Test Gjuhe 1

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

TEST 1

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Sekreti i Lumturisë, Paulo Coelho (Alkimisti)
Një tregtar e dërgon djalin e tij te një njeri i urtë dhe i zgjuar, që të mësojë Sekretin e Lumturisë. Djali i ri përhumbi
në shkretëtirë dhe udhëtoi 40 ditë, derisa mbërriti te një kështjellë në majë të një mali. Atje jetonte plaku i urtë, të
cilin po kërkonte djaloshi.
Pas gjetjes së plakut të urtë, djaloshi hyri në një dhomë dhe vuri re një numër të madh njerëzish, tregtarë që shkonin
e vinin, njerëz që bisedonin nëpër qoshe, një orkestër të vogël që po luante një muzikë të mrekullueshme, dhe atje,
në një kënd, ishte një tryezë e shtruar me frutat më të shijshme të botës. Plaku i urtë bisedonte me çdonjërin, dhe
djaloshit iu desh të priste gati 2 orë derisa t’i vinte radha. Me një vigjilencë dhe durim të madh, plaku i urtë po e
dëgjonte arsyen se pse kishte ardhur djaloshi deri atje, por i tha që në atë moment ai nuk kishte kohë që t’i
shpjegonte Sekretin e Lumturisë. Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth pallatit të tij dhe të kthehej pas 2 orësh.
“Por unë dua që t’ju kërkoj diçka, – shtoi plaku i urtë, ndërsa i dha një lugë çaji, në të cilën futi dy pika vaj: –
Ndërkohë që do të shëtisësh nëpër pallat, ki kujdes lugën, se mos të të bien dy pikat e vajit.”
Djaloshi shkoi të shëtisë në të gjithë pallatin, ngjiti dhe zbriti shkallët dhe shëtiti gjithandej dhe gjithmonë i mbante
sytë te luga. Dhe pas dy orësh, ai kthehet te plaku i urtë. “E pra, – pyet plaku i urtë, – a i pe tapetet persiane në
dhomën e ngrënies? A e pe kopshtin tim, kopsht për të cilin kopshtarët e mi kanë shpenzuar 10 vjet për ta ndërtuar?
A e pe bibliotekën time madhështore?” I zënë ngushtë, djaloshi pranon që nuk ka parë asgjë. Ai u kujdes vetëm që të
mos i derdheshin pikat e vajit, ashtu siç e kishte porositur plaku. “Pra, kthehu dhe shko e shiko mrekullitë e botës
sime, – tha plaku i urtë. – Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.” Tani me shumë lehtësi
djaloshi e kap lugën dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor. Kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të
vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me petlat e
tyre delikate dhe magjepsëse. Dhe në fund kthehet te plaku i urtë dhe i shpjegon me detaje atë që ka parë. “Po ku
janë dy pikat e vajit, që të porosita të mos i derdhësh?” – e pyet plaku.
Shikon lugën dhe vë re se ai e kishte derdhur vajin. “E pra, kjo është këshilla që të jap, – tha i urti i të urtëve. –
Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat e vajit
në lugë.”

1. Zgjidhni alternativën e saktë. (1 pikë)

Një djalë shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

Një bari e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

Një tregtar e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

Një plak shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

2. Zgjidhni alternativën e saktë.

Udhëtimi i djalit zgjat 41 ditë.

Djali e gjeti Sekretin e Lumturisë për 40 ditë.

Djali udhëtoi 40 ditë në shkretëtirë.

Djali humbi rrugën për 40 ditë. (1 pikë)

3. Zgjidhni alternativën e saktë.

Djali shkoi në një kështjellë në një qytet të madh. Djali shkoi në një kështjellë majë një mali.
Djali shkoi në një kështjellë në shkretëtirë.
Djali udhëtoi pafundësisht drejt një kështjelle.
4. Renditni sipas radhës 4 nga objektet dhe sendet e vyera që ndodheshin në kështjellë.
(1 pikë)

_____________ ___________________ ___________________ ____________

5. A mendoni vërtet se plaku “nuk kishte kohë” t’i shpjegonte djalit atë që kërkonte? Jepni
argumentin tuaj për përgjigjen (2 pikë) 4 vija

6. Si e gjykoni porosinë e plakut për djalin? Cili është qëllimi që ai i kërkon djalit të vëzhgojë me
sy dhe të kujdeset për vajin njëkohësisht? Argumentoni mendimin tuaj. (4 pikë)
________________________________________________________________________________

7. Evidentoni në tekst dy shembuj që tregojnë se plaku ishte një njeri i urtë dhe i mençur. (2 pikë)

8. Komentoni shprehjen e plakut;

“Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.” (2 ditë) 4 vija

9. Jepni dy cilësi të karakterit të djalit duke ilustruar me shembuj nga teksti (4 pikë)

________________________________________________________________________________

10. Gjeni në fragmentin e dhënë një epitet metaforik. (1 pikë)

Kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e
përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me petlat e tyre delikate dhe magjepsëse.

11. Cili është mesazhi që përcillet të fjalinë e fundit të fragmentit. (2 pikë)

Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat e vajit
në lugë.

Gjuher0

1. Fjala kështjellë në përfundim të paragrafit të parë është përdorur në kuptimin e saj të parë.
Ndërtoni një fjali ku kështjellë të përdoret në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional.

(1 pikë)

________________________________________________________________________________

2. Jepni kuptimin që është përdorur fjala kopsht në fjalinë: Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e përqark

pallatit. (1 pikë)
________________________________________________________________________________

3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës kopshtarin, sipas përcaktimit në tabelë:

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja (4 pike)

4. Ktheni ne shumes fjaline: Ai kthehet te plaku i urte. (1 pike)

5. Në fjalinë “Një tregtar e dërgon djalin e tij të mësojë Sekretin e Lumturisë”, grupin e nënvizuar

zëvendësojeni me një emër farefisnor duke ruajtur rasën dhe numrin. (1 pike)

6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore.

Tani me shumë lehtësi djaloshi e kap lugën dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor.

b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm

_________________________ _________________________

7. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor.

Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth pallatit të tij

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij.

_____________________ _______________________

8. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore.

Ti ke parë bibliotekën time madhështore.

a. Një herë në mënyrën kushtore _______________________________________________

b. Një herë në mënyrën habitore _________________________________________________

Grupi A TEST 1 (Përgjigjet)

1. Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Një djalë shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

2. Një bari e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
3. Një tregtar e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
4. Një plak shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

2. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Udhëtimi i djalit zgjat 41 ditë.

2. Djali e gjeti Sekretin e Lumturisë për 40 ditë.
3. Djali udhëtoi 40 ditë në shkretëtirë.
4. Djali humbi rrugën për 40 ditë.

3. Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Djali shkoi në një kështjellë në një qytet të madh.
2. Djali shkoi në një kështjellë majë një mali.
3. Djali shkoi në një kështjellë në shkretëtirë.
4. Djali udhëtoi pafundësisht drejt një kështjelle.

4. Renditni sipas radhës 4 nga objektet dhe sendet e vyera që ndodheshin në kështjellë. (1 pikë)

tapetet persiane, kopshtin, biblotekën time madhështore, muret e vizatuara në mënyrë artistike

5. A mendoni vërtet se plaku “nuk kishte kohë” t’i shpjegonte djalit atë që kërkonte? Jepni
argumentin tuaj për përgjigjen (2 pikë)

Në fakt qëllimi i tij ishte t’i jepte një këshillë, mësim, sekret për të ecur e për të qenë i lumtur, duke i dhënë fillimisht
besimin djaloshit dhe mundësinë për ta njohur botën vetë dhe duke e drejtuar atje ku duhej.

6. Si e gjykoni porosinë e plakut për djalin? Cili është qëllimi që ai i kërkon djalit të vëzhgojë me
sy dhe të kujdeset për vajin njëkohësisht? Argumentoni mendimin tuaj. (4 pikë)

Porosia e plakut ishte diçka e zgjuar dhe e mençur, sepse në këtë mënyrë ai i mësoi djalit të shijonte botën pa
humbur mendjen nga gjërat e tjera po aq të rëndësishme. Të ishte i kujdesshëm për të ruajtur ato që zotëronte dhe të
përftonte kënaqësi të tjera prej së panjohurës dhe asaj që e rrethonte.

7. Evidentoni në tekst dy shembuj që tregojnë se plaku ishte një njeri i urtë dhe i mençur.
(2 pikë)

Plaku i urtë po dëgjonte arsyen, se pse kishte ardhur djaloshi deri atje...
Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth e qark pallatit të tij dhe të kthehej pas 2 orësh.
Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.
Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat e vajit
në lugë.

8. Komentoni shprehjen e plakut;

1. “Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.” (2 ditë)
Për plakun, mençuria e një njeriu qëndron në atë që dikush e quan dhe e kërkon si lumturi. Besimi te dikush dhe
lumturia e tij është ta njohësh nga afër atë që do të besosh ....

9. Jepni dy cilësi të karakterit të djalit duke ilustruar me shembuj nga teksti (4 pikë)

Djali ishte kureshtar për botën, i çlirët dhe me dëshirën për të dëgjuar e mësuar nga më të vjetrit e më të mençurit....

10. Gjeni në fragmentin e dhënë një epitet metaforik. (1 pikë)

Kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e
përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me petlat e tyre delikate dhe magjepsëse.

11. Cili është mesazhi që përcillet të fjalinë e fundit të fragmentit. (2 pikë)

Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat e vajit
në lugë.
Njeriu duhet të njohë, të shijojë gjithçka që bota ofron, por pa harruar ato që ka parësore dhe më të rëndësishme në
jetë, pa harruar veten dhe ato që ka për t’u përballur me botën...

Gjuha

1. Fjala kështjellë në përfundim të paragrafit të parë është përdorur në kuptimin e saj të parë.
Ndërtoni një fjali ku kështjellë të përdoret në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional.

Fëmijët po luanin me kështjella rëre në breg të detit

2. Jepni kuptimin që është përdorur fjala kopsht në fjalinë: Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e përqark
pallatit.

Vend në natyrë rreth një ndërtese ku mbillen lule, pemë, fruta e perime.

3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës kopshtarin, sipas përcaktimit në tabelë:

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrenja

kopshtar kopsht -ar kopsht

4. Ktheni në shumës fjalinë: Ai kthehet te plaku i urtë Ata kthehen te pleqtë e urtë

5. Në fjalinë “Një tregtar e dërgon djalin e tij të mësojë Sekretin e Lumturisë”, grupin e nënvizuar

zëvendësojeni me një emër farefisnor duke ruajtur rasën dhe numrin.

______________________ të birin ________________________

6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore.

Tani me shumë lehtësi djaloshi e kap lugën dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor.
7. b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm

më madhështor, shumë madhështor

8. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor.

Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste nëpër pallatin e tij

9. b. Thoni gjininë dhe rasën e tij

Gj. mashkullore, rasa kallëzore

10. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore.

Ti ke parë bibliotekën time madhështore

a. Një herë në mënyrën kushtore

Biblioteka ime madhështorë do të ishte parë prej meje.

11.

b. Një herë në mënyrën habitore

Biblioteka ime madhështore qenka parë prej teje.
TEST 1

Grupi B Emri________________________

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve

Paulo Coelho (Alkimisti)

Santiago ishte një djalë nga Tarife. Dëshira e tij më e madhe ishte të udhëtonte gjithkund, ku mund të shihte tokën,
qiellin, natyrën e plotfuqishme, njerëzit të cilët shkonin të shikonin fshatin e tij, të njihnin njerëzit e atij fshati. Edhe
ai donte që ta njihte dhe ta shihte botën, por kjo kërkonte një shumë të madhe parash, ndaj këtë udhëtim mund ta
bënte vetëm bariu. I ati i dha 3 monedha ari, me të cilat ai mund të blinte disa dele dhe këtë e bëri që të realizonte
dëshirën e tij, që ishte pjesë e së ardhmes.

Çdo ditë e më tepër ai e adhuronte punën që bënte, ishte i qetë, i lumtur, plot jetë. Kur delet ishin në kullotë, ai ulej
dhe lexonte ndonjë libër që e kishte marrë në qytet, ndonëse nuk shkonte shpesh andej. Në pranverë, kur i duhej të
shiste leshin e deleve, ai blinte në qytet verë dhe këmbente libra të ndryshëm të dorës së dytë. Dy netët në vazhdim
ai pa të njëjtën ëndërr dhe vriste mendjen se ç’mund të ishte. Shfrytëzoi rastin e shkuarjes në qytet, ku mund të
takonte edhe një plakë cigane për të cilën kishte dëgjuar se i shpjegonte shumë mirë ëndrrat.

Pasi arriti te tregtari që ishte i ngarkuar me mall e gjë, djaloshi u takua me vajzën e tregtarit, së cilës i tregonte
shumë gjëra dhe shpesh i lexonte ndonjë pjesë të librit që i kishte pëlqyer dhe i kishte ngelur si fiksim. Më pas ai u
takua me ciganen plakë dhe filloi t’i tregojë për ëndrrën: “Ndërsa ndodhej me kopenë e tij, iu shfaq një fëmijë i cili,
pasi luajti me delet, e mori për dore dhe e dërgoi te piramidat e Egjiptit dhe i tha se nëse do të shkonte atje, do të
gjente një thesar të fshehur”.

Plaka cigane i shpjegoi se ëndrrat ku fëmija tregon vendin e saktë, janë të vërteta. Duhej të shkonte te piramidat e
Egjiptit dhe nëse ai e gjente thesarin do t’i jepte plakës 1/10 e tij. Djali ra dakord.
I bindur që të mos i besonte ciganes, u largua duke mos besuar kurrë në ëndrra.
Më pas takoi një plak, të cilit nuk i kushtonte vëmendje, por biseda me të e bëri që të përqendrohet. I tha se quhej
Melshisedek, i tregoi se ishte Mbreti i Salemit, po bariu nuk i besoi duke menduar se njerëzit thonë shumë gjëra të
çuditshme. Kur mbreti i tha se nëse i jepte 1/10 e deleve do t’i tregonte rrugën drejt thesarit, djaloshi u habit. “Nga ta
dinte ai se kishte një thesar të fshehur?” Ai i tha se legjenda vetjake ishte forca e mistershme që provon se është e
pamundur të përmbushet. Kështu plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake, për Shpirtin e Botës. .

132

1. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Personazhi kryesor është një ëndërrimtar i thjeshtë.

2. Personazhi kryesor është një udhëtar nëpër botë.
3. Personazhi kryesor është një bari delesh.
4. Personazhi kryesor është një kërkues thesaresh.

2. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Djali bleu me 3 monedhat e arta libra të dorës së dytë.

2. Djali bleu me 3 monedhat e arta thesarin e piramidave të Egjiptit.
3. Djali bleu dele me 3 monedhat e arta, për t’u bërë bari.
4. Djali bleu me 3 monedhat e arta, këshilla nga cigania dhe mbreti.
3. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri cigania.

2. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri vajza e tregtarit.
3. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri Mbreti i Salemit.
4. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri babai i tij.

4. a. Pse djaloshi zgjodhi të bëhej bari?

b. Po ju ç’rrugë do të zgjidhnit për të realizuar ëndrrën tuaj? Pse?

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

a. Renditni veprimet e djalit për të realizuar ëndrrën e tij. (2 pikë)

________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

5. Përshkruani se çfarë dëshirash kishte djaloshi për jetën e tij.

Ilustroni me shembuj nga teksti. (3 pikë)

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

6. Tregoni dhe ilustroni me shembuj nga fragmenti marrëdhëniet që kishte djaloshi me librin. (3
pikë)

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

7. Gjeni një epitet metaforik në fragmentin e mëposhtëm. (1 pikë)

Ai i tha se legjenda vetjake ishte forca e mistershme që provon se është e pamundur të përmbushet, kështu plaku i
tregoi për legjendën e tij vetjake, për Shpirtin e Botës.

8. Formuloni me fjalët tuaja mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

9. Duke komentuar fjalinë e mëposhtme, përcaktoni natyrën e djalit në këtë fragment. (2 pikë)

I tha se quhej Melshisedek, i tregoi se ishte Mbreti i Salemit, po bariu nuk i besoi duke menduar se
njerëzit thonë shumë gjëra të çuditshme.
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

10. Si e gjykoni kërkesën e ciganes dhe të plakut për 1/10 e thesarit, nëse djali e gjente atë.
Argumentoni mendimin tuaj. (2 pikë)

Gjuha

1. Fjala thesar në fund të fragmentit është përdorur në kuptimin e saj të parë. Ndërtoni një fjali, ku
fjala thesar të jetë në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional.

(1 pikë)

________________________________________________________________________________

2,Jepni kuptimin e fjalës mall në fjalinë: Arriti te tregtari, që ishte i ngarkuar me mall e gjë.
________________________________________________________________________________

3.Bëni analizën fjalëformuese të fjalës tregtarit, sipas përcaktimit të tabelës.

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja

4.Ktheni në shumës fjalinë: Ai u takua me ciganen plakë.

________________________________________________________________________________

5.Në fjalinë Babai i tij i dha 3 monedha ari, grupin e nënvizuar zëvendësojeni me një emër farefisnor

duke ruajtur rasën dhe numrin. (1 pikë)

________________________________________________________________________________

6.a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore. I bindur që të mos i besonte ciganes.

b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm.

________________________ ______________________

7.a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor.

Plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake.

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij.

_________________________________ ______________________________
8. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore

Ai kishte njohur botën.

a. Një herë në mënyrën dëshirore

________________________________________________________________________________

b. Një herë në mënyrën lidhore

______________________________________________________________________________
Grupi B TEST 1 1. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Personazhi kryesor është një ëndërrimtar i thjeshtë.

2. Personazhi kryesor është një udhëtar nëpër botë.
3. Personazhi kryesor është një bari delesh.
4. Personazhi kryesor është një kërkues thesaresh.

2. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Djali bleu me 3 monedhat e arta libra të dorës së dytë.

2. Djali bleu me 3 monedhat e arta thesarin e piramidave të Egjiptit.
3. Djali bleu dele me 3 monedhat e arta, për t’u bërë bari.
4. Djali bleu me 3 monedhat e arta, këshilla nga cigania dhe mbreti.

3. Zgjidhni alternativën e saktë

1. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri cigania.

2. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri vajza e tregtarit.
3. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri Mbreti i Salemit.
4. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri babai i tij.

4. a. Pse djaloshi zgjodhi të bëhej bari?

Ka shumë arsye që ai zgjodhi të bëhej bari: sepse e shihte botën të shkrirë te toka, qielli, natyra, dielli; sepse mund të
ishte i lirë në natyre, si dhe i jepej mundësia të takonte e të shëtiste duke takuar njerëz të ndryshëm.

b. Po ju ç’rrugë do të zgjidhnit për të realizuar ëndrrën tuaj? Pse? (2 pikë) a. Renditni veprimet e
djalit për të realizuar ëndrrën e tij (2 pikë) U bë bari, blinte e lexonte libra, u njoh me njerëz të ndryshëm,
shkoi te cigania për të shpjeguar ëndrrën, takoi mbretin etj.

5. Përshkruani se çfarë dëshirash kishte djaloshi për jetën e tij.

Ilustroni me shembuj nga teksti. (3 pikë)

Ai dëshironte të ishte i lirë, të njihte botën, të lexonte e të mësonte rreth saj, të takonte njerëz e të mësonte prej tyre.

Dy pikë nëse listohen plotësisht

Ilustrimi ( një pikë)
Santiago ishte një djalë nga Tarife. Dëshira e tij më e madhe ishte të udhëtonte gjithkund, ku mund të shihte tokën,
qiellin, natyrën e plotfuqishme, njerëzit të cilët shkonin të shikonin fshatin e tij, të njihnin njerëzit e atij fshati.

6. Tregoni dhe ilustroni me shembuj nga fragmenti marrëdhëniet që kishte djaloshi me librin
(3 pikë)

Djaloshi kërkonte ta njihte botë jo thjesht duke e parë atë, por dhe përmes librave. Ndaj përveç gjërave që lidheshin
me punën e tij, në varësi të pasurisë që zotëronte ai blinte libra të dorës së dytë.

138
7. Gjeni një epitet metaforik në fragmentin e mëposhtëm. (1 pikë) Ai i tha se legjenda vetjake ishte forca
e mistershme që provon se është e pamundur të përmbushet, kështu plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake, për
Shpirtin e Botës.

8. Formuloni me fjalët tuaja mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)

Libri është i vyer, sepse përmes tij mund të njohim botën, por e rëndësishme në jetë është që ato që lexon të kesh
mundësi t’i shohësh e t’i prekësh, për t’i njohur më mirë. Është e rëndësishme të gjejmë rrugë e mënyra që na bëjnë
të ndihemi mirë e na lejojnë ta njohim botën si është, pa rënë pre e gjykimit të të tjerëve etj.

9. Duke komentuar fjalinë e mëposhtme, përcaktoni natyrën e djalit në këtë fragment (2 pikë)

I tha se quhej Melshisedek, i tregoi se ishte Mbreti i Salemit, po bariu nuk i besoi duke menduar se njerëzit thonë
shumë gjëra të çuditshme.
Ndonëse në moshë jo të madhe, i parrahur me botën dhe kureshtar, ai dinte të ruante vendin që i takonte
dhe të mos e kalonte masën e kureshtjes. Përpiqej të ishte i matur dhe kureshtar, por dhe të merrte prej
njerëzve atë që i interesonte, pa rënë pre e mashtrimit.

10. Si e gjykoni kërkesën e ciganes dhe të plakut për 1/10 e thesarit, nëse djali e gjente atë.
Argumentoni mendimin tuaj. (2 pikë)

Gjuha

1. Fjala thesar në fund të fragmentit është përdorur në kuptimin e saj të parë. Ndërtoni një fjali, ku
fjala thesar të jetë në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional
Fëmija është thesar për nënën (1 pikë)

2. Jepni kuptimin e fjalës mall në fjalinë: Arriti te tregtari, që ishte i ngarkuar me mall e gjë. (1 pikë)
Materiale, produkte me një vlerë të caktuar, që mund të shiten ose këmbehen për të përftuar prej tyre.

3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës tregtarit, sipas përcaktimit të tabelës.

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja

Tregtar treg ar treg

4. Ktheni në shumës fjalinë: Ai u takua me ciganen plakë. Ata u takuan me ciganet plaka.

5. Në fjalinë Babai i tij i dha 3 monedha ari, grupin e nënvizuar zëvendësojeni me një emër farefisnor
duke ruajtur rasën dhe numrin.

I ati...

6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore. I bindur që të mos i besonte ciganes.
b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm

më i bindur shumë i bindur

7. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor.

Plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake.

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij.

gjinia femërore, rasa kallëzore

8. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore

Ai kishte njohur botën.

a. Një herë në mënyrën dëshirore

Bota qoftë njohur prej tij.

b. Një herë në mënyrën lidhore

Bota të ishte njohur prej tij.

140

You might also like