Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

UNIVERSITETI - UNIVERSITY

“ISA BOLETINI”
MITROVICË
Fakulteti Juridik
Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)
Fakulteti: Fakulteti Juridik - UMIB
Departamenti: Juridik
Niveli: Bachelor
Kodi i lëndës: 04B01S01041
Lënda: Shkrim akademik
Statusi i lëndës: Obligative
Semestri: I (Dimëror)
Fondi i orëve: 2+1
ECTS: 6
Orari/Salla
Viti akademik:
Mësimdhënës/e: Prof. Ass. Dr. Arta Dauti
Asistent/e:
Kontaktet:
Email: arta.dauti@umib.net
Telefon:

Kjo lëndë do t’u mësojë studentëve njohuritë themelore të shkrimit akademik . Aftësia për të
PERMBAJTJE

shkruar qartë dhe saktë është kusht i domosdoshëm për studentët, të cilët duhet të provojnë veten se
si të shkruajnë për një temë të caktuar, duke mësuar si të hyjnë në temë, si ta zhvillojnë, si ta mbyllin
dhe sa dinë t’i përmbahen një platforme studimore shkencore, duke bërë referime dhe citime të
nevojshme.

Studimi i kategorive themelore të shkrimit akademik, njohja me tipat dhe modelet


QËLLIMI

themelore të shkrimit akademik – esesë, seminarit, punimit të diplomës, disertacioneve të shkallëve


të ndryshme, ushtrimi dhe përvetësimi i tyre, zhvillimi i mendimit kritik, të mësojnë për format e
shkrimit si: raportet, shkresat, letrat e biznesit, E-mailet, letrat e aplikimit , memot etj
Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të jetë në gjendje që:
-të provojnë veten se si të shkruajnë për një temë të caktuar të mësojnë si të hyjnë në temë , si ta
zhvillojnë, si ta mbyllin atë;
- të shkruajnë draftet;
- të shkruajnë dhe të organizojnë paragrafët;
- t’u largohen fjalëve të tepërta dhe boshe;
ARRITSHMËRIA

- të zhvillojnë mendimin analitik gjatë shkrimit akademik;


- të mësojnë për format e shkrimit ( raporti, shkresa, letrat e biznesit, E-maili, letrat e aplikimit ,
memot etj.);
- të mësojnë si përpilohet projekti, organizimi në grupe si dhe prezantimi;
- të mësojnë disa pika të “kodit” shkrimor (theksi, pika, presja, thonjëzat etj);
- në mënyrë kritike dhe kreative të ballafaqohet me literaturën;
- t’i shfrytëzojë burimet e ndryshme të informacionit në mënyrë korrekte;
- t’i kryejë me sukses obligimet me shkrim që dalin nga procesi i mësimit dhe i studimit;
- të shkruajë ese, punime seminari, tema diplome e disertacione në mënyrë kreative
dhe të pavarur.

Tema
Javët

- Shkrimi akademik një formë ndryshe e komunikimit (definimi dhe të kuptuarit e


Java - I
shkrimit akademik).

Java - II - Procesi i të shkruarit (fazat e shkrimit akademik).

Java - III - Të lexuarit dhe mendimi kritik.

Java - IV - Paragrafët (njësimi, uniteti i paragrafëve, strukturimi i paragrafëve).


- Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat e pikësimit, format
Java - V
foljore të gabuara.

Java - VI - Esetë (struktura e një eseje, llojet e eseve).

Java - VII - Testi i parë


PROGRAMI

Java - VIII - Struktura e një artikulli shkencor.

Java - IX - Nga e shkruara në të folur (librat, punimet e diplomës, prezantimet).

Java - X - Referencat në shkrimin akademik, Citimi, Parafrazimi.


- Rregullat e të shkruarit në vend të punës, Letrat e biznesit- formati i letrave të
biznesit, Memorandumi (Memot) dhe formati i tyre- tema, qartësia dhe mesazhi, E-
Java - XI
mail (Posta elektronike), përfshirja në sferat e komunikimit me shkrim, Letrat e
kërkesës për punë dhe curriculum vitae (CV).
- Aspekte përmbajtjesore të Shkrimit: Pohimi, Prova, Arsyetimi, Gabimi Logjik dhe
Java - XII
llojet e tyre.

Java - XIII - Plagjiatura, si sanksionohet plagjiatura, si mund ta shmangim plagjiaturën.

Java - XIV - Testi i dytë


Java – XV Përmbledhje, diskutime dhe evaluimi i kursit
Literatura themelore:
1). Fitim Uka, Shkrimi akademik për shkencat sociale dhe shëndetësore, Prishtinë, 2015.
2). Georgios Gaitanos, Shkrim akademik, Kolegji Universitar Logos, Tiranë, 2020.
LITERATURA

3). Mid`hat Shamiq, “Si të shkruajmë një vepër shkencore”, Logos-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë,
2006.
Literatura plotësuese:
1). S. Barnet, P. Ballanca, M. Stubbs: Shkrimi akademik, Tiranë, 2008.
2). Elona Boce, Si të shkruajmë një punim kërkimor, Tiranë, 2004;
3). Si të shkruajmë – procesi dhe shkrimet funksionale (përgatitur nga Majlinda Nishku), Tiranë
2004;
3). Stephen Bailey, “Academic Writing”, 2006.
Ligjërata, ushtrime praktike të të shkruarit, seminare, debate, shkrim i eseve etj
METODOLOGJIA

MËSIMDHËNJËS
E

Kontributi nё ngarkesën e studentit (gjë që duhet të korrespondoj me rezultatet e të nxënit


të studentit – 1 ECTS kredi = 25 orë)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithsej
Ligjërata 2 15 30

Ushtrime teorike/laboratorike 1 15 15

Ushtrime në terren - - -

Punë praktike - - -

Konsultime me 1 15 15
mësimdhënësin/asistenten
Kolokiume /seminare 2 2 4

Detyra të pavarura 1 15 15

Koha e studimit vetanak të 2 15 30


studentit (në bibliotekë ose në
shtëpi)
Përgatitja përfundimtare për 2 15 30
provim
Koha e kaluar në vlerësim 4 1 4
(teste,kuiz,provim final)
Projektet, prezantimet , etj 1 1 10

Totali 6 ECTS TOTAL 153


Metodat e vlerësimit
[sipas Statutit dhe Rregullores për studime të UMIB-it]
VLERËSIMI

Testet/Kollokviumet Testi i parë: 30%


Testi i dytë: 25%
Punim seminarik 5%
Interpretimi dhe prezentimi i 5%
krijimtarisë artistike dhe i punëve të
tjera
Vijimi i rregullt 5%
Provimi final 30%
Udhëzime të mëtejme :
 Puna me kompjuter
Punimet me shkrim duhet doemos të jenë të shkruara me kompjuter. Në punime janë të
obligueshme respektimi i kritereve qoftë për aspektin vizual ashtu edhe përmbajtjesor të
punimeve të kërkuara. Gjatë punimeve kërkohet që të respektohen rregullat drejtshkrimore dhe
stili APA

 Etika në mësim
Punimet e ndryshme semestrale duhet të jenë punime të secilit student. Nuk do të ketë tolerancë
për kopjime, “huazime” nga interneti apo çfarëdo materiali tjetër. Punimet e njëjta apo të
ngjashme do të kenë vlerësime negative në vlerësimin përfundimtar të studentit.

 Afatet
POLITIKAT AKADEMIKE

Në marrëveshje me studentët do të përcaktohen afatet e dorëzimit të punimeve. Nuk do të këtë


tolerancë për vonesë në dorëzimin e punimeve. Mosardhja në orën kur është shpjeguar detyra
nuk e arsyeton studentin për mosdorëzim të punimit. Afati do të jepet më herët. Po qe se do të
udhëtoni jashtë vendit, atëherë duhet të dorëzoni punimi më herët. Studenti/ja ka të drejtë të
kërkojë konsultim me profesorin sa herë e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme për kryerjen e
punimit të tij/saj.

 Rregullat e mirësjelljes dhe politikat akademike :


o pjesëmarrje aktive e studentëve në ligjërata
o pjesëmarrje në diskutim, komente dhe shprehje e lirë e opinionit, mendimit dhe qëndrimit
akademik (me argumente)
o e obligueshme puna e pavarur dhe shfrytëzimi i burimeve shtesë të informacionit (ëeb-faqet e
ndryshme shkencore, revista shkencore, përmbledhje punimesh të konferencave etj. )
o respektimi i orareve të ligjëratave pa cenuar lirinë akademike (telefonat celularë pa zë)
o respektimi i fjalës, mendimeve dhe ideve të kolegëve
o tolerancë e ulët ndaj ardhjeve me vonesë dhe daljeve pa ndonjë arsye të qëndrueshme
o përgatitja dhe pajisja me ligjëratat përkatëse, (obligim i mësimdhënësit).
Mitrovicë Bartëse e lëndës:

01/10/2023 Prof. Ass. Dr. Arta DAUTI

_______________________________
(Nënshkrimi)

You might also like