Ushtrime Kapitulli 26

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 44

Kapitulli 26

Induksioni elektromagnetik

26.1 Fluksi magnetik

Problema 1, fq. 306


y
Një fushë magnetike me induksion 2 000 G është paralel me boshtin x. Një bobinë B
5 cm

katrore me brinjë 5 cm , ka një spirë të vetme dhe formon këndin  me boshtin z, siç
5 cm

tregohet në figurë. Të gjendet fluksi magnetik përmes bobinës kur: (a)  = 0 , (b)
o
θ x
 = 30 o , (c)  = 60 o dhe (d)  = 90 o . z

Zgjidhje:

Meqë sipërfaqja S është një sipërfaqje plane dhe meqë B është konstante (në modul dhe drejtim) mbi
sipërfaqen që formon këndin  me vektorin normal njësi, për të gjetur fluksin magnetik përmes bobinës,

shfrytëzojmë formulën:

1
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Në formulën e mësipërme,
zëvendësojmë induksionin magnetik B
dhe sipërfaqen S:

a) Për  = 0o :

b) Për  = 30 o :

c) Për  = 60 o :

d) Për  = 90 o :

2
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 3, fq. 306


Të llogaritet fluksi i fushës magnetike që përshkon një solenoid të drejtë me gjatësi 25cm, rreze 1cm dhe që
përbëhet nga 400 spira. Solenoidi përshkohet nga një rrymë me intensitet 3A

Zgjidhje:

Për të shprehur fluksin magnetik përmes një solenoidi, zbatojmë formulën . Për të shprehur
induksionin e fushës magnetike në solenoid me anë të rrymës që kalon në të, zbatojmë formulën B = 0 n I .

Shprehim fluksin magnetik përmes


solenoidit me N spira:

Shprehim induksionin e fushës


magnetike brenda një solenoidi të
ku n është numri i spirave për njësi gjatësie.
gjatë:

Zëvendësojmë dhe marrim:

Meqë n = N L dhe  = 0o , nga

ekuacioni i mësipërm, kemi:

Zëvendësojmë vlerat numerike:

3
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 42, fq. 311


Një bobinë rrethore, që përbëhet nga 15 spira dhe me rreze 4cm, vendoset në një fushë magnetike
homogjene me induksion 4000G, i orientuar sipas drejtimit pozitiv të boshtit x. Të gjendet fluksi i fushës
magnetike që përshkon bobinën kur vektori njësi i sipërfaqes së bobinës është a) n = i ; b) n = j , c) n = (i + j ) / 2 ,

d) n = k dhe e) n = 0.6i + 0.8 j .

Zgjidhje
Për të zgjidhur këtë ushtrim zbatojmë formulën qe përcakton fluksin magnetik.

Fluksi magnetik i bobinës jepet


m = N  B  ndS
ˆ
nëpërmjet formulës: S

Mqs është konstant:


(
m = NB  nˆ  dS = N B  nˆ S )
S

( )
= N B  nˆ  r 2

Vlerësojmë :

Bëjmë zëvendësimin numerik dhe pasi


disa thjeshtimesh marrim:

4
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

a) Vlerësojmë për

b) Vlerësojmë për

c) Vlerësojmë për :

d)
Vlerësojmë për

e)
Vlerësojmë për :

5
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 72, fq. 315


Një përcjellës drejtvizor pambarimisht i gjatë përshkohet nga rryma me intensitet I. Një 5 cm

bobinë në formë drejtkëndëshe me përmasa a dhe b vendoset afër përcjellësit si në figurë.


Largësia nga përcjellësi e brinjës më të afërt është d. a) Të llogaritet fluksi magnetik që 10 cm

përshkon bobinën drejtkëndëshe. (Udhëzim: Të llogaritet fillimisht fluksi magnetik përmes një
I
sipërfaqeje elementare dhe të integrohet nga x=d në x=d+a). b) Të 2 cm

vlerësohet rezultati për a=5cm, b=10cm, d=2cm dhe I=20A.

Zgjidhje:
Në largësi x nga përjcellësi i drejtë, zgjedhim një element sipërfaqësor me trashësi dx dhe
sipërfaqe .Llogarisim fluksin magnetik përmes këtij elementi sipërfaqësor. Fluksi
magnetik përmes spirës katërkëndore gjendet duke integruar rezultatin e mësipërm, nga x = d
deri në x = d + a .

a) Shprehim fluksin magnetik përmes elementit


sipërfaqësor:

Shprehim induksionin e fushës magnetike të


krijuar nga përjcellësi i drejtë pambarimisht i
gjatë, në largësinë x prej tij:

6
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Zëvendësojmë dhe marrim:

Integrojmë rezultatin e mësipërm, nga x = d


deri në x = d + a :

b) Duke zëvendësuar vlerat numerike marrim:

Studim shembuj të zgjidhur

• Shembulli 26. 1, fq. 281


• Shembulli 26. 2, fq. 281-282

7
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Detyrë shtëpie:

Problema 5 fq 306

Një bobinë rrethore përbëhet nga 6 spira dhe rreze 3cm. Ajo futet në një fushë
magnetike me induksion B=5000G pingul me planin e bobinës. a) Të gjendet fluksi i
fushës magnetike që përshkon bobinën. b) Të gjendet fluksi i fushës magnetike që

përshkon bobinën kur plani i saj formon një kënd 200 me vektorin e induksionit B .

Problema 45 fq 311

Një solenoid drejtvizor ka n spira për njësi gjatësie dhe rreze R1. Solenoidi përshkohet
nga një rrymë me intensitet I. a) Një bobinë e madhe rrethore me rreze R2>R1, e
formuar nga N spira e rrethon solenoidin në një zonë që ndodhet larg skajeve të
vet solenoidit. Të gjendet fluksi i fushës magnetike që përshkon bobinën. b) Një
bobinë e vogël dhe që përbëhet nga nga N spira dhe rreze R3<R1 ndodhet
plotësisht në brendësi të bobinës, larg skajeve të saj dhe me bosht paralel me atë
të solenoidit. Të gjendet fluksi i fushës magnetike që përshkon bobinën.

8
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

26.2 F.e.m. e induktuar dhe ligji i Faradeit

Problema 8 fq 307

Një spirë rrethore, me rreze 5cm dhe rezistencë 0.4Ω, vendoset në një plan pingul me induksionin B të një fusëe
magnetike homogjene. Moduli i vektorit B fillon dhe rritet me shpejtësi 40 mT/s. Të gjendet: a) f.e.m. e induktuar
në spirë, b) rryma e induktuar në spirë dhe c) shpejtësia e çlirimit të nxehtësisë së Joule-it në spirë.

Zgjidhje

Gjejmë f.e.m të induktuar në spirë duke zbatuar ligjin e Faradeit. Nëpërmjet ligjit të Omit gjejmë rrymën e
induktuar në spirë dhe më pas nëpërmjet formulës gjejmë fuqinë e zhvilluar në spirë.

a) Zbatojmë ligjin e Faradeit për dm d dB dB


të shprehur f.e.m e induktuar  = = ( SB ) = S =  r2
dt dt dt dt
në spirë nëpërmjet shpejtësisë
së ndryshimit të fushës
magnetike:

Bëjmë zëvendësimin numerik


dhe vlerësojmë ε:

9
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

b) Duke përdorur ligjin e Omit


lidhim rrymën e induktuar me
f.e.m e induktuar dhe
rezistencën e spirës dhe
vlerësojmë I:

c) Shprehim fuqinë e zhvilluar në


përcjellës nëpërmjet rrymës
se induktuar dhe rezistencës
se spirës dhe vlerësojmë P:

10
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 9 fq 307

Një bobinë rrethore, që përbëhet nga 100 spira, me rreze 4cm dhe rezistencë 25Ω, vendoset në një fushë
magnetike me induksion të orientuar pingul me planin e bobinës. Me çfarë shpejtësie duhet të ndryshojë vlera
e induksionit B , në mënyrë që në bobinë të qarkullojë rryma 4A?

Zgjidhje

Duke përdorur ligjin e Omit lidhim


 = IR = ( 4 A )( 25 ) = 100V
f.e.m të induktuar me rrymën e
induktuar dhe rezistencën e bobines
dhe vlerësojmë ε:

Zbatojme ligjin e Faradeit për të dm d dB dB


 = = ( NSB ) = NS = N r 2
shprehur shpejtësinë e ndryshimit të dt dt dt dt
fushës magnetike nëpërmjet f.e.m të
induktuar në bobinë.

Bëjmë zëvendësimin numerik dhe 


dB 100V
dB
= = = 199T / s
vlerësojmë :
dt N r 2 (100) ( 0.04m)2
dt

11
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 12 fq 307

Një bobinë rrethore, e përbërë nga 100 spira, ka diametër 2cm dhe rezistencë 50Ω. Bobina vendoset në një
fushë magnetike me induksion B=1T, në mënyrë të tillë që vektori i induksionit të jetë pingul me planin e bobinës.

Kahu i vektorit B ndryshohet në mënyrë të vazhdueshme. a) Të llogaritet ngarkesa e përgjithshme që përshkon

bobinën. Në qoftë se ndryshimi i kahut të vektorit të induksionit B ndodh në 0.1s, të gjendet: b) intensiteti
mesatar i rrymës që përshkon bobinën, dhe c) f.e.m. e induktuar në bobinë.

Zgjidhje
Duke shfrytëzuar përkufizimin e rrymës mesatare I mes , shprehim ngarkesën e plotë që kalon në bobinë Q , në

funksion të I mes . Meqë rryma e induktuar është proporcionale me f.e.m. e induktuar dhe meqë kjo e fundit

jepet nga ligji i Faradeit, Q mund ta shprehim me anë të numrit të spirave të bobinës, induksionit të fushës

magnetike, rezistencës së bobinës dhe sipërfaqes së saj. Duke njohur kohën gjatë së cilës fusha magnetike
ndryshon drejtim, mund të gjejmë rrymën mesatare (nga përkufizimi i saj) dhe duke shfrytëzuar ligjin e Omit,
mund të gjejmë f.e.m. mesatare në bobinë.

a) Shprehim ngarkesën e plotë që kalon


Q = I mest
në bobinë, me anë të rrymës së
induktuar:

12
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Shprehim lidhjen midis rrymës së 


I = I m es =
induktuar dhe f.e.m. të induktuar: R
Nga ligji i Faradeit, shprehim f.e.m. e
induktuar me anë të fluksit magnetik:

Zëvendësojmë dhe kryejmë veprime:

ku d është diametri i bobinës.

Zëvendësojmë vlerat numerike

b) Nga përkufizimi i rrymës


mesatare, kemi:

13
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

c) Duke shfrytëzuar ligjin e Omit,


 mes = I mesR = (12.6 mA) (50 ) = 630 mV
shprehim f.e.m. mesatare në
bobinë me anë të rrymës
mesatare të induktuar aty:

14
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 47 fq 313

N spira
Bobina drejtkëndëshe e një gjeneratori i ka përmasat a dhe b dhe përbëhet b
nga N spira. Bobina lidhet me kolektorët me anë të një unaze (si në figurë) dhe

+
+
rrotullohet me shpejtësi këndore ω në një fushë magnetike homogjene me B
induksion B . a) Të tregohet se diferenca e potencialeve midis dy kolektorëve

+
+

+
a
në unazë është  = NBab sin t . b) Në qoftë se a=10cm, b=2cm, N=1000 dhe

+
B=2T, gjeni shpejtësinë këndore me të cilën duhet të rrotullohet bobina për të
përftuar një f.e.m. me vlerë maksimale 110V?

Zgjidhje:
Duke zbatuar ligjin e Faradeit dhe përkufizimin e fluksit magnetik, gjejmë një shprehje për f.e.m. e induktuar në
spirë (ose diferencën potenciale në skajet e kontakteve unazore). Në pikën (b), gjejmë  nga ekuacioni i
përftuar në pikën (a), për vlerat e dhëna numerike.

a) Duke përdorur ligjin e Faradeit,


shprehim f.e.m. e induktuar në
spirë:

15
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Nga përkufizimi, shprehim fluksin


magnetik nëpër spirë, me anë të
shpejtësisë së saj këndore: (këndi që spira formon me fushën magnetike, ndryshon me kohën

sipas  =  t .)
Zëvendësojmë dhe marrim:

b) Shprehim kushtin  =  max :

Zëvendësojmë dhe nga


ekuacioni i përftuar, gjejmë 
për vlerat numerike që jepen në
problemë:

Studim shembuj të zgjidhur

• Shembulli 26. 4, fq. 284

• Shembulli 26.5, fq. 284-285

16
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Detyrë shtëpie:

Problema 13 fq 307

Në ekuator, induksioni i fushës magnetike e ka vlerën 0.7G. Në një plan pingul me


induksionin e fushës në këtë zonë, vendoset një bobinë rrethore e përbërë nga
1000 spira dhe me seksion të prerjes tërthore 300cm2. Rezistenca e saj është 15Ω.
Në qoftë se bobina kthehet përmbys, sa është ngarkesa që e përshkon atë.

Problema 15 fq 308
Moduli i induksionit magnetik të problemës 5 arrin vlerën zero pas 1,2s. Të gjendet

f.e.m. e induktuar në bobinë kur: a) B është pingul me planin e bobinës , dhe b) B


formon këndin 200 me pingulen e hequr mbi planin e bobinës

Problema 17 fq 308
Një solenoid i drejtë me gjatësi 25cm, përbëhet nga 400 spira dhe e ka rrezen
0,8cm. Solenoidi vendoset në një fushë magnetike të jashtme, induksioni i së cilës
ka vlerën 600G dhe drejtimi i tij formon me boshtin e solenoidit këndin 500. a) Të
llogaritet fluksi magnetik që përshkon solenoidin. B) Të gjendet vlera absolute e
f.e.m. të induktuar në solenoid kur vlera e induksionit të fushës magnetike të
jashtme bëhet në zero pas 1,4s

17
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

26.3 Ligji i Lencit

Problema 18, fq. 308


A B

Dy spira rrethore vendosen si në figurë. Planet e spirave janë paralelë. Për një vrojtues I


që ndodhet në pikën A dhe që sheh në drejtim të pikës B, spira A përshkohet nga një
rrymë me kah antiorar. Të përcaktohet kahu i qarkullimit të rrymës në spirën B dhe të
tregohet se dy spirat tërhiqen apo shtyhen kur intensiteti i rrymës në spirën A: a) rritet
dhe b) zvogëlohet

Zgjidhje:

Në qoftë se rryma antiorare në spirën A rritet, rritet gjithashtu edhe fluksi magnetik në spirën B. Për të
kundërshtuar këtë rritje të fluksit, rryma e induktuar në spirën B do të jetë sipas kahut orar.
Në qoftë se rryma antiorare në spirën A zvogëlohet, zvogëlohet gjithashtu edhe fluksi magnetik në spirën B. Për
të kundërshtuar këtë zvogëlim të fluksit, rryma e induktuar në spirën B do të jetë sipas kahut antiorar.
Për të përcaktuar drejtimet e forcave që veprojnë mbi secilën spirë (dhe në këtë mënyrë, nëse spirat tërhiqen
  
apo shtyhen) përdorim F = I   B
Në qoftë se rryma në spirën B është sipas kahut orar, spirat shtyjnë njëra –
a)
tjetrën.
Në qoftë se rryma në spirën B është sipas kahut antiorar, ato tërheqin njëra
b)
– tjetrën.

18
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Detyrë shtëpie:

Problema 19 fq 308
Një magnet lëviz me shpejtësi konstante drejt boshtit të një spire, siç tregohet në figurë. a)
Të ndërtohet një grafik i varësisë së fluksit ΦB që përshkon bobinën në lidhje me kohën. Të
gjendet koha kur magneti ndodhet në mesin e rrugës për tek spira. b) Të ndërtohet grafiku
i varësisë së intensitetit të rrymës që përshkon spirën në funksion të kohës. Intensiteti I
konsiderohet pozitiv kur rryma qarkullon në kahun antiorar kur shikojmë nga e majta

S N
v0

19
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

26.4 F.e.m. dinamike

Problema 22, fq. 309

Një shinë me gjatësi 30cm lëviz me shpejtësi 8m/s në një plan pingul me vektorin e
induksionit të një fushe magnetike, vlera e të cilit është 500G. Të gjendet: a) forca
magnetike që vepron mbi një elektron të shinës, b) intensiteti i fushës elektrostatike
në shinë dhe c) diferenca potenciale U midis skajeve të shinës.

Zgjidhje:
Për të gjetur forcën magnetike që vepron mbi një elektron në shufër, zbatojmë ekuacionin për forcën që një
fushë magnetike, ushtron mbi një grimcë të ngarkuar.

a) Forca që një fushë magnetike


dhe
ushtron mbi një ngarkesë në lëvizje,
është:

Zëvendësojmë vlerat numerike:

20
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

b) Për të gjetur fushën elektrostatike dhe


në shufër, zbatojmë formulën, që
rrjedh nga barazimi i modulit të
forcës elektrike me atë magnetike,
si forca të kundërta.
Zëvendësojmë vlerat numerike:

c) Për të gjetur diferencën potenciale


ΔV midis skajeve të shufrës,
zbatojmë formulën Δ V = E  , ku 

është gjatësia e shufrës.

Zëvendësojmë vlerat numerike:

21
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 24, fq. 309


Në figurë jepen B=0,8T, v=10m/s, l=20cm dhe R=2Ω. Të gjenden: a) f.e.m.
e induktuar në qark, b) intensiteti i rrymës në qark dhe c) forca që
nevojitet për të lëvizur shufrën me shpejtësi konstante, duke mos marrë
në konsideratë fërkimin. Të llogaritet: d) fuqia e zhvilluar prej forcës së
gjetur në pikën c) , dhe e) sasia e nxehtësisë së çliruar.

Zgjidhje:
Meqë shpejtësia e shufrës është konstante, mbi të duhet të veprojë një forcë e jashtme e cila ekuilibron forcën
mangetike që vepron mbi rrymën e induktuar (në shufër). Forcën elektromotore të induktuar në shufër, e
gjejmë me anë të ekuacionit për f.e.m. dinamike  = vB , ndërsa rrymën e induktuar e gjejmë me anë të ligjit të
Omit. Duke përdorur ligjin e dytë të Njutonit, gjejmë forcën e nevojshme për ta lëvizur shufrën me shpejtësi
konstante. Fuqia e zhvilluar nga forca e mësipërme jepet nga P = Fv , ndërsa shpejtësia e çlirimit të nxehtësisë
në rezistor, jepet nga P=I2R.

a) Gjejmë f.e.m. e induktuar në shufër:

b) Duke shfrytëzuar ligjin e Omit,


shprehim rrymën e induktuar në qark,
me anë të f.e.m. të induktuar dhe

22
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

rezistencës së qarkut:

Meqë shufra lëviz djathtas, fluksi magnetik në konturin e formuar nga shufra, shinat dhe
rezistori, rritet. Sipas ligjit të Lencit, në mënyrë që fusha magnetike e rrymës së induktuar të
kundërshtojë shkakun e krijimit të saj, rryma e induktuar duhet të ketë drejtimin antiorar.

c) Meqë shufra lëviz me shpejtësi dhe


konstante, forca rezultante që
vepron mbi të, duhet të jetë zero.
Zbatojmë ligjin e dytë të Njutonit për
shufrën dhe shprehim forcën e
kërkuar F me anë të forcës
magnetike Fm :

d) Gjejmë fuqinë e zhvilluar nga forca e


mësipërme:

e) Gjejmë shpejtësinë e çlirimit të


nxehtësisë në rezistor:

23
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 65, fq. 314

Një spirë në formë drejtkëndëshe, me përmasa 10cm x 5cm dhe rezistencë


2,5Ω, zhvendoset me shpejtësi konstante v=2,4m/s drejt një zone me fushë
magnetike homogjene me induksion B=1,7T (si në figurë). Ana e përparme e
spirës hyn në fushën magnetike në çastin t=0. a) Të llogaritet dhe të paraqitet
grafikisht fluksi magnetik që përshkon spirën në varësi të kohës. b) Të llogaritet
dhe të paraqitet grafikisht f.e.m. dhe intensiteti i rrymës së induktuar në spirë në
varësi të kohës. Të mos merret në konsideratë induktiviteti i spirës, ndërsa grafiku
të ndërtohet për intervalin e kohës t=0s në t=16s.

Zgjidhje:
• Së pari duhet të përcaktojmë:

(1) kohën që i duhet spirës për t’u futur plotësisht në rajonin ku ka fushë magnetike;

(2) kohën e qëndrimit të spirës në këtë rajon;

dhe (3) kohën që i duhet spirës për t’u larguar nga rajoni me fushë magnetike.

Pasi njohim intervalet e mësipërme kohore, nga përkufizimi, gjejmë fluksin magnetik në funksion të kohës.

• Për të gjetur f.e.m. e induktuar në funksion të kohës, përdorim ligjin e Faradeit.

24
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

a) Gjejmë kohën që i duhet spirës për t’u a 10 cm


futur plotësisht në rajonin e fushës t= = = 4.17 s
v 2.4 cm s
magnetike uniforme:

Shprehim fluksin magnetik për intervalin


kohor 0  t  4.17 s :

Gjejmë kohën gjatë së cilës spira a 10 cm


t= = = 4.17 s
ndodhet plotësisht në rajonin e fushës v 2.4 cm s
magnetike uniforme:
d.m.th., spira do fillojë të largohet nga
rajoni i fushës magnetike kur

t = 2  4.17 s = 8.34 s

Shprehim fluksin magnetik për intervalin

kohor 4.17 s  t  8.34 s :

25
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Skaji i majtë i spirës do të largohet nga


m = k t + c (1)
fusha magnetike kur

t = 3  4.17 s = 12.5 s . Për ku k është pjerrësia e vijës dhe c është


pikëprerja e saj me boshtin m .
8.34 s  t  12.5 s , varësinë e fluksit
nga koha, e kërkojmë të trajtës lineare:

Për t = 8.34 s dhe m = 8.50 mWb , 8.50 mWb = k  (8.34 s) + c


ekuacioni (1), shkruhet: (2)

Për t = 12.5 s dhe m = 0 , ekuacioni (1), 0 = k  (12.5 s) + c (3)

shkruhet:

Përcaktojmë konstantet k dhe c nga


ekuacionet (2) dhe (3) dhe vlerat e
gjetura i zëvendësojmë në ekuacionin
(1):

26
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Spira do të ndodhet plotësisht jashtë


rajonit me fushë magnetike uniforme,
kur t  12.5 s dhe:

Grafiku i paraqitur i varësisë së fluksit


magnetik nga koha, është ndërtuar
duke përdorur një program
spreadsheet-i:

b) Duke përdorur ligjin e Faradeit, shprehim


f.e.m. e induktuar në spirë:

Gjatë intervalit kohor 0  t  4.17 s :

27
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Gjatë intervalit kohor 4.17 s  t  8.34 s :

Gjatë intervalit kohor 8.34 s  t  12.5 s :

Për t  12.5 s :
Grafiku i paraqitur i varësisë së f.e.m. të
induktuar nga koha, është ndërtuar
duke përdorur një program
spreadsheet-i:

28
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 67, fq. 314


Në figurë shina ka rezistencë R dhe dy shinat e tjera a dhe b kanë
rezistencë të papërfillshme. Midis pikave a dhe b lidhet një bateri me
f.e.m. dhe rezistencë të brendshme të papërfillshme në mënyrë të tillë
që rryma në shinë qarkullon nga lart poshtë. Në çastin t=0 shina
ndodhet në prehje. a) Të gjendet forca e ushtruar mbi shinë në varësi
të shpejtësisë v dhe të shkruhet ligji i dytë i Njutonit për shinën kur ajo lëviz me shpejtësi v. b) Të tregohet se shina
arrin një shpejtësi kufi dhe të gjendet kjo shpejtësi. c) Sa është intensiteti i rrymës që qarkullon në shinë kur kjo e
fundit lëviz me shpejtësi kufi.

Zgjidhje:
Forca rezultante që vepron mbi shufër është forca që fusha magnetike
ushtron mbi rrymën në të. Forca e plotë elektromotore që mban rrymën në
qark, jepet si diferencë e f.e.m. të baterisë me f.e.m. dinamike të induktuar
në shufër. Për të gjetur shpejtësinë kufi, zbatojmë ligjin e dytë të Njutonit për
shufrën. Drejtimin + x e marrim nga e djathta, sipas drejtimit të lëvizjes së
shufrës.

a) Forca magnetike që vepron mbi shufër


Fx = IB
drejtohet sipas + x (rregulla e dorës së
djathtë):

29
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

F.e.m. e plotë që mban rrymën në qark,


 plotë =  − Bv
jepet si diferencë (ligji i Lencit) e f.e.m. të
baterisë me f.e.m. dinamike ( Bv ):

 plotë  − Bv
I= =
Nga ligji i Omit, rryma në qark është: R R

Duke kombinuar rezultatet e mësipërme, B


Fx = IB = ( − Bv)
gjejmë forcën që vepron mbi shufër: R

b) Zbatojmë ligjin e dytë të Njutonit për shufrën: dv


Fx = ma x = m
dt

Në ekuacionin e mësipërm, zëvendësojmë dv B


shprehjen e gjetur për forcën:
= ( − Bv)
dt mR

Kur shufra arrin shpejtësinë e saj kufi v k , B


( − Bvk ) = 0
dv dt = 0 : mR

30
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Nga ekuacioni i mësipërm, gjejmë:

c) Vlerën e gjetur për shpejtësinë kufi, e


zëvendësojmë në ekuacionin për rrymën në
qark:

31
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Problema 74, fq. 315


Në një përcjellës të drejtë e të gjatë, kalon rryma I. Spira katërkëndore me brinjë a dhe b,
e vendosur siç tregohet në figurë, i largohet përcjellësit me shpejtësi v, të drejtuar sipas
pingules me përcjellësin. Në çastin t=0 ana e majtë e spirës ndodhet në largësinë d prej
përcjellësit pambarimisht të gjatë. a) Të llogaritet f.e.m. në spirë duke gjetur f.e.m. në çdo
brinjë të spirës. Të shpjegohet përse mund të mos përfillet f.e.m. në brinjët që janë pingul
me përcjellësin. b) Të llogaritet f.e.m. në spirë mbi bazën e fluksit magnetik që përshkon
spirën duke përdorur shprehjen  = −d B / dt dhe të krahasohet rezultati i marrë me atë të

kërkesës a).

Zgjidhje:
Për të shprehur f.e.m. e plotë që induktohet në spirën që lëviz në fushën magnetike të përcjellësit të gjatë me
rrymë, shfrytëzojmë shprehjen për f.e.m. dinamike dhe zbatime të ligjit të Biot – Laplasit. Për të përftuar të njëjtin
rezultat, gjejmë fluksin magnetik përmes spirës dhe zbatojmë ligjin e Faradeit.

a) Shprehim f.e.m. dinamike që induktohet në (1)


brinjët e spirës që janë paralele me përcjellësin e
ku x është largësia nga përcjellësi i drejtë.
drejtë me rrymë:

32
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Nga zbatime të ligjit të Biot – Laplasit, për fushën


magnetike të përcjellësit të drejtë e të gjatë, në
largësinë ku ndodhet brinja e majtë e spirës,
gjejmë:

Në largësinë ku ndodhet brinja e djathtë e spirës,


kemi:

Zëvendësojmë në ekuacionin (1), dhe për f.e.m.


dinamike  1 , në brinjën e majtë të spirës, kemi:

Për f.e.m. dinamike  2 , në brinjën e djathtë të

spirës, kemi:

33
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Nga ligji i Lencit, vëmë re që të dy f.e.m. e


mësipërme, drejtohen vertikalisht lart (shih rrymat)
dhe në këtë mënyrë janë të kundërta me njëra –
tjetrën. Atëherë për f.e.m. të plotë që induktohet
në spirë:

Lëvizja e brinjëve të spirës pingule me përcjellësin, nuk shkakton ndryshim të fluksit magnetik në
spirë. Rrjedhimisht, këto brinjë nuk kontribuojnë në f.e.m. e induktuar në të.

b) Nga ligji i Faradeit, kemi:

Për të gjetur fluksin magnetik përmes spirës (në


një kohë t), në largësi x nga përjcellësi, zgjedhim

një element me trashësi dx = vdt dhe sipërfaqje

dhe shprehjen e gjetur e integrojnë.

34
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Shprehim fluksin magnetik për sipërfaqen


elementare të zgjedhur:

Duke përdorur zbatime të ligjit të Biot – Laplasit,


për induksionin e fushës magnetike të krijuar nga
një përcjellës i drejtë, pambarimisht i gjatë, në
largësi x prej tij, gjejmë:

Zëvendësojmë dhe shprehjen e gjetur për fluksin


elementar, e integrojmë për x nga d + vt deri në
d + a + vt :

Për të gjetur f.e.m. të induktuar në spirë, shprehjen e mësipërme e derivojmë në lidhje me kohën
(ligji i Faradeit):

35
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Rezultati i mësipërm, përputhet me atë që gjetëm në pikën (a).

Studim shembuj të zgjidhur

• Shembulli 26. 6, fq. 291-292


• Shembulli 26. 7, fq. 292

36
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Detyrë shtëpie:

Problema 23 fq 309
Të gjendet shpejtësia e shinës së problemës 22 kur diferenca e
potencialeve në skajet e saj është 6V

Problema 25 fq 309
Të zgjidhet problema 24 kur: B=1,5T, v=6m/s, l=40cm dhe R=1,2Ω

Problema 64 fq 314
Induksioni i një fushe magnetike homogjene është 1,2T dhe i orientuar sipas
boshtit z. Një shinë përcjellëse me gjatësi 15cm vendoset paralel me boshtin
y dhe lëkundet në drejtim të boshtit të x-ve me ekuacion x = (2cm) cos120 t .

Sa është vlera e f.e.m. të induktuar në shinë.

Problema 69 fq 314
Një shufër përcjellëse me masë m dhe rezistencë R lëviz pa fërkim mbi dy
shina paralele me rezistencë të papërfillshme të fiksuar në një kënd φ me
horizontin. Largësia midis dy shinave është l. a) Të tregohet se mbi shinë
vepron një forcë penguese e drejtuar sipas planit të fiksimit të përcjellësve
dhe që jepet nga shprehja F = (B2l 2v cos2  ) / R . b) Të tregohet se shpejtësia

kufi me të cilën lëviz shina jepet nga shprehja: vk = (mgR sin  ) /( B2l 2 cos2  ) .

37
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

26.7 Induktiviteti

Problema 32, fq. 310

Një solenoid drejtvizor, me gjatësi 25 cm dhe rreze 1cm, është i përbërë nga 400 spira dhe përshkohet nga një
rrymë më intensitet 3A. Të gjendet: a) induksioni i fushës magnetikë mbi boshtin e solenoidit, nëpër qendrën e
tij; b) fluksi magnetik që përshkon solenoidin, duke supozuar që B është konstante në hapësirë; c) induktiviteti i
solenoidit , dhe d) f.e.m. e induktuar në solenoid kur intensiteti i rrymës ndryshon me shpejtësi 150A/s

Zgjidhje:

Për të gjetur induksionin e fushës magnetike në boshtin e solenoidit, në qendër të tij, përdorim formulën
B = 0 n I . Nga përkufizimi, gjejmë fluksin magnetik nëpër solenoid. Koefiçientin e autoinduksionit e gjejmë pasi

shprehim fluksin magnetik me anë të L dhe I. Së fundi, f.e.m. e induktuar kur rryma në solenoid ndryshon me
shpejtësinë e dhënë, e gjejmë nga ligji i Faradeit.

a) Fusha magnetike në qendër të


një solenoidi të gjatë, jepet:

38
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

b) Nga përkufizimi i fluksit magnetik,


shkruajmë:

c) Shprehim koefiçientin e
autoinduksionit, me anë të fluksit
magnetik dhe rrymës:

d) Nga ligji i Faradeit, për f.e.m. të


induktuar, kemi:

39
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Studim shembuj të zgjidhur

• Shembulli 26. 10, fq. 299

Problema 30 fq 309

Një bobinë me induktivitet 8H përshkohet nga një rrymë me intensitet 3A, e cila
ndryshon me shpejtësi 200A/s. Të gjendet: a) fluksi magnetik që përshkon bobinën.
dhe b) f.e.m. e induktuar në bobinë.

40
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

26.9 Energjia magnetike

Problema 61, fq. 313

Një solenoid drejtvizor i përbërë nga 2000 spira, sipërfaqe të prerjes tërthore 4cm2 dhe gjatësi 20cm, përshkohet
nga një rrymë me intensitet 4A. a) Të llogaritet energjia magnetike e akumuluar në solenoid duke përdorur
shprehjen LI2/2. b) Të përdoret rezultati i kërkesës a) për të gjetur energjinë magnetike për njësi vëllimi të
solenoidit (densiteti vëllimor i energjisë). c) Të gjendet B në solenoid. d) Të gjendet densiteti vëllimor i energjisë
duke përdorur shprehjen m = B2 / 20 dhe të krahasohet rezultati me atë të kërkesës b.

Zgjidhje:

Përdorim formulën për të gjetur autoinduktivitetin e bobinës dhe , fushën magnetike brenda
saj.

a) Shprehim energjinë e fushës magnetike


1
brenda solenoidit: Wm = L I 2
2
Shprehim autoinduktivitetin e bobinës si:
L = 0n2 Sl

41
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Zëvendësojmë L tek formula e energjisë


1
Wm = 0 n2 SlI 2
2

Bëjmë zëvendësimin numerik dhe


vlerësojmë Wm:

b) Energjia magnetike për njësi të vëllimit


është:

42
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

c) Fusha magnetike brenda solenoidit


është:

d) Densiteti i energjisë magnetike është:

Në përputhje me rezultatin e marrë në


pikën b).

43
26 Induksioni elektromagnetik Fizika 2 Për Inxhinierinë

Studim shembuj të zgjidhur

• Shembulli 26. 13, fq. 305-306

Problema 62 fq 313

Një torroid, me rreze të mesme 25cm dhe rreze të një spire 2cm, e ka fijen
superpërcjellëse me gjatësi 1000m, e cila përshkohet nga një rrymë prej 400A. a)
Prej sa spirash përbëhet torroidi? b) Gjeni induksionin magnetik të shprehur në
funksion të rrezes mesatare të torroidit. c) Duke supozuar se induksioni magnetik
është konstant në zonën e torroidit, të llogaritet densiteti vëllimor i energjisë dhe ajo
e plotë, e akumuluar në torroid

44

You might also like