Case Study 7

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Case study 7

Duke ju referuar leksionit te politikave publike dhe formes se zbatimit te tyre, komentoni rastin
e fabrikes Jugohromit ne qytetin e tetoves si praktike jo e mire, respektivisht rolin e qeverise ne
kete kontekst dhe eksternaliet negative te shkaktuara ne vend.

Fabrika Jugohromit në qytetin e Tetovës paraqet një shembull shumë të mirë të sfidave në
zbatimin e politikave publike dhe ndikimin e tyre në nivelin lokal. Qeveria kishte një rol kyç në
menaxhimin e kësaj situate dhe parandalimin e eksternaliteteve negative.
Politikat mjedisore janë thelbësore për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik por
megjithatë fabrika Jugohromit ka shkelur këto politika, duke shkaktuar ndotje të ajrit, ujërave si
dhe tokës në masa të mëdha. Në këtë rast e gjithë përgjegjsia bie mbi qeverinë sepse ajo duhet
të mbajë përgjegjësi për moszbatimin e rregullave dhe lejimin e një aktiviteti që sjell pasoja
negative për të gjithë popullatën si dhe vendin.
Tymi nga fabrika Jugohromit në Tetovë ka pasuar një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin e
njerëzve dhe mjedisin local ku ndër problemet më të dukshme janë ata të shëndetit dhe
mirëqenies të qytetarëve.
Qytetarët e Tetovës kanë manifestuar shqetësimet e tyre nëpërmjet protestave dhe fushatave
të ndërgjegjësimit publik. Përmes organizimeve dhe informacionit të përditshëm në rrjete
sociale, ata kanë shprehur kërkesën e tyre për masa të menjëhershme për zvogëlimin e ndotjes
së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të banorëve.
Përmbledhur, rasti i fabrikës Jugohromit në Tetovë shfaq sfidat e qeverisjes së politikave
mjedisore. Mungesa e zbatimit të rregullave ka shkaktuar ndotje të rëndë, ndikuar negativisht
në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Përgjigja e qytetarëve me protesta dhe kërkesa për
masa të menjëhershme thekson nevojën për përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga autoritetet
për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin lokal.

You might also like