Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

MISTERE DHE KURIOZITETE

Ja se cilat janë 10 thesaret e panjohura të njerëzimit


10. Dhoma Amber

Dhoma Amber ishte një dhuratë e mbretit Frederick


William për Carin e Rusisë, Pjetri i Madh, në vitin
1716. Dhoma ishte quajtur Tetë Mrekullitë e Botës
për shkak të bukurisë së saj absolute. Dhoma
përbëhej nga panele qelibari mbështetur me fletë ari
dhe pasqyra. Ndërtimi i saj mori dhjetë vjet për
mjeshtrit dhe skulptorët më të shquar të kohës. Ajo ka
vlera të mëdha, si financiare, ashtu dhe historike dhe
sot vlerësohet në gati 200 milionë euro. Ajo u zhduk
gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe besohet se u plaçkit
nga Gjermania naziste, e cila e solli sërish në
Gjermani.

9. Thesaret e Limës

Për të mbrojtur thesaret e Limës nga plaçkitjet, një mbret i Limës vendosi t’i çojë në Meksikë për
t’i fshehur. Ai ngarkoi 11 anije me mallra me vlerë 60 milionë euro. Në mesin e pasurive ishin dy
statujat e Virgjëreshës Mari që mbajnë fëmijën, Jezusin. Kapiteni i flotës, Mbretëresha Mary,
William Thompson, ishte një pirat dhe shpejt kurdisi grabitjen e thesarit.

8. Vezët e humbura Faberge

Vezët Faberge u krijuan nga rusi Peter Carl Faberge, si dhurata për
Pashkët për mbretërit rusë. Vezët janë prej ari të mbuluar me
diamante, rubin, safir dhe xhevahire të tjerë të shtrenjtë.
Gjashtëdhjetë e pesë vezë janë “kompozuar” nga Faberge për
familjen mbretërore gjatë viteve të jetës së tij. Pas revolucionit rus,
vezët janë shitur dhe shumë prej tyre u konsideruan të humbura. Në
vitin 2014, një nga vezët humbura u gjet në SHBA në një treg antik.
Veza ishte blerë për 14 000 USD. Ai kërkonte ta shiste si xhevahir
të rëndomtë derisa pas hulumtimeve rezultoi se ishte një vezë
Fabrege. Vlera u rrit në mënyrë dramatike deri në 20 milionë USD.
Por sërish është pak. Sipas ekspertëve ajo mund të shitet deri në 150
milionë USD.

Jordi Sulo
7. Arka e Besëlidhjes

Arka e Besëlidhjes është përshkruar në librin e Eksodit. Përmban


pllakat mbi të cilat janë shkruar Dhjetë Urdhërimet. Sipas
teksteve biblike, arka u krijua nga Moisiu me urdhër të
Perëndisë. Bijtë e Izraelit besonin se ky ishte objekti më i shenjtë
në vend. Kjo arkë është e përbërë nga dru akacie dhe ar i kulluar.
Ajo u zhduk pas përmbysjes së mbretërisë babilonase. Legjenda
thotë që arka ishte fshehur nga bijtë e Izraelit për t’i mbrojtur ata
gjatë pushtimit babilonas, ndërsa disa thonë se vetë Perëndia e
mori kutinë. Shkrimet e shenjta thonë se arka gjendet diku mes
Egjiptit dhe Etiopisë. Nëse arka në të vërtetë ka ekzistuar apo
ende ekziston është një nga misteret më të mëdha të fateve të
njerëzimit.
6. Varri Qin Shi Huang

Qin Shi ka lindur në vitin 259 para erës sonë dhe ishte mbreti i njërit prej
gjashtë mbretërive të pavarura brenda Kinës. Shi ishte një njeri inteligjent
dhe me anë të një kombinimi të fatit me strategjinë e ekspertëve
ushtarakë, ai ishte në gjendje për të pushtuar të gjitha mbretëritë e tjera
brenda Kinës, duke e bërë atë perandorin e parë të saj. Pas vdekjes, ai u
varros në varrin më ekstravagant të ndërtuar ndonjëherë në Kinë. Varri
kishte madhësinë e një qyteti të vogël dhe përmban një rrjet të gjerë të
rrugëve dhe mallrave që do t’i shërbenin atij në jetën e përtejme.
Historiani Sima Qian, duke shkruar një shekull pas vdekjes së perandorit,
tregoi se mbi 700 000 njerëz u angazhuan për ndërtimin e këtij varri. Mbi
6000 luftëtarë ishin rreth varrit për ta ndihmuar perandorin kur ai u ngjit
në jetën e përtejme

5. Thesaret e faraonëve

Të gjithë ne e dimë sa çfarë thesaresh fshihen në varret e faraonëve. Por mos


harroni. Pas tyre ishte një klasë tjetër super e pasur, ajo e priftërinjve të lartë
si Heridor, Piankh dhe Menkheperre. Aty besohet se janë fshehur mrekulli të
tjera të Egjiptit të lashtë

Jordi Sulo
4. Qyteti i humbur Paititi (El-Dorado)

Legjenda thotë se Paititi është një qytet i “krimbur” në ar që


pret për t’u zbuluar në pyjet e Amazonës. Qyteti i Paititi është
thënë se shtrihej thellë në Brazil. Por, për mjaft kohë, u tha se
ky ishte një trillim. Por fotografimet e fundit satelitore po
dëshmojnë për fakte të reja që mendohet se kanë të bëjnë me
El-Doradon.

3. Varri i sigurt Dutch Schultz

Dutch Schultz ishte një gangster amerikan, i cili bëri pasuri të madhe me kontrabandë alkooli.
Ai. ishte duke u hetuar nga IRS për evazion fiskal. Pastaj u rrëmbye bashkë me truprojën dhe u
zhduk në mënyrë të mistershme. Ende nuk dihet se cila ishte pasuria e tij shumëmilionëshe
2 . Thesaret e Yamashita-s

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ushtria japoneze plaçkiti vende të Azisë


Juglindore dhe vodhi miliona dollarë ar dhe thesare të tjera nga bankat,
tempujt, depozitat, muzetë dhe shtëpitë private. Ushtria thuhet se e ka
fshehur thesarin në shpella dhe tunelet nëntokësore në vende të
ndryshme në të gjithë Filipinet. Njerëzit janë ende në kërkim të thesarit
në këto kohë dhe teoritë e konspiracionit janë të shumta.

1. Pergamenat e bakrit

Fletushkat e bakrit datojnë mijëra vjet më parë. Petat janë


gjetur në të njëjtin vend si dorëshkrimet e Detit të Vdekur
në Kumran në vitin 1952, nga një arkeolog britanik. Teksti
në libra është shkruar në një formë të lashtë hebraishte që
ishte e vështirë të deshifrohet. Teksti përmban 64 vende, të
cilat janë menduar se përmbajnë thesare prej ari dhe
argjendi. Drejtimet janë shumë komplekse dhe janë të
shkruara në një mënyrë të tillë që lexuesi do t’i duhet të
ketë njohuri shumë të imta që të kuptojë këto kombinime.
Thesari është vlerësuar të jetë në dhjetëra tonë dhe ka vlerë
qindra miliona dollarë.

Jordi Sulo

You might also like