Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

Kordatet

Përgjatë bregdetit jugor të Amerikës veriore, gjysëm i zhytyr në rërën e fundit të detit
jeton një shtazë me dukje si të peshkut e cila ushqehet duke filtruar grimcat organike nga
uji i detit. Edhepse pa ndonjë rëndësi komerciale dhe gati e panjohur,kjo shtazë është një
ndër llojet më të njohura në zoologjinë klasike. Ky është amfioksi, i cili në mënyrë të
shkëlqyer tregon 4 karakteristikat dalluese të degës Kordata:1.Gypi nervor me shtrirje
dorzale, 2.Notokorda si organ mbështetës, 3. Të qarat faringiale për filtrim të ushqimit, 4.
Një bisht pas anal për lëvizje.
Por.amfioksit i mungon një prej karakteristikave më të rëndësishme të vertebrorëve-koka
e diferencuar .Pra ne jemi shumë larg prej amfioksit. Megjithate ende konsiderohet se
amfioksi paraqet paravertebrorin e hershëm.

Karakteristikat e degës kordata:

1. Simetria bilaterale, trupi i segmentuar, embrioni tre shtresor, celomi i


zhvilluar mirë.
2. Notokorda, një shtyllë kurrizore prezente në disa faza të jetës
3. Gypi nervor tek, gypor, pjesa e përparme e kordës zgjërohet dhe jep
trurin.
4. Qeska faringiale prezente gjatë disa fazave jetësore,te kordatet ujore kjo
shëndrrohet në të qarat e faringut.
5. Bishti pasanal, zakonisht i vendosur pas anusit në disa faza, por mund
edhe të mos paraqitet fare.
6. Muskuj të segmentuar në trup të pasegmentuar.
7. Zemra në pozitë ventrale,barkore,me enë dorzale dhe ventrale të
gjakut ,sistem i mbyllur i gjakut.
8. Sistemi i tretjes i kompletuar.
9. Një endoskelet kërcor ose ashtror prezent te shumica e përfaqësuesve.
( vertebrorët).

Dega Kordata i takon deuterostomateve së bashku me Echinodermatet,hemikordatet dhe


lofoforet. Karakteristikat e përbashkëta me DEUTEROZOMET tjera janë: Segmentimi
radial i vezëve, vrima anale zhvillohet nga zgavra e parë embrionale-blastopori, kurse
goja zhvillohet nga zgavra sekondare, celomi formohet nga fuzioni ose bashkimi i disa
qeskave të enterocelit. Në përgjithësi ka më shumë ngjashmëri në planin e të gjitha
organeve dhe sistemeve të këtij fillumi se sa te shumë grupe tjera.
Në aspektin ekologjik, kordatet janë ndër format më adaptive organike dhe janë në
gjendje të pushtojnë shumë vendbanime. Këto ilustrojnë më së miri procesin evolutiv të
origjinës së strukturave të reja dhe vetive adaptive .

Peshqit
Në përdorimin e zakonshëm,termi peshk është përdorur për ti përshkruar një numër të
përzier të organizmave ujorë. Fjala peshk (fish) përdoret edhe në emërtimin e meduzave-
jellyfish,yjeve të detit-starfish,guacave –shellfish,etj,edhepse e dijmë se këta organizma
nuk janë peshqi të vërtetë.
Në kohët më të hershme madje edhe biologët nuk kanë bërë dallime.Historianët e natyrës
të shek.16.në peshqi i klasifikonin peshkaqenët, balenat, amfibet, krokodilat, madje edhe
hipopotamët dhe pakurrizorët ujorë. Më vonë biologët ishin më diskriminues,kështuqë
nga kuptimi i ngushtë i fjalës peshk i eliminuan së pari pakurrizorët ,pastaj
amfibet,reptilët dhe gjitarët.
Sot ne e definojmë një peshk si një kurrizorë ujorë me verza(branshi),ekstremitete(nëse
janë prezente janë në formë të pendave notuese) dhe zakonisht me lëkurë të mbuluar me
luspa n me origjinë dermale.Madje edhe ky koncept modern i termit’peshk’përdoret për
lehtësim e jo si njësi taksonomike ,sepse peshqit nuk paraqesin grup monofiletik.
Paraardhësi i peshqive është gjithashtu paraardhësi i kurrizorëve tokësor të cilët na i
përjashtojmë plotësisht nga termi peshk. Për shkak se peshqit jetojnë në një ambient i cili
është pothuajse i huaj për njeriun, njerëzit rrallë kanë ditur të vlerësojnë këtë diversitet të
këtyre kurrizorëve.
Pa marrë parasysh a çmohet apo jo nga njerëzit,bota e peshqive ka gëzuar një zhvillim të
shpejtë që ka rezultuar me 24.600 lloje ekzistuese,që është më shumë se të gjtha llojet e
kurrizorëve tjerë së bashku, me adaptimet që i janë përshtatur gadi të gjitha mjediseve
ujore. Asnjë grup tjetër i shtazëve nuk rrezikon dominimin e tyre në detra.
Pozita e peshqive në Mbretërinë animalia
Peshqit janë kurrizorë ujorë që marrin frymë me verza dhe posedojnë penda për
notim.Peshqit janë më të vjetrit dhe më të llojllojshmit në subfillumin monofiletik
vertebrata në kuadër të fillumit Chordata që përfshijnë 5 nga gjithësejt 9 klasët e
kurrizorëve të sotëm, dhe gjysma e përafërsisht 48.000 llojeve të njohura të kurrizorëve.
Edhepse janë grup heterogjen, ata shprehin kontinuitetin filogjenik brenda grupit dhe me
kurrizorët tetrapod.Peshqit pa nofulla (hagfish dhe lampreys) janë forma jetësore që
gjasojnë më së shumti me ostrakodermet me mburojë që u paraqitën në periudhën e
Cambriumit të paleozoikut.Peshqit e sotëm me nofulla, kërcor ose eshtrorë,janë
filogjenikisht të lidhura me acantodinët, një grup peshqish me nofulla që kanë qenë
bashkëkohës me pllakodermet e periudhës së Silurit dhe Devonit në Paleozoik.
Kurrizorët tetrapodë, amfibet, reptilët, shpezët dhe gjitarët rrjedhin nga një linjë (vijë) e
peshqive eshtrorë (sarcopterygi). Evolucioni i peshqive i paraprinë paraqitjes së një numri
të madh të përparësive në historikun e vertebrorëve.

Kontributi biologjik
1. Plani themelor trupor i kurrizorëve është zhvilluar në paraardhësin e përbashkët të të
gjithë kurrizorëve.Me rëndësi ka qenë evolucioni i qelizave eshtrore dhe endoskeleti i
parë. Boshti kurrizor e zavendëson notokordën si shtyllë kryesore mbështetëse në
shumicën e kurrizorëve të rritur, dhe orfon mbështetje për kafkën, muskujt e shumtë dhe
gjymtyrët.

2.Me trurin dhe palcën kurrizore të mbyllur dhe të mbrojtur brenda kraniumit dhe boshtit
kurrizor,peshqit e hershëm ishin shtazët e para që mirëpritën sistemin nervor qëndror të
ndarë nga pjesa tjetër e trupit.
Organet e specializuara ndijore për shijim, nuhatje dhe dëgjim evoluan së bashku me
trurin tripjesësh. Risitë e tjera ndijore përfshijnë veshin e brendshëm me kanale
gjysëmrrethore, sistemin elektrosenzitiv, sistemin ndijor të vijës anësore dhe muskujt e
jashtëm të syrit.

3 Zhvillimi i nofullave me dhëmbë mundësoi gjuajtjen e ushqimit aktiv me përmasa më


të mëdha. Kjo shkaktoi një garë në armatim në mes të predatorit dhe presë, që ka qenë
elementi kryesor i formësimit të kurrizorëve gjatë evolucionit.

4.Evolucioni i pendave qifte pectorale dhe pelvike të mbështetura nga krahërori dhe
kombliku,paraqet një progres në manovrim me gjymtyrë dhe bëhet shtytës për zhvillimin
e duarëve dhe këmbëve te kurrizorët tetrapod.

5.Peshqit kanë zhvilluar adaptime të përshtatshme fiziologjike që iu mundësoi atyre


pushtimin e çdo lloji të mundshëm të vendbanimit ujor. Zhvillimi i mushkërive dhe
gëlltitja e ajrit te peshqit e hershëm lejuan dëpërtimin e pjesërishëm të vendbanimeve
gjysëmterrestrike (tokësore) dhe pregaditjen për invadimin e tokës me evoluimin e
tetrapodeve.

AMFIBIET

Amfibet janë kurrizorët e vetëm të gjallë që kanë forma kaluese prej ujit në tokë edhe
gjatë ontogjenezës edhe gjatë filogjenezës. Pas 350 milion vjet evolucioni, disa
amfibie janë adaptuar tërësisht në tokë, shumë janë gadi tokësore të mbetura pezull në
mes të mjedisit ujorë dhe atij tokësor.Kjo jetë e dyfisht është shprehur në emërtimin e
tyre. Madje edhe amfibiet që janë më të pershtatura për ekzistencë në tokë nuk mund
të bredhin larg kushteve me lagështi.Shumë prej tyre, megjithate, kanë zhvilluar
mënyra që të mbajnë vezët jashtë ujit ku larvat e tyre mund tu ekspozohen armiqëve.
Përshtatja jetës në tokë është tema më e rëndësishme e këtij grupi të kurrizorëve.Këto
shtazë formojnë një grup monofiletik të njohur si tetrapode.
Fig.Evolucioni i gjymtyreve te Tetrapodet ,1.Eusthenopteron,2 Acanthostega

Pozita në Mbretërinë e shtazëve

Amfibiet janë kurrizorë ektotermik, primitiv me 4 këmbë, me lëkurë gjëndrrore dhe


varshmëri nga uji për riprodhim. Ata janë një prej dy grupeve të mëdha të
pasardhësve të sotëm të tetrapodeve të Devonit të hershëm, kurrizorët e parë që
zhvilluan adaptime për frymëmarrje , mbështetje të vetvehtes, lëvizin, dhe detektojnë
tingujt dhe aromat në tokë, gjersa minimizojnë humbjen e ujit.
Grupi tjetër janë amniotët: reptilet,shpezët dhe gjitarët të cilët e kompletuan lëvizjen
mbi tokë,duke zhvilluar adaptime që i liron ata nga varshmëria e ujit për tu
riprodhuar.

Kontributi biologjik
1. Kornizë e fuqishme skeletore për ta mbështetur peshën e trupit në tokë dhe
këmbë tetrapode të shoqëruara me supe/kofshë për ecje në tokë.

2. Një sistem i frymëmarrjes me mushkëri (disa amfibe të sotme kanë branshi,


disave iu mungojnë të dyjat, mushkëritë dhe branshitë) dhe vrima të
brendshme të hundës –hoane, që mundësojnë frymëmarrjen përmes hundës.

3. Qarkullimi i dyfishtë me ndarje funksionale në qarkullim


pulmonar(mushkror) dhe sistemik dhe zemra tri dhomëshe. Arteriet dhe
venat pulmonare i furnizojnë mushkëritë dhe e kthejnë gjakun e oksigjenuar
në zemër.

4. Receptorët e mëparmë ndijor ujorë u modifikuan për jetë në tokë.Veshi me


membranë timpanale dhe stapes për përcjelljen e vibracioneve në veshin e
brendshëm është i disejnuar për ti detektuar tingujt e zërit.
Për të parë në ajër, kornea më tepër se thejrra u bë sipërfaqe kryesore
refraktive për përthyerjen e dritës; kapakët e syrit dhe gjëndrrat e lotëve u
zhvilluan për ta mbrojtur dhe pastruar syrin.Një epitel i zhvilluar mirë
nuhatës që lidhet me zgavrën e hundës u zhvillua për ti detektuar aromat.

Amfibet e sotme

Sot ekzistojnë tri rende të amfibieve me gjithësej 4200 lloje. Shumica posedojnë
adaptimet themelore për jetesë në tokë,siq janë fortësia e skeletit dhe zhvillimi i theksuar
i shqisës së nuhatjes dhe dëgjimit. Megjithate shumica e amfibieve ka mbetur e lidhur për
mjedisin ujorë, kështu disa salamandra nuk kalojnë fare nëpër metamorfozë dhe mbesin
larva ujore për tërë jetën, disa bretkoca ,salamandra dhe sesilian që i nënshtrohen
metamorfozës së plotë janë të lidhura për ujë dhe mbesin në te edhe si forma adulte.Por
ka edhe disa lloje të bretkocave të cilat tërësisht janë pavarsuar nga uji .
Edhepse i janë përshtatur jetës në tokë të gjitha amfibiet terrestrike kërkojnë kushte me
shumë lagështi për shkak të lëkurës së hollë që e kanë.Duke qenë organizma ektotermik
këto shtazë varen tërësisht nga kushtet e mjedisit jetësor.Lagështia dhe freskia janë
shumë të rëndësishme edhe për riprodhimin e tyre

Sesilianet (Apoda)

Përfshijnë afro 160 lloje, me trup të zgjatur, pa gjymtyrë që jetojnë në brendi të tokës
ose në ujë. Janë të përhapura në Amerikën jugore,Afrikë dhe Azi juglindore.Trupi është i
gjatë dhe i hollë i mbuluar me luspa të imta, sytë janë të vegjël ose mungojnë fare.
Ushqehen me krimba dhe pakurrizorë të vegjël.Vezët i vendosin në tokë të lagësht pranë
ujit. Larva mund të jetë ujore ose të zhvillohet brenda vezës. Mund të jenë edhe viviparë.

Salamandrat- Caudata ose Urodelat


Përfshijnë rreth 360 lloje të amfibieve që kanë bisht (caudata). Salamandrat janë shumë të
përhapura në Amerikën jugore, por edhe në vise tropike të Amerikës qëndrore dhe asaj
jugore. Zakonisht janë të vogla gjer në 15 cm, por ka edhe lloje gjer në 1.5 m siq është
salamandra gjigante japoneze. Shumica kanë gjymtyrë të vendosura në trup nën një
këndë të drejtë, por disa forma ujore i kanë gjymtyrët e rudimentura ose nuk kanë fare.
Janë mishngrënëse, ushqehen kryesisht me krimba, artropode të vogla dhe molluska.

Bretkocat dhe thithëlopat-Anura

Këto shtazë me më shumë se 3450 lloje janë amfibiet më të njohura për njeriun. Janë
grup i vjetër që datojnë prej periudhës së Juras para 150 milion vjetësh. Jetojnë në shumë
vendbanime por gjithnjë të lidhura me lagështinë dhe ujin për shkak të zhvillimit të tyre.
Emërtimi anura do të thotë mungesë e bishtit te format e rritura.Vezët e shumicës së
bretkocave zhvillohen në një larvë fulterzë, të zezë e me bisht që i ngjanë peshkut, e cila
ka branshi të brendshme dhe të jashtme, pa këmbë dhe bimëngrënëse. Larvat duken dhe
sjellen krejtësisht ndryshe nga bretkocat e rritura. Metamorfoza e fulterzës në bretkocë
është një transformim i vërtetë.
Bretkocat dhe thithëlopat klasifikohen në 21 familje. Bretkocat e zakonshme i takojnë
familjeve Ranidae dhe Hylidae (bretkocat e drunjëve), kurse thithëlopat e vërteta i
takojnë familjes Bufonidae, kanë këmbë të shkurta, trup të gjërë dhe lëkurë të trashë me
shumë lytha të dukshëm.

REPTILËT

Amfibiet me këmbët e zhvilluara mirë, ridizejnimin e shqisave dhe sistemit të


frymëmarrjes dhe modifikimin e pjesës postkraniale të skeletit për ta mbajtur trupin ne
ajër, bënë pushtim të theksuar të tokës. Por me vezët pa lëvozhgë dhe larva që marrin
frymë me branshi, zhvillimi i tyre mbetet rrezikshmërisht i lidhur më ujin.
Grupi apo linja që i përfshinë reptilet, shpezët dhe gjitarët zhvilloi vezë që mund të
lëshohen në tokë. Kjo vezë me gëzhojë, ndoshta më shumë se adaptimet tjera, i largoi
reptilët nga mjedisi ujorë duke e liruar procesin e zhvillimit nga varshmëria e ambienteve
ujore ose atyre terrestrike me shumë lagështi. Në të vërtetë, stadet që jetonin në pus nuk u
eliminuan por u mbyllen brenda një serie membranash ekstraembrionale që ofronin
mbështetje të plotë për zhvillim embrional.
Njëra membranë, amnioni, e mbështjellë zgavrën e mbushur më lëngë, një ‘pus’ brenda të
cilit noton embrioni që është duke u zhvilluar. Një qeskë tjetër membranore, allantoisi,
shërben edhe si sipërfaqe respoiratore edhe si dhomëz për grumbullimin e mbeturinave
azotike. Këtë membranë e mbyllë një membranë tjetër e tretë, korioni, nëpër të cilën
kalojnë lirshëm oksigjeni dhe dioksidi i karbonit. Dhe në fund gjithçka rrethohet dhe
mbrohet nga lëvozhga poroze, pergamente ose lëkurore.
Me shkëputjen e fundit nga riprodhimi i vrazhdë në ujë, u sigurua pushtimi i tokës nga
kurrizorët tokësorë. Tetrapodet e Paleozoikut që kishin zhvilluar këtë mënyrë të
riprodhimit ishin stërgjyshërit e grupit të vetëm ,monofiletik të quajtur Amniota, të
emërtuar sipas membranës më të thellë nga tri membranat ekstraembrionale, amnionit.
Para përfundimit të erës së Paleozoikut, amniotet divergjuan në shumë grupe multilple
nga të cilat lindën të gjitha grupet e reptilëve, shpezët dhe gjitarët.

Pozita në Mbretërinë e shtazëve

Grupi i reptilëve modern përfshinë dy nga tri grupet e kurrizorëve amniot që lindën nga
tetrapodet si amfibie në Paleozoikun e vonshëm. Dy grupet e reptilëve janë amniotet
anapside, të përfaqësuara nga breshkat, dhe amniotet diapside të përfaqësuara nga
hardhucat, gjarpërinjtë, krokodilët dhe sfenodontët (tuatarët).
Ata janë të mbijetuarit nga shumë grupe të amnioteve të Mezozoikut, duke përfshirë
dinozaurët, shumica e të cilëve u zhdukën në përfundim të Mezozoikut. Siq definohet
tradicionalisht, klasa Reptilia është grup parafiletik për shkak se ajo i përjashton shpezët,
të cilët janë pasardhës i stërgjyshëve të përbashkët të grupit të diapsideve.
Grupi i tretë i amniotëve janë synapsidet prej të cilëve lindën (rrjedhën) gjitarët e sotëm.

Origjina dhe adaptimet e grupit Reptilia

Siq u theksua në fillim ,Amniotet janë grup monofiletik që evoluoi në Paleozoikun e


vonshëm.Shumica e paleologëve pajtohen se amniotet u zhvilluan nga një grup i
tetrapodeve të ngjashme me amfibet,anthracosaurus,gjatë periudhës së hershme të
karbonit në Paleozoik.
Më vonë (përafërsisht para 300 milion vjetësh) Amniotet u ndanë në 3 familje: E para ,
anapsidet (gr.an-pa, apis-hark) karakterizohet me kafkë pa vrimë të tëmthit (temporale)
pas vrimave të syrit-orbitave, kafka pas orbitave është plotësisht e mbuluar me eshtra
dermal. Ky grup sot është i përfaqësuar vetëm me breshkat. Morfologjia e tyre është një
përzierje e rrallë e karakteristikave të paraardhësve dhe atyre të fituara të cilat mezi u
zhvilluan qysh prej paraqitjes së parë të breshkave në mbetjet fosile në Trias, diku para
200 milion vitesh.
Familja (linja ) e dytë, diapsidet (gr.di- dy,dyfish, apis-hark), prej të cilave lindën të
gjitha grupet tjera të reptilëve dhe shpezët. Kafka e diapsideve karakterizohej me
prezencën e dy palë të qelurave apo vrimave tëmthore (temporale), një palë të vendosura
poshtë në faqe, dhe qifti i dytë të vendosura mbi qiftin e poshtëm dhe të ndara prej tyre
me hark ashtror. Kjo familje u shfaq në tri nëngrupe: Lepidozaurët përfshijnë format e
zhdukura të ichtiozaurëve detar dhe të gjithë reptilët e sotëm përveq breshkave dhe
krokodilëve. Më të zhvilluarit, arkozaurët përfshijnë dinozaurët dhe të afërmit e tyre si
dhe krokodilët dhe shpezët e sotme. Nëngrupi i tretë dhe më i vogli, sauropterygët,
përfshijnë disa grupe ujore të zhdukura ndër të cilat më të theksuarat ishin pleksiozaurët e
mëdhenjë qafëgjatë.
Familja e tretë ishin synapsidet (gr,syn-bashkë, apsid-hark), reptilët si gjitarë. Kafka e
synapsideve kishte një qift të vrimave tëmthore të vendosura poshtë në faqe dhe të
kufizuara me një hark eshtror. Synapsidet ishin grupi i parë që ndryshon, duke dhënë
zanafillën së pari për pelykozaurët, pastaj për terapsidet dhe në fund për gjitarët.
Karakteristikat e Reptileve që i dallojnë ato nga Amfibiet

1.Reptilet kanë lëkurë të ashpër,të thatë,me luspa e cila ofron mbrojtje nga tharja
dhe lëndimet fizike.
Lëkura përbëhet nga epiderma e hollë , e cila çvishet periodikisht, dhe derma shumë më e
trashë e zhvilluar mirë. Derma përmbanë kromatofore, qeliza qe përmbajnë ngjyrë, të
cilat ia japin ngjyrimin kolorit shumë hardhucave dhe gjarpërinjëve.
Kjo shtresë, te aligatorët dhe gjarpërinjët, për fat të keq të tyre, është shëndrruar në lëkurë
shumë të qmueshme për punimin e çantave dhe këpucëve të shtrenjta.
Luspat karakteristike të reptilëve janë formuar kryesisht nga keratina Ato zhvillohen
kryesisht nga epiderma dhe kështu nuk janë homologe me luspat e peshqive ,të cilat janë
struktura eshtrore të dermës.Te disa reptile, siq janë aligatorët, luspat mbesin gjatë tërë
jetës dhe rriten gradualisht. Te tjerat, siq janë gjarpërinjtë dhe hardhucat, luspat e reja
rriten ndërmjet të vjetrave të cilat pastaj hudhen apo çveshen periodikisht. Breshkat i
shtojnë shtresat e reja të keratinës nën ato të vjetrat të stendave në formë pllakave që në të
vërtetë janë luspa të modifikuara.Te gjarpërinjtë lëkura e vjetër (epiderma dhe luspat)
kthehet mprapshtë kur të hudhet (çveshet), hardhucat e qajnë lëkurën e vjetër duke e lënë
ate të padëmtuar ose mund ta ndajnë në copa.Krokodilët dhe shumë hardhuca posedojnë
pllaka eshtrore që quhen osteoderme, të vendosura ndërmjet luspave të keratinizuara.
2.Veza me gëzhojë (amniotike) e reptileve përmbanë ushqim dhe membrana
mbrojtëse për mbështetje të zhvillimit embrional në tokë.
Reptilët i lëshojnë vezët e tyre në vende të mbrojtura në tokë. Të vegjlit qelin më shpesh
si juvenile që marrin frymë me mushkëri se sa si larva ujore. Paraqitja e vezës së
mbështjellur me gëzhojë zgjëron ndarjen në mes të reptilëve dhe amfibeve dhe me
siguri, më shumë se çdo adaptim tjetër, i ka kontribuar krijimit evolutiv të reptilëve.
3.Nofullat e reptilëve janë të ndërtuar në mënyrë efikase për të shtypur (dërmuarr)
ose kapur me forcë prenë(gjahun).
Nofullat e peshqive dhe amfibeve janë të ndërtuara për mbyllje të shpejtë të nofullave,
por nëse gjahu është mbërthyer njëherë,një forcë e vogël statike mund të përdoret per ta
larguar.
Te reptilet muskujt e nofullave bëhen më të mëdhenjë,më të gjatë dhe përshtaten shumë
më mirë mekanikisht.
4.Reptilet kanë disa forma të organit kopulator që mundësojnë fekondimin e
brendshëm.
Fekondimi i brendshëm kërkon patjetër paraqitjen e vezës me lëvozhgë, sepse sperma
duhet ta arrijë vezën para se ajo të mbyllet. Sperma nga testisët qifte kalon nëpër kanalin
vasa deferentia (farëquesi) gjer te organi i kopulimit i cili është një e dalur e murit të
kloakës. Sistemi femror përbëhet nga një qift vezoresh (ovariume) dhe kanaleve. Muret
gjëndrrore të vezoreve tajojnë albumine( burime të amino-acideve,mineraleve dhe ujit për
embrionin) dhe gëzhojën për vezët më të mëdha.
5.Reptilet kanë sistem efikas të qarkullimit dhe presion më të lartë të gjakut se
amfibiet.
Te të gjitha reptilet,veshëza e djathtë e cila pranon gjakun e paoksigjenuar nga
trupi,është plotësisht e ndarë nga veshëza e majtë, e cila pranon gjak të oksigjenuar nga
mushkritë.Krokodilët i kanë gjithashtu dy barkushe plotësisht të ndara.Te reptilet tjera
barkushet nuk janë plotësisht të ndara.Madje edhe te reptilet me ndarje jo të plotë të
barkusheve,rrjedha e gjakut brenda zemrës pengon përzierjen e gjakut pulmonar ( të
oksigjenuar), dhe atij trupor (i paoksigjenuar), prandaj të gjithë reptilet kanë dy
qarkullime funksionalisht të ndara .
6.Mushkritë e reptilëve janë më mirë të zhvilluara se ato të amfibeve.
Reptilet varen gati tërësisht nga mushkëritë për shkëmbimin e gazrave, të ndihmuara nga
frymëmarrja nëpër membrane faringiale te disa breshka ujore. Për dallim nga amfibet të
cilat e shtyejnë ajrin në mushkri me ndihmën e muskujve të gojës, reptilët e thithin ajrin
në mushkri duke e zgjëruar zgavrën e krahërorit ose duke e zgjëruar regjionin e brinjëve
(gjarpërinjtë dhe hardhucat) ose duke i lëvizur organet e brendshme ( breshkat dhe
krokodilat). Reptilët nuk kanë diafragmë muskulore, strukturë që haset vetëm te gjitarët.
Frymëmarrja lëkurore (shkëmbimi i gazrave nëpër lëkurë) që ishte aq i rëndësishëm për
amfibet, nga reptilet është hedhur tërësisht .
7.Reptilët kanë zhvilluar strategji efikase për ruajtjen e ujit.
Të gjitha amniotet kanë veshkë metanefrike e cila është e rrethuar me kanal për
qarkullim-ureter. Mirëpo nefroni i metanefrozës së reptilëve nuk përmbanë pjesën e
mesme të specializuar të tubulit të quajtur laku i Henlit, e cila i mundëson veshkës që ti
koncentroi lëngjet në urinë. Shumë reptilë i kanë gjëndrrat e kripës të vendosura në afërsi
të hundës ose syve ( te krokodili i ujërave të njelmëta këto gjinden në gjuhë) të cilat
sekretojnë një lëngë shumë të njelmët që është shumë hiperosmotik për lëngjet trupore.
Mbetjet e azotit ekskretohen më shpesh në formë të acidit urik e më pak si ure ose
amonjak. Acidi urik ka tretshmëri të vogël dhe lirohet shpejtë, duke lejuar ujin që të
konservohet. Urina e shumicës së reptilëve është tretësirë gjysëm e ngurtë.
8.Të gjithë reptilët, me përjashtim të atyre pa ekstremitete, kanë mbështetje më të
mirë të trupit se sa amfibet, dhe gjymtyrë më efikase për hecje në tokë.
Shumica e reptilëve të sotëm hecin me këmbët e tyre të hapura nga jashtë dhe barkun
pranë tokës.Megjithate shumica e dinozaurëve ( dhe disa hardhuca të sotme) hecin me
kembë në pozitë vertikale të mbajtura poshtë trupit, që është organizimi më i mirë për
lëvizje të shpejtë dhe për mbështetje të peshës trupore.Shumë dinozaurë kanë hecur
vetëm më këmbët e pasme të fuqishme.
9.Sistemi nervor i reptilëve është dukshëm më i avancuar se ai i amfibeve
Edhepse truri i reptileve është i vogël, cerebrumi (truri i përparmë) është relativisht i
madh në krahasim me pjesët tjera të trurit. Krokodilët kanë koren e parë të vërtetë trunore
(neopalliumin). Lidhja me sistemin nervor qëndror është më e avancuar dhe mundëson
kryerjen e sjelljeve komplekse që janë të panjohura për amfibet. Me përjashtim të
dëgjimit, shqisat tjera janë të zhvilluara mirë. Te hardhucat dhe gjarpërinjtë është mirë i
zhvilluar Organi i Xhakobsonit,që është një dhomëz e specializuar nuhatëse prezente te
shumë tetrapode. Aromat barten në organin e Xhakobsonit nëpërmjet gjuhës.

Në reptilë Anapsidë bëjnë pjesë Brashkat kurse në diapsidë hardhucat, gjarpërinjtë dhe
hardhucat në formë krimbi (që përbëjnë rreth 95% të të gjitha reptileve) si dhe Tatuatra
e Zelandës së re dhe krokodilët.
SHPEZËT

Pozita në Mbretërinë e shtazëve

Shpezët janë një linjë e amniotëve endotermik, diapsidë që zhvilloi fluturimin në


periudhën e Jurasit të Mezozoikut. Filogjenetikisht ata janë në relacione më të afërta me
Dinozaurët teropod, një grup ky i mishngrënësve bipedal (dykëmbësh) me karakteristika
skeletore si të shpezëve. Më të afërmit nga kushërirët e tyre të sotëm janë krokodilët.
Karakteristikat morfologjike dhe uniformiteti i madh i strukturës së shpezëve lidhen
kryesisht me kërkesën e domosdoshmë për të fluturuar, dhe mobiliteti që fluturimi e
mundëson është përgjegjës për shumicën e aspekteve të dallueshme të sjelljes dhe
ekologjisë së tyre.

Origjina dhe raportet farefisnore

Përafërsisht para 147 milion vjetësh një shtazë fluturuese e mbytur dhe e përforcuar në
fundin e lagunës së cekët detare u gjet në vend që tani është në Bavari të Gjermanisë.
Ai u mbulua së shpejti me baltë dhe u fosilizua. Kështu mbeti gjer në vitin 1861 kur u
zbulua nga një punëtor që po qante rrasa në një minierë të gurit gëlqerorë. Fosili ishte
përafërsisht i madhësisë së korbit me një kafkë jo të ngjashme me atë të zogjëve të sotëm,
me përjashtim të asaj se nofulla mbante dhëmbë të vegjël eshtrorë të ngjashëm me ata të
reptilëve. Skeleti ishte padyshim i reptilëve me bisht të gjatë eshtrorë, gishta me kthetra
dhe brinjë abdominale. Mund të klasifikohej si reptil, përveq se mbante vrima të posaqëm
për ngjitjen e puplave, mrekulli kjo e ingjinieringut biologjik të cilën e kanë vetëm
zogjët. Ky fosil u emërua Archaepteryx lithographica që greqisht do të thotë ‘’ krahët e
vjetër të skalitur në guri’’.Ky zbulim ishte tejet i rëndësishëm sepse sqaronte dyshimet e
mardhënjeve filogjenetike të shpezëve dhe reptilëve.
Zoologët ndërkohë kanë dalluar ngjashmëritë ndërmjet shpezëve dhe reptilëve, siq janë
kafka, kandilet oksipitale, posedimi i vetëm një ashti të veshit të mesëm (stapes), nofulla
e poshtme e ndërtuar prej 5ose 6 eshtrave, produkt i ekskretimit edhe te shpezët edhe te
reptilët është acidi urik, lëshojnë vezë të ngjashme me zhvillim të hershëm embrional me
ndarje të cektë sipërfaqësore.
Zoologu i njohur anglez Thomas Henry Huxley ishte aq i entuziazmuar me këto aftësi
anatomike dhe fiziologjike të shpezëve sa që i quajti ‘’reptilë të lartësuar -glorified
reptiles, dhe i klasifikoi ata në grup me dinozaurët terapod që kishin disa karakteristika si
të shpezëve.
Fosili i vjetër 147 milion vjet i Archeopteryxit i gjetur në Bavari të
Gjermanisë dhe forma e rekontruktuar në bazë të fosilit

Karakteristikat e Klasës Aves-shpezët

1.Trupi zakonisht boshtor, prej katër pjesëve: koka, qafa, trupi dhe bishti; qafa
disproporcionalisht e gjatë për balancim dhe mbledhjen e ushqimit.

2.Gjymtyrët qifte me gjymtyrët e sipërme të shëndrruara për fluturim,pala e poshtme


e pershtatur për ngjitje në degë ,hecje,ose notim,këmba me 4 gishta ( te disa 2ose 3).

3.Mbulesa epidermale e përbërë prej puplave dhe luspave në këmbë,lëkura e hollë


prej epidermës dhe dermës,nuk kanë gjëndrra të djersës, kanë gjëndrra yndyrore ose ato
për pastrim në bazë të bishtit, llapa e veshit është e rudimentuar.

4.Skeleti tërësisht eshtror me zbraztira të mbushura me ajër, eshtrat e kafkës të


shkrira me një kandil oksipital,kafka diapside me dritare orbitale,,secila nofullë e
mbuluar me me një mbulesë të brinjëzuar që e formon sqepin, nuk kanë dhëmbë, bishti
nuk është i zgjatur,brinjët të lidhura në mes veti,sternumi i zhvilluar mire, i përmbysur
ose i redukuar dhe joipërmbysur,vetëm një asht në veshin e mesëm.

5.Sistemi nervor i zhvilluar mirë,me trurin dhe 12 palë nerva cranial.

6.Sistemi i qarkullimit i përbërë nga zemra 4 dhomëshe,me harkun e djathtë aortic të


qëndrueshëm si aortë dorzale,sistemi renal portal i redukuar,qelizat e kuqe të gjakut me
bërthamë.

7. Shtazë endoterme.(kanë mekanizma për rregullimin e temperatures trupore)

8.Frymëmarrja me mushkëri të zgjaruara,me qeska të holla ajrore ndërmjet organeve të


brendshme dhe skeletit.
Syrinksi (kutia e zërit) e vendosur afër vendbashkimit të trakesë dhe bronkeve.

9.Sistemi ekskretues i përbërë nga veshka metanefrike,ureteri (kanali i urinës) hapet në


kloakë; nuk kanë mëshigzë të urinës; mbeturinat e azotit ekskretohen në formë të acidit
urik.

10.Gjinitë e ndara, farorët (testisët) qift me kanalin që derdhet në kloakë, femrat kanë
vetëm vezoren (ovariumin) e majtë dhe vepërquesin (oviduktin; organ kopulator kanë
rosat, patat, dhe disa tjera.

11.Fekondimi është i brendshëm; vezët amniotike me shumë të verdhë dhe gëzhojë të


fortë gëlqerore; membranat embrionale prezente gjatë zhvillimit ,inkubimi ose qelja e
vezëve është e jashtme, eksternale; të vegjlit mund të jenë aktiv gjatë qeljes së vesë ose
të pafuqishëm dhe të çveshur; gjinia përcaktohet nga femrat.

MAMMALIA - Gjitarët

Prezenca e qimeve në trup është shenjë njohëse e gjitarëve ashtu siq është prezenca e
puplave për shpezët. Nëse një shtazë ka qime atëhere ajo padyshim është gjitarë, nëse nuk
ka është diçka tjetër. Është e vërtetë se shumica e gjitarëve ujorë nuk kanë gati fare qime,
si p.sh.balenat, por qimet mund të gjinden së paku në ndonjë pjesë të trupit te shtazët
adulte. Për dallim prej puplave që evoluan prej luspave të reptilëve, qimja e gjitarëve
është strukturë plotësisht e re epidermale. Gjitarët i përdorin qimet e tyre për mbrojtje,
për ngjyrosje të trupit dhe fshehje, për pengimin e dëpërtimit të ujit dhe pluskim dhe për
sinjalizim të sjelljeve; ata i kanë shëndrruar qimet në shqisa sensitive në feqkën e tyre
dhe në gjemba të ashpër. Ndoshta më e rëndësishmja është se gjitarët i përdorin qimet e
tyre për izolimin termik, gjë që iu mundëson atyre të gëzojnë shumë përparësi të
homeotermisë. Shtazët me gjak të nxehtë në shumicën e mjediseve klimatike dhe në
periudhën pa diell përfitojnë nga ky izolim mbrojtës natyral dhe kontrollues.
Qimet, natyrisht, janë vetëm njëra nga karakteristikat e shumëta që i karakterizojnë
gjitarët dhe na ndihmojnë që ti kuptojmë të arriturat evolutive të tyre. Shumica e
gjitarëve kanë placentë të zhvilluar mirë për ushqimin e embrionit, gjëndrra qumshtore
për të ushqyer të posalindurit, dhe një sistem nervor pakrahasueshmërisht të avancuar i
cili shumë i tejkalon të gjitha grupet tjera shtazore. Megjithate, është e padyshimt se me
kombinimin e këtyre adaptimeve, gjitarët do të mund të triumfonin edhe pa prezencën e
qimeve.

Pozita në Mbretërinë e shtazëve

Gjitarët modern janë pasardhës të familjes së synapsidëve amniotë që u paraqitën në


periudhën e Permit. Familja synapside karakterizohet me kafkën me vetëm një të qelur
tëmthore.
Gjitarët e sotëm janë endotermik dhe homeotermik, kanë trup tërësisht ose pjesërisht të
mbuluar me qime, dhe kanë gjëndrra që sekretojnë qumsht për të ushqyer të vegjlit. Këto
karakteristika të nxjerrura së bashku me disa karakteristika dalluese të skeletit, sistemin
nervor shumë të zhvilluar dhe sjellje komplekse individuale dhe sociale i dallojnë gjitarët
prej të gjithë amniotëve tjerë. Plasticiteti i tyre gjenetik dhe adaptimet e shumëta iu kanë
mundësuar gjitarëve që ta pushtojnë pothuajse çdo mjedis në tokë që mundëson jetën.

Karakteristikat e klasës Mamalia (gjitarët)

1. Trupi i mbuluar me qime, te disa të redukuara.


2. Lëkura me gjëndrra të djersës,aromatike, dhjamore dhe qumshtore.
3. Kafka me dy kandila oksipital dhe palatium eshtror sekondar; veshi i mesëm
me tre eshtra( malleus,incus dhe stapes); disa unaza të zverkut; eshtrat e
pelvicut( komblikut) të fuzionuara(shkrira).
4. Goja me dhëmbë diphyodont (dhëmbët e qumshtit zavendësohen me dhëmbë të
përhershëm); te shumica dhëmbët heterodont ( ndryshojnë për nga struktura dhe
funksioni), nofulla e poshtme prej një ashti të vetëm të zgjatur.
5. Kapakët e syrit të levizshëm dhe veshi i jashtëm mishror.
6. Katër gjymtyrë( të redukuar ose mungojnë te disa), të përshtatura për shumë
mënyra të lëvizjes:tokësore,ujore dhe ajrore.
7. Sistemi i qarkullimit të gjakut i përbërë nga zemra me 4 dhomëza, aorta e majtë
e përhershme, dhe rruazat e kuqe të gjakut pa bërthamë dhe bikonkave.
8. Sistemi i frymëmarrjes i ndërtuar prej mushkërive me alveole,dhe kuti të zërit
(larynx); palatiumi sekondar ( palatiumi i sipërm eshtror dhe i poshtmi nga indi i
butë) e ndajnë rrugën ajrit nga ajo e ushqimit; diafragma muskulore për
shkëmbim të ajrit, e ndanë zgavrën e krakrorit prej asaj të barkut.
9. Sistemi i ekskretimit nga veshkët metanefroze me kanale të urinës të cilët
zakonisht hapen në mëshigëzën e urinës.
10. Truri shumë i zhvilluar, posaqërisht neocerebrumi; 12 palë nerva kranialë.
11. Endotermike dhe homeotermike.
12. Kloaka prezente vetëm te monotrematet.
13. Gjinitë e ndara; organet e shumimit përbëhen prej penisit,
testisëve(farorëve) ,ovariumeve(vezorëve) ,oviduketev(vepërquesve) dhe vaginës.
Gjinia përcaktohet nga meshkujt(heterogamet)
14. Fekondimi i brendshëm, vezët zhvillohen në uterus me ngjitje për
placentë( placenta e redukuar te strajcorët ,kurse mungon te monotrematet);
membranat e fetusit ( amnioni, korioni dhe allantoisi)
15. Të vegjlit ushqehen me qumësht nga gjëndrrat qumshtore (gji).

You might also like