoresh: kryhet, bluhet etj.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, ushtrime


Ushtrimi 1 i rrëmbyeshëm; kryekëput; gjuhet; pajtuake; i pazëvendësueshëm; vijueshmëri; kryelartë; treguan; i përmuajshëm;
përpunues; fyenin; plotësuese
Ushtrimi 2 Këtu vërejmë që gegërishtja është përdorur në shtypin e shkruar deri në fillim të shekullit XX. Në fragmentin e
dhënë.Ushtrimi 3 pabesueshmet; filluaka; pyeturi; shquanin; dragua; mrekullueshme kuptueshmëri; përkryer; pëlqyeshme;
pazbërthyeshme; shfrytëzuar; besueshmërinë; cenuar
Ushtrimi 4 caktuakan; kuptueshme; kapërcyell; zhgënjyese; pikëpyetje; drithëruan; zgjoheshin; bashkëvuajtëse; quajtura;
shuhej; mësuan.Ushtrimi 6. Kujtojmë që bazë për të formuar habitoren është pjesorja e foljes dhe në zgjedhimin e parë
zanorja-o- zbërthehet në grupin- ua-. Vëmë në dukje se bashkëtingëllorja -h- e së tashmes joveprore nuk ka lidhje me grupin e
zanoreve, por me mbaresën e joveprores për zgjedhimin e parë

Vlerësimi : vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e
përgjigjeve
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5
Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Takimi i dy zanoreve të Situata e të nxënit: Punë me tekstin
njëjta
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: drejtshkrim, pjesëza, parafjal
-jep rregullat e drejtshkrimit për zanore të njëjta në të njëjtën fjalë
-shkruan saktë fjalët me takim zanoresh të njëjta
-shkruan saktë fjalë që kanë takim të zanores -ë- dhe të një zanoreje tjetër.
Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, përvoja të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e pavarur, INSERT, konkurs, diskutim, punë e drejtuar.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Nxënësit kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të përemrave dhe ndajfoljet që formohen nga fjala gjithë. Gjithkush, gjithkujt,
gjithkund, gjithandej, gjithmonë, i përgjithshëm etj. U kërkojmë nxënësve të kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të fjalëve ku
takohen dy zanore

Ndërtimi i njohurive të reja: konkurs, INSERT, punë e drejtuar, diskutim.


U paraqesim nxënësve me video-projektor tabelën e germave në ushtrimin 4 dhe u kërkojmë të gjejnë sa më shumë fjalë që
formohen dhe kanë dy zanore të njëjta njëra pas tjetrës.
Ushtrimi zhvillohet në formë konkursi dhe nxirren rregullat nga nxënësit për drejtshkrimin e fjalëve që kanë takim të
njëpasnjëshëm të zanoreve të njëjta. Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja: i paaftë, i
paafrueshëm, i paanshëm, paanësi, i paapelueshëm, i paarmatosur, i paarrirë, deetimologjizim, kryeengjëll, antiimperialist,
autoofiçinë, joobjektiv, joorganik, jooksidues, joorigjinal, mikroorganizëm etj. Nxënësit i rikthehen tekstit me shenjat e tabelës
INSERT dhe punojnë me njohuritë e tjera për drejtshkrimin e takimit të dy zanoreve te fjalët e përbëra.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, ushtrime
Ushtrimi 1 kinooperator, zoologjik, i porsaardhur, koordinator, kinooperator, mirë se erdhe, joorganik, alkool, kooperativë
Ushtrimi 3 të paarsimuar e paanalizueshme porsaardhur
Ushtrimi 5 Koordinojë, ndërkufitar, zoologut, paraardhës, i pakoordinuar, i pakontrolluar, të paarritshme, cunguar, të paaftë,

Vlerësimi : vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e
përgjigjeve
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Udhëtim-lojë mes Situata e të nxënit: Bisedë rreth universit
shkencores e fantastiko-shkencores (ora e
parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-diskuton rreth universit, trupave qiellorë, anijeve kozmike, stacioneve hapësinore
etj
-shkruan një mesazh për ta nisur në hapësirë
-përdor fjalor që i përket fushës së shkencës dhe fantastikes univers, anije kozmike, stacion
Ora e dytë hapësinor, trupa qiellorë, shkrim
-shkruan një tregim fantastiko-shkencor mbështetur mbi sugjerimet e dhëna fantastiko-shkencor
-zbaton rregullat drejtshkrimore në krijimin e tij
-vlerëson punën e shokëve për këtë tregim.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, informacione nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, diskutim, hulumtim, punë e drejtuar, shkrim i lirë, turi i galerisë.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Hulumtim, bisedë

Kam porositur nxënësit një orë më parë që të hulumtojnë dhe të sjellin informacione rreth universit, trupave qiellorë, anijeve
kozmike, stacioneve hapësinore etj.) Mësimi nis me një bisedë me nxënësit:
-A ju pëlqejnë tregimet ose romanet fantastiko-shkencore? Pse?
-Cilët libra fantastiko-shkencorë keni lexuar kohët e fundit?
-Çfarë informacionesh keni marrë prej tyre?
Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim, punë e drejtuar
Udhëzohen nxënësit të hapin librat dhe të shikojnë me kujdes çështjet mbi të cilat mund të diskutojnë.
Në pikën A, nxënësit njihen me imazhin që përmban tabela e vendosur në Hënë nga “Apolo 11”, një mesazh paqeje.
-Po ju, ç’mesazh do të donit të dërgonit në hapësirë, nëse do të kishit mundësi ta dërgoni një të tillë? Lihen nxënësit të
punojnë në qetësi për 5 minuta. Lexohen disa prej tyre. Nxënësit vetë zgjedhin mesazhin që u pëlqen.

Në pikën B, paraqitet puna e dy astronautëve në Hënë.


- Mbështetur mbi njohuritë tuaja dhe në informacionet e sjella, a mund ta përshkruani aktivitetin e tyre dhe të krijoni disa emra
për mjetet që shihni në figurë? Nxënësit mund të punojnë në çift për këtë detyrë.
Në pikën C, nxënësit shohin një stacion hapësinor. Ata shpjegojnë se:
-Ç’është një stacion hapësinor?
-Përse shërben?
-Si mund të ndërtohet ai? Sa të tillë ka në hapësirë? Nxënësit diskutojnë lirshëm. Ata që nuk kanë mundur të sjellin material,
përpiqen të dëgjojnë me kujdes shokët e tyre ose të mbajnë shënime. Mësuesja shton: A ju ka tërhequr ndonjëherë ideja e
udhëtimit në hapësirë? Nëse po, me çfarë do të dëshironit të udhëtonit? (Nxënësit janë të lirë në zgjedhjen e udhëtimit sipas
fantazisë së tyre)

Ora e dytë

Ndërtimi i njohurive të reja: Shkrim i lirë, turi i galerisë


Kërkoj nga nxënësit të shkruajnë një tregim fantastiko-shkencor mbështetur në skemën e dhënë në libër, faqe 83. Struktura e
tekstit që nxënësit duhet të shkruajnë, duhet të përfshijë: ⋅prezantimin e protagonistit (ushtar Toni) dhe të situatës fillestare (viti
7552, Toka është vetëm një bazë ushtarake, një anije kozmike ulet);
⋅prezantimin e disa prapaskenave (ekziston një aleancë ndërgalaktike, ekzistojnë dy perandori);
⋅vazhdimin e ngjarjes;
⋅zhvillimet negative (ushtar Tonin e burgosin);
⋅ecurinë pozitive (Toni arratiset dhe kthehet në Tokë
⋅zgjidhjen (Toni udhëheq rimarrjen e Tokës).
Sigurisht, nëse ndonjë nga nxënësit do të shkruajë diçka tjetër që s’ka lidhje me skemën e dhënë, është i lirë ta shkruajë.
Mësuesja sqaron se këto sugjerime janë vetëm ndihmëse dhe jo të detyrueshme të ndiqen. Nxënësit nuk duhet të harrojnë t’i
vendosin një titull krijimit të tyre. Mësuesja sqaron se në përfundim të detyrës secili nga nxënësit mund të vlerësojë punën e tij,
duke u ndihmuar nga tabela e vetëvlerësimit në fund të faqes 83. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për realizimin e kësaj
detyre. Mësuesja kalon bankë më bankë dhe i ndihmon kur ata kanë nevojë

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim

Në përfundim të detyrës, nxënësit lexojnë disa nga shkrimet e tyre dhe diskutojnë se cili u pëlqen më shumë dhe pse.

Vlerësimi : Bëhet vlerësimi për idenë, respektimin e strukturës së një tregimi fantastiko-shkencor, për origjinalitetin, si dhe
respektimin e rregullave drejtshkrimore në shkrimin e tyre imagjinar.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Disa tipa fjalësh me Situata e të nxënit: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe
prejardhje të huaj dhe emrash të përveçëm të
huaj
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: fjalë të huaja, grupe ie, ia, io,
-jep rregullat e drejtshkrimit për fjalët dhe emrat e përveçëm me prejardhje të huaj Drejtshkrimi i fjalëve me ç dhe s.
-shkruan saktë fjalët dhe emrat e përveçëm me prejardhje të huaj
-dallon rastet përjashtimore të rregullave të drejtshkrimit të fjalëve dhe emrave të
përveçëm me prejardhje të huaj

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare Shkenca dhe shoqëria
Të drejtat e njeriut
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, punë e pavarur, grupet e ekspertëve, diskutim, punë e drejtuar.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

I nxitim nxënësit të diskutojnë mbi temën “Unë kam të drejtë të kem një emër” dhe u kërkojmë të japin shkurt mendimin e tyre
mbi prirjen për vendosjen e emrave të huaj të vegjëlve. Nxënësit diskutojnë për raportin e përdorimit e emrave shqip dhe
emrave të huaj. Kërkojmë nga nxënësit të japin mendimin se si duhen shkruar emrat e huaj, kur ato ndryshojnë në shqiptim nga
shqipja. Lexojnë dhe diskutojnë edhe fjalët në tekstin ilustrues ne libër.
Ndërtimi i njohurive të reja: Grupi i ekspertëve,punë e drejtuar, diskutim.
U japim nxënësve fjalët: Belgjikë, Korfuz, Koka-kola, Daniel, Havai dhe u kërkojmë t’i drejtshkruajnë në një nga gjuhët ë huaja
që dinë, p.sh. në anglisht, dhe diskutohet mbi ndryshimet që kanë dhe ku bazohen. Kalohet në grupet e ekspertëve duke u
dhëne nxënësve materialin e mëposhtëm:
Në gjuhën shqipe, gjatë shekujve por edhe deri më sot, hyjnë fjalë nga gjuhë të tjera. Ato shkruhen sipas rregullave të
drejtshkrimit të shqipes.
1. Fjalët me prejardhje të huaj dhe emrat e përveçëm, që kanë grupet e zanoreve -ia-, -ie-, -io-, -iu-, i ruajnë këto grupe,
kur ato janë në trup të fjalës:
ia - dialekt, miliard, pianist, financiar etj;
ie - ambicie, bankier, higjienë, tastierë etj;
io - komision, iluzion, injeksion, milion etj;
iu - helium, herbarium, stadium etj. Diana, Iliada, Danieli, Violeta, Molieri etj. Mbani mend! Ka disa fjalë që shkruhen me -
ja-, -je-, -jo-, -ju-: plejadë; medalje, objekt, projekt, fjord, rajon, pavijon, adjutant etj.
Grupet -ia-, -ie-, -io-, -iu-, shkruhen me ja-, je-, jo-, ju-, kur gjenden në fillim të fjalës: jaht, jamb, jeniçer,
jezuit, jod, jon, jug, juri, Jalta, Jerusalem, Jordan, Jupiter etj.
Fjalët e huaja dhe emrat e përveçëm, që kanë -aj-, -ej-, -oj-, -uj-, shkruhen:
- me j kur janë në trup të fjalës: lajtmotiv, volejboll, bojkotoj, Hajne; Rio-de-Zhanejro, Troja.
- me i kur këto janë në fund: Uruguai, Shangai, Sidnei, Sergei, Tolstoi. - Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim nga latinishtja
a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c
dhe jo me ç a me s. certifikatë, celebrim, kancelar, proces etj.; bilance, elektricist, klasicizëm, konciz, publicistikë, agjenci etj.
Mbani mend! Shkruhen me ç dhe jo me c: biçikletë, çiklist, çiklizëm, çimento etj. Shkruhen me s fjalët: dispensë, mensë. -
Fjalët dhe emrat e përveçëm, me burim kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane, që kanë një g të ndjekur nga
një e ose i, shkruhen me gj e jo me g. gjenetik, gjenezë, gjeni, higjienë Egjipti, Eugjen, Gjeorgjia; gjirafë, Algjer-i, Belgjikë,
Gjenevë etj.
Kujdes! Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim, xhiro, xhiroj,
inxhinieri, xhirues, xhaketë, xhelatinë, xhol. - Shkruhen me h- fjalët që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar
dhe në latinishten me h: himn, hiperbolë, hipizëm, rehabilitoj etj.; Hagë, Hamburg, Hanoi, Hanover, Helsinki etj.
- Fjalët e huaja që burojnë nga nga greqishtja e vjetër, latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l të
thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l dhe jo me ll: kolonë, luks,analogji, atlas, kolos, komplot, logjikë, lotari, lustër, lustroj,
mitologji etj. Apolon-i, Atlantiku, Babiloni-a etj
Mbani mend! a. Ndër fjalët me burim nga anglishtja shkruhen me l: gol, golf, kloun, klub, etj. dhe me ll: basketboll, futboll,
hendboll, penallti, volejboll etj.
b. Ndër fjalët e reja të burimit sllav shkruhen me l: polak, polka, etj. dhe me ll: bjellorus, sllav, sllovak, slloven etj.; po kështu
Bjellorusi. - Fjalët me prejardhje kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë rr, shkruhen me rr dhe jo me r.
arrestim, arrivist, arrogancë, karrierë, irracional, korridor, korrigjoj, surrealizëm, tarracë, territor, terror etj. - Shkrimi i emrave
të përveçëm të huaj mbështet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse, duke iu përshtatur sistemit grafik të
shqipes. Aligieri, Atila, Bethoven, Gëte, Moxart, Vagner, Vilhelm Tel, ZhanZhak Ruso etj.; Bolonjë, Havai, Këln, Lajpcig,
Mançester, Nju-Jork, Rio-de-Zhanejro etj. Mbani mend! Disa emra të përveçëm me prejardhje të huaj shkruhen sipas traditës së
ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe: Bruksel, Korfuz, Moskë, Paris, Selanik, Stamboll, Suedi, Vjenë, Zvicër etj.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: punë e pavarur, ushtrime.


Ushtrimi 1 Studjue, leksikologjik, frazeologjik, konstruktevet. Sipas Aleksandër Xhuvanit, është shumë e rëndësishme që
gjuhëtarët të punojnë për studimin dhe zëvendësimin e fjalëve të huaja të panevojshme me materialin leksikologjik dhe
frazeologjik të shqipes.
Ushtrimi 2 Media, italiane, dimension, studiuesit, studionin, kamerier, materiale, rajon, devijonin.
Ushtrimi 3 Zhongler, certifikatë, anulim, dezintegrim, gjenocid, dezinfekton, atelie, diversion, të impenjuar, korrekt,
mazhorancë, vizionar.
Ushtrimi 4 Lajtmotiv, Bajkal, bojkotoj, likuidim, Molier, hokej, Vjenës, tastierat, gjenial, egjiptian, higjiena, kauboj, brazialian,
Sofie, Bombei, Sidnei.
Ushtrimi 5 Gjeneral, gjenetik, gjenezë, Gjermani, Gjenevë, mitologji – fjalët me origjinë nga greqishtja ose latinishtja shkruhen
me -gj- dhe jo me -g-. Inxhinier, xhandar, - shkruhen me -xh- dhe jo me -gj-. Ekzakt, ekzaltoj, ekscentrik, ekskavator, eksluziv,
-, Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët
e po këtij burimi që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore ose temat ekzo a hekza: ekscentrik, ekskavator,
ekskluziv, ekzistencializëm etj.; ekzocentrik, ekzodermë, ekzogami, ekzogjen, ekzotik etj.; hekzametër, hekzaklorant etj.
Mitologji, monolog, Apoloni- shkruhen me- l -dhe jo me –ll-. Shkruhen me ll - hendboll, penallti.
Ushtrimi 6
• Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion ndërzanor:
dezinfektoj, dezinfektim, dezintegroj, dezintegrim etj. • Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje dhe ato me
parashtesën trans- e ruajnë gjithmonë s-në e parashtesës në shkrim: disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispeçer,
disponoj, dispozitë etj.;

Vlerësimi : vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për saktësinë e përgjigjeve

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 7

Data: Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Projekt ora III Situata e të nxënit: Skënderbeu
Heroi Ynë Kombëtar, përkujtohet nga ne

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
-lexon një tekst letrar për ta kuptuar përmbajtjen e tij Skënderbeu, Kështjella, Tursun
-shkruan saktë shqipen standarde Pasha, analizë teksti, ese, dramatizim
-përzgjedh fjalë të pasurisë amtare e të huazuara leksikore
-analizon veçoritë e tekstit tregimtar sipas elementeve të strukturës së
rrëfimit
-mbështet me detaje nga teksti çdo analizë që bën
-analizon gjuhën e tekstit tregimtar
-përshkruan dhe analizon personazhe
-krijon një tregim , ese
-gjykon mbi vlerat e librit

Burimet: Teksti “ GJuha shqipe 9”, romani “ Kështjella”, libri “ Historia e Lidhja me fushat e tjera ose me
Skëndërbeut” legjenda, poezi temat ndërkurrikulare Histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi,Punë hulumtuese në grup, diskutim, punë e pavarur
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: stuhi mendimi
Bisedoj me nxënësit për cilësite e Skënderbeut. Ndërtohet kllasteri me mendimet e nxënësve.
toleranca mençuria
Skënderbeu
vetëbesimi dhe besimi te të tjerët
trimëria

kontributi për të tjerët dhe për atdheun autoriteti

Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, diskutim


Gjatë kësaj ore në lendën e Gjuhës Shqipe secili prej grupeve do të paraqesë produktin e punës së tij bazuar në ndarjen
paraprake të detyrave.
Mënyra e prezantimit:
•Çdo nxënës ose grup prezanton materialin e tij, nëse do me video-projektor, duke komentuar gjatë prezantimit.
•Një material i shkruar bëhet domosdoshmërisht pjesë e dosjes

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim


Nxënësit diskutojnë se cili grup ishte përgatitur më mire.

Vlerësimi : vlerësoj aftësitë e nxënësve për bashkëpunimin në grup, informacionet dhe materialet e sjella

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Diktim për drejtshkrimin e Situata e të nxënit: Diktimet
fjalëve që kanë grupet ua, ue , ye dhe takimin
e dy zanoreve të njëjta
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: Drejtshkrim i apostrofit, fjalëve me
-shkruan saktë tekste me fjalë të përngjitura ë të përbëra takime zanoresh të njëjta, pjesëza
-ndjek rregullat e drejtshkrimit për fjalë me origjinë të huaj parafjale, fjalë me origjinë të huaj, grupe
-përdor si duhet grupet e zanoreve në fjalët që e kanë. zanoresh

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, përvoja të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve. ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi,diktim, ushtrime me plotësim, diskutim, punë e pavarur
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
Rikujtomë rregullat drejtshkrimore për drejtshkrimin e e fjalëve me origjinë të huaj, për takime zanoresh të njëjta
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e pavarur, punë e drejtuar
Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe krenare, me gjithë vështirësitë dhe sakrificat e zhvillimit të saj. Themi e
lashtë për faktin se shqiptarët nuk pushuan së punuari për të zhvilluar arsimin shqip në trojet etnike shqiptare. Kështu, historia e
arsimit shqip është e mbushur me ngjarje lavdie, krenarie, deri në sakrifica sublime që bënë mësuesit e popullit. Ata duke ditur
thënien e njohur se “arsimi është arma kryesore e çdo populli” dhanë çdo gjë për çështjen e arsimit shqip. Në marrëveshjen e
arritur në Vjenë, më 21-22 prill 1941, ndërmjet Berlinit dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i Jashtëm gjerman dhe ministrit
i Jashtëm i Italisë ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit. Harta mbështetej në parimet e ndarjes së zonave të influencës
midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Pushtuesi njohu të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe dhe të zhvillimit të arsimit e të
shkollave shqipe. Këto masa do të ndikonin në forcimin e lidhjeve, të unitetit e të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.. Gjatë
viteve 1941-1944 arsimi në Kosovë punonte në bazë të ligjeve dhe rregullave arsimore të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, të
cilën e udhëheq fillimisht Ernest Koliqi. Kjo ministri përcaktoi detyrat e Drejtorisë së Arsimit, të inspektorëve të arsimit dhe
komisioneve shkollore. Po ashtu kjo ministri merrej edhe me studimin e programeve mësimore, teksteve shkollore, si dhe me
nevojat e tjera që mund të dilnin gjatë punës. Komisionet shkollore krijoheshin pranë çdo komune dhe përbëheshin nga kryetari
i komunës, drejtori apo kryesuesi i shkollës, si dhe nga mësues e përfaqësues të prindërve.
Ushtrime plotësuese
Ushtrimi 1 Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë. 5 pikë
do t’i them do tu thuash; të mia numërosh një nga një; ma dha librin do t’ia njoftoj duam tju nderojmë të mos mua prishni qejfin
su pëlqen t’ua kujtojmë
Ushtrimi 2 Gjeni fjalët e shkruara gabim. 6 pikë
braziljan, financiar, antibiotik, ambicjoz, violinë, digjital, Vjenë, akuarjum, Diana, koordinatë, alkol, censurë, çertifikatë,
proçedurë, motoçikletë, Ushtrimi 3. Plotësoni fjalët. 10 pikë
K_ _perativë, leu_emi, publi_istikë, akuar_um, ob_ektiv, kolon_al, kolon_alizëm, bank_er, mil_on, in_inieri
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Diskutim
Si ju duk diktimi? –Në cilat fjalë hasët vështirësi?
Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

Klasa: IX

Diktim 1
Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe krenare, me gjithë
vështirësitë dhe sakrificat e zhvillimit të saj. Themi e lashtë për faktin se
shqiptarët nuk pushuan së punuari për të zhvilluar arsimin shqip në trojet
etnike shqiptare. Kështu, historia e arsimit shqip është e mbushur me
ngjarje lavdie, krenarie, deri në sakrifica sublime që bënë mësuesit e
popullit. Ata duke ditur thënien e njohur se “arsimi është arma kryesore
e çdo populli” dhanë çdo gjë për çështjen e arsimit shqip. Në
marrëveshjen e arritur në Vjenë, më 21-22 prill 1941, ndërmjet Berlinit
dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i Jashtëm gjerman dhe ministrit i
Jashtëm i Italisë ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit. Harta
mbështetej në parimet e ndarjes së zonave të influencës midis
Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Pushtuesi njohu të drejtën e
përdorimit të gjuhës shqipe dhe të zhvillimit të arsimit e të shkollave
shqipe. Këto masa do të ndikonin në forcimin e lidhjeve, të unitetit e të
vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.. Gjatë viteve 1941-1944 arsimi në
Kosovë punonte në bazë të ligjeve dhe rregullave arsimore të Ministrisë
së Arsimit të Shqipërisë, të cilën e udhëheq fillimisht Ernest Koliqi. Kjo
ministri përcaktoi detyrat e Drejtorisë së Arsimit, të inspektorëve të
arsimit dhe komisioneve shkollore. Po ashtu kjo ministri merrej edhe me
studimin e programeve mësimore, teksteve shkollore, si dhe me nevojat
e tjera që mund të dilnin gjatë punës. Komisionet shkollore krijoheshin
pranë çdo komune dhe përbëheshin nga kryetari i komunës, drejtori apo
kryesuesi i shkollës, si dhe nga mësues e përfaqësues të prindërve.

Emri im_____________________

Klasa :IX
1- Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë

do t’i them

do tu thuash;

të mia numërosh një nga një;

ma dha librin

do t’ia njoftoj

duam tju nderojmë të mos mua prishni qejfin

su pëlqen

t’ua kujtojmë

2-Gjeni fjalët e shkruara gabim.

braziljan, financiar, antibiotik, ambicjoz, violinë, digjital, Vjenë, akuarjum, Diana,


koordinatë, alkol, censurë, çertifikatë, proçedurë, motoçikletë

3-Plotësoni fjalët.

K_ _perativë, leu_emi, publi_istikë, akuar_um, ob_ektiv, kolon_al, kolon_alizëm,


bank_er, mil_on, in_inieri

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Teksti rrëfimtar (tregimtar) Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-liston veçoritë e tekstit rrëfimtar
-diskuton për veçoritë e tekstit rrëfimtar tekst rrëfimtar, rrëfyesi, rrëfim objektiv,
rrëfim subjektiv, parashtrimi, pika e
Ora e dytë lidhjes, ndodhitë qendrore, zgjidhja e
-shkruan një tekst rrëfimtar duke zgjedhur strukturat e duhura gjuhësore, fjalorin e konfliktit, përfundimi
përshtatshëm dhe duke respektuar rregullat drejtshkrimore të shqipes
-vlerëson tregimin me shkrim të shokëve

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, informacione nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim, punë e drejtuar, shkrim i lirë, turi i galerisë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Rikujtohen me nxënësit veçoritë kryesore të tekstit rrëfimtar (tregimtar): ⋅


Rrëfen, tregon përmes ngjarjeve që lidhen me një ose disa personazhe, një histori të vërtetë ose të sajuar.
⋅Tema
⋅Mesazhi
⋅Vendi
.Koha
Konteksti
Personazhi/et (kryesor, dytësorë, protagonist, antagonist)
Rrëfyesi (në vetën e parë ose të tretë)
Gjuha dhe stili i shkrimtarit
Ndërtimi i tekstit rrëfimtar

kulmi
zhvillimi

zgjidhja

Hyrja Pika e lidhjes

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e drejtuar, diskutim


Njihen nxënësit me temën e mësimit, si të shkruajnë një tekst rrëfimtar. Por, para kësaj, mësuesja sqaron nxënësit se do të
njihen me disa këshilla, që do t’i ndihmojë ata në shkrimin e një tregimi. Udhëzohen nxënësit të hapin librat në faqen 84. Së
bashku me mësuesien lexojnë dhe diskutojnë të gjitha udhëzimet e dhëna se çfarë duhet të kenë parasysh kur të shkruajnë një
tregim:
⋅të zgjedhin cili do të jetë rrëfyesi;
⋅të zgjedhin ngjarjen;
⋅të përcaktojnë skemën e rrëfimit;
⋅të vendosin shkallën e objektivitetit të rrëfimit;
të vendosin rendin e ngjarjeve;
⋅të zbatojnë rregullat drejtshkrimore. Diskutohen dhe sqarohen paqartësitë që nxënësit mund të kenë

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: shkrim i lirë

Nxënësit shkruajnë një tregim duke pasur parasysh udhëzimet që jepen në librin e tyre.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur. Sqaroj nxënësit për paqartësitë që ato kanë

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Turi i galerisë


Në përfundim të detyrës, punimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë, ose lexohen me zë. Nxënësit bëjnë vlerësimin e
njëri-tjetrit.

Vlerësimi : vlerësohen nxënsit për shkrimin e tekstit rrëfimtar sipas veçorive që ka

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore:Test për periudhën e parë Situata e të nxënit: Fragmentet letrare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: Fragmente letrare
-u përgjigjet pyetjeve rreth fragmentit Klasat e fjalëve, përemri i pacaktuar,
-gjykon veprimet e personazheve mbimër i emërzuar,folje të rregullta,
-kthen mbiemrin në emër sipas kontekstit të parregullta
-përcakton klasën e fjalëve për fjalët e dhëna
-dallon përemrin e pacaktuar
-dallon foljet njëvetore nga foljet pavetore
-kthen foljet në formën joveprore

Burimet:Teksti “Gjuha shqipe 9”, fletët e testit Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, Punë e pavarur, Bisedë

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Bisedë


I njoh nxënësit me përmbajtjen e testit, mënyrën e ndërtimit të tij për çdo pyetje dhe tabelën e vlerësimit në fund të tij.
Shpërndaj fletët e testit.

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë e pavarur

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur në fletë.


U qëndroj pranë nëse kanë ndonjë paqartësi.
Mbledh fletët e testit që kanë mbaruar nxënësit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Bisedë


Si ju duk testi?
Pse ju duk i tillë?
Në cilat pyetje hasët më shumë vështirësi?
Në varësi të kohës lexoj alternativat e sakta të pyetjeve, nxënësit i krahasojnë me punën e bërë.

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit me notë

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Përgatitja e nxënësve për Situata e të nxënit: Punë me tekstin
PKAB

Emri, mbiemri, përemri

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
-dallon emrin në fjali dhe veçoritë e tij gramatikore Emir, gjinia, vetëm në njëjës, vetëm në
-dallon mbiemrin në fjali dhe veçoritë e tij gramatikore shumës, numri, rasa, lakimi, mbiemri, i
-dallon përemrin në fjali dhe veçoritë e tij gramatikore nyjshëm , i panyjshëm, përemri , llojet

Burimet: Teksti “gjuha shqipe 9, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, Diskutim, Punë me grupe, Bashkëbisedim, shkrim i lirë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

-U drejtoj nxënësve një grup pyetjesh:


-Ç’tregojnë emrat? –Cilat janë veçoritë gramatikore?
-Ç’janë emrat përmbledhës? Po ato të lëndës?
-Ç’janë mbiemrat marrëdhëniorë? Po mbiemrat cilësorë?Ku dallojnë nga njëri – tjetri?
-Llojet e përemrave ?Ç’tregon secili prej tyre?
Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim, Punë me grupe, Bashkëbisedim
Ndaj klasën në tre grupe. Secilit grup iu jap nga një tekst
Grupi I: Do të analizojë emrat
Grupi II: Do të analizojë mbiemrat
Grupi III: Do të analizojë përemrat
Në përfundim diskutohet së bashku me nxënësit

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: shkrim i lirë


Udhëzoj nxënësit të shkruajnë një krijim me temë: Pushimet dimërore ku të përdorin emra, mbiemra dhe përemra.
Lexohen në përfundim disa krijime.
Vlerësimi : vleresohen nxënësit me gojë për përgjigjegjet e dhëna , për analizimin e veçorive gramatikore të emrit, mbiemrit
dhe përemrit.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Gjymtyrët kryesore. Rendi Situata e të nxënit: Parku kombëtar i Butrintit
dhe përshtatja mes tyre

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: gjymtyrë fjalie •kryesore *kryefjalë
-përkufizon termin gjymtyrë fjalie *kallëzues* përshtatje
-përcakton gjymtyrët kryesore dhe të dyta në fjali
-përkufizon kryefjalën
-identifikon me çfarë shprehet kryefjala
-përshtat kallëzuesin me kryefjalën në vetë dhe në numër

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 8, përvoja të nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, analizë rastesh, INSERT, punë e drejtuar, punë e pavarur.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
Nxënësve u kërkohet: • të kujtojnë llojet e fjalive sipas ndërtimit; •të përkufizojnë fjalinë e thjeshtë; •të përcaktojnë nga se
përbëhet një fjali e thjeshtë. Pra, kemi fjali të thjeshta dhe të përbëra. Fjali e thjeshtë është kur ka një kallëzues ose disa
kallëzues homogjenë. Fjalia e thjeshtë përbëhet nga dy gjymtyrë kryesore: kryefjala dhe kallëzuesi. Ajo mund të jetë e
zgjeruar ose jo.
Ndërtimi i njohurive të reja:Punë e drejtuar, analizë rastesh, INSERT
Në fragmentin hyrës nxënësit nënvizojnë kryefjalën dhe kallëzuesin. Nxënësit do të plotësojnë me shembuj nga teksti sipas
modelit të dhënë. Me shenjat e tabelës INSERT nxënësit punojnë në tekst për të diferencuar njohuritë e reja dhe të paqarta,
të cilat diskutohen së bashku me mësuesen.

√ + - ?
Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja, por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i
kupton

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, ushtrime


Ushtrimi 1 nxënësit gjejnë kryefjalën në fjalitë e dhëna.Ajo ndaloi ngaqë iu mor pak fryma
Ushtrimi 2 nxënësit gjejnë llojet e kallëzuesit. Darieni tundi kokën I kënaqur ----foljor i thjeshtë, Ata nisën të ecnin
ngadalë---foljor i përbërë
Ushtrimi 3Më e stërzgjatur se zakonisht ishte mbledhja---theksohet veprimi
Ushtrimi 4 nxënësit gjejnë fjalitë ku mungon kryefjala dhe përcaktojnë vetën nisur nga mbaresat e foljeve.
Ushtrimi 5 punohet në libër
Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për përcaktimin e gjymtyrëve kryesore për identifikimin e tyre se me çfarë shprehen, për
përshtatjen e kryefjalës me kallëzuesin
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data: 8.1.2019
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Odin Mondvalsen Situata e të nxënit: Punë me tekstin
(ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina,
-sjell informacion për konceptin “liri fjale”, në periudhën e diktaturës personazhi
-lexon pjesën për të dhënë kuptimin e saj të parë dhe kontekstin
-lidh personazhin me jetën e autorit
-evidenton fakte lidhur jetën e personazhit

Ora e dytë
-identifikon të dhëna të së shkuarës së personazhit në tekst
-diskuton për lidhjen mes kohës dhe të vendit të zhvillimit të ngjarjeve Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina,
-evidenton elementet e romanit modern përmes fragmentit diktaturë, spital psikiatrik, personazhe
-vendos paralele mes dy jetëve të personazhit, në të tashmen e në të shkuarën
-dallon elemente stilistike të ironisë dhe të satirës në tekst
Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve. https://ëëë.youtube.com/ëatch? Lidhja me fushat e tjera ose me temat
v=QHfmHBPaa8s ndërkurrikulare
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave ⋅Shkenca dhe shoqëria
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Ddiskutim, rrjeti i diskutimit, lexim i pjesës, ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje, vëzhgimi i materialeve në video, diskutim,
punë e pavarur, punë e drejtuar, shkrim i lirë.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: stuhi mendimi, diskutim

Çdo të thotë “Liri e fjalës”?


Nxënësve u është kërkuar të gjejnë informacione nga lëndët e tjera mësimore, nga prindërit dhe nga burime të tjera, si libra e
dokumentarë, për konceptin “liri fjale”. Fillon tema me përkufizimin e konceptit nga vetë nxënësit dhe me mënyrën si trajtohej
“liria e fjalës” në diktaturë.

Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim teksti, pyetje-përgjigje, diskutim,ditarët e të nxënit.


Nxënësit lexojnë me kujdes pjesën, duke u ndalur dhe në fjalë e shprehje që nuk janë të njohura dhe i shpjegojnë ato përmes
kontekstit ose fjalorit. Nxënësit japin kuptimin e parë që deshifrojnë nga teksti dhe më pas duke u ndalur në interpretimin e
dhënë, japin kontekstin e saj.
Ushtrimi 1 a. Më parë kisha një emër...., i kishte humbur gomari,..., mblodhëm domate, kunguj...; Nga këta shembuj dhe nga
mënyra e sjelljes së personazhit, kujtimet dhe mënyra se si ai i rikujton ato kuptojmë se shpërfytyrimi i personazhit është i
tejskajshëm.
b. Shkruaj!- urdhëroi Hetuesi sekretarin e tij. – Erdha në Botën e Re për qëllime spiunimi. Strukturat e shtetit, përveçse
shpërfytyrojnë të tjerët me dhunën psikologjike që ushtrojnë, paraqiten dhe vetë të shpërfytyruar prej ideologjisë, dhe shohin
armiq dhe aty ku nuk ka. Ushtrimi 2 Kjo shprehje do të thotë se të presekutuarit në kampet e përqendrimit trajtoheshin aq keq,
sa ishte më mirë të jetoje në çmendinë. Nxënësit mund të japin disa shpjegime dhe lihen të lirë në interpretimin e tyre

Ora e dytë

Ndërtimi i njohurive të reja: vëzhgimi i materialeve në video, diskutim


Ushtrimi 3 U vendosim nxënësve në video materialin për Kasem Trebeshinën dhe u kërkojmë të regjistrojnë momentet kyç të
jetës së tij. Rikthehen në tekst për të lexuar pjesën dhe për të nxjerrë momentet kyç të jetës së personazhit në: ⋅ në të
shkuarën (mblodhëm kunguj, domate, dhe qiqra, pesë vetë në një gomar, ne ishim të pestë komisarë, ata të katër vdiqën në
hënë); ⋅ në të tashmen (njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë, erdha në botën e re për qëllime spiunimi, të më shtrojnë në
dru).
Ushtrimi 4 Vërehet një çekuilibrim i vetëdijes së personazhit, në një pikë të atillë sa mendja e tij rrok hapësira joreale dhe trillon
ngjarje të paqena.
Ushtrimi 5 Kjo mënyrë e shkrimit të titullit e nëntitullit nuk është karakteristik për romanin tradicional, por për romanin
modern. (shprehje të mendimeve pa censurë, shmangie të logjikës në mënyrën e të shprehurit). Ndryshimi i rendit të kapitujve,
titujt dhe nëntitujt e çuditshëm krijojnë një paralelizëm artistik me gjendjen e personazhit.
Ushtrimi 6. Dialogu ndërmjet Odinit dhe hetuesit, për vetë gjendjen psikike të Odinit, zhvillohet jashtë modelit të marrjes nën
hetim të të pandehurit nga hetuesit. Odini thotë atë që i vjen më parë ndër mend, pa marrë parasysh se çfarë kërkon hetuesi,
ndërsa hetuesi pavarësisht se kë ka përpara dhe çfarë thotë ai, kërkon përgjigjen që do të dëgjojë.
Ushtrimi 7 Ironia dhe sarkazma janë një hap larg njëri-tjetrit, sepse autorit nuk i mjafton të konstatojë dukuri jonormale
nëpërmjet ironizimit të sistemit, por kërkon të godasë përmes sarkazmës pikërisht këtë realitet e sistem.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: punë e drejtuar
Pamje realiste janë: njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë; i pandehur, vetëm përgjigju!;dhe i urdhëroi rojet ta shtrojnë në
dru etj. Pamje të mendjes së sëmurë janë: ishte një gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna; u nisëm për në Mars që ta gjenim
etj.

Vlerësimi : vlerësim me note për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën,
shprehitë dhe leksikun e pasur.
Detyrat dhe puna e pavarur: Bëni një shkrim të lirë, ese shpjeguese, ku të shpjegoni konceptin tuaj për lirinë e fjalës.

Data: 9.1.2019

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Gjymtyrët e dyta. Rendi i Situata e të nxënit: Ndodheni në një qendër tregtare, ku po vizitoni
tyre disa shitore të saj. Doni të ndryshoni pamjen e dhomës suaj (ndriçuesit,
perdet etj).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: gjymtyrët e dyta, rend i gjymtyrës së
-përzgjedh leksikun sipas fushës leksikore të situates dytë, përcaktor
-shfrytëzon leksikun e kësaj fushe në funksion të gjymtyrëve të dyta
-zbaton njohuritë gjuhësore, për gjymtyrët e dyta në situatë.

Burimet: Teksti mësimor, ushtrime gjuhësore Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar, mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë e pavarur.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Imagjinatë e drejtuar
Nxënësit ndërtojnë një paragraf me 5‒ 6 fjali, ku të përdoren sa më shumë gjymtyrë të dyta.Përzgjidhen gjymtyrë të dyta që
janë përdorur. Veçimi dhe analiza e grupeve emërore, sipas kësaj skeme, p.sh.:
GE STRUKTURA ME SE SHPREHEN RENDI I PËRCAKTORËVE

Perde të bardha mëndafsh Emër + mbiemër + mbiemër Mbiemër i nyjshëm Emër në


rrjedhore
Fjala bërthamë (Fb)+P +P
(P=përcaktor

Ndërtimi i njohurive të reja: Mbajtja e strukturuar e shënimev Nxënësit orientohen drejt tekstit. Lexojnë informacionin e
dhënë në Rendi i përcaktorëve dhe plotësojnë organizuesin grafik me rastet e rendit të përcaktorëve

Nr Rendi i përcaktorëve (nga informacioni) Rastet e përdorura nga unë në situatën e dhënë
1 Mbiemër i nyjshëm + mbiemër i panyjshëm
2 Mbiemër i nyjshëm + mbiemër i nyjshëm
3 Përemër + mbiemër
4 Mbiemër + emër
5 Përemër + emër
6 *Emër në gjinore +emër me parafjalë (kur Fb është emër
prejfoljor) *Emër me parafjalë+emër në gjinore (kur Fb nuk
është emër prejfoljor)
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur
Punimi i ushtrimeve 1‒ 4. Ushtrimi 1 plotësohet në liber.Ushtrimi 2 nxënësit do të dallojnë gjymtyrët e dyta
Ushtrimi 4 punohet në libër

Vlerësimi : nxënësit vlerëshen për përzgjedhjen e leksikut sipas fushës leksikore, për zbatimin e njohurive gjuhësore për
gjymtyrët e dyta në fjali
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5
Data:10.1.2019

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Përcaktori kallëzuesor Situata e të nxënit: Janë zgjedhjet për senator të klasës. Ti ke vendosur
të kandidosh. Bëj prezantimin të profilit dhe të programit tënd
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: përcaktor kallëzuesor, kryefjalë,
-identifikon në situatën e të nxënit përcaktorin kallëzuesor kundrinor, lidhje të dyfishtë
-ndërton fjali, situate me përcaktor kallëzuesor

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skeda Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë e pavarur, të nxënët në bashkëpunim, mbajtja e strukturuar e shënimeve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Të nxënët në bashkëpunim
Mësuesi shtron situatën për të cilën do të punojnë nxënësit. Ndërtohet një paragraf ligjërimi (5 – 6) fjali.
Prezantimi i punës nga nxënësit mund të bëhet para klasës duke krijuar atmosferën e kërkuar nga situata e ligjëruesit –
dëgjuesit •Orientohen nxënësit të jenë të vëmendshëm si dëgjues për të shkëputur fjali ku të jenë përdorur përcaktorë. •Veçohen
grupet emërore që kanë përcaktorë të thjeshtë si dhe përcaktorë kallëzuesorë. Shkruajini në tabelë. P.sh.: Unë quhem Sidrit
ndihem i respektuar E quaj këtë vendim të rëndësishëm. - Ndihmojini nxënësit të arrijnë vetë në zbulimin e informacionit të ri
përmes pyetjeve. Shembulli 1: aftësi organizuese. •Ç’lidhje krijon fjala përcaktuese me fjalën bërthamë? (lidhje të drejtpërdrejt)
•Po të ndryshojmë rendin e përcaktorit a qëndron kuptimisht ky GE? (jo) Shembulli 2: Unë ndihem i respektuar. •Cilat janë dy
gjymtyrët kryesorë të fjalisë? unë ndihem Me cilat gjymtyrë kryesorë të fjalisë krijon lidhje fjala i respektuar. - krijon lidhje me
KR (unë) dhe kallëzuesin (ndihem). A qëndron kuptimi i fjalisë nëse ndryshojmë rendin e fjalës i respektuar? •Karakteristikë të
cilës gjymtyrë tregon? KR

Ndërtimi i njohurive të reja: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Nxënësit orientohen në tekst. Lexojmë informacionin: llojet dhe me se shprehen. Ndërtojmë skedën dhe e plotësojmë me
shënimet e mbajtur si:

Llojet shembuj me se shprehen


PC/kall KR
PC/kall KD/KZHD
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur

Zbatimi në praktikë i njohurive të marra. Punohen ushtrimet 1 – 6 sipas kërkesës së dhënë

Vlerësimi : Nxënësit vlerësohen për zbatimin në praktikë të njohurive. Analizën sintaksore të fjalive.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 10.1.2019
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Shkrimi i nyjës së përparme Situata e të nxënit: Të nxënit bashkëpunues. Të gjithëve na ka rënë
rasti të marrim pjesë në kërkim të një “thesari”. Gjeni shenjat në tekst të
cilat të udhëheqin drejt vendit të duhur
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: nyjë, gjinore, grupe emërore, e përparme,
-zbaton në praktikë përdorimin e nyjës së përparme mbiemër i nyjshëm, emër.
-ndërton GE sinonime me secilin rregull drejtshkrimor të dhënë
-argumenton përdorimin e nyjës së përparme në çdo rast të përdorimit të saj.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skeda Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Udhëzues i të lexuarit ndërveprues, punë e pavarur, diskutim
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Udhëzues i të lexuarit ndërveprues
Të gjithëve na ka rënë rasti të marrim pjesë në kërkim të “thesarit”.
Na janë dhënë udhëzime apo shenja për të na udhëhequr drejt vendit të duhur. Pikërisht këtë do të bëjmë edhe ne sot. Do të
ndërtojmë një udhëzues të të lexuarit ndërveprues. Pyetjet e shkruara apo të drejtuara do të jenë pikat udhëzuese që do t’i
ndihmojnë nxënësit të zbulojnë informacion në çdo paragraf të lexuar. shkruhet në tabelë GE takimi i autorit të librit të ri me
nxënësit •Sa GE dalloni? •Cilat nyja të përparme janë përdorur? •Në cilën rasë është secili prej emrave në këto GE? • Në
ç’përfundim arrini për përdorimin e nyjës?Mbështetur në përgjigjet e dhëna nxënësit shkruajnë rregullin drejtshkrimor. Kujdes
duhet të tregohet te rregulli 1/b ku në shembujt e dhënë fjala e përcaktuar është në rasën dhanore.*Pas çdo rregulli të zbuluar
është mirë që nxënësit të ushtrohen duke ndërtuar GE të reja. P.sh.: Shkruhet GE vendimi i mësueses së gjuhës emri bërthamë –
vendimi + emër në gjinore + emër në gjinore.a. Vendimi + emër në gjinore + emër në gjinore b. Shkruhet një grup tjetër
emëror: c. Emri bërthamë mënyra + emër në gjinore zgjidhja + emër në gjinore problem mënyra – zgjidhja – problem Në këtë
mënyrë të veprohet për tri rregullat e drejtshkrimit të nyjës së përparme.

Ndërtimi i njohurive të reja: Udhëzues i të lexuarit ndërveprues, diskutim


Tërhiqet vëmendja e nxënësve në vendosjen e nyjës te GE të zgjeruara, ku përcaktori i një emri bërthamë mund të kthehet në
emër bërthamë të një përcaktori tjetër. P.sh.: hartimi i skemës së zgjidhjes së problemit. Udhëzohen nxënësit: • të veçojnë
GE •të përcaktojnë emrin bërthamë (EB) dhe përcaktorët e tij; • të shpjegojnë përdorimin e nyjës. P.sh.: hartimi i skemës PC
E(b) i skemës së zgjidhjes Pc E(b) së zgjidhjes së problemit PC Në GE: Veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit. U kërkoni
nxënësve të veprojnë si në rastin e mëparshëm. - Çfarë ndryshimi vunë re në përdorimin e nyjes? Argumentoni. Përgjigja e
nxënësit është: •veshjet e krahinës •e krahinës së Mirditës •e krahinës të Matit Argumenti i nxënësit mbështetet se cilën fjalë
bërthamë përcaktojnë Të dyja përcaktojnë të njëjtën E(b)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur


Punohen ushtrimet 1 – 4 sipas kërkesave të dhëna.

Vlerësimi : Nxënësit vlerësohen për zbatimin në praktikë dhe argumentet e përdorura të përdorimit të secilit rregull
drejtshkrimor
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 6

Data: 15.1.2019
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Suksesi i raportit të shokut Situata e të nxënit:
Zylo ( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë Zylo, sukses, Demkë, burokraci, satirë
-lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit të pjesës
-përcakton personazhet, kohën dhe hapësirën e ngjarjeve
-ndërton organizuesin grafik të personazheve referuar pjesës
Ora e dytë
-identifikon fjalët kyç që i japin karakterin satirik veprës
-dallon veçoritë e romanit satirik dhe ilustron përmes veprës
-analizon shprehjet e figurshme në tekst satirë, personazh, Demkë, shoku Zylo
-argumenton mendimin e tij për personazhet.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, materiale të ndryshme në Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, lexim në role, diskutim, organizues grafik, tabela e figurave letrare.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:Diskutim

Zhvilloj një diskutim me nxënësit rreth pyetjeve: - Ç’është burokracia? - A mendoni se mendimi i lirë dhe i emancipuar duhet
kundërshtuar apo luftuar? Burokracia: sistem qeverisjeje, me shumë nëpunës, që janë të shkëputur nga populli dhe veprojnë
në kundërshtim me interesat jetësore të njerëzve, që mbivlerësojnë shkresat, zvarritin punët dhe pengojnë zgjidhjen e
çështjeve.
Ndërtimi i njohurive të reja: Stuhi mendimi, lexim në role
Çfarë dimë për shkrimtarin Dritëro Agolli?Nxënësit plotësojnë skedën me veçoritë e romanit satirik.
Skeda: - Shkallëzimi rritës i humorit dhe talljes bën që ironia të arrijë në sarkazëm duke përfaqësuar një opinion shoqëror. -
Rrëfimi vihet në shtratin e prozës me tiparet e komedisë së karaktereve. - Plani komik krijohet nga pranëvënia e të kundërtave.
Lexim në role. Në këtë etapë lexohet pjesa në role. Nxënësit gjatë leximit do të nënvizojnë fjalë, shprehje që kanë nota humori.
Mësuesja ka shkruar në dërrasë ose në një tabak letre pyetjet: - Ku dhe kur zhvillohet ngjarja në këtë fragment? - Cilat janë
personazhet pjesëmarrëse? - Çfarë teme trajtohet? - A ka nota ironie? - Pse autori ka zgjedhur këtë mënyrë? - Cili është
konflikti që zhvillohet? Nxënësi: Konflikti midis aftësisë dhe paaftësisë, midis punës dhe shpërblimit.
Nxënësit lexojnë ushtrimin 2. Njohja me kontekstin e një vepre.
Monizëm: 1. doktrinë filozofike, sipas së cilës bota dhe të gjitha dukuritë kanë vetëm një fillesë a bazë, materien ose idenë, e
kundërta dualizmi, 2. sistem politik e shoqëror që pranon udhëheqjen e shtetit dhe përbërjen e qeverisë vetëm nga një parti e
kundërta pluralizmi. Nxënësit sjellin informacion që kanë marrë nga lëndët shoqërore për monizmin dhe burokracinë, si një
plagë e sistemit monist, që lufton mendimin e lirë dhe të emancipuar. Në këtë kontekst ata diskutojnë edhe për personazhet:
Zylon dhe Demkën, duke vënë në dukje tipare që lidhen me kohën.Ushtrimi 1. Ku zhvillohet ngjarja? a) Në këtë fragment
njihemi me shkëlqimin e shokut Zylo. Është koha kur ai shkëlqen me raportet e Demkës në mbledhje. Ngjarja në fragment
zhvillohet në konferencë. b) Në roman ngjarjet zhvillohen në kohën e monizmit.
Romani Lloji Veçoritë
“Shkëlqimi dhe rënia roman satirik ka në qendër tipin e burokratit, individit, që identifikon veten me shtetin, -
e shokut Zylo” ka nota humori dhe ironie, që shkojnë deri në sarkazëm, - tema e luftës mes
aftësisë dhe paaftësisë, mediokritetit dhe talentit, - e hipokrizisë dhe intrigës
që dalin shpesh fituese mbi të vërtetën, - titulli i fragmentit dhe i romanit
kanë nëntekst ironik, - rrëfimi ka karakteristikat e prozës satirike, por edhe
me tiparet e komedisë së karaktereve.
Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: organizuesin grafik të personazheve, tabela e figurave letrare

Fjalët, shprehjet Ç’mendime ju lindin?


Si përshkruhet personazhi? Si ndihet?
- Zyloja lexonte 1. qetë, qartë, bukur. - i ngurtë, i vetëkënaqur, triumfues. - 1) Zyloja shkëlqen në sajë të raporteve
Zyloja u vrenjt. Ai më hodhi një Ka marrë forcë pas konferencës, të shkruara nga ndihmësi i tij, Demka.
vështrim të rreptë dhe pastaj me një vërejtja tregon epërsinë ndaj Demkës. Është thithës i energjisë të të tjerëve.
- Si një figurë komike, ndihet i 2) Demka është një vëzhgues i
buzëqeshje të shtirë:- Shoku Zylo 2.
suksesshëm, fshin djersën që nuk kujdesshëm; në ato djersë, shihet djersa
fshiu djersët dhe priti sa të pushonin tregojnë lodhjen e tij. që ka fshirë ndihmësi kur e ka shkruar
duartrokitjet raportin.
Fragmenti Lloji i figurës letrare Efekti stilistik
1. Fjala iu dha shokut Zylo. 2. Unë 1) metonimi 2) metonimi 3) metaforë 4) 1. Raporti përbëhet nga fjalë. 2.
dëgjoja frazat e mia. 3. Ai i dha fund metaforë 5) shpreh. frazeologjike 6) Shkëlqimi i shokut Zylo mbetet në
fjalës së tij. 4. Tok me sallën ndjeva dhe ironi 7) shpreh. frazeologjike 8) shpreh. fushën e fjalëve, jo të veprave, që i ka
bërë dikush tjetër. 3. Jep meritat e
unë emocion, unë i panjohur, unë që frazeologjike 9) metaforë/ironi
vërteta të këtij tipi shoqëror. 4. Gjendja
rrija diku në një karrige në auditorin e emocionale e Demkës është për të
madh. 5. Mua më hipi në kokë një ardhur keq. Ai vuan, ndihet i
marrëzi. 6. Shoku Zylo fshiu djersët. 7. shfrytëzuar keq, ndihet i zvogëluar në
U përpoqa ta hedh mendjen jashtë auditorin e madh, ka frikë nga shefat. 5.
sallës. 8. Unë e humba durimin. 9. E quan marrëzi të thotë të vërtetën, të
Shoku Zylo u vrenjt. Një buzëqeshje e fyejë, të dalë nga natyra e tij e duruar,
frikacake dhe e nënshtruar. 6. Djersët e
shtirë.
shokut Zylo i kujtojnë djersët e tij. 7.
Adila i ka ndërprerë ëndrrën. 8.
Maksimumi i së vërtetës së tij. 9.
Rezistenca e Demkës ka marrë fund, ai
e di që nuk ka shpëtim nga raportet
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Praktikë e drejtuar.Nxënësit do të gjejnë fjalë kyç që shkaktojnë humor.
Në fjalët e Adilës: - Dy javë të tëra u sfilit Zyloja - Sa punë të vështirë ka Zyloja! Lodhet shumë! - Atë pasdite që mbaroi
raporti, ne bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e rëndë. - Si do të pritet raporti i Zylos? - ... po sa lezet i pati. Unë nuk e dija se
Demka qenka shakaxhi!
• Në fjalët e Demkës kemi një ironi qesëndisëse: - E kam lexuar më përpara se shoku Zylo! - E detyroi suksesi! • Në reagimin e
shokut Zylo autori e rrit shkallën e ironisë në sarkazëm: Shoku Zylo fshiu djersët dhe priti sa të pushonin duartrokitjet. - Ai
ishte ende i skuqur, i skuqur e i djersitur nga lodhja. Por në qenien e tij ndiheshin një kënaqësi e madhe dhe një lumturi e hapur.
Shoku Zylo u vrenjt. Ai më hodhi një vështrim të rreptë dhe pastaj me një buzëqeshje të shtirë: - Demka rrallë bën shaka, po kur
bën, bën!

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për përgjigjet e dhëna rreth tekstit, identifikimin e fjalëve kyç, për analizën rret tekstit, për
gjetjen e figurave letrare
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6
Data: 16.1.2019

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për përcaktorin Situata e të nxënit:
kallëzuesor
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: gjymtyrët e dyta, përcaktor, përcaktor
-dallon përcaktorin dhe thotë llojin e tij kallëzuesor, përcaktorë kallëzuesor i
-dallon përcaktorët kallëzuesorë nga përcaktorët e thjeshtë kryefjalës, përcaktor kallëzuesor i
-gjen në fjalitë e dhëna përcaktorin kallëzuesor të kryefjalës kundrinorit
-tregon me se shprehet
-ndërton fjali me fjalët e dhëna

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skeda Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, diskutim, praktikë e pavarur, praktikë e drejtuar, shkrim i lirë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi, diskutim

Unë ndihem i respektuar. •Cilat janë dy gjymtyrët kryesorë të fjalisë? unë ndihem Me cilat gjymtyrë kryesorë të fjalisë krijon
lidhje fjala i respektuar. - krijon lidhje me KR (unë) dhe kallëzuesin (ndihem). A qëndron kuptimi i fjalisë nëse ndryshojmë
rendin e fjalës i respektuar? •Karakteristikë të cilës gjymtyrë tregon? KR

Ndërtimi i njohurive të reja: Praktikë e pavarur, praktikë e drejtuar, punë në grupe


Ushtrimi 1 punohet në libër. Nxënësit plotësijnë fjalitë.
Ush1, grupi I. Nxënësit gjejnë përcaktorët dhe thonë llojin. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, e tij me përshtatje
Ush2, GrII. Ush 3 , Gr III.nxënësit dallojnë përcaktorët kallëzuesorë dhe përcaktorët e thjeshtë.
Ush 6 Dukej vërtet I paparë, me mbiemër. Ush7 Kaq e çmuar është gjuha, sa jo të gjithë e kuptojnë, pjesë emërore e kallëzuesit
emëror
Ush 8 e kënaqur – shprehet me mbiemër
Ush 9 Beni u zgjodh kapiten I skuadrës së basketbollit; Beni - kryefjalë, kapiten – përcaktor kallëzuesor

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë e pavarur, shkrim i lirë


Nxënësit përdorin në fjali fjalët e dhëna: më i butë, si një melodi, me mend, kryetar, i tillë

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për dallimin e përcaktorit kallëzuesor, me se shprehet, dallimin e përcaktorit kallëzuesor nga
përcaktori i thjeshtë
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 11

Data: 17.1.2019
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Gjymtyrët homogjene Situata e të nxënit: Punë me tekstin
Ushtime për gjymtyrët homogjene
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
Ora e parë
-dallon gjymtyrët homogjenë në situate gjymtyrë, homogjene, fjalë
-ndërton GE dhe GF me gjymtyrë homogjenë përgjithësuese raporte barazie, punë në
-argumenton kur gjymtyrët janë homogjene grup
Ora e dytë
-zbaton në praktikë përdorimin e gjymtyrëve homogjene
-dallon gjymtyrët homogjene
-përcakton funksionin e tyre
-ndërton situate të të nxënit me këto gjymtyrë gjymtyrë homogjene, funksion, raporte,
mjete lidhjeje

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve, skeda Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar, udhëzues i të lexuarit ndërveprues, harta e konceptit, punë me grupe, shkrim i lirë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Imagjinatë e drejtuar

Përzgjidhen nxënësit që do të lexojnë situatën e shtruar që në hyrje të mësimit.Identifikohen gjymtyrët kryesore dhe të dyta.
Veçohen gjymtyrët që listohen njëra pas tjetrës e kryejnë të njëjtin funksion në fjali, p.sh.: sytë u mahnitën nga ngjyrat e
shumta të pranverës; e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e verdha e zambakut vallëzonin në lëndinë.
•Ç’raporte vendosen mes këtyre gjymtyrëve?
•Cilat mjete lidhjeje i vendosin këto raporte?
•Ç’figurë letrare ndërtohet? Përmes këtyre pyetjeve nxënësit arrijnë në zbulimin e informacionit të ri.
Ndërtimi i njohurive të reja: Udhëzues i të lexuarit ndërveprues
Gjatë leximit të informacionit në tekst nxënësit udhëzohen të identifikojnë katër kushtet që duhen plotësuar për të pasur
gjymtyrë homogjene. Paraqiten të përmbledhura.
Kushti shembull
• Çifte fjalësh → varg gjymtyrësh
• Vendos raporte barazie (lidhëza, intonacioni)
• Kanë të njëjtën funksion sintaksor
• Lidhen më të njëjtën gjymtyrë p.sh.: Deti nuk dukej as i kaltër as aq i pafund si ditëve të tjera.
DETI → i kaltër, i pafund
çift fjalësh
i kaltër i pafund - as…as raporte barazie
dukej - përcaktor kallëzuesor i kryefjalë - ka lidhje të dyfishtë
Shpjegohet: vargje homogjene të mbyllura, të: a.hapura b.përdorimi i fjalëve përgjithësuese c.shenjat e pikësimit pranë tyre Për
këtë informacion vëmendja të përqendrohet tek analiza e shembujve në tekst
Zbatimi në praktikë i njohurive. Për të arritur realizimin e plotë të kompetencave të të nxënit, klasa ndahet në disa grupe, të cilët
punojnë ushtrimet 1 – 6. Argumentimi shoqëron çdo veprim

Ora e dytë
Ndërtimi i njohurive të reja: harta e konceptit, punë me grupe
Nxënësit plotësojnë: “Harta e konceptit” Gjymtyrët homogjene Ç’shenja pikësimi vendosen? Çfarë janë? Cilës klasë
→ Ç’funksione tregojnë? i përket fjala përgjithësuese
Ç’raporte vendosin? Cilat janë llojet e vargjeve homogjene? Ç’figurë letrare ndërtojnë

Klasa ndahet në 5 grupe. Secilit grup i kërkohet të bëjë punë me kërkesa të veçanta.
Grupi 1 – Ushtrimi 1 Kërkesa e ushtrimit - dallon gjymtyrët e dyta homogjene - përcakton funksionin - me se shprehen - mjetet
e lidhjes
Grupi 2 Kërkesa e ushtrimit 4 u kërkohet: me se shprehet mjeti lidhës
Grupi 3 Punohet siç është kërkesa u kërkohet edhe pikësimi
Grupi 4 Punohet ushtrimi 7 u kërkohet: funksioni dhe mjetet e lidhjes
Grupi 5 Nxënësit grupojnë kallëzuesit në bashkësi sipas kërkesës së tekstit

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Shkrim i lirë


Prindërit gjithmonë më tërheqin vëmendjen për rrëmujën që krijoj në dhomën time dhe sidomos për mosrespektimin e orarit të
veprimeve të mia. Nxënësit do të përdorin gjymtyrë homogjene

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për dallimin e gjymtyrëve homogjene, për gjetjen e fjalës përgjithësuese, për ndërtimin e
situatave
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimi 10

Data: 22.1.2019
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Kthimi i Ululës Situata e të nxënit: Punë me tekstin
( ora e parë + ora e dytë)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: Tregim social
Ora e parë Diçiturë, kohë, hapësirë
lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit të pjesës
⋅ përcakton personazhet, kohën dhe hapësirën e ngjarjeve
.argumenton zgjedhjet e bëra mbi mënyrën si u soll drejtoresha me vajzën
Ulula, adoleshente,
Ora e dytë
⋅ ndërton organizuesin grafik të personazheve referuar drejtoresha,mësuesi
pjesës
⋅ shkruan një ese lidhur me temën e trajtuar në fragment.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, lexim në role, diskutim, organizues grafik, ese
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Ora e mësimit nis me vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Mësuesja ka vizatuar në tabelë dy portrete.
Tipari që bie në sy te portreti i parë është një gojë e madhe, ndërsa te i dyti janë veshët e mëdhenj.
Mësuesja kërkon që nxënësit të gjejnë diçiturën.
Nxënësi: Portreti i parë është një njeri që flet shumë dhe që dëgjon pak.
Portreti i dytë është një njeri që flet pak dhe dëgjon shumë
Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me role, diskutim
Mësuesja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e ka shkruar në tabelë, me llojin e
tregimit dhe me autorin.
Shkruan në tabelë:
Tregim social - tregim që rrëfen ngjarje nga jeta sociale.
Mësuesja ritregon një pjesë të subjektit të tregimit. Rikujtohet ai nga klasa e shtatë: Letër babait. Ritregon
hyrjen, situatën fillestare dhe pikën e lidhjes, çastin kur vajza pas shëtitjes në bregun e detit, është kthyer në
lice. Më pas nxënësit lexojnë në heshtje se çfarë ndodh me vajzën në zyrën e drejtoreshës.Lexohet me role fragmenti.
Ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit ilustrojnë përgjigjet e tyre me pjesë nga teksti.
-Çfarë ndjeu Ulula kur u fut në oborrin e shkollës?
-Si u ndie Ulula , pasi I tregoi të vërtetën drejtoreshës?

Ora e dytë

Ndërtimi i njohurive të reja:Organizuesi grafik


Ushtrimi 3. Nxënësit argumentojnë alternativat që zgjedhin.
Ushtrimi 3/b. Mësuesi/ja do të njihet me qëndrimin, mendimin kritik të nxënësve në raport me marrëdhëniet
e tyre me mësuesit.
Si do të veproni?
Ky diskutim do të orientohet nga mësuesja drejt logjikës duke shmangur përgjigjet me emocion dhe duke
nxitur arsyetimin logjik.
Mësuesja shtron para nxënësve disa alternativa për të orientuar diskutimin:
- Mendoni se shqetësimi i drejtoreshës:
a) ishte i drejtë
b) nuk ishte i drejtë
c) nuk duhej shfaqur në atë mënyrë?
Ushtrimi 6. Cili është bashkëbisedimi që u zhvillua ndërmjet vajzës dhe mësuesit? Përse vajza kërkoi që
në fillim të bisedonte me mësuesin? Nxënësit zgjedhin alternativën.
Për këtë ushtrim do të përdoret organizuesi grafik:
Fragmenti Si ndihet personazhi? Ç’mendime e ndjenja ju lindin?
- Ke bërë ndonjë udhëtim? - Pak e shqetësuar Midis tyre është krijuar një marrëdhënie
Po... dhe e hutuar. besimi reciprok, bashkëbisedim i
- Dhe...kalove mirë? natyrshëm, që nuk njeh kufirin e
moshës

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: organizuesin grafik dhe Harta e personazhit
Ulula Fragmenti
Mbërriti para portës së liceut, hyri
- e vetëdijshme brenda, u ul në një stol në fund të
- nuk e njeh frikën oborrit
- nuk gënjen

Vlerësimi : vlerësohen nxënësit për përcaktimin e kohës dhe hapësirës, për përshkrimin e personazheve, mbi argumentimin e
zgjedhjeve të bëra
Detyrat dhe puna e pavarur: Përshkruani vajzën duke cilësuar ato tipare të karakterit të saj që spikasin në marrëdhënie
me drejtoreshën dhe z. Filip.

Data: 23.1.2019

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Mjedisi në kinema e media Situata e të nxënit: Konkurs me filma që prekin temën e mjedisit.
Fragmente nga filmi “Erik Brockovich”
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
⋅ diskuton për problemet e mjedisit në medien e shkruar dhe
atë elektronike;
⋅ bën një reklamë, poster, letër të hapur në lidhje me
problemet e mjedisit dhe parqet kombëtare të rrezikuara;
⋅ ndërmerr veprimtari praktike për pastrimin, ruajtjen dhe
gjelbërimin e mjedisit.

Burimet: media elektronike, media e shkruar, mjedis, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndotje, ruajtje ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
minikonkurs, lexim në heshtje, diskutim, punë me grupe
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: minikonkurs

Mësuesja u bën të njohur nxënësve se në atë orë mësimore ata do të diskutojnë për temën e mjedisit në media.
U thuhet nxënësve se çështja e mjedisit sot është nga më të diskutuarat jo vetëm në medien e shkruar, por dhe në atë
elektronike. Le të mendohen për disa minuta dhe të listojnë disa nga titujt e filmave që ata kanë
parë dhe që trajtojnë këtë çështje. Fitues i këtij minikonkursi shpallet nxënësi që sjell më shumë tituj filmash.
Në përgjigjet e nxënësve mund të jetë edhe titulli i filmit “Erik Brockovich”. Nëse jo, atëherë ai shtohet nga
mësuesja. Me anë të një video-projektori u shfaqen nxënësve disa fragmente nga ky film.
Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në heshtje, diskutim
Pasi panë disa fragmente nga filmi, nxënësit njihen me subjektin e plotë në librin e tyre në faqen 76. Bëhet një
lexim i kujdesshëm në heshtje i materialit të dhënë.
Mësimi vazhdon me diskutimin e këtij filmi ose edhe të filmave të tjerë që trajtojnë këtë temë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë me grupe


Ndahen nxënësit në 5 grupe. Jepet detyra për secilin grup.
Grupi I Ndikimi i mjedisit në shëndetin e të gjithëve.
Grupi II Shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit.
Grupi III Si mund të ndihmojë secili prej nesh në komunitetin ku jeton për të pasur një mjedis sa më të pastër.
Grupi IV Shkruani një letër të hapur në lidhje me problematikën e mjedisit, ku të përfshihet edhe kujdesi që
duhet të tregojmë ne për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.
Grupi V Përgatitni një poster ose reklamë, ku të jepni mesazhin: “Për një mjedis të pastër”.
Në përfundim të detyrës, çdo grup zgjedh një përfaqësues për të prezantuar materialin.

Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për diskutimin, fjalorin e përdorur, argumentimin e mendimeve për të gjitha
çështjet e shtruara, si edhe për respektimin e rregullave gjatë punës në grupe.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data: 24.1.2019

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Tipat e fjalive sipas Situata e të nxënit: Në klasën tuaj ka ardhur për të marrë mendimin
kumtimit. Fjalitë dëftore dhe pyetëse tuaj një përfaqësues i organizatës së mbrojtjes
së kafshëve në terren. Ju doni të njihni
veprimtarinë e kësaj organizate si dhe idetë
bashkëpunuese me shkollat.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:
dallon në tekste të ndryshme këto dy lloj tipa fjali pyetëse, dëftore, veçori, shenja
fjalish pikësimi
⋅ zbaton në praktikë përdorimin e 2 tipave të fjalisë
⋅ argumenton veçoritë e përdorimit të këtyre 2
tipave.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skedë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Leximi i koduar, Diagrami i Venit, marrëdhëniet pyetje-përgjigje,punë në grup,Stuhi mendimi
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Udhëzohen nxënësit të përqendrohen te struktura e ndërtimit të fjalisë dëftore, fjalisë pyetëse si dhe të shenjat
e pikësimit të përdorura në situatë.

Ndërtimi i njohurive të reja: Leximi i koduar, Diagrami i Venit, marrëdhëniet pyetje-përgjigje


Nxënësit orientohen:- të lexojnë me kujdes informacionin mbi fjalinë dëftore dhe pyetëse në tekst;- të bëjnë shënime në tekst
për karakteristikat e secilit tip fjalie.
Pyetjet e mëposhtme shënohen në tabelë1. Ç’kumton fjali dëftore?2. Si paraqitet veprimi?3. Ç’mënyrë e foljes përdoret?4. Cili
është rendi i zakonshëm i gjymtyrëve?5. Ç’lloj informacioni ka?6. Cili është ndryshimi mes fjalisë dëftore dhe dëftore –
thirrmore.
Informacioni i zbuluar në tekst përmblidhet në skedën “Fjalia dëftore” dhe mbahet si ndihmëse për ushtrimet
dhe vështrimin krahasues.Përzgjidhen 2 – 3 fjali të përdorura në situatë dhe analizohen tiparet e nxjerra nga teksti.
Pyetjet për fjalinë pyetëse:1. Cilat janë tiparet dalluese të qarta të fjalive pyetëse?2. Si është informacioni në këtë tip fjalie3. Me
çfarë nis zakonisht fjalia pyetëse?4. Cili është rendi i fjalive pyetëse?5. Kur një fjali pyetëse është e drejtë dhe e zhdrejtë6. Cilës
gjymtyre të fjalisë i drejtohet kërkimi i informacionit?
7. Ç’lloj fjali pyetëse ndërtojmë?
Ndërtohet skeda “Fjalia pyetëse” me informacionet e zbuluara. Me dy skedat e përgatitura bëhet vështrimi krahasues
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë në grup
Grupi I – Punohen ushtrimet 2 – 3 të grupuara sipas kërkesës.
Grupi II – Punohet ushtrimi 4. Nxënësit grupojnë në 2 bashkësi përgjigjet e fjalive pyetëse tërësore e të
pjesshme.
Grupi III – Punohet ushtrimi 5 sipas kërkesës.
Vlerësimi : Nxënësi vlerësohen për: ndërtimin e situatës dhe argumentimin e njohurive të marra gjatë punës
me tekstin dhe zbatimin në praktikë të njohurive.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data: 24.1.2019
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Fjalitë nxitëse dhe dëshirore Situata e të nxënit: Skuadra e futbollit (volejboll, basketboll, grup
kërcimi etj.) e shkollës suaj ka mbërritur në finale.
Euforia juaj ka arritur pikën kulmore, pasi që në
minutat e para, një nga lojtarët e skuadrës suaj ka
shënuar gol (kosh, pikë, perfomancë).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi: nxitëse, dëshirore, veçori, shenja
⋅ dallon në tekste të ndryshme këto 2 tipa fjalish. pikësimi,
⋅ zbaton në praktikë përdorimin e 2 tipave fjalish. dëshirë sugjerim
⋅ ndërton situate të ndryshme të nxëni me
përdorimin e këtyre2 tipave fjalish.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, skeda, tabela Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Marrëdhëniet pyetje – përgjigje, Diagrami i Venit, punë në grup Leximi i koduar
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Marrëdhëniet pyetje – përgjigje
Prezantohet situata e të nxënit. Vëmendja përqendrohet te pasuria e fjalive nxitëse dhe dëshirore që nxënësi
lexon për të shprehur emocionet dhe dëshirat e tij.
U shpërndahen fletë A4 ose tabakë letre (më parë janë porositur që të sjellin fletë A4 ose tabakë letre), ku
nxënësit të ndarë në grupe shkruajnë si pankartë urimet, nxitjet më të arrira.
Ndërtimi i njohurive të reja:Leximi i koduar, Diagrami i Venit, marrëdhëniet pyetje-përgjigje
Klasa ndahet në dy grupe. Secili grup punon njërin tip fjalie. p.sh.:
Grupi 1 Fjalia nxitëse. Grupi 2 Fjalia dëshiroreShkruhen më parë fjalitë në tabelë.
Fjalia nxitëse• Çfarë shpreh fjalia nxitëse?• Ç’intonacion përdoret në këtë tip fjalie?• Në cilën mënyrë përdoret folja në këtë tip
fjalie?• Cilat fjalë e shprehje mund të shoqërojnë fjalinë nxitëse?• Si shprehet urdhri në fjalinë nxitëse të mirëfilltë?• Kur fjalia
nxitëse jo e mirëfilltë është e drejtpërdrejtë dhe e zhdrejtë?• Kur fjalia nxitëse kthehet në fjali nxitëse – thirrmore?
• Ç’shenja pikësimi përdoret te fjalia nxitëse dhe te nxitëse – thirrmore?
Përgjigjet e pyetjeve shënohen në skedë ose në fletore. Ilustrohen me shembuj nga situatat e ndërtuara.
Fjalia dëshirore• Çfarë shpreh folësi nëpërmjet fjalisë dëshirore?• Në ç’mënyrë është folja në këtë tip fjalie?• Kur folja është në
mënyrën lidhore me cilën përafrohet ky tip fjalie?• Ç’raporte ka me pjesët e tjera në fjalinë e përbërë?• Kur fjalia dëshirore del
si dëshirore – thirrmore?Përgjigjet përmblidhen në skedën e vizatuar në fletore.Diagrami i Venit

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Klasa ndahet në 3 grupe.


Qëllimi: Të punohen të gjitha ushtrimet.
Grupi I Punohen ushtrimet 2, 3. Bashkohen kërkesat
Grupi II Punohet ushtrimi 4. Nxënësit argumentojnë përdorimin e pikësimit në këta tipa fjalish.
Grupi III Punohet sipas kërkesës së dhënë në tekst.
Vlerësimi : Nxënësit vlerësohen për: ndërtimin e situatës, zbatimin në praktikë të njohurive, argumentimin e
përdorimit të shenjave të pikësimit
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6

Data:
Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Koment krahasues Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: Fragmente poetike
-dëgjon për qëllime të caktuara fragmente poetike Iliada , Lutje e Afërditës, Mbi natyrën e
-përcakton notat që karakterizojnë secilin fragment sendeve, Bagëti e Bujqësia,
-diskuton për ndryshimet në fragmentet poetike
-dallon figuracionin artistik të përdorur në këto krijime

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, diskutim, punë në çift
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

-Më përmendni disa personazhe nga poema Iliada?


-Më recitoni disa vargje nga poema” Bagëti e Bujqësi”?
-Kush i ka shkruar këto vargje?

Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim


Para se të lexohen fragmentet poetike të përzgjedhura, udhëzohen nxënësit të dëgjojnë me vëmendje dhe të kenë parasysh këto
këshilla:
Këshilla për të dëgjuar
* Mbani në dorë laps ose stilolaps për të mbajtur shënime gjatë të lexuarit.
* Dëgjojeni tekstin me kujdes dhe dalloni notat emocionale që përshkojnë fragmemtet poetike
* Dalloni momentet më të rëndësishme , personazhet që marrin pjesë, ngjarjen që ndodh, si dhe figuracionin artistik që
përdor autori
Pas dëgjimit të fragmemteve poetike, nxënësit punojnë me fjalorin dhe diskutojnë rreth çështjeve të shtruara më lart
Nxënësit të ndarë në grupe plotësojnë kllasterin me të dhënat kryesore për : Poemën epike, Odeja, Poema didaktike, Idili.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: Punë në çift, diskutim


Punohen në fund të faqes 89 dy ushtrimet pëe fragmented poetike. Nxënësit punojnë në çift për realizimin e detyrës. Diskutohen
përgjigjet e dhëna me të gjithë klasën

Vlerësimi : vlerësohen nxënsit për përcaktimin e notave që karakterizon secilin fragment poetic, për dallimin e figuracionit të
përdorur sin edhe për ndryshimin që karakterizon fragmentet
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Strofat, rimat dhe vargjet Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: Strofa, rima, vargje, poezi, soneti,
-gjen llojin e strofave dhe rimën në poezitë e dhëna distiku, tercina, katrena, gjashtëvargëshi
-analizon formën metrike të poezisë
-komenton si përshtatet mënyra e vargëzimit me notat e shprehjes së unit lirik
-analizon tonin pikëllues nëpërmjet ritmit të elegjisë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi, diskutim, punë në grup, lexim i drejtuar, shkrim i lirë
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi
-Çfarë quajmë strofë?
-Ku ndryshon rima e përputhur nga rima e kryqëzuar?
-Përveç rimës së përputhur dhe të kryqëzuar kemi rima të tjera?
Ndërtimi i njohurive të reja: Leximi i drejtuar, diskutim, punë ne grup
Vargjet e teksteve poetike grupohen në njësi metrike, që quhen strofa.
Lexohen strofat më të rëndësishme duke i konkretizuar me vargjet e dhëna.Mbas leximit të strofave kalojmë te llojet e rimave.
Nxënësit të ndarë në tre grupe do të analizojnë poezitë e dhëna.
Grupi I-Himni I flamurit, Fan Noli
-pothuaj të gjitha poezitë e Nolit kanë një varg ritmik e të rimuar, me një kumbim të jashtëzakonshëm , me një ritëm që I ngjan
marshit. Ilustrojeni këtë me poezinë.
-Gjeni llojet e strofave dhe të rimave në poezinë e Nolit.
Grupi II- Mbi vorr t’Anton Xanonit, Gjergj Fishta
-kjo llloj poezie është në kolonë apo me strofa?Komentoni si përshtatet kjo mënyrë vargëzimi me notat e shprehjes së unit lirik
-Analizoni si realizohet toni pikëllues nëpërmjet ritmit të elegjisë.
Grupi III-Lirija, Ndre Mjeda
-Soneti Lirija përshkruhet tërësisht prej ndjenjash të tendosura dhe prej thirrjeve të forta. Ç’rol stilistik luajnë apostrofat dhe
pyetjet retorike në strofën e parë?
-Ndaluni te forma metrike e poezisë dhe analizojeni atë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira: shkrim i lirë


Udhëzoj nxënësit të shkruajnë një poezi me strofa dhe rimë sipas dëshirës. Lexohen disa nga poezitë e krijuara. Vlerësohet nga
vetë nxënësit poezia e krijuar më bukur.
Vlerësimi : Vlerësohen nxënësit për për analizimin e metrikës së poezisë, për përshtatjen e mënyrës së vargëzimit me notat e
shprehjes së unit lirik dhe për poezinë e krijuar
Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor
Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX
Tema mësimore: Gjeniu i anijes Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi: gjeniu i anijes, poeti, poezi
jep veçoritë e lirikës, bazuar në poezinë e “Gjeniu i anijes”; meditativefilozofike
⋅ lexon për të zbërthyer nga ana kuptimore dhe filozofike
poezinë;
⋅ identifikon kuptimin e parë dhe nëntekstin e poezisë;
⋅ zbulon idenë qendrore dhe mesazhin që përcillet përmes
poezisë;
⋅ përcakton pozicionin e unit të poetit në poezi;
⋅ analizon strukturën poetike të poezisë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë me grupe, ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje, diskutim
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Pema e mendimit

shpreh ndjenjat e mendimet e poetit


lirika nuk rrëfen ngjarje

është në vetën I lloji: e peizazhit, meditative-filozofike, shoqërore e dashurisë


atdhetare

Ndërtimi i njohurive të reja:


Njoh nxënësit me temën e re të mësimit dhe autorin e përmbledhjet e Lasgush Poradecit (informacione të marra nga viti i
kaluar).Mësuesja paraqit një tabelë ku është pema e mendimit: Lirika moderne dhe veçoritë e saj.

mbështetet në lirikën tradicionale


zotërojnë përjetimet dhe mbresat e poetit
Lirika moderne gjuha e re poetike (figuracioni)
struktura të reja stilistike
vargu i matur lidhet me vargun e lirë
përmbledhjet poetike nuk ndërtohen sipas tematikës

Udhëzoj nxënësit të lexojnë në heshtje poezinë “Gjeniu i anijes”, duke vendosur në sfond CD me tinguj nga valët e detit, ndërsa
në tabelë shkruan pyetjet të cilave do t’u përgjigjen nxënësit:- Si e kuptoni titullin e poezisë?- Ç’lloj lirike është: poezi peizazhi
apo filozofike?
Ushtrimi 1. Heroi lirik, që flet me zërin e poetit, është Gjeniu i anijes, rrëfimi është në vetën e parë.
Ushtrimi 2. Strofa III e IV tregojnë luftën e pandërprerë të gjeniut të anijes. Nxënësit evidentojnë vargjet:
“prej zallit sot po largohem,/ fillova mërgimin e ri/hepohem..., po sulmin s’e ndal... Dh’ ato më gremisin në fund/ mi kulmin e
valës malore/ un ’heq të shpëtoj sa mund”.
Interpretimi: Autori në këto vargje nuk rrëfen për ndodhinë, por për pasojën që vjen prej saj.
Ushtrimi 3. Heroi lirik nuk tërhiqet. Kjo jepet në vargjet:Hepohem.....anohem.....humbohem Po sulmin s’e ndal kurrsesi.
Ku përpjekjet e tij me dallgët e detit arrijnë pikën kulmore. Kërkuesi, gjeniu, nuk është në mbrojtje, në tërheqje, por në sulm. Ai
përballon njëlloj me guxim valët e gjeratores. Ushtrimi 4. A nuk i frikësohet prekjes së vdekjes dhe tmerrit të fundosjes, sepse:
Se prapë le vazhdën e ndritur Q’ e hapa me shpirtin fatos.
Puna që ka lënë mbrapa është e ndritur, gjithçka e ka bërë me forcën e përkushtim.
Vargjet Komenti im
Valimi i anijes së letë Pas dallgëve dhe zhurmës përftohet një imazh iqetë. Lëvizja nuk është më me
Qetohet, ndalohet, mbaron zhurmë, por e qetë.Anija shfaqet mbi valë duke treguar triumfin. Passtuhisë
Njeriu i anijes përjetë, vjen qetësia, që është përjetësi.
Hepohet...anohet..valon

Informoj nxënësit se poezia “Gjeniu i anijes”, është në ciklin e poezive mbi vdekjen, të krijuara mbi bazën e simbolit. Vdekja
është akt që shpaguhet me të mirat që bëhen në jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit.
Në lirikën filozofike, Poradeci mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u përballur me
të. Kjo poezi ngrihet mbi simbolin (anija, gjeniu). Gjeniu është simbol i krijuesit të humbur dhe të flijuar pa dhembje për
idealin, është fati i krijuesit të kuptuar. Interpretimi i raportit të këtyre fjalëve në këtë poezi provohet nga ndeshja e shpirtit
krijues me vdekjen, në udhën e idealit të vetëflijimit, i cili është i dashur, i bukur, sepse synon përjetësinë.
Ushtrimi 5. Nxënësit japin disa mesazhe, më të pranueshmet, mund t’i shkruajnë vetë në tabelë.
Mesazhi: Mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të, ndërsa në aktin sublim
poetik realizohet nëpërmjet krijimit, i cili sjell pavdekësinë. Vetëm kur të jetë përmbushur ky ideal, vdekja bëhet
e pavuajtur “Po nis e përmbysem me gas”.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:


Ushtrimi 6. Klasa ndahet në pesë grupe, për secilin ligjërim do të gjejnë strofën përkatëse.
Strofa I rrëfim (tregon një situatë).
Strofa II, III, IV, V ligjërim poetik i unit lirik (gjeniut).
Strofa VI sugjerim, jep mesazhin.
Strofa VII heshtja e poetit, i lihet hapësirë imagjinatës së lexuesit .
Strofa VIII meditimi i poetit për përfundimin e ndodhisë, si triumf i idealit mbi realitetin, i cili është nënteksti i përjetësisë.
Pasi shkëmbejnë mendimet në çift, japin përgjigjet përfaqësuesit e grupeve, të cilat mësuesi i plotëson në
tabelë ose përfaqësuesit e çdo grupi plotësojnë në tabelë (për efekt kohe).
Analiza ritmike, muzikaliteti i poezisë
Klasa ndahet në shtatë grupe, secili grup do të punojë me një strofë:
1. Struktura e rimës (ABAB).
2. Përsëritja e tingujve brenda vargut (përfitimet tingullore).
3. Përdorimi i retiçencës (meditimi i poetit dhe lexuesit).
4. Strofa e heshtur e krijuar me pika: mungesa e tekstit fjalësor i lë hapësirë imagjinatës së lexuesit. Analiza e strukturës poetike
Ky poet lirik punon me fjalën ku mungon e ëmbla, e buta melodi. Më shpesh vjershat e tij janë drama ku shquan prologun
(aktin e parë të dramës), kulmin e dramës, pastaj si vala e detit bie pasi pat luftuar shpirti I munduar (Eqerem Çabej “Mbi
poezinë e Lasgush Poradecit”).

Vlerësimi : vlerësohen nxënsit për përgjigjet e dhëna, për identifikimin e kuptimit të parë dhe nëntekstin e poezisë, për
zbulimin e idesë qendrore dhe mesazhin që përcillet permes poezisë, për analizën e strukturës poetike të poezisë.
Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani një ese argumentuese: “Vdekja është akt që shpaguhet me të mirat që bëhen në
jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit”. Ose nxënësit të zgjedhin strofën që u la më tepër mbresa, u lindi
mendime, përfytyrime dhe të shkruajnë rreth tyre.
Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Fjalitë pohore dhe fjalitë Situata e të nxënit:
mohore
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:
Nxënësi:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Ndërtimi i njohurive të reja:

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:


Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Ushtrime për tipat e fjalive Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Ndërtimi i njohurive të reja:


Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:

Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Bisedë letrare Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Ndërtimi i njohurive të reja:


Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:

Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:


Ndërtimi i njohurive të reja:

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:

Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Ndërtimi i njohurive të reja:

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:

Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

Data:

Planifikimi ditor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa: IX


Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalët kyçe:


Nxënësi:
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:

Ndërtimi i njohurive të reja:

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arrira:

Vlerësimi :

Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like