Demonstron Pasuri Idesh Argumenton Zgjedhjen E Bere Shpreh Deshiren Per Te Bashkepunuar

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

PROJEKT KURRIKULAR

KLASA:IX(nente)

TEMA:Demokracia,funksionimi dhe faktoret qe ndihmojne dhe pengojne ate.

LENDA:Qytetari

REZULTATET E TE NXENIT:
 DEMONSTRON PASURI IDESH;
 ARGUMENTON ZGJEDHJEN E BERE;
 SHPREH DESHIREN PER TE BASHKEPUNUAR

FJALET KYCE:
Demokraci,funksionim,faktore,pengues,ndihmues,shprehje,liri,sundim,pushtet,zhvillim ekonomik
etj.

BURIMET KRYESORE TE INFORMACIONIT:


1. Cfare eshte demokracia?
2. Funksionimi i demokracise.
3. Faktoret ndihmues dhe pengues te demokracise.

LIDHJA ME FUSHAT E TJERA:


Gjuhe Shqipe,histori,informatike

METODOLOGJIA QE PERDORET:
 Pune ne grup
 Hulumtim,grumbullim informacioni
 Selektim dhe organizim te materialeve
 Diskutim dhe analize

MJETET QE PERDOREN:
Flete formati,interneti,media,lapsa,ngjyra.

PERCAKTIMI I ROLEVE BRENDA SECILIT GRUP

ANTARET E GRUPIT:
1. Artemisa Mingo(Perfaqesuesja e grupit)
Cfare eshte demokracia?
2. Anisa Oshafi
Funksionimi i demokracise ne shqiperi.
3. Dionis Duka
Faktoret ndihmues dhe pengues te demokracise.
CFARE ESHTE DEMOKRACIA?

Demokracia (gr. demo - popull, kraci - rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve
ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të
drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore,
interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha.
Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është
zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet
shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e
fjalës demokraci.
Ideali demokratik e ka origjinën në Greqinë e lashtë të epokës klasike (shekulli i 5-të dhe 4-të p.e.s.).
Bëhet fjalë në të njejtën kohë për një filozofi dhe eksperiencë politike, me shembull atë të Athinës:
reformat e Solonit, Pisistratit dhe Klistenit lejuan përparimin dhe ngritjen e sistemit demokratik
që Efialti dhe Perikliuperfeksionuan.
Kështu, grekët shtruan të parët rrugën e demokracisë politike të drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët i
marrin vetë vendimet lidhur me qytetin (polis). Por kjo formë e demokracisë qëndroi e kufizuar; femrat,
skllevërit dhe metekët (banorët e huaj të Athinës) nuk konsideroheshin si qytetarë, kurse zgjedhjet,
parim themelor i demokracisë, zinin vetëm një rol dytësor – preferohej shorti për të përcaktuar
magjistratët. Megjithatë, qytetarët, që zinin vend rregullisht në Asamblenë e përgjithshme të popullit
(eklezia), nuk merrnin pjesë më pak, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve.

ARTEMISA MINGO
FUNKSIONIMI I DEMOKRCISE NE SHQIPERI

Shqipëria është një shtet demokratik që përballet me sfida serioze. Indeksi i


demokracisë globale eksploron disa nga fushat ku vendi nevojitet të bëjë
përmirësime, veçanërisht në drejtimin kundër korrupsionit dhe demokracisë
përfaqësuese.

Korrupsioni, centralizimi i pushtetit në pak duar dhe drejtësia po pengojnë


avancimin e demokracisë në Shqipëri.

Të dhënat e raportit "Gjendja e Demokracisë Globale për 2019-ën" u prezantuan të


martën.
Raporti që vlerëson me 0 deri 1 pikë peizazhin e demokracisë në 158 shtete të
botës, zbulon se Shqipëria paraqitet më dobët në aspektin e demokracisë direkte
ose të ushtruarit e vullnetit të popullit për politikat që i interesojnë vetë.

Në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, disa parti politike, edhe parti
udhëheqëse, shfaqin tendenca autokratike. Ka disa shembuj të kapjes së shtetit. E
përbashkëta është se funksionojnë si makineri pronar-klient dhe vënë besnikërinë
partiake para konsideratave të tjera," citon raporti.

Për Shqipërinë sugjerohet që prioritet t'i jepet ndërtimit të një administrate të


pavarur publike, të forcohet lufta kundër korrupsionit me konsensus politik, dhe të
kalohet legjislacioni i nevojshëm për çështjen e financimit të partive dhe të
politikës.

ANISA OSHAFI

FAKTORET NDIHMUES DHE PENGUES TE


DEMOKRACISE
Sistemet politike nuk krijohen ne menyre te pavarur nga konteksti historik, natyror dhe
kulturor ne te cilin ato veprojne. Ato krijohen dhe marrin forme nen ndikimin e tipareve
themelore te mjedisit te tyre te jashtem dhe te brendshem. Per rjedhoje, tiparet e sistemeve
politike dhe karakteristikat e vecanta te institucioneve demokratike ne nje vend mund te
ndryshojne nga ato te nje vendi tjeter, megjithese, ne thelb, ato jane krijuar per te arritur
qeverisjen demokratike. Per me teper, nje lloj ivecante demokracie qe kerkohet ne nje
kontekst te caktuar, mund te ndryshoje nga ai I formesuar ne nje tjeter, pasi I duhet te marre
parasysh kufizimet ose mundesite qe ofron konteksti ne fjale.

Faktoret themelore, qe modelojne nje demokraci jane:

a) Historia. Sistemet politike formesohen nga pervoja historike. Ne disa raste, zhvillimet
historike te nje sistemi politik kane qene normale, jane pjekur ne menyre graduale ose me
nderprerje te vogla. Ne raste te tjera, sistemet politike kane ndryshuar ne menyre te papritur,
si rrjedhoje e ndikimit te forcave te brendshme ose te jashtme. Cilado qofte trashegimia
historike e nje sistemi, mund te kete raste kur popujt ne menyre te vullnetshme mund te
marrin vendime ose te zgjedhin te ndryshojne sistemin e tyre politik per te krijuar nje system
krejtesisht te ri.
b) Mjedisi natyror. Karakteristikat fizike dhe gjendja gjeopolitike e nje shoqerie mund te
siguroje si shanse, ashtu edhe kufizime per zhvillimin e nje sistemi politik. Mjedisi natyror
perfshin territorin dhe vendndodhjen gjeografike, burimet dhe klimen natyrore, madhesine
relative dhe marredheniet me fqinjet. Megjithese keta faktore mund te ndikojne ne zhvillimin,
zgjedhjen, ose projektimin e nje sistemi politik, ato nuk jane domosdoshmerisht faktore
percaktues per te. Te tilla faktore mund te pershtaten, te ndryshohen ose te tejkalohen.
c) Kultura. Zakonet, arsimi, struktura shoqerore e nje populli pasqyrohen ne sistemin politik
qe trashegojne popujt. Ato pasqyrohen ne nje radhe zgjedhjesh te llojeve te sistemeve politike
qe mund te vendosen.
Faktoret qe ndihmojne, dhe pengojne demokracine jane:

Disa nga faktoret jane mbeshtetes per demokracine, ndersa te tjere e pengojne ate.
Megjithate, kur themi qe disa prej tyre te cojne drejt demokracise nuk do te thote, qe ato jane
kushte per ekzistencen ose funksionimin e cdo demokracie.
Pervec kesaj, nuk duhet harruar qe si faktoret ndihmues, ashtu dhe ata qe e pengojne
demokracine, nuk duhet harruar qe si faktoret ndihmues, ashtu dhe ata qe e pengojne
demokracine, nuk jane te dhene nje here e pergjithmone. Me zhvillimin e demokracise
faktoret ne fjale mund te ndryshojne forcen e veprimit, te shnderrohen ose te dalin nga skena
e veprimit.
Ne vijim do te permendim disa faktore, qe jane te rendesishme per demokracine. Demokraci
te ndryshme shfaqin karakteristika te ndryshme ne shkalle te ndryshme te zhvillimit te tyre ne
kohe dhe hapesire. Si faktoret mbeshtetes, ashtu edhe ata pengues, jane te nderlidhur, ata
ndihmojne dhe perforcojne njeri-tjetrin.

DIONIS DUKA

You might also like