Download as odt, pdf, or txt
Download as odt, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Projekt

Tema: Shqipëria dhe Bashkimi Europian

Rezultatet e të nxënit :
o grumbullon, perzgjedh de interpreton te dhënat ne lidhje me
krijimin dhe zgjerimin, ne kohë e në hapësire, te Bashkimit
Europian;
o paraget me fakte marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin
Europian;
o vepron ne menyre te pavarur dhe krijuese;
o përdor kompetencat gjeografike, si dhe te menduarit kritik;
o punon nè grupe pune, demonstron disipline de sjellje te kulturuar.

Burimet :
Te dhēnai faktike,information e, harta,grafikë, pamje,dokumente
zyrtare të grumbulluara nga TIK të BE-sē, gazeta ,revista,intervisa,
projektore,atlase, harta-skicë të Europes, lapsa me ngiyra, goma etj.

Lënda : Gjeografi
Klasa : VIIIa
Punoi : Megi Çifligu
Procesi i integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti më strategjik
kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit. Që nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon
statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për
anëtarësim janë parakushte për kalimin e fazës tjetër të procesit, i cili është ai i hapjes së negociatave.
Bashkimi Europian mori zotimin për tu zgjeruar në Ballkanin Perëndimor në Samitin e Selanikut në Qershor të
2003-it, ku Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të rajonit u identifikuan si vendet kandidate potenciale për
anëtarësim.
Në qershor të 2006-tës, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, e cila hyri në fuqi në
prill të vitit 2009. Kjo marrëveshje zëvendësoi marrëveshjen e mëparshme me Komunitetin Ekonomik
Evropian mbi tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar, nënshkruar në maj të vitit 1992.
Objektivi i kësaj qasje të re politike të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhet me rritjen e
stabilitetit rajonal dhe parapërgatitjen e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Në dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave, duke lejuar qytetarët
shqiptarë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen.
Në 2009-tën, Shqipëria gjithashtu paraqiti kërkesën e saj zyrtare për antarësim në Bashkimin Europian.
Komisioni Evropian paraqiti një Opinion (në vitin 2010), me kërkesën e Këshillit Europian në lidhje me
aplikimin për anëtarësim, duke vlerësuar se Shqipëria kishte ende për të përmbushur 12 prioritetet kyçe, në
mënyrë që të arrinte një shkallë të nevojshme të pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit .
Në tetor të vitit 2012, Komisioni rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit të BE, në varësi të
përfundimit të reformave, veçanërisht në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike.
Në qershor të vitit 2014, Këshilli Europian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit. Marrja e statusit të vendit
kandidat shënon një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi reflekton
ecurinë e reformave të ndërrmara dhe i hap rrugë procesit të plotë të aderimit të vendit në BE.
Hapi tjetër i radhës në këtë proces është hapja e negociatave (bisedimeve) për anëtarësimin në BE, i kushtëzuar
nga përmbushja e plotë e 5 prioriteteve kyçe si:
1. Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar
2. Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3. Lufta kundër korrupsionit
4. Lufta kundër krimit të organizuar
5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut
Pas përmbushjes së këtyre 5 prioriteteve, detyra e Shqipërisë gjatë procesit të negociatave bëhet miratimi dhe
vënia në zbatim e të gjithë acquis të BE-së, të cilat ndahen në 35 kapituj, ecuria për secilën prej tyre
monitorohet dhe vlerësohet nga Komisioni Evropian.
Vetëm pasi bisedimet dhe reformat shoqëruese kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme për të dyja palët
(Shqipëri dhe BE), vendi mund t’i bashkohet unionit.
MARRËDHËNIET POLITIKE
Shqipëria është vend kandidat pas Mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian të qershorit
2014 në Bruksel.
Dhënia e statusit kandidat ishte rezultat i përpjekjeve të Shqipërisë për reforma gjatë viteve të
fundit dhe pranimit nga ana e BE-së e përpjekjeve të bëra dhe progresit të arritur në rrugën e
anëtarësimit të Shqipërisë. Vendimi gjithashtu inkurajon Shqipërinë për të vazhduar me reformat
ekzistuese dhe për të nisur reforma të reja të nevojshme për ta përgatitur Shqipërinë për nisjen
më vonë të negociatave të anëtarësimit.
Një dialog politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm do të mbetet thelbësor për të konsoliduar dhe
vazhduar reformat. Statusi i vendit kandidat nuk nënkupton se BE-ja do të fillojë automatikisht
negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, të cilat janë një hap vijues dhe i veçantë në procesin e
integrimit në BE, për të cilat kërkohet më shumë progres në pesë prioritete kyçe.
Megjithatë, statusi i vendit kandidat i ngre marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së në një nivel
më të lartë: Shqipëria tani do të marrë ftesa në mbledhjet e Këshillit të BE-së që janë të hapura
për vendet kandidate. Qasja e saj në agjencitë e BE-së dhe bashkëpunimi me to do të jenë më të
lehta — për shembull pjesëmarrja në Agjencinë për të Drejtat Themelore si vëzhguese. Mund të
krijohen gjithashtu komitete të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve si edhe
Komitetit Ekonomik dhe Social.
Rruga e ardhshme
Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shqipërinë për të mbështetur reformat
e saj dhe për ta përgatitur për hapin e radhës në procesin e integrimit, konkretisht hapjen e
negociatave të anëtarësimit. Hapja e negociatave varet nga reformat e mëtejshme konkrete dhe të
qëndrueshme në Shqipëri; kërkohet gjithashtu miratimi nga të gjitha vendet e BE-së.

MARRËDHËNIET EKONOMIKE
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u nënshkrua me Shqipërinë në qershor 2006 dhe hyri në fuqi
në prill 2009. Ajo zëvendëson Marrëveshjen e Përkohshme mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin
Tregtar, e cila hyri në fuqi në dhjetor 2006. Nga këndvështrimi ekonomik, statusi i Shqipërisë si
vend kandidat i BE-së (2014) do të inkurajojë investimet e huaja dhe, si rezultat, do të sjellë
krijim të vendeve të punës.
Si vend kandidat, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e BE-së sipas Instrumentit të
Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), për të kryer reforma gjithëpërfshirëse dhe investime
strategjike, si dhe do të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e BE-së.

TË DREJTAT E NJERIUT
Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti ligjor janë vlerat kyçe të Bashkimit Evropian. Duke
parë perspektivën evropiane të vendit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave luajnë një rol të
rëndësishëm në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë. Roli i Delegacionit të BE-së në
Shqipëri është të vazhdojë të promovojë të drejtat themelore dhe të mbështesë mbrojtësit e tyre.
Në këtë aspekt, Delegacioni i BE-së ka tre misione kryesore:
Të monitorojë situatën e të drejtave të njeriut
Delegacioni i BE-së grumbullon, verifikon dhe ndan informacione që identifikojnë shkeljet e të
drejtave të njeriut, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që merren me të drejtat e
njeriut. Ai mban një dialog aktiv me autoritetet shqiptare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut
dhe bashkëpunon me organizata të tjera përkatëse ndërkombëtare, në veçanti me OKB-në,
OSBE-në dhe Këshillin e Evropës, në promovimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare.
Mban një dialog të përhershëm me mbrojtësit e të drejtave të njeriut
Delegacioni i BE-së konsultohet me mbrojtësit e të drejtave dhe i përfshin ata në çështjet që
lidhen me të drejtat e njeriut. Ai i informon dhe i asiston mbi burimet financiare të disponueshme
dhe mjetet për të aplikuar për to. Delegacioni i BE-së fokusohet në kuptimin e nevojave të tyre
për të ndihmuar në formulimin e mbështetjes financiare të BE-së, si dhe thekson nevojën për
bashkëpunim të mëtejshëm mes mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Delegacioni i BE-së u ofron
mbështetjen e vet politike aktiviteteve dhe nismave përkatëse nga mbrojtësit e të drejtave të
njeriut. Gjithashtu, Delegacioni i BE-së mbështet punën e institucioneve kombëtare për
promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Delegacioni inkurajon autoritetet shqiptare të
garantojnë një klimë të favorshme për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të përfshijnë më tej
organizatat e shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes.
Ofron mbështetje për organizatat e shoqërisë civile
Delegacioni i BE-së ofron njohje dhe mbështetje për aktorët e shoqërisë civile që punojnë në
mënyrë aktive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në
Shqipëri, duke përfshirë mundësitë dhe aktivitetet për ndërgjegjësimin e publikut. Në këtë
aspekt, Delegacioni i BE-së ofron mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile me një
numër instrumentesh. Informacionet rreth mundësive për financim në fushën e të drejtave të
njeriut dhe të forcimit të shoqërisë civile publikohen rregullisht në uebsajtin e Delegacionit të
BE-së.

You might also like