Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Biologjia është studimi shkencor i jetës.

Është shkenca natyrore me një fushëveprim të gjerë


mirëpo ekzistojnë, koncepte unifikuese që e lidhin atë në një fushë të vetme koherente. Për
shembull, të gjitha organizmat përbëhen prej qelizave që e përpunojnë informacionin trashëgues të
koduar në gjene që mund të mbarten në gjeneratat e ardhshme. Një koncept tjetër i rëndësishme
është evolucioni, që shpjegon unitetin dhe diversitetin e jetës. Përpunimi i energjisë po ashtu është e
rëndësishme për jetë meqënëse i mundëson organizmat që të lëvizin, të rriten dhe të shumohen.
Dhe në fund, të gjithë organizmat janë të aftë që të rregullojnë ambientet e tyre të brendshme.
Biologët mund të studiojnë jetën në shumë nivele të organizimit, nga biologjia molekulare e një
qelize në anatominë dhe fiziologjinë e bimëve dhe shtazëve, si dhe evolucioni
i populacioneve. Prandaj janë shumë nëndisiplina brenda biologjisë, çdo njëra e definuar nga natyre
pyetjeve hulumtuese dhe mjeteve që i përdorin. Si shkencëtarët e tjerë, biologët përdorin metodën
shkencore për të bërë vrojtime, pyetur pyetje, për të formuluar hipoteza, për të bërë eksperimente
dhe për te formuar konklusione për botën përreth tyre.
Jeta në Tokë, që u shfaq para më shumë se 3.7 milliardë vitesh, është jashtëzakonisht diverse.
Biologët kanë kërkuar të studiojnë dhe të klasifikojnë format e ndryshme të jetës, nga
organizmat prokariote siç janë arkeat dhe bakteriet deri në organizmat eukariote siç
janë protistët, kërpurdhat, bimët dhe kafshët. Këto organizma të ndryshëm kontribojnë
në biodiversitetin e një ekosistemi, ku ata luajnë role të specializuara në ciklimin e lëndëve
ushqyese dhe energjisë nëpërmjet ambientit të tyre biofizike.

You might also like