Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 19

1.

Hapësirat metrike
Le të jetë dhënë një bashkësi X dhe një funksion d : X × X → [0, +∞). Funksioni
d quhet largesë në bashkësinë X, në qoftë se për çdo x, y, z ∈ X, kënaqen pohimet e
mëposhtme:
(i) d(x, y) = 0 ⇔ x = y;
(ii) d(x, y) = d(y, x);
(iii) d(x, y) ≤ d(x, z) + d(z, y),
të cilat quhen veti të largesës. Në rast se d është një largesë, çifti i renditur
(X, d) quhet hapësirë metrike. Duke nënkuptuar largesën d në bashkësinë X, themi
shkurt që X është një hapësirë metrike. Më poshtë listohen disa shembuj elementarë
hapësirash metrike.
(i) Hapësira euklidiane njëdimensionale (R, de ), ku
de (x, y) = |x − y|, për çdo (x, y) ∈ R × R.
Kjo hapësirë metrike shënohet gjithashtu (R, | · |).
(ii) Duke u bazuar në vetitë e vlerës absolute provohet se funksioni d : R × R →
[0, +∞) që përcaktohet me anë të barazimit
d(x, y) = |x3 − y 3 |, për çdo (x, y) ∈ R × R,
është një largesë në R.
(iii) Le të jetë X një bashkësi çfarëdo joboshe. Përcaktojmë funksionin d : X ×X →
[0, +∞) si më poshtë

0 x=y
d(x, y) = , për çdo (x, y) ∈ X × X.
1 x 6= y
Provohet që d është një largesë në X. Kjo quhet largesa diskrete në X dhe
(X, d) quhet hapësira metrike diskrete.
Funksioni d : R × R → [0, +∞), i përcaktuar me anë të barazimit
d(x, y) = |x2 − y 2 |, për çdo (x, y) ∈ R × R,
nuk është një largesë në R, sepse d(1, −1) = 0 dhe 1 6= −1.
Supozojmë se janë dhënë hapësira metrike (X, d), pika a ∈ X dhe një numër real
r > 0. Le të japim përcaktimet e mëposhtme:
• Rruzull i hapur me qendër pikën a dhe rreze r quhet bashkësia
B(a, r) = {x ∈ X : d(x, a) < r};
• Rruzull i mbyllur me qendër pikën a dhe rreze r quhet bashkësia
B(a, r) = {x ∈ X : d(x, a) ≤ r};
• Sferë me qender pikën a dhe rreze r quhet bashkësia
S(a, r) = {x ∈ X : d(x, a) = r}.
Më poshtë paraqiten disa shembuj elementare të rruzujve dhe sferave në hapësira
metrike.
1
2

(i) Në hapësirën metrike (R, | · |), rruzulli i hapur, i mbyllur dhe sfera me qendër
a = 5 dhe rreze r > 0 janë
B(5, r) = (5 − r, 5 + r), B(5, r) = [5 − r, 5 + r]
dhe
S(5, r) = {5 − r, 5 + r}.
(ii) Në hapësirën metrike (R, d), ku
d(x, y) = |x3 − y 3 |, për çdo (x, y) ∈ R × R,
rruzulli i hapur, i mbyllur dhe sfera me qendër tek pika a = 1 dhe rreze r = 1
janë
1 1
B(1, 1) = (0, 2 3 ), B(1, 1) = [0, 2 3 ]
dhe
1
S(1, 1) = {0, 2 3 }.
(iii) Në hapësirën metrike diskrete (X, d), disa rruzuj dhe sfera me qendër tek një
pikë a ∈ X janë
   
1 3
B a, = {a}, B(a, 1) = {a}, B(a, 1) = X, B a, =X
2 2
dhe    
1 3
S a, = ∅, S(a, 1) = X \ {a}, S a, = ∅.
2 2

2. Disa hapësira metrike të zakonshme


Për të prezantuar disa klasa të zakonshme hapësirash metrike janë të nevojshme
mosbarazimet e Minkovskit për shumat e fundme dhe seritë.
Lema 2.1 (Mosbarazimi i Minkovskit për shumat e fundme). Le të jenë dhënë p ≥ 1,
numrat realë çfarëdo a1 , . . . , an dhe b1 , . . . , bn . Atëherë ka vend mosbarazimi:
n
! p1 n
! p1 n
! p1
X X X
(2.1) |ai + bi |p ≤ |ai |p + |bi |p .
i=1 i=1 i=1

Lema 2.2 (Mosbarazimi i Minkovskit për seritë). Le të jenë dhënë p ≥ 1, vargjet
çfarëdo me numra realë (ak ) dhe (bk ), të tillë që
+∞
X +∞
X
p
|ak | + |bk |p < +∞.
k=1 k=1

Atëherë ka vend mosbarazimi:


+∞
! p1 +∞
! p1 +∞
! p1
X X X
(2.2) |ak + bk |p ≤ |ak |p + |bk |p .
k=1 k=1 k=1
3

2.1. Hapësira euklidiane m-dimensionale. Le të jenë dhënë funksionet jonegative


të përcaktuar në Rm × Rm me anë të formulave:
1
( m 2 2
P
(i) de (x, y) = P k=1 (x k − yk ) ) ;
(ii) ds (x, y) = m k=1 |x k − yk |;
(iii) d∞ (x, y) = max{|xk − yk | : k = 1, . . . , m};
1
(vi) dp (x, y) = ( m p p
P
k=1 |xk − yk | ) , p ≥ 1,
ku
x = (x1 , . . . , xm ) dhe y = (y1 , . . . , ym ).
Funksionet e mësipërme janë largesa në Rm . Largesa de quhet largesë euklidiane
m-dimensionale. Ajo është një rast i veçantë i largesës dp , për p = 2. Vihet re që
largesa ds është gjithashtu një rast i veçantë i largesës dp , për p = 1. Pra, mjafton
të provojmë që d∞ dhe dp janë largesa. Për këtë qëllim shqyrtojmë pikat çfarëdo
x, y, x ∈ Rm , ku
x = (x1 , . . . , xm ), y = (y1 , . . . , ym ), z = (z1 , . . . , zm ).
(iii) Meqenëse
d∞ (x, y) = 0 ⇔ max{|xk − yk | : k = 1, . . . , m} = 0
⇔ |x1 − y1 | = 0, . . . , |xm − ym | = 0
⇔ x1 = y 1 , . . . , x m = y m
⇔x=y
dhe
d∞ (x, y) = max{|xk − yk | : k = 1, . . . , m}
= max{|yk − xk | : k = 1, . . . , m} = d∞ (y, x),
d∞ kënaq dy vetitë e para të largesës. Për të provuar që ka vend mosbarazimi
d∞ (x, y) ≤ d∞ (x, z) + d∞ (z, y),
shënojmë
A = {|xk − zk | : k = 1, . . . , m}, B = {|zk − yk | : k = 1, . . . , m}
dhe C = {|xk − zk | + |zk − yk | : k = 1, . . . , m}. Meqenëse C ⊂ A + B përftojmë
max C ≤ max(A + B) = max A + max B
dhe, si rrjedhim,
d∞ (x, y) = max{|xk − yk | : k = 1, . . . , m}
≤ max{|xk − zk | + |zk − yk | : k = 1, . . . , m}
= max C ≤ max A + max B = d∞ (x, z) + d∞ (z, y).♦
4

(iv) Meqenëse
m
! p1 m
X X
p
dp (x, y) = 0 ⇔ |xk − yk | =0⇔ |xk − yk |p = 0
k=1 k=1
p
⇔ |x1 − y1 | = 0, . . . , |xm − ym |p =0
⇔ |x1 − y1 | = 0, . . . , |xm − ym | = 0
⇔ x1 = y 1 , . . . , x m = y m ⇔ x = y
dhe
m
! p1 m
! p1
X X
dp (x, y) = |xk − yk |p = |yk − xk |p = dp (y, x),
k=1 k=1

dp (x, y) kënaq dy vetitë e para të largesës. Për të provuar që ka vend mosbarazimi
dp (x, y) ≤ dp (x, z) + dp (z, y),
duhet provuar që
m
! p1 m
! p1 m
! p1
X X X
|xk − yk |p ≤ |xk − zk |p + |zk − yk |p ,
k=1 k=1 k=1
ose
m
! p1 m
! p1 m
! p1
X X X
|ak + bk |p ≤ |ak |p + |bk |p ,
k=1 k=1 k=1
ku
ak = xk − zk dhe bk = zk − yk .
Mosbarazimi i fundit ka vend në saje të mosbarazimit të Minkovskit, (2.1).♦
2.2. Hapësira metrike (`∞ , d∞ ). Përcaktojmë funksionin d∞ : `∞ × `∞ → [0, +∞)
me anë të barazimit
d∞ (x, y) = sup{|xk − yk | : k ∈ N},
për çdo dy vargje x = (xk ) dhe y = (yk ) nga `∞ . Ky përcaktim është korrekt sepse
|xk − yk | ≤ |xk | + |yk |, për çdo k ∈ N,
dhe vargjet (xk ) dhe (yk ) janë të kufizuara. Supozojmë se janë dhënë vargjet e ku-
fizuara çfarëdo x = (xk ), y = (yk ) dhe z = (zk ) Meqenëse
d∞ (x, y) = 0 ⇔ sup{|xk − yk | : k ∈ N} = 0
⇔ (∀k ∈ N)[|xk − yk | = 0]
⇔ (∀k ∈ N)[xk = yk ] ⇔ x = y
dhe
d∞ (x, y) = sup{|xk − yk | : k ∈ N}
= sup{|yk − xk | : k ∈ N} = d∞ (y, x),
5

d∞ kënaq dy vetitë e para të largesës. Për të provuar që ka vend mosbarazimi
d∞ (x, y) ≤ d∞ (x, z) + d∞ (z, y),
shënojmë
A = {|xk − zk | : k ∈ N}, B = {|zk − yk | : k ∈ N}
dhe C = {|xk − zk | + |zk − yk | : k ∈ N}. Meqenëse C ⊂ A + B përftojmë
sup C ≤ sup(A + B) = sup A + sup B.
Si rrjedhim,
d∞ (x, y) = sup{|xk − yk | : k ∈ N}
≤ sup{|xk − zk | + |zk − yk | : k ∈ N}
= sup C ≤ sup A + sup B = d∞ (x, z) + d∞ (z, y).♦

2.3. Hapësira metrike (`p , dp ). Përcaktojmë funksionin


+∞
! p1
X
dp : `p × `p → [0, +∞), dp (x, y) = |xk − yk |p , x = (xk ), y = (yk ).
k=1

Ky përcaktim është korrekt. Me të vërtetë, për dy vargje çfarëdo x = (xk ) dhe y = (yk )
nga `p , në saje të mosbarazimit të Mikovskit për shumat e pafundme, përftojmë
+∞
! p1 +∞
! p1
X X
|xk − yk |p ≤ (|xk | + |yk |)p
k=1 k=1
+∞
! p1 +∞
! p1
X X
≤ |xk |p + |yk |p < +∞.
k=1 k=1

Supozojmë se janë dhënë vargjet çfarëdo x = (xk ), y = (yk ) dhe z = (zk ) nga `p .
Meqenëse
+∞
! p1
X
dp (x, y) = 0 ⇔ |xk − yk |p = 0 ⇔ (∀k ∈ N)[|xk − yk | = 0]
k=1
⇔ (∀k ∈ N)[xk = yk ] ⇔ x = y
dhe
+∞
! p1 +∞
! p1
X X
dp (x, y) = |xk − yk |p = |yk − xk |p = dp (y, x),
k=1 k=1

dp kënaq dy vetitë e para të largesës. Për të provuar që ka vend mosbarazimi
dp (x, y) ≤ dp (x, z) + dp (z, y),
aplikohet mosbarazimi i Mikovskit për seritë.
6

2.4. Hapësira metrike (B[0, 1], d∞ ). Përcaktojmë funksionin


d∞ : B[0, 1] × B[0, 1] → [0, +∞), d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}.
Funksioni d∞ quhet largesë uniforme mbi [0, 1]. Le të jenë dhënë funksionet çfarëdo
f, g dhe h nga B[0, 1]. Meqenëse
d∞ (f, g) = 0 ⇔ sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]} = 0
⇔ (∀t ∈ [0, 1])[|f (t) − g(t)| = 0]
⇔ (∀t ∈ [0, 1])[f (t) = g(t)] ⇔ f = g
dhe
d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}
= sup{|g(t) − f (t)| : t ∈ [0, 1]} = d∞ (g, f ).
rrjedh që d∞ kënaq dy vetitë e para të largesës. Për të provuar që ka vend mosbarazimi
d∞ (f, g) ≤ d∞ (f, h) + d∞ (h, g),
shënojmë
A = {|f (t) − h(t)| : t ∈ [0, 1]}, B = {|h(t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}
dhe C = {|f (t) − h(t)| + |h(t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}. Meqenëse C ⊂ A + B përftojmë
sup C ≤ sup(A + B) = sup A + sup B
dhe, si rrjedhim,
d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}
≤ sup{|f (t) − h(t)| + |h(t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}
= sup C ≤ sup A + sup B = d∞ (f, h) + d∞ (h, g).♦
2.5. Hapësira metrike (C[0, 1], d∞ ). Përcaktojmë funksionin
d∞ : C[0, 1] × C[0, 1] → [0, +∞), d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}.
Provohet që d∞ kënaq vetitë e largesës.
2.6. Hapësira metrike (C[0, 1], d). Në bashkësinë C[0, 1] mund të përcaktojmë një
largesë tjetër d me anë të barazimit
Z 1
d(f, g) = |f (t) − g(t)|dt, për çdo (f, g) ∈ C[0, 1] × C[0, 1].
0

2.7. Hapësira metrike (C 1 [0, 1], d∞ ). Le të jetë dhënë bashkësia C 1 [0, 1] e të gjitha
funksioneve me vlera reale dhe të përcaktuar në [0, 1], të cilët janë të derivueshëm
në [0, 1] dhe kanë funksione derivate të vazhdueshme. Përcaktojmë funksionin d∞ :
C 1 [0, 1] × C 1 [0, 1] → [0, +∞) me anë të barazimit:
d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]} + sup{|f 0 (t) − g 0 (t)| : t ∈ [0, 1]}.
Provohet që d∞ kënaq vetitë e largesës.
7

2.8. Hapësira metrike e vargjeve. Le të jetë dhënë bashkësia X e të gjitha vargjeve
të numrave realë. Përcaktojmë funksionin d : X × X → [0, +∞) me anë të barazimit
+∞
X 1 |xk − yk |
d(x, y) = ,
k=1
2k 1 + |xk − yk |
për çdo dy vargje x = (xk ) dhe y = (yk ) nga X. Meqenëse
+∞
X 1 |xk − yk |
d(x, y) = 0 ⇔ k 1 + |x − y |
= 0 ⇔ (∀k ∈ N)[xk = yk ]
k=1
2 k k

⇔ (xk ) = (yk ) ⇔ x = y
dhe
+∞ +∞
X 1 |xk − yk | X 1 |yk − xk |
d(x, y) = = = d(y, x),
k=1
2 1 + |xk − yk | k=1 2k 1 + |yk − xk |
k

d kënaq dy vetitë e para të largesës.


Duke u bazuar në faktin që funksioni
x
f (x) = ,
1+x
është një funksion rritës në [0, +∞) provohet pa vështirësi që ka vend mosbarazimi
|x + y| |x| |y|
≤ + ,
1 + |x + y| 1 + |x| 1 + |y|
për çdo dy numra realë x dhe y. Prej këtej, përftojmë
+∞
X 1 |(xk − zk ) + (zk − yk )|
d(x, y) =
k=1
2k 1 + |(xk − zk ) + (zk − yk )|
+∞ +∞
X 1 |xk − zk | X 1 |zk − yk |
≤ +
k=1
2 1 + |xk − zk | k=1 2k 1 + |zk − yk |
k

= d(x, z) + d(z, y).


Pra, d kënaq edhe vetinë e tretë të largesës.

3. Brendësia, jashtësia, mbyllja dhe kufiri


Le të jetë dhënë një hapësirë metrike (X, d) dhe një nënbashkësi A ⊂ X. Një pikë
a ∈ A quhet pikë e brendshme e bashkësisë A, në qoftë se bashkësia A e përmban
pikën a së bashku me një rruzull të hapur me qendër në pikën a, pra, ka vend pohimi
(∃ra > 0)[B(a, ra ) ⊂ A].
Bashkësia e të gjitha pikave të brendshme të bashkësisë A quhet brendësi e bashkësisë
A dhe shënohet me A0 . Për brendësinë e një bashkësie ka vend teorema e mëposhtme.
Teorema 3.1. Le të jetë dhënë një hapësirë metrike (X, d) dhe nënbashkësitë A, G ⊂
X. Ateherë, kanë vend pohimet e mëposhtme:
8

(i) A0 ⊂ A;
(ii) Në qoftë se G ⊂ A dhe G është një bashkësi e hapur në X, atëherë G ⊂ A0 ;
(iii) A0 është një bashkësi e hapur në X.
Rrjedhim 3.2. Kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që bashkësia G ⊂ X të jetë e
hapur në hapësirën metrike (X, d) është që G = Go .
Një pikë x ∈ X quhet pikë e jashtme e bashkësisë A, në qoftë se është pikë e
brendshme e plotësit Ac të bashkësisë A. Bashkësia e të gjitha pikave të jashtme të
bashkësisë A quhet jashtësi e bashkësisë A. Pra, jashtësia e bashkësisë A është (Ac )0 .
Një pikë x ∈ X quhet pikë takimi e bashkësisë A, në qoftë se çdo rruzull i hapur
me qendër në x pret bashkësinë A, pra,
(∀r > 0)[B(x, r) ∩ A 6= ∅].
Bashkësia e të gjitha pikave të takimit të bashkësisë A quhet mbyllje e bashkësisë A
dhe shënohet me A. Në qoftë se ka vend barazimi
A = X,
atëherë themi që A është një bashkësi kudo e dendur në X, ose thjesht është një
bashkësi e dendur në X. Për mbylljen e një bashkësie ka vend teorema e mëposhtme.
Teorema 3.3. Le të jetë dhënë një hapësirë metrike (X, d) dhe nënbashkësitë A, F ⊂
X. Ateherë, kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) A ⊂ A;
(ii) (A)c = (Ac )0 ;
(iii) Në qoftë se A ⊂ F dhe F është një bashkësi e mbyllur në X, atëherë A ⊂ F .
Rrjedhim 3.4. Kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që bashkësia F ⊂ X të jetë e
mbyllur në hapësirën metrike (X, d) është që F = F .
Hapësira metrike (X, d) quhet hapësirë metrike separable, në qoftë se gjendet
një nënbashkësi e numërueshme A ⊂ X, e tillë që
A = X.
Një nënbashkësi M ⊂ X quhet bashkësi separabël, në qoftë se M është separabël si
nënhapësirë e X. Provohet që çdo nënbashkësi e një hapësire metrike separabël është
separabël.
Një pikë x ∈ X quhet pikë kufiri e bashkësisë A, në qoftë se x është pikë takimi e
bashkësisë A dhe plotësit të saj Ac . Bashkësia e të gjitha pikave kufitare të bashkësisë
A quhet kufi i A dhe shënohet me ∂(A), pra,
∂(A) = A ∩ Ac .
Vihet re qartë që ka vend barazimi
∂(A) = ∂(Ac ).
Për brendësinë, jashtësinë dhe kufirin e një bashkësie A ka vend teorema e mëposhtme.
9

Teorema 3.5. Në qoftë se (X, d) është një hapësirë metrike dhe A ⊂ X, atëherë
X = A0 ∪ ∂(A) ∪ (Ac )0 ,
dhe bashkësitë A0 , ∂(A) dhe (Ac )0 nuk priten dy e nga dy.
Një pikë x ∈ X thuhet se është pikë limite e bashkësisë A, në qoftë se për çdo
rruzull B(x, r) kemi që
B(x, r) ∩ (A \ {x}) 6= ∅.
Pika a ∈ A thuhet se është pikë izolimi e bashkësisë A, në qoftë se gjendet një rruzull
B(a, r), i tillë që
B(a, r) ∩ (A \ {a}) = ∅.
Për shembull, le të jetë dhënë hapësira metrike diskrete (X, d) dhe një nënbashkësi
joboshe A ⊂ X që nuk përputhet me X. Atëherë,
Ao = A, A = A, ∂A = ∅.
Meqenëse Ao = A, bashkësia A është një bashkësi e hapur dhe, meqenëse, A = A
bashkësia A është gjithashtu një bashkësi e mbyllur. Bashkësia A nuk ka asnjë pikë
limite dhe çdo pikë e saj është pikë izolimi.
4. Nënhapësira e një hapësire metrike
Le të jetë dhënë hapësia metrike (M, d) dhe një nënbashkësi X ⊂ M . Përcaktojmë
funksionin ρ : X × X → [0, +∞) me anë të barazimit
ρ(x, y) = d(x, y), për çdo (x, y) ∈ X × X.
Meqenëse ρ është ngushtimi i largesës d në X × X, rrjedh që ρ është është një largesë
në X. Kjo largesë quhet largesë e prejardhur në X nga largesa d. Hapësira
metrike (X, ρ) quhet nënhapësirë e hapësirës metrike (M, d). Në këtë mënyrë, çdo
nënbashkësi e një hapësire metrike formon një nënhapësirë metrike të saj duke shqyr-
tuar në të largesën e prejardhur nga largesa e hapësirës.
Më poshtë paraqiten disa shembuj nënhapësirash:
(i) Segmenti [a, b] është një nënhapësirë e hapësirës (R, de );
(ii) C[0, 1] është një nënhapësirë e hapësirës metrike (B[0, 1], d∞ );
(iii) Bashkësia c0 e vargjeve që konvergjojnë në zero është një nënhapësirë e hapësirës
metrike (`∞ , d∞ ).
Le të jetë dhënë një pikë a në nënhapësirën X të hapësirës metrike (M, d) dhe numri
real r > 0. Shënojmë me BX (a, r) rruzullin e hapur të nënhapësirës X me qendër në
pikën a ∈ X dhe rreze r > 0. Vihet re që,
BX (a, r) = {x ∈ X : ρ(x, a) < r}
= {x ∈ X ∩ M : d(x, a) < r}
= X ∩ {x ∈ M : d(x, a) < r}
= X ∩ B(a, r).
Pra, rruzujt e nënhapësirës merren si ”gjurmë” në nënhapësirë të rruzujve të hapësirës.
Duke u bazuar në këtë fakt elementar, provohet që bashkësitë e hapura (të mbyllura)
10

të nënhapësirës X merren si ”gjurmë” në X të bashkësive të hapura (të mbyllura) të
hapësirës. Për shembull, rruzulli i nënhapësirës [a, b] me qendër tek pika a dhe rreze
0 < ε < b − a është [a, a + ε).
5. Limiti i vargut
Le të jetë dhënë hapësira metrike (X, d). Funksioni f : N → X quhet varg me
terma në hapësirën metrike X. Në qoftë se shënojmë
f (n) = xn , për çdo n ∈ N,
atëherë, vargu në fjalë shënohet me (xn ) ose
x1 , x2 , . . . , xn , . . . .
Një pikë x0 ∈ X quhet limit i vargut (xn ), në qoftë se ka vend pohimi:
(∀ε > 0)(∃nε ∈ N)(∀n ∈ N)[n ≥ nε ⇒ d(xn , x0 ) < ε].
Pra, që pika x0 ∈ X të jetë limit i vargut (xn ), duhet dhe mjafton që të ketë vend
pohimi:
(∀B(x0 , ε))(∃nε ∈ N)(∀n ∈ N)[n ≥ nε ⇒ xn ∈ B(x0 , ε)].
Në qoftë se x0 ∈ X është limit i vargut (xn ), atëherë shënojmë
lim xn = x0 ose xn → x0
n→∞

dhe themi se vargu (xn ) ka limit pikën x0 ose konvergjon në pikën x0 . Një varg që
nuk konvergjon në ndonjë pikë të hapësirës X thuhet se është divergjent në X.
Një varg (xn ) thuhet se është varg i kufizuar, në qoftë se bashkësia e vlerave të
tij është e kufizuar në X. Bashkësia A ⊂ X quhet bashkësi e kufizuar, në qoftë se
gjendet një rruzull B(a, r) me qendër në një pikë a ∈ X, i tillë që A ⊂ B(a, r).
Në vijim paraqiten veti themelore të vargjeve konvergjente në hapësirat metrike.
Teorema 5.1. Le të jetë dhënë hapësira metrike (X, d), vargu (xn ) me terma në X
dhe pika x0 ∈ X. Atëherë, ka vend ekuivalenca
lim xn = x0 ⇔ lim d(xn , x0 ) = 0.
n→∞ n→∞

Teorema 5.2 (Teorema mbi unicitetin e limitit të vargut). Le të jetë dhënë hapësira
metrike (X, d) dhe vargu (xn ) me terma në X. Në qoftë se vargu (xn ) konvergjon në
pikat x dhe y të hapësirës metrike X, atëherë
x = y.
Teorema 5.3. Çdo varg konvergjent në një hapësirë metrike është i kufizuar.
Teorema e mëposhtme karakterizon mbylljen e një bashkësie me anë të limitit të
vargjeve konvergjente.
Teorema 5.4. Le të jetë dhënë hapësira metrike (X, d) dhe nënbashkësia A ⊂ X.
Atëherë, pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) x ∈ A;
(ii) Gjendet një varg (an ) me terma në A, i tillë që konvergjon në pikën x.
11

6. Nënvargu i një vargu. Pika limite.


Le te jenë dhënë hapësira metrike (X, d), vargu f : N → X me terma në X dhe një
varg rritës numrash natyrorë g : N → N. Vargu f ◦ g : N → X quhet nënvarg i vargut
f . Në qoftë se shënojmë
f (n) = xn dhe g(k) = nk ,
atëherë
(f ◦ g)(k) = f (nk ) = xnk .
Vihet re që:
(i) për çdo dy numra natyrorë k dhe k 0 , kemi që
k < k 0 ⇒ nk < nk0 ;
(ii) për çdo numër natyror k, kemi që
nk ≥ k.
Këto dy veti tregojnë si mund të ndërtojmë një nënvarg të një vargu të dhënë.
Teorema e mëposhtme tregon se çdo nënvarg i një vargu konvergjent sillet njëlloj si
vargu.
Teorema 6.1. Le të jetë dhënë një hapësirë metrike (X, d) dhe një varg (xn ) me terma
në X. Në qoftë se vargu i dhënë konvergjon në x, atëherë çdo nënvarg i tij konvergjon
gjithashtu në x.
Një pikë x0 ∈ X quhet pikë limite e vargut (xn ) me terma në hapësirën metrike
(X, d), në qoftë se ka vend pohimi:
(∀ε > 0)(∀r ∈ N)(∃nr ∈ N)[nr > r dhe d(xnr , x0 ) < ε].
Teorema e mëposhtme karakterizon plotësisht pikën limite të një vargu, me anë të
konvergjencës së një nënvargu të tij.
Teorema 6.2. Le të jetë dhënë një hapësirë metrike (X, d) dhe një varg (xn ) me terma
në X. Atëherë, pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) x0 ∈ X është pikë limite e (xn );
(ii) gjendet një nënvarg (xnk ) i vargut (xn ) që konvergjon në pikën x0 ∈ X.

7. Vazhdueshmëria e funksionit në hapësira metrike


Le të jenë dhënë hapësirat metrike (X, d), (X 0 , d0 ), funksioni f : X → X 0 dhe pika
a ∈ X. Funksioni f quhet funksion i vazhdueshëm në pikën a ∈ X, në qoftë se ka
vend pohimi
(∀ε > 0)(∃δε > 0)(∀x ∈ X)[d(x, a) < δε ⇒ d0 (f (x), f (a)) < ε].
Karakterizimi i vazhdueshmërisë në një pikë me anë të vargjeve është mjaft i dobishëm.
Teorema 7.1. Le të jetë dhënë funksioni f : X → X 0 dhe pika a ∈ X. Atëherë,
pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
12

(i) f është i vazhdueshëm në pikën a;


(ii) për çdo varg (xn ) me terma nga X ka vend implikimi
lim xn = a ⇒ lim f (xn ) = f (a).
n→∞ n→∞

Funksioni f thuhet se është i vazhdueshëm në bashkësinë X, në qoftë se është i


vazhdueshëm në çdo pikë a ∈ X. Teorema e mëposhtme karakterizon vazhdueshmërinë
globale të funksionit me anë të bashkësive të hapura.
Teorema 7.2. Le të jetë dhënë funksioni f : X → X 0 . Atëherë pohimet e mëposhtme
janë ekuivalente:
(i) f është i vazhdueshëm në X,
(ii) (∀G0 ∈ τd0 )[f −1 (G0 ) ∈ τd ].
Invariantet topologjike. Hapësira metrike (X, d) quhet homeomorfe me hapësirën
(X 0 d0 ), në qoftë se gjendet një funksion f : X → X 0 , i tillë që
(i) f është bijektiv,
(ii) f është i vazhdueshëm,
(iii) f −1 është i vazhdueshëm.
Funksioni f quhet homeomorfizëm i X në X 0 . Në këtë rast thuhet gjithashtu që
(X, d) është kopje topologjike e hapësirës (X 0 , d0 ). Për shembull, hapësirat metrike
[0, 1] është kopje topologjike hapësirës [0, 5]. Thuhet se një veti topologjike është
invariant topologjik, në qoftë se kjo veti ”ruhet” nga një hapësirë metrike X tek një
hapësirë tjetër metrike X 0 që është homeomorfe me X. Për shembull, konvergjenca e
vargjeve është një invariant topologjik.

8. Hapësirat e plota
Le të jetë dhënë hapësira metrike (X, d) dhe një varg (xn ) me terma në X. Vargu
(xn ) quhet varg Koshi ose varg themelor në X, në qoftë se ka vend pohimi:
(∀ε > 0)(∃nε ∈ N)(∀(m, n) ∈ N2 )[m, n ≥ nε ⇒ d(xn , xm ) < ε].
Teoremat e mëposhtme paraqesin vetitë themelore të vargjeve Koshi.
Teorema 8.1. Çdo varg Koshi në një hapësirë metrike është i kufizuar.
Teorema 8.2. Çdo varg konvergjent në një hapësirë metrike është një varg Koshi.
Nuk ka vend pohimi i anasjellë me Teoremën 8.2. Megjithatë ka vend teorema e
mëposhtme:
Teorema 8.3. Në qoftë se një varg Koshi ka të paktën një pikë limite, atëherë ai është
konvergjent.
Hapësira metrike (X, d) quhet hapësirë metrike e plotë, në qoftë se çdo varg
Koshi me terma në X është konvergjent në një pikë të hapësirës X. Një nënbashkësi
F ⊂ X thuhet se është bashkësi e plotë, në qoftë se është e plotë e shqyrtuar si
nënhapësirë.
13

9. Hapësirat metrike kompakte


Le të jenë dhënë hapësira metrike (X, d) dhe një familje G ⊂ 2X . Familja G thuhet
se është një mbulim i hapur i bashkësisë A, në qoftë se kënaqen konditat:
S
(i) A ⊂ G∈G G;
(ii) (∀G ∈ G)[G ∈ τd ],
ku τd është topologjia e prodhuar me anë të largesës d. Në qoftë se një nënfamilje
G 0 ⊂ G është përsëri një mbulim i A, atëherë themi që G 0 është një nënmbulim i
mbulimit në fjalë.
Hapësira metrike X quhet kompakte, në qoftë se për çdo mbulim të hapur të
bashkësisë X, gjendet një nënmbulim i fundmë. Hapësira metrike X thuhet se është
kompakte sipas vargjeve, në qoftë se çdo varg me terma në X ka të paktën një pikë
limite në X. Bashkësia A ⊂ X thuhet se është kompakte (kompakte sipas vargjeve),
në qoftë se është kompakte (kompakte sipas vargjeve) si nënhapësirë e X. Teorema e
mëposhtme karakterizon plotësisht kompaktësinë në hapësirat metrike.
Teorema 9.1. Le të jetë dhënë hapësira metrike (X, d) dhe nënbashkësia A ⊂ X.
Atëherë pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) A është kompakte;
(ii) A është kompakte sipas vargjeve;
(iii) A është totalisht e kufizuar dhe e plotë.
Bashkësia A ⊂ X quhet totalisht e kufizuar, në qoftë se për çdo ε > 0, gjenden
pikat a1 , . . . , an ∈ A, të tilla që
n
[
A⊂ B(ai , ε).
i=1
Teorema e mëposhtme tregon që kompaktësia është invariant topologjik.
Teorema 9.2. Në qoftë se funksioni f : X → X 0 është i vazhdueshëm në X dhe
hapësira metrike X është kompakte, atëherë bashkësia f (X) është kompakte.
14

10. Ushtrime
Ushtrimi 10.1. Le të jenë dhënë në R2 largesat:
p
de ((x1 , x2 ), (y1 , y2 )) = (x1 − y1 )2 + (x2 − y2 )2
ds ((x1 , x2 ), (y1 , y2 )) =|x1 − y1 | + |x2 − y2 |
d∞ ((x1 , x2 ), (y1 , y2 )) = max{|x1 − y1 |, |x2 − y2 |}
dhe pikat x = (x1 , x2 ) = (−1, 3), y = (y1 , y2 ) = (1, 5).
(i) Të llogariten de ((−1, 3), (1, 5)), ds ((−1, 3), (1, 5)), d∞ ((−1, 3), (1, 5)),
(ii) Të skicohen vlerat e gjetura në (i),
(iii) Të gjendet rruzulli i hapur B∞ ((1, 1), 1).
Ushtrimi 10.2. Le të jetë dhënë vargu ((xn , yn )) dhe pika (x, y) në R2 . Provoni që
pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) vargu ((xn , yn )) konvergjon tek pika (x, y) në lidhje me largesën de ;
(ii) vargu ((xn , yn )) konvergjon tek pika (x, y) në lidhje me largesën ds ;
(iii) vargu ((xn , yn )) konvergjon tek pika (x, y) ne lidhje me largesen d∞ ;
(iv) vargu (xn ) konvergjon tek x dhe vargu (yn ) konvergjon tek y.
Aplikim. Provoni që vargu me term të përgjithshëm
r !
1 1
(xn , yn ) = sin 2 ,
n +1 n4 + n
konvergjon në (0, 0) ∈ R2 sipas secilës nga largesave de , ds dhe d∞ .
Ushtrimi 10.3. Provoni që janë nënbashkësi të mbyllura në R2 bashkësitë e mëposhtme:
(i) {(x, y) ∈ R2 : x2 + y 2 = 2};
(ii) {(x, y) ∈ R2 : x2 + y 2 ≤ 2};
(iii) {(x, y) ∈ R2 : 1 ≤ x2 + y 2 ≤ 2}.
Ushtrimi 10.4. Provoni që janë nënbashkësi të hapura në R2 bashkësitë e mëposhtme:
(i) {(x, y) ∈ R2 : x2 + y 2 > 5 ose x2 + y 2 < 5};
(ii) {(x, y) ∈ R2 : x2 + y 2 > 5};
(iii) {(x, y) ∈ R2 : 1 < x2 + y 2 < 2}.
Ushtrimi 10.5. Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) (l∞ , d∞ ) është një hapësirë metrike e plotë;
(ii) bashkësia A që përbëhet nga vargjet konstante në `∞ është e plotë.
Ushtrimi 10.6. Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) (B[0, 1], d∞ ) është një hapësirë metrike e plotë;
(ii) bashkësia
A = {f ∈ B[0, 1] : f është konstant në [0, 1]}
është e mbyllur.
Ushtrimi 10.7. Provoni që (`p , dp ), p ≥ 1, është një hapësirë metrike e plotë.
15

Ushtrimi 10.8. Provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:


(i) (C[0, 1], d∞ ) është një hapësirë metrike e plotë;
(ii) bashkësia
A = {f ∈ C[0, 1] : f është konstant në [0, 1]}
është e mbyllur.
Ushtrimi 10.9. Le të jenë dhënë një funksion f ∈ C[0, 1] dhe një varg funksionesh
(fn ) me terma nga C[0, 1]. Në qoftë se (fn ) konvergjon tek f sipas largesës d∞ , atëherë
provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon tek f sipas largesës d në C[0, 1] që përcaktohet me anë të
barazimit
Z 1
d(g, h) = |g(t) − h(t)|dt, për çdo g, h ∈ C[0, 1];
0

(ii) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek f , domethënë, për çdo t ∈ [0, 1], vargu
(fn (t)) konvergjon në f (t).
Ushtrimi 10.10. Le të jetë dhënë një varg funksionesh (fn ) me terma nga C[0, 1], që
përcaktohet me anë të barazimeve
fn (x) = xn , për çdo x ∈ [0, 1], n ∈ N.
Provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek funksioni

0 0≤x<1
f (x) =
1 x=1
(ii) (fn ) nuk konvergjon në hapësirën metrike (C[0, 1], d∞ );
(iii) (fn ) konvergjon tek funksioni zero θ(x) = 0, për çdo x ∈ [0, 1], në hapësirën
metrike (C[0, 1], d), ku d përcaktohet me anë të barazimit
Z 1
d(g, h) = |g(t) − h(t)|dt, për çdo g, h ∈ C[0, 1].
0

Ushtrimi 10.11. Le të jenë dhënë vargjet (fn ) dhe (gn ) me terma nga C[0, 1], të tillë
që
3x 2 n
fn (x) = x2 + + 2 dhe gn (x) = , x ∈ [0, 1].
n n n+x
Provoni që sipas të dy largesave d∞ dhe d në C[0, 1] kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon tek funksioni f (x) = x2 , për çdo x ∈ [0, 1];
(ii) (gn ) konvergjon tek funksioni konstant g(x) = 1, për çdo x ∈ [0, 1].
Ushtrimi 10.12. Le të jenë dhënë hapësira metrike (C[0, 1], d∞ ) dhe vargu i funk-
sioneve
fn : [0, 1] → R, n ∈ N
16

të përcaktuar me anë të barazimeve


x2 xn
fn (x) = 1 + x + + . . . + , për çdo x ∈ [0, 1], n ∈ N.
2! n!
(i) Duke u bazuar në faktin që
+∞ n
x
X x
e = , për çdo x ∈ R,
n=0
n!
provoni që vargu i funksioneve (fn ) konvergjon tek funksioni eksponencial x →
ex në hapësirën metrike (C[0, 1], d∞ ).
(ii) Provoni që bashkësia e polinomeve P [0, 1] ⊂ C[0, 1] nuk është një bashkësi e
mbyllur në hapësirën metrike (C[0, 1], d∞ ).
(iii) Provoni që bashkësia
A = {f ∈ C[0, 1] : f (1) = 1}
është një bashkësi e mbyllur sipas largesës d∞ , por jo sipas largesës d.
Ushtrimi 10.13. Shqyrtojmë hapësirën metrike (C[−1, 1], d), ku d përcaktohet me
anë të barazimit
Z 1
d(g, h) = |g(t) − h(t)|dt, për çdo g, h ∈ C[0, 1].
−1
Le të jetë dhënë vargu i funksioneve (fn ) me term të përgjithshëm
 1
 1 n
≤x≤1
fn (x) = n.x − n1 < x < n1
−1 −1 ≤ x ≤ − n1 ,

(i) Provoni që vargu (fn ) është një varg Koshi;


(ii) Provoni që hapësira metrike (C[−1, 1], d) nuk është e plotë;
(iii) Provoni që vargu (fn ) është një varg konvergjent në (L1 [−1, 1], d).
Ushtrimi 10.14. Le të jetë dhënë vargu i funksioneve (fn ) me terma nga C[0, 1] dhe

 n.x 0 ≤ x ≤ n1
fn (x) = 2 − n.x n1 < x ≤ n2
2
0 < x ≤ 1.

n
Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek funksioni zero θ(x) = 0, për çdo x ∈
[0, 1];
(ii) (fn ) konvergjon tek θ sipas largesës d në C[0, 1];
(iii) (fn ) nuk konvergjon tek θ sipas largesës d∞ në C[0, 1];
(iv) gjendet një varg numrash realë (λn ), i tillë që vargu
gn = λn fn , për çdo n ∈ N
nuk konvergjon tek θ sipas secilës prej largesave d dhe d∞ ;
(v) (fn ) nuk konvergjon sipas largesës d∞ në C[0, 1].
17

11. Ushtrime
Ushtrimi 11.1. Le të jenë dhënë vargjet (xn ) dhe (yn ) me terma nga hapësira e
normuar (X, || · ||). Provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) në qoftë se xn → a dhe yn → a, atëherë ||xn − yn || → 0;
(ii) në qoftë se xn → a dhe ||xn − yn || → 0, atëherë yn → a;
(iii) në qoftë se xn → a dhe yn → b, atëherë ||xn − yn || → ||a − b||.
Ushtrimi 11.2. Le të jetë dhënë vargu
xn = (xn1 , . . . , xnm ) ∈ Rm , n∈N
dhe vektori a = (a1 , . . . , am ) ∈ Rm . Provoni që pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) vargu (xn ) konvergjon në a në lidhje me normën || · ||e ;
(ii) vargu (xn ) konvergjon në a në lidhje me normën || · ||s ;
(iii) vargu (xn ) konvergjon në a në lidhje me normën || · ||∞ ;
(iv) vargu (xnk ) konvergjon në ak për çdo k = 1, . . . , m.
Ushtrimi 11.3. Le të jenë dhënë vargjet (xn ) dhe (yn ) me terma nga hapësira e
normuar (X, || · ||) dhe λ ∈ Φ. Provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) në qoftë se xn → a dhe yn → b, atëherë xn + yn → a + b,
(ii) në qoftë se xn → a, atëherë λxn → λa,
(iii) funksioni
f : X × X → X, f (x, y) = x + y
është i vazhdueshëm,
(iii) funksioni
g : Φ × X → X, g(α, x) = αx
është i vazhdueshëm.
Ushtrimi 11.4. Le të jetë dhënë hapësira e Banahut (l∞ , || · ||∞ ). Shënojmë me c0
bashkësinë e vargjeve që konvergjojnë në zero dhe me c00 bashkësinë e vargjeve me
vetëm një numër të fundmë termash jozero. Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) c00 nuk është një nënhapësirë e mbyllur në l∞ ;
(ii) c0 është një nënhapësirë e mbyllur në l∞ .
Ushtrimi 11.5. Shënojmë
c0 = {(xk ) ∈ `∞ : (xk ) është varg konvergjent në 0 ∈ R}
dhe
e1 = (1, 0, . . . ), e2 = (0, 1, 0, . . . ), e3 = (0, 0, 1, 0, . . . ), . . . .
Në qoftë se është dhënë x = (xk ) ∈ c0 , atëherë provoni që ka vend barazimi
+∞
X
x= xn .en .
n=1
18

Ushtrimi 11.6. Shënojmë


c = {(xk ) ∈ `∞ : (xk ) është varg konvergjent në R}, e0 = (1, . . . , 1, . . . )
dhe
e1 = (1, 0, . . . ), e2 = (0, 1, 0, . . . ), e3 = (0, 0, 1, 0, . . . ), . . . .
Në qoftë se është dhënë x = (xk ) ∈ c, i tillë që
lim xk = x0 ,
k→∞

atëherë provoni që ka vend barazimi


+∞
X
x = x0 .e0 + (xn − x0 ).en .
n=1

Ushtrimi 11.7. Le të jenë dhënë një funksion f ∈ C[0, 1] dhe një varg funksionesh
(fn ) me terma nga C[0, 1]. Në qoftë se (fn ) konvergjon tek f sipas normës || · ||∞ ,
atëherë provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon tek f sipas normës
Z 1
|| · || : C[0, 1] → [0, +∞), ||f − g|| = |g(t) − h(t)|dt,
0
(ii) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek f , domethënë, për çdo t ∈ [0, 1], vargu
(fn (t)) konvergjon në f (t).
Ushtrimi 11.8. Le të jetë dhënë një varg funksionesh (fn ) me terma nga C[0, 1], që
përcaktohet me anë të barazimeve
fn (x) = xn , për çdo x ∈ [0, 1], n ∈ N.
Provoni që kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek funksioni

0 0≤x<1
f (x) =
1 x=1
(ii) (fn ) nuk konvergjon në hapësirën e normuar (C[0, 1], || · ||∞ );
(iii) (fn ) konvergjon tek funksioni zero θ (θ(x) = 0, për çdo x ∈ [0, 1]) në hapësirën
e normuar (C[0, 1], || · ||), ku || · || përcaktohet me anë të barazimit
Z 1
||f − g|| = |g(t) − h(t)|dt.
0

Ushtrimi 11.9. Le të jenë dhënë hapësira e Banahut (C[0, 1], || · ||∞ ) dhe vargu i
funksioneve
fn : [0, 1] → R, n ∈ N
të përcaktuar me anë të barazimeve
x2 xn
fn (x) = 1 + x + + . . . + , për çdo x ∈ [0, 1], n ∈ N.
2! n!
19

(i) Duke u bazuar në faktin që


+∞ n
X x
(11.1) ex = , për çdo x ∈ R,
n=0
n!
provoni që vargu i funksioneve (fn ) konvergjon tek funksioni eksponencial x →
ex në hapësirën e Banahut (C[0, 1], || · ||∞ ).
(ii) Provoni që nënhapësira e polinomeve P [0, 1] ⊂ C[0, 1] nuk është e mbyllur në
hapësirën e Banahut (C[0, 1], || · ||∞ ).
(iii) Provoni që bashkësia
A = {f ∈ C[0, 1] : f (1) = 1}
është një bashkësi e mbyllur sipas normës || · ||∞ , por jo sipas normës || · ||.
Ushtrimi 11.10. Le të jetë dhënë vargu i funksioneve (fn ) me terma nga C[0, 1] dhe

 n.x 0 ≤ x ≤ n1
fn (x) = 2 − n.x n1 < x ≤ n2
2
0 < x ≤ 1.

n
Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek funksioni zero θ(x) = 0, për çdo x ∈
[0, 1];
(ii) (fn ) konvergjon tek θ sipas normës || · || në C[0, 1];
(iii) (fn ) nuk konvergjon tek θ sipas normës || · ||∞ në C[0, 1];
(iv) gjendet një varg numrash realë (λn ), i tillë që vargu
gn = λn fn , për çdo n ∈ N
nuk konvergjon tek θ sipas secilës prej normave || · || dhe || · ||∞ ;
(v) (fn ) nuk konvergjon sipas normës || · ||∞ në C[0, 1].
Ushtrimi 11.11. Le të jetë dhënë vargu i funksioneve (fn ) me terma nga C[0, 1] dhe
1
 n+1
 x3 0 ≤ x ≤ 3n+1
n+1
fn (x) = −x 3 2 + 32 3n+1 1
< x ≤ 31n
1
0 < x ≤ 1.

3n
Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) (fn ) konvergjon në mënyrë pikësore tek funksioni zero θ(x) = 0, për çdo x ∈
[0, 1];
(ii) (fn ) konvergjon tek θ sipas normës || · || në C[0, 1];
(iii) (fn ) nuk konvergjon tek θ sipas normës || · ||∞ në C[0, 1];
(iv) gjendet një varg numrash realë (λn ), i tillë që vargu
gn = λn fn , për çdo n ∈ N
nuk konvergjon tek θ sipas secilës prej normave || · || dhe || · ||∞ ;
(v) (fn ) nuk konvergjon sipas normës || · ||∞ në C[0, 1].

You might also like