Projekt Gjuhe

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

PROJEKT

LËNDA : Gjuhë Shqipe


TEMA : “ Të ndihmojmë personat me aftesi te kufizuara”
KLASA : VIII- b
PUNOI : Estera Kanaj
PRANOI : Marsela Ndreu
Informacion I pergjithshem
Personat me nevoja të veçanta nuk kanë
qasje të barabartë në arsim, punësim,
shëndetësi, shërbime sociale dhe
mbështetje juridike. Te personat me
nevoja të veçanta përfshihen të gjithë ata
që kanë kufizime fizike si: paaftësi për të
ecur- invalidët, paaftësi për të dëgjuar dhe folur shurdhemecë ose vetëm
njëra nga këto të dyja kategori, personat e verbër, personat me sindromin
Down, personat autik etj. Personat e tillë kufizimet I kanë të lindura ose
të shkaktuara gjatë aksidenteve apo sëmundjeve të ndryshme. Pra,
paaftësitë (kufizimet) mund të jenë fizike dhe mentale.

Të drejtat e personave me nevoja të veçanta.


Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë,
gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a
shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike,
sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi
tjetër personal. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë
vënien e masave të nevojshme
për mbrojtjen dhe përparimin e
të drejtave të individëve dhe
grupeve që janë në pozitë të
pabarabartë. Masat e tilla do të
zbatohen vetëm derisa të arrihet
qëllimi për të cilin janë vënë ato.
Tek të drejtat e personave me
nevoja të veçanta përfshihen:
1. E drejta për shkollim
2. E drejta për qasje të lirë në institucione shkollore
3. E drejta për shërbime shëndetësore
4. E drejta për mirëqenie sociale.
Ligjet e shkruara per personat me aftesi te vecanta
Në Shqiperi ekziston ligji për aftësimin dhe riaftësimin profesional dhe
punësimin e personave me aftësi të kufizuara në të cilin thuhet:

“Çdo pundhënës në institucione publike ose private është I obliguar të


punësojë një person me aftësi të kufizuara në cdo pesëdhjetë punëtorë,
por ky ligj nuk po zbatohet as nga institucionet private e as nga ato
publike”.

Nuk ka as statistika se sa persona me aftësi të kufizuara punojnë në


sektorin publik dhe as në atë privat. Mirëpo për shkak të infrastrukturës
jo të përshtatshme këta njerëz rrallëherë mund të shihen duke punuar
diku. Personat me nevoja të veçanta të deklaruar të paaftë për punë
marrin një pagesë në formën e një kësti mujor, varësisht nga kufizimet e
individit. Kanë të drejtë edhe votimi dhe pjesëmarrje në jetën publike.

Aktivietet e kufizuara te femijeve me aftesi te vecanta


Të dy fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata pa aftësi të kufizuara kanë të
drejtë të luajnë dhe të kenë akses në lodra. Pavarësisht kësaj të drejte, të
parët kanë vështirësi serioze për të qenë në gjendje të përdorin shumë
nga lojërat dhe lodrat në treg. Fakti I një paaftësie fizike nuk duhet ta
ndalojë fëmijën të luajë me shokët e tij të shkollës ose miqtë e saj. Loja
është shumë e rëndësishme për një person me aftësi të kufizuara fizike,
pasi u siguron atyre një mjet më të afërt pjesëmarrjeje me mjedisin e tyre
dhe I ndihmon ata të kenë momente të këndshme në kohën e tyre të lirë.
Në shumicën e rasteve, këta njerëz nuk mund të luajnë sepse aktivitetet
nuk janë përshtatur me nevojat e tyre. Në raste të tjera është e nevojshme
vetëm të ndryshohen format, kompleksiteti I lojës, objektivat ose
rregullat në mënyrë që ata të marrin pjesë në aktivitet.
3 historite e personave me aftesi te vecanta qe inspiruan boten
Andrea Bocelli
Vërbëria ua pamundëson njerëzve të shohin botën por, jo dhe ta ndjejnë atë.
Ndoshta kjo gjë i ka ndihmuar italianit Andrea Bocelli, këngëtarit të famshëm
të muzikës klasike që nëpërmjet këngës, të ndajë energjinë e pabesueshme të tij
me publikun. Bocelli është baba i tre fëmijëve dhe së fundi është rimartuar.
Bocelli kënaqet me jetën e tij sepse, siç është shprehur edhe pse i privuar nga
mundësia që ta shohë botën, ai e ndjen atë me zemrën e tij.

Madeline Stuart
Kur ke një ëndërr, as aftësitë e kufizuara nuk mund t’ju ndalin në realizimin e
saj. Madeline Stuart ka lindur me Sindromin down por ajo dëshironte të bëhej
modele. Dhe, ia ka dalë. Natyrisht, kjo gjë i mori kohë, sepse nevojitej të
humbiste peshë dhe t’u fuste në ndonjë agjenci të modës të cilat nuk ishin të
gatshme t’i hapnin dyert. Sidoqoftë, Madeline arriti të nënshkruante kontratë
me brendin ’Manifesta’, duke prezantuar veshjet sportive për të gjitha format e
trupit. Madje, kohë më parë, ajo është prezantuar edhe në Javën e Modës në
New York. Pra, ëndrrat mund të bëhen realitet.

Chantelle Brown Yo
. Kur ishte fëmijë, Chantelle zbuloi se vuante nga pigmentimi i lëkurës, i njohur
si “vitiligo”. Por, duke pasur trup të përsosur dhe fytyrë të bukur ajo vendosi
që këtë disavantazh të shndërronte në avantazh të saj; dhe si rezultat i kësaj, ajo
tashmë është një modele e famshme në botë. “Ka njerëz me lekurë të zezë dhe
njerëz me lekurë të bardhë, ndërsa unë për mrekulli përshtatem me të dyja këto
kategori”, ka thënë Chantelle.

You might also like