Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

DITAR LETWRSI KL.10 JAVA 7 E HWNW 23 TETOR 2023 MWS.

ANILA LUKA
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Letërsi Shkalla: V Klasa: X-7

Situata e të
Tematika: Letërsia antike greke dhe romake nxënit:

Tema mësimore: Bisedë për krijimtarinë e Eskilit


Eskili, prodhimi letrar dhe stili (Ora I)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
2. Kompetenca e të menduarit
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
varësisht nga tema mësimore Eskili
Novator
° jep karakteristikat e përgjithshme të epokës, në të cilën ka Aktori i dytë
krijuar Eskili; Konflikt
° rendit disa tragjedi të poetit; Tragjedi
° ilustron përmes shembujve elemente të novatorizmit
eskilian.
Burimet: teksti i nxënësit, e-libri, tragjedia “Prometeu i Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikul
mbërthyer”, e Eskilit are:
Artet
figurative
Historia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP


Struktura PNP Metoda, teknika dhe veprimtari Koha
Parashikimi Vrojtim, bisedë 10 minuta
Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar, punë në grupe 25 minuta

Përforcimi i njohurive Punë e pavarur, punë në dyshe 10 minuta


Organizimi i orës së mësimit
Parashtrimi: Vrojtim i fotografisë, bisedë
Vrojtim i fotografisë
Në fillim të orës së mësimit, Mësuesi/ja i orienton nxënësit të vështrojnë portretin e Eskilit, në faqen 67 të tekstit
mësimor.

Bisedë
Nxënësit bisedojnë me njëri-tjetrin për epokën kur ka jetuar Eskili.
Një nxënës (me ndihmën e mësuesit/es) mund të rendisë emrat e tragjedive të poetit.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar, përmbledhje e strukturuar, punë në grupe


Një nxënës lexon para klasës rubrikën “Jeta dhe vepra” të Eskilit.
Më tej, nxënësit lexojnë për pak minuta, në mënyrë të pavarur, informacionin e ri nga teksti
mësimor.
NdaJ klasën në katër grupe.
Grupi I. Ushtrimi 3/a, në faqen 69. Nxënësit renditin disa nga tragjeditë kryesore të Eskilit.
Grupi II. Ushtrimi 4/a, në faqen 69. Lënda që huazon poeti për tragjeditë e tij.
Grupi III. Ushtrimi 5/a, në faqen 69. Vendi që zë tragjedia “Koeforet” në kuadrin e triologjisë “Orestia”.
Grupi IV. Ushtrimi 6/a, në faqen 69. Konkluzioni ideor i triologjisë “Orestia”.
shprehëse, si për shembull, forcimin e dialogut nëpërmjet zvogëlimit të rolit të korit dhe të pjesëve korale. Konflikti
dramatik fiton në këtë mënyrë një përmasë më interesante, më individuale dhe spektatori arrin të identifikohet më mirë
me heronjtë dhe me shfaqjen.

Përforcimi: Punë e pavarur, punë në dyshe

Punë e pavarur
Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimin 1/b, në faqen 69.

Ndihmoj disa nxënës që kanë vështirësi për të komentuar dhe shkruar bukur mendimet e
tyre.

Punë në dyshe
Për ushtrimin e mësipërm (ushtrimi 1/b), nxënësit bisedojnë, shkëmbejnë mendime, korrigjojnë
punët e njëri-tjetrit.
Tre nxënës lexojnë detyrën e përfunduar.

Vlerësimi
Mësuesi/ja i vlerëson nxënësit për:
rrjedhshmërinë e të folurit dhe saktësinë e informacionit shkencor (2-3 nxënës me notë); aftësinë e secilit nxënës
për të kombinuar, harmonizuar dhe paraqitur saktë punën në grup dhe
punën në dyshe (2-3 nxënës vlerësohen me notë).
Detyrat dhe puna e pavarur
Ushtrimi 7/a, në faqen 69. Detyrë për nxënës të nivelit mesatar dhe të lartë.
Ushtrimi 3/a, në faqen 69. Detyrë për nxënës të nivelit bazë.

Krijimtaria e Eskilit ka kaluar nëpër tri etapa zhvillimi:


Në etapën e parë, siç dëshmohet nga tragjeditë “Persët” (472) dhe ”Të shtatët kundër Tebës” (viti
467), mbizotërojnë pjesët korale. “Persët” është tragjedia më e vjetër që na ka arritur... Lënda e
tragjedisë “Të shtatët kundër Tebës” merret nga cikli teban.
DITAR LETËRSI 10 JAVA 7 E HËNË 23 TETOR 2023 MËS.ANILA LUKA
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Letërsi Shkalla: V Klasa: 10- 7
Tema mësimore: Analizë: “Prometeu i mbërthyer”, e Eskilit Situata e të nxënit: Prometeu, humanisti i parë
ORA II
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 E komunikimit dhe të shprehurit
 E të menduarit
 E të nxënit
 Personale
 Qytetare
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore Fjalët kyçe:
° ritregon mitin për Prometeun; Prometeu
Eskili
° diskuton për çmimin e lirisë;
Zeusi
° analizon thelbin e konfliktit mes Zeusit dhe Prometeut; ilustron nga Hero tragjik
tragjedia “Prometeu i mbërthyer” veçori të stilit Subjekt mitologjik
krijues të Eskilit. Altruist
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i nxënësit, e-libri, tragjedia “Prometeu i mbërthyer”, e ndërkurrikulare:
Eskilit Artet figurative

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit


EVOKIMI: a) Stuhi mendimi
Në fillim të orës së mësimit nxënësit diskutojnë për detyrën e shtëpisë.
Lexojnë detyrën dy nxënës të niveleve të ndryshme.
Drejtoj pyetjen: Ç`mund të thoni për stilin krijues të Eskilit?
Pse është quajtur Eskili novator?
Informacionet që japin nxënësit do të përmblidhen me teknikën “Stuhi mendimi”.
Buron nga
fataliteti
i heroit tragjik
konflikti
Roli i korit dramatik

veprimi skenik Stili krijues i heroi-hyjni


Eskilit

vlera universale aktori i dytë

subjekti
mitologjik
REALIZIMI: a) Lexim i drejtuar, përmbledhje e strukturuar, punë në grupe

Lexim i drejtuar
U kërkoj nxënësve të lexojnë informacionin e ri në faqen 70 të tekstit.

Shpjegoj temën e re, duke nxitur bashkëbisedimin me nxënësit, shkruaj në dërrasë çështjet kryesore:
1-Subjekti mitologjik
Tragjedia mbështet te cikli i rrëfimeve mitologjike mbi Prometeun. Eskili është përqendruar
vetëm në pjesën që e tregon Prometeun të mbërthyer në shkëmbin e Skithisë, sipas vendimit
hakmarrës të Zeusit.
Struktura e trilogjisë: “Prometeu i mbërthyer”, “Prometeu zjarrsjellës”, “Prometeu i çliruar”.

2-Mesazhi i idealeve demokratike


E reja që solli Eskili është se e afroi Prometeun shumë pranë kohës së idealeve
demokratike që po lulëzonin në Greqinë e lashtë.
Konflikti ndërmjet Prometeut dhe Zeusit

Konflikti ndërmjet Zeusit dhe Prometeut ka një kuptim simbolik. Eskili goditi
fuqishëm dhunën… Prometeu është edhe simbol i parashikimit të përmbysjes së
tiranëve të çdo kohe.

Veprimi dramatik

Në teatrin e Eskilit veprimi dramatik është i thjeshtë, pothuaj statik. Kjo ndodh ngaqë tragjedia
mbështetet mbi një veprim kryesor, që lidhet me një moment të caktuar të rrëfimit mitologjik, prej
nga nxirret tema e tragjedisë.

Roli i Korit të Oqeanideve


Kori i Oqeanideve vjen në këtë fragment si një zë i paanshëm i urtësisë njerëzore. Kori nuk mund
të pranojë që situatat të shkojnë deri në ekstrem.

Prometeu - hero mitologjik që u shndërrua në hero të epokës


simbol i vetësakrifikimit;
simbol i durimit dhe i pathyeshmërisë;
heroi me fat të paracaktuar;
heroi që qëndron ndërmjet botës hyjnore dhe asaj njerëzore;
profeti që parashikon përmbysjen e tiranisë;
shenjti dhe martiri më fisnik në kalendarin filozofik;
individi që luan rol në ecjen përpara të njerëzimit.

Punë në grupe
Mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe.
Grupi I. Statusi i hyjnive.
Grupi II. Personazhet.
Grupi III. Konflikti i tragjedisë.
Grupi IV. Mesazhi.

REFLEKTIMI: a) Punë e pavarur, debat

Punë e pavarur
Nxënësit do të ilustrojnë nga tragjedia disa elemente të stilit krijues të Eskilit.
Tre nxënës lexojnë detyrën e klasës. Debat- Tema : Çmimi i lirisë
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
rrjedhshmërinë e të folurit dhe saktësinë e informacionit shkencor (2-3 nxënës të nivelit bazë dhe
mesatar);
aftësinë e secilit nxënës për të kombinuar, harmonizuar dhe paraqitur saktë punën në grup (3-4
nxënës të nivelit të lartë, të cilët vlerësohen me notë).
Detyrat dhe puna e pavarur

You might also like