Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Kollokviumi i parë Krimet Kibernetike Prof.Dr.

Fatmire Krasniqi

Tema 1-Kuptimi i kriminalitetit në përgjithësi dhe atij kompjuterik në veçanti

1. Çka kuptojmë me nocionin kriminalitet?


Sipas R.Halili,me kriminalitet,kuptohet tërësia e të gjitha krimeve të kryera në një
kohë ,hapësirë dhe periudhë të caktuar.
2. Ndarja e kriminalitetit?
Kriminaliteti si tërësi e krimeve të kryera,ndahet në:
 Kriminalitet primar-kuptohen krimet të cilat janë kryer për herë të parë dhe për
të cilat është zhvilluar procedurë penale nga organet kompetente
 Kriminalitet sekondar-paraqet kryerjen e serishme të sjelljeve kriminale dhe
trajtimin e tyre në dy a më shumë herë në organet e procedurës penale
3. Çka është krimi kompjuterik?
Është vetëm një formë e përgjithshme nëpërmjet të së cilës paraqiten lloje të ndryshme
të veprimeve kriminale.
4. Se definohet krimi kompjuterik?
Definohet si çdo krim për të cilin kryerësi duhet të ketë njohuri teknike mbi kompjuterët
me qëllim që në ta të ndërhyjë
5. Definimi i krimit kompjuterik,sipas doracakur të përgaditur për prokuror?
Çdo akt ilegal për të cilin ndjekja është e suksesshme si dhe njohja esenciale e
teknologjisë kompjuterike
6. Konstatimi i policisë Federale?
Në konstatimin e policisë federale thuhet se:Me krimin kompjuterik kuptohen të gjitha
sjelljet në të cilat,paisjet për përpunimin e të dhënave shfrytëzohen si mjete për arritjen e
rezultateve të dënueshme,ose si cak drejtpërdrejtë i veprimit të dënueshëm
7. 5 mënyrat themelore të shfrytëzimit në fushën kriminale?
 Kompjuteri si objekt sulmi
 Kompjuteri si subjekt sulmi-mjet i kryerjes
 Kompjuteri si mjet për planifikim,fshirje ose udhëheqje me kriminalitetin
 Kompjuteri si simbol për mashtrim
 Kompjuteri si mjet për ndalimin,sqarimin dhe provimin e veprave penale
8. Roli i kompjuterit?
Paraqitet në këto forma:
 Kompjuteri si objekt i atakimit,me ç’rast kompjuterët dhe informacionet e
vendosura në të,janë qëllim i atakimit kriminal
 Kompjuteri si mjet për kryerjen e veprës penale,ku kryerësi shërbehet me
kompjuterë për të kryer vepër penale,më së shpeshti mashtrim,vjedhje,dhe
keqpërdorime
 Kompjuteri si mjet për organizim,planifikim dhe udhëheqjen e veprimeve
kriminale.
 Kompjuteri si mjet të cilin e shfrytëzon policia për parandalimin,zbardhjen dhe
provimin e veprave penale,meqë mundëson informacionin e plotë,të saktë, dhe të
shpejtë,shqyrtimin e gjendjes së kriminalitetit dhe dhënien e prognozave të
caktuara,gjë që policisë bashkëkohore i jep përparësi adekuate në raport me
krerësit e veprave penale
9. Kompjuterët si objekt sulmi?
Kompjuterët dhe sistemet e tëra kompjuterike,janë caqe të sulmeve nga grupe dhe
individë,të cilët i atakojnë ato,me qëllim të ndërrimit të të dhënave të depozituara në ato
sisteme,shkatërrimin e bazëkës së të dhënave apo modifikimin e tyre për interesa dhe
motive të ndryshme
10. Kompjuteri si mjet i kryerjes së veprës?
Proceset kompjuterike janë kyçe dhe ato shërbejnë për të mundësuar,lehtësuar dhe
shpejtuar realizimin e veprave të caktuara kriminale dhe gjithsesi kompjuteri e krijon dhe
ndihmon këtë ambient.Përdorimi i kompjuterit si mjet për kryerjen e krimit,mund të
bëhet për këto forma të krimit kompjuterik:
 Keqpërdorimet financiare
 Krijimin dhe përhapjen e viruese
 Vjedhjen e informatave nga sistemet e huaja kompjuterike
11. Kompjuteri si mjet për fshehje,planifikim,organizim dhe udhëheqje në realizimin e
veprimit kriminal?
Shfrytëzimi i kompjuterit nga individët apo grupet,u ka mundësuar atyre që veprimet e
tyre kriminale t’i planifikojnë dhe organizojnë në mënyrë të shpejtë,precize dhe
kualitative.Kjo bëhet sidomos në rastet kur është në pyetje mbajtja dhe kontrolli i
sistemit të madh bankar të nëntokës
12. Kompjuteri si mjet për mashtrim?
Këto manipulime-mashtrime,konsistojnë në futjen dhe regjistrimin e të dhënave të
pasakta ose dështimin për të futur të dhënat e sakta në kompjuter,me qëllim që vetit
apo të tjerëve t’iu sjellin përfitime pasurore ose dobi të tjera në mënyrë të paligjshme.
13. Kompjuteri si mjet për parandalimin,sqarimin dhe të provuarit e veprimit kriminal?
Integrimi i të dhënave në evidencat policore,shpejtësia,vërtetësia,kompletimi dhe
llojllojshmëria e përpunimit të tyre,si selektimi sipas kritereve të ndryshme,përpunimi
statistikor,krahasimi dhe shfrytëzimi i tyre në kohën e duhur u mundësojnë shërbimeve
policore që veprimtarinë e vetë para se gjithash atë preventive,ta ngrisin në një vinel më
të lartë
14. Analiza kompjuterike nga aspekti i procedurës penale?
Kodi i Procedurës Penale i Kosovës ka paraparë në nenin 147,veprimin hetimor,analiza
kompjuterike
Në këtë drejtim,çdo ekzaminim ose analizë nga ky nen,i nënshtrohet rregullave të
ekspertizës dhe deklaratës së ekspertit nisur nga nenet e KPP.
15. Interneti?
Është sistem global i komunikimit dhe informimit i cili lidhë rrjetet kompjuterike të
shteteve dhe organizatave të ndryshme duke u mundësuar shfrytëzuesve të
kompjuterëve të mbarë botës që nëpërmjet rrjeteve të tyre lokale të komunikojnë mes
vete,të shkëmbejnë informacione dhe të shfrytëzojnë shërbime të tjera të ndryshme
16. Shfrytëzimi i internetit nga grupet e krimit të organizuar për joshjen e viktimave të
trafikimit të qenieve njerëzore?
Grupet e organizuara kriminale,respektivisht trafikantët,e shfrytëzojnë internetin dhe
shërbimet e tij si mjet për rekrutimin e personave të gjinive dhe moshave të ndryshme
duke ua paraqitur ofertat e tyre nëpër web faqe të ndryshme,për mundësitë e punësimit-
kryesisht jashtë vendit
17. Kush janë trafikantët?
Janë grupi i parë i përdorimit të internetit,ata janë persona me biografi kriminale dhe
pikë e përbashkët e tyre është se shumica e trafikantëve që e përdorin internetin i
përkasin grupeve të organizuara kriminale trans-nacionale
18. Kategorit kryesore të grupit të organizuar kriminal?
 Grupet autoktone,të cilat kryesisht janë të bazuara në territor dhe kanë
aktivitete të gjëra ndërkombëtare-sidomos grupet të cilat janë në gjendje që të
mbrojnë udhëheqjen e tyre si dhe pasurinë.
 Grupet të cilat janë etnikisht homogjene dhe kanë udhëheqjen dhe pasuritë
kryesore jashtë vendit
 Grupet me rrjetin dinamik,organizimi i cili është më pak i prekshëm nga sulmet e
agjencive për zbatimin e ligjit
 Grupet të cilat janë të organizuara në mënyrë rogoroze-nuk kanë asnjë
komponentë etnike,dhe të kenë një prani të madhe ndërkombëtare
19. Kush janë klientët?
Janë grupi i dytë i përdoruesve të internetit.Interneti ju lejon atyre të qëndrojnë të
sigurte në shtëpit e tyre dhe të ruajnë anonimitetin e tyre duke u dhënë atyre ndjenjën se
ata mund të zhyten në çdo veprim pervers online pa frikë se mund të zbulohen
20. Viktimat potenciale?
Janë kategoria e tretë e përdoruesve të internetit.Këtu bëhet një ndarje mes viktimave të
cilat janë plotësisht të pafajshme dhe viktimave të ciët kontribuojnë në viktimizimin e
tyre.
21. Fushat e përdorimit të internetit nga grupet terroriste?
Sipas Gabriel Vajman,ekzistojnë 8 mënyra kryesore të shfrytëzimit të internetit nga ana e
territoristëve për arritjen e qëllimeve të tyre.Ato janë:
 Lufta psikologjike
 Propaganda dhe publiciteti
 Mbledhja e të dhënave
 Mbledhja e mjeteve
 Rekrutimi dhe mobilizimi
 Puna në rrjete
 Përhapja e informacioneve
 Planifikimi dhe koordinimi
22. Transmetimi i informacioneve?
Terroristët përdorin interneti për të fituar apo për të rritur publicitetin,kryejnë
propagandë dhe udhëheqin luftë psikologjike.Interneti mund të shfrytëzohet edhe si mjet
në luftën psikologjike në të vërtetë për përhapjen e dezinformatave,dërgimin e
kërcënimeve,paraqitjen e fotove të vrazhda,siç janë prerja e kokave pengjeve,të cilat
foto prezantohet përmes klipeve në internet.
23. Sajtet terroristet?
Organizatat terroriste shumë shpejë e kanë kuptuar potencialin e internetit.Për këtë
tregon fakti se në vitin 1998 më pak se gjysma e organizatave terroriste kishin web sajtet
e veta dhe nga viti 1999 gati gjitha grupet terroriste ishin prezentë në internet.
24. Financimi?
Është e njohur se funksionin edhe organizimi i grupeve terroriste,si dhe kryerja e
aksioneve terroriste kërkojnë mjete të shumta financiare.Në këtë drejtim,shpejtësia dhe
globaliteti i rrejtit të internetit ofron mundësi të mira për mbledhjen e parave
25. Puna në rrjetë?
Shfrytëzimi i internetit nga individët e shpërndarë në vende të ndryshme,komunikimi mes
vete dhe në mënyrë efektive koordinimi i aksioneve të tyre.
26. Rekrutimi?
Komunikmi përmes internetit ka lehtësuar mobilizimin e simpatizantëve që në mënyrë
aktive të përkrahin qëllimet e terroristëve dhe aksionet e tyre.Regrutët potencial në
mënyrë të lehtë dhe të shpejtë arrijnë deri tek informacionet në formatin multimedial
27. Mbledhja e të dhënave?
Interneti u mundëson shfrytëzuese qasjen në një numër të madh informacionesh,për të
cilat në të kaluarën ka qenë vështirë të arrihet.Në këtë drejtim,terroristët shfrytëzojnë
gjurmimin për të dhëna që do të thotë mbledhja dhe rregullimi i të dhënave mbi caqet
potenciale
28. Interneti si mjet propagande?
Nëpërmjet internetit terroristët propagandojnë dhunën si mjet i vetëm,demonizojnë
kundërshtarin,delegjitimojnë armikun,duan të kalojnë përgjegjësinë e kalimit dhe
përdorimit të dhunës,si i vetmi mjet adekuat te kundërshtari,bëjnë propagandë për
rritjen e moralit për të demonstruar fuqinë e tyre.
29. Trajtimi juridiko-penal i krimit kompjuterik?
Karakteri specifik i kriminalitetit kompjuterik,rrezikshmëria e tij e madhe shoqërore si
dhe rritja e përhershme e keqpërdorimit të kompjuterëve kërkojnë që kjo problematikë
të rregullohet me dispozita të caktuara ligjore me qëllim të parandalimit dhe luftimit të
kësaj forme të kriminalitetit.
30. Rregullimi juridiko penal kriminalitetit kompjuterik në disa shtete të Evropës?
Anëtarët e Këshillit të Evropës,duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun që rrjetet
kompjuterike dhe informatat elektronike mund të keqpërdoren dhe shfrytëzohen për
kryerjen e veprave penale.për mbrojtjen e shoqërisë nga krimi kompjuterik,në Budapest
kanë aprovuar Konventën Evropiane mbi krimin
Këtë konventë e kanë nëshkruar një numër shtetesh në mesin e tyre edhe Shqipëria.
31. Inkorpurimi i ligjeve penale nga ana e shteteve anëtare-sipas konventës?
Me këtë Konventë,është paraparë që shtetet anëtare duhet të inkorporojnë në ligjet e
tyre penale vendore veprat penale,si:
 Veprat penale kundër integriteti dhe qasjes në të dhëna dhe sisteme
kompjuterike siç janë :
 Qasja e pa autorizuar
 Ndërhyrja e palejuar
 Pengimi i të dhënave,pengimi i sistemit
 Keqpërdorimi i sistemit
 Veprat penale në lidhje me kompjuterët siç janë:
 Falsifikimi i cili është në lidhje me kompjuterët
 Mashtrimet në lidhje me kompjuterët
 Veprat penale në lidhje me përmbajtjen siç janë:
 Veprat penale lidhur me pornografinë e fëmijëve
 Veprat penale në lidhje me të drejtat e autorit dhe të ngjashme
32. Vepra e rëndë penale?
Si vepër e rëndë penale,konsiderohet ajo vepër e paraparë me nenin 3,modifilikimi i pa
autorizuar i përmbajtjes së kompjuterit
Kjo vepër mbulon rrethin më të gjerë të keqpërdorimeve kompjuterike sepse më këtë
janë përfshirë ato veprime me dashje të kryerësit,qëllimi i të cilave është të vështirësojnë
ose pamundësojnë shfrytëzimin e të dhënave,programeve kompjuterike apo vetë
sistemit kompjuterik
33. Inkriminimet?
Janë dy inkriminime:
 Qasja e pa autorizuar në sistemin kompjuterik-hakingu
 Spiunazhi kompjuterik

You might also like