Vendim Neni 99 Kodit Penal

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Nr.52610-00419-00-2009 i Regj.

Themeltar
Nr.00-2012-1255 i Vendimit (151)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues


Besnik Imeraj Anëtar
Aleksandër Muskaj Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.05.2012, mori në shqyrtim çështjen penale nr.55311-01036-


00-2009, që i përket:

TË PANDEHURIT: KRISTAQ LENA

A K U Z U A R:
Për kryerjen e veprës penale të
“Kryerjes e veprave te turpshme”,
“Shkaktim vetëvrasje”
parashikuar nga neni 108 e 99-22 i Kodit Penal
Baza Ligjore: Neni 108 e 99-22 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1099, datë 17.07.2008, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor të pandehurit Kristaq Vasil Lena, për veprën penale të
“Veprave të turpshme” të parashikuar nga neni 108 i K.Penal dhe dënimin e tij
me 3 vjet burg.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristaq Vasil Lena, për veprën penale të
“Shkaktimit të vetëvrasjes” të parashikuar nga neni 99-22 i K.Penal dhe
dënimin e tij me 2 vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, gjykata e
dënon të pandehurin Kristaq Lena me 5 vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të
pandehurin fillon nga dita e arrestimit të tij, me datë 13.10.2007.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.254, datë 23.04.2009, ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.1099, datë 17.07.2008 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, përsa i përket deklarimit fajtor dhe masës së dënimit të
pandehurit Kristaq Lena për veprën penale të “veprimeve të turpshme” të
parashikuar nga neni 108 i K.Penal.
Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit
Kristaq Lena për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes” të parashikuar
nga neni 99-22 i K.Penal.

1
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs prokurori i
Prokurorisë së Apelit Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë
dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar këto shkaqe:
- I pandehuri rezulton se ka kryer edhe krimin e “shkaktimit të vetëvrasjes” mbetur në
tentativë.
- Vajzat e mitura kanë tentuar të vetëvriten duke prerë damarët e dorës, pasi prindërit e
tyre kanë marrë vesh veprimet e turpshme të kryera me to nga i pandehuri.
- Dënimi i dhënë nga gjykatat e të dyja shkallëve për veprën penale të “veprimeve të
turpshme” është i lehtë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatorin e çështjes Edmond Islamaj; prokurorin Hysen Keta, i cili kërkoi
prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë; mbrojtësin e caktuar kryesisht të të gjykuarit Kristaq Lena,
av.Sonila Çekrezi, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe
pasi analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se vendimi nr.254, datë 23.04.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka vendosur
lënien në fuqi të vendimit nr.1099, datë 17.07.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
përsa i përket deklarimit fajtor dhe masës së dënimit të pandehurit Kristaq Lenal për veprën
penale të “veprimeve të turpshme” të parashikuar nga neni 108 i K.Penal dhe prishjen e
vendimit dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Kristaq Lena për veprën penale
të “shkaktimit të vetëvrasjes” të parashikuar nga neni 99-22 i K.Penal”, është rezultat i
zbatimit të drejtë të ligjit procedural e material penal, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.
A. Rrethanat e çështjes
Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë ka çuar për gjykim të pandehurin Kristaq Lena, i akuzuar për veprat penale
të “Kryerjes së veprave të turpshme” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes” mbetur në tentativë,
sipas nenit 108 e 99-22 të Kodit Penal.
Hetimet e kësaj çështje kanë filluar mbi bazën e kallëzimit të bërë pranë komisariatit
të policisë nr.5 nga bashkëshortët B. e V. Rr., të cilët kanë konstatuar se, në kohë të
ndryshme, i pandehuri Krisataq Lena duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ka ngacmuar
seksualisht vajzat e tyre të quajtura B.Rr. 14 vjeçe, B. Rr.10 vjeçe si dhe A. Rr. 6 vjeçe, duke
kryer me to veprime të turpshme.
Të njëjtat veprime i pandehuri i kishte kryer edhe me vajzën e vëllait të kallëzuesit,
shtetasen M. Rr. 12 vjeçe. Të miturat B. dhe M. Rr. si pasojë e turpit dhe e poshtërimit që
kanë ndjerë nga veprimet e të pandehurit, kur prindërit e tyre kanë rënë në dijeni të
veprimeve të të pandehurit, kanë tentuar të presin damarët e duarve me qëllim për t’u
vetëvrarë.
Shtetasi B. Rr. ka deklaruar se këto veprime të turpshme i ka kuptuar nga vajza e tij e
vogël A. e cila është 6 vjeçe, kur ai e ka dërguar për t’i blerë cigare, ajo ka kundërshtuar e
frikësuar duke i thënë të atit se kishte frikë nga Kristaqi pasi ai e zhvishte duke i hequr
pantallonat. Për këtë B. ka pyetur dy vajzat më të mëdha B. dhe B., të cilat i kanë treguar të
atit se çfarë u kishte bërë Kristaqi në mënyrë të përsëritur duke filluar që nga muaji Mars i
vitit 2007.
B. Procedurat Gjyqësore
2
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1099, datë 17.07.2008,
ka vendosur:
“Deklarimin fajtor të pandehurit Kristaq Vasil Lena, për veprën penale të “Veprave të
turpshme” të parashikuar nga neni 108 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burg.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristaq Vasil Lena, për veprën penale të
“Shkaktimit të vetëvrasjes” të parashikuar nga neni 99-22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2
vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, gjykata e dënon të pandehurin Kristaq Lena me
5 vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e arrestimit të tij, me datë
13.10.2007.”
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.254, datë 23.04.2009, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.1099, datë 17.07.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, përsa i përket deklarimit fajtor dhe masës së dënimit të pandehurit Kristaq Lenal për
veprën penale të “veprimeve të turpshme” të parashikuar nga neni 108 i K.Penal.
Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Kristaq Lena
për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes” të parashikuar nga neni 99-22 i K.Penal.”
C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor dhe masës së dënimit të pandehurit Kristaq
Lena për veprën penale të “veprimeve të turpshme” të parashikuar nga neni 108 i K.Penal
dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Kristaq Lena për
veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes” të parashikuar nga neni 99-22 i K.Penal”, duke
arsyetuar se nga vetë deklarimet e dëshmitarëve përpara gjykatës, por edhe nga provat e tjera
nuk ndodhemi përpara elementëve të veprës penale të shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në
tentativë. Kjo pasi sipas akteve të ekspertimit mjekoligjor rezulton se tek të dëmtuarat
konstatohen plagë sipërfaqësore që hyjnë në kategorinë e plagëve të lehta.
Gjykata e apelit arsyeton se nuk plotësohen kriteret e nenit 99 -22 të Kodit Penal, që
janë ana subjektive, dashja e të pandehurit për të shkaktuar vetëvrasjen e të dëmtuarave, si
dhe ana objektive, pasi nuk rezulton e provuar kryerja e veprimeve të dhunshme të të
pandehurit ndaj dëshmitareve të mitura. Për të pasur këtë vepër penale kërkohet dashja e të
pandehurit dhe lidhja shkakësore ndërmjet veprimeve të tij dhe ardhjes së pasojës. Vendimi i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë pikë është marrë pa vërtetuar fajësinë e të
pandehurit.
D. Në lidhje me rekursin.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur rekurs prokurori i
Prokurorisë së Apelit Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen vendimit të Gjykatës së Apelit
Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar këto shkaqe:
 I pandehuri rezulton se ka kryer edhe krimin e “shkaktimit të vetëvrasjes” mbetur në
tentativë.
 Vajzat e mitura kanë tentuar të vetëvriten duke prerë damarët e dorës pasi prindërit e
tyre kanë marrë vesh veprimet e turpshme të kryera me to nga i pandehuri.
 Dënimi i dhënë nga gjykatat e të dyja shkallëve për veprën penale të “veprimeve të
turpshme” është i lehtë.
E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes
Duke pasur parasysh gjithë sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se
në materialet e gjykimeve rezultojnë të jenë respektuar parimet bazë të gjykimit penal dhe
nuk konstatohen shkelje që kanë të bëjnë me pavlefshmëri të procesit penal, apo të akteve të
rrjedhura prej tij.
3
Rezulton që Gjykata e Apelit Tiranë të ketë marrë në analizë dhe të ketë vlerësuar të
gjithë pretendimet e ngritura gjatë gjykimeve dhe në ankim nga palët.
Arsyetimi i gjykatës së apelit mbështetur në vetë deklarimet e të dëmtuarave përpara
gjykatës, por edhe nga provat e tjera, se nuk ndodhemi përpara elementëve të veprës penale
të shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë, është i drejtë.
Kjo pasi edhe sipas akteve të ekspertimit mjekoligjor rezulton se tek të dëmtuarat
konstatohen plagë sipërfaqësore që hyjnë në kategorinë e plagëve të lehta të parrezikshme
për jetën.
Gjithashtu nuk plotësohen kriteret e nenit 99-22 1 të Kodit Penal, që janë ana
subjektive, dashja e të pandehurit për të shkaktuar vetëvrasjen e të dëmtuarave, si dhe ana
objektive, pasi nuk rezulton e provuar kryerja e veprimeve të dhunshme të të pandehurit ndaj
dëshmitareve të mitura. Për të pasur këtë vepër penale kërkohet dashja e të pandehurit dhe
lidhja shkakësore ndërmjet veprimeve të tij dhe ardhjes së pasojës.
Pretendimet e organit të akuzës për ekzistencën e dashjes indirekte dhe për veprimet e
dhunshme të të gjykuarit ndaj të dëmtuarave, nuk rezultojnë të jenë të provuara, e për
rrjedhojë nuk mund të pranohen, siç me të drejtë ka vepruar Gjykata e Apelit Tiranë.
Kolegji Penal vlerëson se jo vetëm ana subjektive e të pandehurit për të kryer këtë
vepër penale (shkaktimin e vetëvrasjes) mungon, por dhe vetë veprimet e të dëmtuarave nuk
përmbajnë elementë të veprës penale në fjalë. Nuk përmbajnë për shkak se veprimet e tyre
janë kryer në kushtet e tronditjes dhe gjendjes së turpit përballë familjes së tyre, por pa u
shoqëruar me veprime serioze dhe konkrete për të kryer aktin. Në gjendjen e tronditjes duke
pasur një ndjenjë të rëndë turpi kanë dashur të nxjerrin në pah këtë situatë dhe jo veprime të
cilat do të shkaktonin vetëvrasjen. Pra nuk jemi para rastit të shkaktimit të vetëvrasjes e po
kështu kësaj vepre të mbetur në tentativë, sepse nuk është ndërprerë as nga ndonjë ndërhyrje
e faktorëve apo personave të tjerë, as nga ndonjë rrethanë tjetër në mënyrë që të plotësohen
kriteret ligjore të konsumimit të veprës penale për të cilën ka qenë akuzuar i gjykuari.
Në këto kushte, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.254, datë
23.04.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rezultat i zbatimit të drejtë të ligjit procedural e
material penal, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/a të Kodit të Procedurës
Penale,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.254, datë 23.04.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë më, 30.05.2012

1
Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje
të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie
tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
4

You might also like