Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Fituesi I çmimit Nobel per letersinë 2021.

Çmimi Nobel për letërsinë për vitin 2021 e ka fituar romancieri Abdulrazak
Gurnah nga Zanzibar. Ai është vlerësuar nga Akademia Suedeze “për
depërtimin e tij të pakompromistë dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit
dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve.”

Çmimi në të kaluarën ka nderuar poetë, romancierë dhe madje edhe një


kompozitor, Bob Dylan. Ndërkohë mes të nominuarve ka qenë edhe shkrimtari
shqiptar Ismail Kadare.

Kush është Abdulrazak Gurnah ?

Gurnah lindi në Tanzani në 1948, por u transferua në Angli në një moshë të re.
Ai ka shkruar 10 romane, shumë prej të cilëve fokusohen në përvojën e
refugjatëve.

Romani i tij i vitit 1994 “Parajsa”, i cili tregoi historinë e një djali që u rrit në
Tanzani në fillim të shekullit të 20 -të, fitoi Çmimin Booker dhe shënoi
përparimin e tij si romancier.

“Personazhet e gjejnë veten në një ndërprerje midis kulturave dhe kontinenteve,


midis një jete që ishte dhe një jetë në zhvillim; është një gjendje e pasigurt që
nuk mund të zgjidhet kurrë,” tha Komiteti Nobel për Letërsinë në një deklaratë
Dritëro Agolli
Dritro Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti
1973, ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
U lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda
nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje,
vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi
studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë
si gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit" dhe për shumë vjet ka qenë
kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.Për 30 vite me
radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e
pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane,
drama, skenarë filmash, etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Vepra letrare e tij krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Agolli u shfaq në
letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të
përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it",
përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli
krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare,
gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes
poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e
ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij,
Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e
personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë
aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur
popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të
Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare
pas një sëmundje kronike në mushkëri, por ai mbetet një nga figurat më të
shquara të penës shqiptare.

• Hapat e mia në asfalt, 1961


• Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
• Mesditë, 1969
• Komisari Memo, roman, 1969
• Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
• Njeriu i mirë, tregime - 1973
• Njeriu me top, 1975
• Fjala gdhend gurin, 1977
• Trëndafili në gotë, roman, 1980
• Fytyra e dytë, dramë
• Fletorka e mesnatës, 1998
Punoi: Keti Marku

You might also like