Bylisi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Bylisi

Qyteterimi Ilir ka qene i njohur per zhvillimet dhe arritjet e tij jo vetem ne rajonin e Ballkanit por
ne te gjithe hapesiren mesdhetare. Nje nga kulmet e ketij qyteterimi arriti gjate antikitetit edhe
qyteti i Bylisit i cili perben sot nje nga parqet me te rendesishem arkeologjike te Shqiperise.
Sipas Strabonit krahina e bylineve Byliaka shtrihej pas Apolonise. Nga amantet bylinet i ndante lumi i
Vjoses ne jug ndersa ne juglindje kufizoheshin me fisin Ilir te atintanteve. Ne lindje te bylineve
ndodheshin parauejte ne perendim te tyre shtrihej polisi i Apolonise kurse ne veri ata kufizoheshin me
taulantet.

Zhvillimi ekonomik beri qe ne vitin 270 p.k. Bylisi te priste monedhat e tij te cilat dolen nga qarkullimi me
pushtimin romak ne vitin 167 p.k. Monedhat byline kane pasur si simbol Zeusin Neoptolemin apo
shqiponjen kurse ne faqen tjeter bririn e mbushur me fruta topuzin e Herakliut apo rrufete e Zeusit.
Ketyre simboleve nuk i ka munguar edhe zjarri i Nymfeut edhe ai i vleresuar nga bylionet si i shenjte
njelloj si fqinjet apoloniate. . Këto monedha mbanin simbolet e qytetit në vitet 230-146 p.k. Gjate
periudhes se shekujve IV-I p.k. Bylisi ishte nga pikepamja e zhvillimeve kulturore nen ndikimin e
Apolonise me te cilen kishte marredhenie shume te mira. Kete gje e stimulonte domosdoshmeria e
Bylisit per lundrimin dhe trafikun tregtar mbi Vjoseporta e se ciles me detin kontrollohej nga Apolonia.
Ndikimet shihen ne arkitekturen e ndertesave te shumta ku do te veconim stoan veriore e ndertuar ne
dy kate sipas variantit apoloniat.

Bylisi u kthye edhe në një qëndër të rëndësishme tregetare. Punishtet shtetërore dhe ato private të Bylisit
konkuronin prodhimet e Apolonise
Bylisi që sipas legjendes, ishte krijuar nga Neoptolemi, u shndërrua në qytetin më të madh të Ilirisë së
jugut. Në të, qysh gjatë shekullit të III-të p.k, u ndërtua Agoraja (qëndra) e qytetit me sipërfaqe 4 ha, ku
ngrihej teatri i cili kishte një kapacitet prej 9000 mijë vëndesh. Godina të tjera ishin edhe stadiumi dhe
gjimnazi.
Gjatë luftës së tretë Iliro-Romake Bylisi mbajti anën e Romës. Pas pushtimit romak ai u përfshi në
provincën e Maqedonisë dhe ruajti autonominë, deri në shek. e I-rë, kur u kthye në koloni romake nga O.
Augusti.

You might also like