Informacion Per Bullizmin

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Admet Gjevori

Lufta kunder Bullizmit


Cfare eshte bullizmi?
Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në të gjitha shtetet e botës, duke filluar me
fëmijët që në bankat e para të shkollës. Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të
drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie". Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim
cilësorë gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë" - shkruhet në raportin
“Pas shifrave: "Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar 2019.

Perhapja e tij

Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 39.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe
17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë
përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në një nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është 20%.Te
nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1% Një studim i ndermarrë në Shqiperi me disa
mijëra anketues nxënës , mësues dhe prindër në 141 shkolla publike, tregon se 1 në 5 nxënës nga klasa e 4 deri
ne klasën e 12 janë prekur nga bullizmi në shkollë .Gati gjysma vuajnë nga bullizmi psikilogjik, 35% nga ai
verbal dhe pjesa tjetër nga ai fizik . Bullizmi është shumë i pranishëm ne klasat 5 dhe 11 brënda ambjentit të
klases në mungesë të mësuesit ne 40% të rasteve , oborrin e shkollës në 40% të rasteve dhe në 20% të rasteve
Në prani të mësuesit.Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen agresorë. Fenomeni i
përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë në shkollat private. Gjysma e mësuesve të marrë në
studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi
70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri

Shenjat e bullizmit tek fëmijët

Bullizmi dallohet tek fëmijët kur:

 Fëmija ka shenja të ndryshme në trup dhe nuk di ti shpjegojë.


 Fëmija kërkon para PA ndonjë arsye të bindshme.
 Fëmija nuk deshiron të shkojë ne shkollë apo nuk ka deshirë të luajë me miqtë e tij.
 Fëmija dëshiron që të ndryshoje mënyren e të shkuarit në shkollë dhe kur ai do të ndërrojë partnerin e
rrugës.
 Fëmija vjen vonë nga shkolla.
 Fëmija ka dëme materiale si çanta.

You might also like