Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 12

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Mekanikë Teknike Shkalla e kurrikulës: V
Klasa:XI – Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: I. Statika grafike/ Mënyra grafike e përcaktimit të qendrës së rëndesës
të figurave plane ( Zhvillim ).

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Qendrës së rëndesës të figurave plane,

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të shpjegoi për fjalët kyqe.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoi fjalët kyqe.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i caktimit të qendrës së rëndesës.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

Mënyra grafike e përcaktimit të qendrës së rëndesës të figurave plane


Mënyra grafike e caktimit të pozitës së qendrës së rëndesës për trup homogjen të rrafshët të përbërë
nga një numer i kufizuar elementesh të rregullta, për të cilat dihen qendrat e rëndesës mbështetet në
përcaktimin e qendrës së sistemit të forcave paralele me ndihmën e poligonit të forcave dhe poligonit
tërkuzor.
Rolin e forcave të gravitetit e luajnë sipërfaqet për seksione, kurse për vija gjatësitë e elementeve.
Këtë mënyrë do ta paraqesim në shembullin e një trapezoidi në figurën-10 me propcion për gjatësi U L.

Figura -10

Së pari trapezoidin e ndajmë në katër pjesë, tre trekëndësha dhe një katërkëndësh. Pastaj gjenden
pozitat e qendrave të rëndesës S1, S2,.... dhe njëhsohen sipërfaqet e figurave A1, A2,...

Në vazhdim përvetsohet proporcioni për sipërfaqen U A dhe vizatohen vektorët e "forcave të


garvitetit" , , … vërtikalisht nga qendra përkatëse të rëndesës. Kështu fitohet plani i forcave
dhe gravitetit. Tash vizatojmë poligonin e forcave, i cili shtrihet në një drejtëz, gjatësia e të cilës i
përgjigjet sipërfaqes së tësishme të seksionit A.

Pastaj zgjedhim polin 0 dhe tërheqen rrezet polare 0,1,.... ,4, me ndihmën e të cilave vizatohet
poligoni tërkuzor.

Rezultantja A, respektivisht forca e gravitetit të tërë seksionit, kalon nëpër prerjën e brinjës fillestare
dhe fundore të poligonit tërkuzor. Për ta fituar qendrën e sistemit të forcave paralele, çdo forcë
rrotullohet rreth pikës sulmuse ( qendës përkatëse të rëndesës ) në kahje të njejtë dhe për madhësi të
njejtë  . Në këtë mënyrë rrotullohet pllaka për këndin  , meqë forcat e gravitetit nuk mund ta
ndërrojnë drejtimin.

Zgjedhja grafike është më precize, nëse ky kënd ështē 90°. Në këtë mënyrë fitohet plani i forcave
horizontale. Poligoni i forcave horizontale vizatohet nga i njejti fillim, në mënyrë që vizatimi të zë sa
më pak vend. Mund të zgjedhet edhe i njejti pol 0. Rrezet përkatëse polare i shënojmë me 0’.1’,......4` ,
si edhe më parë vizatohet poligoni tërkuzor dhe gjendet prerja e brinjëve 0’ dhe 4’ nëpër të cilën kalon
rezultantja e forcave horizontale.

Prerja e vijave sulmuse të rezultanteve të forcave horizontale dhe forcave vertikale paraqet qendrën S
të sistemit të forcave paralele, respektivisht qendrën e rëndesës së seksionit. Ta shqyrtojmë edhe
mundësin kur seksioni ka zbraztirë. Seksioni nga figura 11 mund të zbërthehet në katërkëndësha ,
trekëndësha dhe rreth,i cili paraqet zbrastirë në seksion.

Figura - 11

Në këtë rast në shprehjet analitike:

sipërfaqja përkatëse merret formalisht negative, edhe pse kjo faktikisht nuk ka kuptim ( shih
shembulin 2 l ).
Gjatë zgjedhjës grafike vektori përkatës orjentohet me kahje të kundërt nga vektorët e sipërfaqeve të "
plota ".
Siç kemi thënë, edhe qendra e rëndesës së vijës të rrafshit mund të caktohet grafikisht në mënyrë
plotësisht analoge.
Kjo mënyr do të përpunohet këtu veçmas, por do të paraqitet në shembullin 4.
PYTJET DHE USHTRIMET

1. Ç’është pesha e trupit ?


2. A ka peshë elementi linear ? a ka peshë pika material ?
3. Në cilin rastmund të konsiderohen vektorët e forcave të gravitetit të trupave të ndryshëm që
janë paralel midis tyre?
4. Ç’është qendra e rëndesës së trupit?
5. Si do të definohej qendra e rëndesës së trupit,sikur të mos paramendohej që forcat e gravitetit
të grimcave janë paralele?
6. Si mund të caktohet praktikisht pozita e qendrës së rëndesës së një pllake të ngurtë e me forma
jot ë rregullta?
7. Ç’është trupi homogjen e ç’është ai johomogjen.
8. Të gjenden shprehjet për njehsimin e koordinatave,të qendrës së rëndesës për pllakë
homogjene me trashësi konstante.
9. Të gjenden shprehjet për njehsimin e koordinatave të qendrës së rëndesës për vijë të rrafshët
homogjene me seksion constant.
10. Cilat janë shprehjet për njehsimin e koordinatave të qendrës së rëndesës për:a)pllakë
homogjene të përbërë nga një numër definitive elementesh të rregullta:b)Vijë homogjene të
rrafshët,të përbërë nga një numër definitive elementesh të rregullta?
11. Të vërtetohet që qendra e rëndesës për trupa simetrik gjendet në aksin e simetrisë.Ku gjendet
qendra e rëndesës,nëse trupi I ka dy apo më tepër akse të simetrisë?
12. Ç’mund të thuhet për qendrën e rëndesës për seksionet e rrafshta dhe elementet lineare të
paraqitura ne fig.19?
13. Mbi cilin princip mbështetet mënyra grafike e caktimit të qendrës së rëndesës për trup
homogjen të rrafshët,të përbërë nga numri definitiv elementesh të rregullta?
14. Si duhet të trajtohet zbrastira në seksion tërthor gjatë caktimit analitik dhe grafik të qendrës së
rëndesës?
15. Të zgjidhet detyra nga shembulli 1 (fig.12)në mënyrë analitike dhe grafike,duke e zbërthyer
seksionin në një katërkëndësh me “sipërfaqe pozitive”,me përmasa 10 x 20 cm dhe një me
“sipërfaqe negative”me përmasa 8 x 15 cm.
16. Të zgjidhet detyra nga shembulli 2 në mënyrë grafike (fig.14).
17. Të caktohet qendra e rëndesës për seksione sipas fig.20.

Figura - 19

Figura – 20 Figura - 21
18.Të caktohet pozita e qendrës së rëndesës për seksionet nga fig.20 në mënyrë analitike dhe
grafike dhe të krahasohen rezultatet.

19.Në mënyrë analitike dhe grafike të caktohet pozita e qendrës së rëndesës për elementin
homogjen linear ABCD,të paraqitur në fig.21.

20.Të caktohet pozita e qendrës së rëndesës pëe elementin linear AB,të paraqitur në fig.22.

Figura - 22 Figura - 23

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

02.10.2023 ora 9
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Mekanikë Teknike klasa : XI –të
prof. Dr. Sc. cand. Naser Morina IDN

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Mekanikë Teknike Shkalla e kurrikulës: V
Klasa:XI – Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: I. Statika grafike/ Mënyra grafike e përcaktimit të qendrës së rëndesës
të figurave plane ( Ushtrime ).

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Qendrës së rëndesës të figurave plane,
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të zgjidh detyrat per qendrene e rëndesës të figurave
plane.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoi detyrat e zgjidhura.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i caktimit të qendrës së rëndesës.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

Shembulli 1- Të caktohen kordinatat pllakës të paraqitur në figurën-12 në mënyrë analitike dhe


grafike dhe të bëhet krahasimi i rezultateve.

Figura - 12

Zgjedhje.- Për ta zgjidhur detyrën në mënyrë analitike, së pari zgjidhet sistemi i kordinatave XOY, në
të cilën maten kordinatat qendrës së rëndesës.
Pastaj seksioni ndahet në dy katërkëndsha,njëri me sipërfaqe A 1= 50cm2 , ndërsa tjetri me sipërfaqe
A2=30cm2.

Qendra e rëndesës e këtyre figurave në sistemin e përvetsuar janë S 1( 1;2,5 ) cm dhe S2( 1;12,5 )
cm. Sipas shprehjeve Xs dhe Ys kemi:

Qendra e rëndesës së pllakës është, pra S ( 3,50 ; 6,25 ) cm. Për ta zgjedhur detyrën në mënyrë
grafike së pari zgjedhet proporcioni për gjatësi U L= 1:100, me të cilin paraqitet pllaka dhe qendra e
rëndesës së elementeve përbërëse dhe proporcioni për sipërfaqe UA=1cm:20 cm2, me të cilin paraqiten
" forcat e gravitetit ".

Figura - 13

Pastaj vizatohet plani i forcave vertikale, duke i vizatuar vektorët dhe nga qendra përkatëse të
rëndesës ( fig. 13 ). Pason vizatimi i poligonit të forcave dhe konstruktimi i poligonit tërkuzor, të cilët
mundësonjë caktimin e vijës sulmuese të rezultantës. Tash vektorët dhe kthehen rreth pikave
sulmuese për 90° dhe caktohet vija sulmuese e rezultantes së forcave horizontale, duke përsëritur
procesin.

Në vendin e prerjes të vijave sulmuese të rezultantes së forcave vertikale dhe të rezultantës së forcave
horizontale gjendet qendra e rëndesës së pllakës S. Kordinatat e qendës së rëndesës, të matura me
proporcion për gjatësi, janë Xs = 3,6 cm dhe Ys = 6,3 cm, që vetëm përafërsisht u përgjigjet
rezultanteve të fituara në mënyrë analitike. Të shtojmë që pozita e rezultantes së dy forcave paralele
në mënyrë grafike ka mundur të caktohet pa vizatimin e poligonit tërkuzor, të treguar nga ligjeratat e
më hershme.

Shembulli 2 - Për seksionin e paraqitur në figurën – 14 të caktohet pozita e qendës së rëndesës në


mënyrë analitike.

Figura - 14

Zgjidhje. - Seksioni mund të zbërthehet në katërkëndësh me sipërfaqe ,

gjysëmërreth me sipërfaqe "negative" dhe trekëndëshi me sipërfaqe

. Sipërfaqja e përgjithshme e seksionit është:

Me ndihmën e tabelave i caktojmë qendrat e rëndesës për këto figura gjeometrike S 1( 2;4 ) cm, S2 (
3,15 ; 5 ) cm, dhe S3 ( 4,5 ; 2 ) cm. Në bazë të këtyre vlerave kordinatat e qendrës së rëndesës për
seksion janë:
Qendra e rëndesës është, pra pika S ( 1,94 ; 3,61) cm.

Shembulli 3 - Në mënyrën analitike dhe grafike të caktohet qendra e rëndesës për seksion të paraqitur
në figurën -15.

Figura - 15

Zgjidhje. - Së pari vërejmë që seksioni e ka një aks të simetrisë. Pastaj atë e ndajmë në tre
katërkëndësha me siperfaqe , dhe , kurse

sipërfaqja e pergjithshme është . .

Gjatë zgjedhjes së sistemit kordinativ për zgjedhje analitike merret që aksi i simetrisë përputhet me
kordinatën OY. Fillimi kordinativ mund të merret cilido, por është më praktikë nëse merret qendra e
rëndesës së një katërkëndëshi, p.sh. S1 meqë në këtë menyrë zvogëlohet numri i anëtarëve për
mbledhje në shprehjen e Ys ( atëherë një ordinatë është e barabartë me zero ).

Figura - 16

Meqë qendra e rëndeses duhet të gjendet në aksin e simetrisë, menjëherë shkruajmë :

ordinata e qendrës së rëndesës është:

Për ta zgjidhur detyrën në mënyrë grafike, së pari konstatojmë që vija sulmuse e forcave vërtikale bie
në aksin e simetrisë. Andaj, mjafton që ta vizatojmë vetem planin e forcave horizontale e pastaj me
ndihmen e poligonit të forcave dhe poligonit tërkuzor të caktojmë poziten e rezultantës së tyre
( figura – 16 ).

Qendra e rëndesës gjendet në prerjen e kësaj rezultante dhe të aksit të simetrisë.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

02.10.2023 ora 10
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Mekanikë Teknike klasa : XI –të
prof. Dr. Sc. cand. Naser Morina IDN

You might also like