Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

Projekt

Lënda : Gjeografi
Tema : “ Shqiperia dhe Bashkimi Europian ”
Klasa : VIIIb
Punoi : Estera Kanaj
Pranoi : Marsela Beqiri
OBJEKTIVAT :
1.Historiku i BE
2.Zjgjerimi i saj
3.Institucionet e BE
4.Marreveshja e Stabilizim Asocimit
5.Kriteret e Kopenhagenit
6.Reformat e bera nga vendi yne
7.Perparesite e te qenit pjese e BE-se

Çfarë është Bashkimi Evropian?


Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me
qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social. Themeluar
nga Traktati i Bashkimit Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, BE-ja
ishte më shumë se thjesht një integrim ekonomik. Koncepti qe Traktati i
Mastrihtit, dhe me pas ai i Amsterdamit dhe i Nicës i dha Komunitetit mund të
përshkruhet duke përdorur strukturën 3-shtyllore të mëposhtme. Pra, Bashkimi
Evropian që njohim sot është ndërthurje e disa Komuniteteve të ngritura më
parë që janë: Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut, i themeluar në vitin
1951; Komuniteti Evropian Ekonomik (emërtuar Komuniteti Evropian në vitin
1993) i themeluar në vitin 1957 dhe; Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike
(Euratom), i themeluar në 1957. Shpesh, ato referoheshin më thjesht si
"Komuniteti" ose "Komunitetet", por tashme pas miratimit te Traktatit te
Lisbonës emërtimi i përdorur është Bashkimi Evropian.
Zhvillimi i BE-së nëpërmjet Traktateve
1952 Traktati Themelohet Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut (ECSC)
themelues i
Komunitetit
Evropian të
Karbonit
dhe Çelikut
1957 Traktati Themelohet KEE-ja dhe Euratom
i Romës Nënshkruhet Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë
(njihet edhe Atomike,
si Traktati i njëkohësisht më atë themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe
BE-së) që të dy bashkë njihen si Traktatet e Romës
1965 Traktati i krijohet një Komision dhe një Këshill i Vetëm për të tre Komunitetet
Bashkimit Evropiane
1987 Akti Unik Bëhen përshtatje më Traktatin e KE-së me qëllim arritjen e Tregut të
Evropian Brendshëm
(AUE)
1993 Traktati mbi Krijohet Bashkimi Evropian
Bashkimin Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik
Evropian Evropian në Komunitet Evropiane.
(njihet edhe Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve
si Traktati i Anëtare mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e
Mastrihtit) "çështjeve të brendshme dhe drejtësisë".
Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër-qeveritar, Traktati i Mastrihtit
krijon një strukturë të re me tre shtylla, si në aspektin politik edhe
ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE).
1999 Traktati i Ndryshohen dhe rinumërtohen traktatet e BE-së dhe të KE-së
Amsterdamit
2003 Traktati i Pas zgjerimit në 25 Shtete Anëtare, reformohen institucionet me qëllim
Nicës që Bashkimi të mund të funksionojë në mënyrë eficiente.
Traktati i Nicës, Traktati i Bashkimit Evropian dhe Traktati i
Romës bashkohen në një instrument të vetëm të konsoliduar.
2009 Traktati i Ky traktat e bën BE-në:
Lisbonës Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit
Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe
parlamentet kombëtare, "Iniciativa e Qytetarëve",
Kapitulli i të Drejtave Themelore.Më transparente: qartëson rolet
përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në takime
Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e
Jashtme
Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet
klimaterike, dhe sigurimin e energjisë
Zgjerimi i BE-se
Antaret themeluese: Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu
Zgjerimi i parë (1973): Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda
Zgjerimi i dytë (1981): Greqia
Zgjerimi i tretë (1986): Spanja, Portugalia
Zgjerimi i katërt (1995): Austria, Finlanda, Suedia
Zgjerimi i pestë
(2004): Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Qip
ro, Malta, Republika Çeke
Zgjerimi i gjashtë (2007): Bullgaria, Rumania
Zgjerimi i shtatë (2013): Kroacia

Por tani pas daljes së Britanisë Madhe nga BE-ja (BREXIT) më 2016, gjithësej
janë 27 shtete.

Institucionet Evropiane
Komisioni Evropian

Organi kryesor i Komisionit është Kolegji i Komisionerëve, i përbërë nga 27


anëtarë. Çdo Shtet Anëtar zgjedh një Komisioner për një periudhë 5 vjeçare.
Komisioni është organ i pavarur ndaj qeverive të vendeve anëtare dhe
përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit si i tërë. Komisioni është mbrojtësi
i Traktateve dhe mund të ndërmarrë veprime kundrejt Shteteve Anëtare me
qëllim përmbushjen e interesave të Komunitetit.

Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian është institucion shumëkombësh i përbërë nga 785
deputetë. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet dhe çdo shtetas i BE-së i regjistruar si
votues, ka të drejtën e votës. Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të
qytetarëve të BE-së (më shumë se 496 milionë persona) dhe përfaqëson
interesat e tyre përkundrejt institucioneve të tjera të BE-së. Deputetët e
Parlamentit Evropian ndahen në 7 grupe politike evropiane. Kjo ndarje nuk
bazohet mbi kombësinë.

Këshilli i BE-se
Bashkë me Parlamentin Evropian, Këshilli është organi përgjegjës për
miratimin e ligjeve të propozuara nga Komisioni. Ai përbëhet nga një anëtar për
çdo Shtet Anëtar. Presidenca e Këshillit ndërrohet çdo gjashtë muaj, në mënyrë
që një Shtet Anëtar i vetëm të mos ketë shumë ndikim në procesin e
përzgjedhjes së politikave Komunitare. Takimet e Këshillit rregullohen në bazë
të çështjeve për t'u diskutuar, gjatë të cilave mblidhen ministrat përkatës të
Shteteve Anëtare. Gjithashtu, në këto takime merr pjesë edhe anëtari i
Komisionit Evropian që është përgjegjës për çështjet që do të diskutohen në
Këshill. Gjithashtu, Këshilli ka në dispozicion një sërë nën-komitetesh dhe
grupe pune. Sipas çështjes për të cilën diskutohet Këshilli vendos me
unanimitet, shumicë të kualifikuar, ose shumicë të thjeshtë. Shumica e
kualifikuar arrihet me 255 vota nga 345 në total, duke përfaqësuar shumicën e
Shteteve Anëtare.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm


Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) përgatit çështjet për
diskutim në Këshill dhe është i përbërë nga dy nivele. COREPER II është një
organ i rëndësishëm dhe përbëhet nga ambasadorët e Shteteve Anëtare në
Bruksel, të cilët punojnë mbi çështjet ekonomike dhe financiare, dhe
marrëdhëniet e jashtme. COREPER I përbëhet nga zëvendës ambasadorë dhe
është përgjegjës për çështje si mjedisi, çështjet sociale, dhe të tregut të
brendshëm. Të dy komitetet takohen të paktën çdo javë dhe zakonisht
udhëzojnë grupet e punës të realizojnë punën përgatitore. Kur grupet e punës
nuk arrijnë marrëveshje mbi një propozim, atëherë çështja i kalohet komitetit
COREPER përkatës.
Banka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane (BQE) është banka qendrore për monedhën e vetme
evropiane, euro. Detyra kryesore e BQE-së është të ruajë fuqinë blerëse të euros
dhe, rrjedhimisht, stabilitetin e çmimeve në eurozonë. Eurozona përfshin 17
vendet e Bashkimit Evropian që kanë adoptuar euron që nga viti 1999.
Hartë interaktive e eurozonës 1999-2011

Komiteti Evropian i Bankave

Komiteti Evropian i Bankave u krijua në vitin 2005 nëpërmjet Vendimit të


Komisionit të datës 5 nëntor 2003 si një Komitet i nivelit të dytë për të
këshilluar Komisionin mbi çështjet e politikave që kanë të bëjnë me aktivitetet
bankare (zëvendëson Komitetin e Këshillimit mbi Bankat). Përsa i përket fushës
së bankave dhe mbikëqyrjes, BQE-ja përfaqësohet në Komitetin e
Mbikëqyrësve Evropianë të Bankave, i cili është një Komitet i nivelit të tretë.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) ka një rol të ngjashëm me atë të gjykatave
ekzistuese në Shtetet Anëtare. Ajo është përgjegjëse për zgjidhjen e konflikteve
ligjore: midis Shteteve Anëtare; midis BE-së dhe Shteteve Anëtare; midis
institucioneve të BE-së dhe autoriteteve përkatëse, si dhe konflikteve midis
qytetarëve dhe Bashkimit Evropian. Veç kësaj, gjyqtarët në Shtetet Anëtare
mund t'i drejtohen Gjykatës Evropiane mbi çështje në lidhje me interpretimin e
legjislacionit Komunitar. Gjykata e Shkallës së Parë u themelua në vitin 1988
pas një ndryshimi në Aktin Unik Evropian me qëllim që të shqyrtonte një pjesë
të çështjeve drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, për të lehtësuar punën e
kësaj të fundit.

Kriteret e Kopenhagenit

Aplikimi për anëtarësim është pikënisja e një procesi të gjatë dhe rigoroz -
megjithëse njëkohësisht bazohet në një marrëdhënie të ngushtë ekzistuese me
BE-në. Pas aplikimit, fillojnë procedurat vlerësuese të BE-së, të cilat mund të
rezultojnë në ftesën për anëtarësimin për vendin në fjalë. Shpejtësia e secilit
vend drejt anëtarësimit varet nga progresi i tij drejt përmbushjes së objektivave
të përbashkëta. Vendi aplikues duhet të përmbushë disa kritere para se të
fillojnë negociatat. Të ashtuquajturat "Kriteret e Kopenhagenit", të përcaktuara
në dhjetor të vitit 1993 nga Këshilli Evropian i Kopenhagës, i kërkojnë vendit
kandidat:

1. të ketë ngritur institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë,


shtetin ligjor, të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e të
drejtave të pakicave;
2. të ketë një ekonomi tregu funksionale, të aftë për t'u përballuar me
trysnitë konkurruese dhe forcat e tregut brenda BE-së (kriteri ekonomik);
3. të ketë aftësinë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi,
përfshirë objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

Marrëveshja e Stabilizim - Asocimit

Marrëveshja e Stabilizim - Asocimit është një praktikë e Bashkimit Evropian,


e cila lidhet me ato shtete të cilat angazhohen për tu futur ne BE. Në bisedime
me vendet që kanë shprehur dëshirën për t'u anëtarësuar në Bashkimin
Evropian, BE zakonisht përfundon marrëveshjet e tilla në këmbim të
angazhimeve për reformën politike, ekonomike, tregtare ose të të drejtave të
njeriut në atë vend. Në këmbim, vendit mund t'i ofrohet qasje pa tarifa në disa
ose të gjitha tregjet e BE-së (mallra industriale, produkte bujqësore, etj.), si dhe
ndihmë financiare ose teknike. Me anë të kësaj lidhet ekonomia e vendit që
synon anëtarësimin, me atë të Bashkimit Evropian, si rrjedhojë ka shpresa të
shumta për një stabilitet më të lartë përpara se të fillojnë bisedimet konkrete për
anëtarësim në BE. Por jo vetëm që duhet të arrihet të forcohet ana ekonomike e
shtetit që kërkon të anëtarësohet, por dhe ajo politike. Marrëveshja synon
mënjanimin e të papriturave jo të këndshme ekonomike përfshi këtu integrimin
në të ardhmen në tregun e lirë me BE-në, si dhe mënjanimin e hapave prapa të
çfarëdo lloji qofshin ato në vendet të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen.Nën
kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit parashtrohen kërkesa të
cilat kandidatët për në BE duhet ti përmbushin brenda një afati të caktuar.
Kandidatët e ardhshëm mund të vendosin dhe kuota ose lehtësime për
prodhimet e eksportit për në BE si dhe prej BE-së. Zakonisht krijohet menjëherë
një bashkim doganor me BE-në

You might also like