Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

KOLONIZIMI I KOSOVËS ME ELEMENTIN SLLAV1918-1941

1.1. Vazhdimi i dhunës dhe terrorit

Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e


vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata
shtetëroree ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasje
ve,dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin
epopullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën
evjetër shoveniste.

Ndonëse kishin premtuar se do të respektonin të drejtat e shqiptarëve etnikë që jetonin


nëMbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, madje kishin nënshkruar edhe aktet ndërkombëtare të
kohës,që përcaktonin të drejtat e pakicave kombëtare (Traktati i Sen Zhermenit, i unifikuar edhe
ngaLidhja e Kombeve), këto qarqe, menjëherë pasi vendosën administratën e tyre ushtarako-
policoredhe civile, rifilluan terrorin e praktikuar në vitet 1912-1915. Kështu sipas një statistike,
që ubotua më vonë në Itali, trupat serbe vetëm gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 1919 kishin
vrarë6.040 veta, kishin rrënuar 3.873 shtëpi.

Qeveria shqiptare e informon Lidhjen e Kombeve nëprillin e vitit 1921 se në Kosovë ishin vrarë
2.000 shqiptarë, që nga fillimi i po atij viti; kursekatër muaj më vonë, kreu i Bashkësisë Islame
në Bosnje, Reiu ul-ulema Çausheviq, i tha njëdiplomati se që nga nëntori i vitit 1918,
në rrethin e Prishtinës ishin vrarë 5.000 veta. Sa përshifrat e përgjithshme, një dokument i
hartuar nga Komiteti i Kosovës, më 1921, llogariste sederi atëherë ishin vrarë 12.371 veta, ishin
burgosur 22.110 veta dhe ishin djegur përafërsisht6.000 shtëpi.

Një ndër metodat e spastrimit etnik, shkombëtarizimit dhe sllavizimit të Kosovës, ishteedhe
kolonizimi i Kosovës me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nga vendlindja etyre.
Kolonizimi si metodë përfide filloi të mistifikohet dhe të kamuflohet me zbatimin e njërësnga
metodat borgjeze me reformë agrare, e cila propagandohej si masë përparimtare e që në tëvërtetë
fsheh qëllimin e borgjezisë serbomadhe - kolonizimin e Kosovës dhe shkombëtarizimin epopull-
sisë shqiptare, e cila ishte në shumicë absolute. Pra, borgjezia bënte përpjekje që tarrallojë sa më
tepër popullsinë shqiptare, sidomos në ato treva ku shqiptarët jetonin në numër të madh dhe
Kosova ishte rajoni me popullsi më të dendur në tërë Mbretërinë jugosllave.Ekzistonte një
program i gjerë i kolonizimit, i vendosjes së folësve të sllavishtes në viset ebanuara me shqiptarë.
1.2. Qëllimi i kolonizimit dhe i reformës agrare

Qëllimi i borgjezisë serbe në të vërtetë ishte që nën parullën e reformës agrare të


zbatojëkolonizimin e Kosovës me elementin sllav të ardhur nga viset e ndryshme të Mbretërisë
Serbo-Kroate-Sllovene, përkatësisht jugosllave dhe nga disa shtete të jashtme. Pra, në funksion
tëkolonizimit të tillë u vu edhe e ashtuquajtura reformë agrare. Kolonizimi dhe reformaagrare në
Kosovë kanë pasur qëllim kryesisht nacional-politik dhe karakter eksploatues. Qëllimikryesor i
kolonizimit ishte thyerja e kompaktësisë nacionale të popullsisë shqiptare dhe ndërrimii
strukturës nacionale në dëm të shqiptarëve. Në kolonizim ishte përfshirë edhe elementiushtarak.
Pushteti e shihte të rrezikshme popullsinë shqiptare në zonat e kufirit me Shqipërinë.Andaj
synohej që të bëhej pastrimi etnik i popullatës shqiptare, sidomos përreth kufirit meShqipërinë
dhe në këto pjesë të vendosë kolonët dhe të ngritën vendbanime kolonësh. Kjo kishtepër qëllim
që kufiri të jetë më i sigurt, të formohet një tampon zonë, të ndërpritet lidhjaekzistuese organike
territoriale, kombëtare, kulturore, familjare e shpirtërore e popullsisëshqiptare, siç thuhej në
dokumente me qëllim sigurimi dhe në përputhje me planin e tyrestrategjik. Përkitazi me këtë dr.
Hinko Krizman, deputet dhe ministër, në fjalimin e tij nëKongresin e Partisë Demokratike të
Pavarur në Beograd, më 6.12.1925, ndër të tjera, thekson sekolonizimi është kërkesë e mbrojtjes
popullore, forcim i popullatës nacionale në kufijt, në veridhe në jug.

Përveç kësaj, ajo politikë bënte përpjekje që ta rrallojë sa më tepër popullsinëshqiptare dhe në
ato treva homogjene dhe vendbanime të banuara plotësisht me popullatëshqiptare të vendoste
kolonë, pra në ato krahina, ku shqiptarët jetonin në numër të madh, si dhesynohej të kolonizohen
ato treva të pastra etnike shqiptare siç ishin: Drenica, Llapi, Llapusha,pjesë të Rrafshit të
Dukagjinit, të Kosovës etj, dhe të thyhej homogjeniteti nacional i atyrevendbanimeve e trevave
në fjalë.Organet shtetërore dëshironin që nën maskën e reformës agrare dhe të kolonizimit
tërealizonin politikën për shtypjen brutale të popullsisë shqiptare, konfiskimit të tokës
sëfshatarëve shqiptarë, të nxiste tendencën e shpërnguljes së saj në Turqi e në Shqipëri dhe
tërealizonin idenë e nacionalizimit dhe të serbizimit të Kosovës. Me këtë, politika
hegjemoniste jugosllave, duke e konsideruar se popullata shqiptare homogjene autoktone, e cila
jeton në numërtë madh dhe vështirë mund të asimilohet për shkak të kulturës dhe gjuhës tjetër
nga ajo sllave,ajo gjeti metodën e terrorit, të dhunës, të marrjes së tokës dhe të shpërnguljes me
dhunë tëpopullatës shqiptare jashtë atdheut të tyre, dhe me këtë të fitojë sipërfaqe të mëdha toke
tëpunueshme, në të të vendosë një numër të madh të kolonëve.

1.3. Programi i kolonizimit

Programi i kolonizimit ishte një dukuri komplekse, që kishte qëllime të ndryshme:pikësynim i


përgjithshëm dhe afatgjatë i tij ishte, siç u tha ndërrimi i strukturës kombëtare tëpopullatës në
Kosovë (si edhe në Maqedoni, e cila po ashtu po kolonizohej), por në këtë mes, ungatërruan edhe
faktorë të tjerë. Një fakor i këtillë ishte dëshira për të ndalur valën e popullatësnga Serbia dhe
Mali i Zi, që po emigronte në Amerikë, duke u ofruar toka të lira afër shtëpive të tyre. Një tjetër
faktor ishte politika e dënimit të kaçakëve me konfiskimin e pronës së tyre:mënyra më efikase
ishte ajo e zbatimit të këtij dënimi, dhënia e tokave të tyre kolonistëve. Ishtemadje edhe
një plan tjetër (i shqyrtuar seriozisht në Beograd, më 1921, por fare i pazbatuar)për kolonizimin
në Kosovë të 7.000 ushtarëve rusë të gjeneralit Vrangel - një lloj ekuivalenceserbe ndaj politikës
osmane të vendosjes së çerkezëve luftarakë në rajonet me rëndësistrategjike.

Me procesin e zbatimit të kolonizimit agrar në Kosovë, suksesi-visht krijoheshinvendbanime të


reja kolonësh. Pushteti kishte për qëllim që të vendoste kolonë në ato treva evendbanime të
banuara plotësisht me popullatë shqiptare në mënyrë që të zbërthejë, të shkatë-rrojë
homogjenitetin nacional shqiptar të atyre vendbanimeve dhe të sendërtojë qëllimin nacionaltë
kolonizimit. Në zbatimin e politikës së kolonizimit të Kosovës, përkatësisht ngritjes
sëvendbanimeve të reja kolone, organet agrare kishin parasysh eksklusivisht interesat nacionalo-
politike e shtetërore, duke lënë anash faktin se krijimi dhe zhvillimi i vendbanimeve të reja
duhettë ketë qëllim të zhvillimit të natyrës ekonomike dhe sociale.Politika agrare nuk synonte të
zgjidhte problemet shoqërore dhe ekonomike nëMbretërinë jugosllave, por ndërrimin e pamjes
etnike të viseve të banuara me popullatëshqiptare.Në zbatimin e kolonizimit ishin të angazhuara
të gjitha organet e pushtetit, duke filluarnga ato më të ulëtat lokale e deri tek ato më të lartat
shtetërore. Pra, ishte angazhuar tërëmakineria shtetërore. Ata kurrnjëherë nuk kishin marrë
parasysh pozitën e fshatarit shqiptar.Përkundrazi, në aksionet e marrjes së tokës, përdoreshin
metoda të llojllojshme, kështu që kishteraste kur toka iu ishte marrë deri në prag të shtëpisë, e që
për të hyrë shqiptarë në shtëpi do të detyrohej të kalojë tani nëpër “pronën” e kolonit.

Në veprimtarinë e organizuar për nxitjen e vazhdueshme të shpërnguljes shqiptare dhe


tëkolonizimit me kolonë sllavë, në vend të tyre, administrata shtetërore i kishte lënë vend
tëveçantë propagandës, sidomos shtypit, i cili duhej të kontribuonte në përgatitjen psikologjike
tëopinionit brenda vendit për ta përkrahur shpërnguljen dhe për ta justifikuar këtë para opinionit
të huaj. Ndërsa, nga kolonët, nga tërë shteti dhe jashtë t‟i nxitë dhe t‟i tërheqë të vendosen në

Kosovë, duke u premtuar tokë më bollëk, shtëpi, vegla bujqësore, lehtësi tatimore, kredi etj.
Mekëtë shtypi borgjez synonte që në radhët e popullsisë shqiptare të krijojë një gjendje tensioni
tëvazhdueshëm, i cili duhej të ndikonte në shtimin e mëtejshëm të shpërnguljes. Në shumicën
egazetave, sidomos në ato beogradase, botoheshin artikuj shpifës, tendenciozë, duke e paraqitur
shpërnguljen si “dëshirë” të popullatës “myslimane”, ndërsa kolonizimi arsyetohej për tokën e
lirë dhe interesat që kishte shteti për t‟i kolonizuar këto treva me elementin e krishterë nga
aspekti i mbrojtjesSipas shënimeve statistikore Kosova në krahasim me viset tjera si Vojvodina,
Sllavonia,Serbia etj., ishte shumë më e dendur me popullsi bujqësore. Kështu që nuk ka pasur
kurrfarë arsye ekonomike e sociale, siç mundohet të arsyetohet nga disa “shkencëtarë” që të
plotësohet me popullsi nga viset tjera.
1.4. Kolonët

Kolonët të ashtuquajtur vullnetarë, çetnikë, optantë, etj., vinin gati nga të gjitha viset
eJugosllavisë borgjeze, si nga Mali i Zi, Hercegovina, Bosna, Dalmacia, Lika, Korduni,
Bania,Serbia Jugore, Vojvodina, etj. Mirëpo, kishte kolonë të ardhur edhe nga disa shtete të
jashtme singa Rusia, Italia, Hungaria, Shqipëria, Amerika, etj. Atyre pushteti u jepte prona të
mëdha të tokës, sipërfaqja më e madhe e marrë nga pronarët shqiptarë, duke i detyruar ata që të
shpërngulen ose të bëhen shërbëtorë “të agallarëve” të rinj, duke ua punuar tokën dhe duke e
paguar edhe tatimin për atë tokë. Pushteti, kolonët i vendoste edhe në shtëpitë e fshatarëvevendas
shqiptarë dhe të atyre të shpërngulur. Kolonëve, përveç tokës se dhënë falas, pushtetidisave ua
ndërtonte edhe shtëpitë, si dhe u jepte ndihmë në material ndërtimor, vegla pune, kredi,i lironte
nga tatimet shtetërore për 10 vjet dhe nga ato komunale për 5 vjet, kurse të drejtën eplotë si
pronarë - me të drejtë për të shitur atë - do ta merrni pas dhjetë vjetësh, transportin falastë tyre, të
materialit ndërtimor, veglave të punës, bagëtive etj. deri të vendi i vendosjes etj. Uformuan
Kooperativat agrare nga të cilat kolonët merrnin kredi pa kamatë, material ndërtimordhe ndihma
të tjera.Në mesin e kolonëve të ardhur, që shteti u kishte dhënë tokë, përveç fshatarëve
bujqkishte edhe tregtarë, pensionistë, oficerë, xhandarë, nëpunës, ish ushtarë të frontit të
Selanikut, që quheshin vullnetarë dhe “sollunci”, etj. Në shumë anë ata zuan vendet e ish
bejlerëve dheagallarëve.

Për t‟i nxitur dhe për t‟i tërhequr kolonët që të vijnë dhe të vendosen në Kosovë, makineria
propaganduese serbe përdorte në forma të ndryshme propagandën se në Kosovë katokë më
bollëk, shtëpi të lira etj

1.5. Shpërngulja e shqiptarëve

Si rrjedhojë e spastrimeve etnike dhe e kolonizimit të tokave shqiptare u bë ndryshim indjeshëm


i strukturës etnike të popullsisë. Duke u ballafaquar me pozitën e rëndë të tyre, tëshkaktuar nga
presionet e llojllojshme, që ushtronte pushteti policor ushtarak i Jugosllavisëborgjeze, dhe, duke
mos gjetur mbrojtje elementare juridike për pronat dhe jetën e tyre, e poashtu të ndihmuar me
lehtësi të mëdha rreth përgatitjes së dokumentacionit të udhëtimit, që iofronte po ai pushtet, një
pjesë e popullit shqiptar emigroi në Turqi, e një pjesë edhe në Shqipëri.Shpërngulja e shqiptarëve
nga vendlindja e tyre ka qenë e motivuar nga politika antishqiptare ediskriminuese. Ky proces i
prirur nga qëndrimet negative dhe nga paragjykimet e qarqeve

sunduese ndaj shqiptarëve dhe vendeve të tyre kishte filluar edhe gjatë periudhave më tëhershme
historike. Për ta nxitur shpërnguljen, pushteti borgjez i ngacmonte shqiptarët edhe nëndjenjat e
tyre kombëtare e fetare, si në rrënimin e xhamive, varrezave, etj.Ultranacionalistët serbë, duke
filluar nga Garashanini, Klubi Kulturor serb, Konventafamëkeqe për shpërngulje e vitit 1938, me
mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, vazhduanpërpjekjet për realizimin e planeve, si p.sh.
Elaborati i ri i Vasa Çubrilloviqit i titulluar “Problemi i pakicave në Jugosllavi”
Ai pushtetin e ri e “mëson” se përveç spastrimit nga ana eushtrisë gjatë operacioneve, duhet
zbatuar edhe metoda të tjera në mënyrë që pakicat kombëtaretë detyrohen të shpërngulen, të
krijohen për ta kampe përqëndrimi, ndërsa pasuria e tyre tëkonfiskohet.Qëllimi i qarqeve
sunduese, sidomos atyre policore, ishte që në radhë të parë t‟i detyrojën që të shpërngulen
personat e fshatit me autoritet, të pasurit, paria e fshatit, sidomos poseduesit etapisë, sepse pas
tyre do të shkonin të tjerët.
Veprimtari Praktike
Tema: Shqiptaret ne Jugosllavi e Greqi ne periudhen
midis dy Lufterave Boterore

Lenda: Histori

Klasa: XI/C

Punoi: Ylli SHEHU


Rezultatet e te nxenit:
 Pershkruajme situaten e popullsise shqiptare ne Jugosllavi dhe Greqi;,-

 Analizojme procesin e shperndarjes se popullsise shqiptare nga Jugosllavia


dhe Greqia;

 Analizojme platformen e Vasa Cubrillovicit per kolonizmin e territorit te


Kosoves;

 Evidentojme format e reagimit te popullsise shqiptare ne Jugosllavi dhe


Greqi;

 Diskutojme per trajtimin e ceshtjes se te drejtave te shqipetareve ne


Jugosllavi e Greqi ne organizmat kryesore nderkombetare

Burimet:
 Historia e popullit shqiptar , vell. III (periudha e pavarsise, 28 nentor 1912 –
7 prill 1939), Toena: 2007. f. 449-450,473,477-482, f.483,486-487: f. 488-
491, f.500-508

 Fjalori enciklpedik shqiptar, Vell. I, II, Tirane, Kristalina – KH, 2008. Zer I
per Camerine dhe kosoven.

 Dokumenta per camerine, 1912-1939, pergatit per botim Kaliopi Naska,


Tirane: Dituria, 1999, f. 422-423,438-439, 463-464, 490-492.

You might also like