1 Princesha Spanjolle Ep.02

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 51

Më parë te "Princesha Spanjolle"...

Eshtë nisur për lundrim nusja ime,

nënë? -Po, Artur.

Ajo është arrogante

dhe shumë e llastuar.

Personaliteti i përsosur

për një mbretëreshë.

Nuk më pëlqen ajo.

Ajo na sjell fuqinë

dhe pasurinë e Spanjës.

Ishe më i dashur në letrat e tua.

-Më ke shkruajtur edhe ti?

Herri.

Njerëzit më thërrasin Herri.

Më bëhet qejfi

që doje të më puthje në qafë.


Ajo mendonte se po të shkruante ty.

-Nuk ka rëndësi.

Ai është xheloz,

sepse ti do të bëhesh mbret.

Paguam një çmim të lartë për ty.

Mamaja jote pranoi

të të jepte për martesë

vetëm nëse s'do të kishte asnjë njeri

që ta sfidonte Arturin për fronin.

M'i hiq duart!

-Të argëtohemi pak.

Mos rrini vetëm.

Burrat mendojnë gjëra të këqija për ju.

Ti duhet të më kishe mbrojtur.

Do të bëja gjithçka

për të shpëtuar djemtë e mi.


Përshëndetje sërish.

Vajzë e Spanjës,

gruaja e princit Artur

dhe së shpejti,

mbretëresha e Anglisë.

PRINCESHA SPANJOLLE

Princesha e Uellsit.

Të tremb kjo?

Një herë e pyeta mamanë

pse nuk kisha frikë nga fati im.

Ajo tha se do të ishte njësoj

sikur të kisha frikë nga hija ime.

Nuk ka frikë.

Martesa jonë ka sjellë paqen.

Po, në jug, por në Skoci...

-Ata sulmojnë përgjatë kufijve.


Ata vrasin dhe grabisin popullin tuaj,

si të pasurit dhe të varfërit.

Masakrojini.

Im atë ka ndër mend

një ndëshkim më të rëndë.

Ndoshta do t'i dërgojë

vëllanë tim, Herrin.

Do ta martojë me njëfarë Morag

ose Mordina.

Më fal. Të lëndova?

Qetësohu.

Qetësohu, Artur.

-I qetë jam.

Mund të të prek?

Nuk të pëlqej?
S'mund të më nxitosh

si një hamshor që mbars pelat.

Duhet të flemë.

Si të dëshironi, imzot.

Më bëhet qejfi

që doje të më puthje në qafë.

Flet në gjumë. Në spanjisht.

-Sa keq!

Do doja të ëndërroja në anglisht.

Duhet të më kishe zgjuar.

Banketi i sotëm do të shtrohet

për të kremtuar Gauntin.

Eshtë ideja e babait tim

për të festuar për dinastinë tonë.

Të paralajmëroj
që do të na duhet të kërcejmë.

Mund të të mësoj "pavanen."

-Duhet të jetë kërcim anglez.

Dikush nga konsullata e tyre.

Ai erdhi dhe më tha që të takoja

dukën e "Roteshçarit."

Rotes...

-Roteshçar.

Ai zotëron toka.

-Të gjithë ata kanë toka.

"Kam ca prona në fshat këtu

dhe ca prona në fshat atje!"

Por jo të gjithë kanë gra.

Mirëmëngjes, vëlla.

"Ndihesh mirë",

siç thonë murgjit benediktin?


Mund të kalosh një natë të bukur,

nëse je murg beqar?

Largohu, vëllaçko.

Jam i shqetësuar se mos ajo

ishte e papërballueshme për ty.

Si thoshte Sokrati?

Kur burrat që adhurojnë

kuajt e egër i zbusin ato kafshë,

e përballojnë më lehtë

pjesën e mbetur të jetës së tyre.

E zbute kalin tënd iberik

të racës së pastër?

Zotërinj, mbrëmë isha në Spanjë.

-Po, po!

Nxitoni!
Roza?

Dua që ta ndizni sërish zjarrin

në dhomë.

Zjarri i mbrëmshëm ishte bubulak.

Kishte shumë dru për të djegur.

Nxitoni!

Më sillni më shumë vaj rozmarine.

Po, madhëri.

Mirëdita përsëri, ndihmëse ekzotike.

-Princesha më ka nisur për një porosi.

Zonja jonë, mamaja e mbretit,

ka lëshuar një dekret

sipas të cilit fisnikët beqar,

si unë,

duhet të prezantohen
me ndihmëset e princeshës.

Bashkëshortin tim do ta zgjedhë

Madhëria e Saj.

Jo. Shkesi yt është ledi Margaret,

mamaja e mbretit.

Askush nuk martohet në oborr

pa miratimin e saj.

Ndihmëset e princeshës do të martohen

me Tudorë të rangut të lartë,

që ajo të jetë e sigurt

për besnikërinë tuaj,

përndryshe do t'ju përzënë

nga oborri mbretëror.

Fatkeqësisht, do ta zgjedh vetë

bashkëshortin tim, imzot.

Një burrë, jo një djalosh.


Sigurohuni që Arturi të menaxhojë

tokat e lëshuara me qira.

Kështjella e Ladlout

është prona e tij zyrtare tani

dhe pasuritë e saj

janë përgjegjësi e princit të Uellsit.

Sigurisht.

Do të nisemi nesër.

Vura re që i shmangesh

princeshës Katerina. Pse?

Nuk i shmangem, zonjë.

Pres që ju apo sër Riçardi

të vini rregullisht në oborr

për të raportuar mbi ecurinë

e princit dhe princeshës në Ladlou.

Zonjë, besoj se mamaja e mbretit

ka metodat e saj për t'i vëzhguar.


Vajza ka punë të thjeshtë për të bërë,

të ngelet shtatzënë.

Sigurohuni që çdo aspekt në shtëpi

ta bëjë më të lehtë këtë gjë

dhe më njoftoni menjëherë

sapo ajo të ngelet shtatzënë.

Mund t'i vëmë spanjollët në siklet

që të dërgojnë pjesën tjetër të pajës

pasi princ...

-Pasi fëmija të lindë një fëmijë!

Unë vëzhgoj vërtet, ledi Poli.

Kush vjen dhe kush ikën,

pëshpërimat në korridore.

Pëshpërini në korridore ju?

Për çfarë duhet të pëshpëris?


Të sapomartuarit tanë duken të freskët.

Nuk mendon kështu?

Aq sa mund të pritet.

Po lodhen shumë për Anglinë.

Jemi mbledhur sot për të kremtuar

ditën e parë të bashkimit

mes kurorës së Anglisë

dhe mbretërisë së Spanjës.

Kur shohim këta dy të rinj,

shohim të ardhmen e fronit

dhe trashëgimtarët e tyre.

Artur, Katerina...

...ju jeni pasardhës të dukës së parë

të Lankasterit, Xhonit të Gauntit.

Anglia dhe Spanja

janë të bashkuara përmes jush.


Skocezët pothuajse mbërritën, hirësi.

Nëse era ndryshon

dhe ti vazhdon t'ia ngulësh sytë,

do të qendrosh përgjithmonë

në atë pozicion.

E gjora! Përpëlitet nën çarçafë

me vëllanë tim që duket si viktimë.

Si mendoni, kapelan Uozli?

Herri, ke ndryshuar shumë pak

nga ditët e shkollës.

Eshtë faji i dritës apo ajo

duket shumë e rëndomtë sot?

Nuk e di këtë.

-Eshtë vallëzimi "Galliard."

Ka qenë një rrugëtim i gjatë

për të arritur deri në këtë ditë,


por me ndihmën e Zotit, mbërriti.

Edhe falë ndihmës së mbretit,

hirësi. Edhe tuajës.

Do të më kundërshtosh

në çdo fjalë që thua, Megi?

Do të më kërcënosh

në çdo fjalë që thua?

Nuk di asgjë për komplotet

tuaja imagjinare kundër Anglisë.

Nuk e di.

Hirësi.

Eshtë si "pavane."

Fillon njësoj. I njëjti hap dysh.

Ledi Poli?

Ledi Poli?
Kërkoj falje për atë

që është bërë në emrin tim.

E lë veten në mëshirën tuaj.

Nuk e dija.

S'mund të flas për këtë.

Ngrihuni.

Jam këtu vetëm sepse iu mor jeta

një njeriu të pafajshëm, vëllait tuaj.

Eduardi ishte i pafajshëm.

Edhe unë kam qenë e vogël

kur ndodhi.

Më vjen shumë keq.

Vërtet shumë keq.

Lëre rehat, vëlla.

Je i dehur.
Erdhën skocezët.

-Po.

Të pafe të neveritshëm!

Guxoni ta prishni këtë ditë?

Hirësi, këta burra janë mysafirë.

Mirë se erdhët, zotërinj.

Mirë se erdhët.

Siç e mbani mend nga...

Hë tani!

Pse po më shohin?

Ku ke mësuar t'i biesh "vihuelas?"

Shumë njerëz më kanë mësuar

shumë gjëra.

Princi im!

Princi im!
Më do?

Të dua.

Të dua.

Ki kurajo, vajzë.

...dhe ju siguroj që ajo është.

Po.

Atëherë, jemi dakord, hirësi.

Do ta nis mesazhin në Edinburg që

të njoftoj mbretin se kemi një traktat.

Atëherë, ajo është e përshtatshme?

Eshtë e re.

Eshtë shumë e përshtatshme për të.

Meg, i njeh këta zotërinj.

Janë të dërguarit e mbretit Xhejms.


Janë banditë skocez, baba.

Njerëz që sulmojnë tokat tona

dhe vrasin popullin tonë.

Uilliam Danbari është poeti

më i mirënjohur në Skoci.

Dhe një ambasador

që di të shprehet shumë mirë.

Unë dhe mbreti Xhejms

kemi bërë një marrëveshje paqeje

mes dy vendeve që do t'i japë fund

mosmarrëveshjeve tona,

paqe e cila do të vuloset

me martesën tënde.

Kaq papritur?

Kaq papritur.
Vendet tona kanë qenë në luftë

për dy shekuj, vajzë.

E dije që një ditë do të zgjidhnin

një bashkëshort për ty.

Një dhuratë në shenjë mirëbesimi.

Prit!

Një vajzë e egër

për një vend të egër!

Meg, traktati me Skocinë e zëvendëson

shpatën me unazën e martesës.

Po ia jepni trupin tim që mbreti i tyre

i moshuar të luajë me të.

Katerina do t'i vriste me duart e saj!

Nuk u kënaqe sot, apo jo?

Për shkak të Herrit?


Nuk i kërkova vëllait tënd

që të më shkruante

dhe as nuk e dija që ishte ai

kur i ktheja përgjigje.

Ndihem shumë budallaqe

që u mashtrova.

Mund ta hedhim pas krahëve këtë,

Artur?

Letrat janë bërë shkrumb e hi.

Tani e kuptoj se çfarë është bërë

që ne të martohemi.

Kushëriri yt, Eduardi i Uorikut,

u ekzekutua. -Mos fol për këtë.

Që të lironte rrugën për ne.

-Me urdhër të mamasë tënde.

Fajëson mamanë time për këtë?

Fajëso tënden.
Prandaj s'më prek dot me dorë?

Kur të arrijmë në Ladlou,

do të mësosh të kryesh detyrat e tua.

Po përpiqem të kryej detyrat e mia

edhe tani, Artur. Ti nuk më lejon.

Do të fle vetëm sonte.

T'i paralajmëroj ndihmëset e mia

se kjo është ajo që duhet të presin

kur të bëhen bashkëshorte

të një anëtari të familjes Tudor?

I ftohti dhe lagështia

shuajnë dëshirat dhe gëzimin.

Kam parë gjëra që ti,

i fshehur në vendin tënd të errët,

as nuk mund t'i ëndërrosh.


Jam vajza e dy monarkëve

më të mëdhenj që ka njohur bota.

Nëse më sfidon, do të të mund.

Ndoshta e ke bërë këtë tashmë,

Katerina.

Meg.

Më urdhëruan të të përcjell

dhe të të uroj rrugë të mbarë,

por do doja të më kishin urdhëruar

që të vija me ty.

Gjithsesi, thonë që është rikthyer

sëmundja e etheve.

Ndoshta do të jem me fat

dhe do të vdes.

Meg, le të përshëndetemi si duhet.

Tani jemi motra.


Eshtë shumë e çuditshme.

Ti e dije për martesën tënde

që kur ishe vajzë e vogël.

Mamaja më tregonte histori

për Anglinë që në moshë të vogël.

Në fillim, mendoja se

ishin përralla për fëmijët,

por ajo po mbillte farat

që ta kisha për zemër këtë vend.

Tani, edhe pse është vend i çuditshëm

dhe i ri, më duket sikur është i imi.

Ishte dhurata e mamasë time.

E doja këtë dhuratë.

Nuk ke kurrë dyshime?

Çfarëdo që të pret në këtë jetë,

duhet të...
"Fijar." Duhet të gjesh

vendin tënd në parajsë.

Po sikur të mos e duash

vendin që të zgjedhin të tjerët?

Atëherë, zgjidhe vetë vendin tënd,

jo të tyrin, motër.

Ai petali i trëndafilit

do të mbretërojë në Angli,

kurse e mërzitshmja Meg

do të bëhet mbretëresha e Skocisë.

I dashur, ti ke zemër luani

dhe shpirtin e një poeti.

Zoti të ka dhënë shumë dhunti.

Ai ka plane të mëdha për ty.

Meg, të pëlqejnë skocezët?

Ke mësuar "ta lidhësh hurin?"


Mos ia vër re, Meg.

Tregoji atyre skocezëve

se çfarë është ferri anglez.

Çfarë do të bëjmë në Ladlou?

S'ka mënyrë më të mirë

për të mësuar si të sundosh një vend

se sa të mësosh të sundosh

në një principatë në fillim.

Zonja ime, mamaja e mbretit,

ka dhënë shumë udhëzime

që ju t'i keni ditët e zëna.

Sigurisht, gjatë netëve

mund të bëni çfarë të dëshironi.

Ndoshta mund të luani me tavëll,

por jo vetëm.
Çfarë i ke treguar atij?

Kështjella e Ladlout

në kufi me Uellsin

Sikur kjo drita e tmerrshme në Angli

të ishte përmendur

në një nga tregimet

e fëmijërisë sime!

Le ta ndryshojmë, atëherë.

Ndoshta edhe zemra e princit

do të ngrohet.

Kush po fiton?

Pema.

Kam kuptuar diçka.

Unë e kam parë portretin e saj,

por s'e ka parë kurrë timin.


Je burrë shumë i dashur.

Na e bëje këtë kur ishim të vegjël.

Jo, nuk isha unë.

E bënte Tedi.

Gjithashtu është në rregull.

Edhe unë kam pasur

vështirësitë e mia me Katerinën,

por pastaj mendova se edhe ajo

duhet të jetë shumë e hutuar. Apo jo?

Ajo thjesht e fsheh më mirë

frikën e saj.

Për më tepër,

mendoj se Tedi e ka qejf.

Ç'do të thuash?

-Ai s'është kurrë larg.

Po të ishte këtu,
do të luanim të gjithë me të kapura.

Artur!

Teto Megi, mamaja më kërkoi

që të të spiunoja. -Sigurisht që po.

Mamaja jote dhe mbreti shohin vetëm

komplote jashtë vendit dhe në oborr.

Por ne këtu kemi mundësinë

që të jemi të lumtur.

Duhet të rrëfehem.

-Ngjan shumë si një kishë?

Të lutem, eja.

Ke frikë, sepse nuk më njeh.

Dua që të kuptosh se çfarë jam.

Jam gruaja jote. Po.

Por jam edhe princesha e Spanjës.


E di këtë.

-Nuk e di.

Jam rritur në një oborr të krishterë.

Ne jemi katolikë dhe i shndërruam

të gjithë spanjollët në katolikë.

Megjithatë, ne kemi edhe një anë

tjetër, jo në besim, jo në kulturë.

Hamë në tavolina të ulëta.

I themi lutjet, por jetojmë në dhoma

të mbushura plot me stoli

nga Al-Andalusi dhe Etiopia.

Besoj në fenë katolike,

por e respektoj bukurinë e islamit.

Dua që t'i njohësh

këto dy anë të miat.

Më trego më shumë
për shtëpinë tënde. -Alhambra?

Kur hyn në dhomën e parë,

ajo është e vogël.

Si shtëpia e një tregtari.

-Më thanë që ishte madhështore.

Prit.

Por pasi kalon në dhomën e parë

futesh në Sallën e Artë.

Kur isha vajzë e vogël, Salla e Artë

dukej po aq e madhe sa qielli.

Mbaj mend që gjatë gjithë jetës sime

kam qenë i fejuar me ty.

Ishim të dy fëmijë të vegjël.

Na shiko tani!

Shiko si jemi bërë tani, Artur!

Tani e kemi vetë në dorë


fatin tonë.

Kemi kohë që ta njohim njëri-tjetrin

në të gjitha mënyrat.

"S'do të mburrem kurrë,

por do të jem i përulur.

Do të them gjithmonë të vërtetën

dhe do ta mbaj fjalën e dhënë.

Do t'i mbroj ata

që s'janë në gjendje të mbrojnë veten.

Do t'i nderoj dhe respektoj femrat.

Do të jem besnik në dashuri

dhe në miqësi.

Do të jem bujar me të varfërit dhe

me ata që kanë nevojë për ndihmë."

Mbreti Artur?

Kjo do të thotë që ti je Ginerva


dhe Uestminsteri është Kameloti.

Pse jo?

Kush do të na ndalonte?

Tavolina e rrumbullakët?

Do të ulnim përreth saj Stafordin,

Uiltshirin dhe Safolkun.

S'ka më komplote dhe sekrete.

Taksa të drejta.

Eshtë diçka që mund ta bëjmë

së bashku.

Gjyshe.

-Shikoje këtë. Shumë e bukur.

Eshtë një faqe nga përkthimi

që i kam bërë "De Imitatione Christi."

Kekstoni e shtypi për mua

në shtypshkronjën e tij.
E mbështeta kur ai filloi punë.

Gjyshe, im atë po bën një gabim.

Çfarë lloj njerëzish i shërbejnë

këtij mbretit Xhejms?

Kanë muaj të tërë këtu

dhe janë gjithë kohën të dehur.

Meg!

E di pse kjo më duket e bukur?

Në këtë faqe është hedhur

i gjithë procesi i mendjes.

Një jetë e qetë

mund të jetë po aq e bukur.

Duhet të jesh mirënjohëse

që jeta jote u vendos.

Ka shumë njerëz që do ta donin këtë.


Ata shikojnë me lakmi gratë e martuara

në pallat. Madje, edhe i prekin ato.

Më thërrasin "peshku i vogël."

"Peshku i vogël" i mbretit

që është kapur!

Eshtë e denjë kjo për familjen tonë?

Njëri prej tyre urinoi

te kishëza mbretërore!

Mbreti lutet çdo ditë atje!

Këtë mendim kanë për ne?

Që pallati ynë s'është asgjë

më shumë se një treg rruge?

Do t'ia dërgonte vajzën e tij mbreti

Henri i Anglisë njerëzve të tillë?

Po, për të arritur paqen.


I dhatë shumë para atyre harbutëve

që të më marrin.

S'ka pse të të interesojë kjo gjë.

Mbreti Xhejms është i moshuar.

-Jo aq i moshuar.

Ai është i moshuar dhe do të vdesë.

Gjatë dimrit tjetër,

nëse do të jetë i ashpër.

Kush do ta zëvendësojë atë?

Dikush që do paqe apo luftë?

Vajza ime flet përçart.

Mund të duket logjike, por më beso,

janë thjesht përçartje.

Pyes veten pse po i paguajmë

100 mijë monedha mbretit Xhejms,


kur ai mund të vdesë pas 1 viti.

-Për traktatin.

S'mund ta paguajmë pajën për Megin,

nëse spanjollët

nuk na paguajnë për Katerinën.

Nuk na e mban xhepi. -Spanja

do të paguajë ashtu si premtoi.

Atëherë, të anulojmë dasmën e Megit

derisa ata të paguajnë.

Tomas, çfarë mendimi ke?

Më falni që po e them, hirësi,

por paratë e spanjollëve s'po vijnë,

kështu që ndoshta

duhet të ndryshojmë kurs.

Skocezët s'do të na shpallin luftë

tani që Izabela është aleatja jonë.


Thesari është bosh, Henri.

Paqja me skocezët do të rezistojë

edhe pa një dasmë të shtrenjtë.

Duhet të rezistojë.

Të paktën, për momentin.

Çfarë është kjo?

-Nuk është shumë...

I kam lexuar poetët dhe Akuinasit,

por nuk i zotëroj aftësitë e tyre.

Eshtë shumë e bukur, Artur.

Por jo aq e bukur sa e të tjerëve.

-Të tjerët nuk janë martuar me mua.

Ata ecin bashkë, luajnë lojëra

dhe janë gjithmonë duke...

Hë tani!
Kjo do të thotë se nuk guxoj...

Kanë gjetur dashurinë?

-Kanë gjetur diçka!

Edhe unë. -Ti ke gjetur telashe,

por tani duhet t'i japësh fund.

Jam "gitana." Dikur erdhëm nga

lindja dhe pastaj... -Je cigane. E di.

Martohemi për dashurinë dhe...

Në anglisht i thonë... -Dëshirë.

Martohemi për dashurinë

dhe dëshirën.

Por këtu do të martohemi

për të ardhmen dhe sigurinë tonë.

Erdhëm këtu për t'u bërë

zonja të oborrit mbretëror.

Duhet të martohemi me një Tudor

ose do të na kthejnë në Spanjë.


Eshtë e vërtetë.

S'mund të zgjedhim kë të duam ne.

Ai duhet të jetë anëtar

i familjes së Tudorëve.

Do të martohesh me Çarli Barandonin?

Jo, jo me të.

Me dikë tjetër.

Në fillim, do t'i futesh telasheve

me harkëtarin?

Sigurisht që jo.

Mos thuaj gjëra të tilla.

Por ti s'duhet të bredhësh më

si bushtër. -Mos fol kështu, Lina.

Duhet t'i japësh fund

lojërave të tua me lordin Staford,

ose s'do të gjesh një burrë nga


familja e Tudorëve që të të marrë.

Nuk do ta takoj.

Betohem për nderin e familjes.

Nuk do ta takoj.

Je sëmurë.

-Thjesht kam pak vapë.

S'mund të rri këtu.

Princesha nuk duhet të sëmuret.

Po vij!

A nuk është ditë e bukur?

Lina? Lina?

Mirë je?

Më dëgjon?

Shkojmë!
Më fal.

Çfarë po i bën?

Do të vdesë ajo?

Më vjen keq, por duhet

të ta mbaj trupin të ftohtë tani.

Lina, jam këtu.

Jam këtu.

Lina, mendo për shtëpinë.

Kam frikë!

Kush po flet?

Jam rritur në male.

Në Meseta.

Familja ime kultivon dru tape.

Xhaxhai më mësoi muzikën.

Ishte shumë i zoti.


Por iu desh ta shiste "vihuelën."

Ishim aq të varfër

sa edhe mua më shitën tek ushtria.

Tani më njohe.

Qetësohu.

Gjithçka është në rregull.

Ejani shpejt!

Eja! Eja!

Ku janë ndihmëset e mia?

Lina? Roza?

Nuk e kuptoj pse ai po rri

në këtë pjesë të kështjellës

dhe pse s'mund ta takoj.

Artur?

-Mos u afro më shumë.


Jo, s'duhet ta bëni.

Çfarë simptomash ka kjo sëmundje?

-Hidhini dru zjarrit.

Ai duhet të djersijë.

-Po, menjëherë.

Ku po...

Pse po e lë vetëm princin ai?

Do t'i përgatisë një ilaç.

Nuk do ta lënë pas dore.

Do të qendroj. -Nuk mundeni, hirësi.

E kanë zënë ethet.

Mijëra persona vdiqën kur

ushtria e Tudorëve e solli në Angli.

Gjithçka është në rregull.

Do vij t'ju marr shumë shpejt.


Lajme nga Ladlou.

Çfarë është?

Do të thërras shoqëruesit tanë.

Na pret rrugë e gjatë.

E di sa shumë e do.

Edhe unë përpiqem ta dua.

E di që të pëlqen

ideja për t'u bërë mbretëreshë.

Vazhdon të kesh mendim

shumë të keq për mua.

Jo, nuk është faji yt.

Je rritur me këtë qëllim.

Kam parë shumë ambicie

në jetën time.

Familja ime ka qenë viktimë e saj.


Ledi Poli...

Megi, eja.

Lutu bashkë me mua.

S'mund të rrezikoni, hirësi.

Eshtë shumë e rrezikshme.

Katerina, mos!

Dilni të gjithë jashtë!

Më lini vetëm me tim shoq.

Më rri larg.

Çfarë mund të bëj?

Çfarë do?

Dua të jetoj.

Babai yt do të vijë te ti.

E di këtë.

Më vjen keq.
Do të të kthejnë në Spanjë.

Endërrova Kamelotin.

Tedi ishte kalorës

i Tavolinës së Rrumbullakët.

Kishte bërë gati një vend për mua.

Jo Arturin.

Të lutem, jo Arturin!

Amin.

Amin.

Trupi i tij do të vijë në Londër.

Zemra e tij do të groposet këtu.

Amin.

Ai gjeti lumturinë me ty.

Besoj se po, hirësi.


Do të kthehesh në Uestminster me ne.

Do të shohim

nëse ke fëmijë në bark.

Lutju Zotit që të jesh.

Atij i pëlqente mjalti.

Do të sigurohem që të ketë bukë

dhe mjalt pas varrimit në Londër.

Megi?

Të thashë

që kjo do të ndodhte, Lizi.

Ti lejove Tedin dhe vëllanë tënd

të vdisnin në atë tribunë.

Të thashë që mallkimi i Tudorëve

do të binte mbi ty dhe fëmijët e tu.

Çfarë të ardhme ka ai tani?


Artur, sa keq që linde

në një familje si kjo! -Ti flet shumë!

Ndoshta ju dhe mbreti

keni vërtet armiq, hirësi.

Roza më tha se kishe ndenjur

pranë meje ditë e natë.

Jo gjatë gjithë natës.

Duhet të fle që të ruaj

bukurinë time! Apo jo?

Më shpëtove jetën.

Për punën që bëre.

Ishit ju që e shpëtuat veten, zonjë.

Tani princesha s'do të bëhet dot

mbretëreshë e Anglisë.

Mund të keni nevojë për këtë.


Madhëria Juaj.

Më falni, hirësi.

-Më thanë që ishe sëmurë.

Ndihem shumë më mirë.

Më bëhet qejfi.

Më vjen shumë keq për humbjen tuaj.

Ai kishte shpresa dhe ëndrra.

Do të kthehemi në Londër

herët në mëngjes.

Donit të më takonit, gjyshe?

-Po.

Marrëveshja jonë

me Spanjën ka ndryshuar.

Nuk e dimë ende

si do të shkojnë gjërat.
Zoti na ka drejtuar drejt veriut.

Ngadalë, por me vendosmëri.

Tani do të kemi nevojë

më shumë se kurrë për Skocinë.

Ç'do të ndodhë me të tani?

S'më bëhet vonë

se çfarë do t'i ndodhë asaj.

Disa ngjarje historike dhe personazhe

në film janë ndryshuar

për qëllimet e dramatizimit.

Princesha Katerina, humbja juaj

ka bërë që populli t'ju dojë.

Princesha Spanjolle

Në episodin e radhës...

Nëse vajza nuk lind një trashëgimtar,

aleanca jonë do të prishet.


Gjendja ime është e paqartë.

-Po ashtu edhe qendrimi juaj në oborr.

Nuk dua të ikësh.

Dil jashtë!

S'do të kaloj dorë më dorë

nëpër Evropë si një pjatë koleksioni!

Nuk ka kthim pas për asnjë nga ne.

Më thuaj që nuk ke në plan

të bësh atë që mendoj unë.

PRINCESHA SPANJOLLE

You might also like