Marlin Barleti

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Marlin Barleti

Marinus Barletius (italisht: Marino Barlezio; shqip: Marin Barleci ose Barleti; ~ 1450-1460 – 1512-
1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet si historiani i parë dhe i vetëm
shqiptar prej dëshmisë okulare të rrethimit të Shkodrës më 1478. Barleti njihet më shumë për veprën
e tij të dytë, një biografi e Skënderbeut, përkthyer në disa gjuhë prej shek. XVI deri XX, që
popullarizoi figurën e komandantit arbër së bashku me biografinë e Frangut.
Nëse vite përpara ishte i qartë dallimi mes Barletit dhe Beçikemit, sipas një studimi të rishtë,
(ri)propozohet se këta dy humanistë janë i njëjti njeri. Frymëzues për punën e Biemmit dhe
Spandounesit, Barleti është ende popullor mes historianëve romantikë dhe nacionalistë. Por tashmë
kërkimi historiografik mbi Skënderbeun mbështetet më shumë mbi bazën dokumentore sesa mbi
veprën e tij.

Biografia
Barleti u lind dhe u rrit në Shkodër, atëherë pjesë e Republikës së Venedikut. Në veprat e tij e quan
veten scodrensis (shkodran), ku më pas barazon të qenit shkodran me të qenit epirotas. Për nevojat
historiografike termi epirotas nëpër përkthime dhe tekste divulgative është
bërë arbër ose shqiptar. Studjuesit në mënyrë të larmishme e kanë vlerësuar që për nga etnia ka
qenë italian (Du Cange, Iorga, Ducellier, Bartl) nga Barletta e Puljes, dalmat
(Giovio, Czwittinger, Fabricius), ose arbër (Zeno, Fallmerayer, Jireček) nga Balezo (Balezi,[11] Baleci
ose Ballëza, në Rrjoll).
Më 1474 Barleti mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e parë nga ushtria osmane, ashtu
si edhe në të dytin për të cilin shkroi një libër. Prindërit e tij u vranë gjatë rrethimeve. Kur Venediku ia
lëshoi Shkodrën Perandorisë Osmane më 1479 me traktatin e Kostandinopojës, Barleti vajti në
Venedik, ku u bë studjues i historisë, letërsisë klasike dhe i gjuhës latine.
Me të mbërritur në Venedik, iu dha një pension prej dy dykatësh dhe një tezgë kasapi në mishtoren
e Rialtos si një burim i përkohshëm të ardhurash. Meqë kjo tezgë u pretendua nga Andrea Pezaro
po atë vit, "noteri i gjykatës së lartë", Ludovik Xukoli, ndërhyri dhe këshilloi "djaloshin e sjellshëm"
Barleti që të kërkonte "një punë tjetër të përshtatshme për të". Më 1494 u priftërua pas studimeve
teologjike në Venedik dhe Padova, dhe u emërua famullitar në kishën e Shën Shtjefnit në Piovene.

Veprat
Rrethimi i Shkodrës
Vepra e parë e Barletit është "Rrethimi i Shkodrës" e shkruar në gjuhën latine (De obsidione
Scondrensi, ad Serenissimum Leonardum Lauretanum aristocratiae Venetae principem, conciones
variae Meumethae Turearum principe et ex aliis militae praefectis artificiose Compositae), botuar në
Venedik për herë të parë më 1504. U rishtyp disa herë në gjuhën italiane, frënge, polake dhe
angleze. Në shqip u përkthye nga latinisti Henrik Lacaj.

Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut


Vepra e dytë dhe më e plotë e Barletit, me të cilën u bë i famshëm, është "Historia e Skënderbeut"
po në latinisht, me titullin e plotë Mbi sjelljet e jetës dhe punët, veçanërisht kundrejt turqve, bëmat e
Gjergj Kastriotit, princi i shkëlqyer i epirotëve, i mbiquajtur Skanderbeg për veprat e tij, ndryshe
Aleksandri i Madh. Shkruar prej Marin Barlet Shkodranit (lat. De Vita Moribus Ac Rebus Praecipue
Aduersus Turcas, Gestis, Georgii Castrioti, Clarissimi Epirotarum Principis, qui propter celeberrima
facinora, Scanderbegus, hoc est, Alexander Magnus, cognominatus fuit, libri Tredecim, per Marinum
Barletium Scodrensem conscripti). Vepra u bë burim i një literature të gjerë, të shkruar në gjuhë të
ndryshme të botës si portugalishtja, spanjishtja, gjermanishtja më 1533 frëngjishtja, anglishtja,
serbishtja, greqishtja e deri në japonisht. Ndryshe prej Rrethimit, për këtë vepër Barleti u mbështet
tek dëshmitë e të tjerëve.
Është cilësuar nga Jireçek si burimi kryesor i historisë së Skënderbeut

Histori e shkurtër e jetëve të Papave dhe Perandorëve


Një vepër e tretë i mvishet Barletit, Histori e shkurtër e jetëve të Papave dhe
Perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venecie, 1555) Por kërkimet e reja
vërtetojnë që është vepër e Giovanni Stella, botuar nga Bernardino de Vitali.

MbiemriMustafa Kruja në përkthimin e vëllimit "Vëzhgime iliro-shqiptare" të përpiluar


nga Thalloczy i radhit tre variante të tejshkruara mbiemrit: Barleci, Barlleci, Bardheci. Çabej e
shpjegon emrin Barletius nga një Bardheci, Barlleci etj., emër që vijon si emër familjesh në
Shqipërinë e Veriut. Në tre botimet e para të "Rrethimit të Shkodrës" me përkthimin e Lacajt,
shënohet Barleci.Përkthyesi i "Historisë së Skënderbeut", Stefan Prifti, radhit në parathënien e
përkthimit se në Pukë ndodhet toponimi Bardheti, emër lumi, prej të cilit ai mbron më drejt
shqiptimin Barleti kundrejt variantit Barleci.

You might also like