Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 28

E Drejta Kushtetuese

Leksioni 1
Evolucioni i të drejtës kushtetuese (formimi,objekti,burimet)
Kuptimi i Kushtetutes dhe rendesia e saj, struktura e kushtetutes
Formimi i te drejtes kushtetuese
v E drejta kushtetuese eshte nje teresi normash e rregullash qe sistemojne dhe rregullojne mardheniet
shoqerore ne fushen kushtetuese .

v Termi e drejte kushtetuese ka origjine te lashte, ne gjuhen latine constitutio-kushtetute, u perdor nga romaket
ne kuptime te ndryshme si rend, urdher, organizim, akt i perandorit, por ne kuptimin qe ka marre sot shfaqet per
here te pare ne periudhen e krizes politike midis BM dhe kolonive te Amerikes se Veriut. Ne kete periudhe
kushtetutat dhe konventat ishin aktet qe permbanin parimet kryesore te organizimit te shtetit dhe te drejtat e
shtetasve.

v Shpallja e kushtetutes se SHBA (1787) shenoi per here te pare modelin e nje kushtetute te mirefillte, sipas
parimeve dhe ideve te perpunuara nga teorite iluministe ne Evrope.

v Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit (France 1789) sanksionoi kuptimin modern te kushtetutes duke
vendosur: ”Shoqeria ne te cilen te drejtat e njeriut nuk jane garantuar , dhe ndarjave e pushteteve nuk eshte
percaktuar, nuk ka nje kushtetute” (neni 16 i deklarates)
Historia e kushtetutes ne Shqiperi
v Ne Shqiperi, rilindasit u bene pararendesit e pare te mendimit kushtetues. Pas shpalljes se shtetit te pavarur u
emertua si e Drejte Themelore, kurse ne vitet 1920-1924 E drejte Konstitucionale dhe deri ne vitin 1946 u
quajten “statute themelore”.`

v Vitet 1920-1924 perfaqesojne nje periudhe qe sjell ngjarje te tjera kushtetuese ne Shqiperi, te tilla si: krijimi I
opozites parlamentare dhe publikimi I botimeve te para ne fushen kushtetuese. Ne vitin 1920 Kristo Floqi botoi
vepren “E drejta Themelore” (Selanik FD) . Pas 3 vitesh E drejta Konstitucionale e Stavro Vinjaut.

v Pas LIIB, filloi nje epoke e re per konstitucionalizmin ne Evrope. Hyne ne fuqi kushtetuta bashkekohore te
pershtatura me modelin amerikan. Si reagim ndaj zhvillimeve politike te kohes, u shfaqen disa tipare te reja te saj:

• Cshenjterimi i ligjit – kjo u provokua nga eksperiencat e hidhura naziste e fashiste. U mendua se edhe ligji mund te
gabonte dhe te shpinte ne cenimin e lirive dhe te drejtave themelore te individeve. Lindi nevoja e mbrojtjes se
ketyre te fundit nga vete ligjet e per me teper nga aktet e nxjerra prej pushtetit ekzekutiv. Ligji u cshenjterua duke
mos qene me ne qender te sistemit normativ; shteti ligjor u vleresua I pamjaftueshem dhe u zevendesua me
konceptin e shtetit te se drejtes.

• Zgjerimi i kushtetutave dhe I parimit te konsitucionalizmit – kryesisht ishte rezultat I ckolonizimit te shteteve ne
periudha pas luftes, i shoqeruar me shumefishimin e teksteve kushtetuese te cilat gjithashtu, iu nenshtruan nje
modernizimi.
Historia e kushtetutes ne Shqiperi
• Perhapja e ideologjise se te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne nivel nderkombetar – u be e mundur
permes miratimit te Deklarates Universale te te drejtave te njeriut (1948) dhe Konventes evropiane te te
drejtave te njeriut (1950). Hyrja e tyre ne fuqi vendosi njeriun ne plan te pare gje qe ndryshoi thellesisht
prespektivat e organizimit te pushteteve.

• Zhvillimi I drejtesise kushtetuese- si nje element thelbesor I sistemit kushtetues ne Europe, i cili eshte vleresuar
si nje aspekt percaktues per zhvillimin e sotem te se drejtes kushtetuese.

v Zhvillimet bashkekohore te se dr kushtetuese u perqafuan ne shqiperi me vonese, pas renies te murit te Berlinit
(9 Nentor1989), Shqiperia qysh pas LIIB e kishte braktisur sistemin perendimor te organizimit kushtetues, duke
perqafuar modelin socialist-sovjetik.

v Vitet 90’ te shek XX shenojne nje tjeter etape te zhvillimit te se dr Kushtetuese si disipline autonome. U
vendosen kushtetuta te reja ne gjithe vendet e Evropes qendrore dhe lindore sipas modeleve perndimore.
Objekti i të drejtës Kushtetuese

v Objekti i pare dhe me tradicional i te DK eshte ai qe lidhet me institucionet publike- ne kete aspekt
ka pesuar zgjerim, duke perfshire edhe studimin apo rregullimin e institucioneve vendore dhe
juridiksionale, si dhe analiza politike te institucioneve.

v Kuptimi i dyte i objektit te DK u zhvillua sidomos gjate shek XX dhe lidhet me sistemin normativ. E
Drejta Kushtetuese percaktohet si nje teresi normash juridikesh dhe rregullash te cilat shpallen
ne kushtetute

v Objekti i trete perfshin garantimin e te drejtave themelore dhe lirive qytetare. Ne nje shtet
demokratik, e drejta kushtetuese pasqyron lirine e individit, si dhe vlerat e mardhenieve
njerezore qe zhvillohen dhe respektohen ne baze te ligjit. Me teper se cdo dege e se drejtes DK
rregullon mardheniet midis individit dhe pushteteve publike.
Burimet e të drejtës kushtetuese (Kuptimi)
v Burimi i se drejtes kushtetuese eshte cdo element, fakt ose akt, pavaresisht nga forma e tij, qe permban rregull te detyrueshem per
anetaret e nje shoqerie te caktuar.

v Ndarja me e rendesishme mbetet ajo qe i klasifikon ne: burime ne kuptimin formal, burime-akte dhe burime ne kuptimin
material, ose burime- fakte. Kemi keshtu kushtetuta te shkruara, ligje, vendime gjykatash kushtetuese, rregulla te ndryshme
zakonore ose te krijuara nga nevojat e perditshme praktike.

v Ne rastin kur arrijme te identifikojme nje akt te nxjerre nga nje organ i caktuar si rezultat i nje procedure te parashikuar nga
normat e prodhimit jurdik, kete burim e quajm akt normativ.

v Ne rastin tjeter, kur identifikojme nje sjellje te caktuar, qe mund te jete verifikuar edhe ne te shkuaren, por qe perdoret serish
per shkak te nevojave praktike, atehere mund te themi se burimi I se drejtes konsistion ne nje model sjelljeje I cili merr
karakteristikat e nje burimi fakt.

v Nje karakter te vecante ka kushtetuta si burim akt. Ajo perbehet nga norma qe sigurojne paraprakisht prodhimin e normave. Prandaj
keto burime percaktohen si burime prodhimi, pasi jane ato qe disiplinojne organet dhe procedurat e nevojshme per prodhimin e
normave juridike.

v Mjaft nene te Kushtetutes percaktojne organet qe prodhojne ligje te vendosura nga rendi yne, ndersa mjaft artikuj te tjere percaktojne
proceduren mbi bazen e se ciles ligjet duhet te miratohen. Ndryshe ndodh ne rastin e burimeve fakte, qe nxirren permes verifikimit
nga ana e interpretuesit, I cili ka krijuar edhe modelin paraprak te sjelljes.
Burimet Formale të së drejtës Kushtetuese (Akte)
q Burimet formale te se drejtes kushtetuese jane akte juridike ne fuqi, me rendesi te pergjithshme, te cilat paraqiten ne forme te
shkruar dhe sherbejne per te rregullaur mardheniet ne fushen kushtetuese.

q Formohen si rezultat i shprehjes te vullnetit nga organet shteterore, si subjekte te legjitimuara nga Kushtetuta dhe perbejne
bazen juridike per krijimin dhe funksionimin praktik te rendit kushtetues.

q 1. Kushtetuta - dallohet per epersine e vet mbi te gjitha burimet e tjera formale. (disa autore e konsiderojne si “burim mbi
burimet”.

q 2. Ligji kushtetues – eshte perdorur ne vende te ndryshme ne periudha te caktuara historike, perfaqeson nje akt qe sjell
ndryshime ne kushtetuten ekzistuese. P.sh ne Shqiperi, ligji “Per dispozitat kryesore kushtetuese” 1991 dhe shtojcat e tij
zvendesuan kushtetuten deri ne miratimin e saj ne vitin1998. (zvendeson kushtetuten)

q 3. Amendamenti kushtetues – perfshin ligjet per rishikimin e kushtetutes. Kjo gje konsiston ne plotesimin e kushtetutes
ekzistuese ose ne ndryshimin e dispozitave te caktuara te saj. Amendamentet miratohen ne kuadrin e nje kushtetute dhe nuk
ndryshojne pjese te plota te saj. (ndryshim + referendum)
Burimet formale (Akte)

4. Ligjet - Ne te DK ligjet kane fuqi me te vogel ne raport me burimet e mesiperme. Madje per tu quajtuar burime
te DK ato duhet te rregullojne mardhenie juridike – kushtetuese ose organizimin dhe funksionimin e organeve
kushtetuese si psh (kodi zgjedhor, ligje per organizimin dhe funksionimin e institucioneve). Jo cdo ligj eshte burim
i DK.

5. Rregulloret e organeve perfaqesuese – ketu eshte fjala per rregulloren e Kuvendit, hartimi i se ciles eshte
nje detyre e percaktuar nga vete kushtetuta. Ajo perben nje burim-akt te se DK, pasi rregullon organizimin dhe
funksionimin e organit me te larte perfaqesues, Kuvendit. Ne kete akt rregullohen edhe procedurat per miratimin
e ligjeve

6. Vendimet e Gjykates Kushtetuese - Keto vendime jane burime formale me karakter te vecante. Ato vendosin
nese nje ligj eshte apo jo kushtetues. Kane vlere erga omnes (fuqi te pergjithshme), te njejte me fuqine e ligjit dhe
te dallueshme prej tij, nga momenti i hyrjes ne fuqi Vendimet e GJ.K bejne edhe interpretimin perfundimtar te
kushtetutes, por ne asnje rast nuk jane te barabarte me te.
Burimet materiale te se drejtes Kushtetuese (Fakte)
v Burimet materiale konsistojne ne sjelljen e faktoreve objektive, te cilet kushtezojne prodhimin e normave
kushtetuese. Burimet materiale pergjithesisht jane jofromale dhe nuk karakterizohen nga forma e shkruar.

1. E drejta zakonore kushtetuese – perbehet nga norma te pashkruara te cilat rregullojne mardheniet ne fushen
kushtetuese. Zakonet kushtetuese kane qene nje nga burimet kryesore te se drejtes. Mund te ndodhe dhe sot te
rregullohen mardheniet nqs pranohet nga shumica ne nje kohe te qendrueshme. Ka pasur plot raste kur ato
sherbejne per saktesimin e dispozitave kushtetuese. Asamblete kushtetuese mund te sanksionojne nje zakon ne
nje rregull te shkruar , ose ta ndalojne.

2. Konventat kushtetuese – Jane rregulla sjelljeje qe disiplinojne ushtrimin e kompetencave te organeve


kushtetuese ose, qe perbejne nje rrjet te perkohshem te rendit kushtetues, te vendosur si rezultat I nje
marreveshje, te arritur ne nivel kushtetues midis aktoreve politike. Dallojne nga zakonet per faktin se zbatohen
nga nivele me te larta shteterore dhe mund te ndryshohen me lehte. Ato jane me te perkohshme se zakonet.

3. Normat e korrektesës kushtetuese – Jane te dallueshme nga konventat pasi I perkasin sjelljes se individeve qe
veprojne ne fushen kushtetuese ose sjelljes se oraneve kushtetuese ne raportet e tyre reciproke, te cilat duhet te
karakterizohen nga korrektesia, respekti, miresjellja (p.sh., edhe pse parlamentaret nuk mbajne pergjegjesi per
ato qe thone, ata duhet te kene nje gjuhe korrekte, te mos shprehin fjale te papershtatshme etj.)
Burimet materiale te se drejtes kushtetuese
4. Praktika kushtetuese –teresi aktesh dhe faktesh, te vendosura ne jete nga organet kushtetuese. Praktika dallon
nga e drejta zakonore kushtetuese pasi mungon karakteri I vazhdimesise ne kohe. Megjithate praktika mund te
shnderrohet ne te dr zakonore, kur nje akt ose fakt extra ordinem, i perseritur ne kohe, e ne menyre uniforme,
legjitimohet e behet juridik. Ky burim eshte karakteristike per sistemin anglo-sakson te se drejtes (Angli-SHBA).
5. Precedenti- Eshte nje akt (ose fakt) i vetem i cili perseritet ne rrethana te njejta, ne aktivitetin e organit qe e ka
krijuar ose te ndonje organi tjeter. Duhet theksuar se ne rendin tone juridik precedenti nuk ka pasur karakter
detyrues. Ndryshe ndodh ne sistemin anglo-sakson, ne te cilin gjyqtaret jane te detyruar te ruajne rregullim stare
decisis (rregulli qe tu permbahesh vendimeve te meparshme). Pra zbatohet e njejta zgjidhje e aplikuar nga
gjyqtaret e tjere, nese rasti eshte identik.
6. Jurisprudenca kushtetuese - Kontributin me te rendesishem e japin GJ.K me vendimet e arsyetuara, por edhe
gjyqtaret e zakonshem qe japin drejtesi kushtetuese
7. Doktrina kushtetuese- Analizat dhe studimet e zhvilluara nga studiuesit e se drejtes formojne ate qe
konsiderohet si e drejta doktrinare. Ne praktike ka mjaft raste qe tregojne rendesine e teorise dhe teksteve te se
drejtes, te ciles i referohen shpesh gjyqtaret, aktoret poltike dhe punonjesit e praktikes. Doktrina luan nje rol te
rendesishem ne mbarevajtjen dhe zhvillimin e te drejtes kushtetuese, npm rolit te saj nxites, sqarues, si dhe rolit
kritik.
8. Normat e se drejtes nderkombetare- Jane burime te se DK qe perfshihen ne sistemin e jashtem te burimeve. Ato
i bashkohen shtetit nga nje sistem i jashtem. Mgjtht nuk kemi ndarje te prere midis sistemit te brendshem dhe te
jashtem. Kjo per faktin se ne sh raste normat nderkombetare integrohen ne te dr e brendshme dhe behen te
zbatueshme dpd. Ka mjaft raste kur normat kane epersi mbi te drejten e brendshme (normat e te drejtave te
njeriut). Ne kushtetuten tone eshte afirmuar dertyrimi i RSH per te zbatuar te drejten nderkombetare n.5.
Sisemi i burimeve te se drejtes ne Kushtetuten e
RSH (1998)
• Quhen burime te se drejtes, kategorite me te cilat vishen normat juridike qe perbejne nje rend juridik te caktuar.

• Nje pasqyre e pergjithesuar e hierarkise se normave jepet nga neni 116 i Kushtetutes, Kushtetuta eshte vendosur ne
krye dhe gezon superioritet mbi aktet e tjera normative.

• Aktet normative qe kane fuqi ne territorin e RSH jane :

1. Kushtetuta

2. Marreveshjet nderkombetare te ratifikuara

3. Ligjet

4. Aktet normative te KM

• Aktet qe nxirren nga organet e pushtetit vendor kane fuqi vetem brenda juridiksionit territorial qe ushtrojne keto organe.
Kategorite e burimeve te se drejtes
• Kushtetuta Shq duke klasifikuar te gjithe aktet normative, ka krijuar tri kategori te medha te burimeve
te se drejtes: burime nderkombetare burime te brendshme me fuqi te pergjithshme dhe burime te
brendshme me fuqi vendore. Burimet nderkombetare formojne rendin juridik nderkometar, kurse
burimet e brendshme ushqejne rendin juridik te brendshem. Kushtetuta I ka integruar burimet
nderkombetare me rendin juridik te brendshem dhe nuk ka ndonje ndarje te prere midis b.n dhe n.b.
• Burimet nderkombetare – Keto burime jane forma me te cilen jane veshur rregullat e se drejtes
nderkombetare, te cilat mund te jene te shkruara e te listuara ne akte (traktatet, konventat,
protokollet, marreveshjet) por mund te gjenden edhe ne forma te pashkruara (e drejta zakonore
nderkombetare).
KAPITULLI II

Kushtetuta akti themelor i një shteti -


rëndësia dhe struktura
Kuptimi i Kushtetutes
v Kushtetuta konsiderohet si ligji themelor i shtetit, i cili parashikon parimet, strukturen dhe funksionet
kryesore te organizimit te shtetit.

v Duke e pare ne nje kendveshtrim tjeter kushtetuta barazohet me nje mareveshje ose ne nje kontrate
qe lidhet midis te gjithe shtetasve nga njera ane dhe pushtetareve te tyre nga ana tjeter. “Kjo kontrate
percakton te drejtat e paleve”.

vNe kuptimin e saj te gjere, kushtetuta perfshin te tere sistemin e qeverisjes se vendit, pra te gjitha
rregullat qe krijojne dhe rregullojne veprimtarine e qeverisjes.

vQellimi i Kushtetutes eshte te garantoje lirite dhe te drejtat themelore te shtetasve si dhe nje qeverisje
te dobishme per shoqerine.

vKushtetuta percakton parimet themelore mbi bazen e te cilave funksionojne gjithe institucionet
shteterore: parimin e ndarjes se pushteteve, sovranitetin shteteror dhe sovranitetin e popullit, te drejten
e popullit qe te organizohet politikisht ne parti politike, simbolet etj.
Kuptimit i Kushtetutes

v Cdo Kushtetute ka nje kre te posacem mbi te drejtat dhe lirite themelore te
shtetasve.
vGjithashtu ajo percakton organet qe ushtrojne pushtetin legjislativ, ekzekutiv e
gjyqesor, strukturen e rolin e tyre.
vNe kete kuader Kushtetuta afirmon poziten e Kuvendit, Presidentit, Keshillit te
Ministrave, Kryeministrit, afirmon parimet kryesore te funksionimit te pushtetit
gjyqesor, percakton organizimin dhe shkallen e autonomise te pushtetit vendor etj.
Rendesia e Kushtetutes

• Kushtetuta duhet te jete ligji me i larte ne nje Shtet. Kjo do te thote qe te gjitha
ligjet dhe aktet nenligjore do te jene ne perputhje me Kushtetuten. Ato dalin ne
baze dhe per zbatim te saj dhe nuk mund te vijne ne kundershtim me te.
• Cdo ligj apo akt administrativ qe vjen ne kundershtim me permbajtjen e
Kushtetutes eshte i pavlefshem. Epersia e saj eshte shume e rendesishme per
te krijuar stuktura shteterore te qendrueshme. Ajo e mban Kushtetuten larg
zhvillimeve te politikes. Kjo ben qe disa struktura themelore te shtetit te
qendrojne mbi politikat elektorale dhe te sigurojne paprekshmerine e sistemit
shteteror, pavaresisht nga forca politike qe do fitojne zgjedhjet.
• Ne kushtetuten tone, epersia parashikohet, nder te tjera kur theksohet se
“Dispozitat e Kushtetutes zbatohen drejtperdrejt, pervec rasteve kur kushtetuta
e parashikon ndryshe”
Dy kuptimet e Kushtetutes
• Ne shkencen juridike jane njohur dy kuptime te kushtetutes, kuptimi formal dhe
ai material.
• Ne kuptimin formal, kushtetuta eshte nje akt juridik i shkruar dhe i
kodifikuar, me fuqine me te larte juridike, i miratuar nga organi me i larte
shteteror, sipas procedures te vecante (e cila dallon nga procedura e akteve te
tjera). Ne kete aspekt Kushtetuta paraqet nje ligj themelor.
• Ne kuptimin material, kushtetuta parqitet si nje teresi normash ose
rregullash themelore me te cilat rregullohen bazat e rendit shoqeror, shteteror
e juridik te nje vendi. Sipas ketij kuptimi, redesi ka vetem permbajtja e saj.
Struktura e Kushtetutes
• Pavaresisht nga modelet dhe ndryshimet qe hasim ne kushtetutat e vendeve te
ndryshme, shumica e tyre perbehen nga dy pjese kryesore: preambula dhe pjesa
normative.

• Preambula (hyrje,parathenie) gjendet ne fillim te kushtetutes dhe eshte e ndare nga


pjesa normative e saj. Zakonisht eshte e shkurter dhe koncize. Ajo shpreh bazen
ideore dhe qellimet per te cilat eshte miratuar kushtetuta, mund te permbaje te
dhena per kohen dhe rrethanat ne te cilat eshte miratuar kjo kushtetute.

• Nuk ka efekte juridike ne pergjithesi, megjithate mund te sherbeje si burim i DK.

• Nuk ndahet ne nene, por vetem ne paragrafe.

• Preambula e Kushtetutes Shqiptare e vitit 1998 ka karakter deklarativ, por ajo


afirmon disa nga parimet , vlerat e qellimet me themelore te shtetit dhe te se drejtes
ne Shq, te cilat sherbejne per interpretimin e gjithe pjeses normative te Kushtetutes.
Stuktura e Kushtetutes
• Preambula nuk eshte nje pjese perberese e tekstit te kushtetutes ne kuptimin e
ngushte te fjales, por paraqet nje dokument te rendesishem per ta kuptuar dhe
interpretuar kushtetuten.

• Pjesa qendrore e kushtetutes eshte pjesa normative e saj. Ajo ndahet ne nene dhe
shpreh permbajtjen e kushtetutes. Zakonisht pjesa normative ndahet ne pjese dhe
ne krere, te cilat rregullojne fusha te ndryshme qe jane objekt rregullimi nga
kushtetuta.

• Ne bote hasim kushtetuta shume te shkurtra, sic eshte rasti i Kushtetutes te


Tajlandes (1959) e cila perbehet nga 30 nene, vetem ne tri faqe tekst. Por kemi
edhe kushtetuta shume te vellimshme si e Indise 1949, e cila ka 395 nene dhe 9
shtojca, nje tekst prej 131 faqesh.

• Kushtetuta e RSH perbehet nga 183 Nene , 57 faqe


Miratimi dhe ndryshimi i Kushtetutes
• Menyrat e miratimit te kushtetutes
Mbizoteron mendimi se kushtetuta duhet te jete shprehje e vullnetit te popullit sovran.
Asnjehere nuk ka humbur opsioni se populli duhet te marre pjese aktivisht ne miratimin e
Kushtetutes, npm perfaqesuesve te tij, ose ne menyre te dpd.
Ne praktiken kushtetuese jane njohur 3 subjekte, e ne baze te tyre disa forma miratimi
kushtetute te bazuara ne parimin e sovranitetit popullor:
vMiratimi nga organi i posacem. i tille eshte Kuvendi Kushtetues qe zgjidhet nga populli,
per kryerjen e kesaj veprimtarie;
Ø Nje menyre e njohur e miratimit te kushtetutes eshte ajo npm asamblese te zgjedhur nga
populli (kuvendi) vetem per kete qellim. Kjo cilesi e posacme e organit qe miraton
kushtetuten, siguron ne menyre te dukshme epersine e saj ne raport me ligjet e tjera dhe
aktet juridike, te cilat i nxjerr organi perfaqesues ligjvenes, i zgjedhur ne menyre periodike.
Miratimi dhe ndryshimi i Kushtetutes
vMiratimi nga ana e organit te zakonshem legjislativ perfaqesues, i zgjedhur
me votim popullor;
Ø Formen tjeter e kemi kur miratimi i Kushtetutes behet nga organi i zakonshem
perfaqesues. Kjo behet sipas nje procedure te vecante krahasuar me ate per
miratimin e ligjeve te zakonshme dhe me nje shumice te cilesuar votash. Per
here te pare ne bote, kjo forme eshte perdorur per miratimin e kushtetutes te
vitit 1875 ne France, por sot perdoret shpesh.
vMiratimi i drejtperdrejte, me referendum Popullor (forme e shprehjes te
mendimit te popullit);
Ø Kete forme e kemi hasur ne miratimin e kushtetutave te disa Kolonive ne AV ose
ne disa kantone te vogla ne Zvicer, ku e vetmja forme e miratimit eshte
referendumi. Sidoqofte kjo forme mbetet me pak e perhapur dhe me pak e
suksesshme.
Menyrat e miratimit te Kushtetutes
• Miratim i kombinuar ne rastet kur kemi nderthurje te ketyre formave

• Gjate historise kushtetuese jane perdorur forma te kombinuara, kombinohet shpesh forma e trete
me te paren (Kuvendi+referendum) (Spanja 1978, Shqiperia 1998). Tek ky kombinim referendumi
mund te jete i detyrueshem ose fakultativ.

• Ne rastin e pare pas miratimit ne parlament, kushtetuta duhet te miratohet edhe me referendum.

• Referendumi eshte fakultativ, kur pas miratimit nga parlamenti, ky i fundit vendos nese duhet te
paraqese apo jo kushtetuten per miratim edhe ne referendum. Keshtu eshte miratuar Kushtetuta
e Austrise 1920.
Ndryshimi i Kushtetutave
• Ne teorine kushtetuese bashkekohore ekziston ideja e ndryshimit te kushtetutes, e cila ne
fakt, i kundervihet teorive te dikurshme moderne liberale, qe bazoheshin te ideja e
pandryshueshmerise se sistemit shoqeror-politik.
• Kushtetuta e Spanjes 1812 e ka te ndaluar shprehimisht ndryshimin e Kushtetutes, po
ashtu dhe kushtetutat monarkiste te Greqise 1911-1952. Kurse kushtetuta e SHBA 1787
pranoi ndryshimet, por parashikoi nje procedure shume te nderlikuar per miratimin e tyre.
• Nje nr i konsiderueshem kushtetutash ndalojne shprehimisht vetem ndryshimin e disa
dispozitave qe i konsiderojne te rendesishme. Ato mund te lejojne ndryshimin e
dispozitave te tjera
• Mund te ndodhe qe disa kushtetuta ndalojne ndryshimin e dispozitave per nje afat te
caktuar kohe sic ka ndodhur ne France ne 1791. Ka disa kufizime qe mund te jene te
shprehura hapur ne kushtetute, por edhe te pa shprehura.
Ndryshimi i Kushtetutave
• Jeta evoluon dhe vazhdimisht shtron probleme te reja. Nje kushtetute e pandryshueshme nuk do mund te
perballoje dot zgjidhjen e tyre.

• Sot eshte bere e qarte ne te gjitha kushtetutat se ato jane te rishikueshme ne pjese te vecanta te tyre. Te rishikosh
nje kushtetute do te thote te modifikosh permbajtjen e saj duke adoptuar nje ligj kushtetues.

• Nje kushtetute duhet te na jape garanci per nje jete te gjate dhe qendrueshmeri dhe ajo nuk mund te modifikohet
sipas deshires se shumices politike. Rishikimi duhet te jete i rrethuar nga maturia e kujdesi per te nenvizuar
aspekin themelor te paktit kushtetues.

• Kjo eshte arsyeja pse kushtetutevenesit jane perpjekur te zbatojne nje procedure te nderlikuar dhe te vendosin
kufizime absolute per ndryshimin e kushtetutes.

• Nese do te vendosnim nga njera ane qendrueshmerine dhe jetgjatesine e kushtetutes dhe nga ana tjeter
ndryshueshmerine e saj, do te thoshim se ndryshueshmeria eshte ne funksion te qendrueshmerise.
Kushtetuta e mjetet e vecanta qe vendosen per
rishikimin e saj
• Ne te gjitha kushtetutat demokratike jane vendosur kushte,mjete,afate specifike dhe teknika te
vecanta te rishikimit. Shkalla e veshtiresise qe ndiqet per rishikimin e kushtetutave ne raport me
ligjet e tjera lidhet dpd me qendrueshmerine e demokracise.
• Teknika e rishikimit te K nuk eshte gje tj vecse nje percaktim I procedures legjislative npm
perforcimit te kushteve te vlefshmerise se saj. Cdo element I procedures legjislative duhet te
jete I perforcuar ne kete rast, me qellim qe te beje te detyrueshme marreveshjen e nje shumice
shume te gjere.
• Ne kushtetuten Shq nuk ka ndonje dispozite qe te kete te percaktuar ne menyre absolute
ndryshimin e disa dispozitave qe jane thelbesore per te qene te pandryshueshme si (forma e
regjimit politik) Ky fakt mund te konsiderohet si mangesi. Por kjo nuk do te thote qe nuk vendos
kufij per rishikimin. Asnje kushtetute nuk permban rregulla per rishikimin e gjithe trupit te saj e
per rrjedhoje nuk e lejeon rishikim e normave qe perbejne thelbin.
Procedurat e rishikimit
Bazuar ne nenin 177 te Kushtetutes, fazat e adoptimit renditen si me poshte:

v Iniciativa per rishikimin e Kushtetutes mund te nderrmeret jo me pak se 1/5 e anetareve te


kuvendit.

v Per miratimin e projektligjit kerkohet nje shumice e cilesuar prej jo me pak se 2/3 e kuvendit.

v Eshte vete kuvendi qe vendos nese ligji duhet ti nenshtrohet edhe miratimit me referendum apo
jo.

vLigji I miratuar nga Kuvendi per rishikimin e Kushtetutes nuk mund ti nenshtrohet te drejtes se
vetos te presidentit te republikes. Presidenti gjithashtu detyrohet te shpalle ligjin e miratuar me
referendum, I cili hyn ne fuqi ne daten e parashikuar nga vete ligji.
Rishikimi i Kushtetutes (Neni 177)
1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund te ndermerret nga jo me pak se nje e pesta e anëtarëve të Kuvendit.

2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.

3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të
votohen me referendum. Projektligji per rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet
jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
Rishikimi i Kushtetutes (Neni 177)
5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të

Kuvendit.

6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.

8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çes̈ htje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të

projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum.

You might also like