Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

KONTRATE PUNE INDIVIDUALE

(“Kontrata’”)

E lidhur sot, me date 01.04.2020 midis dhe ndermjet “” sh.p.k, i regjistruar ne Qendren
Kombetare te Biznesit me numer NUIS/NIPT me Seli ne Tirane ne Rr. perfaqesuar nga
Administratori Znj. (“Punedhenesi’’) dhe Z. (“Punemarres”), identifikuar me Karte Identiteti, me
nr personal/ID G90726044T, lindur me dt 26.07.1969 ne Durres dhe banues ne Rr. Ligor Lubonja,
nr.6, Sauk, Tirane, i deklaruar prej punemarresit, ne sit, punedhensi dhe punemarresi, ketu e me
poshte se bashku madhore dhe me referuar si “palet” dhe veçmas edhe si ‘’pala’’,

Qellimi
Qellimi i kesaj kontrate eshte rregullimi i te drejtave dhe detyrimeve te lindura nga
marredhenia e punes bazuar ne legjislacionin e aplikueshem ne fuqi dhe ne perputhje me kushtet e
percaktuara ne vijim te kesaj kontrate ndermjet punedhenesit dhe punemaresit.

Neni 1
Pozicioni i punes:
1.1 Punemarresi punesohet nga punedhenesi ne detyren, sekretar dhe do te permbushe te gjitha detyrat
e percaktuara nga punedhenesi, te cilat do te perfshijne te gjitha veprime kryesore dhe ndihmese ne
funksion te pozicionit te cilesuar ne punesim.
1.2 Punedhenesi ruan te drejten t’i kerkoje punemarresit ne perputhje me kualifkimet e tij dhe /ose
aftesite e tij dhe brenda pages se percaktuar ne nenin 4 te kontrates, kryerjen e detyrave per llogari
te punedhenesit dhe permbushjen e detyrave te tjera ose shtese te lidhura me pozicionin e tij te
punes por jo pertej detyrave normale te pozicionit te punesimit te punemarresit.
1.3 Punemarresi pranon te kryeje detyren e tij ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne republiken e
shqiperise dhe ne menyre te veçante ne perputhje me kete kontrate, aktet e brendshme, urdherat
rregulloret e punedhenesit.
1.4 Punemarresi pranon punesimin dhe eshte dakord t’ia perkushtoje kohen dhe forcat e tij aktivitetit te
punedhenesit ne perputhje me detyrat qe do ti caktohen atij sipas pozicionit qe ka ose qe mund t’i
caktohen here pas here nga punedhenesi.

Neni 2
Vendi i punes
2.1 Vendi i punes se punemarresit do te jete ne pozicionin: sekretar.

Neni 3.
Kohezgjatja
3.1 Kjo kontrate i prodhon efektet ligjore qe nga data e nenshkrimit te saj nga palet dhe eshte me
kohezgjatje 1 viti, me te drejte perseritje.
3.2 Nuk do te kete nje kohe prove per shkak te cilesive te vecanta qe ka punedhenesi te njohura nga
punemarresi.

Neni 4
Paga

1
4.1 Punemarresi do te marre pagen qe do te jete 1 ore x 400 lek me nje shume mujore baze 60,000
leke dhe 0 % shtese, mbi pagen.
4.2 Paga qe punemarresi perfiton per punen e kryer pergjate muajit i paguhet e plote me nje kest jo
me vone se data 10 e muajit vijues. Nese kjo dite bie dite pushimi, pagesa kryhet ne diten
pasardhese te punes .
4.3 Paga sipas pikes 4.1 me siper, perfshin shperblimin qe punemarresit i takon per oret shtese te
punes apo shperblime te tjera te mundshme.
.
Neni 5
Oret e punes dhe pushimi javor
5.1 Koha normale javore e punes per punemarresin eshte jo me shume se 40 ore dhe koha e rregullt
e punes nuk do te kaloje kohezgjatjen maksimale te lejuar me ligj dhe konkretisht ne nenin 83 te
kodit te punes. Oret e fillimit dhe te mbarimit te punes percaktohen nga aktet e punedhenesit ne
perputhje me nenin 79 te kodit te punes.punedhenesi gezon te drejten e vendosjes se orareve te
punes per çdo dite ,sipas nevojave operative te punes dhe ne perputhje me dispozitat detyruese te
percaktuara ne kontratat e punes.
5.2 Ne kushte dhe rrethana te caktuara, punedhenesi kerkon nga punemarresi te kryeje detyrat e tij
jashte kohes se caktuar te punes, perfshire ditet e pushimit dhe te festave zyrtare.
5.3 Pushimi javor do te jete 24 ore, pa nderprerje. Ky pushim do te vendoset ne varesi te vendit te
punes. Pushimi javor nuk eshte i pagueshem.

Neni 6
Pushimet
6.1 Punemarresit i jepen pushime vjetore per çdo vit pune ne vazhdim ne perputhje me nenin 92,
pika 2 te punes. Ne rast se punemarresi nuk ka kryer nje vit pune te plote, pushimet vjetore
percaktohen mbi bazen pro rata ( llogaritese ) duke marre ne konsiderate kohen e punes te kryer
gjate vitit kalendarik.
6.2 Punemarresi do te kete te drejten e pushimit ne ditet e festave zyrtare ne perputhje me nenin 86
te kodit te punes, te parashikuara keto nga legjislacioni shqiptar, por ne marreveshje me
punedhenesin per mosnderprerjen e punes.

Neni 7
Oret shtese, mungesat dhe pushimet e tjera
7.1 Oret shtese, mungesat per shkak semundje, aksidenti, perkujdesje per femijet ne ngarkim,
permbushjen e detyrimeve ligjore, si dhe pushimet e tjera do te percaktohen ne perputhje me kodin
e punes ne republiken e shqiperise, respektivisht nenet 88,90, dhe 130,131,132 si dhe 96.
7.2 Pagesa e punemarresit ne nje rast te tille do te kryhhet ne perputhje me dispozitat e zbatueshme
ligjore.
Neni 8
Semundjet ose aksidentet
8.1 Ne rast semundje ose aksidenti, punedhenesi duhet te njoftohet sa me pare qe te jete e mundur,
por jo me vone se ora 12:00 e dites se neserme, personalisht apo me mjete elektronike te
komunikimit nepermjet te afermeve ose te njohurve te tij, mbi semundjen apo plagosjen dhe
kohezgjatjen e prezumuar te paaftesise per pune.

2
8.2 Punemarresi duhet t’i paraqese sa me pare qe te jete e mundur raportin mjekesor dhe me kerkese
te punedhenesit, duhet t’i nenshtrohet menjehere ekzaminimit mjekesor te nje mjek i caktuar nga
punedhenesi.
Neni 9
Detyrimet e punemarresit
9.1 Punemarresi duhet t’i kushtoje aftesite e tij, ekspertizen e tij, njohurite dhe gjithe kapacitetin e tij
te punes kryerjes se detyrave:te dedikoje kohen e plote dhe kujdesin e nevojshem per kryerjen e
detyrave ne perputhje me standartet me te larta dhe ne perputhje me te gjitha ligjet e zbatueshme te
republikes se shqiperise.
9.2 Punemarresi duhet te respektoje orarin e punes dhe nuk duhet te largohet nga vendi i punes per
çfaredo arsye, pa marre me pare miratimin e eprorit te tij te drejtperdrejte apo punedhenesit.
9.3 Punemarresi ne çdo kohe do te perfaqesoje dhe mbroje interesat e punedhenesit dhe detyrohet te
mos kryeje asnje veprim/mosveprim qe mund t’i cenoje ato, duke shmangur çdo dem te mundshem.
9.4 Perveç detyrimeve dhe punes se percaktuar ne kete kontrate, punemarresi detyrohet te respektoje
te gjitha rregullat e pergjithshmedetyrimet, kushtet e punes te parashikuara ne aktet e nxjerra nga
punedhenesi (rregullore e brendshme), kode etike, standarte, politika, proçedura, urdhera, udhezime,
instruksione etj, ne formen aktuale dhe ashtu siç mund te ndryshohen ne te ardhmen.
9.5 Punemarresi do te pergjigjet financiarisht per çdo demtim te kryer nga ai nga çdo rrethane.
9.6 Punemarresi detyrohet te perdore kohen e punes, mjetet, paisjet e punes, vetem per qellim dhe
funksion te detyrave te caktuara per tu kryer prej tij.
9.7 Punemarresi nuk mund te kryeje apo thote asgje qe demton apo qe ne menyre te arsyeshme
pritet te demtoje interesat apo reputacionin e punedhenesit, te ndonje pjesetari apo funksionari e
punemarresi tjeter te punedhenesit, konsulenti e agjenti.

Neni 10
Konflikti i interesave
10.1 Gjate kryerjes se detyrave te tij dhe ne te gjitha marredheniet me palet e treat, punemarresi do
te veproje ne çdo kohe ne interesin me te mire te punedhenesit me preference ndaj interesavre te te
tjereve,me te cilat ai mund te kete çfare do kontakti.

Neni 11
Konfidencialiteti
11.1 Ne perputhje me nenin 26 te kodit te punes, punemarresi detyrohet te ruaje rigorozisht sekretin
dhe informacionin konfidencial gjate marredhenieve te punes dhe pas mbarimit te saj ne lidhje me
biznesin e punedhenesit, per te cilat punemarresi ka marre dijeni gjate punes me punedhenesin.
11.2 Detyrimi i ruajtjes se konfidencialitetit nuk aplikohet ndaj informacioneve qe jane:
A. Perdor apo bere te ditura gjate ushtimit te rregullt te detyrimeve te punes ose me
miratimin paraprak me shkrim te punedhenesit.
B. Urdheruar apo qe behen te ditura nga nje gjykate me juridiksion kompetent kundrejt nje
vendimi te formes se prere ose qe kerkohen te behen te ditura me ligj.
11.3 Punemarresi duhet te ruaje korrektesisht dhe rigorozisht sekretet e punes, si gjate ashtu edhe
pas perfundimit te marredhenies se punes, ne lidhje me sekrete dhe dije/njohuri qe kane te bejne me
veprimtarine e punedhenesit, te cilat punemarresi i ka perfituar gjate marredhenies se punes.
11.4 Ne raste te shkeljes se kesaj dispozite te konfidencialitetit, punedhenesi mund te kerkoje
punemarresit demshperblim sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi.

3
Neni 12
Zgjidhja e kontrates se punes
12.1 Ne baze te nenit 143 te kodit te punes, palet mund te zgjidhin kontraten duke respektuar afatin
e njoftimit prej 2(dy) muajsh kur marredhenia e punesimit ka zgjatur dy vjete. Zgjidhja e kontrates
se punes prej punedhenesit behet perkundrejt detyrimit te percaktuar ne nenin 144 te kodit te punes
e proçedures se informimit permes nje letre me shkrim, te postuar apo te dorezuar ne dore
punemarresit kundrejt detyrimit. Gjate periudhes se njoftimit, kur kontrata e punes zgjidhet nga ana
e punedhenesit, punemarresi perfiton se paku 24 ore leje te pagueshme ne jave per te kerkuar pune
te re.
12.2 Ne çdo rast te zgjidhjjes se kontrates, punemarresi detyrohet t’i dorezoje menjehere
punedhenesit facilitetet, mjete, paisjet e marra ne perdorim, çdo dokument, program apo çdo
informmacion qe lidhet me vendin e punes.

Neni 13
Mosmarreveshjet dhe juridiksioni
13.1 Ҫdo mosmarreveshje apo kundershtim, si rrjedhoje apo lidhur me ane te rpretimit ose zbatimin
e kesaj kontrate, qe nuk mund te zgjidhet ne menyre miqesore mes paleve, i paraqitet gjykates se
rrethit gjyqesor tirane, e cila ka juridiksionin eksluziv mbi keto mosmarreveshje ose kundershtime.
13.2 Kjo kontrate bazohet ne legjislacionin shqiptar dhe interpretimi, vlefshmeria dhe permbushja e
saj realizohet ne perputhje t me qellimin e paleve ne kete kontrate dhe ne perputhje me
legjislacionin shqiptar. Ҫdo detyrim apo kusht ne lidhje me punesimin e punemarresit dhe qe nuk
parashikohet shprehimisht ne kete kontrate dhe ne aktet e brendeshme te punedhenesit rregullohet
nga kodi shqiptar i punes dhe ndryshimet perkatese te aplikueshme ne kohe.

Neni 14
Kontrata,vlefshmeria,ndryshimet
14.1 Kjo kontrate zevendeson te gjitha komunikimet e mepareshme me shkrim dhe me goje ne
lidhje me kete marredhenie juridike punesimi si dhe çdo kontrate te meparshme te lidhur ndermjet
punemarresit dhe punedhenesit.
14.2 Dispozitat e kesaj kontrate jane te ndara dhe nese ndonjera prej tyre eshte ose behet e
pavlefshme, e gabuar ose e pazbatueshme, ne baze te ligjit te aplikueshem, pavlefshmeria, gabimi
ose pazbatueshmeria e kesaj dispozite nuk cenon, implikon apo shfuqizon dispozitat e tjera te kesaj
kontrate. Ҫdo dispozite e pavlefshme, e gabuar apo e pazbatueshme duhet te zevendesohet nga nje
dispozite tjeter e vlefshme, efektive dhe e zbatueshme qe pasqyron efektet ligjore te se pares. I njejti
rregull zbatohet edhe per perjashtimet apo gabimet e paqellimshme.
14.3 Kjo kontrate paraqet marreveshjen e plote mes paleve. Ҫdo ndryshim i kesaj kontrate duhet te
behet me shkrim dhe te nenshkruhet nga te dyja palet. Ndryshimet verbale (gojore) nuk jane te
vlefshme.

Neni 15
Njoftimet

4
15.1 Ҫdo njoftim apo komunikim i kerkuar apo i lejuar per t’u dhene te kesaj kontrate do te jepet
dorazi ose me leter porosi permes sherbimit postar ne adresat e paleve te treguar me siper ne kete
kontrate.

Neni 16
Perfundimtare
16.1 Kjo kontrate eshte hartuar ne gjuhen shqipe ne dy ekzemplare, secila me vlere te njejte ligjore,
nje per punedhenesin dhe nje per punemarresin, e cila pasi gjendet ne perputhje me vullnetin e lire
dhe te plote te paleve, nenshkruhet prej tyre rregullisht dhe pa verejtje.

Per punedhenesin Per punemarresin

________________________ ________________________

( emer mbiemer , firme , vule) (emer mbiemer, ID, me shkrimin e vet)

You might also like