Menu Javore Për Fëmijët 1-3vjeç

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Menu javore për fëmijët 1-3 vjeç

Blerina Bombaj, dietologe

Mosha 1-3 vjeç, mosha ideale për të formuar shije të shëndetshme

Ushqimi pas vitit të parë

Pas vitit të parë, qumështi i lopës me yndyrë të reduktuar, fillon të bëhet burimi
kryesor i lëndëve ushqyese; 2-3 gota në total në ditë e përmbush këtë rol. Konsumi
më i madh se kaq, i qumështit të lopës nuk këshillohet sepse mund të shkaktojë
anemi dhe të spostojë marrjen e lëndëve të tjera ushqyese. Inkurajohet praktika e
pothuaj të njëjtave ushqime më të rriturit, me disa specifika dhe përjashtime.

Parimet shkencore mbi të cilët është hartuar ushqimi ditor

 Në menytë e moshave 1-3 dhe 4-6, vendosja e ushqimeve ndjek parimin e


servirjes së ushqimeve të dukshme, me copëza të vogla dhe të ndara nga
njëri-tjetri, në mënyrë që fëmija të dallojë shijet dhe të zgjedhë atë që i
pëlqen. Fëmijët pëlqejnë shije të pastra dhe të thjeshta, pa komplikime
dhe përzierje.
 Konsumi i vezës është vendosur në 4 ditë të javës, duke pasur parasysh
përbërjen e saj në elemente ushqyes si kolina, vitamina D dhe luteina-
zeaksanthina, të cilët janë të pa zëvendësueshëm për një fëmijë. Përbërja
e pjesës tjetër të ushqimit, është mjaft e kufizuar në kolesterol, kështu që
konsumi i shpeshtë i vezës nuk përbën shqetësim, pasi sasia totale në
ditë nuk i kalon 230mg – me rekomandimin në total <300mg/ditë. Për më
tepër, fëmijët kanë nevojë për më shumë kolesterol përkatësisht për
peshën e tyre, krahasuar me të rriturit.
 Gjatë dy viteve të parë të jetës, ushqimi nuk duhet të jetë tepër i varfër
ose tepër i pasur në yndyrë, për këtë kemi zgjedhur produkte bulmeti me
2% yndyrë. Ndërsa përqindja totale e yndyrave është midis 30-40% të
kalorive ditore. Konsumi më i ulët i yndyrave në total, mund të rrezikojë
marrjen e mjaftueshme dhe përthithjen e disa vitaminave dhe mineraleve.
 Vaji i ullirit është yndyra kryesore e ushqimit ditor të fëmijëve, në mënyrë
që të përftojnë acidet lyrore esenciale të tij, polifenolet dhe anti-oksidantët
që forcojnë imunitetin e fëmijëve dhe paraprijnë për një shëndet
kardiovaskular më të mirë, krahasuar me konsumin e yndyrave të ngurta
si gjalpi. Zëvendësimi i gjalpit me vaj ulliri, është vendosur për të kufizuar
marrjen e yndyrave të ngurta dhe të kolesterolit që ai përmban*, duke i
dhënë hapësire konsumit më të shpeshtë të vezës. Studimet tregojnë se
konsumi i vajit të ullirit nga fëmijët, mund të përbëjë një mjet parandalues
për shfaqjen e obezitetit. Mbi të gjitha, përbën një mënyrë edukuese për
zgjedhjet e fëmijëve edhe në moshë më të rritur.
 Sheqeri i shtuar nuk kalon 10% të kalorive ditore, pasi një konsum më i
lartë mund të komprometoje marrjen e lëndëve të tjera ushqyese.
 Në rajonin e Evropës, mungesa e vitaminës A është më e përhapur, për
këtë arsye i është dhënë rëndësi e veçante marrjes së saj nga ushqime si
karota dhe pjepri (kur ky i fundit është në stinë).
 Në menu përfshihen shpesh agrumet, për të siguruar marrjen e
mjaftueshme të vitaminës C dhe acidit folik, elemente ushqyes me rol të
veçante në rritje, në përthithjen e hekurit (vitamina C) dhe në formimin e
rruazave të kuqe (acidi folik).
 Mungesa e hekurit te foshnjat, është mjaft e përhapur dhe rezulton në
pasoja serioze për shëndetin. Parandalimi i anemisë si pasojë e mungesës
së hekurit ka qenë një prioritet në hartimin e vakteve. Kjo është arsyeja e
përdorimit të përditshëm të mishit të kuq dhe të mishit të pulës, të
alternuara me legume ose fasule. Prania e një sasie sado të vogël e mishit
në një vakt, favorizon përthithjen e hekurit që përmbahet edhe në
ushqimet e tjera bimore si psh., spinaqi, patatet, bizelet etj., “në sajë të
faktorit të mishit”.
 Në meny është vendosur buka e thekrës, pasi bima e thekrës nuk është e
ndotur nga pesticidet sikurse ajo e grurit, dhe përmban dyfishin e fibrave
të kësaj të fundit.
 Vendosja e tërshërës është menduar për të ofruar fibra dhe beta-glukane-
elemente që gjenden vetëm të tërshëra dhe elbi, dhe që forcojnë florën
bakteriale, e si rrjedhoje ndihmojnë në uljen e rrezikut të alergjive,
sëmundjeve auto-imunitare dhe sëmundjeve inflamatore të aparatit tretës.
Ushqimi javor

E hënë

 Mëngjes: 240ml qumësht të skremuar; 1 fetë (30gr) bukë thekre; 1 vezë


të zier me vaj ulliri, 15gr gjizë pa kripë dhe pak rigon; 1 frutë të stinës
(120gr)
 Drekë – Sallatë e ngrohtë me karota të ziera të prera në kubike, spinaq të
zier, patate të ziera me lëng mishi (në kubike të vegjël ose të shtypur), me
pak limon dhe vaj ulliri; Pjatë kryesore: 50gr mish viçi me 30gr bizele, pak
karotë, majdanoz, pak qepë, vaj ulliri, 1/5 hudhër; 20gr bukë thekre
 Zemër: 180ml kos; 90gr bukë thekre; 1 banane
E martë

 Mëngjes: 100ml kos me banane dhe tërshëre të zbutur; 1 vezë vaj ulliri
dhe pak rigon
 Drekë – Pjatë e parë: speca të kuq të pjekur me pak hudhër, vaj ulliri – të
bluar në formë pureje. Pjatë kryesore: fasule të bardha të gatuara me
karote, selino, pak qepë, pak salce domate dhe vaj ulliri
 Zemër: 30gr gruri integrale të lyer me gjizë të njomë; tarator me 100ml
kos, vaj ulliri, kopër dhe pak kastravec* të grirë imët sa për aromë; 1
portokall ose 120ml lëng portokalli të shtrydhur
E mërkurë

 Mëngjes: (20gr) trahana me 15gr djathë të bardhë, vaj ulliri dhe bukë
thekre; 2 mandarina
 Drekë – Pjatë e parë: Pure lulelakre me 40gr patate, lulelakër, pak hudhër,
qumësht
 Pjatë kryesore: Supe pule me oriz, selino, karotë, majdanoz, vezë, vaj
ulliri.
 Zemër: 1 gotë qumësht (240ml); 30gr bukë thekre e pjekur me vezë: 1
frut të stinës (120gr)
E enjte

 Mëngjes: 1 kek me vaj ulliri, vanilje dhe portokall: 1 gotë qumësht


 Drekë – Pjatë e parë: Perime të ziera si kungull, brokoli, karotë, të sërvirur
në copëza të vogla ose të shtypura; vaj ulliri, pak lëng limoni dhe pak
majdanoz të grirë hollë për shije. Pjatë kryesore: 90gr patate pure me
qumësht, vaj ulliri, 20gr djathë të bardhë
 Zemër: 1 vezë të zier, kos me pak reçel kumbulle dhe tërshëre të zbutur
E premte

 Mëngjes: 120ml qumësht me pak tërshëre te zbutur dhe të ëmbëlsuar me


mollë të shtypur dhe banane të shtypur.
 Drekë – Pjatë e parë: kungull, karotë, të shtypur ose pure, me vaj ulliri
dhe djathë të bardhë ose gjizë. Pjatë kryesore: makarona të vogla me
30gr mish të grirë, domate të freskët në verë ose salcë në dimër, 15gr
djathë kaçkavall, dhe pak karrot, vaj ulliri.
 Zemër: Sultjash me qumësht, oriz, pak sheqer, pak kanellë

You might also like