Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Kablli Koaksial

Për një farë kohe ky lloj kablli ka qenë më i përhapuri në rrjeta. Kjo për arsye të ndryshme: ishte
relativisht jo i shtrenjtë, ishte i lehtë, fleksibël dhe i thjeshtë për të punuar me të. Në formën e tij
më të thjeshtë, kablli koaksial konsiston në një bërthamë përcjellësi bakri i rrethuar me material
izolues, pastaj kishte një mburojë rrjeti të thurur metali dhe një mbështjellëse të jashtme. Figura
tregon pjesët përbërëse të ketij kablli. Mburoja (Shielding) mbron sinjalet e transmetuara duke
absorbuar sinjalet e dëmshme elektronike, të quajtura zhurma, në mënyrë që ato të mos
ndërhyjnë në përcjellës dhe të dëmtojnë të dhënat. Kabllot që përmbajnë një shtresë izoluese dhe
një shtresë mbrojtëse, njihen si kabllo me mbrojte të dyfishtë (dual shielded). Për ambiente që
janë objekt i interferencave të mëdha, ky lloj kablli është mjaft i përshtatshëm. Gjithashtu
ekzistojnë edhe kabllo të tipit quad shielding (mbrojtës i gjerë) që konsiston në dy shtresa
izoluese dhe dy shtresa mbrojtëse.

Bërthama e kabllit koaksial mbart sinjalet elektrike të cilat formojnë të dhënat. Kjo
bërthamë përcjellëse mund të jetë dy llojesh, kompakt dhe me fije(stranded). Bërthama
kompakte zakonisht është bakër.
Mbështjellësi i berthamës është një shtresë dielektrike e cila ndan bërthamën nga mburoja
e rrjetës përcjellëse. Rrjeta e endur vepron si tokëzim dhe e mbron bërthamën nga sinjalet e
zhurmave dhe crosstalk. (Crosstalk është interferenca që vjen nga një përcjellësa që ndodhen
pranë njëri tjetrit).
Bërthama përcjellëse dhe rrjeta mbrojtëse duhet të mbahen gjithmonë të ndara nga njëra
tjetra. Nëse ato takohen do të kemi një lidhje të shkurtër, dhe zhurma do t'i bashkangjitet
bërthamës përcjellëse. (Një qark i shkurtër ndodh kur çdo dy percjellësa kontaktojnë më njëri
tjetrin). Në këtë rast do të kemi humbje të transmetimit të informacionit. Në pajisjet me tension
të ulet ky qark i shkurtër nuk është shumë dramatik, dhe zakonisht nuk vihet re. Por në pajisje të
tjera mund të kemi dëmtim të pajisjes, dhe detyrimisht edhe shkatërrim të informacionit.
Për të mbështjellë të gjithë kabllin përdoret një shtresë e jashtme jo përcjellëse, zakonisht
prej gome.
Kablli koaksial është më rezistent ndaj interferencave dhe dobësimeve (attenuation) sesa
kablli i rrjetit. Siç tregohet edhe në Figurë, dobësimi është humbja e fuqisë së sinjalit gjatë
transmetimit nëpër kabëll.

Mbeshtjellësja e hollë mbrojtëse përthith zhurmat kështu që ato nuk ndikojnë në


transmetimin e të dhënave nga kablli i brendshëm. Për këtë arsye kabllot koaksiale janë një
zgjedhje e mirë për
distanca të mëdha dhe për dergimin e shumë informacioneve në mënyrë serioze me sa më pak
teknikë të sofistikuar.

1.1.1 Tipet e kabllit Koaksial


Kemi dy tipe të kabllit koaksial:
• Kabëll i hollë
• Kabëll i trashë
Përzgjedhja juaj e kabllit do të varet nga nevojat e veçanta që mund të ketë rrjeti juaj. Kablli i
hollë (Thinnet Cable) është rreth 0.64 centimetra (0.25 inches) i trashë. Meqenëse është mjaft
fleksibël dhe i lehtë për të punuar me to, ai gjen përdorim më të gjerë. Figura tregon kabllin e
hollë të lidhur direkt në karten e rrjetit të një kompjuteri (NIC).

Kablli i hollë mund të mbartë një sinjal për një distance mbi 185 metra (rreth 607 feet)
përpara se ky i fundit të fillojë të dobësohet. Prodhuesit e kabllove kanë rënë dakord mbi
emertimet specifike të kabllove të ndryshme. (Tabela 2.1 liston tipet e kabllove dhe përshkrimet
përkatëse.) Kabllot e hollë hyjnë në familjen RG-58 dhe kanë rezistencë 50Ohm. Dallimi kryesor
i familjes RG-58 është bërthama qendrore prej bakri. Figura tregon dy shembuj të kabllove RG-
58, një me bërthamë të plotë, kompakte dhe tjetra me bërthamë me fije.

Kablli i trashë (Thicknet) është relativisht i papërkulshëm me diametër rreth 1.27


centimetra (0.5 inches). Figura tregon diferencën ndërmjet kabllit të hollë dhe të trashë. Kablli i
trashë i referohet standartit Ethernet pasi ishte lloji i parë i kabllit që u përdor me arkitekturën
popullore Ethernet. Bërthama e një kablli të tillë është më e trashë se bërthama e një kablli të
hollë.

Sa më e trashë të jetë
bërthama aq më larg mund të dërgohet sinjali. Kabllot e trashë mund të transportojnë sinjal deri
në 500 metra (rreth 1640 feet). Prandaj për shkak të aftësisë së tij për të transportuar sinjal në
distanca të largëta, ai përdoret ndonjëherë si një backbone që lidh disa rrjeta të vogla sëbashku.

1.1.2 Kabëll i hollë apo i trashë?


Si rregull i pëgjithshëm është që sa më i trashë të jetë kablli aq më e vështirë është të
punosh me të. Kablli i hollë është fleksibël, i lehtë për tu instaluar, dhe relativisht jo i shtrenjtë.
Kablli i trashë nuk përkulet lehtë, gjë që sjell vështirësi edhe në instalim. Kjo gjë është më e
dukshme kur kablli duhet të kalojë nëpër tuba apo kanale të ngushtë. Kablli i trashë vërtet
kushton më shtrenjt por mbart sinjalin në distanca më të largeta.
1.1.3 Rëndësia e kabllimit koaksial
Kur të dëshironi të përdorni një kabëll koaksial kini parasysh aftësitë e tij.
Përdorni kabllin koaksial kur ju nevojitet një mjet që mund:
✓ Të transmetojë zë, video, dhe të dhëna.

✓ Të transmetojë të dhëna për largësi të mëdha me kabllim sa më pak të


shtrenjtë. ✓ Të ofrojë një teknologji me siguri të dhënash të arsyeshme.

1.2 Kablli i rrjetit (Twisted-Pair)


Në formën e tij më të thjeshtë , kablli i përdredhur konsiston në dy fije përcjellës të
izoluar dhe të përdredhur me njëri tjetrin. Figura tregon dy tipe të kabllit të rrjetit: të mbrojtur
dhe të pambrojtur. unshielded twisted-pair (UTP) dhe shielded twisted-pair (STP).

Një numër përcjellësash të përdredhur grupohen zakonisht sëbashku dhe futen në një
këllef për të formuar një kabëll. Numri i dysheve që bashkohen varion. Përdredhja anullon
zhurmat elektrike nga kabllo të tjera që ndodhen afër apo nga burime të tjera si motorrët, reletë
apo transformatorët.
1.2.1 Kablli i rrjetit i pambrojtur (Unshielded Twisted-Pair) UTP
UTP përdor një specifikim të tipit 10BaseT, dhe është kablli më popullor në llojet e
kabllove të rrjetit dhe tek LAN-et. Gjatësia maksimale e përdorimit të këtyre kabllove është 100
metra, rreth 328 feet.
Kablli tradicional UTP siç tregohet edhe në Figurën konsiston në dy përcjellës bakri të
izoluar. Specifikimet e UTP-së përcaktojnë se sa përdredhje të kabllit lejohen për foot
(1foot=30.5cm). Numri i përdredhjeve të lejuara varet nga vendi ku do të përdoret. Në Amerikën
e veriut, kablli UTP është më i përdorshmi në centralet telefonike, dhe gjëndet pothuajse në çdo
ndërtesë.

Standarti IEEE 568A për përcjellësat në ndërtesa të industrive elektronike dhe të


telekomunikacioneve {Commercial Building Wiring Standard of the Electronic Industries
Association and the Telecommunications Industries Association (EIA/TIA)} specifikon llojin e
kabllit UTP që duhet përdorur në ndërtesa të ndryshme dhe situata të ndryshme përcjellshmërie.
Këto standarte përfshijnë 5 tipe:
✓ Kategoria 1 i referohet kabllit tradicional telefonik që transmeton zë por jo të dhëna. ✓
Kategoria 2 kjo kategori siguron kabëll që transmeton të dhëna mbi 4 (Mbps). Ai është i
përbërë nga katër grupe kabllosh të përdredhur.
✓ Kategoria 3 siguron kabëll për transmetim të dhënash mbi 16 Mbps. Është i përbërë nga
katër palë përcjellës me tre përdredhje për foot.
✓ Kategoria 4 siguron kabëll për transmetim të dhënash mbi 20 Mbps. Është i përbërë nga
katër palë përcjellës.
✓ Kategoria 5 siguron kabëll për transmetim të dhënash mbi 100 Mbps. Është i përbërë nga
katër palë përcjellës.
Pjesa më e madhe e sistemeve telefonike përdorin UTP. Në fakt, një arsye se përse UTP është
kaq popullor është se shumë ndërtesa janë të ndërtuara me instalime të tilla për telefoninë. Nëse
kabllot përcjellëse kanë kategori të mjaftueshme sa të transmetojnë të dhëna atëherë përdoren
edhe për lidhje rrjeti. Sidoqoftë kërkohet kujdes pasi përcjellësat e telefoneve mund të mos kenë
numrin e mjaftueshëm të përdredhjeve dhe kjo gjë shkakton interferencë në transmetimin e të
dhënave.
Një problem potencial në të gjithë llojet e kabllimit është crosstalk. Figura tregon
komunikimin interferues mes dy kabllove UTP. (Crosstalk është interferimi i sinjaleve të dy
linjave.). UTP është shumë i prekshëm nga ky problem, por sa më shumë përdredhje të ketë për
njësi të gjatësisë aq më shumë do të kemi mbrojtje nga crosstalk-u.

Njihen disa kategori të kabllove UTP, kategoritë e para janë përdorur për transmetime
të bisedave. Keto kategori jane specifikuar nga Electronics Industries
Association/Telecommunications Industries Association (EIA/TIA) dhe në mënyrë të
përmbledhur jepen në tabelën e mëposhtme së bashku me shpejtësitë e komunikimit kur
përdoren në instalimet e rrjetave LAN.

1.2.2 Kablli (STP) me përdredhje dhe i mbrojtur

STP (Shilded Twisted- Pair) është një kabëll bakri me 4 çifte i rethuar nga një mbulesë
mbrojtëse shumë më efektive dhe me cilësi më të lartë se UTP. Figura e mëposhtme tregon një
prerje tërthore të kabllit STP. STP gjthashtu përdor një mbulesë metalike rreth çdo çifti. Kjo e
bën tranferimin e të dhënave shumë të sigurtë nga interferencat e jashtme gjë që mundëson
transmetimin e sasive më të mëdha të të dhënave dhe më larg se UTP.

1.2.3 Komponentet e kabllit Twisted-Pair


Ndërkohë që kemi identifikuar llojin e kabllit, duhen akoma disa komponentete për të
kompletuar instalimin. Kablli i rrjetit twisted pair kërkon konektore dhe pjesë të tjera fizike për të
plotësuar instalimin.
Konektorët hardware. Kablli twisted-pair përdor konektorët RJ-45 për tu lidhur me një
kompjuter. Këto janë të ngjashëm me konektorët e telefonave RJ-11. Një konektor RJ-45 është
treguar në figurën e mëposhtme. Pavarësisht se konektorët RJ-11 dhe RJ-45 ngjajnë të njëjtë ata
kanë ndryshime thelbësore ndërmjet tyre.
Konektori RJ-45 është më i madh dhe nuk përshtatet me portën e RJ-11. Gjithashtu
konektori RJ-45 përmban 8 pozicione për lidhje, ndërsa RJ-11 përmban vetëm 4.

1.2.4 Përdorimet e Twisted-pair


Përdorni kabëll twisted-pair nëse:
✓ LAN-i juaj është i ekspozuar ndaj viruseve

✓ Nevojiten instalime të thjeshta me konektime të thjeshta të PC-ve.


o Mos përdorni twisted-pair nëse:
✓ LAN-i juaj kërkon një siguri të lartë dhe ju doni transmetim të sigurtë të
dhënash. ✓ Dëshironi të transmetoni sasi të mëdha të dhënash në largësi të
mëdha.

You might also like