Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Lojërat Olimpike moderne ose Olimpiada (anglisht: Olympic Games; frëngjisht: Jeux

Olympiques) janë një ngjarje sportive ndërkombëtare e sporteve verore dhe dimërore në të cilat
mijëra atletë nga e gjithë bota marrin pjesë në një larmi garash. Lojërat Olimpike konsiderohen
garat më të mëdha sportive në botë me më shumë se 200 vende pjesëmarrëse. Lojërat Olimpike
mbahen çdo katër vjet, me Lojërat Verore dhe Lojërat Dimërore të alternuara çdo katër vjet, me
nga dy vjet larg njëra tjetrës. Fillimi i riorganizimit të Lojërave Olimpike moderne u frymëzua
nga Lojërat Olimpike Antike, të cilat mbaheshin në Olimp, të Greqisë, nga shekulli VIII p.e.s.
deri në shekullin e IV të erës sonë. Baroni Pierre de Coubertin si themelues i Komitetit Olimpik
Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1894, njëkohësisht bëri edhe rifillimin e organizimit të lojërave të
para moderne olimpike në Athinë në vitin 1896. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është organi
drejtues i Lëvizjes Olimpike, me Kartën Olimpike që përcakton strukturën dhe autoritetin e saj.
Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekujve XX dhe XXI ka rezultuar në disa ndryshime në
Lojërat Olimpike. Disa nga këto rregulla përfshijnë themeimin e Lojërave Olimpike
Dimërore për sportet e borës dhe akullit, Lojërat Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara,
Lojërat Olimpike Rinore për sportistët e moshës 14 deri në 18 vjeç, pesë lojërat kontinentale
( Pan Amerikane, Afrikane, Aziatike, etj.) Evropiane, dhe Paqësorit ), si dhe Lojërat Botërore për
sporte që nuk kontestohen në Lojërat Olimpike. Olimpiada e të Shurdhërve dhe Olimpiada
Speciale gjithashtu janë miratuar nga IOC e cila është dashur të përshtatet me një larmi
përparimesh ekonomike, politike dhe teknologjike. Abuzimi i rregullave amatore nga vendet e
Bllokut Lindor bëri që IOC të largohej nga amatorizmi i pastër, siç është parashikuar nga
Coubertin, në lejimin e pjesëmarrjes së atletëve profesionistë. Rëndësia në rritje e mediave
masive krijoi çështjen e sponsorizimit të korporatave dhe komercializimit të Lojërave. Luftërat
botërore çuan në anulimin e Lojërave të viteve 1916, 1940 dhe 1944. Bojkotime të mëdha
gjatë Luftës së Ftohtë kanë kufizuar pjesëmarrjen në Lojërat e viti 1980 dhe 1984 . [1]
Lëvizja Olimpike përbëhet nga federatat ndërkombëtare sportive (IF), Komitete Olimpike
Kombëtare (NOC), dhe komitete organizuese për çdo Lojë Olimpike specifike. Si organ
vendimmarrës, IOC është përgjegjës për zgjedhjen e qytetit pritës për secilin organizim përfshirë
këtu edhe financimin e Lojërave sipas Kartës Olimpike. IOC gjithashtu përcakton programin
Olimpik, i cili përbëhet nga sportet që do të kontestohen në Lojëra. Ekzistojnë disa rituale dhe
simbole olimpike, të tilla si flamuri olimpik dhe pishtari, si dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes
. Mbi 14,000 atletë garuan në Lojërat Olimpike Verore 2016 dhe Olimpiadën Dimërore 2018 të
kombinuara, në 35 sporte të ndryshme dhe mbi 400 ngjarje sportive. Përfundimtarët e vendit të
parë, të dytë dhe të tretë në çdo ngjarje marrin medalje olimpike : përkatësisht medalje ari,
argjendi dhe bronzi. Lojërat janë rritur aq shumë sa që tani përfaqësohet pothuajse çdo komb.
Kjo rritje ka krijuar sfida dhe polemika të shumta, duke përfshirë bojkotin, dopingun, ryshfetin
dhe një sulm terrorist në vitin 1972 . Çdo dy vjet Olimpiada dhe ekspozimi i saj në media u japin
mundësi atletëve të arrijnë famë kombëtare dhe nganjëherë ndërkombëtare. Lojërat gjithashtu
përbëjnë një mundësi që qyteti nikoqir dhe vendi të shfaqen para botës.
Sporti gjate diktatures komuniste
Sporti në Shqipëri (1945 – 1990)Regjimi komunist shqiptar e konsideroi sportin dhe edukimin
fizik të popullit si një nga shtyllat,ku mbështeste fort ideologjinë dhe pushtetin, duke përgatitur
nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrinbreza të tërë, që do të ishin të gatshëm për luftë në “çdo moment
kur të kishte nevojë atdheu”.Një qëndrim i ngjashëm ky me atë të shumë diktatorëve të vendeve
të tjera.Në shkollat shqiptare çdo ditë mësimi fillonte me ushtrime gjimnastike, të cilat
zhvilloheshin nëklasë dhe pikërisht nxënësit bashkë me ushtarët ishin protagonistët kryesorë në
aktivitetet emëdhaja sportive që organizoheshin për nder të diktatorit Enver Hoxha. Krahas
edukimit fizik,që u shtri nga shkollat fillore e deri në kooperativat më të largëta nëpër fshatra,
edhe zhvillimit tëmirëfilltë të sporteve iu kushtua një vëmendje dhe investim i posaçëm. Fillesat
e sportit nëShqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore shënohen në vitin 1945, kur edhe krijohet
FederataSportive Shqiptare (FSSH). Vetëm një vit më vonë më 1946 përurohet i pari stadium në
Shqipëri:stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” dhe në të njëjtin vit Shqipëria shpallet edhe kampione
eBallkanit në futboll.Në vitin 1948 hapet shkolla e parë e fizkulturës (Teknikumi i Fizkulturës në
Tiranë) dhe një vitmë vonë krijohet Komiteti i Kulturës Fizike e Sportive të Shqipërisë. Në vitin
1957 krijohetOrganizata e Bashkimit të Fizkulturistëve e Sportistëve të Shqipërisë (BFSSH). Në
fushën eedukimit sportiv, një hap i rëndësishëm hidhet në vitin 1958 kur krijohet Instituti i Lartë
iKulturës Fizike (ILKF) “Vojo Kushi”. Një ngjarje me rëndësi ishte krijimi në vitin 1959
iKomitetit Olimpik Shqiptar, vit kur Shqipëria pranohet edhe në radhët e Komitetit
OlimpikNdërkombëtar. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në Shqipërinë e regjimit
komunistishin spartakiadat kombëtare. Çdo aktivitet kremtohej me publikimin e një pulle festive.
E paraspartakiadë kombëtare u zhvillua në Shqipëri në vitin 1959. Nga viti në vit, sportistët
shqiptarë uparaqitën denjësisht edhe në përballjet ndërkombëtare, në rang Ballkani, Europe dhe
Bote dukerrëmbyer shpesh medalje të arta e të argjendta në shumë sporte si atletikë, qitje,
volejboll etj. Përmundësinë që kishin atletët për të udhëtuar jashtë shtetit, ishin pikërisht edhe
ndër figurat më tëndjekura për kontrolle nga “Sigurimi”, policia sekrete komuniste.

Sporti gjate demokracise


Jeta tradicionale sportive e shqiptarëve ka qenë e bazuar në blegtorinë dhe luftën (gjuajtja me
hark, mundja dhe garat me kuaj kanë pasur të gjitha rëndësi). Futbolli (futbolli) është sporti i
preferuar i Shqipërisë së sotme; vendi ka një numër skuadrash profesionale dhe shumica e
qyteteve dhe qytezave krenohen me ligat lokale amatore. Sporte të tjera të njohura përfshijnë tae
kwon do, volejboll, not dhe peshëngritje. Shahu është një argëtim i zakonshëm. Shqipëria bëri
debutimin e saj në Lojërat Olimpike Verore 1972 në Mynih, por nuk u rikthye në garat olimpike
deri në Lojërat Verore 1992 në Barcelonë.
CILAT JANE SIMPTOMAT E PARA TE VARESISE NDAJ
LENDEVE NARKOTIKE?

Kjo është një temë shumë e ndjeshme për sa u përket të rinjve, sidomos për ata që kanë rënë pre
e këtyre veseve. Si fillim dua të shpjegoj se çfarë është varësia, në tërësi. Çdo qenie njerëzore
është e varur, lind e varur, jemi të varur nga prindërit tanë, jemi të varur nga ambienti ku ne
jetojmë, jemi të varur nga politika, nga ekonomia dhe nga gjëra më rutinë, nga gjërat më të
vogla, të cilat ne i kryejmë në përditshmërinë tonë. Koncepti i varësisë është i lidhur shumë
ngushtë me konceptin e kënaqësisë. Përpara se të shpjegoj varësinë patologjike, duhet të shpjegoj
se çfarë është kënaqësia. Kënaqësia është një ndjenjë, është një eksperiencë të cilën individi e
përjeton në një moment të caktuar të jetës së tij. Kjo kënaqësi sjell aspekte fizike pozitive dhe
aspekte psikologjike pozitive, domethënë ndikon pozitivisht. Të njëjtën gjë kur kjo kënaqësi
bëhet edhe më e kërkueshme në përditshmërinë e individit, atëherë kjo shndërrohet në varësi
patologjike. Varësia patologjike është një luhatje e sjelljes, pra nga një sjellje normale ditore
bëhet një sjellje patologjike. Ky është ndryshimi midis asaj çfarë quhet varësi dhe varësi
patologjike. Në moshën e adoleshencës janë ato eksperiencat e para, ku edhe adoleshentët
përdorin në mënyrë sporadike, sepse nuk mund të themi se një 17-18-vjeçar është i varur
patologjikisht nga droga, nga alkooli apo nga lojërat e fatit. Fillon në një mënyrë sporadike sepse
ndikohet nga ambienti, nga njerëzit që e rrethojnë, nga shokët. Një nga mënyrat është edhe ajo
për t’u bërë pjesë e rrethit shoqëror, prandaj edhe adoleshenti ndjek shembujt që ndjekin edhe
shokët e tjerë. Fillimisht, ai bie nga mësimet, d.m.th. ky fëmijë nuk ka më interes për shkollën,
nuk ka më interes për librat, dëshiron që të jetë gjithmonë i rrethuar nga njerëzit, të dalë jashtë
kontekstit familjar. Ndërsa në familje ndodh komplet e kundërta. Ai dëshiron të rrijë i vetmuar,
të mos flasë shumë, sepse ka frikën se mund të dallohet. Një karakteristikë tjetër është edhe
nervozizmi, sidomos kur prindërit e pyesin më tepër për shkollën apo për jetën sociale që ai ka
jashtë kontekstit familjar. Kërkon të dalë natën nga shtëpia, kërkon të frekuentojë pub-et e natës.
Volejbolli për herë të parë është luajtur në vitet 1921-1925 në shkollat e Tiranës. Atë si lojë e
sollën studentë, që vazhdonin studimet jashtë shtetit të cilët filluan t’a praktikonin volejbollin
gjatë pushimeve të tyre në vendin tonë.
Pas Tiranës, volejbolli filloi të përhapet dhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Durrës,
Elbasan, Korçë, Vlorë. Në fillimet e saj, loja e volejbollit nuk bënte pjesë në lojërat sportive
kryesore që zhvilloheshin në atë kohë në vendin tonë. Kryesisht ajo kishte karakterin e një loje
argëtuese.
Meqënëse ishte një lojë kolektive dhe luhej me top, shumë shpejt ajo u bë mjaft tërheqëse për një
pjesë të madhe të popullsisë, sidomos të të rinjve e të rejave.
Deri në vitin 1930 loja e volejbollit nuk kishte rregulla të veçanta dhe luhej vetëm për argëtim.
Pas këtij viti loja e volejbollit u fut në programet e shkollave dhe në programet e stërvitjes së
para ushtarakëve. Edhe gjatë kësaj periudhe karakteri i saj ishte zbavitës dhe argëtues. Me këtë
karakter loja e volejbollit është zhvilluar për një periudhë kohe të gjatë në vendin tonë.
Në vitin 1940 u botua rregullorja e parë e lojës së volejbollit e cila filloi të zbatohet në ndeshjet
miqësore që zhvilloheshin nëpër shkolla.
Interesant është fakti që gjatë kësaj periudhe volejbolli luhej vetëm në shkolla dhe emërtimi
“Sport Borgjez” u bë për faktin se ishte privilegj i atyre që kishin mundësinë të shkonin në
shkollë.
Emërtimi “Sport Borgjez” ka vazhduar deri në përfundimin e luftës së dytë botërore.
Pas çlirimit të Shqipërisë, loja e volejbollit filloi të luhet përveç shkollave dhe në qendra pune.
Karakterit të saj argëtues ju shtua dhe konkurrimi.
Me krijimin e Federatës së Sporteve të Shqipërisë më 2 shtator 1945 loja e volejbollit u përhap
në të gjithë vendin në forma më të organizuara.
Për herë të parë në këtë vit u zhvilluan ndeshje volejbolli në formën e kampionateve lokale, si
dhe u zhvilluan ndeshje ndërmjet qyteteve.
Aktivitetet e zhvilluara evidentuan cilësitë e të rinjve dhe të rejave tanë, për t’u marrë me këtë
sport. Mjaft lojtarë volejbolli brenda një kohe të shkurtër krijuan ekipe të cilat përfaqësonin
volejbollin në vendin tonë.
Nga 21-24 shtator 1946 në Bukuresht të Rumanisë, për herë të parë vendi ynë morri pjesë në
Kampionatin Ballkanik të Volejbollit. Në këtë kampionat morën pjesë ekipe nga Jugosllavia,
Rumania, Bullgaria. Ky kampionat i shërbeu lojtarëve tanë, për njohjen më të mirë të rregullave
të lojës dhe mënyrat e aplikimit të mjaft elementëve teknikë. Pas pjesëmarrjes në këtë aktivitet
loja e volejbollit duke pasur dhe mbështetjen totale të shtetit të asaj kohe, u përhap në
dimensione të gjera në të gjithë vendin.
U ngritën ekipe volejbolli në qendra pune, shkolla e deri shoqëri sportive. Filluan të
zhvilloheshin në mënyrë të rregullt kampionate ndërmjet klasave, shkollave, reparteve ushtarake,
kooperativave bujqësore e deri në kampionatet kombëtare ndërmjet klubeve sportive.
Në vitin 1947 u zhvillua në Tiranë kampionati Ballkanik i volejbollit ku morrën pjesë ekipe nga
Hungaria, Jugosllavia, Rumania, Bullgaria dhe Trieste e Lirë. Pas përfundimit të këtij kampionati
lojtarët e ekipit kombëtar filluan përgatitjet në bazë të literaturës që studiohesh nga revistat
shkencore Ruse të volejbollit.
Në shtator 1949 Federata Shqiptare e Volejbollit bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën
Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), si dhe anëtare e Konfederatës Evropiane të Volejbollit
(CEV).
Nga tetori i vitit 2000 është anëtare dhe e Shoqatës Ballkanike të Volejbollit (BVA). Nga viti
1946 deri në vitin 2013 janë zhvilluar çdo vit pa ndërprerje gjithsej 68 Kampionate Kombëtare si
për meshkuj ashtu dhe për femra. Aktivitetet e Kupës së Shqipërisë në volejboll kanë nisur në
vitin 1954 dhe deri në vitin 2013 janë zhvilluar gjithsej 57 aktivitete të Kupës së Shqipërisë, si
për meshkuj ashtu dhe për femra.
Rezultate mjaft dinjitoze janë arritur nga ekipet tona Kombëtare dhe atyre të Klubeve Sportive në
aktivitete të nivelit Botëror, Evropian, Mesdhetar, Ballkanik.
Për t’u shënuar është renditja në vendin e 16-të e ekipit kombëtar për meshkuj në Kampionatin
Botëror, zhvilluar në Moskë në vitin 1962, duke lënë mbrapa shtete si Mongolia, Finlanda,
Austria, Belgjika etj.
Pjesëmarrje tjetër të suksesshme me ekipin kombëtar meshkuj ka qenë dhe Kampionati Botëror
në Bullgari 1970, si dhe pjesëmarrje në eliminatoret e Kampionati Botëror në prill 2005, në
grupin në Estoni, ku ekipi ynë fitoi dy ndeshje me Bosnje&Hercegovinën dhe Izraelin.
Ekipi ynë Kombëtar për femra pjesmarrjen e tij të parë në Kampionatin Botëror e pati në Janar
2005 në Shieffield, Angli, në eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku respektivisht fituan në grup
me ekipet e Anglisë dhe Skocisë.
Në Kampionatet Evropiane ekipi kombëtar për meshkuj arrin rezultate mjaft të mira me
pjesëmarrjet e tij në vitin 1955 në Rumani duke zënë vendin e 10-të, në vitin 1958 në
Çekosllovaki vendin e 11-të, në vitin 1967 në Turqi vendin e 13-të dhe në vitin 2008 në ndeshjet
eliminatore, eliminohet me pikë nga ekipi i Azerbajxhanit, për të vazhduar në vitin 2011 në
ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian, ku ekipi ynë luajti kundër ekipit të Britanisë së
Madhe.
Ndërsa për ekipin Kombëtar për femra pjesëmarrjet në Kampionatet Evropiane kanë qenë më të
pakta, që përmbledhin pjesëmarrjen e ekipit kombëtar për femra në Kampionatin Evropian të
vitit 1991, në Itali duke zënë vendin e 9-të dhe pjesëmarrja e suksesshme në vitin 2008 duke
eliminuar ekipin Anglez në raundin e parë dhe në raundin e dytë në ndeshjet në 2 grupe në
Slloveni dhe Çeki, megjithë 2 fitoret kundër Moldavisë dhe 1 fitore kundër Sllovenisë, nuk
kualifikohet për në raundin e tretë.
Suksese të mëdha ka arritur volejbolli ynë me ekipin kombëtar për femra duke u shpallur
Kampion i Ballkanit për të Rritura dhe të Reja në vitet 1988 në Durrës dhe 1990 në Sofie,
Bullgari.
Fitorja e medaljeve të Arta në Lojërat Mesdhetare në Latakia, Siri për ekipin kombëtar femra
konfirmon cilësinë e volejbollit, që tashmë renditet në Elitën e ekipeve të kontinentit Evropian.
Ekipet e klubeve tona të njohura në volejboll si “Dinamo” meshkuj dhe femra, “Partizani”
meshkuj, “Tirana” femra, “Teuta” femra, “Erzeni” meshkuj dhe “Studenti” meshkuj kanë arritur
rezultate dinjitoze me pjesëmarrjet e tyre në Kupat e Evropës. Për t’u shënuar është renditja e
ekipit “Dinamo” meshkuj në 4 ekipet më të mira të Evropës në vitin 1972 në Brno, Çekosllovaki
me emrat e njohur si Rusi, Fagu, Tartari, Bushati, Panteqi, Lena, Terihati, Gjerazi, Cironaku,
Beriolli, etj, nën drejtimin e trajnerit të palodhur Vangjel Koja.
Majë të lartë volejbolli e ka arritur me ekipin legjendar “Dinamo” femra ku rezultatet e arritura
kanë bërë të eliminohen skuadra mjaft të njohura Europiane.
Të drejtuara me mjeshtëri nga trajneri Kreshnik Tartari dhe lojtaret, tashmë legjendë në
volejbollin e femrave si, Tase, Ibrahimi, Duka, Babuli, Doçi, Qirici, Duni, Nishku, Gripshi etj,
kanë arritur të renditen në Kupën e Kampioneve në vitin 1980 në 4-t ekipet më të mira të
Evropës në turneun final në Çekosllovaki dhe në vendin e 3-të në turneun final të Kupës së
Kampioneve në vitin 1990, në Ravena, Itali.
Aktualisht, volejbolli dhe beach-volley megjithë vështirësitë financiare, të organizimit dhe ato të
infrastrukturës, por me programe, koncepte e vizione të reja, po mundohet me pjesëmarrjet e tij
në aktivitetet Botërore, Evropiane, Ballkanike dhe Mesdhetare, të rrisë statusin e imazhin e tij,
duke zënë vendin që meriton në hiearkinë e sportit në vendin tonë.

You might also like