Leksioni I IV, 2022-2023

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 28

UNIVERSITETI I SHKODRES “LUIGJ GURAKUQI”

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS


DEPARTAMENTI BIOLOGJI – KIMI
www.unishk.edu.al

Pedagoge e Mikrobiologjisë
Dr. Nevila Bushati (Çaku)
FIZIOLOGJIA E BAKTEREVE

Fiziologjia e baktereve studion:

1.proçeset jetësore,
2.faktorët kimik
3.faktoret fizik që bëjnë të mundur rritjen dhe
shumëzimin e bakterieve.

Studimi i saj arrihet duke njohur proçeset


metabolike, nëpërmjet të cilave bakteret
përfitojnë në mënyrë të vazhdueshme
energjinë.
Proçeset metabolike janë dy:

1). Proçeset katabolike, gjatë të cilave zbërthehen


substratet e ndryshme që shoqërohet me çlirim energjie.

2). Proçeset anabolike, biosinteza, gjatë të cilave qelizat


bakteriale sintetizojnë produkte të ndryshme dhe përbërës të
qelizës.

Gjatë proçeseve anabolike qelizat bakterore përdorin si


energji atë që çlirohet gjatë proçeseve katabolike. Duke
siguruar kështu një efiçencë maksimale në përdorimin e
substrateve, si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për
biosintezën e lëndëve perkursore të nevojshme për jetën
dhe rritjen e qelizës bakteriale.
Njohja e proçeseve, nga ku bakteret përfitojnë energjinë dhe sintetizojnë lëndët të
nevojshme për sintezën e citoplazmës së tyre është një element kryesor për të
kuptuar shfaqjen e sëmundjeve infektive shkaktuar prej tyre nga ku kemi të bëjmë
me dy momente kryesore:
a)Bakteri kolonizon organizmin e kafshës ose njeriut.
b)Bakteri shmang mbrojtjen e organizmit. Këto momente lidhen me proçeset metabolike të
baktereve.
Për tu realizuar kolonizimi,
duhet që bakteret të jenë të
afta të përdorin lëndët e
organizmit strehues, si për
energji ashtu edhe për
ndërtimin e vet qelizave të
tyre.
Shmangia e mbrojtjes së
organizmit ka të bëjë me
prodhimin e disa produkteve
metabolike ekstraqelizore
nga bakteret, që janë toksike
për qelizat dhe indet e
organizmit dhe sjellin uljen
dhe pakësimin e forcave
imunitare, rrjedhimisht
zhvillimin e sëmundjeve
infektive.
Rritja e baktereve dhe faktorët që ndikojnë mbi të:
Me rritje të baktereve kuptojmë shtimin e përbërësve dhe rritjen e
përmasave të qelizës, që çojnë në ndarje dhe në shumëzimin e tyre.
Edhe bakteret si gjithë qëniet e gjalla kanë nevojë për mjedis të
përshtatshëm {për tu shumëzuar} si për faktor kimik, për burim
energjie edhe lëndët ushqyese si dhe faktorët fizik {si temperatura e
përshtatshme, ph i nevojshëm si edhe për oksigjen dhe dioksid
karboni}.

Faktorët kimike:

Uji, kriperat inorganike, proteinat, karbohidratet, lipide, ac. nukleike etj.

Makronutrientet (makroelementet)

Karboni, oksigjeni, hidrogjeni, azot, sulfur, fosfor dhe jonet e metaleve


të tjera (kalcium, magnesium dhe hekuri)

Mikronutrientet (elementet gjurmë)


Nevojat e baktereve për lëndë
ushqimore janë të ndryshme si p.sh.
disa gjini bakterore kanë nevojë për pak
kripra inorganike, si burim karboni dhe
energjie.
Ndërsa gjinitë e tjera bakterore, që janë
më pak të përsosura, duan lëndë të
parapregatitura për tu rritur dhe
shumëzuar.
Bakteret ndahen në dy grupe:
a. saprofite, që shfrytëzojnë lëndët
organike të mjedisit të jashtëm
b. patogjene që jetojnë në makroorganizma
strehues tek të cilët sigurojnë lëndët
ushqyese.
Shumica e baktereve rriten mire ne pH
neutral. (pH 7.2-7.6)
Frymëmarrja e mikroorganizmave, metabolizmi,
rritja dhe shumëzimi

Mikroorganizmat që të rriten dhe shumëzohen


duhet të marrin pa ndërprerje energji, të cilën e
sigurojnë me ndihmen e proçeseve të oksidimit si
fermentimi dhe frymëmarrja. Frymëmarrja është një
proçes oksidimi i komponimeve organike të
ndërlikuara në komponime të thjeshta nga i cili
çlirohet një sasi energjie. Disa organizma energjinë
e sigurojnë nga oksidimi i substancave inorganike
si, H2, NH3, NO2, H2S, S, Fe etj.
Në organizmat bimore dhe shtazore, frymëmarrja është e
lidhur me O2 e ajrit që ato thithin. Në këtë rast produktet e
fundit të frymëmarrjes janë CO2 dhe H2O. O2 i ajrit është i
domosdoshëm për realizimin e frymëmarrjes në shumë
mikroorganizma. Disa të tjera e realizojnë frymëmarrjen pa
praninë e oksigjenit.

Në varësi të kërkesave për O2 ndahen në:


1 - Mikroorganizma aerobe të detyrueshme.
2 - Mikroorganizma anaerobe të detyrueshme. Energjinë e
domosdoshme e marrin nga reaksionet e oksido-reduktimi.
3 – Mikroorganizmat anaerobe fakultative.
Në këtë grup bëjnë pjesë majate dhe një numër i madh
bakteresh të cilat kalojnë nga një metabolizëm aerob në
një metabolizëm anaerob.
ENZIMAT DHE FAKTORËT E RRITJES

Në qelizën mikrobike zhvillohen shumë proçese të


rëndësishme. Për zhvillimin e ketyre proceseve nevojiten disa
lëndë të veçanta {që i zhvillon mikroorganizmat} të quajtura
enzima.

Disa enzima janë të lidhura ngushtë me citoplazmen dhe


dalin jashtë qelizës mikrobike vetëm pas prishjes së saj. Këto
janë enzima të brendshme dhe të tjerat që prodhohen dhe
dalin në mjedis quhen enzima të jashtme.

Shumica janë vitamina, këto janë lëndë me aktivitet biologjik


të lartë qofshin edhe në sasi fare të vogël për rritjen dhe
zhvillimin e mikroorganizmave.
Veprimi është specifik dhe janë të ndryshme për
mikroorganizma të ndryshëm. P.sh.Vitamina B1
është e domosdoshme për zhvillimin e stafilokokut,
por jo për E. coli meqë kjo e prodhon vetë.
Ato shërbejnë si katalizator për shfrytëzimin e
lëndëve ushqimore, për prodhimin e fermenteve
dhe disa lëndëve të tjera.
Në këto faktorë të rritjes mund të përmendim
tiaminen (Vit B1), piridoksina (Vit B6), biotina (Vit
„H“), riboflavina (Vit B2), acidi nikotinik, acidi folik,
Vit B12, baktrina, magnezi etj.
Shumimi dhe rritja e mikrobeve
Shumimi është aftësia e mikrobeve për tu riprodhuar.
Ndërsa rritja është shtimi i masës së citoplazmës
bakterore si rezultat i përvetësimit të lëndëve
ushqyese dhe shndërrimit të tyre në lëndë të gjallë.
Mbasi qeliza maturohet, mikrobet fillojnë të
shumohen. Në fillim ndahen ku më parë janë holluar
në mes, ndahen në mënyrë tërthore në dy gjysma
dhe secila gjysëm fillon jetën si qelizë e re. Tek
majatë shumimi bëhet me sythe. Në temp të
përshtatshme (37°C) në mjedis të përshtatshëm
(terren kultivimi) E.coli ndahet çdo 20 minuta. Në
shpejtësinë e shumimit të bakterieve ndikon
temperatura e mjedisit, lagështia, reaksioni (ph) i
mjedisit, prania e O2, lëndët ushqyese të mjedisit etj.
Kurba e rritjes së një kulture bakteriale:
shumëzimi i bakterieve në kushte të caktuara
dhe në ambient ushqyes bëhet sipas një
ligjshmërie të caktuar. Zakonisht në bakterie
vihen re 4 faza të zhvillimit gjatë të cilave
ndryshojnë shpejtësia e shumëzimit dhe vetitë
fiziologjike dhe morfologjike të baktereve, si
përmasat, aktiviteti fermentativ etj. Këto faza
janë:
• faza e parë, quhet përgatitore, ose log-fazë
• faza e dytë, quhet eksponenciale, ose
logaritmike
• faza e tretë, quhet stacionare
• faza e katërt, quhet e rënies ose e vdekjes
• Faza e parë: rritja e numrit të bakterieve është e
vogël. Në këtë kohë ato i përshtaten mjedisit të ri
duke prodhuar enzima të reja. Faza e dytë:
shumëzimi bëhet me shpejtësi maksimale dhe
konstante. Në këtë kohë, si tregues i shpejtësisë
së shumëzimit mund të merret koha e
gjeneracionit e cila paraqitet me këtë ekuacion :

• G = t * log 2
• log.N- log.No
• Ku: t = koha e zhvillimit të kulturës
• No = numri fillestar i baktereve në njësi vëllimi
të substratit
• N = numri i baktereve në kohën t.
• Log 2=0.301
Por rritja logaritmike nuk zgjat shumë për shkak të grumbullimit të
substancave toksike të metabolizmit dhe të mbarimit të elementeve
ushqimore.
Pra rritja e një kulture bakteriale është vetëkufizuese. Kështu fillon faza
stacionare, gjatë të cilës metabolizmi qelizor reduktohet dhe numri i
qelizave mbetet konstant.
Numri i qelizave që lindin dhe ai i qelizave që vdesin është i barabartë.
Gjatë fazës së fundit numri i qelizave që vdesin vjen gjithmonë duke u
rritur.
Mikrobet që kemi mbjellur në terren zhvillohen duke formuar të
ashtuquajturen kulturë mikrobike. Kultura mund të jetë e pastër ose e
përzier kur përmban disa lloje mikrobesh.
Fjala „ shtam „ përdoret për një mikrob që ka një prejardhje të caktuar
dhe për gjithë mikrobet që rrjedhin prej tij. P.sh.T.A Kolonia ka
prejardhje nga shumimi i qelizës mikrobike brenda një kohe të caktuar.

You might also like