Statistike

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

1.

Masat e 25 njerëzve, të rrumbullakosura në kilogramin më të afërt, janë dhënë më poshtë:


69, 82, 75, 66, 72, 73, 79, 70, 74, 68, 84, 63, 69, 88, 81, 73, 86, 71, 74, 67, 80, 86, 68, 71, 75.
a) Kopjon dhe plotësoni tabelën e dendurive.
b) Gjeni klasën modale.
c) Gjeni klasën në të cilën bën pjesë mesorja.

Zgjidhje

a) Për të plotësuar tabelën, për secilën vlerë përcaktojmë se në cilin klasë bën pjesë, për shëmbull masa 69 bën pjesë
në klasën 65 – 69, masa 82 bën pjesë në klasën 80 – 84 e kështu me radhë. Numri total i njerëzve duhet të dalë 25.

b) Klasa modale është klasa me dendurinë më të lartë dhe për të dhënat tona klasa modale është klasa 70 – 74 sepse ka
dendurinë 8.

c) Mesorja është vlera e mesit të të dhënave. Mesorja ndodhet në pozicionin n/2 (kur të dhënat i kemi të grupuara nuk
kemi pse përdorim n+1 /2 pra është në pozicionin 25 / 2=12,5, si rrjedhim ndodhet në klasën 70 – 74

4. Të dhënat për gjatësitë e 50 nxënësve të tabelës së dhjetë, janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.
a) Cila është klasa modale?
b) Gjeni me përafrim gjatësinë mesatare.
c) Cila klasë përmban mesoren?
Zgjidhje
a) Klasa modale është klasa me dendurinë më të madhe dhe për të dhënat tona klasa modale është
klasa 165≤h<170.

b) Për të gjetur me përafrim gjatësinë mesatare shtojmë dhe dy kolonba të tjera në tabelë ku llogarisim mesin e
intervalit dhe prodhimin e mesit të intervalit me numrin përkatës të nxënësve.

Me përafrim gjatësia mesatare është gjatësiamesatare=8215 / 50=164,3cm.

c) Mesorja ndodhet në pozicionin n / 2=50 / 2=25

, prandaj ndodhet në klasën 165≤h<170

You might also like