Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 35

2

Detyrë projektuese nga lënda e


Teknologjisë Farmaceutike

Tema :
Pomadat

Mentor :Floresha Sela


Punoi : Arta Zeneli

Shkup, 2022/23

1
Përmbajtja
Preparatet farmaceutike për aplikim dermatologjik……………………………….............4
Pomadat………………………………………………………..........................................................
5
Klasifikimi I
pomadave.......................................................................................6,7,8
Lënda
vepruese…………………………………………………………............................................9
Bazat ose eksipienti………………………………………………………...................................9,10
Eksipient nga bota
bimore………………………………………………....................................11
Gjalpi I kakaos…………………………………………………………............................................13
Lanolina…………………………………………………………………..............................................1
4
Rjedhësit e lanolines…………………………………………………….......................................15
Pergaditja e pomadave…………………………………………………......................................16
Mjetet e
punës…………………………………………………………...........................................20
Ambalazhimi……………………………………………………………...........................................21
Ruajtja…………………………………………………………………................................................2
2
Pomada e
thjeshte..................................................................................................................23
Pomada e gatshme................................................................................................24
Rezyme…………………………………………………………………..............................................25
Indeksi…………………………………………………………………................................................2
7
Literatura………………………………………………………………..............................................28

2
Parathënie
Nё kёtё temё projektuese paraqesin njё teresi tё vogel nga lёnda
e teknologjis farmaceutike cila meret me koncepteve kimike dhe
praktike të përgaditjes,ruajtjes dhe kontrollit të të gjitha
formave farmaceutike.
Kjo temё projektuese pёrmban ilustrime dhe fotografi tё qarta.
Teknologjia farmaceutike merret edhe me studimin e pomadave
të cilat janë forma farmaceutike për aplikim dermatologjik dhe
për të cilat në vijim do të flitet më gjerë,për përberjen e
tyre,ndarjen,vetitë,përdorimin dhe shpresoj që kjo temë të jetë
një mësim bazë sa i përket pomadave.
Poashtu në fund të temës është paraqitur edhe indeksi që fjalët e
panjohura të mund ti kuptoni në menyrë sa më të qartë.

3
I. Preparatet Farmaceutike për aplikim Dermatologjik
Janë të gjitha ato preparate farmaceutike që përdoren
për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, ku përdoret një
numër i madh i përgatesave për përdorim lokal si
losione, emulsione, pomada, aerosolë, pluhura etj.

Sipas disa të dhënave statistikore, këto përgatesa ne


vendin tonë përfaqësojnë rreth 7% të numrit të
përgjithshëm të barnave. Mund të jetë, që përgatesat
që përdoren në lëkurë të jenë barnat më të vjetra.

Me kalimin e kohës numri i produkteve dermatologjike u zgjerua me futjen e përdorim të disa dyllërave
dhe produkteve të tjera bimore, shtazore e minerale.

Kah fundi i shekullit të kaluar hyn në qarkullim apo ne treg edhe disa produkte të naftës siÇ janë
vazelina, vaji i vazelinës dhe parafina, po ashtu edhe lanolina e pasturuar.

Të gjitha këto produkte bërën që cilësia e përgadesave të përmisohet shumë.Gjatë këtyre dhjetë viteve
të fundit janë futur në praktikë edhe një varg i bazave gjysmë sintetike dhe sintetike, ku këta kanë bërë
një hap të pa parë.

Për tu bërë zgjedhja e ekscipientit për preparatet dermatologjike pa marrë parasysh se Çfarë përgatese,
në rend të parë duhet të shikohet efektin terapeutik në lëkurë

Në fazat akute të sëmundjeve të lëkurës, përdoren losione ujore( tretësira ), të cilat ushtrojnë veprim
qetësues e freskues dhe përshpejtojnë largimin e krusteve e të papastërtive të ndryshme.Ndërsa në
fazta subakute të sëmundjes së lëkurës, përdoren locione të tipit pezullie për arsye se janë freskues dhe
kanë një veprim mbrojtës.Ky veprim ndodh për shkak të pluhurit që mbetet në sipërfaqen e lëkurës, pas
avullimit të ujit.

Pomadat yndyrore formojnë një cipë, e cila pengon Ç’ujësimin lokal dhe ndihmon në ujësimin e shtresës
së brirëzuar të epidermës.

Këto pomada përdoren për trajtimin e dermatiteve të thata me skuama, për =të cilat është e nevojshme
që të përmisohet elasticiteti lëkurës.

Pastat, të cilat përmbajnë një përqindje të lartë lënde të ngurtë, në trajtë pluhuri të imët, në shpërndarë
në bazat yndyrore, i përthithin eksudatet dhe japinë efekt të ngjashëm me pomadat yndyrore.

4
II. Pomadat - Unguenta
POMADAT- janë forma farmaceutike me konsistencë të butë që përbëhen nga lëndë vepruese,
të shpërndara në eksipientë dhe që përdoren për përdorim të jashtëm, për shërimin e lëkurës,
mukozës dhe plagëve.

Po ashtu, pomadat quhen edhe xhele plastike, ku janë trupëzuar lëndë vepruese në trajtë
tretësire, emulsioni ose pezulli, sepse shumica e pomadave kanë karakteristika të ngjashme me
xhelet1, të cilat përbëhen nga një fazë e ngurtë, e shpërndarë në gjendje koloidale në një fazë të
dytë të lëngët.

Pomadat mund të përdoren jo vetëm për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, por edhe për
mbrojtjen e mirëmbajtjen e saj.

Përgatesat që përdoren për mbrojtjen e lëkurës nga veprimi ,, agresiv” i disa agjentëve të
dëmshëm, quhen pomada mbrojtëse , ndërsa ato që ndihmojnë në mirëmbajtjen e saj, quhen
pomada dermokozmetike .

Pomadat mund të shërbejnë vetëm si mbrojtëse sipërfaqësore të lëkurës, mund të ushtrojnë


veprim farmakodinamik të caktuar në sipërfaqe të lëkurës, ose prej tyre mund të resorbohet
nëpër lëkurë substancat me veprim resorbtiv.

Në farmakopetë dhe literaturë, përveç emrit pomada (unguentum) takohen edhe emra të tjerë
që lidhen me disa karakteristika të përbërjes me mënyrës së përdorimit të përgatesave
përkatëse.

Nuk mund të bëhet një ndarje e prerë midis kategorive të ndryshme të pomadave, sepse, në
shumë raste, lëndët vepruese, mënyra e përgatitjes dhe mënyra e përdorimit janë të ngjashme
që d.m.th kremrat, pastat, ceratet, xhelatinat, glicerolatet, pomada oftalmike etj., prandaj për
të gjitha kategoritë e përmendura, zakonisht përdoret emri i përgjithshëm ,, pomadë ”.

1. Klasifikimi i pomadave

Klasifikimi i pomadave mund të jetë në këtë mënyrë:

5
o dermatologjike ( terapeutike )
o teknologjike

6
7
Sipas kriterit dermatologjike, pomadat mund të klasifikohen sipas:

● veprimit terapeutik

● vendit të përdorimit dhe

● aftësisë së përdorimit
Sipas veprimit terapeutik, mund të klasifikohen në:
1) pomada mbulesore, që formojnë një cipë mbrojtëse në indet; në këtë grup bëjnë pjesë
pomadat mbrojtëse dhe disa pomada kozmetike (kremra);
2) pomadat freskuese, që, në përgjithësi, përmbajnë ujë ose alkool të holluar dhe më
shpesh janë pomada hidrofile; këto pomada si rezultat i avullimit të një pjese të ujit i
japinë lëkurës një ndjesi freskie;
3) pomada epitelizuese (pomada për plagë), që përdoren për lëkurën e dëmtuar duke e
ndihmuar në poliferimin e indeve;
4) pomadat revulsive , që shkaktojnë hiperemi lokale, sepse zakonisht ato i zgjerojnë enët
e gjakut;
5) pomadat kundër aknesë dhe seborresë;
6) pomada kundër mikozave;
7) pomada përtharës;
8) pomada antiflogjistike;
Sipas vendit të përdorimit, mund të klasifikohen në:
1) pomada dermike, që përdoren në lëkurë;
2) pomada oftalmike, që përdoren në sy;
3) pomadat që përdoren në mukoza(hundë, në rektum etj.).
Sipas aftësisë së depërtimit, d.m.th sipas vendit ku e ushtrojnë veprimin
terapeutik, mund të klasifikohen në:
1) pomada me veprim lokal
2) pomada me veprim në distancë

Pomadat me veprim lokal mund të klasifikohen në:

● pomada sipërfaqësore (mbulusore) ose epidemike, që veprojnë në sipërfaqen e lëkurës


(pomada kozmetike, mbrojtëse, foto mbrojtëse etj.);

8
● pomadat depërtuese ose endodermike, që kanë aftësi të depërtojnë në shtresat më të
thella të lëkurës; ato përfshihen midis pomadave me veprim lokal ose të atyre me
veprim në distancë.
Pomadat me veprim në distancë ose sistemike apo diadermike (hipodermike).
Nga këto pomada lëndët vepruese mund të përthithen në organizëm, pa kaluar nëpërmjet gypit tretës, duke
ushtruar kështu veprim në distancë.Këto pomada i Çlirojnë lëndët vepruese në enët e gjakut ose në atë limfatike.

Sipas kriterit teknologjike, pomadat mund të klasifikohen në këtë mënyrë:


a. sipas strukturës së xhelit;
b. sipas shkallës së shpërndarjes së lëndëve vepruese në bazën e pomadës.
Sipas strukturës së xhelit, mund të klasifikohen në:

● hidrokarburxhele;

● lipoxhele;

● polietilenglikoxhele;

● silikonxhele;

9
Sipas shkallës së shpërndarjes së lëndëve vepruese në bazën e pomadës, mund
të klasifikohen në:

● pomada tretësira ;

● pomada pezulli;

● pomada emulsione;

● pomada të përziera (tretësirë – pezulli; tretësirë – emulsion; pezulli – emulsion etj.).

10
2. Lëndët vepruese dhe bazat ose eksipientët e Pomadave

Çdo formë farmaceutike është e përbërë nga lënda vepruese dhe bazat, ku po ashtu edhe pomadat janë
të përbëra prej lëndës vepruese dhe bazës.

2.1. LËNDA VEPRUESE


Lënda vepruese është faktori themelor, sepse nga ajo varet edhe shkalla e depërtimit. Depërtimi i lëndës
vepruese përmes lëkurës varet nga tretshmëria e saj në bazën e pomadës, nga masa molekulare, shkalla
e imtësimit, trajta kristalore, polariteti.

Sipërfaqja e lëkurës vepron si një cipë këmbyes e joneve: jonet e barit të ngarkuara elektrikisht
përthithen në sipërfaqen e proteinave me anën e lidhjeve jonike, urave hidrogjone ose të forcave të Van
der Valsit. Molekulat asnjanëse lidhen në një masë shumë më të vogël.

Kanë prirje që të përthithen nga lëkura lëndët e mëposhtme: hormonet seksuale, kortikoseroidet,
vitaminat e tretshme në yndyra, disa vitmania të tretshme në ujë (acidi askorbik, tiamina, riboflamina,
piridoksina), acidi salicilik dhe esteret e tij, sulfamidet, benzokainam, dhe disa alkaloide (morfina,
nikotina, striknina), fenoli, disa komponime të merkurit etj.

Po ashtu ka edhe disa faktorë ose elemente tjera që ndikojnë në shpejtësinë e përthithjes si p.sh është
edhe përqëndrimi i barit ndikon në shpejtësinë e përthithjes.

2.2. BAZAT OSE EKSIPIENTI

Baza ku trupëzohen lënda vepruese, është një faktorë tjetër që përcakton shkallën e depërtimit.
Funksioni i bazës së pomadës është hollimi i lëndës vepruese Baza në shumicën e rasteve përfaqëson
rreth 90% të përgatesës. Përveç këtij funksioni baza luan rolin e transportit të lëndës vepruese. Baza
duhet të çlirojë lëndën vepruese në vendin e caktuar. Çlirimi i lëndës vepruese varet nga tretshmëria e
saj në bazën; lëndët e patretshme në bazën e pomadës Çlirohen shumë lehtë.

Në përbërjen e një baze pomade, mund të marrin pjesë përbërës që ndihmojnë në depërtim, madje
edhe në përthithjen e lëndëve vepruese. Në këtë kategori bëjnë pjesë tretësit, solubilizuesit, njomësit
dhe emulgatorët. Roli i tyre është që ta Çojnë barin drejt enëve të gjakut.

11
Duhet nënvizuar se themelore në mjekimin e sëmundjeve të lëkurës është zgjedhja e formës
farmaceutike. Për Çdo lëndë vepruese, në varësi nga tipi i lëkurës, karakteri i sëmundjes dhe lokalizmi i
saj, duhet të formulohet një bazë optimale.

Zgjedhja e ekscipientit (vehikulumit) bëhet sipas vend-aplikimit dhe mënyrës së veprimit të preparatit.

Një bazë ideale pomade duhet të plotësojë një varg kushtesh, si:

● të mos jetë acaruese dhe të mos shkaktojë rritje të ndjeshmërisë;

● të mos shkaktojnë Ç’ujësimin e lëkurës dhe të jetë zbutës;

● të ketë afri për lëkurën;

● t’i Çlirojë shpejt dhe plotësisht lëndët e trupëzuara;

● të mos jetë yndyrore dhe të jetë e lashme;

● të ketë paraqitje të pëlqyeshme;

● të përmbajë një numër sa më të vogël përbërësish dhe të përgatitet me lehtësi;

12
13
2.2.1. Bazat e Pomadave të tretshme në Yndyrëra
Në bazat e pomadave të tretshme në yndyra, bëjnë pjesë vajrat dhe yndyrat2 bimore e shtazore, vajrat e
hidrogjenuara, yndyrat gjysë msintetike, dyllërat, hidrokarburet dhe silikonet. Po në këto baza bëjnë
pjesë edhe eksipientë me karakter yndyror, që përmbajnë emulgatorë e që formojnë emulsione të tipit
U/Ve V/U.

Bazat e pomadave të tretshme në yndyra, në përgjithësi, formojnë një cipë mbrojtëse në sipërfaqen e
lëkurës, sidomos hidrokarburet, Prandaj këto baza përdoren për pomadat mbulesore, disa syresh për
pomada depërtuese dhe nuk përdoren për pomada me veprim të përgjithshëm.

Po ashtu bëhet edhe një ndarje e esipientave që mund të jenë nga:

o bota bimore
o bota shtazore
o minerale
o sintetike
o yndyrna me karakerë që përmbajnë emulgator

2 VAJRAT DHE YNDYRNAT bimore dhe shtazore që quhen edhe lipoxhele, janë përzierje gliceridehs. Siç dihet, gliceridet me
konsistencë të lëngët, në temperaturë të zakonshme, quhen vajra dhe janë me origjinë bimore, ndërsa ato me konsistencë të
butë ose të ngurtë, në të njëjta kushte, quhen yndyra dhe janë me origjinë bimore dhe shtazore.
Vajrat dhe yndyrat natyrore janë përdorur që në kohën më të vjetra dhe për një periudhë shumë të gjatë kanë qenë të vetmet
baza për përgatitjen e pomadave.
Këto baza depërtojnë me lehtësi përmes lëkurës, sepse janë produkte biologjike, të ngjashme me yndyrat e njeriut; ato nuk I
acarojnë indet dhe kanë një faktorë akantoze të ulët. Por, me gjithë këto veti të përshtatshme, vajrat dhe yndyrat natyrore po
përdoren gjithnjë e më rrallë, sepse nuk janë të qëndrueshme, hidhërohen shpejt, prandaj po zëvendësohen me eksipientë
gjysmë sintetik e sintetikë më të mirë.
Një e metë tjetër e vajrave dhe e yndyrave është se ata nuk lahen me ujë.

14
Si vajra bimore3 ose eksipientë bimorë më shpesh përdoren: Oleum Lini (vaji i lirit), Oleum Olivae (vaji i
ullirit) dhe Oleum Ricini (vaji i ricinit).

Përveç këtyre shpesh herë përdoren edhe:

Oleum Sesami (vaji i selamit);

Oleum Amygdalae (vaji i bademit të ëmbël);

Oleum Arachidis (vaji i bademit nëntokësor) dhe

Oleum Helianthi (vaji i lulediellit) etj.

Vajrat bimore, në përgjithësi, kanë veti të mira zbutëse dhe pengojnë tharjen e pomadave. Vajrat që
përmbajnë gliceride të acideve yndyrore të pangopura, në përqindje të madhe, pësojnë ndryshime,
sidomos kur kombinohen me pomadat emulsione që përmbajnë ujë; në këto pomada, procesi i
hidrolizës dhe i hidhërimit zhvillohet shumë shpejt.

1.1.Vajrat e hidrogjenuara
Origjina: përfitohen nga vajrat bimore me anën e hidrogjenimit të lidhjeve dyfishe. Hidrogjenimi kryhet
me rrugë katalitike, në prani të nielit. Janë më të përqendrueshme se vajrat nga rrjedhin dhe me veti që
ndryshojnë në bazë të shkallës së hidrogjenimit dhe të natyrës së vajit.

Përdorimi: Vajrat e hidrogjenuara përdoren të kombinuara edhe me baza të tjera pomadash dhe kanë
afri për yndyrat e lëkurës.

Gjalpi i kakaos
3 Këto vajra bimor mund t’i gjeni ne librin ,,Teknologjia farmaceutike” e vitit të dytë

15
Gjalpi i kakaos ( Butyrum cacao): i cili përdoret kryesisht për përgatitjen e supozitorjeve,
ndonjëherë përdoret edhe për përgatitjen e disa pomadave kozmetike (kremra), buzë kuqëve etj.

16
Lanolina (lanolinum)
Origjina: është një produkt shtazor qe përfitohet me anën
e ekstraktimit dhe pastrimit të lipideve të leshit të deleve.

Vetitë fizike dhe kimike: lanolina nuk është yndyrë e


vërtetë; nga përbërja kimike ajo futet në dyllërat, sepse
përfaqëson një përzierje të estereve të acideve yndyrore me
alkoolet e larta, ku mbizotëron kolesteroli. Nga kjo
pikëpamje, emri dyllë i leshit (cera lanae) është më i saktë
sesa yndyrë e leshit (adeps lanae).

Lanolina është një masë me konsistencë pomade, me ngjyrë të verdhë të Çelur deri në të verdhë të
mbyllur, me erë karakteristike. Nuk tretet në uje, por tretet në eter,
kloroform e acetat etili. Ka veti që të përthithë një sasi të madhe uji

Përbërja: Në lanolinë ndodhen tre grupe kryesore


përbërësish:

1. hidrokarbure (rreth 1%);

2. estere të acideve yndyrore me alkoolet e larta (90-95%).

3. acide e alkoole të lira (rreth 4%).

Në farmakopetë përshkruhen dy lloj lanolina:

● lanolina e ujësuar (lanolinum hydricum) dhe

● lanolina e paujë (lanolinum anhydricum).4

Përdorimi: Vetia e saj për të emulsionuar ujë dhe tretësira ujore ndihmon në depërtimin dhe
përthithjen e barnave. Nuk këshillohet përdorimi i saj në plagë të hapura, sepse vonohet shërimi i tyre.
Lanolina depërton në shtresën sipërfaqësore të lëkurës më pak se dhjami i derrit dhe i Çliron lëndët
vepruese më lehtë se vazelina, por më me vështirësi se dhjami i derrit.
4 Lanolina e ujësuar përmban 25% ujë. Përfitohet duke shkrirë lanolinën e paujë në banjë uji dhe pastaj duke shtuar
ujin e ngrohur afërsisht në të njëjtën temperaturë e duke e përzier deri në ftohje e homogjenizim. Lanolina e ujësuar
nën ndikimin e ajrit, dritës, nxehtësisë etj, ndryshon shumë më lehtë sesa lanolina e paujë. Kjo është arsyeja që
lanolina e ujësuar përgatitet në sasi të vogël, sipas nevojës. Lanolina e ujësuar është në gjendje të emulsionojë
akoma sasi të madhe uji. Veshtullia dhe vetia ngjitëse e lanolinës mund të përmirësohen duke e holluar atë e vajra
yndyrore ose vaj vazeline.

17
Vetitë negative: nga përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë një rritje të ndjeshmërisë,
madje edhe të lëkurës së shëndoshë.

Ruajtja: në vazo të mbushura plot, të vendosura në vend të freskët e pa dritë. Ndonëse është një
produkt pak a shumë i qëndrueshëm, drita, ajri dhe nxehtësia mund ta shpërbejnë si rezultat i vetë
oksidimit. Për të rritur qëndrueshmërinë e lanolinës, mund të shtohen lëndë kundër oksidimit si
palmitat askorbili, α-tokoferol, butilhidroksianizol.

Rrejdhësit kryesorë të lanolinës


Këto janë rrjedhësitë:

● Eucerina

● Alkoolet e lanolines ose te leshit

● Lanolina e hidrogjenuar

● Lanolina e acetiluar

● Lanolinati i izopropilit

● Lanolina e etoksiluar

● Alkooli cetilik5

● Alkooli cetilstearilik

2.2.3.2. Bazat e pomadave emulsione të tipit V/U


Emulsionet e tipit V/U mund të përdoren si baza pomadash; ndonëse faza e tyre e jashtme është ujë ose
tretësirë ujore, me anën e emulgatorit ato mund të emulsionojnë cipën yndyrore të lëkurës dhe të
ushtrojnë veprim në thellësi.

Bazat e pomadave emulsione të tipit V/U vlerësohen sidomos për mjekimin e sipërfaqeve të mëdha, sepse
nuk i bllokojnë poret e lëkurës, pra lejojnë këmbimin normal dhe mund të largohen me lehtësi vetëm me
një larje të thjeshtë me ujë.

● Sapunet alkaline

5 Këta dy alkool mund të gjeni nëpër literaturë si p.sh në ,,Teknologjin farmaceutike 2” autor Skënder Durrësi

18
● Laurilsulfati i natriumit

● Cetilsulfati i natriumit

● Polisorbatet 6

3. Përgatitja e pomadave
Lëndët vepruese mund të treten në bazën e pomadës (pomada tretësira), të emulsionohen, në qoftë se
janë të lëngëta (pomada emulsione), ose të shpërndahen në trajtë të një pluhuri të imët (pomada
pezulli).

Gjatë përgatitjes së pomadave, duhen pasur parasysh natyra e lëndëve vepruese dhe mundësia e
trupëzimit të tyre në eksipient. Në përgjithësi, përgatitja e pomadave kalon në këto faza:

● përgatitja e bazës së pomadës;

● trupëzimi i lëndëve vepruese e ndihmëse në bazën e pomadës;

● homogjenizimi i pomadës;

● ambalazhimi i pomadës dhe

● etiketimi.

Në qoftë se nuk përshkruhet baza e pomadës, zakonisht, përdoret pomada e thjeshtë. Pomada
e thjeshte mund të përdoret në shumicën e rasteve kur lëndët vepruese mund të trupëzohen
në trajtë emulsioni të tipit U/V ose në trajtë pezullie. Përveç pomadës së thjeshtë, mund të
përdoren, sipas rrethanave, edhe baza të tjera që përshkruhen në Formularin Farmaceutik.

6 Sapunet alkaline, Laurilsulfati i natriumit, Cetilsulfati i natriumit, Polisorbatet mund ti gjejm pot e libri I njejtë

19
20
3.1. Përgatitja e bazës së pomadës
Baza e pomadës përbëhet nga një a më shumë përbërës, me veti fiziko-kimike të ngjashme ose të
ndryshme. Kur baza përmban dy a me shumë përbërës, atëherë homogjenizimi i saj bëhet në mënyra të
ndryshme, në varësi të vetive të tyre. Kur përbërësit e bazës së pomadës janë me natyrë yndyrore dhe
me temperaturë shkrirjeje të ndryshme (dyllë, parafinë, vazelinë), shkrirja duhet bërë me kujdes, në
mënyrë që të menjanohet mbingrohja e tyre. Kështu, në fillim, shkrihet, në banjë uji eksipienti me
temperaturë shkrirjeje më të lartë, duke shtuar pastaj eksipientët e tjerë, sipas radhës së uljes së
temperaturës së shkrirjes.

Përbërësit me konsistencë të ngurtë grimcohen ose priten në copa të vogla para se të shkrihen, me
qëllim që të mos lindë nevoja për ngrohje për një kohë të gjatë.

Por përbërësit mund të shkrihen edhe se bashku, sepse në këtë rast ndërhyn edhe një veprim tretës i
ndërsjellë, pa qenë nevoja e ngrohjes për një kohë të gjatë. Produktet yndyrore natyrore, në përgjithësi,
janë të tretshme te njëri-tjetri, prandaj këshillohet ngrohja në një vend e të gjithë përbërësve,
pavarësisht nga temperatura e tyre e shkrirjes, duke përfshirë edhe ato të lëngëta.

Gjatë gjithë kohës që vazhdon shkrirja, masa duhet përzier me kujdes deri ne homogjenizim duke
mënjanuar përzierjen energjike, sepse mund të trupëzohet ajër.

Shkrirja e eksipientëve, në përgjithësi, bëhet në banjë uji ose

me anën e rrezeve infra te kuqe, në mënyrë që të menjanohet ngrohja në temperaturë të lartë.

21
Përzierja e shkrire ndahet nga papastërtitë mekanike me anën e dekantimit dhe të filtrimit. Si material
filtrues zakonisht përdoret garza ose një shtresë e hollë pambuku, e vendosur në një garzë ose bezë.
Bazat e pomadave oftalmike ose të pomadave të tjera që përgaditen në kushte aseptike (pomadat me
antibiotikë), filtrohen në letër filtri me pore të mëdha, të tharë më parë në termostat dhe te vendosur në hinka për
filtrim në të nxehtë.

- Baza e pomadës e shkrirë dhe e filtruar hidhet në një havan të ngrohur dhe triturohet derisa të ftohet dhe të
homogjenizohet. Në qoftë se havani nuk do të jetë i ngrohtë, atëherë përzierja do të ftohet menjëherë dhe do te
formohen kokrriza, si rezultat i ndryshimeve në temperaturat e ngurtësimit të përbërësve, sidomos kur ata janë të
kombinuar me dyllë, spermacet, alkool cetilik, stearinë etj. Ka rëndësi të theksohet që baza e përbërë e pomadës, e
përftuar nga shkrirja e përbërësve, duhet përzier vazhdimisht deri në ftohje, për të mënjanuar ngurtësimin e
përbërësve me temperaturë shkrirjeje të lartë dhe formimin e kokrrizave. Pas ftohjes, homogjenizimi me anën e
përzierjes nuk jep rezultate të mira.

3.2. Përgatitja e pomadave në farmaci


Për përgatitjen e pomadave në farmaci, përdoren mjete pune dhe aparate të thjeshta. Pllakat e qelqit,
porcelanit, ose të metalit përdoren për përgatitjen e sasive të vogla të pomadave pezulli dhe sidomos, të
pomadave oftalmike. Përzierja e bazës së pomadës me pluhurin bëhet me një spatulë të përkulshme
prej Çeliku të paoksidueshëm ose me një dorezë havani, me fund të sheshtë. Parapëlqehen pllakat e
qelqit, sepse nuk kanë veti përthithëse dhe pastrohen me lehtësi.

Havanët e porcelanit ose të qelqit, me parete të brendshme të ashpra ose të lëmuara, përdoren më
shpesh në praktikën farmaceutike. Përzierja bëhet me dorezë, ndërsa pomada që ngjitet në paretet e
havanit dhe në dorezën e tij, mblidhet herë pas here në qendër me një flerë prej celuloidi ose spatule te
përkulshme, në menyrë që të sigurohet homogjenizimi i pomadës në gjithë masën e saj. Havanet janë të
përshtatshem, sidomos, kur trupëzohen sasi të mëdha lëngjesh. Nganjëherë këshillohet ngrohja e
havanit dhe e dorezës së tij, në mënyrë që në fillim të arrihet një temperaturë e përafërt me atë të
përzierjes që punohet.

Kapsulat e porcelanit përdoren për shkrirjen e bazave të pomadave ose për tretjen e lëndëve të ngurta
në bazat lipofile. Këto kapsula nuk përdoren për përgatitjen e pomadave emulsione ose pezulli, sepse në
këtë rast nevojitet një triturim energjik.

Mjetet e punës që përdoren për përgatitjen e pomadave në farmaci, në përgjithësi, janë prej porcelani
ose qelqi, sepse pastrohen me lehtësi. Këshillohet që havanët, dorezat e tyre, kapsulat e porcelanit etj.
që përdoren për përgatitjen e pomadave, të rezervohen vetëm për këtë qëllim, sepse bazat yndyrore
lënë gjurmë, madje edhe pas një pastrimi të kujdesshëm.

Si aparature më e përsosur në farmacitë e mëdha mund te përdoren havanë, doreza e të cilëve lëviz në
mënyrë mekanike. Në kohën e lëvizjes së havanit, materiali që gjendet në paretet e tij mblidhet nga një
thikë e palëvizshme dhe pastaj futet prapë në përzierje.

22
Gjatë përgatitjes së disa pomadave, këshillohet që të mënjanohet kontakti midis tyre dhe materialeve
metalike. Kështu, kontakti me një spatulë metalike mund të shkaktojë ngjyrosjen e pomadave që
përmbajnë acid salicilik, salicilate e acid tanik. Edhe gjatë përgatitjes së pomadave që përmbajnë kripëra
të tretshme të merkurit e, madje, edhe të patretshme si dhe jod duhet mënjanuar kontakti me mjete
metalike. Për këtë qëllim përdoren kapsula, havanë, doreza havani dhe spatula prej porcelani.

Mjetet e punës çka nevojiten për përgatitjen e


pomadave

Havani Thika

Qelqore Thikë e Vjetër

23
4. Ambalazhimi i pomadave
Pomadat që përgatiten në farmaci, futen në vazo prej qelqi, porcelani, bakeliti ose prej lëndësh të tjera
plastike, që kanë trajtë cilindrike, me grykë të gëerë.

Vazot prej qelqi dhe porcelani janë ambalazhet më të mira.

Sot përdoren vazo prej materiali plastik, të cilat janë më të lehta dhe më të lira.

Vazot prej bakeliti nuk janë të këshillueshme, sepse mund të shfaqen disa ndërveprime, ndryshim ngjyre
dhe mund të Çlirojnë disa përbërës,

Vazot prej materiali plastik janë përhapur shumë,sepse në shumicën e rasteve, sigurojnë një ruajtje të
kënaqshme të pomadave. Disa lëndë plastike, që përdoren për këtë qëllim, si polietileni ose
polipropileni, janë të përkulshme, prandaj mund të mos jenë të përshtatshme. Disa përgatesa, siÇ janë
pomadat me salicilat metili, me esenca, me estere ftalike etj. e tresin polietilenin, duke vepruar si
plastifikues, ndërsa përgatesat që përmbajne katrane ose amidoklorur merkuri, japin reaksion me lëndët
plastike.

Vazot prej materiali plastik janë ambalazhe të përshtatshme vetëm për pomadat qe kane afat ruajtje të
kufizuar. Gjatë ruajtjes për një kohë të gjatë, mund të ndodhin ndryshime, sepse paretet e këtyre enëve
nuk janë plotësisht të papërshkrueshme.

Në industri, ambalazhimi i pomadave bëhet pothuajse krejtësisht në gypa të përkulshëm prej metali, si
ato të pastave të dhëmbëve.

Gypat janë prej alumini, të llakuara nga brenda. Sot përdoren edhe gypa prej materiali plastik. Këta gypa
mbyllen hermetikisht dhe kështu i ruajnë pomadat nga veprimi i agjenteve atmosferikë dhe kontaminimi
mikrobik, pengojnë largimin e ujit, pra edhe tharjen e pomadave, lejojnë manipulimin higjienik etj.

Mbushja e gypave bëhet në pjesën e poshtme, me anën e makinave të posaçme, ndërsa mbyllja e tyre
bëhet duke palosur buzët e bazës së gypit me anën e këtyre makinave.

Gypat etiketohen me kujdes, por, më shpesh, përdoren gypa të stampuar.

Shënohet:

24
● emri i përgatesës;

● sasia në gramë;

● Përbërja;

● mënyra e përdorimit;

● prodhuesi dhe

● afati i ruajtjes.

Pomadat me konsistencë më të theksuar nuk duhen ambalazuar në gypa metalikë, sepse është e
vështirë që të dalin prej tyre dhe nga shtypja e forte ka rrezik që gypat të çahen.

6. Kontrolli i cilësisë së pomadave


Pomadat kanë përbërje komplekse, prandaj kontrolli i cilësisë së tyre nënkupton kryerjen e një vargu
provash kontrolli, midis të cilave më të rëndësishme janë:

● kontrolli organoleptik;

● përcaktimi i pH-it;

● kontrolli teologjik;

● analiza kimike;

● kontrolli i tolerancës ndaj lëkurës;

● provat specifike për disa përgatesa, siç janë: pomadat mbrojtëse dhe analizat gjatë kohës së
përgatitjes.

7. Ruajtja e pomadave
Pomadat gjatë kohës së ruajtjes mund të pësojnë një varg ndryshimesh.

Pomadat e përgatitura me baza yndyrore, me origjinë shtazore ose bimore, pasi kalon njëfarë kohe,
sidomos në qoftë se përmbajnë ujë, pësojnë një varg shpërbërjesh hidrolitike e oksiduese dhe kështu

25
ato hidhërohen. Lëndët vepruese të shpërndara në baza të tilla pomadash, në kontakt me produktet e
shpërbërjes së bazës, mund të shpërbëhen edhe vetë, duke për ndryshuar veprimin terapeutik dhe duke
u bërë acaruese për lëkurën.

Pomadat emulsione të tipit V/U dhe hidroxhelet mund ta humbin ujin e kështu për ndryshohet edhe
struktura e xhelit; gjithashtu, pomadat që përmbajnë sasi të madhe uji, bëhen terren i përshtatshëm për
zhvillimin e mikroorganizmave dhe mund të myken.

Farmakopetë, në përgjithësi, parashikojnë që pomadat të ruhen në enë të mbyllura hermetikisht, të


vendosura në vend të freskët e pa dritë.

Për të mënjanuar shpërbërjen, parashikohet që për pomadat emulsione të shtohet 0.1-0.2% nipaginë, të
tretur në fazën ujore, ndërsa për pomadat që përmbajnë baza të ndjeshme ndaj oksidimit, në fazën
yndyrore, të shtohen 0.03% α - tokoferol ose lëndë të tjera kundër oksidimit.

Pomada e thjeshte
(Unguentum simplex)

Lanolinum anhydricum 10g


Vaselinum album 90g

Pergatitja:Lanolina dhe vazelina shkrihen se bashku ne nje kapsule porcelani,te vendosur ne


banje uji.Perzierje e shkrire kullohet me garze ne nje havan te ngrohur pak dhe masa perzihet
derisa te ftohet dhe te shendrrohet ne nje pomade homogjene.
Shpjegime teknologjike: Ne disa farmakope parashikohet qe sasite e lanolines dhe te
vazelines te jene te barabarta,ndersa ne disa farmakope te tjera krahas vazelines e lanolines
pershkruhet edhe alkoli cetilik.
Pomada e thjeshte eshte nje baze e pa uje,por ne saje te lanolines ka edhe aftesi per te
emolsionuar te tipit U/V.Per te rritur aftesine e emulsionit te ujit mund te shtohet 1% kolesterol
uji ose tretesira ujore trazohen pjese-pjese ne bazen e pomades gjysme te lenget ndersa
perzierja triturohet vazhdimisht derisa te perfitohet nje pomade homogjene.
Vetite:Pomada e thjeshte eshte pomade homogjene,me ngjyre te verdhme, me ere te lehte
lanoline, qe jep emulsion te tipit U/V.
Reaksionet e identifikimit: Rreth 1g pomade tretet rreth 5ml kloroform,ku shtohet rreth 1ml
acid sulfurik i perqendruar ne zonen e kontaktit te te dyjave lengjeve shfaqet ngjyre e kuqe e
erret.Pas kalimit ne nje fare kohe,acidi sulfurik jep nje fluroshence te gjelbert.

26
Rreth 5g pomade triturohet me rrreth 1ml uje duhet te perfitohet nje emulsion homogjen.
Ruajtja:Pomada ruhet ne vazo te mbyllur mire te vendosura ne vend te fresket.Pomada pa
uje mund ti shtohen estere te acidit galik si lende kunder oksidimit ndersa ne pomaden e
ujesuar mund te shtohen lende konservuese si psh:niparine ose nipazol.
Perdorimi:Pomada e thjeshte mund te perdoret si per pomada me veprim lokal,siperfaqesore
ashtu edhe per ato me veprim depertues. Ne kete baze mund te trupesohen lende te ndryshme
si acidi borik,kamfor,tetracikline,sulfur,oksid zinku,balsam Peruje,vitamine A,vitamine
E,lidokaine,rrjedhes te kortizonit etj.

Pomadat e gatshme:

27
Pomada Hydrocortison preparatë i gatëshëm, ndodhet në qarkullim me përqëndrim 1% dhe 2,5%.

Jepen kundër sëmundjeve të lëkurës me natyrë inflamatore dhe alergjike.

Një tubë origjinale prej 5,0% Hydrocortison me përqëndrim 2,5% do të shkruhen në këtë mënyrë

Rp/ Hydrocortison unguemntum á 2,5% - 5,0

Da tubam originalem Nr. I (unam)

S. për përdorim të jashtëm,

Disa herë në ditë të lyhet vendi i sëmurë.

( Kortikosteroid- Antiflogjistik )

Pomada Pregalen ndikohet te tromboflebitis, ulcus crusis, varkozitetet, hematomet, distoriet,


konfuzionet, edemet

Rp/ Pregalen ung. á 20,0

Da tubas orginales Nr. II ( duas )

S. për përdorim të jashtëm

Në mëngjes dhe në mbrëmje

Të lyhet lëkua e sëmurë

( Tromboflebiti, ulcus cruris, varikozitetet, hematomet, distrozionet, konfuzionet, edemet )

28
Rezyme
Preparatet për aplikim dermatologjik janë të gjitha ato preparate farmaceutike që përdoren për
mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, ku përdoret një numër i madh i përgatesave për përdorim lokal si
losione, emulsione, pomada, aerosolë, pluhura etj.

POMADAT janë forma farmaceutike me konsistencë të butë që përbëhen nga lëndë vepruese, të
shpërndara në eksipientë dhe që përdoren për përdorim të jashtëm, për shërimin e lëkurës, mukozës
dhe plagëve.

Klasifikimi i pomadave mund të jetë në këtë mënyrë:

● dermatologjike (terapeutike)

● teknologjike

Klasifikimi sipas kriterit dermatologjik:

● veprimit terapeutik

● vendit të përdorimit dhe

● aftësisë së përdorimit

Sipas kriterit teknologjike, pomadat mund të klasifikohen në këtë mënyrë:

1.sipas strukturës së xhelit;

2.sipas shkallës së shpërndarjes së lëndëve vepruese në bazën e pomadës.

LËNDËT VEPRUESE DHE BAZAT OSE EKSIPIENTËT E POMADAVE

Çdo formë farmaceutike është e përbërë nga lënda vepruese dhe bazat, ku po ashtu edhe pomadat janë
të përbëra prej lëndës vepruese dhe bazës.

Lënda vepruese është faktori themelor, sepse nga ajo varet edhe shkalla e depërtimit. Depërtimi i
lëndës vepruese përmes lëkurës varet nga tretshmëria e saj në bazën e pomadës, nga masa molekulare,
shkalla e imtësimit, trajta kristalore, polariteti.

Baza ku trupëzohen lënda vepruese, është një faktorë tjetër që përcakton shkallën e depërtimit.
Funksioni i bazës së pomadës është hollimi i lëndës vepruese Baza në shumicën e rasteve përfaqëson
rreth 90% të përgatesës.

29
Nga pikëpamja e afrisë për ujin ose për yndyrat, bazat e pomadave mund të ndahen në dy grupe:

● Baza të tretshme në yndyra ose hidrofobe

● Baza të tretshme në ujë ose hidrofile

Në bazat e pomadave të tretshme në yndyra, bëjnë pjesë vajrat dhe yndyrat7 bimore e shtazore, vajrat e
hidrogjenuara, yndyrat gjysë msintetike, dyllërat, hidrokarburet dhe silikonet.

Gjalpi i kakaos ( Butyrum cacao), i cili përdoret kryesisht për përgatitjen e supozitorjeve, ndonjëherë
përdoret edhe për përgatitjen e disa pomadave kozmetike (kremra), buzë kuqëve etj.

Lanolina është një produkt shtazor qe përfitohet me anën e ekstraktimit dhe pastrimit të lipideve të
leshit të deleve.Vetia e saj për të emulsionuar ujë dhe tretësira ujore ndihmon në depërtimin dhe
përthithjen e barnave.

Në përgjithësi, përgatitja e pomadave kalon në këto faza:

● përgatitja e bazës së pomadës;

● trupëzimi i lëndëve vepruese e ndihmëse në bazën e pomadës;

● homogjenizimi i pomadës;

● ambalazhimi i pomadës dhe

● etiketimi.

Në amabalazhim shënohet:

● emri i përgatesës;

● sasia në gramë;

● Përbërja;

● mënyra e përdorimit;

● prodhuesi dhe

● afati i ruajtjes.

30
Pomadat kanë përbërje komplekse, prandaj kontrolli i cilësisë së tyre nënkupton kryerjen e një vargu
provash kontrolli, midis të cilave më të rëndësishme janë:

● kontrolli organoleptik;

● përcaktimi i pH-it;

● kontrolli teologjik;

● analiza kimike;

● kontrolli i tolerancës ndaj lëkurës;

● provat specifike për disa përgatesa, siç janë: pomadat mbrojtëse dhe analizat gjatë kohës së
përgatitjes.

Ruajtja- Pomadat gjatë kohës së ruajtjes mund të pësojnë një varg ndryshimesh

Indeksi

C - Cera alba (Dylli i bardhe):eshte dyll i pastruar dhe i zbardhur,ka veti te ngjashme me dyllin e
verdh.Te dy llojet e dyllerave kan ngjashmeri me yndyren e lekures dhe per kete arsyetolerohen
mire.

Cera flava (Dylli i verdhe): perfitohet nga hojet e bleteve,eshte lende e ngurt,ne trajte pllakash ose
mase te verdhe,me ere karakteristike te kendeshme .Tretet ne vajra yndyrore e esenca,benzen e
kloroform;shkrin ne temperaturen 60- 64 C.

Cera lanae (lanolina pa uje,yndyra e leshit te dhenve): perfitohet nga zierja e leshit te dhenve ne
uje.

Dh - Dhjami i derrit (adeps suillus,axungia porcina):nxirret nga yndyra qe depozitohet


rreth veshkave,omentumit etj.Eshte nje baze shume e mir pomadash,mirepo nese nuk ka bere ndonje
ndryshimose pesim.

Gj -Gjalpi i kakaos(Botyrum cacao): i cili perdoret kryesisht per pergatitjen e


supozitoreve,ndonjeher perdoret edhe per pergatitjen e pomadave kozmetike (kremra),te kuqte e buzeve
etj.

31
L - Lanolina : eshte produkte qe perfitohet me anen ekstraktimit dhe pastrimit te lipideve te leshit te
deleve.

S - Silikonet ose polisilikonet :jane polimere te larte,te cilet perbehen nga vargje,ku atomet e
secilit lidhen me njeri-tjetrin me anen e oksigjenit.Me se shumti perdoren polimeret e lenget me mase
molekulare te ulet.

Spermaceti: dylli qe nxirret nga koka e kashalotit (Physeter macrocephalus L),quhet spermacet
(spermacetum,cetaceum).Perdoret per pergatitjen e pomadave dhe te kremerave te fytyres te cilave u jep
veti specifike lyresuese dhe nje paraqitje mjafte terheqese.

V -Vajrat e hidrogjenuar a perfitohen nga vajrat bimore me anen e hidrogjenimit te lidhjeve


dyfishe.Perdoren te kombinuara edhe me baza te tjera pomadash dhe kan afri me yndyrat e lekures.

Vaji i peshkut –Jecoris oleum: perfitohet nga melcia e peshkut ,perdoret nga pomadat dhe
kremrat te cilat sherbejne si protektive(mbrojtese)dhe per shpejtimin epitelizimit.

Vazelina (vaselium): eshte nje perzierje hidrokarburesh te ngopura,e cila perfitohet nga pastrimi i
mbetjeve te destilimit te naftes.Ne semundjet akute dhe sabakute te lekures te mos perdoret vazelina.

Literatura
1. Dr.Skënder Durrësi -Teknologjia Farmaceutike -Tiranë 2000

2. prof. Dr. sc. Hilmi Islami dhe prof. Dr.sc. Mentor Disha - Bazat e
farmakoterapisë – Prishtinë

4. Prof. dr. Skënder Durrësi - Teknologjia farmaceutike 2 (ribotimi i


parë;Tiranë,1998)

5. Prof. dr. Skënder Durrësi - Teknologjia farmaceutike 3 ( ribotimi i parë


Tiranë, 1998 )

32
6. Fjalori i kimisë ”-( botim enciklopedik ; redaktorë: Alqi çullaj, Dr.Qevqet
Kamba, Ramazan Hysa ); vendi, Tiranë, viti 1984.

7. Dr.Skënder Durrësi -Manual per pergaditje galenike – Tirane 1993

33
34

You might also like