Eni 2

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

ESE:Marrëveshja e dorëzimit të sovranitetit te autoritetet shtetërore

Rusoi, një filozof i shquar i shek.XVIII, është i njohur për teoritë e tij mbi
kontratën sociale dhe dorëzimin e sovranitetit autoriteteve shtetërore.Në veprën
e tij “Kontrata Sociale”, Rusoi argumenton se individët ia dorëzojnë me dëshirën e
plotë sovranitetin e tyre shtetit për të siguruar lirinë dhe mbrojtjen e tyre.Kjo ese
do të na nxjerrë në pah, idetë e Rusoit mbi marrëveshjen e dorëzimit të sovranitetit
te shteti dhe implikimet e tij për shoqërinë.

‘’Kontrata sociale” nuk është gjë tjetër vecse një marrëveshje vullnetare midis
individëve për formimin e një shoqërie dhe për krijimin e një qeverie.Ai besonte se
në gjendjen e natyrës, njerëzit ishin të lirë dhe të barabartë, por që edhe të
prekshëm nga konfliktet dhe pasiguria.Për kapërcimin e këtyre sfidave, individët
hyjnë në një kontratë sociale, duke dorëzuar të drejtat dhe liritë e tyre natyrore një
autoriteti kolektiv, që është shteti, me anë të një vendimi racional i marrë nga
individët për mirëqënien dhe sigurinë e tyre.Argumenti është se dorëzimi i
sovranitetit është i nevojshëm për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të
qëndrueshme, që këta individë me këtë vullnet të përbashkët përfaqësojnë
interesin e përgjithshëm të komunitetit.Ky vullnet kolektiv, i mishëruar në shtet,
vepron si një arbitër neutral, duke siguruar drejtësi për të gjithë anëtarët e
shoqërisë dhe ky dorëzim sipas Rusoit nuk është një humbje e lirisë, por një mjet
për mbrojtjen e saj dhe të drejtën e rritjen e lirisë individuale.
Shteti, si ai përfaqësuesi i vullnetit të përgjithshëm, duhet të veprojë në interesin
më të mirë të popullit por nëse ky shtet nuk i përmbush detyrimet e tij ose kthehet
në një tirani të errët që cënon liritë e të drejtat, këta individë kanë të drejtë ta
revokojnë pëlqimin e tyre dhe ta rimarrin sovranitetin e tyre.Sovraniteti popullor,
ku njerëzit ruajnë fuqinë përfundimtare për të qeverisur veten, është një nga
aspektet thelbësore të teorisë.

Në përfundim ky konsensus hedh poshtë idenë e sundimit absolut dhe mbron


një formë të qeverisjes që bazohet në pjesëmarrjen e njerëzve.Kjo teori ka pasur
një ndikim të rëndësishëm në filozofinë politike dhe ka formësuar demokracinë
pjesëmarrëse, ku individët angazhohen në mënyrë aktive në një vendimarrje të
plotë e të mirëqenë, e cila siguron që shteti të mbetet i fortë e i përgjegjshëm ndaj
nevojave e të drejtave të individëve.

Punoi:Eniglen Dodi (Drejtësi-Viti 1)

You might also like