Professional Documents
Culture Documents
Screenshot 2023-10-11 at 22.00.18
Screenshot 2023-10-11 at 22.00.18
Screenshot 2023-10-11 at 22.00.18
RINA KADRIU
Prishtinë,2021
PERMBAJTJA
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon(Neni 5):
1. Barazia Sigurimi i qasjes së plotë ndaj shërbimeve në Listën e shërbimeve të kujdesit
shëndetësor, pas përcaktimit të saj; për të gjithë qytetarët dhe banorët, përfshirë qasjen e
lehtë deri te institucionet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara;Shpërndarja e
drejtë e burimeve publike për kujdesin shëndetësor duke pasur dallimet socio-ekonomike;
Barazia e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të
kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj.
2. Gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor
për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave
në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa
diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike,
gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit
familjar dhe moshës.
3. Cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin, dhe ofrimin e
kujdesit shëndetësor përkitazi me të gjitha aspektet, përfshirë: trajtimin e fokusuar në
pacientë, përdorimin e resurseve, organizimin e punës, trajnimin, edukimin, licencimin,
akreditimin, udhëzimet etike, dhe mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve të shërbimeve
shëndetësore.
4. Ndershmëria dhe llogaridhënia;
5. Dhënia e prioritetit intervenimeve kost-efektive të kujdesit shëndetësor, të bazuara
në të dhëna;
6. Qëndrueshmëria dhe vazhdueshmëria;
7. Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve nëpërmjet promovimit shëndetësor,
detektimit, dhe politikave publike shumë-sektoriale për përmirësimin e shëndetit;
8. Bashkë-përgjegjësia dhe solidariteti.
2.Të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve (Neni 4 I Ligjit për
shëndetësi)
1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet
ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e
Kosovës.
2. Të gjithë qytetarët dhe banorët kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor.
3. Secili shtetas dhe banor është i obliguar të përkujdeset për shëndetin e tij.
4. Qytetarët dhe banorët, në mënyrë të organizuar, nëpërmjet shoqatave ose individëve të emëruar,
marrin pjesë aktive në krijimin e kushteve më të favorshme për zbatimin e veprimtarisë
shëndetësore dhe realizimin e të drejtave të tyre në kuadër të kësaj veprimtarie.
PËRGJEGJËSITË E BANORIT
Gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, banori duhet t’i respektojë dispozitat
ligjore, të lidhura me to. Nëse këtë e lejon gjendja shëndetësore banorit, varësisht nga aftësitë dhe
njohuritë e tij banori duhet të bashkëpunojë me punëtorët shëndetësorë, të përfshirë në trajtimin
mjekësor, në mënyrat si vijon:
1. Informimi mbi të gjitha detajet e domosdoshme për përcaktimin e diagnozës, përgatitjen e
planit të trajtimit dhe për kryerjen e intervenimeve të nevojshme; posaçërisht informimi I
punëtorëve shëndetësorë, për çdo sëmundje të mëhershme, trajtimin
shëndetësor,përdorimin e barnave ose për prodhimet dhe procedurat paramjekësore, si dhe
për afinitetin e tij ndaj faktorëve të rrezikshëm, që mund të dëmtojnë shëndetin;
2. Informimi për çdo detaj në lidhje me sëmundjen e tij, që mund të rrezikojë sigurinë jetësore
ose fizike të të tjerëve, në veçanti mbi ndonjë sëmundje ngjitëse ose mbi ndonjë sëmundje
ose gjendje që e përjashton atë nga ushtrimi i profesionit;
3. Lajmërimi i personave nga të cilët mund të ketë marrë sëmundjen ngjitëse si dhe të
personave, të cilët mund t’i ketë infektuar, në rastin e sëmundjeve ngjitëse;
4. Informimi për të gjitha deklaratat e mëparshme, të dhëna në kuadër të procedurave ligjore,
që kanë lidhje me sëmundjen ose çrregullimin, për të cilën ofrohet kujdesi shëndetësor;
5. T’u përmbahet udhëzimeve, të marra në lidhje me trajtimin mjekësor;
6. Respektimi i rregullave operative të institucionit shëndetësor;
7. Pagesa e bashkëpagesave dhe e çmimeve të tjera;
8. Prezentimi i provave të besueshme për të dhënat personale.
1. Kujdesi shëndetësor organizohet dhe zbatohet në tri (3) nivele: parësor, dytësor dhe tretësor.
2. Shërbimet e kujdesit shëndetësor ofrohen nga institucionet shëndetësore publike, private dhe
publiko–private.
3. Kujdesi shëndetësor sigurohet në nivel: shteti, komune, punëdhënësi, në mënyrë individuale dhe
në nivel të shërbimit profesional.
4. Ndarja e aktiviteteve ndërmjet niveleve të kujdesit shëndetësor realizohet në pajtim me
strategjinë kombëtare të shëndetësisë, si dhe bazuar në parimin e kujdesit parësor shëndetësor si
pikë hyrëse dhe themel të sistemit shëndetësor.
5. Qasja në kujdes shëndetësor sigurohet gjatë njëzet e katër (24) orëve pa ndërprerje, nëpërmjet:
punës në orar të rregullt, punës në ndërrime, kujdestarisë, si dhe punës në kuadër të shërbimit të
urgjencës, në pajtim me orarin e përcaktuar nga institucioni shëndetësor
1. Zbatimi i kujdesit shëndetësor gjatë gjendjes së emergjencës sigurohet nga ana e Ministrisë në
pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
2. Aktivitetet e kujdesit shëndetësor në rastet e emergjencës nga paragrafi 1. i këtij neni
përfshijnë:
2.1. zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi;
2.2. adaptimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në përputhje me planin emergjent;
2.3. zbatimin e ndryshimeve në sistemin e referimit dhe të udhëheqjes;
2.4. sigurimin e shërbimit emergjent të kujdesit shëndetësor për qytetarët;
2.5. veprimin e institucioneve të përkohshme shëndetësore;
2.6. aktivizimin e kapaciteteve plotësuese dhe të rezervave.
3. Gjatë gjendjeve emergjente të drejtat e qytetarëve të përcaktuara me ligje, do të garantohen
deri
në masën që nuk e rrezikon efikasitetin e masave të ndërmarra për tejkalimin e tyre.
4. Dinjiteti i qytetarit do të respektohet në tërësi dhe vazhdimisht, pavarësisht nga kufizimet që i
përcakton paragrafi 3. i këtij neni.
1. Qeveria, organizon, përgatit, dhe financon aktivitetet për realizimin e kujdesit shëndetësor në
rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme.
2. Aktivitetet përgatitore të Qeverisë për sigurimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjendjes së
jashtëzakonshme përfshijnë:
2.1. sigurimin e aktiviteteve planifikuese;
2.2. përcaktimin e strukturave të udhëheqjes;
2.3. përcaktimin e detyrimit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve sektoriale dhe
komunale;
2.4. zhvillimin e rregullativës ligjore dhe administrative;
2.5. sigurimin e stoqeve të medikamenteve dhe të materialit shpenzues medicinal;
2.6. ripërtrirjen e rezervave shtetërore për shëndetësi, deri në masën e nevojshme;
2.7. sigurimin e trajnimeve për shërbimet e kujdesit shëndetësor përkitazi me gjendjet e
jashtëzakonshme.
17.Provimi i Licencës
2.Shëndetësi publike
1.Cka është shëndeti publik?
Shëndeti publik është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjeve,zgjatjes së jetës dhe
promovimit të shëndetit fizikë si dhe eficienca përmes organizimit në komunitet ,kontrolli i
infeksioneve në komunitet,edukimit të individëve në principet e higjienës personale, organizimi i
shërbimeve mjekësore dhe infermierore me qëllim të diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit
të sëmundjeve,si dhe krijimin e mekanizmave social që do siguronin një standard të jetesës që
promovon ruajtjen e shëndetit të cdo individi në komunitet (Winslow,1920).
Donald Acheson në vitin 1988 definon shëndetin publik si: Shkenca dhe arti I parandalimit të
sëmundjeve,zgjatjes së jetës dhe promovimit,mbrojtjes si dhe përmirsimit të shëndetit përmes
përpjekjes së organziuar të shoqërisë,
Faktorët të cilët të cilët ndërveprojnë mes vete për të përcaktuar gjendjen e individëve apo
populates janë :
Faktorët personal(gjenetike dhe biologjike qe percaktojne predispozitat e individit ndaj
semundjes (mosha,gjinja,trashegemia) ,Faktoret e stilit te jeteses
Faktorët shoqëror-ekononikë
Faktorët mjedisor
4.Indikatorët e Shëndetit
Indikatorët e shëndetit janë karakteristika të matshme të një popullate të cilat përdoren nga
studiuesit si evidencë mbështetëse për përshkrimin e shëndetit të një popullsie.Në indikatorë të
shëndetit bëjnë pjesë:
Shkalla e vdekshmërisë
Jetegjatesia
Shkalla e vdekshmërisë foshnjore
Shkalla e vdekshmërisë së nënave
Shkalla proporcionale e vdekshmërisë
Roli i Infermirëve në sistemin shëndetësor është esencial ,infermierët kanë detyrë përmirsimin e
shëndetit të pacientëve përmes rekomandimeve të bauar në evidence duke inkurajuar individët në
shfrytëzimin e shërbimeve parandaluese sic janë kontrollat(screenings),këshillimet si dhe
medikamenteve parandaluese.Përmes edukimit të shëndetit public ,infermierët mund të
inkurajojnë grupe të mëdha të njerëzve që të angazhohen në stil jetësor të shëndetshëm.
7.Cilat janë sëmundjet më të shpeshta në fëmijëri
Infeksionet janë sëmundjet kryesore tek fëmijët (Jalanko 2009; Huttunen 2002, 79), dhe
veçanërisht në foshnjëri. Të gjithë fëmijët marrin sëmundje infektive dhe statistikisht ato janë
arsyeja më dërrmuese për mungesën në shkollë.Përveç infeksioneve të frymëmarrjes, diarres,
infeksioneve të lëkurës dhe varicellës,Hepatiti A ,gripi sezonal,meningjiti etj prekin fëmjët
sidomos gjatë dimrit.
Parandalimi primar:Ka për qëllim parandalimin para se sëmundja apo lëndimi të shfaqen.Kjo arrihet
përmes parandalimit të ekspozimit ndaj rreziqeve që shkaktojnë sëmundje apo lëndim,ndryshimit të
sjelljeve të pashëndetëshme dhe jo të sigurta.Shembujt pëfshijnë:
Parandalimi dytësor ka për qellim të reduktoj impaktin e sëmundjes apo lëndimit që tani më është
shfaqur.Kjo arrihet përmes detektimit dhe trajtimit sa më të shpejt të mundshëm në mënyre që të
ndalojmë apo zvoglojmë progresin,inkurajimin e strategjive personale per parandalim te rikthimit të
sëmundjes apo lëndimit.Shembujt përfshijnë:
Parandalimi tretësor ka për qëllim lehtësimin e ndikimit të një sëmundje që është akoma prezente apo
lëndimi që ka efekte që zgjasin akoma.Kjo arrihet përmes edukimit të personave në lidhje me
menaxhimin e problem komplekse afatgjate(sëmundjet kronike,paaftesitë e përhershme)me qëllimit të
përmirsimit të aftësitë për të funksionuar,kualitetit të jetës si dhe jetëgjatësisë.Shembujt përfshijnë:
Shkolla shëndet promovuese definohet si një shkollë që në mënyrë të vazhdueshme forcon kapacitetin e
tyre si një hapsirë e jetesës ,punës dhe mësimit.
Një program efektiv I shëndetit mund të jetë një nga investimet më kost efektive që një shtet mund të
ndërmarrë për përmirësim e edukmit dhe shëndetit.OBSH-ja promovon programet e shkollava shëndet
promovuese si metodë strategjike për parandalimin e rreziqeve tek të rinjët duke angazhuar sektroin
edukues në mënyre që të ndryshoj faktorët edukativë,shoqëror,ekonomikë dhe politikë që ndikojnë
rrezikun.
14.Emero temat të cilat duhet të shtjellohen në kuadër të promovimit
shëndetësor në shkolla
i. Inaktiviteti fizik
ii. Perdorimi i duhanit
iii. Përdorimi i alkoolit
iv. Ushqimi I pashëndetshëm
i. Mosha
ii. Gjinia
iii. Raca
iv. Historia familjare(gjenetika).
Mikroetika-merret me rastet individuale ne nje perspective qofte klinike apo shkencore e kerkimore
1.Imuniteti pasive është forma me të cilën arrihet imuniteti,pa ndikuar fare antigjeni nga jashte në
sistemin imun.
2.Imuniteti activë është imuniteti i prodhuar nga vetë organizmat dhe realizohet pas ekspozimit ndaj
antigjeneve që kanë shkaktuar sëmundjen. Vaksinat që përdoren për imunizim aktiv përbëhen nga
microbe të gjalla të dobesuara apo mikroorganizma të vdekur.
Mosha Vaksinat Aplikimi
Ne lindje BCG I.D
2 Muaj DTP IM
3M DTP IM
4M DTP IM
2M polio oral
3M polio oral
4M polio oral
12-18M MMR SC
Ne lindje Hepatiti B IM
2M Hepatiti B IM
4M Hepatiti B IM
RIVAKSNIMI
12-18M DTP im
polio oral
6-7V DT oral
polio im
MMR sc
12-13 V DT im
polio oral
18 V FT im
23.Kontracepsioni
Me kontracepcion nenkuptojm perdorimin e metodave te qellimshme per te parandaluar
shtatezenine.Metodat kontraceptive jane:
24.Dezinfektimi ,Deratizimi
Dekontaminimi është proces me të cilin hiqen apo shkatërrohen mikroorganizmat e pranishëm në
një objekt, me qëllim që ai të jetë i sigurtë për përdorim.
Ky proces përfshin:
pastrimin,
dezinfektimin dhe
sterilizimin.
Dezinfektimi është proces i zvogëlimit të numrit të mikroorganizmave patogjenë, por jo i
sporeve të baktereve, nga objektet e ndryshme apo nga lëkura, deri në atë shkallë që nuk e
dëmton shëndetin.Instrumentet pas operacioneve purulente, operacioneve tek të sëmurët me
sëmundje ngjitëse si dhe sistemet e transfuzionit që përdoren tek të sëmurët me sëmundje
ngjitëse, veçanërisht me hepatit B, (në repartet apo spitalet infektive), është e nevojshme që para
pastrimit ti nënshtrohen dezinfektimit.Të gjitha pajisjet kirurgjikale duhet të zhyten në solucion
Kloraminë 0,5% për 30 minuta, ose detergjent, pra në 1 litër ujë të hidhet 5 gr Kloraminë ose
detergjent.
Teoria e Maslow ne lidhje me hiararkine e nevojave te njerezeve thote se njereit motivohen nga
nevoja e brendshme per vete-realizim.Sipas teorise se Maslowit ekzistojne 5 nevoja bazike:
1. Nevojat fiziologjike(ushqimi,uje)
2. Nevoja për siguri
3. Nevoja për dashuri dhe përkatësi
4. Nevoja për vlerësim dhe respect
5. Nevoja për vet-aktualizimi
Infermieret mund te aplikojne kete teorin ne planin e kujdesit per pacient.Per cdo person kete
nevoja bazike duhet te arrihen ne menyre qe at ate ndihen te knaqur dhe bashkpunues.
Plani I kujdesit infermieror është process formal që përfshin identifikim korrekt të nevojave
ekzistuese të pacientit,si dhe identifikimin e nevojave potenciale apo rreziqeve.Plani i kujdesit
infermieror ofron nje menyre komunikimi ndermjet infermiereve, pacienteve te tjere dhe
profesionisteve te tjere shendetesor.Qëllimit e krijimit të një plani të kujdesi infermieror:
Promovimi i kujdesit shëndetësor bazuar në evidenc
Mbështet kujdesin holistic që përfshin tërë personin si ne aspektin
fizik,psikologjike,shoqeror dhe shpirteror.
Identifikimi i qëllimeve dhe rezultateve te prituara
Matë kujdesin shendetesor
Në vitin 1958 Ida Jean Orlando filloj procesin infermieror qe udhezon infermieret ne ditet e
sotme.Definohet si nje qasje sistematike ndaj kujdesit duke perdoruar principet universale te
mendimit kritike,qasjes se kujdesit pacienti ne qender,dhe praktikave te bazuara ne evidenc.
Procesi infermiero eshte nje procedur e perber nga 5 hapa ku perfshihen:
1. Vleresimi infermieror
2. Diagnoza infermieror
3. Planifikimi infermieror
4. Implementimi infermieror
5. Rivleresimi infermieror
Vleresimi-Hapi I pare I procesit qe perfshin mendimin kritik dhe mbledhjen e te
dhenave;subjective dhe objective.Te dhenat mund te vijne nga pacienti,profesionistet e kujdesit
primare dhe familja
Diagnoza:eshte nje formlulim qe arrihet permes gjykimit klinik ne lidhje me reagimin ndaj
problemeve aktuale apo potenciale shendetesore te pacientit,familjes apo komunitetit.
Planifikimi:eshte faza e formulimit te qellimeve te cilat ne menyre direkte ndikojne ne kujdesin
infermieror.Qellimet duhet te jene:
Specifike
Te matshme dhe kuptimplota
Te arritshme
Realistike
Implementimi:eshte hapi qe perfshin vepriimin dmth realizimin e intervenimeve te percaktuar
me planin e kujdesit.Kjo faze perfshin infervenime si aplikimi I monitorit kardiak apo
oksigjenit ,adiministrimin e barnave,protokolin standard te trajtimin.
Evaluimi:Eshte hap vital per nje rezultat pozitiv te pacientit.Pas cdo intervenimi profesionisti
shendetesor duhet te revlersoj dhe te sigurohet se qellimet jane arritur.
5.Aktivitetet e jetes
Ne vitin 1980 Nancy Roper ,Winifred Logan and Alsion Tierny punlikuan teorine me titul
Elementet e infermierise.E veqanta e kesaj teorie ishte se ajo u bazu ne nje model te jetes.Deri
atehere infermieria ishte bazuar ne semundje.Infermieria u kishte kushtuar pak vëmendje
marrëdhënies së ngushtë të shëndetit dhe sëmundjes, e cila kushtëzohet nga zakonet e jetesës së
individëve.Ky model i jetës përbëhet nga 5 konceptet qendrore të mëposhtme:
1. aktivitete jetësore (LA)
2. jetëgjatësia
3. kontinoumi varësisi-pavarësi
4. faktorët që ndikojnë në LA
5. Individualiteti
Aktivitetet e jetes jane pjese themelore e modelit jetesor,duke thjeshtesuar fenomenin e
komplikuar ne baze te supozimit se jete perbehet nga nje seri aktivitetesh,te cilat nuk jane te
izoluar per ndikojne njera tjetren.12 Aktivitetet jetesore sipas ketij modeli jane:
1. Ofrimi i nje ambienti te sigurte
2. Komunikimi
3. Frymemarrja
4. Ushqimi dhe pijet
5. Ekskretimi
6. Mbatja e pasteritise dhe veshja
7. Rregullimi i temperatures trupore
8. Levizja
9. Puna dhe loja
10. Ndjenja dhe sjellja e te qenit femer apo mashkull
11. Gjumi
12. Vdekja
Periudha postoperatore përfshinë kohën nga momenti që pacienti lëshon sallën operatorë deri tek
sherimi i plotë i pacientit.Periudha postoperatore perfshin:
Periudha pas anestezionit
Periudha e sherimit
Periudha pas anestezionit: kjo periudhë përfshinë kohën që pacienti e kalon në dhomën e
zgjimit deri në dalje të anestezisë, ku pacienti mund të jetë edhe për një kohë i intubuar.Veprimet
që kryhen në sallën pas anestezisë:
Pacienti lidhet me aparat,
Lidhen drenat dhe aspiratoret,
Vendoset oksigjeni
Shihet nëse ka cianozë dhe vlersohet gjendja e vetëdijes
Regjistrohen parametrat vital (puls,TA,respiracion)
Inspektohen tubat , drenat , kontrollohen perfuzionet dhe ritmi i dhënjes së tyre.
Periudha e shërimit :Kjo periudhë fillon në kohën kur pacienti arrin në dhomë ose në pavion
dhe mbaron me daljen nga spitali.Detyrat e infermierës në këte fazë:
Vlerëson gjendjen e përgjithëshme të pacientit (ngjyrën e lëkurës, shpeshtësine e
frymarrjes dhe nivelin e vetëdijes)
Benë lidhjen e drenave , tubave dhe aparateve si :respiratori mekanik dhe aspiratorin
Matë dhe regjistron ritmin e frymemarrjes ,T ,pulsin dhe TA
Inspekton fashaturat e plagëve si dhe drenat, tubat dhe sistemet e perfuzionit
Vlersimi i gjendjes së pacientit bëhet cdo ditë derisa ai të lirohet nga spitali
Ashpërsia Analgjetiku i
Shkalla
e dhimbjes zgjedhur
Dhimbja e
1 <3 Paracetamol/(BAIJS)
butë
E butë deri
2 mesatarisht e 6-Mar Opiod i butë/+1
rëndë
Dhimbje të
3 > 6-10 Opiod i fortë/+1
forta
Varesisht nga lloji i operacionit dhe llojit të anastezionit bëhet dhe vendosja e pacientit në
poziten e përkohëshme të detyrueshme,sepse me këtë pozit lehtësojm frymëmarrjen dhe punën e
zemrës,zvoglojm dhimbjen,pengojm zhvillimin e dekubitit.Shumica e teknikave te perdorura ne
anestezion gjeneral interferojne ne funksionin e sistemeve te organizmit.Anestezioni gjeneral
njihet per shkaktimin e atelectasist te mushkerive post-OP qe mund te shkaktoj komplikme sic
eshte pnumonia...Ndyshimet ne pozicion trupor ndikojne ne frymemarje psh tek anestiezioni
gjeneral pozicioni semi-recumbent (gjysem-shtrire)permireson frymemarrjen dhe redukton
mundesin per komplikime.
Shoku perkufizohet si nje insuficience cirkulatore akute dhe progresive gjate se ciles zerma nuk
eshte e afte per te permbushur nevojat metabolike indore per oksigjen dhe materie ushqyese si
dhe per te marre prej tij produktet perfundimtare.Pra shoku eshte gjendje e organizimit me
crregullim te rende te qarkullimit qe shpie ne renie kritike te perfuzionit te indeve dhe organeve
me gjak(trurit,zemres,veshkave,melqise).
Shoku ndahet ne tri faza:
Faza joprogresive:mekanizmat komenzatore normal do rikethejne komplet shokun pa
pasur nevoje per terapi
Faza progressive ne te cilen shoku perkeqesohet deri ne vdekje
Faza irreversible,ne te cilen shoku ka prgreduar aq shume sa edhe po te aplikohen te
gjtih format e njohura per terapi ,jane te pamjaftueshme per ta shpetuar pacientin.
Shoku per nga etiologji klasifikohet ne kete kategori:
1.Hipovolemik/HemorragjikeHemorragjia ;Humbja e plazmes;Humbja e lengjeve dhe
elektroliteve
2.KardiogjenDisritmia;Insuficienca kardiake,Disfunksioni akut i valvulave,Ruptura e
septumit ventrikular
3.ObstruktivPneumatoraksi tensiv;Temponada e perikardit;Semundjet vaskulare te
pneumoneve;Tumori kardiak;Semundjet obstruktive valvulare
4.DistributivShoku spetik;Shoku Anifilaktik,Shoku neurogjen ;Shoku i shkaktuar nga barnat
vazodilatatore;Insuficienca adrenale akute.
Shoku anafilaktik-është reaksion alergjik I cili shkaktohet nga pickimi i insekteve apo pas
marrjes se antibiotikeve.
maramendja,
humbja e vetëdijes
frymmarrje të vështërsuar
edema e gjuhes
rrugëve te frymmarrjes,
lekurë e mavijosur,
tension i ulët i gjakut,++
dështim i zemrës dhe vdekje
14.Djegjet-ndihma e parë
Djegiet jane lendime të shtresave të lëkures te shkaktuar nga faktoret e meposhtem:
Nxehtesia
Kemikalet
Elektriciteti
Rrezatime
Sipas thellsis së demtimit të lëkures dallojm:
djegiet sipërfaqësore
djegiet e thella
Varesishte nga shkalla e lendimet dijegiet i takojne:
1. Skkalles se pare(djegjet siperfaqesore):Demi eshte i kufizuar ne shtresen e siperme te
lekures(epidermen)
2. Shkalles se dyte:Demi kalon epidermen dhe arrine dermen.
3. Shkalles se trete:Hypoderma eshte e demtuar
4. Shkalles se katert:Lekura eshte e demtuar tersishte me deme ne struktura si nervat,eshtrat,
muskujt.
Lëndimet e djegies shkaktojnë një deme të konsiderueshme në trup dhe një vlerësim i plotë
ABCD, të ndjekur nga një vlerësim i plotë i pacientit janë të domosdoshme për të siguruar që
çështjet klinike / përkeqësimi të identifikohen herët dhe të fillojë menaxhimi i duhur.
Lëndimet e djegies shkaktojnë një deme të konsiderueshme në trup dhe një vlerësim i plotë i
pacientit është i domosdoshëm për të siguruar që çështjet klinike / përkeqësimi të identifikohen
herët dhe të fillojë menaxhimi i duhur.Se pari fillojm me vleresimin dhe monitorimin e
Rrugeve te frymemarrjes dhe frymemarrjes.
Qarkullimit
Dhimbjes
Plages
Ndihma e parë tek djegiet
Ndihma e pare eshte efektive ne 3 oret e para post lendimit,para cfardo kujdesi te plages duhet te
ndermerren këto hapa:
Hapsira e indit te lenduar duhet ftohur me uje te ftohet per 20 min
Sigurojme qe hapsirat e pa djegura te jene te mbuluara dhe te ngrohta me qellim te
ndaljes se hyptermise.
Nese kemi te bejme me djegie te sip te medha duhet te behet imobilizimi i atyre
siperfaqeve.
Lëkura e djegur mbulohet me gazra sterile.
Pastaj fillohet dhënja e lëngjeve
Administrimi i Analgjezikeve
Shumica e te semureve me diabet i takojne tipit II te diabetit melit,ku trupi eshte ne gjendje te
prodhoj insuline por nuk mund ta shfrytezoj ate ne menyre efektive.Glukoza fillon te akomulohet
ne gjak dhe fillon kalim ne urine kur edhe niveli i glikemise kalon nivelin 10 mmol/l.
Diabeti gestacional-insulina është e pranishme por nuk arrin të funksionoj mirë
Pacientet me diabet melit tipi 1 kane nevoje te perhershme per terapine me insuline (insulin-
dependent). Shumica e rasteve te diabetit tipi 1 jane si pasoje e faktoreve ambiental qe
nderveprojne me ndieshmerine gjenetike.Shenjat dhe simptomet e diabetit mellitus:
Hiperglikemia
Glukozuria
Polidipsia
Humbje e mases trupore (perkunder oreksit te mire)
Lodhje e pergjithshme
Simptoma te ketoacidozes(Frymemarrja Kussmaul,Aroma acetonike)
Komplikimet afatgjata te diabetit melit kryesisht nga demtimi I arteriolave te vogla dhe
aterosklerozes:
Demtime te trurit
Demtime te zemres
Demtime te veshkave
Demtime te retines(retinopatia diabetike)
Demtime ne shputat e kembeve (kemba diabetike)
Neuropatia diabetike
Simptomat tipike
2. Qetësimin e dhimbjeve
Trajtimi i menjëhershëm i Infaktit akut i miokardit i quajtur MONA paraqet trajtimin neper
katër faza bazike , përpos trajtimit MONA është edhe trajtimi TAS qe paraqet trajtimin
Morfina Trombolitiket
Oksigjeni Antikuagolantet
Aspirina
Ndërhyrja invazive koronare (PCI) është një procedurë kirurgjikale e përdorur për të trajtuar
ngushtimin (stenozën) e arterieve koronare të zemrës që gjendet në sëmundjen e arteries
koronare. Pas hyrjes në qarkullimin e gjakut nëpërmjet arteries femore ose radiale, procedura
përdor kateterizim koronarik për të vizualizuar enët e gjakut në imazhet me rreze X. Pas kësaj,
një kardiolog i ndërhyrjes mund të kryejë një angioplastë koronare, duke përdorur një kateter me
balona në të cilën një tullumbace e deflatuar është avancuar në arterie të penguar dhe i fryrë për
të lehtësuar ngushtimin; disa pajisje të tilla si stentët mund të vendosen për të mbajtur enën e
gjakut të hapur
Tek infrakti i miokardit është e nevojshme palsimi I kateterit venoz dhe përcjellja e
hemodinamikës. Posa të dyshohet për dhembjet e para përtypet aspirina,nitroglicerina aplikohet
cdo 5 min,nëse nuk ka hypotension,analgjetik morfin,4-8mg i.v cdo 5-15min,sedative si
diazepam,nëse janë present shenjat e insuficiencës së zemrës enalatik ose kaptopril.
Bronkiti obstruktive akut dhe recidivues paraqet çdo infeksion të bronkeve, ku ekzistojnë edhe
manifestimet klinike të bronkoobstruksionit, eksperiumi i zgjatur dhe fishkëllima me ton të lartë,
apo të ulët. Ekzistojnë sinonime tjera për këtë sëmundje, si bronkiti astmatik, bronkiti spastik.
17.Epistaxis(Ndërhyrjet infermierore)
Epistaxis apo gjakderdhja nga hunda eshte e shpeshte dhe rralle fatale.Nderhyrejt infermierore
perfshijne:
Hapat e menaxhimit te epitaxisit:
Vendsoja e paisjeve mbrojtese si maskat,dorzat .SHpejt vlersojme ABC(airway and
breathing,circulation).
E pozicjonojm pacientin drejte me koken e kthyer perpara.Dhe u themi te aplikojne
presion me giishtin e madhe dhe ate tregues.
I themi te marre hunde permes gojes perderisa bene presion ne hunde per afersishte 10
mintua.Nese gjakderdhja vazhdon ,duhet te tamponimi me pambuk te zhytur
vazokontriktor dhe anestetic ne kavitetin anterior nazal,dheduhet bere presion ne dy anet
e hundes.
Monitorojm shenjat vitale, SPO2,dhe per shenja si statusi mental,hypotension,tahikardi
,tahipne.
Së pari bëjm lirimin e rrugve të frymëmarrjes,
matjen e shenjave vitale,
vendosja e pacientitn në poziten vertikulare,
Fraktura eshte nje nderprerje e plote apo e pjeseshem e vazhdimesise se kockes.Shfaqet si pasoj e
rrezimeve,goditjeve,aksidenteve.Simptomat e frakturave potenciale jane:
nje tingull specifik kur ndodh lendimi
entjie,skuqje dhe mavijosje ne hapsiren e demtuar
veshtiresi me mbajtjen e peshes ne hapsiren e lenduar,
deformim te dukshem ne hapsiren e lenduar
Llojet e Frakturave
Nje fraktur e mbyllur njihet edhe si fraktur e thjeshte,ashti nuk e prish lekuren
Nje fraktur e hapur njihet si fraktur e kompozuar,kjo eshte rasti kur ashti deperton lekuren dhe
indet e brendshme jane te ekspozuara.
Frakturat e plote:Perfshin thyerjen ne gjith prerjen terthore te kockave.
Frakturat jo te plota:Perfshin thyerjen e nje pjese te prerjes terthore te kockave.
Personat me rrezikshmeri te larte:
personat e moshuar
personat me osteoporoze
personat me crregullimr intestinale apo endokrine
personat qe marrin kortikosterode
personat joaktive
Personat qe marrin alkool
konsumojne Duhanin
Menaxhimi i pacientit me fraktur perfshin trajtimin emergjent dhe postemergjent.
Menjehere pas lendimit,nese dyshohet se ka fraktur,eshte e rendesishme te imobilizohet
ajo pjese e trupit para zhvendosjes se pacientit.
Tek frakturat e hapura plaga duhet te mbulohet me gaze sterile me qellim te parandalimit
te kontaminimit te shtresave me te thella te lekures
Menaxhimi i plages :Sa me shpejte qe eshte e mundur
Ekstremiteti i demtuar elevohet ne menyre qe te minimizohet edema
Pacienti duhet te vleresohet per shenja dhe simptoma te infeksionit.
Infermierja duhet te edukoj pacientin ne lidhje me metodat e duhura te kontrollimit te
edemes dhe dhimbjes.
Eshte e rendesishme te edukohet ne lidhje me mbajtjen e shendetit te muskujve te
pandikuar.
Behen plane ne lidhje me dhenjen e ndihmes pacientit per modifikim e ambinetit duke
promovuar sigurine
20.Ekuilibrimi I lëngjeve
Kur sasia e lengjeve te humbura dhe lengjeve te marra eshte e barabarte atehere kemi te bejm me
ekuiliber te lengjeve.Lengjet permbejn 60% te peshes trupore te nje personi.Lengjet humbin tere
kohen permes perspirimit,ajrit te ekspiruar,urines,fecesit.Monitorimi i lengjeve eshte i kerkuar te
pacientet me insufience renale,imbalance te elektroliteve ,diareasi dhe vjellje te renda.Ne te
njejten kohe njerezit qe marrin terapi intravenose si dhe medikamente si diuretike,kortikosteroide
duhet te monitorohen per balanc te fluideve.Duhet te behet vleresimin i balnces se fluideve dhe
elektroliteve epermes dokumentimit te sasise sehyrjeve dhe daljes se fluidit nga organizmi.
Dehidrimi definohet si humbje eksesive e ujit nga organizmi,mund te shkaktohet nga humbja e
fluideve(vjellja ,diarea) ose mos marrja e mjaftueshme e ujit.
Lekuren e thate
Rritjen e etjes
Urina ka ngjyre te verdhe te mbyllte
Rritja e ritmit te frymemarrjes dhe te zemres
Presion i ulet
Rimbushje e ngadalshme e kapilareve
Schock
Delirium ose humbje te vetedijes
21.Kontrolli I infeksioneve
Kontrolli i infeksionit parandalon ose ndalon përhapjen e infeksioneve në mjediset e kujdesit
shëndetësor. Masat paraprake standarde përdoren kujdesin ndaj pacientit. Ato bazohen në një
vlerësim të rrezikut dhe përdorin praktikat e arsyes së shëndoshë dhe përdorimin e pajisjeve
mbrojtëse personale që mbrojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor nga infeksioni dhe parandalojnë
përhapjen e infeksionit nga pacienti në pacient.
22.Dezinfektimi
Bëhet me makina speciale të larjes p.sh të rrobave, të enëve, të çarçafëve, të gypave respiratorë,
të qelqurinave mikroskopike dhe instrumenteve kirurgjike para autokllavimit.Shpërlarja dhe
pastrimi fillestar i heqin shumicën e mikroorganizmave, prandaj edhe koha e nevojshme për
dezinfektim mund të shkurtohet p.sh.70 0C për 3 minuta apo 80 0C për 1 minutë. Makinat e
përdorura për dezinfektim duhet të mirëmbahen dhe të kontrollohen rregullisht.Varësisht nga
lloji i makinave dhe kompleksiteti i pajisjeve mund të realizohet dezinfektim i nivelit të ulët apo
të lartë.
23.Sterilizimi
Sterilizimi është procedurë e shkatërrimit të gjithë mikroorganizmave të gjallë, përfshirë edhe
sporet e tyre.Përzgjedhja e metodës së dekontaminimit varet nga disa faktorë, siç janë:
24.Edukimi I pacientit
Edukimi i pacientit nga infermieret eshte i rendesishem per ndertimin e njohurive,te kuptuarit
dhe gatitshmerise per vete-menaxhim.Edukimi i pacienteve mund te definohet si proces i
ndikimit te sjelljes se pacientit duke prodhuar ndryshim ne njohuri,sjellje dhe aftesi per
permiresimin dhe mirembajtjen e shendetit.Duke iu ofruar pacientve me informaciona te plota
the aktuale ndihmon ne krijimin e nje atmosfere mirebesimi dhe ndikon pozitivishte ne
mardhenjen infermiere-pacient.
25.Ndihma e pare
Vlerësoni situatën dhe kontrolloni për ndonjë rrezik të mundshëm për veten tuaj, kalimtarët e
rastit ose pacientin
kontrolloni për sigurinë para se të nxitoni te pacienti i dëmtuar
sigurohuni që situata është e sigurt për ju, viktimën dhe njerëzit e tjerë ose kalimtarët
nëse situata është shumë e rrezikshme, qëndroni mbrapa dhe prisni ndihmë profesionale
a është viktima duke u mbytur apo ka gjakderdhje te rende? Në këto raste, veproni menjëherë
dhe në mënyrë të përshtatshme
a është personi i vetëdijshëm?
a po merr frymë normalisht personi?
Vlerësoni për dëmtimet, shenjat e shokut ose traumën psikologjike.
thirrni për ndihmë ose kërkoni dikë të thërrasë për ndihmë mjekësore ose profesionale
Planifikoni ndërhyrjet e ndihmës së parë:
planifikoni çfarë veprimi të ndërmerrni derisa të vijë ndihma profesionale, bazuar në vlerësimin
fillestar ose primar
përcaktoni sa ndihmë mund të jepni bazuar në ato që dini dhe çfarë aftësish keni
siguroni sigurinë tuaj të vazhdueshme si një shpëtimtar
Zbatoni ndihmën e parë:jepni ndihmën e parë për emergjencat kërcënuese për jetën dhe
dëmtimet specifike bazuar në vlerësimin fillestar
bisedoni me personin dhe familjen
informojini ata se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëni Nëse është e nevojshme, përgatiteni
personin për transport
Reanimacioni ose resuscitimi kardiopulmonalo-cerebral paraqet një mori veprimesh urgjente të cilat
kanë për qëllim rikthimin e qarkullimit të gjakut dhe të ruajtjen e funkcionit cerebral gjersa të mos
menjanohen shkaqet e ndërprerjës së punës të zemrës.
Historia e reanimimit fillon në vitin 1950 kur bëhet resustitucionimi i paë respirator. Në vitin 1960 është
fillua me resistitucionimin e zemrës kursi me 1970 me resustitucionimin cerebral.
Shkaqet e ndërprerjës së punës së zemrës janë të shumtë. Para së gjithash këto janë vet sëmundjet e
zemrës; ndërprerja e frymëmarrjës si rezultat i sëmundjeve mushkërore, obstrukcionit të rrugëve
aerofore ose sëmundjeve të sistemit nervorë qendrorë, goditja e rrymës, lëndimet e kafazit të krahrorit
etj.
Parimet e reanimimit janë të njëjta pa marë parasyesh shkakun e ndërprerjës së punës së zemrës.
Organet vitale janë shumë të ndieshme ndaj mungesës së oksigjenit për këtë arësye reanimimi duhet të
fillojë sa më herët në mënyrë që të mos zhvillohën dëmtimet ireversibile të organeve vitale.
Kjo para së gjithash vlen për trurin. Anoksia më e gjatë se 5 minuta shkakton dëmtime ireversibile të
korteksit të trurit. Reanimimi duhet realizohet gjersa të mos rikthehet funksioni i zemrës ose gjersa të
mos jemi të sigurt se pacienti është i vdekur. Reanimimi duhet të ndërmirrët të çdo pacient që ka nevojë
për te, pa marë parasyesh moshën. Përjashtim bëjnë pacientët në fazën terminale të sëmundjeve
kronike dhe te ata të të cilët jemi të sigurt se ndërprerja e punës së zemrës ka zgjat më tepër se 5
minuta.
Reanimimi mund të bëhet në tri faza dhe secila nga ato ka nga tre shkallë të veprimit. Këto janë:
3. rivendosja e qarkullimit,
3. mjekimi i aritmive,
Faza e parë duhet ndërmerët menjëherë në vendin e ngjarjës. Dy fazat e tjera realizohen në
institucionet hospitalore.
Veprimi reanimues duhet fillojë të realizohet që në momentin kur kemi hasur në personin i cili nuk merr
frymë ose të personi te i cili nuk konstatojmë funkcionin e zemrës. Pas një shiqimi të shpejtë diagnostik
që konsiston në prekjën e pulsëve të arterjeve, dëgjimit të zemrës, vrojtimin e frymëmarrjës, shiqimin e
bebzave të syrit menjëherë fillojmë me resustituim.
A.- Airway. - Së pari duhet sigurojmë kalueshmërinë e rrugëve të frymëmarrjës. Çdo trup i huaj në gojë
si proteza artificiale, pjesa e urës së dhëmbëve ose ndonjë trup tjetër i huaj, duhet largohet. Pacienti
vendoset në pozitë horizontale mbi një bazë të fortë. Më pastaj, pacientit i ekstendohet koka nga pas.
Me dorë ngritet nofulla e poshtme në mënyrë që të mos bie gjuha nga pas, e njejta ngrehet nga përpara.
Në rastet kur kemi pranë vedit S tubusin bëmë aplikimin e tijë gjer në rrënjë të gjuhës. Në këtë mënyrë
sigurohet rruga aerofore.
B.- Breathing. - Menjëherë, pasi që të kemi realizuar kalushmërinë e rrugëve aerofore fillojmë me
frymëmarrje artificiale. Ekzistojnë mënyra të ndryshme të realizimit të frymëmarrjës artificiale por më e
sigurta është frymëmarrëja artificiale gojë më gojë. Reanimatori me dorë të djathtë mbyllë hundën e
pacientit. Mbi gojën e tijë e vendos një gazë apo ndonjë material tjetër poroz dhe duke puthitur gojën e
tijë me gojën e pacientit futë ajrin në te. Së pari bëhen 2-3 respirime të tilla të shpejta kurse më pastaj
frymëmarëja e tillë aplikohet 12-15 herë te të rriturit e rreth 20 herë te fëmijët. Pos kësaj ekzistojnë
edhe mjete mekanike për realizimin e frymëmarrjës artificiale. Këto, para së gjithash janë ambu maska,
tubusi oral për frymëmarrëje dhe tubusi i dyfisht orofafingeal. Më së shpeshti përdorët ambu maska.
Maska e tillë puthitët për fytyrën e pacientit. Kjo maskë kaplon hundën dhe gojën. Përmes ballonit
elastik bëhet insuflimi i ajrit në pacientin. Duhet patur parasyesh se rrugët aerofore dhe koka e pacientit
duhet jenë në pozitë si është përshkruar më lartë.
Në qendrat spitalore pacientëve u vendoset tubusi endotrakeal dhe ventilimi i pacientit përmes tijë. Kjo
është edhe mënyra më e mirë dhe më e sigurt e realizimit të frymëmarrjës artificiale.
C.- Circulation. - Me këtë termin nënkuptojmë realizimin e masazhës së jashtme të zemrës. Masazha e
jashtme e zemrës realizohet në atë mënurë që pacientit të shtrirë në shpindë në bazë të fortë i
vendosim shuplakën e dorës mbi pjesën e poshtme të regjionit prekordial. Shuplakën e dorës së dytë e
vendosim mbi të parën. Me peshën e pjesës së sipërme të trupit bëjmë pesion mbi kafazin e krahërorit
të pacientit ashtu që sternumi të shtypët për rreth 4-5 cm. Një veprim të tillë e bëjmë rreth 80-100 herë
në minut.
Nëse gjatë mësazhës së jashtme të zemrës te pacienti vie deri te ngushtimi i bebzave të syrit, masazha
është efikase. Përmes një masazhe të tillë arihet të vendoset qarkullimi në tru dhe në organet tjera.
Është kuptueshme se një qarkullim i tillë është i vogël, por i mjaftueshëm për të mbajtur qelizat të gjalla.
Nëse reanimimin e realizon një person atëherë së pari realizohen 15 masazha të tilla të zemrës e pas
tyre një frymëmarrëje artificiale. Nëse reanimimin e realizojnë dy persona pas 5 masazhave të jashtme
të zemrës realizohen edhe një ose dy frymëmarrëje artificiale.
Reanimimi nuk guxon të ndërprehet më gjatë se 5 sekonda as në vendin e ngjarjës as gjatë transportit e
as pas vendosjës në institucionin hospitalorë.
Pas fazës së parë të reanimimit fillojmë me realizimin e e fazës së dytë të sajë në institucion hospitalorë.
Para së gjithash vendoset rruga venoze. Bëhet elektrokardiograma. Përmes sajë do të kuptojmë për
çrregullimet eventuale të ritmit ose të përcjelljës së impulsit të zemrës. Nëse bëhet fjalë për fibrilacionin
ventrikularë, pacienti duhet defibriluar menjëherë me energji prej 200-360 xhula.
Defibrilimi : dy elektroda ovale mirën të izoluara vendosen mbi kafazin e krahrorit. Njera mbi iktus e
tjetra në hapësirën e dytë brinjore djathtas.
Elektrodat paraprakisht lyhen me pastë përquese. Largësia në mes elektrodave duhet të jetë së paku 5-
7 cm dhe në mes tyre nuk duhet patur kurfar komunikimi direkt ose indirekt.
Para se të aplikojmë energjinë duhet sigurohemi se askush nga personeli pranë nuk është në lidhje me
pacientin, pra personeli largohet nga pacienti në mënyrë që energjia e aplikuar të mos kaloi në personel.
Nëse me një veprim të tillë arijmë të rivendosim funkcionin e zemrës kalojmë në procedurat tjera
terapeutike. Por, nëse defibrilimi i parë nuk ka patur suskses, bëjmë aplikimin e sërishëm të defibrilimit
por gjithnjë me energji më të lartë.
Nëse në elektrokardiogram regjistrojmë asistoli, në pari aplikojmë amp. Adrenalinë 0,5-1,0 mg i.v. çdo 5
minuta.
Pasi që të kemi reanimuar në mënyrë adekuate pacientit, vazhdojmë me procedurat e fazës së tretë të
reanimimit të cilat konsistojnë në diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjës parësore, ruajtjen e
funksioneve të korteksit të trurit dhe përsjelljën e mëtejmë të pacientit.
27.Katetrizimi urinar
Eliminimi urinar është një funksion themelor i njeriut që mund të kompromentohet nga
sëmundja, kirurgjia dhe kushte të tjera.Kateterizimi i urinar përdoret për eliminimin e urines tek
pacientët të cilët nuk janë në gjendje të zbrazin fshikëzën natyrshëm.Kateterizimi urinar
aplikohet:
Llojet e kateterve:
Teknika e vendosjes së kateterit dallon nga gjinia e pacientit.Vendosja e kateterit bëhet nga
personeli infermieror i kualifikuar ose nga mjeku.
standardet e larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovojnë dhe mbrojnë
Neni 78
Kosovës me ligj.
2. Odat nga paragrafi 1 i këtij neni organizohen në lëmitë e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë,
dhe
3. Të gjithë profesionistët shëndetësorë duhet të jenë anëtarë të Odës përkatëse nga paragrafi 2 i
këtij neni.
të pagesave të profesionistëve shëndetësorë nga paragrafi 3. i këtij neni, në pajtim me ligjin nga
Neni 10
Përveç autorizimeve publike nga neni 9 i këtij ligji Odat ushtrojnë edhe këto punë:
a. përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të anëtarëve të Odës në
ushtrimin e profesionit;
b. kujdeset për ruajtjen e autoritetit të anëtarëve të Odave në ushtrimin e
punëve profesionale në pajtim me etikën profesionale;
c. mban evidencën e anëtarëve të Odave që ushtrojnë veprimtarinë
shëndetësore dhe të cilit janë të regjistruar në regjistrin e organit
kompetentë në pajtim me ligjin;
d. bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e
shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend
dhe jashtë vendit;
e. bashkëpunimi në përgatitjen e ligjeve, dokumenteve si dhe akteve tjera
nënligjore nё sektorin e shëndetësisë si dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre;
f. propozimi dhe inicimi i procedurave për nxjerrjen e akteve të përgjithshme
dhe të veçanta në përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera të Odës;
g. bashkëpunimi në përcaktimin e çmimores së shërbimeve shëndetësore dhe
shërbimeve farmaceutike, ne bashkëpunim me fondin e sigurimeve
shëndetësore dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore;
h. bashkëpunimi në përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale ne
bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse;
i. bashkëpunimi nё përpilimin e plan-programeve për edukimin e
vazhdueshëm profesional për të gjithë profesionistët shëndetësorë;
j. zbatimi i aktiviteteve shkencore dhe hulumtuese në përputhje me detyrat
dhe pёrgjegjёsitё e Odës;
k. përfaqësimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionistëve
shëndetësorë dhe bashkёpunёtorёve tjerë;
l. konsultimi, ofrimi i ndihmës dhe përfaqësimi i interesave të anëtarëve nё
fushën e legjislacionit si dhe lёmive tjera qё ndërlidhen me fushën e
shëndetёsisё;
m. pjesëmarrja në vendimmarrje nё lidhjen e kontratave me fondin për
sigurime shëndetësore;
n. krijimi dhe menaxhimi i fondit tё Odës;
o. bashkëpunimi me institucione përkatëse në parandalimin e veprimtarisë
shëndetësore ilegale;
p. përgatitja dhe lëshimi i formave dhe dokumenteve si dhe i revistave,
librave dhe publikimeve tjera;
q. promovimi i bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të Odës;
r. promovimi dhe zbatimi i aktiviteteve kulturore dhe shoqërore të anëtarëve,
organizimi i ngjarjeve kulturore, sportive dhe ngjarje të tjera sociale;
s. emërimi i përfaqësuesve tё Odës nё marrëveshje me institucionet e te
gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor;
t. zhvillimi i aktiviteteve tjera nё përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera
tё përgjithshme tё Odës.
1.1. Kuvendi;
3. Anëtarët e kuvendit të Odave mund të zgjidhen sërish pas skadimit të mandatit edhe për një
mandatë katër (4) vjeçare.
4. Autorizimet, kompetencat dhe mënyra e punës të organeve nga paragrafi 1. i këtij neni më për
së afërmi rregullohen me statut.
Aborti
Neni 85
1. Ndërprerja e shtatzënisë nuk lejohet pas javës së dhjetë të shtatzënisë përveç në rastet e
2. Ndërprerja e shtatzënisë pas javës së dhjetë lejohet vetëm në rastet kur ekzistojnë implikime
serioze shёndetёsore për nёnёn dhe/ose frytin ose kur shtatzënia ёshtё rezultat i dhunimit ose
3. Implikimet shëndetësore nga paragrafi 2. i këtij neni duhet të përcaktohen nga komisioni tre
(3)
anëtarësh i mjekëve specialistë të përbërë nga dy (2) gjinekolog-obstetër dhe një (1) psikiatër.
Dekubitus
Dekubitusi është nekrozë e kufizuar e lëkurës dhe indit nënlëkuror. Ky dëmtim i indit paraqitet
në ato vende të trupit të cilat iu janë ekspozuar më së shumti shtypjeve në të fortë, të lagët apo
bazës jo të rrafshët, sidomos nëse drejtpërdrejt nën lëkurë gjindet kocka
Stadi 1.Paraqitet me skuqje, eritemë sipërfaqësore , ënjtje dhe ngurtësim ,pacienti ndien dhembje
dhe ngrohtësi në fushën e presionit.
Stadi 2. Përpos që preket lëkura pjesërisht preket edhe indi nënlëkuror dhe paraqitja e fshikëzave
të cilat e ndryshojnë strukturën lëkurore .
Stadi 3. Lëkura merr ngjyrë kafe. Pararaqitet nekrozë e indeve duke prek edhe zonën e
muskujve.
Screening është aplikimi sistematik i një testi ose hetimi për të identifikuar individë me rrezik të
mjaftueshëm të një çrregullimi specifik për të përfituar nga hetimi i mëtejshëm ose veprimi i
drejtpërdrejtë parandalues (këta individë që nuk kanë kërkuar kujdes mjekësor për shkak të
simptomave të këtij çrregullimi).
Prevalenca është një koncept statistikor që i referohet numrit të rasteve të një sëmundjeje që janë
të pranishme në një popullatë të veçantë në një kohë të caktuar, ndërsa incidenca i referohet
numrit të rasteve të reja që zhvillohen në një periudhë të caktuar kohe.
Endemia-kuptojm pranin e nje semundje ngjitese per nje kohe te gjate ne nje regjion te caktuar
dhe ne rrethana te caktuara e cila ne kushte te favorshme,mund te perhapet ne mase dhe forme
epidemie.
Buxheti i Kosoves
Buxheti i Komunave
Fondi I sigurimeve ekonomike
Institucionet private te sigurimeve shendetesore
Bashkepagesat e qytetareve
Grantet per pune shkencore hulumtuese
Donacionet dhe trashegimit
Te ardhurat me taksa special te percaktuara nga Qeveria
Te ardhurat nga sistemet tjera te sigurimeve vendore dhe te jashtme
Mortaliteti- shkalla e vdekjes, ose numri i vdekjeve në një grup të caktuar njerëzish në një periudhë të
caktuar kohe.
Karta e otaves
Acute Flaccid Myelitis - A rare but serious condition that affects the spinal cord and causes muscles and
reflexes to become weak.
Anthrax - A serious disease caused by Bacillus anthracis, a bacterium that forms spores. A bacterium is a
very small organism made up of one cell. Many bacteria can cause disease. A spore is a cell that is
dormant (asleep) but may come to life with the right conditions.
Coronavirus Disease 2019 (COVID-19) - COVID-19 is an illness caused by a virus that can spread from
person to person. Symptoms can range from mild (or no symptoms) to severe illness.
Enterovirus - Non-polio enteroviruses are very common viruses that cause about 10 to 15 million
infections in the United States each year.
Group A Streptococcus - A bacterium often found in the throat and on the skin. People may carry group
A streptococci in the throat or on the skin and have no symptoms of illness. Most GAS infections are
relatively mild illnesses such as "strep throat," or impetigo. Occasionally these bacteria can cause severe
and even life-threatening diseases.
Invasive Group B Streptococcal (GBS) - A bacterium that causes illness in newborn babies, pregnant
women, the elderly, and adults with other illnesses, such as diabetes or liver disease. GBS is the most
common cause of life-threatening infections in newborns.
Haemophilus influenza - Invasive disease caused by Haemophilus influenzae type b can affect many
organ systems. The most common types of invasive disease are pneumonia, occult febrile bacteremia,
meningitis, epiglottitis, septic arthritis, cellulitis, otitis media, purulent pericarditis, and other less
common infections such as endocarditis, and osteomyelitis.
Influenza - A disease that is caused by a virus and infects the nose, throat, and lungs. Influenza can cause
severe illness and life-threatening complications in many people.
Legionellosis - An infection caused by the bacterium Legionella pneumophila. Maine monitors the
incidence of Legionellosis through mandatory reporting by health care providers, clinical laboratories
and other public health partners.
Measles - A respiratory disease caused by a virus that causes fever, runny nose, cough, and a rash all
over the body.
Meningococcal Disease - The leading cause of bacterial meningitis in children and young adults in the
United States. Symptoms of meningococcal disease include fever, headache and stiff neck in meningitis
cases, and sepsis and rash in meningococcemia.
MERS-CoV - Currently, all cases are associated with either direct travel to the Arabian peninsula, or
contact with a returned traveler from the Arabian peninsula.
MIS-C - Multisystem inflammatory syndrome in children (MIS-C) is a serious but rare complication
associated with COVID-19 that causes inflammation of certain body parts.
Mumps - A disease caused by a virus that usually starts with a fever, headache, muscle aches, tiredness,
and loss of appetite followed by swelling of glands.
Pertussis - A respiratory illness that usually starts with cold-like symptoms including a cough that can
worsen after a few weeks. Pertussis is commonly known as whooping cough.
Plague - Plague is a disease caused by Yersinia pestis (Y. pestis), a bacterium found in rodents and their
fleas in many areas around the world.
RSV - RSV is a respiratory virus that infects the lungs and breathing passages. Healthy people usually
experience mild, cold-like symptoms, but RSV can be serious especially for infants and older adults.
Strep pneumoniae - a Gram-positive encapsulated coccus that often colonizes the human nasopharynx,
where it can be carried asymptomatically.
Varicella - A disease commonly known as chickenpox that is caused by a virus. The most common
symptom is a skin rash found mostly on the face, scalp, and trunk
COVID19
një sëmundje akute e frymëmarrjes te njerëzit e shkaktuar nga koronavirus, i aftë të prodhojë
simptoma të rënda dhe në disa raste vdekje, veçanërisht tek njerëzit e moshuar dhe ata me
semundje shoqeruese shëndetësore. Fillimisht u identifikua në Kinë në 2019 dhe u bë pandemi
në 2020. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Personat me këto
simptoma mund të kenë COVID-19:
Ethe ose të dridhura
Kollitja
Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
Lodhja
Dhimbje të muskujve ose trupit
Dhimbje koke
Humbje e re e shijes ose erë
Dhimbje të fytit
Mbingarkesë ose rrjedhje hundësh
Të përziera ose të vjella
Diarre
Shenja paralajmëruese emergjence për COVID-19:
Problem me frymëmarrjen
Dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks
Konfuzion i ri
Pamundësia për tu zgjuar ose për të qëndruar zgjuar
Lëkura, buzët ose shtretërit e thonjve me ngjyrë të zbehtë, gri ose blu, në varësi të tonit të
lëkurës